Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 11 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:46 pm




Manol Basho




Toka është hajmali





O njeri, plak e i ri,

që ke sy, po nuk sheh rrugën.

Toka është hajmali,

s’ ndërrohet siç ndërrojmë gunën!


Në pikën e gjakut





Ç’ t’i them unë rinisë,

kësaj lule zambaku?

Zjarri i bukurisë

është në pikën e gjakut!


Kur puthen të rinjtë





Kur puthen të rinjtë

më ndjellin shpesh poezinë.

Ata thithin mjaltin e vjershës,

unë mbledh ca kongjij për nesër.



Bashkë e kemi dashurinë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:46 pm

Selami Deliu, Përmet


Çudia më emadhe



Vërtet njeriu ka bërë çudira,

ka bërë zbulime jashtë planetit,

por çudinë më të madhe do të bëjë

ai që do të zbulojë shpirtin e poetit.




Dritarja e zemrës



Dritarja e zemrës qëndron hapur,

një fllad i lehtë perden e tund;

aromë e luleve që kundërmojnë,

drejt saj vështrimet kthehen pa fund.


Shega



Pashë një shegë që kuqonte,

u zgjata ta marr në gji;

gjembi – roje më thumboi,

gjaku pikoi, dora u nxi.



Shega mbushur, zemrën zjarr,

nëpër degë dridhej lehtë,

sikur më thotë një fjalë:

“ Jo çdo dorë më prek aq lehtë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:46 pm

ANISA RRUMBULLAKU



Emri që të ngjall

dëshirë për të jetuar...

Ëndrrat gjithmonë të bukura.

Vazhdoj të eci e vetme

në rrugët e kalldrëmta

të këtij qyteti të panjohur.

Gjethet po u bien ëndrrave

dhe ëndrrat kanë stinë..

.Si mund ta mposht vjeshtën,

Liqeni është mbushur me mjellma...

Në botën e ëndërrimit fluturoj

me krahë ëngjëjsh që më duan.

*



Përse rri i hështur

si kornizë në mur...

S’qesh me mua...

Sytë ulur përse mban dhe në lotim?...

Çfarë ka brenda shpirti yt i vuajtur

dhe vuajtjen mbyll...

Hape shpirtin te mua të gjesh shërim!

Shumë ëndrra

po më ndizen,

por shumë të tjera

brenda meje krahëthyer!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:48 pm

KLOTILDA LITI



* * *-

Kotësia e gjen kotësinë.

Trishtimi e gjen lotin.

Puthja e gjen buzën.

Ëndrra e gjen ëndrrën.

Por, nuk e di nëse

Dashuria e gjen Dashurinë?...



Të të them “S’të dua”

kam frikë për syrin tënd

të brishtë se mos derdhë lot....

Të kapem pas kësaj fjale

“s’të dua”

prapë kam frikë se

mos ndodhta Zoti më mallkon.

Ti vuaj më mirë vetë

këto fjalë

se sa shpirti yt të dehet në lot.

*

Duhet të jesh

diku i fshehur

si misteret e kësaj bote ,

por duhet të lodhem

kaq shumë për të të gjetur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:49 pm

LUBJANA NUSHI



* * *

Të gjitha pikuan

nga pena e brishtë

e vërtitur si një kopshtar

mbi lulet e pambjella.

Të moshuarit mbushnin grushtet

me trishtim të papritur...

Të braktisurat

përtypin zhgënjimin

në atë lëmsh të virgjër...

Veç firmën nguron

të hedhësh në fund...

Poete , çfarë le pa shkruar?

NJË LOJTARI

Sikur topi

që ti luan të ishte shpirti im,

ç’do të bëje?

Vallë, a do ta gjuaje pa ngurim?

Apo në mëdyshje do të të zija?...



Kozmetikë



Në të kaltër lyer

pasioni vajzëror,

në gri temperamenti,

në të kuq çapkënia moshë,

bardhësi sinqeriteti...

Në permanentin e ndjenjave

një kaçurrele e pabindur...

Habitet vetë Planeti....



ENKELEJDA FEJZO

POEZIA

Para se të rrëmbeja penën,

jeta më dukej paksa e marrë.

Mallkuar dita!…

Pena më trazoi dhe të vetmen shpresë.

Natën…

që e bëra pulëbardhë…



DURO SHEHU



Eh, ç’pate, Çajkëz!



1.

Kaspiku i kaltër gumëzhin,

përzihen dallgë e valë.

Nga deti ngrihet fluturim,

një çajkëz, pulëbardhë…



2.

Nga perëndimi u drejtua,

e lehtë e plot gëzim.

Ç’të shtyu çajkëz që rrugën more,

drejt mëmëdheut tim?!…



3.

Nga perëndimi Shqipëria,

një vit që s’e kam parë.

Të puth të paktën dhe një gur,

se malli më ka marrë!



4.

Dhe çajkëza iku fluturimthi,

drejt qiellit pa re.

Eh, ç’pate çajkëz,

përse ma ndeze,

oh, mallin për atdhe!?



Baku , qershor 1961
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:49 pm

VËZHGIM



Dy libra për krahinën Malëshovë, Mbrezhan.

I pari i autorëve Petraq Jorgo, Arif Koro i botuar nga Shtëpia Botuese “ABC” Gjirokastër në vitin 2001, me redaktor dr. Roland Zisi. Ky libër është një sintezë dhe paqyrim analitik i historikut të kësaj krahine…, i shkruar me profesionalizëm.

I dyti ka autor z. Trifon Dafa, i cili është botuar në Tiranë pas të parit.

Pretendim: I dyti ka ngjashmëri me të parin, siç ngjan sozia me “ fizionominë” e parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:49 pm



ZËRA TË RINJ


Ka frikë të dashurojë, dashurohet me “Pegasi”-n





Njohje në lartësinë 713 metra mbi nivelin e detit, midis maleve, atje ku ndahen “gjeografikisht” katër rrethe: Përmet, Berat, Tepelenë, Skrapar. Një vajzë e vogël, e cila sapo ka mbushur 17 pranverat, me një emër të bukur: Dafinë. Mësoi që isha poet dhe një ditë ,kur më pa me gazetën letrare “PEGASI”, dëshiroi që këtë gazetë ta lexonte… Më shprehu kënaqësinë që i binte në dorë një gazetë e tillë e veçantë dhe, e skuqur, pas pak çastesh, më dorëzoi një fletore me poezitë e saj. I lexova me një frymë dhe u befasova nga frymëzimi i saj si dhe shpërthimi i ndjenjave. Bie “erë” frymëzim impozant nga natyra e bukur e Berzanajt dhe vargjet e saj ishin rreshtuar në “letra të zverdhura”. Gazetën “Pegasi” ia fala Dafinës dhe ajo e mbante në dorë “të çmuarën”. Madje i thashë se një ditë në këtë gazetë do të shikonte edhe ndonjë krijim të sajin. Asaj i shkëlqyen sytë…
Janaq Jano







DAFINA BERZANI


E mashtruar





E vogël isha në dashurinë e parë…

Si adoleshente mes ëndrrash fluturoja,

qerpikulur para prindërve rrija duke qarë,

kur dashurinë time tregoja.



“Bijë, o bijë, - më thanë,-

cili djalë është ai që dashuron?

Të vërtetën syve të mi panë,

mashtrimi sytë ç’m’i trishton!



Në spital, oh qe ditë e shtunë,

zemrën në dorë do të ta dhuroja…

Por, mes bulevardit gjithë zhurmë,

në krahun tënd një tjetër shikoja.



Prita nga “ty” letrën e vonuar,

mund të më thoshe më shumë,

Ndërgjegja jote e penduar,

s’kishte vend të hynte më tek unë!





23.05.2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:50 pm

DITA DHA NJË KËNAQËSI TË MADHE: NJË NJOHJE TË FIGURSHME




Albanologu hungarez Istvan Shutz





Është diçka befasuese një njohje me përmasa kaq madhështore, e cila rrezaton dhe lëshon reflekse shumëngjyrëshe. Mund të konsiderohet protagonisti i ditës. Në hapësirën e Ditës u reflektua “YLLI”. Sa i pushtetshëm është Njeriu, kur kapërcen dimensionet e tij…

Një tipik i tillë është dhe Profesor Istvan Shutz nga Hungaria, i cili emoncionoi Konferencën shkencore kushtuar 95 vjetorit të lindjes së kolosit të gjuhës shqiptare Eqrem Çabej. Emocionoi auditorin me të folurën etij në një gjuhë të shndërruar në gjuhë mëme. Përpjekja e tij për të mësuar gjuhën shqipe filloi me fjalën e parë: “Mbret”, e dyta “Qukapik”…

A mund të formonte një frazë apo të shprehte një emocion me dy fjalë? Dy fjalët e para të mësuara kishin kuptim: Mbret qukapik!… Niste përvijimi. Profesor Istvani, hungarezi me një fizionomi tipike të vendit të vet “kalëroi” në korsitë leksikore të shqipes me mjaft sukses.

Temperamenti i tij koleriko - sanguin e ndihmon që të “lëvizë” me shpejtësi në gjuhën shqipe… Sikur të merret nga një mjedis jashtë dhe pastaj të futet në një ambient publik hungarezi Istvan nuk njihet se nga e ka origjinën ose më mirë nuk dyshohet…

“ Pa dyshim kjo është arrritur me një punë të lavdërueshme gjatë 45 vjetëve që merrem me shqipen,”- shprehet ai modest. Është autor i Fjalorit të parë humgarisht – shqip. “ E bëmë në garë këtë fjalor: Kush do ta përgatiste më shpëjt mga gjithë vendet e Lindjes…” Dhe qesh : “Fitova unë! E paraqita i pari!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:50 pm

VLERËSIME PËR LIBRAT



“Jam mrekulluar nga libri me poezi i së paharruarës Frosina, se ajo ishte një poete, që i ka kënduar aq bukur familjes, vendit e Nokovës. Ajo vërtet nuk është fizikisht, por mendjen e duart e saj i ka lënë jashtë, si për të rinjtë, edhe për ne të moshuarit, që na jep kurajo për punë e për të mbijetuar.

Ju falëndroj shumë për librin që më dërguat këtu në SH. B. A



Së bashku me librin e Frosinës, mora dhe librin me poezi të At Theodhoriut. Ai s’është vetëm një udhëheqës shpirtëror, por edhe një artist i kompletuar për misionin që po kryen. Gëzohem shumë që vendi im rrezaton kulturë me njerëz të tillë.

Sofia Xharahu SH. B. A
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:50 pm

HASAN XHIKU





1.

Kush të sheh, s’beson askurrë,

ti të ishe trim, një burrë.

S’e pandeh askush në jetë,

të kesh qenë trim me fletë.



2.

Si të shihnim pleqërinë,

s’ta përfillim trimërinë.

S’dimë që ishe trim i rrallë,

Luftëtar, petrit i gjallë.



3.

Ti s’punon për reklamë,

as për nam, e as për famë.

Ti vetiu je i lëvduar,

për atdheun kur ke luftuar.



4.

Luftën ti e kishe lodër

dhe dëshmojnë mal e kodër.

Po, ah keq që na u plake,

prandaj prej fatit u flake!



5.

Shqipërisë i shtove nderë,

si hero dhe trim i ndjerë.

Bujë i dhe vendit tërë,

nga përpjekjet që ke bërë.



6.

Ku bënte bam dyfeku,

ku tronditej mali, bregu,

atje ishe edhe tinë,

ku luftoje për lirinë



7.

Njerëzia në harrojnë,

janë malet që dëshmojnë.

Nuk harron pra historia,

çfarë trimi kishte Shqipëria!



8.

Për Rilindjen Kombëtare,

s’e peshove jetën fare.

E shkelmove qetësinë,

derisa pe në atdhe lirinë.



9.

Gjirokastra ku ke lerë,

të ka bir dhe bir me vlerë.

Siç ka Çeçoja statujë,

ke dhe ti nam e bujë.



10.

Përshëndetje, Hasan Xhiku,

zemër strall e shpirt çeliku!

Emri yt do të mbetet gjallë,

se nuk vdes një burrë me pallë!



Poezi





Theodhori Nikolla



Zgjuar



Duke çmuar kujdesin

(shpëtova…)



Shpëtuam duke u barkalisur

në ambientin e ndotur.



Megjithatë,…

Kjo heshtje e gjunjëzuar,

e heshtur gjëmon,

heshtur rri zgjuar!







Plagët e gjysmëvitit



1.

Kujtimet,

plagë që rrjedhin…



2.



Në pistën e pistë

gërthnjakët

pistojnë pa motivim!



3.

Drekojnë në ngushëllim.





4.



Pse duartrokasin tërheqjen e Ditës?!



5.



Pllangon ethshëm nata.

Miqtë e natës

Natën thurin ëndrra nate…



6.

Nesër a do të ketë diellim?…









BRENDA CAKUT



Të ha hunda,

Hundën kruaj.

Gjithmonë tënden,

jo të huajën.



Për të mos hyrë në bela,

Kujto popullin,se ç’tha:

“Kruaju, tek të ha!…”



JESHIL



Në këndinë

në prill

Mbin bar dhe trifil

një njeri jeshil.



Pak më tej

në pyll

Këndon një bilbil



Muzikën t’i kopjojë

A t’ia huazojë;

Do ta kafazojë.



Të zerë bilbilin,

Pret e djeg

gjithë pyllin.



GJUHA



Ku dhemb dhembi,

Shkon gjuha në gojë.

Po ku s’ka dhëmbë?

Vete

në tjetër gojë.



BIE DARDHA NËN DARDHË

(Fabul)



Po qe vendi rrokullimë

Dhe gardhi të ketë një vrimë,

Dardha i thotë fikut: “pritmë!



Le të shkruhet mbi të bardhë,

Se dardha bie nën dardardhë.

Bën vaki, i dashur mik,

Ta gjesh dardhën dhe nën fik.



Mund të thuash (me pak fjalë),

Se ky është një rast i rrallë.

Rasti i rrallë po trumbetohet;

Kjo që ndodhi nuk besohet!…



NGJASIM



Që nga sot e tutje

Mos u zerë meraku,

Do them dhe unë si ju:

“Fluturon njëthundraku.”

Fluturon,fluturon…

Me “presh” ngulur diku,

Që t’ju bëj rë qeshni,

Të gajaseni ju…



Ju, pseudomiq,

Të pabesë e të pafe!

Shokë dorëqafë,

Gishtin – ergjele…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:51 pm

Anastas BITA



Shkëputur nga vëllimi “MOS MË KËRKO ATJE KU S’JAM”



ÇAST



Shtegtarët ikën e me rropama

Nga horizontet derdhet vjeshta.

Lëkurë e pyllit gjithë blanja

Ngjet me fatkeqët që zë lebra.



21 prill 2002



… Ku je ti?

Ku të ta ndjej pak zerin?

Fërfëllimën e flokëve grunaja që vallzojnë.

Në udhën e ndarjes dhëmbja çel sytha,

Që ende blerojnë.




Nga vëllimi “Meridianët i mjekon bukuria”




POEZI NGA NOVRUZ SHEHU



PA E NJOHUR



Pa e njohur

Gjysmën tjetër të hënës,

Nuk do të këndoj

Më për hënën.



MOS IU FSHIH ZOGJVE



E ç’ju fshiheh

ashtu zogjve

Se mos të spiunojnë?!



Ata kanë miliona vite

që puthen

pa u fshehur

Dë degët e pemëve…



GRATË TONA



Na afrohen të lodhura.

Si pranë diellit

hëna e ngrënë.



Sa nisin të jenë gra,

Fëmijët

i kërkojnë të jenë nëna…



U GËZUA ESKILI?



Në sheshun “Omonia”

Ati i madh

I gjeti

Tragjeditë e humbura…



U gëzua

Apo

U hidhërua

Eskili?…



AFARIZËM NJERËZOR



Sajon naze të bukura,

Sajoj vargun e bukur.



Bëjmë,zonjë,

Afarizëm njerëzor?



Të të bëj të përjetëshme,

Bëmë të lumtur!



SHOQES SË FËMINISË



Po ti ku shkove?!



Unë s’e kam kuptuar

Fëmininë pa ty,

Po ti pa mua?…



Po a e ke menduar,

Qoftë vetëm njëherë,

Se mund

të të merrja grua?…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:51 pm

****

Para do kohësh,kur ne i dhuruam vëllimin poetik “Pulsi i dhimbjes” z.Enver Neziri, Drejtor i Shtëpisë Botuese “Album” Tetovë, tashmë edhe Drejtor i Bibliotekës së këtij qyteti, na e “ktheu” dhuratën me vëllimin me skica e tregime “Zëmërimi i Demit” të autores Rovena Kalaja, i botuar në Shtëpinë e tij botuese.

Nga ky libër po paraqesim një “substancë”.



ROVENA KALAJA



DASHURIA E PARË



Ajo e pyeti për dashurinë e parë.Ai i futi sytë në errësirë.Shikimet e tij u kapën pas degëve fort si gjarpërinj dhe ngrinë.

Ajo priti pak symbyllur dhe i vuri dorën në fytyrë si një e verbër, pastaj buzët e saj puthën sytë.

Gjarpërinjtë u shkëputën nga pemët në një dëshpërim të lëngshëm, lagështinë e të cilit ajo e ndjeu në fytyrë.

E tmerruar ajo e afroi pas vetes për të mos lënë asnjë hapësirë midis tyre.

Ndërsa e mbante në krahë,në vesh i erdhën ca fjalë si nga një botë tjetër, që i bënë krahët e saj të vareshin pa jetë: “Sot ka ditëlindjen”. Hëna pikturonte silueta gjethesh mbi fytyrën e saj të zbehtë e të ngrirë.



SKLLAVI



Ai është një skllav mrekullisht i bukur, i një dashurie të lumtur, që një mëngjes doli nga një bark i përgjakur me shpresën për të qenë i lirë.

Ata e marrin në krahë, e puthin, i thonë fjalë të ëmbla për dashurinë dhe në fund pëshpëerisin në shpirtin e tij fort ndjeshëm ëndrrat e tyre.

Me një gugatje gazmore dhe buzëqeshje të jargavitur ai premton si në një lojë.

Ata ia shpërblejnë mirënjohjen me vegime të reja në sy.

Ai është padroni i ri i skllevërve që do të vijnë dhe do t’i recitojnë si vjersha ëndrrat e tij, të cilat nuk do t’i ketë kurrë.



FATI IM



Rrëmova në qiell, por yjet e mërzitur m’i dogjën gishtat.Rrëmova në tokë, por dheu zuri të më përpinte.Rrëmova në pemë, por ranë gjethet e gjelbra nga përdëllimi.Mbetën kokat e tyre lakuriq.

Rrëmova nëpër qytet.Mespërmes mjegullës futa gishtat.Preka bulevardin, muzetë, ministritë,rrugicat natëqelbura dhe diku ndjeva në mollëza fatin tim.Ishte m***.



FQINJI



Një ditë u lexoja poezi zorrëve të mia rebele.Ato qanin dhe thërrisnin me një zhurmë hata: “Duam bukë!”. Atëherë m’u desh t’u shpjegoja dëmet e bukës. Por stomaku më goditi aq fort sa nuk e mbajta ulërimën nga dhimbja.

- Turp, - u thashë, - na dëgjoi fqinji. Tani do të vijë me bukë në dorë…

- Unë qaja,zorrët të lumtura prisnin. Por fqinji im i mirë doli jashtë dhe ngjiti shkallët, që t’u tregonte të tjerëve një thashethem të ri.



MIDIS ZEMRASH

- Një zemër e thyeri i thotë shoqes:

- Çfarë të bëri të lumtur?

- Fjala, ishte fjala, - tha ao.

- Po ty çfarë të bëri copë-copë?

- Fjala, mike,ishte fjala.


VENDIMI



Ai vendosi. Lotët u këputën mbi faqet e saj të përgjumura. Sytë u hapën dhe vështruan të trembur muret që u drodhën.

Ajo u ngrit vrikthi dhe, me sklepa të margaritartë në qerpikë, iku e zemëruar nga sytë këmbët.

Dhe ai e la vendimin në rrënojat e vetes.

Dashuria vraponte lakuriq…



SHKËMBI



Ishte dikur një shkëmb që mbante në shpinë një zot.Por një ditë zoti vdiq.Dhe njerëzit u sulën drejt shkëmbit që të bëheshin zota.Por shkë-

Mbi ishte i vogël dhe shumë u rrëzuan.

Atëherë të tjerët e hodhën shkëmbin në erë. Dhe të gjithë morën nga një copë për të vënë bythët e tyrë si zota.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:52 pm



NGA VËLLIMI POETIK “Heshtaz mbyt frikën time”

Botuar nga LULJETA HAXHIU



MUNGESË E LOTIT



Ja u shkëput

dhe e fundit dërrasë

e djegur nga zemra jote.



por sytë e tu tashmë

nën dekorine hidhur të shpirtit…

s’kanë as lot t’i thonë:

“Lamtumirë!”



FSHIRJE KUJTIMI



Kokrrat e breshërit

në zemër i hyjnë,

e godasin fort,fshijnë çdo kujtim,mendime

të zymta.

papritmas aty hyjnë

dhe s’ka më lot,

s’ka trishtim.



Qielli endet vagabond

në pambarim…



HARRESË ME DASHJE



Të porosita të vije tek unë.

u largove i frikësuar.

T’u luta të më pushtoje shpirtin,

pakujtuar më more pamjen…

U mundova

të të prekja

të paktën me majat e gishtërinjve,

por, kishe humbur sakaq

kanalit të dështimeve!





VETMI



Shkatërroj trupin,

që sapo më dhanë.

E bëj copa – copa,

e hedh mënjanë.

Nuk di ku të eci,

nuk di ku të shkoj.

Në këtë çmenduri

vetveten harroj!



MONOLOG



Çast i trilluar fantazie

rrëshqet kapilarëve

të ngushtë të ëndrrës.

Shpalosesh pastaj si fletët

e një ditari

krahëve të botës sime.

Mblidhesh në një pikë loti

dhe mbush oqeanin…



PAK “DASHURI”



Në krahët e kohës

jemi shtrirë.

Të heshtur vjedhim

pak gëzim.

Luajmë një lojë

më të mirë.Por të gjithë

e quajmë “film”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:52 pm

Nga vëllimi poetik i Harillo Mihos “Vetmi dhe inat me trillin”



NGJAJ ME NJË SHPIRT TË VRARË



Vetminë ma solle një natë pa hënë

dhe hëna që atë ditë s’e zbukuron malë.

Jam e ngjaj me një shpirt të vrarë…



¤¤¤



Rinia është e çiltër

si vetë ylberi.

T’i heqësh një ngjyrë,

nxihet vetë qielli…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:52 pm

Nga Jorgo TELO







T O K



Zgjatja dorën

të arrija

pafundësinë...
T’ia grabisja Zotit



zotësinë.

Dhe Zot të vetëm

të shpallja

dashurinë.





EJA, PRA!



Dhe një orë ndarje

Prodhon veç mall...

Rindez veç zjarr...

Rigëtin veç lot.

Dhe koha ikën kot.

Eja, hiqma mallin!

Eja,fikma zjarrin!

Eja,ma fshi lotin!

Eja,mbushma kotin!

Eja, pra, ëndërr e ëndrrës,

Hiqmi ca derte të zemrës!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:53 pm

Nga Jorgo TELO







T O K



Zgjatja dorën

të arrija

pafundësinë...
T’ia grabisja Zotit



zotësinë.

Dhe Zot të vetëm

të shpallja

dashurinë.





EJA, PRA!



Dhe një orë ndarje

Prodhon veç mall...

Rindez veç zjarr...

Rigëtin veç lot.

Dhe koha ikën kot.

Eja, hiqma mallin!

Eja,fikma zjarrin!

Eja,ma fshi lotin!

Eja,mbushma kotin!

Eja, pra, ëndërr e ëndrrës,

Hiqmi ca derte të zemrës!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:53 pm

NERTILA NASTO



Në ëndrrën time



Natës së errët i mora ngjyrën e flokëve,

Në ëndrrën time të pikturova ty.

Qiellit të kaltër i mora ngjyrën e syve,

Në ëndrrën time të dashurova ty.

Mollës së kuqe i mora ngjyrën e buzëve,

Në ëndrrën time fort putha ty.

Diellit i mora rrezet e para të mëngjesit,

Në ëndrrën time të buzëqesha ty.

Shikimin e largët të shqiponjës mora,

U zgjova me një tjetër realitet në sy.



Për ta objektivizuar më mirë këtë vëzhgim po i referohemi një vjershe të Muharremit.



“VAJZAT E SHIUT”



Bie shi, por ka Diell

në qytet,

Dy bjondina në një çadër,

Oh, ç’lezet!

Kanë çadër

dhe nuk kanë se janë dy,

“Suferina” po i puth

përmbi sy.

Hapi i tyre vrull moshe,

hijeshi,

Mbylli çadrën,

zbardhi ditën, ç’bukuri!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:54 pm



Nga Kristaq KRISTO

(Shkëputur nga vëllimi me tregime”E FSHEHTA MIDIS URAVE”



DINOJA



Me Dinon zbritëm nga makina tek kthesa e rrugës që shkon për në Kreshovë. Ishte tetor e qe pak freskët. Dinoja qe bërë derr në Kreshovë, ndaj pas çdo hapi që hidhte, i zgjoheshin kujtime të ndryshme, të fjetura thellë e të ëmbëlsuara nga vitet. Kishte punuar tre vjet si agronom në atë fshat. Dhe ai që zakonisht s’i pushonte goja, tani nuk fliste pothuajse fare. Edhe kur unë e pyesja për ndonjë gjë, jehona e zerit tim s’i vinte fare ndër veshë. Ndoshta përhapej lajthishteve.

Aty në bregoren me shkozë e lajthi e tek – tuk thana e trëndafila të egër që u skuqnin kokrrat, sa i ngatërroje me njera tjetrën, e kishe në pëllëmbë të dorës gjysmën e Dangëllisë,
Skraparin deri në Potom. Mali i Tomorrit spikaste madhështor. Rruga vinte e atillë që në sy



Kishte vetëm kodrat e malet e Skraparit. Të dilnin fshatrat me radhë, ashtu të largëta e si të veshur me mjegull. Dinoja kishte baxhanakun në Skrapar e i njihte mirë ato fshatra, se kishte pirë raki andej, por e pyesja për to, më jepte përgjigje të shkurtra, si nëpër ëndërr.



Prapa, kur kthenim ndonjëherë kokën, linim gjelbërimin e thellë e madhështor të Bredhit të Hotovës, të këtij masivi të rrallë pyjor që dikush i ardhur nga jashtë e kishte krahasuar me Zvicrën. Ishte një profesor i gjuhës shqipe, që kishte bërë një kohë të gjatë në Paris. Dhe kur kishte shkuar në Frashër, në një përvjtor të Naimit, kishte ulur xhamin e dritares dhe koka i kishte mbetur jashtë. “Zvicër,tamam alpet e Zvicrës!” kishte thirrur i mahnitur.



Po Dinoja s’e shikonte fare Bredhin, as lajthitë e thanat. As tutje nga Skrapari nuk e hidhte vështrimin. Ai shikonte e përjetonte vetëm kujtime të kaluara që i vinin valë – valë, njëri më i ëmbël se tjetri dhe gudulisnin fort. Ndaj nuk shqitej prej tyre. Por një çast u shkëput prej kujtimeve. U ndal në një hije gëmushe plot bar dhe më thirri: “Ja, këtu jam ulur për herë të parë, kur u fejova. Ajo kishte veshur një triko të re, të kuqe.” Dhe Dinoja më harroi përsëri e u zhyt përsëri në kujtimet që s’e linin të shikonte lajthitë që përkulnin degëzat lehtë, pluhurin që ngrinin këpucët tona dhe as të ndjente arin vjeshtak me aromë gjethesh e bari.



08. 07. 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:54 pm



Informime



ÇMIMI “XINXIFILLO”

PËR LIBRETIN MË TË MIRË I JEPET TEATRIT TË KUKULLAVE " DORIAN” GJIROKASTËR



Nga data 19 – 25 qershor, u zhvillua në qytetin e Pogradecit, Festivali i Dytë i Teatrove të Kukullave. Gjirokastra është e pranishme në këtë festival, falë kujdesit të Regjisorit të Karrierës, z.Osman Buzo. Midis dhjetë trupave të ardhura nga Prishtina dhe Tirana, Pogradeci dhe Korça, trupa e Gjirokastrës dha shfaqjen teatrore me tekstin më të mirë, më të ndjekurën nga fëmijët, prandaj dhe u vlerësua me çmimin “XINXIFILLO” për libretin më të mirë.

Çmimet ishin pa vlerësime monetare, por me rëndësi artistike. Vitin e kaluar, Regjisori Osman Buzo, u vlerësua me çmimin e “KARRIERËS” dhe të mendosh se këtë çmim e mban edhe këngëtarja e famshme Vaçe Zela, ky është një vlerësim i madh!

PUSHTETI VENDOR DUHET TA SHIKOJNË ME SY TË MIRË KËTË TEATËR QË I SJELL ÇDO VIT TROFE GJIROKASTRËS.

Kjo trupë me përvojë të gjatë artistike me aktorë të tillë niveli si: Drita Buzo, Fredi Beqo, Niko Ura, Bujar Sulejmani kanë përtëritur traditën e shfaqjeve me kukulla dhe maska,të cilat nuk i kanë munguar Gjirokastrës që nga viti 1970.

Regjisori Osman Buzo kohët e fundit u vlerësua nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës me titullin “Andon Zako Çajupi” një shpërblesë kjo morale për veprimtarinë e tij shumëvjeçare në këtë art.

Gjatë ditëve të veprimtarisë në qytetin “poetik” të Pogradecit Fondacioni EDU-PRO me drejtor z. Artan Shkëmbi organizuan për pjesëmarrësit mjaft veprimtari të larmishme si piknike në vendet turistike si dhe argëtime e diskutime krijuese.

Tashmë Pogradeci është fiksuar si vend organizator i këtij festivali. Drejtoresha e Teatrit të Kukullave të Tiranës, znj. Elvira Diamanti, e impresionuar nga paraqitja e Teatrit të Kukullave “Dorian” të Gjirokastrës, u shpreh: “ Vitin tjetër Flamuri duhet të merret nga Gjirokastra, flamur që sivjet shkoi në Kosovë”… Një detyrë dhe obligim i madh!

A duhet heshtur për trupa të tilla që përfaqësojnë Gjirokastrën denjësisht dhe me kurajo civile? “ Miopia” duhet të jetojë aktin e fundit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:54 pm

FOLKLOR



Shpesh herë, apo në të shumtën e rasteve, autorët popullorë mbeten anonimë. Anonimati i tyre është i “gdhendur” me dëshirë apo pa dëshirën e tyre. Dhe kështu “populli” podiumizohet nga individë të talentuar! Studiuesit e kanë të lehtë kështu t’i referohen “anonimatit”, kur ai është i zgjuar, i pranishëm, aktiv dhe e “sakrifikojnë” duke e prerë me “thikë” folklorike si “pjepër” të jeshiltë!

Pse ndodh kështu? Mos është atavizëm, rudiment në kohën e moderuar që jetojmë dhe kur kujtesa ka kaluar në shkruarje magjike?!…

Këtë “sipar” kërkojmë të hapim.

Këngën e bukur të Fushës së Çajupit e ka “ngritur”, siç shprehet Eleni Konomi, e talentuara Vasillo Kllapi nga fshati Zhej i Gjirokastrës…

Një “anonimat” u zbulua dhe shpresojmë që në këtë rrugë të ecet në të ardhmen…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:55 pm

ELENI KONOMI



O Vasillo, grua e rrallë



Daramet që më ka xhani,

që m’u shkatërrua vatani,

Zemra seç m’u bë plagë,

kur kujtoj vendin më parë.

Për kë të shkruaj me mall?

Për Çajupin dhe për fshanë?

Të detyruar fshatin e lamë,

hoqëm kufi, sinore…

O bobo, o moj Nënole!



Vasillo, grua e rrallë,

së bashku me gjithë vëllanë,

edhe me Spiron djalë,

Ata nderuar të kanë….



Vasillo, grua fisnike

Çajupit këngë i ngrite

për bukurinë që kishte.

“O Çajup, o vend i bukur,

o baçe e luleve!

Fusha e rrethuar me male,

të rrallë bukuri që ke!”





* * *

ANEKDOTA

Kaurdisu me enën tënde, të të thonë njeri me mendje...

Futu në lumë po di not, se ndryshe nuk del dot!

Ec gjithmonë në gjurmat e kalit, që të dalësh matanë malit!

Fli sa duhet, zgjohu kur duhet.

Kush di të bëjë ndere, nuk di të bëjë sherre.

Gjuha po nuk u kontrollua nga truri, nxjerr fjalë të forta prej guri.

Gjuha sa një lopatë nuk nxjerr punë, por nxjerr baltë.

E fituara me djersën e ballit, hedh tutje brengën dhe hallin!

Trim është ai që përdor trurin dhe jo ai që përdor hurin.

Truri krijon , goja interpreton.

Hundën mos e ngri përpjetë se do të të bien rrufetë, do të vritesh dhe vetë!



Mustafa Karagjozi, autor i librit “Prisni zërin tim”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:55 pm









“Zemërimi vjetërohet, ironia është e pavdekshme”

“Der Zorn alter, die ironic ist unsterblich”.



MAGJIA E ENZENSBERGER – IT



“ I ka dhënë gjuhën një breznie, e cila jeton e shtangur ndërmjet nesh”

ANDERSCH, kritik

“ Polemist i zemëruar”

MATTEKLOT



“ Solli përsëri patos në lirikën poetike. Ç’është Ai? Një hulumtues? Një profet? Një vizionar? Një djall? Një Volter? Një gjerman?”

GRIMM



“ Një rebel dhe zbulues që nuk e lë veten të befasohet nga bota.”

SCHNEIDER



“… Rrufe në peizazhin letrar”

KAIZER



“ Çdo poezi është një arkë e vogël, në të cilën Hans Von Enzensberger kërkon të mbledhë mbetjet e dashurive, duke thirrur emrat e tyre sipas radhës që ata meritojnë, t’i lartësojnë në një diçka të rrallë ….”

RUHIKOFT



“ Më i pasuri në dinakëri, më i pjekuri në fantazi dhe rojtari i pagjumë në kufirin e gjuhës gjermane, në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë…”

SARTORIOS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:56 pm



Nga Kristo STOJA



TË LUTEM, MOS E KËPUT!



Gjirokastra, ky qytet i papërsëritshëm, me shtëpitë e vendosura mbi njera – tjetën në faqe të mali, çdo mëngjes përshëndetet me diellin. Kështjella si një transoqeanik, i varur nga mali, ka ngecur diku, në masivin shkëmbor përmbi

Banesat gri të “Pazarit të vjetër”. Rreth saj dhe midis lagjeve gjarpërojnë të gurtat rrugë, të cilat, diku janë thurur thjeshtë, diku janë kompozuar bukur, në harmoni me vet terrenin e aksidentuar dhe “kështjellat – bija”shtëpitë gjirokastrite.

Ky qytet gjithë harqe te portat, dritaret,nëndivanet,muslluku…, ky qytet i rëndë, në muret e banesave, në dërrasat e çative, në vargun e pashkëputur të mureve mbajtëse, ky qytet gri, i çuditshëm, i pakonceptueshëm për ata që e vizitojnë për herë të parë, nuk do ishte aq tërheqës, nëqoftëse do t’i mungonte gjelbërimi.

Sa bukur harmonizohen pemët gjigande me gjelbërim të përhershëm në lulishten mbrapa bustit të heroinave Bule e Persefoni, gjelbërim ky që thyen monotoninë e ndërtesës madhështore të hotel “Sopotit”. Të tillë, si këta, hije shtojnë edhe mjedisin para Bashkisë,përpara Këshillit të Qarkut e gjetkë. Këto pemë, që jetojnë shumë dhe që mbajnë shumë vlera, të huajt i blejnë shumë shtrenjtë.

Kadarea, partenorikusi, që janë mbërthyer pas murit mbajtës te sheshi i Çerçizit, jo vetëm që bashkëjetojnë me gurin, por, mbi të gjitha, veç jetëgjatësisë që i siguron murit, e bën atë më dekorativ, më të pëlqyer për soditësit. Gjelbërimi vertikal është i kudondodhur në Gjirokastër.

Lulzimin më të madh ky qytet e përjetoi midis viteve ’70 – ’80. Në ato vite u investua shumë për gjelbërimin. Falë një ekipi drejtuesish të apasionuar

Në sektorin e gjelbërimit dhe një numri punëtorësh të kualifikuar, gjelbërimi u shtri në çdo cep të qytetit. Veç njerëzve që paguheshin për këtë punë, një ndihmesë të madhe dha vet kontributi i qytetarëve.

Me nostalgji moshat e mesme e të vjetra kujtojnë vitet kur, në rrugën e kalasë kalonin midis një tuneli të gjelbër dhe bistakët e luleve të akacieve me atë aromën dehëse u qëndronin mbi krye; kujtojnë kurorën me pisha rreth e rrotull kalasë,parkun e padepërtueshëm ‘Rinia’, lulishten madhështore, të pleksur me vepra arti pranë shkollës pedagogjike,shatërvanin dhe lulishten e bukur përballë hyrjeve kryesore të stadiumit…

Themi me nostalgji, se dora e pashpirt, pas viteve ’90 ngriti sopatën dhe preu çdo gjë rreth kështjellës dhe në parkun “Rinia”. Lulishtet më të bukura të qytetit u dhanë si sheshe ndërtimi. Përballë stadiumit ndërtuesit kanë hyrë në garë, kush të ndërtojë më lart e si e si ta kthejnë çdo cep të blertë në beton. Lulishtja pranë shkollës pedagogjike po gulçon nga pesha e betonit. Nuk do jetë e largët dita,kur, ato pjesë me bimësi, që po mbijetojnë,, të shndrrohen në ndërtime nga më të rëndomtat. Të paktën frekuentuesit e sot përdorinsi vend shlodhjeje reliket e bazamenteve të skulpturave, të mureve të çesmës dekorative, mbetjet e shatërvanit, shkallaret dhe ish stolat.Fatmirësisht kanë mbetur pa u prerë disa pemë, nën hijen e të cilave kalojnë kohën në ditët më diell amatorët e dominosë e letrave apo tavllës.

Po me parqet e tjera ç’ndodh?

Në vitet e tranzicionit fuqia punëtore e sektorit të gjelbërimit u rrudh deri në atë masë, sa u hoq edhe roja i vetëm i bazës prodhuese. Me minimumin e punëtorëve që punojnë sot nuk mund të mirëmbash as një të tretën e lulishteve të mbetura. Në këto kushte parku i Viroit, ai i Këcullës e fidanishtja u abandonuan. Është për të ardhur keq që, veç prerjeve pa mëshirë, që janë bërë në këto parqe, kudo mbretëron ferra, drizat… Po ndjehet, pra, mungesa e dorës së njeriut për mirë…Gjithandej kullosin bagëtia si në mallin e vet.

Sot si lulishte kanë mbetur disa sipërfaqe sa një shami xhepi, si dhe disa skarpate të zhveshura, të cilët, nga mungesa e bimësisë, çdo vit shkaktojnë erozion...

Anës rrugëve kryesore, në vend të lulishteve, “vegjetojnë” pika karburanti, magazina, pijetore… Edhe ato pak “shirita” të blertë që kanë ngelur, kthehen në rrugë kalimi, duke treguar mungesën e një kulturev të mirëfilltë, që përfshin,gati – gati të gjitha moshat. Kjo ndodh edhe sepse nuk është menduar kudo për trotuare. Edhe ku ka të tillë, ngaqë nuk pastrohen, i detyrojnë njerëzit të kalojnë mespërmes lulishteve.

Ndërmarrja komunale pretendon, se nuk ka fonde. Ajo i mbushi të gjitha rrugët me rrepe. Vetëm në rrugën e lagjes “18 shtatori” mbolli frashër. Në fakt kjo rrugë duhet mbjellur me një tjetër pemë me vlera të larta dekorative. Nuk po e kuptojmë këtë ngutje, mbasi fidanët ishin të hollë, të shkurtër, të shtrembër dhe jo me sistem rrënjor të plotë. Duke qënë të tillë,tani, pas dy muajve, rreth 85% e tyre janë thyer.

Lind pyetja: A ka rrugëdalje?

Mendojmë se po. Ne konstatojmë, se i njëjti qytetar, që lulishten e kthen në rrugë apo kullot në to bagëti ose thyen filizat, nuk është i tillë në shtëpinë e vet. Avllitë, ballkonet e dritaret i sheh plot lule e gjelbërim. Kur gjen rastin, merr nga lulet e kultivuara nga punonjësit e gjelbërimit të qytetit dhe i çon në shtëpi të vet. Kur nuk arrin t’i marrë,shkon e blen, ku janë.

Sqarojmë se ndërmarrja komunale paguan tre inspektorë mjedisi.

Së dyti, vihet re se shteti nuk e ka atë vëmendje, atë mundësi financiare, për t’i mbajtur lulishtet si më parë. Prandaj rruga e zgjidhjes është sipërmarrja private.

Së treti, nuk është vonë të bëhen korregjime. Ka lulishte, të cilat u janë kthyer pronarëve, por ata aktualisht s’i kanë vepruar. Mendojmë të rikthehen në lulishte këto troje dhe pronarët të kompensohen.

Dhe e fundit, por kryesore për nga rëndësia, fondet e ndryshojnë situatën. Pa investim nuk ka gjelbërim të bollshëm e të mbrojtur..

Në mbyllje dëshiroj të përmend një skenë: Ndërsa përgjegjësi dhe punëtorët e gjelbërimit ishin duke mbjellë pemë në një nga rrugët e qytetit,

U avit atje një veteran:

- Kot që i mbillni, - turfulloi ai, - në rrugën prapa NPV-së i kanë thyer të gjitha.

- Si? – pyeti përgjegjësi i shqetësuar, teksa flokët po i ngriheshin përpjetë.

- Po,po – vazhdoi i moshuari. – Unë kalova andej rastësisht dhe para meje ecte një djalosh rreth të 25 – ve, i cili theu një fidan të porsambjellë. ‘Të lutem, - i thashë, - mos e këput. Ajo pemë e re s’të dëmton,por do të vlejë shumë pas ca vitesh. “Ik,mor xhajë! – më tha. – Shiko punën tënde dhe për këto vjet që të kanë mbetur!

Gjelbërimi është shëndet, bukuri. Pranë tij njeriu ndihet shpirtërisht i qetë, frymëzohet, mbushet me aromë,ngopet me oksigjen.Kur ka gjelbërim, ka më pak pluhur, më pak gazra, më pak zhurmë, më pak mikrobe. Atëherë dhe vera është më e freskët, dimri më i butë dhe radiacioni diellor më i ulët.

Ndaj më mbeti si tingull i këputur lutja e atij të moshuari:”Të lutem,mos e këput! (Një thirrje për të krijuar dhe mbrojtur të bukurën)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:56 pm

“PEGASI” PËR SHËN VALENTININ



DITA E TË DASHURUARVE

skicë

Nga Valbona Berberi

Qyteti ynë na servir një pamje krejt tjetër këtë fundjave të kuqe. S’është fjala për ngjyrën karakteristike të ndonjë “ideje”, por për ngjyrën simbol të dashurisë.

Trokitjet e ëmbla të puthjeve pranverore do ta ngrohin këtë muaj të akullt.

Dielli i dashurisë si kurrë ndonjëherë ndriçon këtë 14 Shkurt.

Buqeta të mëdha përqafimesh do të shpërndahen nga të gjitha grupmoshat. Historia e Shën Valentinit është tragjike, por sakrifikimi për këtë ndjenjë hyjnore justifikon çdo qenie humane. Dita e dashurisë fton në gjirin e saj të ngrohtë për të na dhënë sadopak mirësi, dlirësi, tolerancë, mirëkuptim. Aroma e kësaj luleje çudibërëse është përhapur dhe në qytetin tonë të lashtë dhe të etur për ngrohtësi jetëdhënëse.

Rinia, katalizatori i jetës shqiptare, ka muaj që ka filluar përgatitjet për festën e veçantë.

Të dashuruarit, të ndrydhur paksa dhe nga opinioni, fshihen pas maskës së gënjeshtërt të shoqërisë. Shumë të tjerëve u duhet që këtë festë “zemre” ta ndajnë me telefonin, mik i ngushtë i lidhësisë së zemrave, që i di sekretet dashurore.

Për më të privilegjuarit një darkë romantike nën dritën e qirinjve do të shoqëronte surprizën e radhës. Të tjerët që akoma nuk e kanë gjetur “shpirtin binjak” i lëmë të ngushëllohen nën shoqërimin e Shën Faustinit, dita e të vetmuarve me urimin që Shën Valentini tjetër t’i gjejë “çift”… Si ky Shën Valentin le të jenë të gjitha ditët e vitit, sepse jeta është e shkurtër dhe prandaj jetojeni me dashuri!

*





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 EmptySun Jan 11, 2009 3:56 pm

INFORMIME



KONTAKTE PËR LETËRSISË DHE IMPULSIM TALENTESH

Kryesia e Lidhjes së Krijuesve organizoi një takim për problemet e Letërsisë në Libohovë me Drejtoritë e shkollave të mesme dhe 8-vjeçare zotërinjtë Zaim Hysa dhe Bajram Avdia. Të dy palët bënë një ekspoze letrare dhe hodhën “piketat” për organizimin e veprimtarive të përbashkëta në jetën letrare. Kryetari i Lidhjes z. Kristaq Shabani, poeti Jorgo Telo dhe piktori përmetar Andrea Tane patën kontakte pune me anëtarë të rrethit letrar, kryeredaktoren e gazetës së shkollës së mesme “Vizion”, mësuesit e letërsisë të dy shkollave e tjerë.

Kryetari i Lidhjes pati dhe një bisedë për problemet e Letërsisë edhe me Kryetarin e Bashkisë Libohovë z. Vladimir Hide.

Valbona Berberi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 17Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 11 ... 17  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: