Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Prapaganda anti serbe -Serbija do ta njoh Republiken e Kosov

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 43
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Prapaganda anti serbe -Serbija do ta njoh Republiken e Kosov Empty
MesazhTitulli: Prapaganda anti serbe -Serbija do ta njoh Republiken e Kosov   Prapaganda anti serbe -Serbija do ta njoh Republiken e Kosov EmptyMon Jan 05, 2009 9:05 pm

Per te shkatrruar dhe hasmuar mes veti njè kombè ,qe kem hasum ,nuk dueht ti hakmirremi me fjal apo luft mjafton nje loj logjik me nje version tè ri ben pun me shum se njè politik apo fillozofij politike,kazetareske,diplomatike; qe njerzv politikan i ban me shum keq se sa ta vrasesh dhe te mbetesh vrass.


Jeremiç: “Nëse Haga e shpall te ligjshme do njohim pavarësinë e Kosovës”




Prapaganda anti serbe -Serbija do ta njoh Republiken e Kosov Thumbnail.php?file=dy_flag_884703620
Për të ndaluar njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia papritur ka hedhur poshtë pretendimin shekullor mbi Kosovën. Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç ka bërë deklaratën më të fuqishme e cila do ta çimentonte pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Për të ndaluar njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia papritur ka hedhur poshtë pretendimin shekullor mbi Kosovën. Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç ka bërë deklaratën më të fuqishme e cila do ta çimentonte pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ai është shprehur se Serbia mund ta njohë Kosovën shtet të pavarur vetëm nëse Gjykata Ndërkombëtare vendos se shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt ka qenë një veprim ligjor.

Këtë deklaratë, shefi i diplomacisë serbe e ka bërë gjatë vizitës së 15 gushtit në Nju Jork. “Serbia do ta njihte pavarësinë e provincës së saj Kosovës nëse Gjykata Ndërkombëtare e konfirmon shpalljen e pavarësisë së njëanshme të 17 shkurtit si ligjore”,- ka thënë Jeremiç për agjencinë holandeze të lajmeve ANP.

Mark Fiser redaktor i lajmeve në ANP tregon se lajmi i cili bën fjalë për njohjen e Kosovës nga Serbia, është publikuar para tre ditësh dhe se deri tani askush nga Serbia nuk e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Fiser për median serbe tha se lajmi është autentik dhe se deri tani as ministria e Jashtme serbe dhe as ambasada serbe në Holandë nuk ka kërkuar ta përgënjeshtrojnë lajmin në fjalë.

“Lajmi është i vërtetë, ai është transmetuar edhe nga mediat gjermane dhe franceze”,- tha redaktori i ANP-së dhe konfirmoi edhe një herë se thonjëzat e vendosura tek titulli “Serbia do e njihte pavarësinë e Kosovës” do të thonë se këto janë fjalët e ministrit të jashtëm serb.

Megjithatë, sipas gazetës “Kurir” në kabinetin e ministrit të jashtëm serb, Jeremiç gjatë prezantimit të tij nuk e ka thënë këtë deklaratë. “Në konferencën në fjalë kanë qenë mbi 15 gazetarë dhe asnjëri prej tyre nuk e ka publikuar këtë lajm”,- thuhet në sqarimin e lëshuar nga kabineti i Jeremiqit.
Ata po ashtu përsëriten qëndrimin e njohur serb se Serbia kurrë nuk do e njohë Kosovën. Por kabineti i ministrit të jashtëm serb nuk dha shpjegime se përse nuk është kërkuar largimi i këtij lajmi nga uebfaqja e ANP-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Prapaganda anti serbe -Serbija do ta njoh Republiken e Kosov
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: