Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 9 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:03 pm

VOREA UJKO ITALI



E nuse, nuse puna jote,

E cimba cimba zemëra ime,

U të dua e ti nëng më do,

Ti më do dhe u nëng të dua,

E valle, valle trimi imë,

Un të dërgova skamandiljën,

skamandiljën lara lara,

e ti e shkelje e nëng more,

Ti më dërgove brezin ari,

brezin ari lara lara,

E u shtura e nëng e vura,

Ti qjan de u qjeshinë,

Ti qjeshin dhe u qjanjë.

Si kam bënjë u nëng e di

Si ulli e si ulla.



Marrë nga Lidhja (Unione) 30 Maj 2000 dhuruar nga Antonio Belushi anëtares së Lidhjes sonë “PEGASI” Teuta Lenja në takimin e Athinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:04 pm

PEÇO KAGJINI Bridgeport Conneticut SHBA



ËNDËRR

Endërr,

ç’deshe

që më ngatërrove pleqërinë me rininë

në një botë më të vdekur?! Ç’deshe?

“I dëshëruar si në kohë fëminore

iu hodha në krahëror Krisisë.



U ngjall një mall i tretur,

si trup i saj në humbëtirë,

mbi gjysmë shekull i vdekur.



Çasti i lumtur ëndërrues

më ktheu frymore,

Gjallësisht motrën e humbur

ripërtëriu dashurinë e mbetur peng…



por a i besohet ëndrrës:

Gjithçka për rreth u zvetënua

ma mori Krisinë sërish ëndrra,

Më mbeti vetëm malli i shqetësuar

që do të më ngjitet p[as gjithë jetën

e do të më lehtësojë veç në amëshim!…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:04 pm



“SHQIPJA SI GJUHE ESHTE GJENIALE…”

Robert D’Angely



IZET ÇULLI TEPELENË



“…Librat i shfletova me kujdes dhe vëzhgova se kam një shans të bukur të pajisem me shkrime kulturore dhe poema lirike, morale – pedagogjike dhe patriotike. Që të gjitha më pëlqyen dhe më gëzuan. Keni një stil të kulluar. Vjershat i keni thurur çiltër, por vende – vende dalloj edhe elementë simbolikë… janë rilindur në pallatin e Ali Pashë Tepelenës.”



Prof. Nexhip P. ALPAN, ANKARA 03.05. 2001



SA HERË KAM QENE NË JANINË



Atje shumë rrepe të lashtë, të rreptë,

Po njëri sikur më piskëlloi me fodullsi:

“Unë jam…

Tek unë i varën Birbilenjtë!”

“More mjeran, s’e di,-

i ktheva ashpër,

- nuk u varën tek ty,

po u ngjallën!…”



Lavdia s’qëndron tek një degë me litar,

po tek madhështoria e burrave pa varr…



EKLIPS



Tre jofrymorët

na dhanë bukurazi

një spektakël të gjallë.

Brenda shpirtit – i shpeshtë,

jashtë nesh

i rrallë…







NË SHTËPINË TËNDE ASKURRË NUK JE MIK

Shkrimtarit shqiptar prej Kosovës,

Kadrush Radogoshi



Një kafe ta japim me drojë në Tepelenë,

kur serbomasakra desh na dogji të gjithëve.

E na përsërisje shpesh o njeri i mirë:

“Më lejoni të paguaj dhe unë një herë,

që të mos ta ndiej veten mysafir…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:04 pm

ASTRIT MEMA, Gjirokastër



IKI, POR,…



Unë do të iki

larg, larg…

Male, Dete

kam për të kaluar,

Nuk e di

çfarë të të lë,

Të kujtohesh

ti për mua!

Në varsen

mbi gjoksin tënd,

do të var

buzët e mia.

Sa herë të ndjesh të tuat,

të kujtosh edhe të miat!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:04 pm

FLORENTINA SKENDAJ, Delvinë



BINGUA TI



Mua më mjafton vetëm Ti.

Të tjerët, ç’të mbetet të kenë,

të rrotullojnë e rrotullohen në sferat e bingos

magji,

mua më tepron bingua Ti.







TRETJE



U tretëm si mjalti në qumësht të valë

dhe qetësisht u pimë vetë

dhe vend s’pati i tretë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:05 pm

NOVRUZ SHEHU, Tepelenë



GRATE TONA

Na frohen të lodhura

si pranë diellit

hëna e ngrënë,



Sa nisin të jenë gra,

Fëmijët

i kërkojnë të jenë nëna…







KERCIMTARJA GREKE



Dridhen e s’bien

Në kraharorin tënd

Dy ishujt të Egjeut,



Pjek rrushin Korinthi

Në sytë e tu,



Të kacaviret në shtat

E bukura e dheut.



S’rrotullohet

Rreth vetes,

Rreth belit tënd

Rrotullohet planeti:



Motobarkë elegante

Ç’do të ish pa ty deti?…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:05 pm

BESNIKE TAKA, Sarandë



LAMTUMIRE

U lodha duke thënë: “Mirë se erdhe!”

e tashmë po të them “Lamtumirë!”

ndoshta mund të takohemi ndonjëherë

kur kufijtë e zemrave të jenë të lirë.







BUKUROSHJA

Sytë e tu – rreze drite,

buzët e tua – trëndafil

sa të dua s’ta kam thënë

se ty zemrën hap e mbyll.



Bukurinë – si zanë mali

vallë në ç’bjeshkë je rritur?

O ylber që lind nga malli

më prit, moj, si të kam pritur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:05 pm

DHIMITËR MITI , Përmet



Në poezinë e këtij poeti ka “proverbializëm”, ndaj…



SIDOQOFTE



Poshtë çarçafit të borës, toka shtrihet.

Do të flejë

apo do të fshihet?

Sidoqoftë,

Dua

Nesër

me mua

të ngrihet.



ASHTU?!

Thonë se dashuria është poezi,…

Ashtu?!

Unë, tani, bëkam dashuri?!



EKSPRESIVE

Dreqi s’e merr vesh:

Këtu s’ka as rërë, as det.

Pse veten të tërë e zhvesh?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:06 pm

VALBONA DACI (GREMI) Fier



…Endërrime për të patur në dorë botën, vuajtjet që lëshojnë psherëtima, dhimbjet që burijnë nga shpirtra të trazuar plot dallgë të figuracionuara e të simbolizuara me krahasime me përmasa të mëdha në dimensione, mënyra të falura me një stil të veçantë…



VIZATIM SYSH



Më thuaj: “Urremë…”

Do të të dua.

Më thuaj: “Largohu…”

Do të të vij më prane.

Më thuaj: “Prek diellin…”

Do të ta sjell në duar.



“Më sill qiellin…”

Do të ta sjell me gjithë yje,…

(Strehë ta kesh, strehë…)

Më në fund

në daç më thuaj: “Vdis…”

Dhe unë e lumtur do të vdes.

Syve vetëm ty do të të vizatoj,

të të marr me vete vërtet!





TAKIM



U pamë,

U takuam,

U deshëm me mall,

U puthëm të dy…

U zgjova pastaj.

Ç’më mbeti nga ty?

Qava…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:06 pm

“I faleminderit

zotit Faber

që shpiku Lapsin”



“KIROMANTIA” NE STARTIM

shkruar nga Kristaq F. Shabani



1. Kur filloi “procesi i ndryshes” shkrimtarët dhe poetët dolën në rrugën e tyre. Gjithmonë tendenca e tyre është “ndryshe” dhe mendimi në “avancë. Nuk shprehen kot: “Ecurinë e sjell ndjenja… Maskën e gris Maja e mprehtë e Lapsit…Në mendësinë e majës së mprehtë të Lapsit është piketuar progresi.”

2. Të diktuarit në të shkruar nuk ka lindur në lakimin e njëtrajtshëm dhe të njëformësh, që ne citojmë në këto vite për “sistemin njëshor”. Ai është i lashtë sa vetë Lapsi.

“Të shkruash!…(përkthehet: “Atë që dua unë!”)”

“Të fokusosh!…(pëlqesën time…)”

“Të thuash atë që…(dua unë…)”

“Të pasqyrosh atë që…(pasqyron mëndja dhe truri im…)”

“Të largohesh nga ajo (që s’pëlqëj unë dhe suitizmi im)”

“Të të vijë frumëzimi (muza) kur të të…(them unë: lëre spontanitetin….)”

Diktimi të ganxhon tmerrësisht dhe si kuskutë të merr frymën, sidomos tashmë kur gjarpërinjtë kameleonë dhe kulprat luleverdha u janë ngjitur pareteve të “mureve” mendësorë…

Por, “Ovidët”( nënkupto poetët) përsëri jetojnë, përfytyrojnë, korsojnë në startime marrarendëse; përsëri realizojnë, përsëri nga ai maternitet që quhet “Materniteti i Krijimit Letrar” lindin krijesa të shumta që i “Hipotekon” ajo që quhet Bibliotekë Kombëtare e që ruan pasurinë shkrimore dhe vërshojnë “lumenjtë” në tru njerëzor.

“Ah, Julia!”- pasthirrmonte Ovidi, paçka se se internimi rumun e kishte hequr nga afresa e asaj julie të bukur për të, por ndjenja e të shkruarit sfidonte Perandorin August, autorin e vrasjes së dashurisë në internimin e erës!

Vepra del e bukur, kur i funksionojnë të gjithë komponentët e saj dhe përvoja shkrimore botërore kështu sjell korifejtë, gjigandët dhe epokorët në letërsi.

3. Ndoshta tani na mundon paksa ai klimëzim i pashpirt, ai ngjyrim meit që na “celebrarizon” duke na dhënë “minimume e minifunde jetike” e kur sfilon “maska” – fytyrëdytë dhe akrobacia me koefiçent të lartë mortor, por dihemi se një ditë “pasuria shkrimore e këtyre njerëzve të letrave do të vlerësohet dhe në epitafe do të vendosen jo buqetëzime me lule, por piktura të gjalla dhurimesh.”

4. Zhukat kanë miqësi me mushkonjat… U pëlqen këneta që sjell kënetëzim. Kënetëzimi është ambienti që preferon misteri i krekosur. Mos harrojmë bretkosat me korrin e tyre të orkestruar! Maja e mprehtë e lapsit mundet të luftojë kënetëzimin dhe baltosjen!

5. Lavde, lavdim, thurje buqete! Triumf mbi “parmakë të sëmurë”. Krekosje dhe ngërdheshje pak parfum të tipit “Acua di gio” dhe kundërmon edhe një “tru i mefshtë” derisa parfumin ta përpijë bashkëshorti.

Mjaft me artifice dhe mbledhje njerëzish pasionantë që janë mësuar vetëm të ngrënë dhe të ringrënë bus – te dhe për - mend – ore! Mbajini brenda vetes këto sajime shtatoresh të formuar nga mermerë që dyshon edhe vetë për bukurinë dhe bardhësinë si dhe e kupton krisjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:07 pm

Të mëdhenjtë natyrisht janë krenaria e një kombi. Kombi pa ta dhe duke u goditur ata shplekset si një dantellë! Po cilët janë ata natyralët?… Artificia dhe të krijuarit rishtas sipas etjes dhe ngjyrimit çngjyrosen me një të rënë të majës së mprehtë të lapsit…

6. Plurimendimi ka flokë të gështënjtë, por nëpër këto ka dhe fisnikëri. Rrymat dhe rrymëzat përfliten shpesh. Motivimi? A mund të kufizohen ndjenjat, dashuritë dhe mendjet?! A mund të flitet për liri ndjenje kur ka karficëzime dhe s’ka oqeani apo deti rryma e rrymëza?! Ku është dallga? Ku është burimi? Lenani, o njerëz, të pimë ujë te mëma! Ne krijuesve nuk na duhen “qyngjet përcjellëse”. Deti përfytyrohet me gjithçka ka edhe me guralecë, edhe me fokat, edhe me balenat, edhe me fiqtë dhe iriqët e tij…, natyrisht edhe me algat.

7. Etja i ka kapur të gjithë. Kjo vërehet në sprovat në gjinitë letrare, në publicistikë, në korsi të gropëzuara, në galopi kuajsh dhe në ëndrra qiejsh.

“Ç’janë gjithë këta që sprintojnë?” – pyesi dhe ata që fituan “titullin” shkrimtar me dekretime…

Një garë maramendëse! Ata ligjësojnë ende në podiume që i maskojnë me mozaikë dhe kurrë nuk mbylli ciklin së toku me dekretuesit e tyre. Këta krijojnë lidhësi të reja me Evropën. Po pjesa e re e kokës ku është fshehur, apo e kanë fshehur? I kanë mbyllur gojën me një beze “plurale” për t’i thënë : “fol!…”

Ç’cikël vegjetativ i gjatë! Sa do ta dëshironte dhe një halor një cikël të tillë! Cikël të gjatë kanë vetëm të talentuarit.

8. A ekziston një çelës i artë të hapë portat e të vë gjoja të – pa – varur, apo të gazetave të pa- varura? Parmakët e sëmurë kullojnë miell druri. Qiejt janë mbushur me shtëllungime resh. S’di se ku është mbreti i erës, apo i erërave! Dilentantizmi ka privilegjin e madh se vet shkruan dhe vet lexon, vetë bën shou, vet sfilon, vet nxjerr “misterin” dhe “missim”… Pak dëgjojnë…

Këto janë “komedi” që ndodhin nën dirigjimin e hënës si drapër që shkon drejt venitjes. Por ç’duhet bërë? Të lëvizet për të ecur ku duhet dhe si duhet edhe në fushën e krijimit. Ndihma s’bie si meteor nga qiejt e shumtë.

9. E shoh në rrudhat e duarve dhe të fytyrës, ballit e qafës se ç’do të ndodhë nesër! Ejani, vraponi të njihni kiromantinë tonë, një kiromanti do t’ju kënaqë ju. Edhe ne po aftësohemi në artin kiromantin.

10. Pa mllef çmimet jepuani atyre që kanë nevojë për çmime. Përlotje në këtë muzg që të çmend. Edhe veprat presin agimin e dëshiruar. Proliksiteti dhe rakitizmi letrar po sfilojnë përkohësisht!

11. “U mërzitëm, - na tha një lexues i letërsisë, - me këto cingërima që botohen në gazetat e ngjyrosura apo që hiqen pa ngjyrë. Ku është selektiviteti? Kritikët e diplomuar marrin pjesë në parlamentin e kritikës së heshtur”! Retorika është hedhur nga trampolini. Po mbushen rubrikat e gazetave me tituj “Nderi i…” Shkrimtarët dhe poetët do të fillojnë të marrin titullin më të madh “Nderi i librit” donim ta mbyllnim këtë shkrim me një thirrje të pazakontë: “Ktheni sytë dhe nga ne…Shoqëria ka nevojë dhe për trurin…”

“Ndryshja” kërkon mendësi ndryshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:07 pm

“PEGASI”





Organ i Lidhjes se Krijuesve “PEGASI”
Gjirokastër, Albania


I përmuajshëm, maj 2002





Gazeta botohet nën kujdesin e Kryetarit të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania me qendër në Gjirokastër KRISTAQ F. SHABANI Mobil 0692553056





Drejtor dhe botues: Kristaq F. Shabani



Kryeredaktore: Yllka Ponde (Ligu)

Redaktorë: Novruz Shehu

Lumo Kolleshi

Agim Bashaj

Florentina Skendaj

Dhurata Themeli

Fredi Mërkuri

Përkthyes:

Arjan Ligu (anglisht)

Kosta Gaxhoni.

Leonidha Lica

Besnik Ismailati

Në kompjuter:

Art grafik: Telnis Skuqi

Adresa: Lagjja “18 Shtatori”

Pranë “ZYRA E PERKTHIMEVE”

ARJAN LIGU

Tel & Fax 00355 84 64651



Sponsor: Kiço Shukollari - Përmet

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:07 pm

Pegasi 2





EDITORIAL



Potenca e Fjalës



Fjala është diamanti i të folurës dhe të të shkruarit. “E para është fjala!” përkufizon Bibla. Ky përkufizim total ka treguar epërsinë e vet që nga krijimi i botës dhe që kur filloi predominimi i fjalës ndaj sinjaleve. Nuk po zgjatemi me gjëra të njohura si të folurit e fjalës, intonacioni i saj, të shkruarit, sepse këto janë të njohura. Do të ndalemi te potenca (forca) e fjalës. Po kështu këtë forcë do ta zbërthejmë në fushën që na intereson Letërsinë.

Sot shfrytëzohet së tepërmi potenca e artit të fjalës. Një vepër potente s’diskutohet, ka tërësi fjalës të ndërthurura, të pleksura, të ngjyruara, të dritëzuara, të hijezuara, të veshura me emocione dykahësh me prezencë të tharmit, por në sipërfaqen e “të shkruarit” ka dhe fjalë meite, të verdhura,në prag ikjeje, fjalë në pragardhjeje që janë sythime të veçanta e të nevojshme… Fjalët e stilizuara nuk mund të kuptohen pa prezencën e gjithë ngjyrymeve sepse vetëm kështu kuptohet universializmi i fjalës, shkëmbimi i vlerës, kjo e ndërlidhur me semantikën (anën kuptimore) si dhe me rolin që lujnë fjalët në fraza, periudha, kapituj, akte, pjesë,…

Në një vepër letrare që plotëson këtë kontekst në kuptimin e vërtetë jo të fluturimit dhe të retushimit fjala zgjidhet, përsëri zgjidhet dhe kalon në një proces të rëndësishëm që quhet përzgjedhje. Një gjuhë që ka pasuri fjalësh, pasuri kualitative që sundojnë figurat, simbolet që kanë përdorim elastik siguron një përdorim kursimtativ dhe kualitativ të fjalës, e cila varet nga aftësia e shkrimtarit, poetit për t’i dhënë kualitetin dhe gjallërinë në dy kahjet e përdorimit si edhe në kahjen e qëndrimit të vetë autorit ndaj përmbajtjes së veprës.

Vepra me përzgjedhje të tillë fjalësh ka shkëlqim dhe lexuesit apo vetë studiuesit gjejnë fushë të gjerë veprimi plot nerv ku binden dhe kënaqen estetikisht. Që të arrihet në këto vepra kërkohet që vetë përfaqësuesit e botës shkrimore, ata që kërkojnë të lënë diçka, duhet të përpiqen shumë. E drejtë është se guximi apo të guxuarit në letërsi është diçka serioze, por e shton seriozitetin bukuria tërësore e veprës. Tashmë ka shumë vepra të sforcuara për të cilat autorët nuk konsultohen me njerëzit e letrave, specialistët për të dhënë dhe ata mendime. Nuk mund të rimëzojë kushdo, nuk mund të thurë vargje të shndritshme kushdo që ka dëshirë e pasion për të bërë emër… Nuk mund të bëhen vargje me fjalë të thata, prolikse në të gjitha strofat. Kësaj i thonë të ngjitësh vetëm fjalë. Kësaj praktike duhet t’i jepet fund dhe të operohet me vargje poetike plot ngjyrim për të cilët duhet të rrish gjatë që t’i provosh në rast se ke atë që quhet talent, apo dhunti! Sa e hijshme është parabola e mëposhtme: “Një bujkeshë kishte mbjellë një lloj gruri të quajtur Kutruvel që zogu ia dinte anën si ta boshatiste kallirin. Bujkesha e mbolli grurin, por kur shkoi për ta vjelë nuk gjeti asnjë kokërr gruri në kalli dhe filloi të thoshte: “Ah, more Kutruvel, ç’më bërë!” “

Ne poetët, shkrimtarët, njerëzit e letrave duhet të prodhojmë vepra të bukura, që të mbeten dhe jo të na i marrë si grurin Kutruvel zogu i çuditshëm i zhdukjes së farës. Pra, një vepër me fjalë të përzgjedhur, me forcë të madhe fjale hyjnore që këtë e jep vetëm fjala figurative, e bukur, dinamike e kukll që i flet syri e buza e bukur mund të bëjë plotimin e kësaj dëshire që e kanë gjithë shkrimtarët. Por nuk mund ta harrijnë gjithmonë se dhe potenca e fjalës ka probabilitetin e saj goditës. Nga ne kërkohet latimi i fjalës, ose siç thuhet gdhendja e saj, përllogaritja në vendosje në arkitekturën e të shkruarit ë sidomos në poezi që është gjinia më e vështirë… Shëmbëlltyrë pozitive e kësaj është përvoja e shkrimtarëve të mëdhenj, e nobelistëve.

Duhet të hiqet dorë nga dhënia apo stimulimi me çmime i veprave mediokre që ndodh shumë rëndom tek ne dhe aplikohet shpesh për të kënaqur miqësi dhe që paracaktohet qysh më parë pa filluar konkurimi i vlerës.

Shembull i pozitivitetit është juria e madhe e dhënies së çmimit “NOBEL”, e cila po të shikosh se kujt ua jep çmimet befasohesh se përcaktuese është dhe kjo që parashtruam ne më sipër: Potenca e fjalës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:08 pm

PROBLEMORE



KUR DO TE REALIZOJME DIVORCIN?!



Përmeti ishte një podium ballafaques midis mentaliteteve dhe në këtë rrafsh konkurues dilte në pah petalja e ngjyruar që rrezatonte dhe “thatësia” e denatyruar që klorofilën e ka me pakicë. Merita e efektit shkrimor pleksej me stisjen dhe prezencën e të dukurit, trashëgimi kjo e pedantizmit dhe shthurjes së elementit të “kanunit’ që ka një rrethëzim efekt dhe lëshon zjarr nga “gojëzime” legjendash…

Këto dukuri tipike të prezencës etiko – moralo – estetike manifestoheshin edhe në një gazetë lokale që nuk kishte pasqyruar veprimtarinë letrare të “Sofrës Poetike” të degës “PEGASI” të Përmetit. Veprim tinzar, dashakeq, apo urdhëresë manekiani!? Vetëkuptohet që veprimtaria e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” dega e Përmetit e zhvillonte në kuadrin e përvjetorit të lindjes së Naimit të madh, i cili nga pema e madhe gjigande ka lënë trashëgueshmëri poetike cilësore. Dhe Përmeti i ka të shumtë poetët që thurin vargje tërë ndjenjë dhe operojnë me majën e lapsit për fushat jetësore me një guxim që e kanë vetëm poetët. Lidhja e Krijuesve “PEGASI”, paçka se qendrën e ka në Gjirokastër numrin e parë të shfaqjes së organit të saj e sfiloi në Përmet, duke çmitëzuar atë që quhet qendër dhe që prodhon ngarkesë me elektricitet. Letërsia nuk njeh qendra. Vepra e bukur prodhohet kudo! Atje ku ka krijues që veprojnë në komunitet atje ka qendër, apo qendra. Personalizimi i qendrës është jashtë natyrës së lirë të letërsisë. Në këtë kuadër lind mbi bazën e këtij mentaliteti të ri një divorcim… Lumo Kolleshi dhe krijuesit e tjerë të Përmetit si : Muharrem Kamani, Dhimitër Miti, Ylli Hoxha, Saliko Hodo, Kristaq Kristo, Nertila Nasto etj. kishin bërë një punë të mirëfilltë dhe një organizim ndryshe duke treguar se poetët nuk mund të ndërvaren , apo të plotësojnë tekat në ecje të piketuara.

Nuk po futemi në thelb të veprimtarisë, por disa nga momentet kulmore ishin:

@ Shpërndarja sfidë e numrit të parë të një organi letrar me emër “PEGASI”. Veprim ky që ndezi sytë e pjesëmarrësve, të cilët ishin mësuar me organe që vrapojnë në “pista politike”.

Ishte një kënaqësi e veçantë tek shihje ata që kanë dhënë kontribut në letërsinë shqipe dhe që mbanin në dorë një “katërfaqësh ndryshe” si Moikom Zeqo, Xhevahir Spahiu, Nasho Jorgaqi, Dhimitër Xhuvani, Pjetër Arbnori, Visar Zhiti, Perikli Jorgoni etj. apo aktori i mirënjohur e plot potencë Lazër Filipi.

“PEGASI” fliste shqip natyrshëm.. Përshtypëzimet dhe trajtesat ndryshe në zbërthimet analitike të bëra në këtë "sofër poetike" me mendim të lartë trajtese e profesionaliste ishin një sinjal i një kritike me norma të reja të analizës të padiktuara me një stil të qartë e me një analizë të mençur.

Pjesëmarrja në këtë veprimtari e z. Astrit Llanaj tregonte se kishte konceptim të ri të qëndrimit ndaj letërsisë, duke u divorcuar nga “të parët” që nuk mund të gjenin pak kohë për t’u ulur në “tryezat e ndjenjës e të çiltërsisë poetike” , duke u justifikuar me punë time, anatema të mëdha në kërkim të “Vratkos me tri fijet e arta”, por ata u skalitën si personazhë inaktiv.

Pluralizmi dhe plurimendimi fusin koncepte të reja në lulëzim apo kultivim konceptesh. Të mësuarit me drejtimin njësh, apo të qendërzimit është i papranuëshëm. “Le të lulëzojnë njëqind shkolla njëqind lule!” predikonte një filozof tip Konfuci dhe ne dikur qeshnim. Krijuesi nuk e duron më pozicionin shumëpolësh e sidomos ndërvarësinë . Në tryeza poetike e sidomos në kësisoj si “Lulet e verës” as që mund të përfillet një trajtim i madhësisë, koncept i krijuar nga pozicionimi që sjell një post apo i mekanizmave të tryezave trajtesë me simbolizime parësore. Ata përfillin kontributin shkrimor dhe divorcohen nga “shtatzanitë” e panevojshme. Ndjenja është tek të çiltrit që sakrifikojnë dhe vrapojnë në korsi të mençura. Të vështruarit vëngër duhet të jetë huazim apo produkt i mendimit shterpë!? E bukura, e çiltërta, ndjenjësorja, ajo që pulson dhe shtyn mençur është produkt i poetëve , shkrimtarëve që kanë shpirt të ndezur, shpirt plot ardhmëri…

Po si sillen ata që fitojnë poste jo vetëm në realitetin e mbrapshtë, por edhe në një mbytësirë me tym thellësisht të zi. Postet janë të përkohshme, ndërsa pasuritë shkrimore janë rezistente dhe mbahen në arkivin e kohës.Edhe njerëzit e letrave kur dirigjohen njohin humbjen. Në auditorin e gjerë të sofrës kishte mjaft njerëz me emër, të cilët në fillesë përmendën Naimin e madh dhe nostalgjinë e dëshiruar për këtë majë, por harruan se po flitej dhe për degët e reja poetike që po rriten. Pse të tundohet para kësaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:08 pm

pasurie sikur do të merret froni i artë? Flitet shpesh për artin e vërtetë. Kush tha që kjo është maja dhe pastaj vjen heshtja? Krijuesit janë dhe do të lindin për të prodhuar pasurinë shpirtërore…

Frashëri është vërtet i bukur. Kodrat janë me të vërtetë bukuroshe. Pyjet janë me të vërtetë mahnitës. Bredhë si të mbjellë me dorë e të kujdesur për formim kurore. Natyra është me të vërtetë e kujdesshme dhe arkitekturon bukurinë. Një magji e vërtetë e shfaqur që të mrekullon dhe këtë mrekulli e ndien vetëm shpirti i poetit! Ngjitje për në qiell. Sadisfaksioni i poetëve nga gjithë vendi është ngritur në kulm. Për asnjë çast nuk do të shkëputesh nga kjo panoramë natyrore që reflekton poetizëm.

Kishte të drejtë Naimi i madh të përdoronte në ato shkallë personifikimin , aliteracionin dhe similitudën!

Njeriu i artit e sidomos ai i ndjenjës në këto vende s’ka si të mos lëshojë nga shpirti pasthirrmime të njëpasnjëshme habitore.

Tre të mëdhenjtë na pritën në Frashër me atë qëndrimin e tyre stoik. Shtëpia muze e Frashëllinjve në atë vend të bukur rrezatonte kulturë, dije, poezi dhe tejpatriotizëm. Krijuesit e “PEGASIT” respektuan korifejtë. Në kthim në sheshet pyllësore të Hotovës kaluam një fragment domethënës dhe mbresalënës jete duke kontaktuar me njerëz të thjeshtë e të apasionuar pas letërsisë. Ishte një kontakt i domosdoshëm ku u dialogua për vlerat.

Dy kahje: një drekë e programuar pune në Frashër, ku u ngritën dolli e u bënë përshëndetje, u deklamuan pjesë dhe një mbasdite këndshme e improvizuar bukur, ashtu siç i arkitekturojnë poetët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:09 pm

SENTENCA



“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet”

HAJDEGER



“Gjuha është përkthimi i zemrës”

ARABE



“Jeta është e përbërë nga fjalët”

H.G.VATSON



“Më jepni shkronja të mira, t’u jap gjuhë të bukur.

Më jepni gjuhë të bukur, t’u jap qytetëri të mbaruar…”

LAJBNIC



“Të folurit është një simpozium i bukur i mendimit.”

HOMERI



“Vendosa të “strehoem në gjuhë për të shpjeguar thelbin e gjërave.”

PLATONI





Përzgjodhi: Yllka Ligu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:09 pm

Yllka Ligu (PONDE)



Zemra për ty si sy qan



* *

Mos u step nga mendimi

Se s’do më shohësh,

As nga ideja se fytyra ime

Eshte larguar nga përfytyrimi yt…



Ti duku ndonjëherë

Udhëve të qytetit tim,

Pa shohim…



Jemi akoma miq,

Perderisa s’ishim dëshmimtare

Në çastin e ndarjes

Përderisa s’i kemi thënë

Njëri-tjetrit “Lamtumirë”

Diçka na lidh…



30.01.97







Ti s’munde ta gdhendësh fytyrën time

Në përfytyrimin tend

Ndaj lodhesh së kërkuari…

Më kot,

Për të më parë

Pak fare pak…



Ndonjë ditë

Mos nuk më dëgjon,

Kur të të them:

“Ej… Unë jam!”



30.06.1996





Të gjeta.

S’dita të të mbaj.

Te humba perseri.

Më duket sikur gjithçka

Ka mbaruar përfundimisht

Dhe pse një dritë shprese

Ka mbetur ndezur në shpirt.



03.05.2000



As, në ëndërr,

As në jetë…

Ku je?

Sytë e mi

Në kërkimin tënd

Po humbasin gjelbërimin e tyre.

Dil, të të shoh pak,

Ku je?

Që sytë të më gjelberojnë

Si më parë.

Që zemra të fillojë të rrahë

Me ritmin normal…,

Të lutem, duku pak.

Ku je?



17.02.1999







E ndiej të nevojshme

Praninë tënde,

Në netët e kësaj jete

Për të qetësuar dhimbjet.



14.09.1999







S’mundem të të harroj

Dhe pse je larg

S’mundem të të harroj…

Zemra për ty si sy qan.



30.09.1999





Te vështrova gjatë në sy

Dhe brenda vetes thirra:

“Të lutem më njih”

S’i njohe kaçurrelat e mia.

S’e kuptove dëshirën xixëlluese

Që përcillnin sytë e mi.

Por, përsëri me zërin e zemrës

Do të të lutem:

“Më njih!”

02.07.1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:10 pm

Ti ëndërr,

Vajte kohë pa ardhur tek unë

Me njerëzit e mi të dashur,

Që mbeta duke i kërkuar!



Më dil ndonjë ditë

Bashkë me ta
Për të qetësuar



Shpirtin tim të trazuar…



17.02.1999



Le tëshpresojmëse

Në botë e pëtejme

Do të i bashkë.

Pë këë

Të betohem…





***



Kërkoj një shpirt njeriu.

Binjak me shpirin tim.



Vështirë të gjesh shpirt njeriu.

Eshtë botë egërsirë!

I çoj ngushëllime

shpirit tim!



5 Shtator 2000







***



I vogli shpirti im kryengritës

askush nuk të do.

Shtypur të duan,

mbytjen kërkojnë!



I vogli shpirti im lozonjar,

aq shumë të pëlqen

të bredhësh nëpër ëndrra.

Të të lidhin me pranga u pëlqen!

Ashtu ua ka ënda!



Shpirti im i vogël,

gonxhe që shpërthen në mes të shkurtit.

Lulëzo!

Mos i ler të të këpusin!



5 Prill 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:10 pm

***



Isha fëmijë e vogël atëherë,

kur ju bindesha juve

o më të medhenj.

E ju më përgëzonit,

me kishit qejf.



……………..

Tani

më thërrisni “gojëhelm”.

Vetëm pse jam një fëmijë i rritur…

(Për dreq!)



26 qershor 1996







***



M’u shpla kjo

jetë – hipokrizi.

Të qesh unë,

se të pëlqen ty.

Jo, kurrsesi!



8 janar 1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:10 pm

ZGJOHU, SHPIRT! Forca rebele e Lejdit





ENKELEJDA TAHIRAJ



Jeton në Athinë. Ka përfunduar artet e bukura të Athinës. Eshtë anëtare e degës së Lidhjes “PEGASI”, Athinë. Ka një shpirt të madh. Veçanësia e saj është se bën një monologim të brendshëm me shpirtin e saj, të cilin e kërkon gjithmonë të zgjuar. Hobia e saj është dhe muzika.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:11 pm

MOS U KOTIT



Mos u kotit…

Të kërkosh lumturi të përjetëshme…

(Nuk ekziston!)

Mos u kotit të kërkosh lumturi rini të përjetshme…

(S’e gjen…)

Orvatu të kërkosh dashurinë e përjetshme…

S’të besohet, ke për ta gjetur

Në fund të shpirtit tënd kukudh fshehur!







@@@



Si retë që shi sjellin,

Sytë e mi lotojnë…

Qaj së toku me shpresën,

Mbase prek qëtësinë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:11 pm

* * *



Eja!

Eja më merr, i dashur!

Shtrëngomu mes trupit tënd fort, fort;

Mbyllmë mes krahëve të tua

Në qelinë e zemrës!

Ngrohmë!

Zgjohu , shpirt!

Jashtë bën ftohtë…

Mos më ler të ngrijë…

Zgjohu shpirt,

Në dritë qirinjsh, romantizëm,

Zjarr yjesh do të fal…

Zgjohu shpirt!

Eja shpirt!

Nesër do të jetë vonë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:11 pm

VETEM TE QESH



Me gjithë notat e shpirtit

Dua të qesh!

Me gjthë akustikën e zërit

Dua të qesh!

Në kulmin hidhërues

Dua të qesh!

Dhe kur të vdes

Të njëjtën gjë dua të bëj:

TE QESH…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:12 pm



DIALOG

SEKRETI I KUJTESES



Profesor Kanelopulos ishte befasuar nga kujtesa e mahnitshme e Profesor Filip Shabanit, ndaj një ditë e pyeti se ku qëndronte sekreti i kësaj kujtese. Midis tyre u zhvillua ky dialog:

Kanelopulos: “Çmoj kujtesën tuaj…”

Shabani: “Nuk duhet të çmoni kujtesën time. Dikë tjetër duhet të çmoni…”

Kanelopulos (i çuditur): “Kë duhet të çmoj?”

Shabani: “Duhet të çmoni zotin Faber…”

Kanelopulos: “Cili është zoti Faber?!”

Shabani: “Si, nuk e dini ju cili është zoti Faber?!”

Kanelopulos: “Jo…”

Shabani: “Ai që shpiku lapsin…”

Kanelopulos: “Ashtu?…”

Shabani: “Po… Falë zotit Faber që na shpiku lapsin, të gjitha ato që dëgjoj dhe mësoj i shkruaj, ndaj këtu ëshë sekreti i kujtesës sime.”

Kanelopulos: “Çudi! Pra, kujtesën sot e mësova që e kemi falë zotit Faber!”

Të dy profesorët qeshën dhe në heshtje falenderuan zotin Faber.



Marrë nga libri “Intelekt 2001…” Nr 1



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 EmptySun Jan 11, 2009 3:12 pm



ROLI I ARTIT GRAFIK DHE KOMPOZICIONIT TE JASHTEM TE VEPRES NE PREZANTIMIN E SAJ

Nga Kristaq F. Shabani



Në një vepër letrare, krahas substancës së saj, materialit letrar me rregullat e veta kompozicionale, figuracionin, mjete stilistikore, idetë, mesazhet që jep e transmeton direkt ose indirekt me një fshehtësi të bukur që të trondit e të emocionon, luan rol edhe dekori i jashtëm i veprës.

Ky dekor apo kjo arkitekturë e jashtme duhet të arkitektohet me profesionalizëm për të shprehur qenësisht thelbësoren apo “fragmentaren” që të çon në zbulimin e labirintit poetik, në atë ëka dashur të thotë autori i veprës.

Në këtë fasadim arkitekturor, i cili lipset të realizohet me aftësi e trajta të veçanta, duhet të merret në konsideratë predominantja e ndjenjës, e veçanta, ajo që të tërheq vëmendjen ose që nuk të tërheq aspak për të vënë në lëvizje aftësitë vëzhguese të studiuesit apo të lexuesit.

Pra, angazhimi me ideimin e kopertinës dhe paraqitjen e materialit lëndor të një vepre letrare e sidomos poetike nuk mund të jetë diçka kalimtare dhe e përciptë. Ai përshkon një sërë procesesh të ndërlikuara, të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me përmbajtjen e veprës.

N ëkëtë veprimtari të sferës krijuese jemi përfshirë jo pak kohët e fundit duke krijuar kështu përvojën tonë e cila synon vazhdimisht drejt përmirësimit e përsosjes.

Le të marrim si pikë referimi pikërisht kopertinën e librit “HESHTAS MBYS FRIKEN TIME” të autores Luljeta Xhaxhiu, libër që është realizuar përmes një bashkëpunimi të frutshëm me Shtëpinë botuesë “JONALDA”, Berat. Jo pa qëllim në pjesën ballore është përdorur një pikturë, ajo e piktorit Paul Cezane e titulluar “Undergrouth”, ku mbisundojnë elementë të fuqishëm natyrorë; prezencë e botës së gjallë bimore me degë të prira drejt një “damarizimi jetësor”, ku precipitojnë ngjyra shprehëse ndjesish e fenomene vegjetative.

Mbi të gjitha vihen re “penelatat’ e piktorit të madh që formojnë dhe arkitekturojnë elementë të prezencës së jetës në ecje, në dilemë, mëdyshje; formojnë figura të tilla mes gjelbërimit natyror që vetëm një sy çuditërisht i mprehtë mund t’i dallojë. Mpleksen në këtë konfigurim gravura, hone, katakombe, djegie, lotime, sfida, vatra zjarri, elementë të prezencës të ferrit e të parajsës, gjarpërizime, mbetje, profile, fluturime, trungje të prera,ikje pa triumf, zogj që cicërojnë për dramat, ngecjet, stërkëmbthet. Në konteksin e përgjithshëm ka elementë të shumtë të cilët jepen nëpërmjet një kolori të përfaqësuar nga një katërngjyrësh që të çudit me aliazhin e vet ngjyror e që krijon kombinime. Rol të rëndësishëm luajnë dhe shkronjat, të cilat duhet të futen sa më “ëmbël” në kompozicionin tërësor.

Pjesa e pasme e kopertinësështë një zhveshje e elementëve të paraqitur në pamjen e parë, është si të thuash një konturim i saj me materialin e brendshëm lëndor të veprës, ku “sfidohet e mbytet” heshtazi një frikë dhe mbi këtë gjurmim të eleminimit fillon prezantimi i një gjelbërimi të brishtë brenda të cilit vendoset biografia e autores.

Një arkitekturim i tillë i fasadës, aq sa i lehtë duket pas realizimit, qa i vështirë është të shkohet nëpër mend, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një fillestare në fushën e letrave e për të bërë shpjegim kërkohet erudicion estetik i formuar.

Pa u zgjatur do të doja të thija diçka edhe për kompozicionin e jashtëm të veprës poetike ne fjalë. Po të shohësh veprat që botohen sot në Shqipëri apo edhe në ndonjë vend tjetër, do të vëresh që nuk i jepet dhe aq rëndësi paraqitjes së tyre të brendshme. Por paraqitja kompozicionale është rekuizita e poezisë, e cila kërkon stilizëm dhe duhet të bëhet në përshtatje me idetë dhe substancën e veprës. Në këtë vepër në fakt kemi bërë një eksperiment duke e pasqyruar poezinë të veshur jo me forma e tradita klasike, por me formatime plot ngjyrë e plot trajta e figura që shprehin konteksin që nga forma e shkronjave, vendosja e strofave, formatimi i tyre etj, që padyshim përbëjnë atë që quhet “sekret profesional’, e që “çirakët mezi do ta mësojnë”, siç thuhet rëndom në kësi rastesh. Një prekje e tillë në trajtimin e kësaj çështjeje të rëndësishme le të kalojë kësaj here lehtazi dhe të zbulojë sadopak konturet e profilizimt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 17Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 9 ... 17  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: