Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:51 pm

E P I G R A M E

---------------------------------

Nga: ILIAZ BOBAJ



E SOTMJA

-----------------

E sotmja kish rënë në mendime të thellë.

Njerzit thanë:

-Vret mendjen,

si do jetë e nesërmja.

* * *

Ajo psherëtiti pikë e vrer:

-Më dhembin plagët,

që më la e djeshmja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:51 pm

KËNGA

------------

Kënga ia kish marrë këngës,

aq bukur,

sa të ikte mendja nga mendja.

-Këndon nga gëzimi,-

kalimtarët thanë.

* * *

Ajo rënkoi:

-Këndoj nga dhimbja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:52 pm

POEZIA

-------------

-Falë mendjes së poetëve,-

i thanë poezisë,-

ti mbetesh e gjallë,

për jetë të jetëve.

* * *

Ajo u përgjigj me këto fjalë:

-Edhe vdekjen,

e kam prej poetëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:52 pm

VENDI I PARË

----------------------

Dikur,

ndesheshin e vërteta me gënjeshtrën.

* * *

(Luftonin për vendin e parë të dyja).

* * *

Sot,

në vendin e parë,

ka dalë hipokrizia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:53 pm

ZOGU I VOGËL

------------------------

Një zog i vogël u hodh nga foleja,

por krahët e njomë,

s'e mbajtën dot të shkretin.

Një zog tha:

-I admiroj guximin.

Tjetri:

-E mori në qafë nxitimi,

me naivitetin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:53 pm

MOSHA

-------------

Pyetën një vajzë të re:

-Cila je ?

-Jam vajza e madhe e Jorgaqit.

* * *

-Po ti ?

pyetën një grua të moshuar.

-Jam çupa e vogël e Muratit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:53 pm

SHKRIMTARI

--------------------

Me libër në dorë kish dalë një shkrimtar,

por dukej qartë,e kish një shqetësim.

-Ç'kërkon mes njerëzve? kalimtarët i thanë.

-Kërkoj një lexues për librin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:53 pm

VEÇ DINJITETIT

-------------------------

Gjithë jetën,

në çdo gjë,

kam toleruar.

* * *

(Me njerzit kam dashur mirëkuptim).

* * *

Vetëm në dinjitet,

nuk kam lëshuar,

asnjë grimë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:55 pm

ANKESA

--------------

-Kot u ankuam dikur,-thanë kuajt,-

se na vunë në krye veshgjatin

dhe na diktonte,

mendimin dhe hapin.

Sot tjetërkush na nxin jetën,

ne, të ngratëve.

Në krye të karvanit,

kanë vënë breshkën,

militanten partiake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:55 pm

DYFYTYRËSIA NDAJ PUSHTETARËVE

-----------------------------------------------------------

Ndaj pushtetarëve të fuqishëm,

njerzit,

shfaqin një dyfytyrësi të paanë.

* * *

Para krahësh,

i lajnë e i lyejnë.

Pas krahësh,

i shajnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:56 pm

KOHË DHE NJERËZ

------------------------------

Dikur,

në një mbledhje fshati,

ia ngarkuan mbi shpinë të tëra,

të thëna e të pathëna.

* * *

U dënua me burg i mjeri.

* * *

Kur ndërruan kohët,

u mblodh sërrish fshati,

e shpalli,

''Qytetar nderi''.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:56 pm

PUSHTETET

-------------------

Pushtetari ka pushtetin e firmës dhe vulës.

Cubi-pushtetin e egër të armës.

I pasuri ka pushtetin e rreptë të lekut.

Shkrimtari-pushtetin magjik të fjalës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:57 pm

KOHËZGJATJA

------------------------

-Më thoni,

sa kohë do t'ju mbajmë mbi krye,

ju,pushtetarëve,

që s'kini të ngopur ?

* * *

-Ne do të jemi këtu,

në majë,

sa kohë t'i hajë,

gënjeshtrat,

ky popull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:57 pm

AUTORË DHE LEXUES

------------------------------------

Krenohej autori:

-Botova pesë libra rrjesht !

* * *

Ia ktheu lexuesi:

-Tani s'të mbetet,

veçse të bëhesh poet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:57 pm

PARTIA E RE

--------------------

U formua partia e re,

tepër e domosdoshme,

për spektrin politik.

* * *

Emërtimi i saj:

''Partia e njerëzve,

që dalin piknik''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:57 pm

MESAZHI

---------------

Nuk e njoha Hashekun,

(E si ta njihja,

ishte në kohë tjetër).

* * *

Ai më la mesazhin me Shvejkun.

U bëmë

dhe mbetëm,

miq të vjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:58 pm

KRITIKË DHE AUTORË

----------------------------------

Autorit,

për një vepër pa vlerë,

lëvdata çmimlira i fali.

Tjetri krekoset si një lolo,

i veshur me rroba gjenerali,

me yje dhe grada.

* * *

Të tjerët e tallin nga prapa...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:58 pm

SHPESHHERË...

--------------------------

Shpeshherë,

kur duhet të flasim,

parapëlqejmë të heshtim.

* * *

Ndonjëherë,

kur duhet të qajmë,

me vete nënqeshim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:58 pm

LEKËT

----------

Lekët-letra me vlerë.

* * *

Kur e mposhtin njeriun,

e kthejnë,

në njeri pa vlerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:59 pm

FJALA

------------

Fjala është dhe helm dhe mjaltë,

plumb e rëndë,pupël e lehtë,

të shëron një fjalë e mirë,

një fjalë e keqe,të vret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptySun Dec 21, 2008 11:59 pm

LËVDATAT

----------------

Për këtë vit u ngopëm me lëvdata,

(e për kë nuk pati lëvdata,

veç politikanëve ?).

Dikur lëvdatat s'j'ua kursenin femrave,

sot,

s'j'ua kursejnë shkrimtarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptyMon Dec 22, 2008 12:00 am

TË ZBULUARA DHE TË MBULUARA

------------------------------------------------------

Janë shkurtuar dukshëm fundet

dhe gjokset femërorë,

janë hapur mjaft.

* * *

Kjo s'do të thotë se pas kanë mbetur,

ato me bluzë të mbyllur

dhe fund të gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptyMon Dec 22, 2008 12:00 am

MENDIMI

--------------

Njerzit bien shpesh në mendime.

* * *

(Krejt e natyrshme kjo gjë).

* * *

Tek disa mendimi prodhon mendim.

Tek disa mendimi s'prodhon asgjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptyMon Dec 22, 2008 12:01 am

URIMI IM

---------------

Do të doja t'i uroja të gjithë,

si dhuratë t'ju falja urimin tim të dlirë,

(ashtu si përherë i kam uruar).

* * *

Të mirëve t'ju thoshja:

për ju ndjej nderim.

Të këqinjve t'ju thoshja:

ju kam duruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj EmptyMon Dec 22, 2008 12:01 am

ILIAZ BOBAJ

---------------------

F A B U L A

-------------------

GJELA DHE PULA

------------------------------

-Pa shih,-tha burri,-

si e sjell puna,

një gjel i vetëm,

mbaka dhjetë pula.



Nënqeshi gruaja,

me fjalët e të shoqit:

-Ky ka mbetur,

në kohë të Ezopit.

Harron që ndodhin

dhe gjëra të tjera,

ka edhe pula,

që shkojnë me dhjetë gjela.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: