Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:01 pm

Pak histori për paraardhësit tanë të Çelaj



Që të jem më i kuptueshëm për ata që do ta lexojnë këtë libër dhe për pasardhësit e mi, e ndjej të nevojshme të ndalem shkurtas, duke bërë edhe ndonjë përsëritje për prejardhjen e familjes Çela me monografinë “Familja dhe fisi Çela ndër shekuj”. E bëj këtë, jo për të shtuar faqet, por thjesht e vetëm për të bërë lidhjen se nga e ka prejardhjen shenja ime e pastaj të vijoj, me sa mundem e me sa di unë të hedh në letër, diçka më tepër për babain dhe mëmën time (Selmanin e Medilenë), për dajot e mi, për vëllezërit e motrat si dhe për fëmijët, dhëndurrët, nipërit e mbesat e mia.



Familja Çela, duke e parë atë në të gjithë brezat që njihen, qysh me fillesat e saj të para; lidhet me fshatin Gusmar. Ajo ka qenë në përbërje të lagjes Pargjin që, ndër tre lagjet e fshatit, vlerësohet si lagjja më e vjetër e mbi të cilën është krijuar fshati Gusmar. Njohja jonë për hershmërinë e familjes Çela shkon deri 11 breza, duke filluar aty nga mezi i shekullit XVII. Deri në vitin 1944 familja nuk ka qenë e shkëputur nga fshati Gusmar. Madje edhe gjithë martesat i ka bërë thuajse në Gusmar si dhe në Kurvelesh, sidomos atë të Sipërm. Por nga ky vit, familja largohet nga Gusmari duke u vendosur në Lekël, më pas në Tepelenë e pastaj edhe në qytete të tjera të Shqipërisë e sidomos në Tiranë. Pavarësisht këtij largimi gjysmëshekullor, lidhjet shpirtërore të familjes Çela me vendlindjen e të parëve (fshatin e krahinën) janë të forta. Në katër brezat e parë të familjes që njihen, të dhënat janë tepër të kufizuara. Është e pranur nga të gjithë të moshuarit se përfaqësuesi më i hershëm i Çelaj është Çelua, apo sikurse ka ardhur deri në ditët tona Çelo Fusha. Dimë që Çelua ka patur djalë Hasanin dhe ky Memon. Për ta nuk dihet asgjë më tepër se sa emri. Ndërkohë, duke qenë se gati për dy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:01 pm

shekuj (deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore) mbiemri i familjes ka qënë ÇELI, mendohet se Hasani apo Memo Fusha kanë përdorur si mbiemër apo janë thirrur me emrin e Çelos, një traditë e njohur kjo në Kurvelesh e Labëri. Në këtë mënyrë mbiemri nga Fusha është transformuar në Çeli (Çela). Në Gusmar, deri nga fillimi i shekullit XX ka jetuar Tartan Fusha, i cili ka qenë me lidhje gjaku me familjen Çela, lidhje që ka mbërritur e gjallë deri te brezi im. Djali i vetëm i Tartanit kishte emrin dhe mbiemrin e të parit të familjes Çeli, atë të Çelo Fushës. Por Çelua vdiq në moshë të re e pa fëmijë duke bërë të shuhet mbiemri Fusha në Gusmar. Tre motrat e Çelos së ri u martuan dy në Kurvelesh (Gusmar e Nivicë përkatësisht në familjet Nreraj dhe Mickaj) dhe njëra në Zvërnec të Vlorës. Një tregues i lidhjeve të drejtpërdrejta mes brezave, sikurse ka qenë tradita, është edhe ripërtëritja e emrave të të parëve 2-3 apo më shumë breza më pas. Dhe nga ky kend, shjenja e babait tim, Selmanit është më karakteristikja në gjithë familjen e fisin e Çelaj. Kështu emri i Çelos së parë është ripërtërirë pas 7 brezash me Çelo Bame Çelin. Vet emri i babait tim, Selmanit, është ripërtëritje e emrit të babait të gjyshit të tij pas 3 brezash, Musait. Po kështu, pas 3 brezash djali i tretë i Selmanit, Musai, pagëzohet me emrin e Musa Selman Çelit të parë, sikurse djali tjetër i Bames, Feleku, përtërin emrin e gjyshit tonë Felek Musa Çelit. Kjo traditë në kohët tona ka ardhur duke u shuar. Dhe kjo gjykoj se vjen jo nga që brezat e rinj nuk respektojnë të parët e tyre, por kryesisht nga që emrat me origjinë turke apo osmane të të parëve nuk janë më në “modë” dhe po zëvendësohen me emra të hershëm ilirë e veçanërisht të krishterë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:02 pm

Njohja jonë për familjen Çela vjen duke u thelluar nga fillimi dhe gjysma e parë e shekullit XIX. Djali i Memos, Selmani, lindi tre fëmijë: Musain, Brahon dhe Nerzien. Vet Selmani, sikurse ruhej në kujtesën e të moshuarve në vitet ’30 të shekullit të XX, ka qenë jo vetëm luftëtar antiosman, por edhe një nga drejtuesit e çetës së Gusmarit në Kryengritjen antiosmane të vitit 1847. Të dhënat bëhen më të plota për fëmijët e tij. Brahua edhe pse u martua nuk lindi fëmijë dhe nuk dihet gjë për jetën e tij. Narzia u martua në fshatin Kuç, në familjen e Dene dhe lindi dy djem, Kapon dhe Bylyshin. Musai, djali i madh i Selmanit, lindur rreth vitit 1820, u martua në Gusmar me Pajame Gumenin. Musai nga karakteri ishte njeri tepër i rrëmbyer. Për këtë edhe nuk donin t’ja jepnin Pajamen për grua. Ndaj ai edhe e grabiti atë me forcë. Musaj ka qënë luftëtar antiosman. Madje ai kishte krijuar edhe një çetë që njihej me emrin e tij. Në krye të çetës së vogël të komitëve Musai ka kryer veprime që nga Qafa e Çajupit, ku edhe është plagosur rëndë (në një pritë që i bëri një koshadheje osmane) e deri në Kurvelesh e Lumë të Vlorës. Në vitin 1871, për shkak se kishte djegur në Follorinë dhe Voshtinë saraje të feudalëve turkoshakë, që kishin marrë pjesë në vrasjen e bashkëfshatarit Hasan Gjostojës në Postenan të Leskovikut (1831), i djegin shtëpinë duke hedhur në zjarr edhe djalin e vogël një vjeçar në djep, Hetemin. Atë e nxori nga flakët e shtëpisë që digjej bashkëfshatari Lulo Goro. Musaj vdiq në vitin 1908 në Gusmar. Për veprën e tij atdhetare e si luftëtar antiosman zuri vend edhe në këngët popullore labe:

Musa Selmani me halle,

E shkove jetën në male,

Nëpër borë e në tufane,

Për vatan e për liri,

S’doje fëmiëj, e shtëpi,

Në Voshtinë ti qëndrove,

Beun munafik sharrove,

Për Hasanin hakë more….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:02 pm

Musai lindi 6 djem: Memon, Avdylin, Kalon, Felekun, Arapin dhe Hetemin. Me përjashtim të Kalos, që u vra nga bashkëfshatari Muho Gjoka në grënjë e sipër, djemtë e tjerë të Musat ndoqën rrugën luftarake të të jatit. Avdyli duke refuzuar të shkonte nizam, në vitin 1879 shkon vullnetar në mbrojtje të Plavës e Gucisë nga synimet shoviniste të malazezve, duke u rreshtuar në çetën e kuçiotit Bido Gjoleka. Aty ai vritet në luftime më 5 janar 1880. Djali tjetër, Memua, i njohur si luftëtar antigrek, pasi kapet prej tyre, në fillim të viteve 1890 burgoset në Prevezë, ku edhe vdes nga torturat. Memua la një djalë, Nekinë, i cili gjithashtu, në vitin 1913, duke shkuar në ndihmë të Shupo Qënit nga Progonati që kërkohej për një vrasje (me të kishim miqësi familjare, djali i Musait, Feleku kishte gruan nga Qënajt) dhe po sulmohej nga një patrullë greke, kapet prej tyre dhe burgoset në Janinë, nga ku nuk u kthye më. Feleku dhe Arapi (ky i dyti dhe pse i sëmurë) morën pjesë në çetat atdhetare të fshatit Gusmar, në prag të shpalljes së Pavarësisë. Madje Arapi plagoset rëndë në luftime me forcat osmane në zonën e Manastirit të Cepos, në shtator 1911. Për të këndohet edhe këngë : “Arap leshëra gaboi / Në Cepo seç luftoi”. Për shkak të sëmundjes dhe rëndimit të gjendjes nga plaga e marrë në luftime ai çohet nga i vëllai, Feleku, në Janinë për mjekim, ku edhe vdes. Në çetën e fshatit në luftime kundër forcave andarte greke nga Nëntori i vitit 1912 morën pjesë si Feleku edhe Hetemi. Madje Feleku, sikurse kanë dhënë mendimet e tyre gusmaras të moshuar e që kanë luftuar me të, ka qënë ndër organizatorët e çetave në Gusmar. Hetemi, në luftimet me forcat andarte të Spiro Milos që zhvilloi çeta e Gusmarit në Vanovë të Pilurit më 1912 edhe plagoset.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:03 pm

Familja, si gjithë kurveleshasit, në korrik 1914 u shpërngul nga fshati për në rrethina të Vlorës. Për dy vjet ajo qëndroi në Beun të Cmokthinës (aty vdiq edhe Pajamja, e shoqja e Musait) nga ku u kthyen në fshat në vitin 1916. Çdo gjë ishte e shkatërruar dhe duhej ngritur nga e para. Feleku dhe Hetemi morën pjesë edhe në Luftën e Vlorës më 1920. Në çetën e Gusmarit, në mbështetje të Qeverisë së Fan Nolit më 1924, mori pjesë edhe djali i madh i Felekut, Selmani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:03 pm

Felek Çeli ishte njeri autoritar edhe në fshat e më gjerë.







Prindërit e autorit: Medileja dhe Selam Felek Çeli





Në kohën e përgatjes së Luftës së Vlorës, në shtëpi të tij erdhi Selam Musa Salaria “Heroi i Popullit”. Në odën e shtëpisë, për mbi tre orë, të dy, kokë më kokë, biseduan për paraqitjen e Gusmarit në Luftë. Gjatë kohës së regjimit të Zogut, Feleku ka bërë pjesë në kryepleqësinë e fshatit Gusmar dhe, bashkë me Magrip Banën, Lesko Gjonin, Neim Matën dhe Nure Qorrin ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemit të kullotave të fshatit, kur qeveria mbretërore kërkonte t’i shtetëzonte ato. Për dy vite ka qënë edhe kryeplak i fshatit.

Feleku u martua në Progonat me Nurihanen, nga dera e Qëne. Me të bëri 6 fëmijë (5 djem e një vajza): Selmanin, Xhaferin, Caushin, Ruzanën, Deliun dhe Agon. Në kohën e Luftës italo-greke (filluar më 28 tetor 1940), kur në fund të dhjetorit 1940 në fshat erdhi vija e frontit, familja u largua nga shtëpitë duke u vendosur në Shur të Gusmarit. Ishte një dimër shumë i ftohët, palca e dimërit, sikurse thuhej. Për më tepër familja e Felekut nuk kishte aty asnjë burrë veç grave dhe fëmijëve. Vetë Feleku, për arsye të moshës, por edhe për të mos lënë vetëm shtëpinë, qëndroi në fshat. Në Shur, për të vendosur familjen ndihmoi dajua im, Aqif Mata. Ai, me mundësit e kufizuara që kishim, ngriti një kasolle të vogël sa të futnim kokën për tu mbrojtur nga shiu e dëbora e shumtë. Vendi ku u ngrit kasollja ishte i pjerrët, në fund të një are në faqe mali. Ujët e shiut, me gjithë vijat e hapura anash kasolles, futej edhe brenda në kasolle. Dhe ne mundoheshim po me vija ta nxirrnim atë në krahun tjetër. Edhe pse mund të duket e pabesueshme, unë i kam përjetuar vetë ato kohë të vështira dhe i ruaj në kujtesë. Por edhe nga Shuri, në Janar 1941 familja u detyrua nga forcat greke të largohej. Më këmbë, gra e fëmijë, sikurse më kujtohet edhe mua (isha në atë kohë 7-8 vjeç) në kushtet e një dëbore dhe ere të acartë, duke udhëtuar më këmbë e nën shoqërimin e ushtarëve grekë familjet gusmariote mbërritën në Zhulat. Aty u vendosën nëpër shtëpi të boshatisura. Me një napolon floriri që u dha mëhallioti Muho Gjoka, familja bleu pak drithë për bukë të cilin po ai e bloi në një mulli të Zhulatit. Sikurse tregon Rakibeja, e shoqja e xhaxhait tim Xhaferit, ajo me disa gra të tjera gusmariote ka shkuar dy herë në Gusmar nga Zhulati për të marrë drith (elb i përzier me misër) që e kishin fshehur në Buza. Nga vuajtjet e luftës vdiqën katër fëmijë të vegjël të Çele. Feleku, duke qëndruar në fshat u plagos nga një predhë mortaje, çka rëndoi së tepërmi gjendjen e tij shëndetësore. Familja u kthye po më këmbë në Gusmar vetëm në Prill 1941, pasi kapitulloi Greqia në rezultat të sulmit gjerman në fillim të prillit. Shtëpitë e Felekut ishin dëmtuar rendë, pasi kati i parë u përdor nga ushtria greke si stallë kuajsh. Pasi familja u kthye në fshat vdiqën Feleku i plagosur si dhe Nurihania. Po kështu vdiq në Vlorë dhëndërri i Felekut, Shate Mata (i shoqi i hallë Ruzanës).

Miku i familje së Çelaj, Shefqet Peçi, në kujtim e nderim të jetës e veprës së Felekut, thuri një këngë e cila këndohej deri vonë në fejesa, dasma e festa familjare e të fshatit Gusmar.

Filloj lufta me furi,

Me grek e me Itali,

Gusmari një copë gropë,

Shtëpit e Çele karshi.

Ç’u vra i zoti në portë,

Mu në dark’ e në qini,

Felek Çeli që s’kish shokë

Thosh fjalën e s’bënej dy,

Nusetë seç i mbëlodhi,

dhe u la një porosi,

Të mbani vëllezëri….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:03 pm

Si gjithë gusmariotët edhe familja e Çelaj e priti me indinjatë pushtimin fashist italian të Shqipërisë. Djali i vogël i Felekut, Agua, shkoi në Vlorë dhe mori pjesë në luftime për thyerjen e zbarkimit italian në gjiun e Vlorës. Për bindjet e tij antifashite dhe i tërhequr nga Grupi Komunist i Shkodrës nëpërmjet Myzafer Asqeriut në idetë komuniste, për veprimtari antifashiste e për t’i shpëtuar arrestimit, arratiset nga ushtria në natën e viti të ri 1940-1941 duke dalë në Kosovë, Serbi e Greqi nga ku kthehet në Gusht 1941. Merr lidhje me grupin komunist që vepronte në Vlorë dhe ngarkohet prej tij të organizojë qëndresën antifashite në Kurveleshin e Sipërm. Në fund të dhjetorit 1941 shpërndan traktet e para antifashiste në K. Sipërm. Në fillim të shkurtit 1942 lidhet me Mustafa Matohitin duke u bërë shok i pandarë idesh e lufte me të. Më 13 shkurt 1942 organizon në shtëpinë e tij mbledhjen për krijimin e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të fshatit. I deleguar ishte Mustafa Matohiti. Në përbërje të Këshillit më pas u fut edhe Selman Çeli. Në këtë mbledhje krijohet edhe grupi i armatosur i fshatit me përgjejgës Ago Çelin dhe ndihmës Murat Bardhin. Agua ishte ndër 8 luftëtarët e parë që krijuan Çetën e Parë Partizane të Kurveleshit, më 1 Prill 1942, në majën e malit të Shake në Gusmar, anëtar i celulës së parë komuniste të Kurveleshit (maj 1942), komandant e komisar i çetës partizane “Avni Rustemi” të Kurveleshit të Sipërm nga dhjetori 1942 dhe nga tetori 1943 komisar i batalionit partizan “Asim Zeneli” deri sa plagoset në luftime me forcat germane në Kosinë të Përmetit. Në rezultat të një goditje nga një predhë autoblinde gjermane në krah, i pritet krahu dhe mbetet invalid i luftës. U zgjodh delegat në Kongresin Antifashist Nacionalçlirimtar të Përmetit (24 maj 1944) i cili e zgjedh anëtar të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë.

Shtëpia dhe stani i bagëtive të Çele u kthye në bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtarenë Kurvelesh. Të gjithë djemtë e Felekut (Selmani, Xhaferi, Caushi dhe Deliu), morën pjesë në luftime të çetës vullnetare territoriale të fshatit. Nga fshati Gusmar pati vetëm 2 të internuar dhe këta ishin pjesëtarë të familjes së Çelaj, Xhafer Felek Çeli në Porto Romano dhe Bame Selman Çeli në kampet e përqëndrimit në Gjermani. Fatmirësisht të dy u kthyen gjallë pranë familjes. Në operacionin e fashistëve italianë të prillit 1943 në Kurvelesh, me një plan të kurdisur mire, u dogjën shtëpitë e Çelaj në Gusmar dhe në të njëjtën ditë, nga forca ushtarake italiane të shkuar posaçërisht, u morën edhe bagëtia nga zona e Kovaçit (mbi fshatin Lekël), ku ishin në kullota dimërore, si dhe Xhaferi (gjendej rastësisht në stan, duke ardhur për në Gusmar nga Berati) dhe Bamja. Ndërsa bagëtia e përgjysmuar dhe Bamja u lanë të lirë pas 10 ditësh, Xhaferi internohet në Porto Romano, nga del pas shfrytëzimit të lidhjeve miqësore të hershme të tij. Në mbështetje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare një ndihmë të posaçme kanë dhënë edhe gratë e familjes Çela. Ato (Medileja, Rakibeja, Nakua, Rehua dhe Ruzana), jo vetëm kanë pritur e përcjellë ilegalë, kanë përgatitur ushqime e veshmbathje për ta, por edhe kanë bërë roje në shtëpi e stan, kanë kryer edhe detyrën e korrieres. Sikurse kujton Agua, Rakibeja dhe Rehua e kanë ndihmuar atë në transportimin e armëve nga njeri vend i fshehtë në tjetrin. Ëmta, Rehua (e shoqja e Deliut) i çoi haberin (në stanin e Çelaj, ku çeta partizane ishte strehuar pas aksionit në Nivicë) Mustafa Matohitit për vrasjen në këtë aksion të Dalip Tares, pjesëtar i çetës partizane. Ndërkohë Ruzana ishte anëtare e Kryesisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:04 pm

së organizatës së Grave të Gusmarit, delegate në Konferencën e gruas të qarkut të Gjirokastrës. Medileja, sikurse theksohet në Historikun e fshatit Gusmar, ka qenë aktiviste e dalluar e kësaj organizate. Për kontributin e dhënë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ato të dyja edhe janë dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Për kontributin e dhënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, shtëpia dhe stani i Çelaj u shpallën “Baza të LANÇ” në Kurvelesh. Sikurse thoshte Zagoll Shehu, një veteran i LANÇ nga Bënça e Tepelenës, në Çelaj edhe qentë e stanit kanë qenë në shërbim të LNÇ. Në sheshin para shtëpisë së Felekut u ngrit edhe një lapidar në përkujtim të këtij kontributi. Gjithashtu, për kontributin e tij në Luftë, Ago Çelit iu dha titulli i nderit nga Këshilli Komunës së Gusmarit “Krenaria e Kurveleshit (2002) dhe nga Këshilli Qarkut Gjirokastër “Nderi i Qarkut” (2003). Me vendim të Këshillit të bashkisë të qytetit të Tepelenës, po në këtë kohë një rruge në Tepelenë që të çon në shtëpitë e familjes Çeli, ju vu emri “Ago Çeli”. Gjithashtu titulli “Nderi i Qarkut” të Gjirokastrës në vitin 2007, për kontribut në fushën atdhetare gjatë karierës ushtarake si dhe për ruajtjen e trasmetimin e vlerave kulturore e tadhetare të Labërisë, ju dha Xhemil Xhafer Çelit. Po kështu, Xhemilit, nga shoqata “Labëria, Sekretar i Përgjithshëm i së cilës është që nga Kuvendi themelues i saj, iu dha titulli i lartë- “Personalitet i shquar i Labërisë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:04 pm

Familja e Çela, fizikisht u shkëput nga fshati Gusmar thuajse që pas operacionit gjerman të dimërit 1943-1944. Ajo, për disa muaj, u vendos në Lekël e pastaj një pjesë në Tepelenë (Selmani), një pjesë tjetër në Ormëne (pranë Shkallës së Zezë -Xhafua), ku mori edhe tokë nga reforma agrare dhe pjesa tjetër (Caushi me Deliun dhe me familjet e tyre) e vendos në Mihallaq, në Jug të fshatit Hormove, ku mbanin për dimërim bagëtinë. Në vitin 1949, familja për 6 muaj, u vendos në Fier nga ku u kthye në Tepelenë, ku kishin blerë truall dhe ndërtuar edhe shtëpi. Në vitin 1958 Caushi me familje si dhe Ruzana u vendosën në Levan të Fierit, në fermën Bujqësore Shtetërore “Çlirimi”. Djemtë e Ruzanës, Telhai dhe Myslimi, vijojnë të jetojnë në Levan. Në Tepelenë vijojnë të jetojnë familjet e fëmijëve të Selmanit (Bames, Isufit, Musait, Latifit dhe Dallandyshes, ndërkohë që Shamja është vendosur në Tiranë), si dhe djemtë e Deliut, Surjani dhe Ismeti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:04 pm

Në Tiranë është krijuar një ngulim i madh i familjes Çela duke filluar me Agon e dy djemtë e tij Maksimin e Petritin; e shoqja e Xhaferit (Rakibeja) me dy djemtë e saj Xhemilin e Besnikun; djemtë e Caushit - Abazi, Dauti dhe Karemani; djemtë e Deliut Memua -dhe Kastrioti. Aty jetojnë edhe shumë vajza e mbesat të Çelaj me familjet e tyre.

Emigracioni në vitet e tranzicionit ka përfshirë edhe famijen Çela. Fillimisht, që nga vitit 1991 emigruan djem, madje edhe të mitur dhe më pas edhe familje. Në Greqi, nga brezi im jeton vajza e vogël e Caushit, Hasimeja me të shoqin e fëmijët sikurse vajza e madhe, Violeta, familjarisht jeton në SHBA apo djali i vogël i tij, Sokoli, është vendosur në Francë. Gjithashtu nipër e mbesa të shumtë të familjes Çela, edhe familjarisht, jetojnë në shtete të ndryshme duke filluar nga Greqia, Italia e deri në SHBA. Është një kënaqësi e madhe të evidentosh faktin se në gjithë këtë periudhë, gati 20 vjeçare të emigracionit, në fëmijët, nipërit e mbesat e Çele nuk kemi asnjë rast fatkeqësie apo dënimesh nga ligjet në shtetet ku gjenden. Ata, në vijim të nderit, të dinjitetit të të parëve të tyre që u përkasin, jetojnë me ndershmëri e me djersën e ballit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:05 pm

Prindërit e mi, Selmani dhe Medileja



Babai im, Selmani, djali i madh i Felekut, lindi në vitin 1895, në Gusmar të Kurveleshit. U rrit në Gusmar pranë familjes duke u marrë fillimisht me blegtori e bujqësi. Autodidakt. Merr pjesë me armë në dorë në Luftën e Vlorës më 1920 kundër pushtuesve italianë, si dhe në përkrahje të Qeverisë së Fan Nolit më 1924, në përbërje të çetës së fshatit. Në vitet ‘30-të të shekullit të XX u muarr me punësi administratiive në Vlorë. Në prag të pushtimit të vendit nga Italia fashiste, në vitin 1939, kthehet në vendlindje. Lidhet me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare që nga fillesat e saj. Anëtar i këshillit Antifashiste Nacionalçlirimtare të fshatit, këshill që u krijua në shtëpinë e tij në shkurt 1942. Mori pjesë me armë në dorë kundër pushtuesve nazifashistë italianë e gjermanë duke u radhitur në çetën vullnetare territoriale të fshatit Gusmar. Për pjesëmarrje aktive dhe të herëshme në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë me medaljet e Kujtimit, të Trimërisë dhe të Çlirimit. Pas çlirimit të vendit vendoset familjarisht në qytetin e Tepelenës, duke hapur fillimisht një dyqan mishi dhe më pas si nëpunës i Botores, deri sa doli në pension.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:05 pm

Babai ishte njeri autoritar duke marrë shumë nga figura e të jatit, Felekut. Kishte shkallë të gjerë njohjeje dhe i zinte vend fjala. Mendimet i shprehte vrullshëm, me zë të lartë dhe në një farë mënyre edhe imponuese për bashkëbiseduesin. Edhe pamja e jashtme, një turp i bëshëm, me barkun disi të dalë përpara, me një fytyrë të mbushur dhe me mustaqe të plota e pak me bisht të përdredhur anash si dhe flokët e rënë, sikur i jepnin një farë epërsie në të parë, kur rrinte me të tjerët moshatarë, apo edhe më të vjetër. Dhe bëhej më imponues kur mbante në kokë kapelen kozake ruse edhe në behar, dhuratë që ia pruri i nipi, Xhemili, nga Moska në vitin 1960.

Tek ne fëmijët, nipërit e mbesat, si edhe në shoqëri, gëzonte jo vetëm autoritet, por edhe respekt. Me mua, babai ka qenë i ashpër, por them me bindje se ka qenë edhe i tepër i drejtë. Unë nga natyra kam qënë disi i lëvizëshëm, në ndonjë rast flisja më shumë nga ç’duhet, pse jo, kryeja edhe ndonjë veprim të pamatur për moshën e formimin. Të mos harrojmë se unë, krahas karakterit tim disi liberal për kohën, kisha parë edhe si të thuash “botë me sy”, kisha qenë për studime jashtë shtetit. Pra kërkoja edhe një jetë më të qytetëruar, më liberale. Por babai, ndoshta edhe për këtë, për të mos më lënë të “dalldisem”, më rrinte me “thupër veshëve”. Unë mendoja dhe luftoja të jetoja kohën time. Por edhe babai, edhe pse i përkiste një kohe dhe moshe tjetër, dinte ta peshonte kohën e re dhe të mos na lejonte të ngjitnim shkallët nga dy e tre, të mos lajthiteshim në jetë, të mos thyenim qafën. Jo aq, kur isha fëmijë apo i ri, por sidomos, kur u bëra prind dhe tani që jam bërë edhe gjysh, kuptoja e kuptoj jo vetëm shqetsimin e tij të natyrshëm, por edhe qëndrimin e prerë që ai mbante, kur unë apo edhe të tjerë fëmijë, nipër e mbesa të tij, shkelnin në dërrasë të kalbur. Qëndrimi i tij ndaj meje ka qenë një mësim që më ka bërë të përmbahem, të jem më i vëmendshëm, më i suksesshëm në jetë. Është pak të thuash e të përsëritësh fjalën: “Faleminderit baba!” Me këto që them, të mos mendojë brezi i ri se bëhej “hataja” në raportet prind - fëmijë. Edhe atëhere ishim në kohë vërtet të reja, sikurse janë edhe këto vite tranzicioni që po kalojmë, ishin kohë që politika zyrtare e Partisë së Punës kërkonte të thyente kornizat e jetës patriarkale që trashëguam, të emanciponte shoqërinë. Dhe nganjëherë ne merrnim turravrap dhe mund të thyenim qafën. Ndaj dhe duhej edhe shqetësimi, por sidomos qëndrimi i ashpër prindëror.

Babai vdiq në vitin 1963 nga një sëmundje e rëndë zemre, në Tepelenë, në moshën 68 vjeçare. Ndarjen e tij nga jeta e përjetuam shumë dhimbshëm. Ishte vdekja e parë që ne kalonin në familjen Çela, që nga vdekja e gjyshit e gjyshes në vitin 1941. Pra për mbi 20 vjet nuk ishim ndeshur në humbje jete. Kishim patur e shijuar vetëm gëzime. Si djali më i madh babai ishte edhe kryetar i familjes. Ndaj dhe dhimbja u ndje fort, jo vetëm në familje, fis, miqësi, por edhe në shoqëri. Në vitin 1916 babai u martua me nënën time, me Medilenë, të bijën e Novruz dhe Shefo Matës nga Gusmari. Ajo lindi në vitin 1900. Mëma, në gjithë jetën e saj, ishte grua shtëpiake. Si kunata dhe ëmta më e madhe në familjen Çela, Medileja, pas vdekjes së vjehrrës, Nurihanes, në fillimvitin 1941, u kthye shpejt në zonjë shtëpie, të një shtëpie të madhe, të nje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:05 pm

dere të hapur si ajo e fëmijve të Felek Çelit. Shpejt ajo, me qëndrimin e sjelljen e saj, me punën gjithë pasion si zonjë shtëpie, por edhe si nënë, fitoi besimin e respektin e të gjithë pjesëtarëve të familjes Çela. Nga viti 1945 deri në vitin 1949, kur familja ishte e pandarë dhe qendrën e saj e kishte në Tepelenë, asaj i duhej të përballonte pritje e përcjellje të shumta. Dhe ashtu buzagaz, fjalëpakë e shpirtëmirë mbeti “Picua” (sikurse i flisnin të gjithë fëmijët e Çelaj) në mendjet e zëmrat e gjithë atyre që ajo u shërbeu apo që e njihnin. Të flasësh për prindërit e sidomos për mëmën, për mirësinë e tyre, duhet shumë kohë e letër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:06 pm

Por duhet edhe aftësi për të shkruar. Unë kam dëshirën, por e di se nuk mund të shpalos të plotë figurën e tyre, sidomos butësinë e mirësitë e mëmës time të dashur. Si fëmijë u mbetem borxhlli për gjithshka ata kanë bërë për ne. Por unë që mora kurajon të shkruaj edhe këto radhë u jam më tepër borxhlli prindërve të mi të mire, sepse ndiej se nuk arrij të shpreh si dhe sa duhet vlerat, virtytet e mirat të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:06 pm

Prindërit e mi lindën 9 fëmijë, tre prej të cilëve nuk mundën të mbijetonin, sepse u ndanë të mitur nga jeta. Ata mirrëritën prej tyre katër djem dhe dy vajza. Fëmija i parë ishte vajza, Shamja e pasuar nga Bamja, Isufi, Musai, Latifi dhe fëmija e fundit, vajza, Dallandyshja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:06 pm



Për familjen e dajove të mi



Dajot e mi, pra prindërit e Medilesë, të mëmës time, janë MATAJT nga Gusmari. Matajt janë një familje e fis i gjerë në Gusmar. Me shkallën time të njohjes, që nga brezat që njihen ata janë gjithashtu autoktonë në Gusmar. Me ta, në Bregun e Alle kemi patur shtëpitë ngjitur, kemi qenë gjitonë. Edhe familja e Mate, si gjithë familjet gusmariote, është marrë me bujqësi e blegtori, si dy burime kryesore jetese. Për dajot unë nuk do të shkoj shumë thellë në kohë, por thjesht të trajtoj ato breza që u futën në lidhje miqësore me ne, me Çelajt. Me ta, gjyshi im, Feleku, bëri dy miqësi, mori nuse Medilenë për djalin e madh, Selmanin dhe dha vajzën e tij të vetme Ruzanën. Pra ajo ishte një miqësi e përzier, me tram, sipas parimit “nëm të të jap”. Miqësia ka qenë e shëndetshme, janë vendosur dhe mbajtur marrdhënie normale mes dy miqësish, duke ruajtur respektin reciprok.









Bejaze Dalip Mataj, Bakije Shate Mataj, Myslim Shate Mata

dhe Dule Hoxha



Gjyshi im nga nëna është Novruz Mata dhe gjyshja Shefo Mata. Gjyshi kishte edhe dy vëllezër: Neimin dhe Seferin. Ata, si gjithë burrat gusmariotë, kanë marrë pjesë me armë në dorë në çetën e fshatit kundër pushtuesve osmanë, andartëve grekë në vitet 1911-1914, si dhe kundër pushtuesve italianë në Luftën e Vlorës më 1920. Neim Mata, në kohën e mbretërisë zogolliane ka qenë për dy vite kryeplak i fshatit gjatë viteve ‘30-të të shekullit XX. Ai nuk pati fëmijë. Birësoi njërin nga djemtë e të vëllait Seferit, Myftar Sefer Matën, me të cilin bashkëjetoi deri sa vdiq. Myftari jeton familjarisht në Tiranë. Vëllai tjetër i gjyshit, Seferi, lindi 3 djem (Kananin, Tasimin dhe Refiun) si dhe dy vajza.

Novruz Mata, dajua im (babai i mëmës), lindi 2 djem (Shaten, djali i madh dhe Aqifin) dhe 3 vajza, mes të cilave Medilenë, nënën time si dhe Zogën të martuar në Lekdush të Kurveleshit dhe Menekshenë të martuar në Gusmar në familjen e Behe. Djali i madh i Novruzit, Shate Mata, u martua në vitin 1926 me hallën time Ruzanën (lindur në vitin 1914). Ata lindën një vajzë, Bakinë (1930) dhe dy djem Telhain (1934) dhe Myslimin (1938). Ruzana me të shoqin jetonte pranë familjes së Mate në Gusmar. Por i shoqi, Shatja, gjatë luftës italo-greke (1940-1941), vdiq nga një plevit i marrë gjatë dimërimit të bagëtive në Vlorë dhe u varros diku në Ullishta të Vlorës nga kunati i tij Selmani, që gjendej me punë në atë rajon. Halla ime, Ruzana, duke e mbetur e ve pa mbushur moshën 30 vjeçare, vendosi të qëndrojë në derën e Mate dhe të rriste me dinjitet fëmijët e saj. Kjo përkoi fillimisht me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku ajo shpalosi vlerat e vërteta si grua labe, kujdesjen e pashkëputur për rritjen e fëmijëve, por edhe pjesëmarrjen aktive në organizatën e gruas antifashiste të fshatit, duke qenë një nga aktivistet më në zë të saj në shërbim të çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Për këto kontribute ajo u zgjodh anëtare e kryesisë së kësaj organizate gjatë Luftës dhe delegate në Konferencën e Grave Antifashiste për Qarkun e Gjirokastrës, mbajtur në Sheper të Zagories. Po kështu u dekorua pas çlirimit nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë me Urdhërin e Trimërisë dhe Medaljen e Çlirimit. Ajo e ktheu edhe shtëpinë e saj në një nga bazat e Luftës Çlirimtare, ku u strehuan edhe nga drejtuesit më kryesorë të LANÇ në Kurvelesh e Qarkun e Gjirokastrës si Mustafa Matohiti, Shefqet Peçi, Memo Meto, Ali Lala, Bexhet Mema, vëllai i saj Ago Çeli e tj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:07 pm

Vlerat dhe figurën e pastër të Ruzanës si grua atdhetare, trimëreshë e sypatrembur i shprehte me gjithë forcën e shpirtit Shefqet Peçi, kur publikisht e me krenari e quante atë “motër”. Kjo jo thjesht e vetëm se ajo ishte motra e bashkëluftëtarit të idealit, Ago Çelës, por edhe sepse ajo e kishte treguar me vepra në ato kohë të vështira lufte duke vënë në rrezik veten dhe fëmijët e saj se ishte motër e gjithë luftëtarëve të lirisë. Ruzana vdiq nga një sëmundje e rëndë në Levan të Fierit më 1972. Unë ndjehem krenar si nip i hallës time, Ruzanës, për jetën dhe veprën e saj gjithë dinjitet duke na dhënë edhe neve e dajove të mi nga dinjiteti e personaliteti i saj. Por ndjehem edhe më tepër krenar tek shikoja gjithë atë respekt e përkujdesje që e rrethonte hallën nga vajza, djemtë e sidomos nga nuset e saj Vevua dhe Bejazja. Unë, por them se të gjithë ne Çelajt, u jemi atyre mirënjohës. Ata, nipërit e Çelaj dhe nuset e tyre janë shembëlltyrë e vërtetë e vlerave e virtyte të nënës së tyre dhe të hallës tonë.

Aqifi, vëllai i vogël i Shates, u martua me Sabon, nga dera e Horjetajve të Gusmarit. Lindën 2 djem dhe 3 vajza. Vajzat: Duzja, Margarita dhe Matjania u martuan dhe lidën fëmijë. Nga ato ka vdekur bashkëshorti i Matjanes. Jetojnë në Fier dhe Tiranë. Vetë Aqifi dhe Sabua, vitet e fundit të jetës i kaluan në Tiranë, pranë djemve, ku edhe ndërruan jetë.

Familja e Mate, 10 vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore i kaloi në Gusmar. Në mezin e viteve 1950, për një jetë më të mirë, familjarishit (Ruzana, kunati Aqifi dhe kushërinjtë Kanani e Refiu) u shkëputën nga fshati Gusmar dhe u vendosën në Kryegjatë të Fierit. Më 1958 Ruzana, u largua nga Kryegjati dhe së bashku me të vëllanë e mesëm të saj, Caushin (ardhur nga Tepelena), u vendosën familjarisht në fermën Bujqësore Shtetërore “Çlirimi”, në Levan të Fierit, ku morën shtëpi nga shteti. Si punonjës ferme ata u morëm sërish me punë blegtorale e sidomos bujqësore. Levani u bë si vendlindja e dytë e familjes së Shate Matës. Aty djemtë e tij dhe të Ruzanës u martuan, lindën fëmijë, ndërtuan secili shtëpi të re dhe martuan edhe fëmijët.

Bashkëshortët Shatja e Ruzana lindë tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem:

Bakie Shate Mata u martua në vitin 1950 me Dule Mato Hoxhën nga Nivica dhe lindën katër djem: Pirrua (1952- 2007) i cili u martua (1989) me Suzana Myfit Poçarin nga Korça dhe lindën një djalë (Mateon-1990); Agroni (1956) martuar (1998) me Miranda Fuat Loloçin nga Gjirokastra dhe lindën dy djem, Terencin e Martinin, përkatësisht në vitet 1989 dhe 1990; Gjergji (1957) martuar (1980) me Luljeta Hajdar Braja nga Tirana dhe lindën dy vajza Arlinën dhe Elonën, përkatësisht në vitet 1980 dhe 1982 dhe Arbenin (1959), i cili u martua (1994) me Elda Gëzim Zaralliun nga Tirana dhe lindën dy vajza, Deneidën dhe Laurën, përkatësisht në vitet 1997 dhe 1998. Bakia dhe Dulja kaluan edhe një dhimbje të rëndë në vitin 2007, pasi u vdes nga një sëmundje e rëndë djali i madh Pirrua. Humbja e parakohshme e tij na hidhëroi të gjithëve.

Telhan Shate Mata u martua me Vevo Mustafa Metën nga familja e njohur e Mete e fshatit Gusmar të Kurveleshit më 1959 dhe lindën katër djem: Jonuzin (1960) martuar me Zhaneta Qani Peshta nga Frakulla e Fierit (lindën dy djem Arbërin dhe Julian përkatësisht më 1990 dhe 1993), Zahon (1963) tashmë edhe i martuar, Bujarin (1965) dhe Viktorin (1968).

Myslim Shate Mata u martua me Bejaze Dali Cekën nga familja e dëgjuar e Ceke në Nivicë më 1966 dhe lindën një vajzë dhe tre djem: vajzën Fiorentinën më (1965) e cila u martua (1992) me Marenglen Barxhain nga Lekdushi i Kurveleshit, që lindën dy djem (Mariusin dhe Denisin, përkatësisht më 1988 dhe 1993) si dhe tre djemtë Arifin (1967) tashmë edhe i martuar, Arianitin (1969) dhe Mirin (1979).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:07 pm

Vëllezërit dhe motrat e mia

Nuk kam ndërmend të shkruaj gjatë për ta, por veç t’i rrjeshtoj, t’i kem edhe ata e së paku edhe fëmijët e tyre e martesat së bashku këtu në këtë libër. Të gjithë paçin jetë të gjatë e të lumtur. Por do të më duhet të shkruaj disa rrjeshta më tepër për vëllain e madh, për Bamen. Jo thjesht e vetëm se ai u nda nga jeta, por sidomos për vlerat, vetitë e virtytet që ai mbartëte e përcillte te familja e tij, por edhe te ne vëllezërit, motrat e më gjerë në Çelaj dhe në shoqëri. Nuk pretendoj të them gjithçka për të e për këto vlera, sepse ai meriton shumë më tepër të shkruhet. Ndoshta këto radhë ngacmojnë ndokënd, më të ri e sidomos më të aftë nga unë të shkruaj e të botojë edhe një monografi më vete. Jeta e tij është e mbushur me ngjarje sa tronditëse aq edhe frymëzuese në rrjedhën e viteve qysh nga fëmijëria e deri në ditën e fundit të jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:08 pm

Bamja, lindi më 10 mars 1927 në fshatin Gusmar të Kurveleshit, në një familje me tradita të njohura atdhetare. Gusmari e Kurveleshi dhe mjedisi familjar, ku ai u rrit, nuk mund të mos linin gjurmë në formimin e Bames. Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti ende fëmijë. Formimi atdhetar te Bamja, pikërisht për këto kushte erdhi shumë herët në jetë. U aktivuzua në fshat në organizatën e rinistë antifashiste. Në prill 1943 ai do të provonte mbi kurrizin e tij të njomë se ç’do të thoshte të jetoje nën robërinë fashiste. Në punën e tij, në stanin e bagëtive në Kovaç të Lekëlit, ku gjendej me xhaxhallarët e tij Caushin e Deliun (një natë më parë aty bujti nga qyteti Beratit, ku jetonte me familje dhe xhaxhai tjetër, Xhaferi), mëngjezin e 15 prillit, ende pa u gdhirë mirë, ai do të zgjohej nga të lehurat e qenve dhe nga breshëritë e zgjatura e të befasishme të mitralozave italianë. Stani ishte rrethuar nga forca të shumta ushtarake italiane. U printe një spiun, një nga ballistat e Tepelenës për t’i çuar pikërisht te stani i Çelaj. Po në këtë ditë, shtëpive të Çele në Gusmar, do tu delte flaka në kupë të qiellit nga zjarri i vënë nga forca të tjera italiane, që sapo kishin filluar famëkeqin “Operacion të Prillit-1943” në Kurvelesh. Ishte familje e vënë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:08 pm

në shënjë nga organet e administratës fashiste të Prefekturës së Gjirokastrës për të kapur Ago Çelin, për veprimtarinë e tij të ngjeshur antifashiste. Për këtë, sipas dokumenteve të kësaj Prefekture, që në Gusht 1942, ishin lëshuar urdhëra Kuesturës për të djegur shtëpitë e arrestuar familjarët e 4-5 antifashistëve të parë në Kurvelesh, në mes të cilëve, të përmendur me emër edhe Ago Çelin e familjen Çela. Por ajo adminstratë nuk kishte patur kurajën ta ekzekutonte më parë vendimin. Ndaj, nën mbulimin e bajonetave italiane (në atë operacion kundër krahinës morën pjesë 10. 000 forca ushtarake italiane) ekzekutuan njeherësh vendimin në Kovaç të Lekëlit dhe në Gusmar. Duke qenë se Caushi e Deliu, zbuluan para kohe forcat italiane nga të lehurat e qëne të stanit, me këmbënguljen e vëllait më të madh Xhaferit, u larguan nga stani nën zjarrin e mitralozave “Breda”. Fatmirësisht i zjarri mitrolozave nuk goditi asnjerin prej tyre, ndoshta ngaqë ende nuk ishte gdhirë mirë dhe nuk kishte shikim të pastër. Xhaxhai, Xhaferi, me atë kurajën e tij karakteristike vendosi që të shpëtonte vëllezërit e tij dhe të sakrifikonte veten. Kundërshtimit të vëllezërve për tu larguar e lënë vetëm e për t’i qetësuar ata këmbënguli se “Di pak italisht dhe do të merrem vesh me ta”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:08 pm

burrat, por edhe fëmijët meshkuj, si Bamja, por edhe gjithë kopenë e bagëtive. Për mbi 10 ditë Bamja i vogël do të qëndronte brenda territorit të telave me gjemba e pranë kopesë së bagëtive, sasia e të cilave pakësohej nga dita në ditë (deri në përgjysmim) nga therjet që bënin ushtarët italianë. Ndërkohë xhaxhai, u mbajt i futur në një qeli, i vetmuar deri sa e internuan në Porto Romano të Durrësit dhe Bamen e bagëtinë i liruan. Kjo nuk ishte një përvojë e vogël për Bamen. Ai u bind edhe nga jeta e tij se çfarë përfaqësonin fashistët italianë. Ndaj dhe u lidh më ngushtë dhe me gjithë shpirt me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dhe ai do të ndjente, madje në mënyrë më të drejtëpërdrejt edhe pushtuesit e rinj, nazistët gjermanë.

Ishte operacioni i fundit që nazistët gjermanë ndërmorën edhe kundër krahinës së Kurveleshit, në Qershor 1944. Bagëtia gjendeshin në malin e Picarit. Djaloshi gusmariot, Bame Selman Çela, ishte ngarkuar si korrier për të çuar materiale në shtabin e Br12S. Por kapet nga forcat naziste gjermane që u shfaqën befasisht në malin e Picarit. Këtu fillon dhe kalvari i vërtetë i të riut Bame Çela. Dy ditë e mbajtën në burgun e Kalasë së Gjirokastrës dhe pastaj në atë të Janinës, ku qëndroi për dy javë rrjesht. “Aty, - thekson Bamja në kujtimet e tij, - tradhëtari Nuri Dino (Çami) spiunoi Fato Berberin (Heroinë e Popullit) si komuniste. Dhe gjermanët e torturuan atë duke e ekzekutuar barbarisht në kampin e Selanikut të Greqisë”. Në kampin e Selanikut ishin mbledhur të burgosur nga vende të ndryshme të Ballkanit. Prej këtej gjithë të burgosurit i çuan në Gjermani. Bamja u çua në kampin e përqëndrimit në Mosburg Stalak 7/4. Në burgje e kampe përqëndrimi Bamja qëndroi plot 12 muaj. E ku nuk punoi ai dhe bashkëvujatësit e tij duke patur gjithnjë vdekjen pranë. U jepnin vetëm 200-300 gram bukë në ditë, sikurse kujton vet Bamja, dhe u kërkonin të punonin gjithë ditën, sipas rastit për transportimin e materialeve ushtarake, ndërtim rrugësh, ndërtimin e objekteve të shkatërruara nga goditjet e aviacioni aleat antifashist, nëpër ferma të ndryshme bujqësore etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:09 pm

Pas kthimit në vendlindje Bamja futet në organet e Policisë së shtetit. Në sajë të vullnetit të hekurt, krahas punës, vijoi edhe shkollimin e ndërprerë nga pushtimi fashist. U gradua oficer dhe kreu detyra si drejtues i sektorit të prapavijës në degën e Punëve të Brendëshme në Tepelenë deri në vitin 1956, kur doli në lirim në kuadrin e një reforme massive, që u bë në atë kohë në Forcat e Armatosura shqiptare. Njëherazi vijoi edhe studimet juridike dhe kaloi në sektorin e drejtësisë, duke arritur në detyrën e zëvendësprokurorit të rrethit të Delvinës e më pas të Sarandës si dhe në Tepelenë. Kreu edhe detyrën e kryetarit të kooperativës bujqësore të Dragotit, si dhe të drejtuesit të zyrës së Gjendjes Civile pranë Komitetit Ekzekutiv në Tepelenë, deri sa doli në pension.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:09 pm

Bamja u martua në vitin 1949 me Lirinë, vajzën e Zenel dhe të Naime Belulit nga Bënça e Tepelenës. Lindën dhe rritën 8 fëmijë: Hatixhen (lindur më 1950 dhe martuar me Astrit Gaxhin nga Gusmari e banues në Korçë në vitin 1973, me të cilin lindën një djalë dhe një vajzë, Lorencin dhe Almën, të cilët tashmë janë të martuar dhe jetojnë në SHBA); Nurihanen (lindur më 1952 dhe martuar me Kujtim Zenelin, nga Dukaj i Tepelenës, më 1973 dhe lindën dy djem (Torgoin dhe Edin) dhe vajzën Matildën. Tashmë edhe Ana e Kujtimi janë bërë gjyshër); djalin e madh Çelon (lindur më 1956, martuar me Lumturi Abedinin nga Memaliaj më 1990 dhe lindur dy vajza, Odeltën dhe Xhenën); Felekun (lindur më 1959, martuar me Lindita Pashon, nga Leskoviku, më 1989 e lindur një djalë e një vajzë, Klaidin dhe Inën); Elca (lindur më 1962, martuar me Zaho Kukën, nga Nivica, më 1988 e lindur një vajzë e një djalë, Ivan dhe Enean); Alqi (lindur më 1965, martuar me Aida Shehun, nga Damësi i Tepelenës, më 1995 dhe lindur një fëmijë); Gramozin (lindur më 1971, martuar me Mimoza Çuli, nga Pogradeci, më 1995 dhe lindur një djalë, Elvin). Fëmijët e Bames dhe të Lirisë në përgjithësi jetojnë në në Tepelenë me Lirinë dhe katër prej tyre: Hatixheja në SHBA, Alqi në Greqi (Athinë) dhe Gramozi e Elca në Tiranë.

Familja dhe shokët, veteranët e LANÇ të Tepelenës, ku ai ishte ndër më aktivët, po përgatiteshin të festonin 70 vjetorin e lindjes së Bames. Por jeta u tregua sërish e padrejtë me të. Plot 20 ditë para se të mbushte të 70-tat Bamja ynë i mirë ndërroi jetë. Ishte një humbje e madhe në radhë të parë për bashkëshorten, Lirinë, për fëmijët e tij, por edhe për ne vëllezërit, motrat, kunatat, kushërinjtë e kushërirat që e kishim atë si një ikonë në jetë, që mundoheshim jo vetëm të mësonim nga shëmbulli i tij, por edhe ta imitonim atë. Ndjej kënaqësi të vë në dukje se fëmijët e Bames dhe të Lirisë kanë qenë dhe mbetën pasqyrë e vërtetë e prindërve të tyre. Me këtë që theksoj nuk është se dua të bëj dallim apo klasifikim me fëmijët e mi apo të vëllezërve e motrave të tjerë. Të gjithë janë të mirë dhe të respektuar. Por kur sjell në mendje se Bamja është ndarë nga jeta dhe nuk arriti të gëzojë edhe nipërit e mbesat, duke vënë në dukje vlerat e fëmijëve të tij më duket se evidencoj edhe vetë vlerat e Bames sepse, sikurse thotë një fjalë popullore “Te fëmija flë i ati”. Dhe kur shoh mirësitë e tyre më duket se edhe shpirti i Bames prehet në qetësi. Bamja “është” vëllai im i madh. Prej më shumë se 10 vjetësh nuk është më mes nesh dhe unë kam të drejtën e “Perëndisë” të shkruaj fjalët më të mira për të. Por këtu nuk është fjala ta mburr atë, por të shkruaj të vërteta të pamohueshme e të gjithëpranueshme për vlerat atdhetare, por edhe morale e virtytet e vetitë njerëzore të tij. Por e ndiej se nuk jam në gjëndje t’i shpreh ato me tërë forcën që i ka përjetuar e transmetuar në jetën reale Bamja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:09 pm

Ndaj radhën po ia lë një mesazhi përkujtimor të dërguar Lirisë dhe fëmijëve të saj nga Floresha dhe Xhemili në ditën e përkujtimit të 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të tij.



E dashura, kunatë Liri!

Të dashu,r nipër e mbesa!

Të nderua,r nuse e dhëndurë të Bames!



Ju shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për gjithçka keni bërë dhe bëni për të përkujtuar dhjetëvjetorin e ndarjes nga jeta, të njeriut tonë të dashur, të njeriut të mirë e fisnik, të bashkëshorit, prindit, gjyshit e vëllait shëmbullor në kuptimin më të gjerë njerëzor e real të fjalës, të Bames tonë të shtrenjë!

Ne që ende bëjmë hije mbi tokë, vërtet fizikisht jetojmë të tashmen, por moralisht e me veprën e sjelljen tonë, përpiqemi të jetojmë edhe të shkuarën edhe të arthmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 1:10 pm

Këtë që bëni ju duke u mbledhur, pandërprerje, edhe pas dhjetë vitesh në përkujtim të njeriut tuaj të dashur, ne e vlerësojmë, jo thjesht si shprehje të dhimbjes së natyrshme njerëzore për njeriun e nderuar që nuk e kemi më mes nesh, por edhe shprehje të të jetuarit me të shkuarën, sepse pa të shkuar, thotë populli, nuk ka të ardhme. Për ne kjo është tregues i vlerave morale, shpirtërore e njerëzore që ka patur, por edhe transmeton deri në ditët tona Bamja ynë. Ai e mbylli jetën e tij me nder. Nuk është ai që ka nevojë që ne ta kujtojmë atë sot. Jemi ne që kemi nevojë që nëpërmjet përkujtimit të tij, në diskutimet, mbresat e vlerësimet tona për të në këto përvjetore, sikurse po mundohemi edhe ne në këtë letër-mesazh, të sjellim mes nesh vlerat e virtytet e tij, si pasurinë më të madhe morale e shpirtërore që na ka lënë Bamja, që ne t‘i bëjmë ato, gjithnjë e më tepër, edhe pronë të jetës sonë të përditshme, të fëmijve dhe nipërve e mbesave tona, që ta bëjmë kështu jetën sa më njerëzore, sa më dinjitoze, sikurse e bëri Bamja.

Me këto ti, bashkëshortia e tij, e nderuara Liri, ju fëmijët, ju nuset e dhëndurrët, nipërit e mbesat e Bames, keni të drejtë të krenoheni. Por ju, sikurse e kemi vënë në dukje shpesh në diskutime familjare, gjykojmë se keni të drejtë të krenoheni, jo thjesht me bashkëshortin, babain, vjehrrin apo gjyshin tuaj, por të krenoheni edhe sepse shumë virtyte e vlera morale të tij i keni bërë pronë tuajën dhe ju udhëheqin në jetë. Dhe duke bërë pjesë të këtyre përkujtimeve edhe fëmijët tuaj, ju jetoni që sot edhe të nesërmen, sepse u transmetoni atyre vlera të dyfishta, të Bames por edhe tuajat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: