Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 13 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptySun Jan 11, 2009 4:15 pm

PROMOVOHET NË GJIROKASTËR “Odise Elitis”, poezi, përkthyer nga poeti Niko Kacalidha



Odiseas Elitis

Poeti dhe poezia e tij

Nga Apostollos Surllanxis, filolog

Motivacioni i Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit “Nobel” për Letërsinë, në tetor 1979, nënvizon në mënyrë epigramike vlerat e veprës së tij: “Për poezinë e tij, e cila, me sfond traditën greke, me fuqinë e ndjeshmërisë dhe mprehtësi shpirtërore gjallëron përpjekjen e njeriut konteporan për liri dhe krijimtari. Akoma dhe një “Nobel” tjetër pas dekorimit të Jorgo Seferit. Rikthehet në Greqi, “vendin e vogël në sipërfaqe dhe të pambarimtë në kohë”, vend që “në një hapësirë 25 shekujsh nuk ekzistoi askush që nuk ka shkruar poezi në gjuhën e saj”. Poeti Odhiseas Elitis, i cili më parë kishte mohuar si çmimin qëi dha rregjimi diktatorial (1972) ashtu dhe propozimin për t’u bërë akademik (1977) duke thënë se”poezia është një mision që nuk çmohet”, pranoi më në fund me qartësi dijetari njohjen botërore, duke deklaruar para korrespodentëve grekë dhe të huaj në konferencën për shtyp që dha të nesërmen e fitimit të çmimit “Nobel” : “Poezia mund të ndryshojë botën, siç mund të bëjë veprimi, por poezia mund të ndryshojë ndërgjegjet e njerëzve,të cilët, me veprimet e tyre, mund të ndryshojnë botën”.

“Elitis ishte një poet që e prisnin të gjithë,” - tha kritiku i letërsisë Karantonis. U pranua pa mëdyshje, u afirmua shpejt si një nga poetët përfaqësues të “brezit të viteve ‘30” dhe përbën model përfitimi.

Shumë herët njohu surealizmin në poezitë e Pol Elyarit dhe të Andhras Empirikos, babait të surealizmit në Greqi. Ato poezi i hapën rrugë të reja dhe përbënin bazën teorike të kërkimeve të tij poetike. Vetë poeti nënvizonte rolin çlirues që luante surealizmi në veprën e vet. “E kuptoj se… më zgjidhi duart. Më dëmtoi, sigurisht, kur mund të mendojë kush se më largoi nga prirja që kisha për të organizuar poezitë e mia dhe për t’i kontrolluar estetikisht. Më ndihmoi ama në mënyrë të padiskutueshme në drejtim të guximit dhe më hapi dyer çuditërisht të mëdha në botën time të stërmunduar psikike.” Gjithashtu eksperimentoi me shkrimin automatik që, për Elitisin, nuk ishte gjë tjetër, përveçse një mënyrë tjetër për të papriturën, nën kupton një shkëlqim të papritur që të zbulon të vërtetën.

Poezia e tij është një përpjekje e vazhdueshme për të parë dhe për të treguar realitetin e dytë, esencën e qenieve.Kusht për të kapërcyer dhe për perceptimin e realitetit të dytë, është aftësia për të parë nga brendësia e gjërave dhe përbrenda vetes sate, aftësia e transparencës, siç e percepton Elitis: “Faktin si ia arrita të kem një jetë plot veprime të qarta për të gjithë, rrjedhimisht të kem fituar vetë transparencën time, ia dedikoj një lloji të veçantë guximi, të cilin poezia ma fali: “Të bëhem erë për ballonin dhe ballon për erën dhe atëhere kur nuk ekziston dhe vetë qielli.”

Elitis, për të na udhëhequr ne në botën e realitetit të vet, nuk ka mënyrë tjetër, përveç gjuhës: përveçse të na marrë nga dora me fjalët e tij dhe të na fusë në procesin e vërtetë krijues poetik ku mund të shohësh botën nga ana e vet e padukshme.

Elitis është kryesisht “poeti i gjuhës”. Këtu nuk duhet të harrojmë të themi gjithashtu se pasuria shprehëse e poezisë së Odhiseas Elitis nuk ka shoqe në Letërsinë neohelenike. Poezia e Kavafis psh. ashtu si edhe e Seferit është shkruar duke përdorur 3500 fjalë… Fjalët që përdor Elitis janë dyfish më shumë, pothuajse 8000!…

Në qoftë se ka një gjë që, më shumë se çdo gjë tjetër, mahniti sa poetët aq edhe kritikët, është numri i figurave letrare dhe të korelacioneve që Elitisi merr kryesisht nga ishujt e Egjeut. Një pasuri figurash që shkëlqejnë nga gëzimi, shëndeti dhe shkëlqimi. Karakterizimi i tij i hershëm si Poet i Egjeut (të cilin ai vetë më vonë e gjente të mërzitshëm dhe kufizues) ndoshta vërtet nuk i korrespondon prodhimit të tij poetik, por nuk përjashton "zbulimin" e Egjeut si tematikë poetike dhe njëkohësisht si hapësirë ku u zhvillua poezia lirike antike greke, me përfaqësuese “ kushërirën e largët” të Elitis, Safo.

Poezia e Elitis u përshëndet gjithashtu dhe si një poezi shkëlqyese. Drita helenike dhe dielli është alfa dhe omega. Burimet e gjithësisë së vet. Për asnjë poet në të gjithë letërsinë neohelenike, dielli nuk ka aq rëndësi imediate. Dielli është sunduesi absolut. Dielli bëhet simbol magjik dhe, nëpërmjet tij, poeti largon të keqen, bëhet guri i mullirit ku bluhet terri për t’u shndërruar në dritë spastruese që lind dhe zbulon drejtësinë. “Besoj ,- i shkruante Elitis në një letër drejtuar Kim Frajerit “në rikthimin e Drejtësisë, të cilën e barazoj me dritën. Dhe në ditët që kalojnë, krenohem të them se nuk më pëlqejnë Perënditë që adhurimi i tyre bëhet në errësirë.”

Veprën e poetit tonë e përshkon një frymë optimizmi dhe po e sqaroj në çfarë kuptimi… Në kufijtë e kontrasteve, aty ku takohen Dielli dhe Terri, poezia moderne greke lumturisht gjeti dy poetë dhe ne jemi të lumtur, kur i dëgjojmë të flasin në gjuhën tonë.Në qoftë se Seferis është poet i Territ, Elitis është poet i Diellit. Elitis e dinte shumë mirë se e vërteta e parë është vdekja. Por vepra e tij nuk është “studim vdekjeje”, por vizion jetese.Bota është shekullore dhe e patjetërsueshme. Konsumimi dhe vdekja nuk kanë vend. Vetëm jeta është “ e mira e madhe dhe e parë.” Ajo është përgjigjja e tij. “Ja përse shkruaj. Sepse poezia fillon aty ku fjalën e fundit nuk e ka vdekja!” Prandaj poezinë e tij e vënë në lëvizje dhe shpirtërojnë elementet jetësore, të qëndrueshme dhe permanente të jetës… Brenda kësaj fryme mund ta vështrojmë optimizmin e Elitisit.

Elitis përkulet, me nderim do të thoshim, mbi traditën epike, fetare, shoqërore dhe morale, duke përdorur elementet që sintetizojnë personalitetin e Greqisë.

Së fundi, Odhiseas Elitis pati meritën se “martoi” surealizmin me natyrën greke, traditën mitike greke dhe me kujtesën historike të vendit të vet. Nga kjo “martesë” poezia greke doli e rilindur, e ripagëzuar, me një shkëlqim transparent, e larë në dritën e ishujve të Egjeut dhe në ylberin e ngjyrave, e dehur nga erotika dhe lumturimi i jetës.

Fjalën e kishim sot pra, për Odhiseas Elitis.U përpoqëm të hapim një rrugë që do të na sillte më afër një vepër që, sipas Mario Vitit, përbën një nga peripecitë më përndjellëse të poezisë moderne në plan evropian.Ka aq shumë gjëra akoma që duhet të mësojmë nga poezia e Odhise Elitis. Sado që janë thënë shumë gjëra, më të shumtat na presin akoma.

Sot, 24 vjet pas fjalës historike të Elitis në Akademinë Suedeze,bota gjithsesi duket se i ngjan një “ grumbullim materialesh inerte”. Por zëri i poetit këmbëngul duke theksuar se “rezultati final, Parajsa dhe Ferri që do të ndërtojmë, do të varet nga ajo, nëse do të jemi arkitektë të mirë apo të këqinj. Në qoftë se poezia paraqet një garanci në kohët e errëta të sotme është kjo: “Megjithatë, fati ndodhet në duart tona”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptySun Jan 11, 2009 4:25 pm

PEGASI” simboli i muzës “
“PEGASI” yllësi e ndritshme në Univers …
“PEGASI” dritëdhënie në shpirt





Jemi të gjithë ëngjëj
me një krah
Ejani të bashkojmë krahët
e të fluturojmë së bashku...



vijon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:15 am



Pegasi 17 Viti i Tretë i Botimit 2 (017) prill- maj 2004






Në vend të editorialit



POEZIA ËSHTË SENTENCË FIGURATIVE

nga Kristaq F. Shabani

Flitet shpesh për poezinë, vlerën e saj, por përgjithësimi është mbizotërues ndaj detajit dhe dhënies së kontributit në këtë “pistë figuracioni”, ku mendimi duhet të jetë i një shkalle të lartë. Thuhet që poezia shkruhet, por mendoj se poezia është një “akt i dhuruar” në çaste magjie, ndaj shkallinat e saj të larta nuk arrihen nga të gjithë, që e provojnë “startimin “ poetik, një nga “tentimet” më të vështira. Rëndom thuhet shpesh: “Shkruaj poezi…” Kjo është një shprehje që pohon diçka, por nuk tregon “cilësinë” poetike.

Poezia është ngacmim i realitetit, i qiellit, i mendimit, i pamjes , i konturimit, i të dukurës, i prurjes dhe i arkitekturimit, lidhjes, ngjyrimit, eklipsit, ylberit, tallazitjes…

Një nga elementët më pikantë të poezisë është fjala e figurshme, e ndritshme , e cila kalon në një proces “kategorizimi e përzgjedhje” të detyruar. Kështu mund të flitet për konceptimin dhe shtrirjen në linja të asaj që të ka përshtypëzuar dhe të ka barrëzuar mendërisht për të hedhurit në pentagramin poetik të ndjenjës ( apo lindja me konturim), me spontaneitet për rikthimin e detyruar për të marrë ndjesitë dhe aprovimin e shqisave pjesëmarrëse të organizimit, jo vetëm të jashtme, por të brendshme! Kjo do të thotë që poezia të mbajë një “dietë” figurative…

Poezia është sentencë. Ajo nuk pranon stërgjatime, shtrirje pa intuitë, me tjerrje të panevojshme. Kërkon metodën e kërkimit në hapësirën mendimore për të gjetur yllësinë… Mesazhi nuk jepet fare zbuluar , por ai duhet të ketë aftësi të tillë paraqitëse si një “kriptogram” që kërkon zgjidhje me gjimnastikë mendore. Poezia, duke patur në brendësi “arteriet” e figurës së zgjedhur të fituar me konkurrimin latim, mbart me vete emocionin e autorit si dhe sjell shpërthimin pasthirrmor të të dashuruarit me poezinë. Aftësia përcjellëse duhet të “sfilojë” me pamjen e saj magjepse të demonstrimit.

Poezia ka në dejet e veta të papriturën e këndshme të krijuar pa sforco dhe jo me një konceptim të standartizuar kompozicional, por me ritëm, bindje, seleksionim, mbetje… dhe pozicionim të së bukurës mbresalënëse. Ajo varion dhe fanitet me fizionominë individuale pa provuar huazimin apo krijimin mbi gjeturinë e tjetrit, duke lënë hapësirën e origjinalitetit. Zbulesa e një objekti në tërësinë e tij qysh në zanafillë të asaj që e motivon poezi, do të thotë që nervi poetik fillon dhe mbaron në një PIKË NISJE rrafshuese e vlerës. Të shkruash poezi do të thotë të reflektosh në kualitetin tënd. Poezia me forcën e saj emocionale, që shpesh e fsheh dhe tregohet e “ftohtë”, kur ndalesh në stacione moskuptimi e tregon “enigmën” me rikuptim pak të vonët, por të të freskon, pra të ngroh. Ky është një qëllim i zbuluar me inteligjencë…
Jo pa qëllim rreshtova këto mendime individuale dhe “precipitime” përvoje poetike për të treguar se poezia nuk është lojë “kukafshehti. Ajo kërkon zbërthimin e figurës nëpërmjet vendosjes në provë të intelektit “të dyfishtë”. Të ndjesh poezinë do të thotë të respektosh kualitetin… Lidhja e Krijuesve “PEGASI” me qendër në Gjirokastër dhe me shtrirje tashmë të gjerë dhe me njohje jashtë shtetit ka bërë punë të programuar për zbulimin e talenteve dhe impulsimin e tyre. Me këto mendime japim një ndihmesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:16 am

Ligor Shyti



Kali i bardhë





Një kalë i bardhë,


i bardhë si bora, fluturoi.


Iku., tej në lartësi


trokitjet veç në ëndërr mora,


as vetë… as vetë s’e di se si.


Një kalë i bardhë iku mes reve,


trokitjet se ç’më morën pas,


gjumin me ëndrra seç ma theve,


u zgjova, eh, ç’më vjen të plas!


Të kalëroj mbi ty, o kalë


mbi re, mbi male, e kam maras,


një kalë të bardhë ëndërrova,


një kalë të quajtur “PEGAS”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:16 am

Kryesia e Lidhjes dhe Kolegjiumi dhe redaksia e Gazetës “Pegasi” falenderon të gjithë krijuesit që kanë bashkëpunuar brenda dhe jashtë vendit me organin tonë letrar si dhe për urimet e dërguara me rastin e përvjetorit të “ditëlindjes” së saj. Ditëlindja e organi tonë letrar përkon me ditën emadhe të “Luleve të Verës”. Mekëtë rast I urojmë sofrës poetike të përvitshme përmetare suksese në fushën e Letërsisë duke /uar më tej traditën në fushën e letrave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:16 am

Çështje organizative të Lidhjes



Në të gjithë “hapësirën” e shtrirjes së Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër po vijon riregjistrimi i krijuesve dhe është në fazën përfundimtare përgatitja e Statutit dhe programit të Lidhjes me përmirësime të nevojshme, që do të miratohet në Konferencën e Përgjithshme të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” që do të zhvillohet këtë vit. Kryesia e Lidhjes kërkon që të shpejtohen përgatitjet për Konferencat e Degëve.

Sekretari organizativ i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Kristo Stoja, publicist


Riorganizohet në Tiranë Dega e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”



Nën drejtimin e Nënkryetarit Koordinativ, poetit dhe shkrimtarit, Petro Dudi, në Tiranë fillon veprimtarinë Dega e Lidhjes “Pegasi” për Tiranën. Në këtë Degë janë anëtarë dhe Nënkryetari i Lidhjes poeti dhe shkrimtari Novruz Shehu, Sekretarja e Kryesisë së Lidhjes poetja Enkelejda Fejzo, anëtar i Kryesisë së Lidhjes shkrimtari dhe publicisti Riza Lahi, publicisti Ilia Laska.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:17 am

Eveniment prezantues letrar në Gjirokastër në kuadrin e shkëmbimit universal të vlerave



Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër (Fakulteti i Shkencave Shoqërore}, Shoqata botuese “Vjosa” Tepelenë më datën 16.05.2004, ditën e diel,ora 10.00 në Amfiteatrin e Universitetit organizojnë paraqitjen e veprës “Iliana,jeta jonë përfundon te tanket” roman nga shkrimtari i njohur grek Dinos Kubatis, përkthyer në shqip nga përkthyesi Dhimitër Çami. Në këtë veprimtari marrin pjesë shkrimtarë,poetë, artistë,intelektualë nga Shqipëria si dhe të huaj, të cilët do të zbërthejnë në mënyrë analitike dhe profesionale veprën e autorit. Të gjithë krijuesit e trevës së Jugut janë të ftuar të marrin pjesë në këtë eveniment si dhe studentët e Universitetit, që dëshirojnë të marrin pjesë.Me këtë rast njoftojmë median e shkruar edhe atë elektronike për të realizuar transmetimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:17 am

Ekspoze “prurjes të reja”dhe veprimtari letrare



Përmet

“Me këtë vepër autori, Ligor Shyti, hedh hapa konstruktivë për njohje të gjerë

“Letër nga Ferri”, roman. Është romani i dytë i prozatorit, Ligor Shyti botuar nga Shtëpia botuese “Medaur”, Tiranë, me botues Alfred Ziu. Temë interesante dhe trajtim interesant. Prozatori hedh hapa drejt individualitetit të tij duke shprehur atë të vërtetë të madhe se ardhja dhe prurja e tij në Letërsi nuk është e rastësishme dhe e diktuar. Në qytetin e Përmetit Dega e Lidhjes së krijuesve “Pegasi” dhe Dega e Shkrimtarëve të këtij qyteti në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit organizuan paraqitjen e kësaj vepre. Shumë studiues , shkrimtarë trajtuan substancën, kompozicionin, figuracionin letrar, risitë e veprës . Folën për këto probleme kritiku i njohur Ylli Hoxhaj, shkrimtari dhe poeti Dhimitër Miti, studiuesi Duro Shehu, Kastriot Hadëri, poet, Kryetari i Degës së Lidhjes “Pegasi” Tepelenë, redaktorja përgjegjëse e gazetës “Pegasi” Gjirokastër, zj. Adelaida Buzo.Përshëndeti veprimtarinë Kryetari i Bashkisë z. Petrit Bregasi.Në këtë veprimtari mori pjesë Kryetari i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani. Një rezyme për veprimtarinë e prozatorit Ligor Shyti bëri Kryetari i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” dega Përmet poeti dhe shkrimtari Lumo Kolleshi, njëkohësisht dhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Degës Përmet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:17 am

Tiranë

Veprimtari e madhe prezantuese në Tiranë e “Pegasi”-t

I fokusuar shkrimtari dhe përkthyesi Riza Lahi

Në mjediset e Muzeut Kombëtar Tiranë Lidhja e Krijuesve “Pegasi” në bashkëpunim me Komandën e Aviacionit dhe Shoqatën e Aviatorëve prezantuan librin e shkrimtarit Riza Lahi “Disanaurët”. Në këtë veprimtari morën pjesë shkrimtarë, poetë dhe miq e kolegë të autorit. Veprimtarinë e drejtoi poeti dhe shkrimtari Petro Dudi, Nënkryetar Koordinativ i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”. Shkrimtari dhe përkthyesi Riza Lahi është anëtar i Kryesisë së Lidhjes “Pegasi” Gjirokastër së toku me vajzën etij të talentuar, Ledia Lahi,autore e disa librave për fëmijë. Në këtë paraqitje u prezantua vepra e shkrimtarit me personazhe reale nga Aviacioni, që janë shquar për kontribut të madh në këtë fushë. Lektorët që e morën fjalën evidentuan vlerat e një libri të tillë, evidentimin historik real, përshkrimin e personazheve realë me pasion dhe dashuri, kjo fryt edhe i njohjes racionale të autorit në planin dykahësh.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:18 am

Gjirokastër - Tiranë

Bashkëpunim i frytshëm i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” me Shtëpinë botuese “Marin Barleti”

“Vështirë të mbetesh në shpirtin tim” vëllim poetik nga poetja Yllka Ponde nga Gjirokastra, Kryeredaktoria e parë e organit letrar “Pegasi”

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti sintetizon këtë vëllim me një frazim sentencë: “ Poetja Yllka Ponde ushtronnjë varg të mbushur plot kontrast dhe pandërprerje të mban në një gjendje emocionale të ngritur. Kjo ëhtë një poezi e mbijetesës së një shpirti që ka lindur për të njohur thirrjet e nënvetëdijes së tij.”



“Itinerari i magjisë’ [Mbreti i kuzhinës} monografi e shkruar meart, jashtë kornizave standarte, i përshkushtohet personazheve me emër të Artit Kulinar. Kjo vepër është e autorëve Kristaq F. Shabani dhe Pandeli Suli, e cila ka pasur një kërkesë të madhe nga lexuesit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:18 am

Tepelenë



Izet Çulli në një rendje kalëruese poetike me lajtmotivin: “Të krijojmë krijesa e të sjellim prurje”

Shtëpia Botuese “Albin” sjell librin e ri poetik “Shpirti i trazuar” me redaktor Lirim Dedën. Në parathënien e këtij libri të shkruar nga Prof. Nexhip Alpan të titulluar “ Një tufë lule të pavenitura, misdis të tjerash thuhet: Saksi e artë me vjersha të arta... Vjersha, kënga,piktura... e tjerë nuk janë vetëm në patentë të poetit, muzikantit, piktorit. Çdo njeri me profesion të ndryshëm, mund të okupohet me krijimtari artistike. Prandaj dhe mjeku ynë Izet, merret edhe me krijimtari letrare.... Siç po kuptohet haptazi, Izet S. Çulli nuk ëhtë vetëm një mjek, por edhe një intelektual i dalluar që merret me letërsi,psiko- pedagogji, kulturë atdhetare bashkëkohore... për t’i shërbyer Atdheut dhe jetës moderne.” Këto shënime të Profesor Nexhipit mbajnë datimin Izmir, më 15. 05.2002.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:19 am

“Merrma lotin peng”



Kështu titullohet vëllimi i parë i Majlinda Ramës, poete e re nga Tepelena. Me të drejtë thuhet që Majlinda ka zërin e saj dhe ky zë i diktuar që në “partiturën e parë poetike”.

U dashuruam marrëzisht, si të marrë bënim dashuri. Koha e lagësht na e vodhi edhe fjalën e fundit. (Viktima e kohës}. “Mbi oqeanizmat fjalë thura kështjella ëndrrash dështake, siluetat e tyre më prishën gjumin.

Duke i bërë një analitikë të shpejtë veprës së parë të Ramës del në përfundimin logjik se autorja nuk është e sforcuar në krijimet e saj, vargëzimi buron nga spontaneiteti, ka gjetje dhe një tematikë të lirshme në planin lirik. Ajo që të përshtypëzon është se Majlinda preferon një varg modern metë dhëna dhe me përçapje e gjetje figurative. Talente të tilla duhet të stimulohen nga kritika dhe studiuesit.



Dy libra të rinj nga poeti Dhimitër Miti



Poeti po përvijon individualitetin e tij me thënie poetike origjinale dhe me një varg elegant, duke profilizuar një skicim vetiak. Gjetje të reja dhe tharm që të “djeg” me finesën e përdorur. Ai precipiton me një stil rëmbyes, ku “hallakatja” është e bukur dhe thyerse, jashtë kornizavedhe standartizmit, duke e nxjerrë vargun në hapësirën e lirë,kjo vjen edhe nga “shfaqja” e përditëshmërisë së poetit, të lindur për të thurur e organizuar vargje melodikë me një ritmikë e çekiç “pneumatik” poetik që të mbreson me goditjet e tij.



“Si në botën tonë” 101 fabula nga Kastriot Hadëri

“Fabula, si sprova eparë e tij nëkëtë gjedhë, të mbreson, të bën të mendosh thellë, të rrëmben qysh në faqet e para; është elegante dhe muzikore, e thjeshtë dhe e dobishme. Ai nuk nginjet, duke fshikulluar ata që, për xhepin shesin shtetin, ndaj sinqeritet dhe pastërti, na paraqet fabula mjaft të arrira si “Lumi dhe ura”,”Pjata dhe filxhani’, “Sorra në trëndafil”, ‘Lepuri berber”, “Kur s’dëgjon”, ‘Për ca gjethe”, “Në dhe të huaj”, “Fjala e fundit”, “Ligjërata e balenës” ‘në farmaci” e plot të tjera....” Kështu shprehet në parathënien e librit fabulisti Rezo S. Çulli, njëkohësisht edhe redaktori i vëllimit. Ky është vëllimi i tretë i poetit dhe fabulistit Kastriot Hadëri.

Startim në fabula

Nis startimin në gjininë e fabulës poeti Islam Kalemi Poeti me origjinë nga Katundishta e Përmetit dhe banues i qytetit të Tepelenës po ndjek hap pas hapi autorin e librit “Shumë dhelpra paska jeta”{Izet Çulli} dhe autorin e librit “Në kohën tonë”[Kastriot Hadërin] Konsulencë, rikthime, latime, shuarje dhe përfundime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:20 am

KËSHTJELLA SHQIPTARE E KITARAVE
nga Riza Lahi



Sigurisht që njerëzimi nuk ka për ta honepsur rendjen drejt asaj katastrofe që quhet "rrafshim i kulturave" apo, në një gjuhë më të saktë, paçka se ca agresive, drejt poshtërimit, zvetënimit dhe fshirjes nga dheu të disa kulturave në favor të një apo disa të tjerave.

Vallë,e dijnë me saktësi këta burra që përbëjnë dinosaurin korçar të serenatave se, në të vërtetë,cfarë po bëjnë, përvecse kënaqin shpirtin e vet, përjetësojnë rininë e tyre, ëmbëlsojnë rrugët e Korcës dhe se kitara e tyre e gdhendur nga ndonjë Stradivarius vendali këtu e shtatëdhjetë viteve më parë është e pranishme në të gjitha dasmat e vendit?

Në të vërtetë të bën të pëlcasësh duke shtërnguar buzët me "mmmm", kur ndodhesh para faktit që tingujt paqësorë të serenatave nuk kanë mundur të hyjnë në akord së paku me një tel zëmre të "kapedanëve të kulturës" në Ministrinë e këtyre kapedanëve apo ("në bashkinë e prefekturën e Korcës" - do të shtonte dikush e unë s'kish si të mos isha dakord) në mënyrë që ata të gjenin e të derdhnin, së paku në mënyrë simbolike, një fond gjynahqari për të fundmin festival të këtyre këngëve, që u këndojnë vetëm deri vështrimeve diskrete të vajzave apo aq dhimbshëm dashurive të braktisura? (Në këngën e kompozuar nga Afrim Hajdari e të kënduar nga Luiza Ahmetllari bëhet fjalë për një mollë, që fshihte dy dashnorë duke ulur gjethet deri përdhe që ata të bënin dashuri nëpër aromën e luleve të saj, mirëpo,ata të dy,u prishën, ndërsa molla vazhdon të ruajë edhe sot kujtimin e tyre...O zot!... Sigurisht që lexuesit e marrin me mend se kush mund të derdhë të këtilla hyjnira poetike në Korçën e sotme!!!)

Përballë kalasë së mrekullueshme të muzikës greke ndodhet po kaq e mrekullueshme kalaja shqiptare e kalldrëmeve të Korçës. Endësi pendëflori i kaq teksteve, poezive dhe redaktori i mbi njëqindepesëdhjetë përmbledhjeve poetike, "kajmaku" i lirikës së sotme, Skënder Rusi, më tha në zyrën e tij të bibliotekës, që fekste nga pastërtia si një faltore : " Qëkur kemi nisur organizimin e fest - serenatave, është ndalur në mënyrë të habitëshme vërshimi nëpër dasmat korçare i këngëve greke dhe italiane".

Për fatin paçavure , për t'u dhënë bukë këtyre kështjellarëve shqiptarë të kryesuar nga një gjeni, së paku në këtë festival prej 22 këngësh të zhvilluar këtë të hënë, me 19 nëntor (s'e di për të mëparëshmit),u desh vetëm dora filantropike e një njeriu të çuditshëm, që quhet Xhorxh Soros. Interesant, ë? Cili është budalla në këtë mes, Sorosi që e zgjidhi qesen, apo ... A?

Sigurisht që është një gjeni presidenti i "Serenatave". Unë kam kthyer kokën që të mos m'i shihte lotët Mihallaq Andrea, kur e kam parë ta ngrinin peshë me gjithë karrocë për të ngjitur shkallë katër korçarë, bij nga të femrave më të bukura që ka Shqipëria.

Me sa kujtoj, Buratini quhej kryeshefi i mafiozëve te filmi italian "Oktapodhi". Ai sundonte me dorë të hekurt gjithë ato energji mashkullore, që mateshin me strukturat e shtetit italian.Një lloj Buratini, por diametralisht në të kundërtën ekstreme të tij, është Andrea për grupin e tij sensibël aq sa telat e kitarës. Ky njeri, me këmbët e prera deri në rrëzë, me dy fëmijë që kanë fytyrën yllnore të të atit në fëmijërinë e tij e me një grua që quhet Irena, që ende mbahet e bukur dhe që e pret përnatë deri sa kthehet me adhurimin e një dashnoreje; ky "pirat zëmrash" që as që i ka shkuar në mendje ndonjëherë ta deklarojë veten të këtillë e që ka shkruar mbi dyqind tekste këngësh të kompozuara e kënduara nga ai vetëm për dashurinë (dikush ,unë i pari, mbase do t'ia kish këputur vetes poqese do t'i kishte ndodhur fatkeqësia në moshën, që i ka ndodhur Andreas); ky "pilot toke" që e nget maqinën e tij me shpejtësi, duke manovruar e duke mos gabuar kurrë siç ecën, manovron e nuk gabon kurrë një djall, Mihallaq Andrea, pra, mund t'i urdhërojë apo t'ia mbërthejë vetullat cilitdo nga burrat që e ngrënë në krahë si një bust. Fuqia e këtij Buratini të "serenatave korçare", qëndron në muzikën e tij, në zërin e veçante, që përbën një të mesme mahnitëse në mes të Hulius Iglesias dhe Nikolo di Barit dhe, sidomos, në ndershmërinë e tij prej asketi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:20 am

Shoferi Myzafer Ocka, ardhur nga Tirana tok me aviatorin Gazmond Koçia dhe arkitektin Marin Leka vetëm për këtë të uruar festival serenatash, duke këmbëngulur të bënte një foto me Mihallaqin, tha:"Do ta vë këtë fotografi në dhomën e gjumit... Sa herë të dëgjoj ty,unë qaj". Kurse aviatori i kujtoi Mihallaqit të shtangur një këngë që e paskeshin kënduar të dy, 27 vite më parë...

Interesant! Ende nuk ka ndritur në zenitin e sheshit "Skënderbej" konstelacioni i "serenatave" tok me kryeyllin e tij e unë nuk kam fuqi t'i bie me grusht "malit që s'bëzan". Nuk kam as para që ta shëtisja anembanë qyteteve të Shqipërisë këtë grup prej 12 - 13 ashikësh me repertorin e tyre më të zgjedhur të katër festivaleve, që t'i bëja të shplodheshin e të kujtonin rininë, flladin e pranverën, njerëzve të drobitur nga politika e skamja. Kam vetëm fuqi t'ia bëj,kështu,gam - gam në gazetë, kur, e keni dëgjuar kaq e aq mijë dollarë për një gol, kaq e kaq stërmijë dollarë për "skorpionsat". More edhe Miss Amerika, mos e pastë syri i keq po na vika.Para lumë ore, lumë! Kurse për serenatat e sivjetme s'u gjenden para për t'ia servirur teleshikuesve kombëtarë, kur salla e serenatave mend po pëlciste nga publiku sqimëtar i qytetit të Korçës.

Çmimin e parë e mori sivjet Tomi Kondakçiu; ai ruante ende si një hajmali myslimanësh tekstin e këngës së kompozuar e kënduar nga ai. Monika Çepën, këtë vajzë gjimnaziste (por që qenkësh autore e dy vëllimeve poetike) s'e njeh askush, por meditimi i saj poetik do të vinte në mendime jo pak poetë pesëdhjetë vjeçarë, emrat e të cilëve kanë kapërcyer edhe caqet e atdheut. Mua më lanë mbresa edhe këngët e kënduara nga Thanas Kondili, Albana Troja, Ritvan Shëllira, Lazarela Deti (me emër e mbiemër si dy pseudonime dashurie), Ermira Kola,Vaskë Jani, Luiza Ahmetlli, Apostol Caca si dhe prezantuesit e denjë për "Parisin e vogël" Suela Demiri dhe Shkëlqim Jaupi. Një pjesë nga këta këngë i kam incizuar në diktofonin tim për t'ia dhuruar "Radio Tiranës".

Të them ç'më ka shpirti, një pjesë tekstesh edhe nuk më kënaqën. Kam dëgjuar se grekët mobilizojnë dy mijë poetë për festivelet e tyre kombëtare, kurse, megjithëse kritikëve u ka zënë goja lesh, tek ne,zakonisht tekstet i përgatisin një grup "parolierësh”, që bëjnë tekste të mrekullueshme", siç i quan Rusi i mrekullueshëm disa krijues tekstesh të njohur e që dashaligët e tyre i quajnë "tekstaxhinj". Epo,t'i lëmë, më, tekstet!

Për fat të keq,në brezin e ri, vihet re, jo rrallë, një lloj agresiviteti në dashuri, kurse, kansonetat korcare, shkojnë pikërisht deri aty ku, siç thotë Migjeni, është fundi i dashurisë - deri te gjijtë, pra.

Mos vallë është duke afruar dita që të flasim për "serenatën" si për "jaret shkodrane"? Mos vallë ky grup po merr trajtat e dinosaurit të fundit, megjithëse, sidomos vajzat e reja, ishin mrekullisht në natyrën e tij?

Me sa di unë, serbët, kanë në konservator një degë të pastër për muzikën popullore. A s'e vlen që serenata korçare të analizohet e të përpunohet vetëm në natyrën e saj në konservator, të cilin s'e ka mbaruar, mbase për fat të mire asnjëri nga ky grup korçarësh ashikë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:21 am

DASHAMIR MALO

(Nga vëllimi poetik “PRECEDENT”)



TË DUA SIÇ TË KAM DASHUR

Të kam dashur

dhe të dua…

Janë të tepërta fjalët.

Thellësinë e detit

s’e tregojnë dot valët.

Athinë, 19 prill 1997

DASHURIA, DASHURIA

Dashuria

na bën të marrë.

Dashuria na mbron nga marrëzitë.

Dashuria,

na verbon e prapë na jep sytë.

Dashuria

dhe pa dritë është dritë.



KËTU

Zemërthyer, i brengosur,

Nga vendi im që kur jam zbuar,

S’më ngroh më dielli i kësaj toke

Dhe zjarri i ëndrrës më është shuar.

Këtu ku s’flas dot gjuhën time,

Si ty, o vend, jam i plagosur.

Më ndjek nga prapa, kudo shkoj,

Një ndjenjë malli e pasosur…

Athinë, prill 1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:22 am

MIKPRITJA SHQIPTARE

(Zemër, zemër, zemër)

i mbaroi dhe buka në sofër,

Ju sos dhe kripa nga deti.

Zemra,

veç zemër mbeti!

30 mars 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 12:22 am

Hajdar Çafka Përmet



Fshatari dhe dhelpra



Në lak një dhelpër zuri fshatari.

“Ja hodha, tha, e munda varfërinë,

se qenka femër…”

Pa mori kusinë

e zë prej gjiri

qumësht t’i marri…

Dhelpra harroi ç’i bëri mizori,

hallin e ri shikon e lemeritur…

Prej torrollakut nis ironinë:

“Ç’ qumësht kërkon, more pjellë horri?

Shihmë një herë turinë,

pastaj merr kusinë!…”



Plehëra



Pseudomodernistëve



Ç’na ndotën dherat… (Plehërat)…

Na zvenitët vlerat……(Plehërat)

P…. që s’treten, p… që s’shkojnë,

Plehëra plastike që bimë s’realizojnë


Kondi Ilia





Melankoli



Melankolinë e hodha tutje,

vështroja kohën tepër qartë,

në stinën therëse

ndryshova ngjyrat,

Jetës i kërkova pakëz fat.


Ujëvara e Amazonës



Gënjej vetveten mes iluzionesh

për një ujëvarë Amazone.

Kur e sodis, them se e dua,

kur zhurmëron, them se s’bën për mua.

Do thoni ju ujëvara ka plot,

rri e gënjej vetveten kot.

Eh! Ujëvara ime për motmot,

nuk rrëzon ujë, por vetëm lot.


Të dhurova puthje





Nata të dhuroi hënën e virgjër,

Dielli rreze drite,

Shiu rrëketë,

Deti dallgët,

Bregu Detin, Zoti paqe,

Unë të puthurën që formoi tërmetin.

E përgatitën faqen: Simo Tyto Përmet, Erlinda Mustafaraj, Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 3:06 pm

Pegasi Nr 19

Tetor- nëntor 2004



Editorial
Edhe ku shqetësim i ditës



U ngopën me medalje e tituj të njëjtët
(Njerëzve të thjeshtë dhe intelektualëve të vërtetë u janë mërzitur njerëzit, që nuk prodhojnë “INTELEKT”)


Në të shumtën e radhës titujt jepen edhe kot.



Në disa raste edhe kupat jepen kot. Më mirë shfaqen të “tjerët” dhe fitojnë organizatorët, që nuk kanë ndonjë ”risi” apo shfaqin ndonjë vlerë. Juritë mbeten në dilemë dhe kanë presione. Disa prej tyre janë edhe “plakur”, përfaqësojnë “pjesën e vjetër të kokës” dhe ata e kanë të vështirë të ndahen nga “specia” e tyre. Kështu ndodhi dhe në Gjirokastër në Festivalin Folklorik 2004. Ne duam ta marrim”kupën “ apo çmimin “plot”e jo të na e japim kot. “Programi i Qarkut të Gjirokastrës këtë vit la për të dëshiruar, “ – thanë shumë spektatorë gjirokastritë të “afirmuar”. Shumë qarqe të tjera, që, ndoshta, edhe nuk iu dhanë çmime nga një Juri, që në pamje dukej profesionale, por në thelb mbeti anemike. (Na vjen keq që në këtë Juri ishte dhe miku ynë poet, Andon Papleka, që nuk të fal. Ku ishin vlerat dhe risitë?) Madje, u protestua për mosvlerësimet ng a shumë grupe festivaliste të trevave të Veriut, q ëu paraqitën m e sens e virtuozitet.

Dekorime dhe “CHANEL 7”, jep hollësira cektinë dhe ka hapësirë LAJMESH, SIKUR PUNOJNË NJËQIND BASHKËPUNËTORË DHE NJË STAF SA I RAI – 1! Falenderohet në sekuenca të përsëritshme “VIPI” dhe “VIPI” falënderon në ritualin e përditshëm dhe në refrenin tashmë të ripërsëritur si një përfaqësues tipik i folkut popullor. Disa të kudondodhur të përvitshëm në “copërzime festivali” titullohen. “Jo, keq...” A s’ka ardhur koha që të ndryshojmë stilin e këtyre festivaleve dhe t’u japim përmasa të tjera konkurative, të ballafaqohemi me vendet e tjera në këngë, valle, kostume...? Po a do ta kryejnë këtë menaxhim të sotmit e bujshëm dhe “stimuluesit” e mëdhenj? “Stafi” punon mirë me “stofin” që dëshiron

Paksa e çuditshme të njëjtët “ngopen “ me tituj, sa s’kanë ku t’i vënë. Disa kanë të drejtë të thonë : “Sa të lirë janë titujt! Mjafton të propozohesh.” Kohët e fundit po ndjekim praktika të çuditshme “titullimi” dhe “nderimi”. Kampion për dhënie titulli... Madje, një krijues, për të cilin ka vulosur edhe Lidhja jonë, u shpreh pak a shumë kështu: “Ju falënderoj që më vlerësoni me tituj tani në fund të jetës sime!!!” Kur analizon dhe sintetizon ç’kanë bërë, befasohesh dhe shikon që vlerat sfumohen. “Krenari” bëhesh me një këngë apo me një valle. Në rast se dëshironi të merrni tituj, ejani te ne se i kemi me bollëk! Harrohen njerëz të mëdhenj, të cilët e kanë vështirë t’i evidentojnë “qarkistët”, “trevistët”, “krahinalistët” “miopistët” e lodhur nga gjatësia dhe stërmundimi i “prodhimit” dhe i “pushtetimit”. Thua s’ka të tjerë dhe “pazari”ka humbur për gjilpëra”?! “Pjesa e vjetër e kokës kryen disa funksione” dhe natyrisht “jonizohet”.

Disa të tjerë janë dekoruar nga stafet e mëpërparshme, por ende s’u janë dhënë titujt. Ç’kob!

Zotërinj, hidhni sytë nga ata, që kanë dhënë kontribut dhe japin vlera për Atdheun, për Shqipërinë dhe mos i përdorni “fletat” për të stimuluar” impulsatorët dhe “inaktivët”, të shkolluar e të pupacuar, “intelektualët”, që s’kanë dhënë gjë në Kujtesën e Artë të Atdheut!

Nesër Historia analizon dhe meititeti zverdh. Edhe në pemën e mendimit, zverdhet mendimi si gjethet e vjeshtës.

Gjirokastra, që të zhvillohet, kërkon padyshim intelektualët e vërtetë, të cilët interesohen dhe punojmë me mish dhe shpirt për Gjirokastrën.

Shumë intelektualë të tillë “folklorizmi” i ka lënë pa punë, ndërsa në mjaft njësi, ushtri seksione, Universitet janë dynjakë dhe trinjakë të një familje, që nuk shquhen për potencial kulturor, por mbahen nga gjethet e “FIKUT”. “Teoria e fikut” e botuar në vend të editorialit në një numër gazete tonën mund t’u ndriçojë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 3:06 pm

Lajtmotiv



Mendjen cung,...

Dorën cung...

Ora 12 – 5



3 X 4 = 16
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 3:06 pm



NJË FINALIZIM I MADH I LIDHJES



Në muajin dhjetor Lidhja e Krijuesve “PEGASI” me një ceremonial të madh letrar do të finalizojë VITIN E SUKSESHËM LETRAR 2004 me pjesëmarrje shumë të gjerë të shkrimtarëve, poetëve, krijuesve të të gjitha fushave nga Trevat e Jugut: Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Saranda, Delvina, Vlora, Fieri, Korça si dhe nga Durrësi, Tirana si dhe nga jashtë vendit. Kjo tregon epërsinë e Lidhjes , e cila do të shëndrrohet në LIDHJE SHKRIMTARËSH DHE ARTISTËSH “PEGASI”, duke filluar nga vitit 2005.

Nga Kryesia

e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër, ALBANIA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 3:07 pm

Redaksionale

Konsulli i Përgjithshëm Grek në Gjirokastër, Joan Xhovas, i thotë: “STOP!”PJESËMARRJES SË LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI” NË KONGRESIN “OLIMPIADA E SHKRIMTARËVE” ATHINË 2004.



“Pegasi” ishte i ftuar zyrtarisht në Kongresin “Olimpiada e Shkrimtarëve” Athinë 2004, i cili zhvillon punimet prej datës 18.09 – 21.09.2004 me pjesëmarrës nga e gjithë Bota, i drejtuar nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Greqisë, por shkrimtarët, që do të përfaqësonin 1400 anëtarët e kësaj Lidhje e shtrirë në të gjithë Jugun dhe më tej, nuk u jepet e drejta të marrin pjesë. Nuk vlerësohen njerëzit e letrave dhe të kontributit në botën shkrimore dhe në shkëmbimin universal të vlerave nga Titullarët e Konsulllatës së Përgjithshme Greke Joan Xhovas dhe ndihmësi i tij Jorgo Kuco, një rast ky i paprecedentë, një shkelje flagrante. Kudo në Evropë dhe në Botë vlerësimi për njerëzit e letrave është prioritar, inkuarjues, impulses dhe specifikues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 3:07 pm

Veprimtari e gjerë shkrimore, kulturore, shkëmbim universal vlerash

Duke qenë përfaqësues të fushës shkrimore, që formohet nga ndjenja shpirtërore të pastra dhe njerëz të kontributit për progres dhe lidhësi intelektuale me gjetje të reja, jemi munduar të jemi organizatorë dhe drejtuesë të një Lidhjeje Krijuesish (Poetë, shkrimtarë, studiues, përkthyes e tjerë) me emër “PEGASI” me qendër në Gjirokastër dhe degë brenda dhe jashtë vendit, me një veprimtari të menduar mirë, të harmonizuar, në shërbesë të mendimit letrar progresist. Vetëm një fakt: Në gazetën tonë letrare“Pegasi”, përveç materialeve të tjera kemi propoganduar e reklamuar krijime të poetëve dhe shkrimtarëve grekë të kohës moderne, apo shënime studimore, kritike të nobelistëve të tillë të kalibrit si Odisea Elitis e tjerë, që nuk e ka realizuar asnjë gazetë tjetër. Po kështu me një konceptim të drejtë kemi vlerësuar letërsinë e krijuar nga krijuesit e minoritetit grek në Shqipëri, dukei quajtur substrat tonin e duke organizuar edhe prezantime të librave të këtyre autorëve me dashamirësi e me mjaft vlerë, kur shumë të ashquajtur studiues nga Minoriteti, që nuk kanë krijuar organizma të tilla vepruese,lozin role dytësore. Po kështu në rrjetin mediatik me programe të veçanta kemi reklamuar e publikuar veprat e shkrimtarëve grekë. Madje, kemi konstatuar një vlerësim saktik prej tyre dhe një dashuri e respekt reciprok, duke hartuar plane perspektive e duke bërë programime të nivelit të lartë. Pala greke organizoi dhe na bëri ftesë duke vlerësuar Lidhjen tonë “Pegasi”, të cilën e ka propoganduar në mbi 100 vende të Botës. Këtu në Shqipëri, Lidhja jonë është e organizuar dhe ka treguar aftësitë, vitalitetin e saj dhe dëshirën për të ecur në fushën e krijimit.

Atë që kemi realizuar me kolegët tanë grekë themi se politikanët e kanë paksa vështirë ta ralizojnë. Ne kemi lidhësi edhe me simotra të tjera. Kjo është epërsia e letërsisë dhe kryesisht e poezisë, që e transformon Botën. Po sikur të ndodhte që çdo konsullatë apo Ambasadë, kur ftoheshin në veprimtari të tilla të pengoheshim ç’do të ndodhte?! Duke vepruar me këtë tension lidhësor, madje në ndonjë rast jemi kritikuar për “reklamim dhe publikim të veprave të kolegëve tanë” ose për emrin e Lidhjes sonë, kemi bërë shpjegimet dhe kemi dhënë kundërpërgjigjet e nevojshme sqaruese. Duke arritur falë përpjekjeve tona në një stad të tillë të lartë dëshirat tona të gjelbra dhe realizimet tona ylberore thyhen në mes të ditës, pa u menduar shumë dhe në mënyrë të ndërgjegjshme më datën 3.09 dhe 13. 09. 2004. Dëshira për të marrë pjesë në Kongresin e organizuar nga miqtë tanë shkrimtarë grekë thyhet si xham me mospërfillje duke cituar fraza sterile: “Në rast se u japim juve vizë na heqin nga puna, pasi na bëjnë kontrolle…” Argument i paargumentuar. Ftesa ishte zyrtare dhe veprimtaria e madhe zhvillohej nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, kur dihet që Kryeministri grek, Konstandin Karamanlis është vetë Ministër i Kulturës. Kur prodhohet argumenti ai duhet të përpunohet. Jo për të plotësuar “kërkesat tona”, por ka ardhur koha që edhe në këto përfaqësi diplomatike të ketë njerëz shumë të aftë që Greqia ka gjenerata të shumta dhe ka “prodhuar” shumë të tillë. Sa bukur do të ishte komunikimi dhe në këtë komunikim do të sundonte dhe të kryefjalëzohej çiltërsia. Ne nuk duam të bëhemi “produkt” të kontradiktës” apo nxitës të saj.

Pas një pune të vrullshme, të mirëfilltë, të ngjeshur me veprimtari të mirëfillta shkrimore, lidhje dhe shkëmbim vlerash universale, botime librash në disa gjuhë, duke i dhënë parësi edhe gjuhës greke të fqinjit jugor, Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, e cila ka në gjirin e saj mbi një mijë anëtarë dhe shumë simpatizantë, jo vetëm në Jug, por në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, pas botimit të rreth 800 librave të anëtarëve të saj si dhe organizimit të lidhjeve me mentalitet modern, të kohës, kur arrin pikën kulmore për të marrë pjesë në një Kongres “Olimpiada e Shkrimtarëve” Athinë 2004, i ftuar nga organizatorët, lidhje simotra dhe revista letrare, duke përfshirë Kryetarin e Lidhjes, poetin dhe shkrimtarin Kristaq F. Shabani, nuk u jepet viza nga Konsullata e Republikës Greke në Gjirokastër pa motivin, sikur ne shkrimtarët që jemi përfaqësues prim, shndërrohemi në persona “non grata”, kur kemi realizuar një veprimtari shumëherë më të madhe se diplomatët dhe kur dihet kontributi ynë dhe për vendet fqinje! Ne jemi në fushën e letrave të përjetshëm dhe çmohemi shumë e vlerësohemi nga lexuesi, studiuesi, njeriu i letrave edhe nga Greqia e mençur, dhe çuditërisht përçunohemi nga ca diplomatë të thjeshtë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 3:08 pm

Duhet thënë se rreth 80 krijues shkrimtarë, poetë kanë përkthyer vjershat e tyre në gjuhën e bukur greke dhe është duke u përgatitur për botim një Antologji poetike, vetëm e vetëm për të njohur e shkëmbyer vlerat me njëri tjetrin. Konsullata është ftuar disa herë në veprimtaritë e Lidhjes së krijuesve”Pegasi” duke I dhënë një përparësi për lidhje të ndërsjelltë.

Po kështu shumë poetë grekë kanë parapëlqyer përkthimin e krijimeve të tyre në gjuhën shqipe dhe, madje, shumë prej syresh kanë botuar shkrimet e tyre në gjuhën e bukur shqipe dhe insistojnë për këto botime në të dy gjuhët e lidhësisë.

Por politika nuk do ta kuptojë apo nuk arrin ta kuptojë këtë.

Inderuar Konsull! (Etika jonë shkrimore edhe në rast të tilla është vlerësuese.) Ju s’na e merr mendja që të ndikoheni apo të urdhëroheni nga ndokush, kur vjen puna për veprimtari të tilla. Është vështirë, kur mbetesh në kujtesë të Majës së Mprehtë të Lapsit, të shpikur nga zoti Faber, sidomos kur interpreton role teatraliteti. Ne japim kontribut për vendin ku jetojmë,por japim kontribut edhe në sferën e universializmit dhe të shkëmbimit të vlerave. “Stopimi” juaj do të mbahet mend gjatë në kujtesën tonë si një konsull që në dukje dukeshit si ka,pion i letërsisë, por në veprim një “stopist” i një pjesëmarrje n ënjë veprimtari mbarë botërore Shkrimtarësh.

Për këtë rast nekemi vënë në dijeni opinionin e gjërë letrar dhe përfaqësuesit kompententë të zgjidhjes të kësaj çështjeje



KRYESIA E LIDHJES SË

KRIJUESVE “PEGASI” GJIROKASTËR,ALBANIA





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 3:09 pm

Shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani nderohet m e çmim nderi nga Kongresi “Olimpiada e Shkrimtarëve” Athinë 2004 .

Pavarësisht se Lidhja e Krijuesve “Pegasi” nuk u lejua të marrë pjesë në Kongresin “Olimpiada e Shkrimtarëve” Athina 2004 Greqi, e cila u zhvillua nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Greqisë, shkrimtarit dhe poetit Kristaq F. Shabani i është dërguar “Çmim i Nderit” i Kongresit “Olimpiada e Shkrimtarëve”, Athinë 2004, ku morën pjesë shkrimtarë të njohur nga e gjithë Bota dhe që u zhvillua në muajin shtator nga data 18 - 21.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11567
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 EmptyMon Jan 12, 2009 3:10 pm



Shkëmbim universal vlerash

Gazeta“Zëri i Salaminës” reklamon evenimentin e madh të zhvilluar në Gjirokastër për shkrimtarin dhe poetin Dino Kubatis



Zëri i Salaminës”, e cila ka një okelio shumë interesante, frazën domethënëse të shkrimtarit të madh Viktor Hygo: “ Ata që jetojnë, ata që luftojnë” është një gazetë periodike e Lidhjes “Bari i Ideve” i Salaminës, e cila botohet në Salaminë me drejtor shkrimtarin e njohur Dino Kubatis. Kjo gazetë ka një hapësirë të gjerë gjeografike dhe qarkullon në Pire, Niqia, Koridhalo, Perama, Redi, Dhropeconas dhe Arhosameniko. Me dy faqe të plota, të ilustruara edhe me fotografi nën rubrikën: Pritje entuziate dhe Ditë enkas për Dino Kubatin në Universitetin e Gjirokastrës i bën jehonë zbërthimit analitik dhe debatit krijues të bërë në veprimtarinë e organizuar nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër të romanit “ILIANA JETA JONË MBARON TE TANKET”, roman – dokument i shkrimtarit Kubatis.

Thelbi i analizës citohet: “ Iliana nje mesazh mbarëbotëror”

Në këtë gazetë jepet një panoramë e përdishme e veprimtarisë së kryer në nëntitujt: Mesazh mbarëbotëror, Takimi i ardhshëm, Do të botohet “Duke udhëtuar në Shqipëri” “Emocionet”, “Për Janin” si dhe disa shkurtesa për protagonistët kryesorë të kësaj veprimtarie. Evidentohet niveli i lartë i analizës dhe studimit në plan teorik dhe kritik për veprën nga shkrimtarët dhe poetët: Kristaq Shabani, Vasil Vasili, Maliq Lila, Izet Çulli, Bardhyl Maliqi, Lumo Kolleshi, Petref Liçaj, Çerçiz Myftari, Luan Meta, Paskal Zoto, publicisti Laver Stroka si dhe z. Osman Buzo, regjisor i karrierës, z. Duro Shehu, Kosta Gaxhoni, kryetari i Shoqatës “Labëria”, Dega Tepelenë, z. Xhafer Majko, pedagogu i Universitetit “Eqrem Çabej” Gëzim Rredhaj, Drejtori i Shkollës së Mesme Memaliaj, Asqeri Muçohima e tjerë.

Gjithashtu në këtë gazetë u bëhet jehonë edhe dy vlerësimeve të bëra nga Lidhja e Krijuesve “Pegasi “ Gjirokastër: dhënien e titullit “Anëtar Nderi i Lidhjes së Krujuesve “Pegasi” dhe Çmimin Special “Pegasi 2003” për romanin “Iliana jeta jonë mbaron te tanket”, i vlerësuar në konkursin me rastin e pesëvjetorit të krijimit të “Pegasi”-t. Me këtë rast sillen pasazhe nga takimi i organizuar në qytetin e Memaliajt për akordimin e dy çmimeve të dhëna nga Kryetari i Lidhjes Kristaq F. Shabani, në emër të Lidhjes, shkrimtarit të madh Dino Kubatis dhe shprehja e emocioneve të këtij të fundit me marrjen e çmimeve. Në veprimtarin e organizuar z. Dino Kubatis shoqërohej nga bashkëshortja e tij shqiptare Lili Kubatis (Ago) me origjinë nga Memaliaj. Në informacionin e gjatë jepet gjithashtu një informim për drekën e punës së organizuar në Libohovë me protagonist z. Osman Buzo dhe për takimin e organizuar në Dragot me shkrimtarët tepelenas, nën drejtimin z. Xhafer Majko, Kryetar i Degës “Labëria”, Tepelenë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 17Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 8, 9, 10 ... 13 ... 17  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: