Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 11 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:35 pm

HUMORI QYTETAR ËSHTË PJESË E FISNIKËRISË NJERËZORE

Dino Çiço

Veprat e tij të përgatitura për botim:

1.“Është gomar vërtet gomari?!…”fabula 2. “Kam dajko kalin”, fabula 3.”Vdekja e shqiponjës” vëllim poetik 4. “O njerëz , ju dua…” vëllim poetik 5. “Pallat dhe ndërtesa”, fabul 6. “Dhelpra avokate” fabul 7. “Ariu I polit në Afrikë” fabul për fëmijë. 8. “Madhështia e popullit në vargje, këngë dhe vaje”, studim. Ai ka strukturuar : 1.“Dritë në rrugën pa drita”, novelë 2.”Hapa në të njëjtën rrugë”, novelë. 3. “Vrasja në rrugën Bardhyl”, roman.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:35 pm

Portret i gurtë



Themelet e gurta futen thellë

si metastaza në shkëmbinj guri.

Kështjellë e gurtë ngjason me një vaporr

prej guri,

Shtëpitë e gurta qëndrojnë rreptë,…

Mbi kokat e tyre të gurta

Catitë e gurta janë si përkrenare prej guri,…

Në kalldrëmet e gurta

Hapat e gurta gricin reë e gurtë.

Në shkallat e gurta këpucët e gurta

Lënë gjurmë të gurta.

Njerëz të gurtë gatuajnë mendime të gurtë.

Krijojnë karaktere të gurtë.

Gjithshka e gurtë!

Në kornizën e gurtë

Portreti i gurtë i qytetit tim të gurtë…

Buzëqesh në mënyrë të gurtë.

Këtu,

Dhe vetë çudia është e gurtë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:35 pm

TREMBËDHJETË BILBILENJTË



O moj borë, o shkurt i rëndë,

Mblodhe djemtë të gjithë në këngë,

Në ato këngë trimërie,

U sollën si u kish hije,

Të gjithë djem Labërie.

Kokën lart, ballin larë,

e panë vdekjen krenarë

Pritën vdekjen me përçmim,

Secili më shumë se trim.

Degët e rrapit shekullor

Si do mbajnë ata dëshmorë

Një nga një zgjedhur me dorë!

Secili shtat bajrak,

Sorqerdhër pa zor në bark!

Rrapi i madh i janiniotë

Nuk besoj që t’I mbash dot,

Trembëdhjetë ashtu siç janë,

Trembëdhjetë male viganë,

Se dhe dheu do të ulet,

Zemra e tokës do të shkulet.

“Ngrehu, Bilbil, të hedh litarë!”

“Prit, Vezir, të pi cigarë

se nuk jam çanak me dhallë,

po jam bilbili me pallë!”

“Prit, Vezir, të krihem pak,

se e kam dhe për merak!”

“Prit, të dredh këta mustak’.”

“Prit, Vezir,halldup I Konjës,

Të hedh shishen e kolonjës!”

“Prit, Vezir, më sill një dyjare,

të dëgjojnë ato male,

të binden që s’kemi halle.”

“Prit, Vezir, të sos një valle!”

“Prit ,Vezir, këngën t’ia nis,

të mbajnë iso të shtëpisë,

nënat lule të Labërisë!”

“Prit, Vezir, më jep barot

që ta kem në atë botë,

se s’e jap xhanin dot!”

“Prit që sharkun ta bëj palë,

se në mal e kam një djalë,

Ai hakun do të ma marrë!”

“Prit, Vezir,këtë llabane

Të ma nisni në stane

Se mbron djemtë në tufane!”

“Prit, Vezir, më sill pak vaj,

që armët gati t’I mbaj,

do t’ia nisim paskëtaj!”

“Prit, Vezir,Flamur sille

që në gjunjë atij t’I bie,

Shqipja Shqipes I ka hije!”



Trembëdhjetë Bilbilenjtë

Vanë në litar vetë.

Shqipja nga flamuri foli:

“Hej, Janinë t’u çmend Gjoli!”

Rrapi I rëndë degë-degë

U vesh krejt nga rrufetë,

Buzagaz të trembëdhjetë…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:36 pm

DY BUZË TË GJAKTA



I dua buzët e gjakta ,

Si vampir nektarin e jetës të thith,

shpirti të freskohet

si freskon gjithçka anë e kënd…

I dua buzët e gjakta të vërtetën,

s’I ndërroj me asgjë,

në botë e në kohë.

Ato qëndisin gjithë jetën

dhe shpirtin ma qëndisin

si një cohë,

I dua buzët e gjakta,

Sa I dua!!

Shikoj,….

Mijëra ylberë I ngajnë

Gurgullimës

që bie përroi

zbret nga mali kthehet

det i gjerë…

I dua buzët e gjakta,

më tronditin thellë

siç trondit tokën tërmeti

dhjetë ballë.

Gjuha prej tyre ç’vendim

do të nxjerrë “dy fjalë”: “Të dua, do t’I nxjerrë vallë?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:36 pm

PO TË DUA!

Ajo vajzë aq e sertë,

Sytë e saj njëqind agime,

“Të dua!” foli lehtë…

Eh, kishte brenda kjo përgjigje!…

Borë e shkrirë në mes dimri,

Gurgullima e ujëvarës,

Kohë bilbilash, vlagu dehës,

Që nxjerr toka nga Ugarët!

Në shtat gërma Galaktike

U bë imja menjëherë,

Vezulluan mijëra diej,

“Të dua!” kur the prerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:36 pm

LOZ DHE DUA

Aroma lulesh

Pranvere,

Që të çmend…

Është më e pakta

ç’lëshojnë

flokët e tua;

Bilbilat

S’maten me zërin tënd,

Të vdes

Mes flokësh…

Në timrin e zërit:

Lus dhe dua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:38 pm



Mendoj që edhe guri është inteligjent, sepse me një çekan të vogël e bën edhe gurin mur,dhe gurin kalldrëm, edhe monument, edhe bazoreliev…





Zgjim i një vlere të re në trevën jugore



INTERVISTË



Korrespodentja e “Pegasi”-t:

“Si trokiti talenti te ju?”

Z.Dino Çiço:

“Talenti më diktoi mua. Trokiti në vitin 1963. Shkrimi im i parë pa dritën e botimit në gazetën “Luftëtari”, pastaj vijoi në gazetën “Mësuesi”, revistën “Shqiptaria e re”. Humorin e prezantova te revista humoristiko-letrare “Hosteni” duke botuar “Unë, Safeti dhe Selimi”. Përveç poezisë, iu përkushtova qysh atëherë edhe fabules, por fabula ta çonte kokën në “gijotinë”, ndaj shkrova heshtas… Kuptova që duhej t’i shkoja për shtat kohës dhe rregullave të saj të ngurta… Pra, me zgjuarsi i shpëtova persekutimit…”

“Pegasi”:

“Cilat ishin fillesat e lidhjes me Letërsinë?”

Z.Dino:

“Qysh i vogël rashë në “dashuri” me të…. Pra, ka qenë “dashnorja” ime e parë…(Qesh) Unë lexoja, vëzhgoja dhe biles shfaqja mendime si dhe bëja analiza dhe studime. Por, këto studime të miat kishin edhe “fryrje”, që unë vetë i diktoja, por i donte koha dhe i shkonin për shtat asaj. Shkrimtarët e asaj kohe, këtu në Gjirokastër ishin të paktë,që shquheshin , flas për të mirëfilltët dhe të talentuarit, sepse kishte dhe “shkrimtarë” të” përkëdhelur”. Nuk më pëlqenin shumë as ata që shkruanin për të rriturit edhe as ata të botës fëminore, Pra, s’kishin ndonjë shkëlqim të veçantë që t’i dallonte, paçka se i pomponin. Ata që shkruanin me përjashtim të rrallë kishin nivel mesatar në shkollim, të cilët merrnin edhe “lejë krijuese”! Talenti vjen shpejt që në moshë të re , siç i erdhi natyrshëm të madhin Kadare…

“Pegasi”:

“ Një fokusim i pëlqesës suaj apo një stacionim i dallueshëm?”

Z. Dino:

“Më ka pëlqyer gjithmonë Dritëroi, të cilin e kam lexuar dhe e lexoj , sepse ai filloi të niste “preludin” e lëvizjes së zjarrtë poetike dritoriane. Pra, startimi I talentit të Dritëroit fillon pikërisht në qytetin e gurtë dhe unë kam të drejtë ta quaj “poet I qytetit tim”. Kadareja është mjeshtër I figurës dhe një gjeni letrash I konturuar tashmë plotësisht. Kjo është e qartë për të gjithë dhe për qytetin tonë padyshim është krenari jo vetëm e botës shkrimore. Dalan Shapllo më ka pëlqyer shumë për disa tregime me stil të veçantë. Vedat Kokonën e quaj “linguist” të madh …

“Pegasi”:

“C’mund të na thoni për Eqrem Çabejin?

Z.Dino:

“Jam mjaft” i vogël të vlerësoj këtë figurë kaq të madhe…”

“Pegasi”:

Po në sfondin botëror?”

Z. Dino:

“Letërsia botërore më ka pëlqyer gjatë gjithë jetës. Në mënyrë të veçantë: Esenini, Bërns, Hajne, Mikeviçi, Çehovi, Cvajk, Hygo, Tolstoi, Dante Aligeri, Milton,Flober, Drajzer,Heminguej, Frojdi, Heminguej,Flober. Rilexoj Homerin, Aleksandër Dumasin (i Ati), Turgenievin,…

U rikthehem disa herë vepravetë mëdha: Biblës dhe Kuranit…”

“Pegasi”:

“U pëlqen muzika?”

Z. Dino:

“Më pëlqen opera klasike. Verdin e kam në zemër. Moxartin e kam në shpirt. S’ngopem duke dëgjuar këngët popullore.”

“Pegasi”:

“Ju pëlqen piktura?”

Z. Dino:

“Kam qejf të gjitha ngjyrat me dritë edhe sikur vepra të jetë fare e dobët artistikisht.”

“Pegasi”:

“Për skulpturën ç’mund të na thoni?”

Z. Dino:

“Më ka pëlqyer gjithmonë skulptura dhe në mënyrë të veçantë Muntaz Dhrami si dhe Stefan Papamihali, paçka se ka vepra të pakta, por të arrira. Ndërsa në pikturë nga gjirokastritët më ka lërë përshtypje piktori Jorgo Kokalani…”

“Pegasi”:

“Në lidhje me Universalen, shkëmbimin e vlerave krijuese ç’mund të na thoni?”

Z. Dino:

“Ne gjirokastritët gjithmonë kemi punuar për shkëmbimin universal të vlerave, për “bashkëjetesën kulturore”. Shkëmbimi i këtyre vlerave është bërë me theks se ne dimë të vlerësojmë të bukurën, atë që ka vlerë, kjo si rrjedhojë e kulturës sonë. Ky shkëmbim është bërë gjatë shekujve dhe Gjirokastra njihet për vlerat e saj. Kadareja i madh ka punuar për njohjen jo vetëm të Gjirokastrës, por edhe të Shqipërisë. Veprat e tij janë të njohura jo vetëm te fqinjët, por edhe në vendet e tjera. Grupimet e reja të krijuara si Lidhja e Krijuesve “Pegasi” i ka dhënë një shtytje të madhe njohjes dhe prezantimit të Letërsisë së mirtëfilltë me botimet e bëra në disa gjuhë të autorëve gjirokastritë. Është një punë me nerv, që e nesërmja do ta vlerësojë. Unë në këtë aspekt nuk dua të ndalem, por them se vlerësimi do të vijë. Qyteti ynë si dhe treva ka filluar një lëvizje të programuar dhe Letërsia po ecën në linja të reja. Duhet të shmanget zilia. Ata që punojnë dhe japin për Letërsinë duhet t’i nxitim dhe t’i impulsojmë. Unë them që mjaft autorë të “Pegasi”-t po njihen sot jo vetëm në vend, por edhe në botë si rrjedhojë e lidhjeve universale me simotrat në Itali, Greqi e tjera.”

“Pegasi”:

“C’mund të na thoni për inteligjencën?”

Z.Dino:

“Mendoj se edhe guri këtu është inteligjent, sepse me një çekan të vogël e bën edhe gurin mur, dhe gurin kalldrëm, edhe monument, edhe bazoreliev…

“Njëja” është më shumë se “asgjëja”. Dhe nga e keqja mëson shumë…. Doja të shtoja edhe atë përkufizim të saktë të Gëtes:”Edhe sikur Zoti të mos ekzistonte ne duhej patjetër ta krijonim atë…”

“Pegasi”

“Merrni pjesë në ndonjë Shoqatë, Lidhje?”

Z. Dino:

“Unë kam qenë një nga nismëtarët e parë të Shoqatës “Miqtë e Kadaresë”, por doja të thosha se Kadareja nuk mund të përvetësohet nga njëri e tjetri, pra është i papërvetësueshëm. Ai është admirueshëm nga të gjithë….”

Korrespodentja e “Pegasi”-t:

“Ku e ka burimin forca juaj?”

Z. Dino:

“Forca ime qëndron te tabani popullor…”

“Pegasi”:

“Ju falenderojmë që dhatë këto mendime për organin tonë letrar”.

Z. Dino:

“Edhe unë ju falenderoj per mirësjelljen tuaj, vlerësimin e bërë dhe për punën tuaj pasionante për të mirën e Letërsisë në botimin e organit letrar “Pegasi”, i cili tashmë po bëhet mjaft i njohur në rang vendi.”

Intervistoi: Mirela Dudi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:39 pm

HETJONA T. SHEHU

“Në krahë ëndërrimi” poezi







Shehu, Hetjona “Në krahë ëndërrimi” poezi dhe skica

“Poetesha fare e vogël”





ÇELSI I NJË PORTE TË VOGËL

Është lehtë të hapësh një “portë” të madhe, por është vështirë të çelësh një portë të vogël. Poezia tashmë është bërë e modës. Edhe në çast ëndërrimi, dëshire vrapohet në vargje edhe në rast tragjedish kështu ndodh. Këto ngjarje mund të përjetohen emocionalisht vetëm nëpërmjet vargjeve që thonë shumë. Pra, kudo “flitet” me gjuhën e vargut, por vargjet e “goditura” mbeten në mendje dhe realizojnë efektet e tyre që të rrokin nga emocionet. Në këtë libërth nuk flitet për lartësi poetike, por për aftësinë tronditëse, që sjell një emgjëll I vogël, kur shfaqet në një hapësirë qiellore, e cila shfaq vlerat e shpirtit të saj të brishtë që I pëlqen të këndojë me zërin e saj të vogël Atdheut, prindërve, mësuesve, gjuhësshqipe, pranverës, motrës, librit, lirisë, princeshës Argjiro, pëllumbave e tjera.

Çiltërsi e të kënduarit është interesant dhe njëkohësisht apel që tregoi një botë të pastër që I jep mesazhe. Ç’e bëjmë dhe si e përdorim këtë botë fëminore? E shpleksim , e prishim, e pleksim dhe e ngatërrojmë. Kryesorja është qëta ngrëmë , ta përsosim. Të nxitësh, kur duhet është art. T’I japësh impuls impulsit është diçka hujnore. Edhe nxitja ka dimensionet e saj. Në moshën e Hetjonës të kesh një vëllimth është e mundur dhe bëhet realitet. Pse? Ka diçka që të ngacmon. Le të jetë kjo një shtytje e mirë. Në këtë vëllim krahas rimimit ka edhe elemente të modernizmit. Ne përzgjodhëm “substancën” e këtij vëllimi dhe ia paraqesim lexuesit të vogël, por që kureshtia do të prekë edhe moshat më të mëdha.

Zëri Iivogël, kur është kumbues mbahet mend!

Kristaq F. Shabani

Gjirokastër, Shkurt 2003





KUSH?

Të ledhaton?

Të përqafon?

Të ëmbëlson?

Të këshillon?

Të gëzon? Kush?

Zëri I shpirtit

më fluturon tek zgjidh këtë “kush”.

Gjithë këto pyetje

në prani të Diellit, Yllit, Hënës…

Kush?

Fytyra, shpirti, zëri I NËNËS!



MOSHARRIM

Mësuese e dashur,

shumë të duam,

Nga mendja e vogël,

s’ke për t’u harruar!

Për ne je dritë,

ndriçim pa mbarim,

S’ka forcë qiellore

nga ne të të fik’!



ENIGMË E ZGJIDHUR

Kur isha e vogël,

dikush më ledhatonte,

më përqafonte dikush,…

S’kuptoja dot ç’ish?

Tani e zbërthej mirë të fshehtën time …

Enigma më zgjidhet para syve…

FAMILJA



Familja ime: Pasqyrë e jetës sime!

Familja ime: Dashuria ime!

Familja ime: Harmonia e ne të gjithëve!

Familja ime: Gëzimi i

i madh i fëmijve!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:39 pm

ZBUKURIMI I QYTETIT TIM

Pranvera erdhi me gëzim,

“Lulet” e pritën plot lulëzim,

Zogjtë “ aventurierë” me cicërim, …

Fëmijët me nostalgji këngën rinisin,

Pemët gjallërinë japin,

Qytetin e gurtë me ngjyra e qëndisin…



MBETET



Kjo fjalë dyrrokëshe

sa bukur tingëllon,

Zemrës sonë të vogël

dy nota të ëmbla i mbeten

në “pentagrame” përgjithmonë…



E MIRA IME



Me motrën

luaj, këndoj , mësoj…

Të fshehtat vetëm

asaj ia tregoj.

Është aq e zgjuar,

është aq e mirë…

Pak të rrëzohet

më dhemb në trupin tim.

Kukullën e dua me shpirt.



E DUA



Babit

I dashur me mua,

I ëmbël me mua,

I drejtë me mua…

Më dhuron dashuri,

vështrim të embël.

Më thotë “shpirt”,

më thotë “zemër”…

Gëzohet babi për rritjen time…

(Bashkë me nënën…)



?…



Është gjithshka:

Na mëson,

edukon,

na ndikon

të njohim botën…

Si një kopsht fëmijësh

me lulembushur gjelbëron.

Ne rritemi brenda tij

dhe ai merr frymë brenda nesh,

na gjelbëron dyfish…

(Libri)



1 QERSHOR

Lozim brenda gëzimit,

lozim brenda emocionit,

Tingëllim I afrimit

të 1 Qershorit!

Shokët e shoqet e mia

më duket sikur fluturojnë në qiell,

Ngjajnë me tufa zogjsh,

nisen për në Diell!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:39 pm

ZOG I BUKUR I CICËRIMIT



E bukur në zemrën tonë

papushin tingëllon,

Nëpërmjet saj njohim botën

që na rethon…

Kjo gjuha shqipe

porsi zog

na bëri ne të cicërojmë,

na mbledh të gjithëve tok…



PRINCESHA



Ishte krenare si shqiptare,

luftëtare,

guximtare,

Në dorë të armiqve s’re…

Shumë vjet ti luftove,

sa u shndërrua në gur atje…

Me ëndrrën tënde të madhe

Gjirokastrën e ‘liruan,

vimë të nderojmë si flamur ne!



NË KRAHË ËNDËRRIMI



Ëndërroj të bëhem poete

kënaqësi e dije njerëzve t’u përcjell…

Ëndërroj të bëhëm mësuese

vogëlushëve t’u mësoj gjuhën shqipe…

Ëndërroj të behem mjeke

të shëroj të sëmurët e Botës…

Ëndërroj të bëhem pilote

me sytë e mi të vrojtoj tokën…

Ëndërroj të bëhem zog

të fluturoj në qiellin e kaltër,

Njerëzve t’u dhuroj paqe.

Ëndërroj të bëhem magjistare

Botën ta bëj të pastër…

Ëndërroj të bëhem… ëndërroj…

Po vallë, ëndërrimi ku do të ndalet?



90 VJET



28.12.2002



Pavarësia: Ditë lumturie,

Pavarësia: E lirë mosha ime dhe e të gjithëve.

Pavarësia : Lumturia e përbashkët…

Anë e mbanë “lulet” festojnë si lulet,

Drejt të ardhmes fëmijët sulen!



GJIROKASTRËS



Qyteti I gurtë me njerëz të urtë.

Triumfon Gjallëria,

bukuria, magjia…., prefektja.

Dal e vrojtoj qytetin nga Kështjella.

Më shfaqet historia në bedena…

Fantazoj të nesërmen të bukur

si shpirti loz me notat e yjeve…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:40 pm

SHËRBIMI



Sa mall kam dhe sa dëshirë,

kur lexoj libra të mirë,

Ata mua më mësojnë,

më dhurojnë dituri,…

I lexoj plot kureshtje,

I lexoj plot gëzim

t’I shërbej Atdheut tim!



ATDHEMËMËDHE



Në shqip fjala “At”

bukur tingëllon…

Një perlë e vërtetë fjala

“Nënë” tregon…

Dhe fjalën “Mëmëdhe”

askush nuk ndërron,

Por edhe fjala “Atdhe”

askush e harron.



KEQTRAJTIM



Pse ndodh keqtrajtimi

me një fëmijë?

Edhe ai është njeri,

ashtu sikundër edhe ti.

Njeriu që keqtrajton

gabon,

sepse fëmija

është ai që të lulëzon,

kënaqësi të dhuron.

Njeriu që përdor keqtrajtimin,

pronë,

shumë pronë ka pragun e njeriut.



DRITË E YLL


I dashuri Atdheu im,


Sa mallë kam për ty,


Je Diell, je Hënë,


Të kam dritë në sy!



I dashur Atdheu im

je këngë që më gëzon,

Në mendjen me kujtime

Je yll që s’perëndon!



ME FJALËN KUJTOVA



Me fjalën e kujtova

“Ajrin”.

Me fjalën kujtova

“Tokën”.

Me fjalën kujtova

“Dheun”.

Me fjalën kujtova

“Erën”.

Me fjalën ju kujtova

“Ujin”.

Me fjalën kujtova

“Ilirinë”.

Me fjalën kujtova

“Mjegullën”.

I mblodha fjalët me mundim

dhe shkrova: Atdheu im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:40 pm

LETËRSIA ME FRYMËMARRJE NDRYSHE




PEGASI 12, 13



Organ i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA




NË VEND TË EDITORIALIT



“I CUNGUARI ME EMËR PRONOR”



nga Kristaq F. Shabani



I CUNGUARI ME EMËR PRONOR

Skicë

Ai tregoi me gisht… Natën e ngrictë ia prenë gishtin… Ai prapë kokëfortë tregon kryneneç me cung. E panë nga “Dritarja e Përgjimit”… Natën me pincë i shtrënguan cungun. Ulëriti tmerrësisht nga dhimbja… I thanë: “Do të ta presim cungun deri në rrëzë!…” Dhe i nxorën dhëmbët. U përbetua se s’do të drejtonte më Cungun…, se atij i interesonte të ishte “Cungu” dëshmitar i gishtit tregues të dorës.

Sa kthyen krahët “ATA”, prapë “CUNGU” në të tijën. Filloi të këndojë të pëlqyeshmen këngë të Cungut… Por, ia “fotografuan” tregimin cungut. I erdhën në mes të ditës me fotografinë, ku kishte dalë lakuriq “Llafazanëria CUNG”. Ata nxorën nga milli thikën lëshuese”xixash” ta prisnin në rrëzë Cungun, por “I MENÇURI” ngriti dorën dhe bëri shenjë: “Ç’merreni me Cungun? Cungu është “CUNG”!…”

Ata të pushtuar nga habia ngritën kokat dhe kuptuan kodimin.

“Zgjatu të shpëtosh Cungun!…”- dhe i hapën gojën… “Pronori” nxori gjuhën. Gjuha s’i ndjeu, në atë çast, përmasat e saj. Rrodhi gjak, që sa hap e mbyll sytë ngriu në ngjasim cungjesh të prerë, të vegjël, në fjalë të prera me tinguj të memectë… Gjithë CUNGJET e tjerë u lebetitën duke fshehur cungimet.

Kishte filluar tregimi nga gishti - cung te gjuha-cung…

Eh, tani artikulacioni, gjesti ishin shpëtimtar. S’kishte ende të cungëzuar TRURIN. Në atë çast iu kujtua një thënie lavdiplote: “Kot mos e nxirr shpatën ( gjuhën)!…”

Ata u larguan, duke i kujtuar se kishte ende dhe plotë pjesë të tjera të trupit ku mund të cungëzohej.

E ndiente se ishte i destinuar të kalonte në një proces të gjatë CUNGËZIMI dhe atehere PRONORI do të quhej padyshim “PRONORI CUNG”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:41 pm

SOMNAMBULIZMI ENERGJIK.



Si gjithë sonambulistët ngrihet nga gjumi dhe këndon këngën “Somnambulizmi”, të cilën e dëgjojnë të gjithë me përjashtim të “somnambulistëve”. Shoqëria shumë herë kthehet në “SOMNAMBULE”. Në momente të përgjumura shfaq akte somnambule, për të treguar se bën fjetjen e madhe, që i ngjan asaj kohe temperaturëultë, ku sythet përgatiten për shpërthime... Idolët, politikanët, kronikanët, zëdhënësit, qeveritarët, këshilltarët, konsulentët, gazetarucët: somnambul. Shërbyesit, erotikët: energjikë. Parlamentarët, tërfili, lule “Margarita”: somnambul. Gjembi, sfilatat: energjike. Partet, preparatet, ndarësitë, korrupsioni, pjesa e vjetër e Kohës: energjike... Lumi: somnambul. Energjia: energjike. Partitura, mëndjemadhësia, gjarpërizimi, eksplozicioni, cmira, kuskuta, vargëzimi pushtetor: energjike. Dinamika, axhenda, klisma, pikturimi, kronika, shfaqja, përkujtimi,vlerësimi: somnambul. Eliminimi fizik: energjik. Eliminimi mendor: energjik... Instiktet: somnambul...

Po e Ardhmja, Qiellorja energjike si duhet të jetë? Pa dyshim kërkohet të dalë nga somnambulizmi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:41 pm

MJERIMI I TË TJERËVE NË KËNETË: KOMEDIA E PASURIMIT





Thënia, që ndoshta të gjithëve na mund, më fanitet shpesh: “Sa pak dimë për njeriun që thithim me të në tokë ajrin!”

Pse Kolonel “Redel” punonte për të gjitha krahët? Formulonte të dhëna dhe të jepte përshtypjen se i mbronte këto të dhëna edhe nga ana tjetër e kthinës... Në fund, pas gjithë atyre dështimeve në operacione e vrasje njerëzish, Koloneli përfundoi në “krisje” revolveri dhe një “nekrologji” e shkurtër e eliminoi nga skena e “pasurimit”, paçka se të mjerët me humbjet e tyre i çoi në kënetën e “SAKRIFICËS”. A s’kemi dhe ne raste që pas vetëvrasjes është shfaqur “USHTARI I MIRË SHVEJK”? 40 vjet rrëzohen si karakatinë në 1ç10 esekondës! Fodullëku oborrtar nuk kursente mjerimin e të tjerëve, veçse kjo suitë mendjemadhe të jetonte në përrallë, kurse “mjeranët” në mjerimin që gatuanin vetë në magje lotimi... “Nesër ejani në bulevardin “Mbret” e “Princ”, “Konteshë” e “Dukeshë” se do hapet sipari i kënaqësisë: “Lufta me dema apo “Loja me Dema” të ushqyer mirë shfaqur vetëm në këto ditë argëtimi!...” Dhe Mjerimi del nga këneta dhe kënaqet me zbavitjen në “Bulevardet me emra të mëdhenj”... Pra kërkohet popull, kërkohet të vijë të zbavitet dhe “mjerimi”. Për disa orë të marrë pjesë në “gostinë” dhe “startimin e demave”. “Ejani të lozni me balona, të kërceni për herë të pestë me damat: kontesha, princesha, dukesha! Sot dhe vetëm sot janë kundër Shën Faustinit tuaj... Gëzojini me duart tuaja, shtrëngojuani belet hollakë... E dinë ato se ju në raste të tilla do të “bleni” fjalorin më elokuent, do të keni etikën më të gjetur... E dinë ato që para se të vini tek ato në këtë dancim “njëditor” do të “banjoseni” disa herë... Kini parasysh shprehjen : “Këto zonja “do të dyshojnë” se ju nuk vini nga “Mjeranët”, por jeni më të pasurit e Globit! Ndoshta ato do t’ju thonë dhe ndonjë rromuz dashurie. Mund t’ju kërkojnë edhe takim, ta bëjnë këtë për hobi se janë mërzitur me burrat e tyre të ngritur me “pompë” në maja të larta të pasurisë, kur para do kohësh ishin sekretarë partish, komisarë “drite”, në poste kyçe!... Ideologu tha : “Le ta lëmë përkohësisht pushtetin dhe pas do kohësh ne që i kemi ngritur të gjitha organizmat do të jemi mbi “kalin qimekuq”! Dhe ideja e tij e madhe sot ndriçon... Ia morën pronën shtetit. Shteti sakrifikoi se e brente ideja e shpleksjes. U ble prona e të gjithëve me ca “pak financë” dhe “katet” u mësuan me zotërinj që dje u flitej “shok, shoqe”. U shpërndanë ca “fletë” me portretin e Heroit Kombëtar, por masat e mëdha të sovranit popull mbetën të zhgënjyer në tejkulm!... Zhvlerësimi total... “Anglo-Adriatiku”, kompani e madhe që do të mbyste “mjerimin” hapi kapakun e mjerimit dhe fluturoi... Aksionerët e saj shtrëngojnë dhe ruajnë “relike” -dëshmi aksionere me firmime... Kohët e Paturp!... Sa hap e mbyll sytë u gdhinë milionerët e rinj që mbinë në një truall ku nuk mbollën farë, por u caktuan si me “dekretime” e urdhëra... Edhe mjeranët thithin ajrin e mjeranëve të djeshëm, të cilët u gdhinë me këmishë një ditë që u çvirgjëruan nga mjerimtarizmi i tyre dhe i humbjes së parimit torturues: “Prona e të gjithëve dhe prona e askujt”... Pompimi dhe kapardisja sillet në një truall të brishtë monetar, ku njerëzit e mbetur të thjeshtë në përzgjedhjen kapitale dhe që morën letër (pa) vlerë dëgjojnë “ofertat e ndryshimit”, “raportin mazhorancë-minorancë”, “oponencë” “monotorim”, “vjedhje”, korrupsion me aktorë tashmë të kullarosur, mbrojtës të vijës demokratike. Ata zihen e kacafyten sa të ndajnë zonat e influencës. “Ejani të shikoni, o mjeranë se ç’ndërtime të bukura janë bërë me ndihmë evropiane!... Ejani pishinosuni te hotelet “Ekstra ,” Antarkdita”, Azia” “MËKATI”, “DLIRËSIA”, “PALMAT E GJELBRA”, “MOLLA E GOLLSTRUORTHIT”, “Kopshti Eden”, “Sozia”, “Binjaku”, “DOBIÇI I ADAMIT”, “FARSA E ALEKSANDRISË” “Rënia e Kleopatrës” “Dyzimi”, “EROTIKA”, “Bamirësia e Humanit”, “Pritja e Qiellit” “Kryengritja e detit”, “PUSHËZIMI I ARIUT TË BARDHË”, “PELIKANËT DHE PULËBARDHAT”, “Dhelprat jo dinake”. Ejani se do të gjeni “lëmoshën” më të madhe të Shekullit të ri! Po erdhët, do të ndaheni nga mjerimi juaj për shumë çaste. Do të ngopeni me “Komedinë e Pasurimit” që nuk e shkroi dot asnjë komedian... Pronarët e vërtetë janë në një skutë dhe hartojnë peticiono-protesto-deklarata për kthim pronash të perënduara! Për ta s’dihet kur do të fillojë zgjimi. E ç’do prona ime tek ti? Mbretëron akti i dhurimit i detyruar! Koha shpleks dhe shkul flokët e saj në këtë komedi-tragjike...ku një “MJERAN” i djeshëm të tregon TAPITË E NJË PRONE TË RRËMBYER ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:41 pm

VARRI PA EMËR



Ishte dëshira …

Rituali: Mbjellje pemësh.

Vendi: Në thellësi pylli.

Emërtimi : Vend fatlum pa emër.

Thjeshtësia: Flet hapur, pa pompozitet.

Varri: nulla crux, nulla corona.

Shoqërizimi : I vetëm me shoqëri pemësh, degë kurorëgjera.

Mbishkrimi : Nuk gjendet asgjëkund i shkruar.

Gjetja: Hamendësia njerëzore, transmetim.

Historia: Njeri gjithëbotëror.

Mesazhi: Varr prekës i një njeriu që bëri epokë në letërsi dhe që zgjodhi me dëshirë një vend të bukur prekës duke folur në të gjitha gjuhët e botës.

Arkitektura: Natyrore me një krenari dehëse.

Jetëgjatësia: I barabartë me kohërat.

Pasuria financiare: E papërfillshme.

Pasuria shkrimore: E pamatshme.

Kush çon lule: Vetë pylli i bukur me pasurinë e tij të madhe, njerëzit e thjeshtë, njerëzit e letrave nga të gjithë bota dhe kohërat.

Pozicioni: I zgjuar...

Koncertojnë: Ansambli i Zogjve.

… vetë Leë Tolstoit.





Marrë nga Antologjia vetiake e autorit Kristaq F. Shabani

“Virtyti i gënjyer”gjashtëtip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:42 pm



“ KËNGA ART DHE HISTORI”

Në këtë botim të Rrustem Berishës, INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS, na ka sjellë punimet e publikuara dhe të papublikuara të tij brenda viteve 1987 – 1998.

Vepra përbëhet nga tri tërësi. Në të parën, bëhet fjalë për mërgimin e shqiptarëve, shpërnguljet e dhunshme, shërbimin e detyrueshëm në ushtritë e huaja që ishin plagët tona më të rënda. Këngët riflasin me aktualitetet e zhvillimeve historike duke i afruar ngjashmëritë dhe identitetin e tyre në periudhat e sundimeve dhe të pushtuesve.Në tërësinë e dytë, janë vlerësuar vepra që pasqyrojnë historinë e kësaj pjese të letërsisë. Tërësia e tretë ka për qëllim të theksojë dhe të shtojë nderimin ndaj atyre që interpretuan dhe rikrijuan këngën. Autori vlerëson se tërësia artistike e këngëve historike jep mundësi për hulumtime më të avancuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:42 pm

“SISTEME, STRUKTURA, RAPORTE”



Vepër etnolinguistike e Shefki Sejdiut vjen për të plotësuar atë pjesë të përfaqësimit të leksikut të shqipes në zonën ballkanike të leksikut roman. Përveç linguistikës, Profesor Sejdiu, do të vërë në shërbim edhe elemente të antropologjisë dhe të logjikës, ndërsa nga aspekti metodologjik do t’i mbetet besnik metodës deduktive.

Ai është studiues i diakronisë romane, ku shqpja zë vendin e merituar dhe komparativist në fushë të linguistikës, i cili i ka munguar shkollës shqiptare. Në veprën e tij shkencore reflektohet dendur linja shkollore dhe studimore e tij, për të mos thënë se ai ishte dhe mbeti përfaqësuesi tipik i këtyre zhvillimeve evro – amerikane në fushë të linguistikës, në qarqet arsimore dhe shkencore të gjuhësisë shqiptare.



Në emër të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” me qendër në Gjirokastër dhe me Degë në trevën Jugore të Shqipërisë dhe jashtë vendit, urojmë Lidhjen e Shkrimtarëve “PETRO MARKO” VLORË me rastin e pesë vjetorit të krijimit të saj.



Lidhja e shkrimtarëve “PETRO MARKO” Vlorë gjatë veprimtarisë së saj ka dhënë një kontribut të veçantë në qytetin e Vlorës dhe më gjerë në fushën e Letërsisë sonë, duke u bërë e njohur në opinionin letrar.

Mjaft vepra të shkrimtarëve të kësaj Lidhjeje, trajtojnë në substancën e tyre realitetin e sotëm të jetës shqiptare dhe japin mesazhe të mëdha për ecjen progresive të vendit.

Në të ardhmen, të dy organizmat e Shoqërisë civile, do të angazhohen për shkëmbim universal vlerash si brenda dhe jashtë vendit, duke organizuar veprimtari të përbashkëta në Vlorë e Gjirokastër, në Përmet e Tepelenë, në Delvinë dhe në Sarandë e tjerë. Komunitetet tona letrare duhet të shtojnë konkurrimin edhe jashtë vendit si dhe të organizojnë edhe simpoziume dhe veprimtari të përbashkëta, sidomos për letërsinë pas viteve ’90, sepse ne jemi krijesa të pluralizmit dhe pasqyrojmë efiçencën e mendimit të lirë dhe oponent. Njohja reciproke e veprave të krijuesve të dy Lidhjeve do të forcojë lidhësitë.

Suksese në veprimtaritë tuaja shkrimore!



Sekretari i Përgjithshëm Kryetari

Sazan Gjomema shkrimtar, përkthyes Kristaq F. Shabani shkrimtar, poet



Para disa kohësh Lidhja e Shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë zhvilloi promovimin e librit “ Më kërkoni atje ku s’jam” vëllim poetik i poetit Anastas Bita. Në këtë promovim morën pjesë shumë krijues. Paraqitja e veprës u realizua nga poetët Idajet Jahaj, Albert Abazi. Mori pjesë në promovim poeti FatosArapi, i cili, pasi falënderoi Lidhjen “Petro Marko”, vlerësoi veprën për lirizmin që e përshkon, për figuracionin dhe në veçanti vlerësoi mesazhet që jep. Sidomos i pëlqeu poezia që ka substancë misionin e poetit. Prof. Dokt. Bardhyl Gaçe dha mendim pozitiv për veprën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:43 pm

Sazan Gjomema është shquar në fushën e përkthimeve.Ai ka përkthyer në shqip shkrimtarë të kalibrit botëror si Ernest Heminguej, me të cilin është “dashuruar”; Agath Kristin e tjerë. Sazani vijon të përkthejë me pasion dhe transmeton te lexuesit “penelata” të gjalla të letërsisë botërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:43 pm

PROBLEMATIKË E DITËS





“Dekoracioni” i një shëtitore nën këndvështrimin e një biznesmeni pasionant

Duhet nisur çdo gjë me art nga kryesorja dhe mandej avancohet

Pse nuk merret mendimi i njeriut që interesohet për estetikën?!…

Para fillimit të një procesi, progresi të ndryshimit të mentalitetit të harmonizohet mendimi i specialistit dhe mendimi i komunitetit.

Pse gjatë projektimit dhe ndërtimit të objekteve,elementëve të infrastrukturës bimët dekorative shihen me syrin e “njerkës” ?

Nismat për të bukurën e marrin gjithmonë ata që u dhemb duke prezantuar variante.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:43 pm

Ç’KËRKON KY NJERI?


Nga Kristo Stoja





*

Ecim trotuarit kryesor të lagjes “18 Shtatori”këto ditë të zhegut përvëlues, duke u futur nga hija në hije. Dikush ha një akullore, dikush s’ngopet së piri ujë. Një plakë ka lagur një shami dhe e ka vënë në kokë. Pleqtë pa përjashtim kanë vënë borselinat. Vajzat, veç gjoksit dhe kurrizit jashtë, kanë ekspozuar qartazi barkun e këmbët. Një grua që bën erë me gazetë, thotë: “ Shyqyr që janë dhe këto pemët, se do të ishim pjekur në diell! Kur nevojiten më tepër, atëherë u dihet vlera.”

BAR - PIZZA

Vazhdojmë shëtitjen dhe një erë e lagësht aty – këtu na përkëdhel. Kënaqemi duke parë një lulishte para një lokali, na mbushin gjoksin me aromë lulet shumëngjyrëshe. Shatërvanet dhe pasqyrat ujore na ftojnë të lagim pak duart, faqet. Vetvetiu ke pranuar të ulesh dhe të pish diçka freskuese.



1. STACIONIMI I KËNDSHËM



Kemi qëndruar në njërin prej lokaleve anës këtij trotuari. Veranda dhe salla janë mbushur plot me klientë. Na bie në sy një gjelbërim i këndshëm, një ndërtim i bukur, i kombinuar përsosmërisht druri me gurin e mermerin. Midis brezit të gjelbër, hapin kurorat manjolat gjethendritshme dhe, po pranë tyre, disa ndriçues dekorativë që ia shtojnë më shumë vlerën këtij mjedisi. Një shatërvan i bardhë që e shpërndan ujin në disa “pjata” është vendosur si vepër arti mbi një pasqyrë ujore. Veç mbulesës karakteristike, këtu gjithçka është sistemuar bukur brenda dhe jashtë. Edhe pse kemi qëndruar gjatë, nuk të thotë “Ngrehu!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:44 pm

2. PËRVIJIM I NJË NXITJEJE



Kur e pyesim pronarin, Asim Peta, se sa ka investuar këtu, ai e anashkalon përgjigjen dhe të del në një kënd tjetër:

- Unë dëshiroj të bëjmë diçka të bukur qe t’i shërbejë qytetit. Kaq është pak. Ja, shiko sa bukur duket dhe lokali poshtë meje, me atë lulishte të qëndisur. Po kështu, lulishtja para Bankës Tregtare, një lulishte që po e bën z.Ylli Asllani para objektit të tij, etj. por ka plot dyqane dhe institucione që kanë vend si edhe ne, të cilët mund të përshtatin lulishte të bukura. Me pak investim, para njësive të tyre, mund të ndërtojnë diçka për zili.

Asimi, ky njeri i qetë dhe me vizion, matet të thotë diçka. E dëgjoj me kërshëri dhe interes.

- Mendoj se në këtë trotuar, por tani të them nga ana e rrugës, del diçka e bukur. Unë kam parë edhe jashtë shtetit, edhe në Tiranë që, buzë trotuareve, në kufi me rrugën, bëjnë breza të gjelbër. Do të ishtë një gjë me të vërtetë fantastike dhe funksionale që, prej stacionit urbanit(aty ku shiten gazetat) e deri te kryqëzimi para ish – NPV – së, të ndërtojmë një bordurë të gjelbër ku, brenda saj, të ngrihen pemët e rrugës dhe shtyllat e ndriçimit elektrik. Kuptohet që bordura do të ketë shkëputje, atje ku u takon vijave të bardha, pra që njerëzit do ta kenë të nevojshme të kalojnë në krahun tjetër të rrugës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:44 pm

3. PIKETIM PROJEKTI



Kur e pyesim për hollësira, Asimi është në gjendje të na sqarojë me detaje. Ai mendon se kjo bordurë mund të mbillet me ligustër ose pitospora. Për pemët e rrugës, biznesmeni në fjalë, mendon se ato egzistueset nuk janë të përshtatshme, pasi janë të ndryshme dhe me vlera të ulëta dekorative. Asimi shprehet se këtij brezi të gjelbër do t’i shkonte si pemë dekorative manjola, e cila, veç kurorës dhe gjetheve të ndritshme, ka lule të mëdha, të bukura dhe me aromë. “Do të më pëlqente që edhe ndriçuesit rrugorë të zëvendësohen me të tjerë, më dekorativë, më bashkëkohorë.”

Brezi i gjelbër, midis pemëve dhe shtyllave të ndriçimit, do të rriste vlerat estetike të trotuarit, do të shërbente si kufizues për kalimtarët, duke evituar edhe mundësinë e aksidenteve nga dalja në rrugë vend e pa vend e njerëzve në korsinë e makinave, do të ulte sasinë e pluhurit, do të pakësonte radiacionin, do të zbuste temperatutën…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:44 pm

4. ZGJIDHJE: KU MUND TË EKSPLOROHEN FONDET?



Është e qartë se, që t’i hysh kësaj pune kërkon prishje dhe fonde. Asimi thotë se do të prishet vetëm një shirit deri 40 cm i trotuarit. Para gërmimit, do të bashkëpunohet me TELECOM, KESH dhe Bashkinë, për të mos dëmtuar dhe për t’i zëvendësuar me të kohës çdo gjë që del e nevojshme. Kurse përsa u përket fondeve, biznesmeni pasionant mendon që kjo punë të me bashkërendim të kontributit të komunitetit,PNUD – it dhe bashkësisë. “Jam i sigurt që komuniteti do të ndihmojë, dikush me punë, dikush me lekë.” Fillimisht duhet bërë sensibilizimi , gjë të cilën ka si qëllim ky shkrim.

- Po për krahun tjetër të rrugës, – e pyesim, - ç’mendim keni?

- Le të bëjmë këtë fillimisht, - përgjigjet Asimi, - madje, edhe këtë, në disa faza. Pastaj oreksi vjen duke “ngrënë”.



Gjirokastër, 5 korrik 2003





“Metamorfoza e kohës”, roman nga Agron Shele



Pas një kalvari të gjatë, stërmundimesh dhe lodhjesh në botën shkrimore prozatori “starton” me romanin e tij të parë, I cili ka përjetime, dramacitet kohësh dhe përplasje mentalitetesh ndërmjet brezave. Është shumëe vështirë të transformohesh, të ndryshosh psikologjinë mendore dhe sociale.Personazhe të besueshëm,të skalitur me tiparet e tyre tipike. Berti kalon në proces martesor me Klarën,mësuese në profesion dhe lind fruti I dashurisë së tyre , e cila quhet me një emër të bukur, Marsela. Pra do kohësh Klara ka “lënë” një dashuri të parë me Kirin. Mjedisi përflet. Personazhet veprues ndeshen me këtë mjedis që mezi transformohet. Ndoh dhe e paprtiura e madhe Klara goditet nga një sëmundje e rëndë, që I sjell si pasojë vdekjen. Para largimit nga bota ritakohet me Kirin. Përjetime,dhimbje,lot,kthesa. Marsela rritet . Pas vdekjes së mamasë së saj shkëputen lidhjet me familjen e Klarës, por ngjarjet precipitojnë.Kujtime,rritje, dramadhe lidhësi. Romani I parë I Agron Sheles është premtues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:45 pm

“IMPULSE” , NOVELË

NGA DËSHIRA MEZINI

Botim i Lidhjes së KRIJUESVE “ Pegasi” ALBANIA me qendër në Gjirokastër



NOVELË E RRËFIMIT POETIK



Ishte miqësia e vjetër me autoren e librit që më prezantoi me dritëhijet, dashuritë, përjetimet, dhimbjet e jetës së personazheve Donietë, Adam, Shpend. Skalitja e tyre vjen te lexuesi nëpërmjet një poetike të shkëlqyer, të rrallëndeshur në prozën shqiptare, aq sa gati – gati, ndien se ke të bësh me një rrëfim të vërtetë poetik. Gjithçka jepet me metaforë, simbol, krahasim, epitet. Magjia e fjalës, e humorit që autorja përdor, gjithsesi funksional dhe të dhimbshëm njëherësh, burojnë nga dashuritë që s’mund të vdesin. Lajtmotivi “ Dashuri për Jetën” ndeshet deri në rreshtin e fundit të novelës. Përvëlimi i fjalës së pathënë e bën botën e heshur të Shpendit të ndriçojë…

“ Don jetë, don dashuri; o njeri, guxo t’i arrish për t’u ndier vetvetja.” Përballë vitales, dashurisë Donietë – Adam dhe Heshtje – Shpend, jo pa qëllim në vepër është vënë ajo që kurrsesi s’mund të quhet “dashuri”, banaliteti i njerëzve të pushtetit. Me ide të tilla si “Po kush e vë re këtë?” (është fjala për shpirtin e braktisur). “Po kujt i duhet kjo?” (për shpërfillje është fjala kësaj here). “Po zemra?” (që përbën ndoshta refrenin e ngjarjes), autorja jep brutaliten, barbarizmin, indiferencën dhe pse jo, një naivitet të skajshëm të mikrobotës që rrethon personazhet me një natyrë tejet të prekshme. A s’është miop e naiv ky mikrorruzull që personazhin Adam, që e ka krejt të shpallur brengën e dashurisë, e merr për një të dehur? Personazhi kryesor thërret në njëfarë mënyre:

“ Shpirti im do vetëm gëzim, dashuri dhe paqe”, por për fat të keq kjo i privohet, prezenca e një fundi të tmerrshëm, vdekjes, është më pak e dhimbshme se vetë jeta, e cila vazhdon, tmerri pa fund i personazheve të tjerë që mbeten gjallë.



Antoneta Mallta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 EmptySun Jan 11, 2009 3:45 pm

PROZË E POEZI





Petro DUDI



THONË



Thonë,

që trimat i merr plumbi në ballë;

Po pas shpine

Ç’i kanë ato plagë?!…



KOHËT ME MASKË



Vë maskë palaçua

e ne qeshim.

Vë maskë banditi;

O qajmë, o vdesim.

Kur kohët vënë maskë,

Ç’duhet të bëjmë?

Ç’duhet të presim?



IMITIM



Edhe qeni

me njeriun

në paqe do të rrojë.

Po i zoti i tij

kërkon ta kafshojë.







Agron Shele



Ëngjëjt aborgues



Demonët dhunues braktisën

perdet errrëtuese lëshuan poshtë këmbëve

dhe u zhdukën,humbën në vetveten e largët.

Qielli shndriti.

Ëngjëjt zbardhën zymtësinë hapësinore.

Mikluan shpirtrat e vdekur, të harruar.



Thundrat e çelikta të kuajve frelëshuar

zbuten egërsisht, s’harruan.

Mallkimin shpërndarë

në shtresa paqësore kërkuan.

Larg, shumë larg ndodhej krateri,

gjurmët përhumbnin tutje pështjellimeve.



TETOR

Mijëra gjethe të vrara prekin trotuarin.

Erëmarrëzia i shtyn ca më tej.

Harresa e largët ¨pret ndaj qytetit

të mund sa më tepër të rrëmbejë.

S’mbaron këtu mëkati i filluar,

zogjtë e fundit nga shtëpia zbon.



Kur mëngjesi shkopin e parë hedh,

lotvuajtjet jetime asfaltin miklojnë.

Era bredhacake sulet poshtë liqenit,

gjurmëkujtesat gërvish thonjzhveshur.



E nesërmja përcjellme”fshesën” ndër duar

ankthin e mbledhur nga shtresat e dyshuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 17Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 11 ... 17  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: