Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: AKSIONI "BLIC" (Novele nga Jorgo Telo)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:41 pm

Thelbin e këtyre mendimeve të kushëririt Th., sapo po bëhej gati që ta shprehte edhe vetë Gaqi, por turbullimi i skajshëm e ish zhytur në një ngashërim të shoqëruar me dënesë, dridhje e lot. Ndaj dhe nuk mund të fliste dot. Po e pengonte goxha edhe një mpirje e beftë e buzës. E kuptoi se stresi i përftuar e i përshpejtuar prej asaj sajese arrogante, po vepronte ethshëm dhe përbindshëm në tërë qenien e tij...

Mbështetur tek shtylla e elektrikut dhe mbi bastunin e vet iu sollën nëpërmend raste të shumta, kur punonjës të rendit, sidomos ata që ishin të arsimuar e kualifikuar, respektohen nga i madh e i vogël dhe ndihmohen nga populli edhe në kryerjen sa më me efekt të detyrës. Por,kur mungonte etika e komunikimit, marrëdhëniet kalonin në sens të kundërt.... siç po ndodhte me disa punonjës policie para syve të tij...

Ndonëse vazhdonte të qëndronte në këmbët, që i dridheshin si nën korent, mbahej fort mbi shkop, por e ndiente veten si në një gjendje “nokdauni”... Ishte më se i bindur dhe i sigurt, që Sotiri dhe Gjinoja nuk mund të arrinin kurrsesi në veprime të ndyta kusërie. “Dhe ku, pa? Në një fshat të huaj, që nuk ia dinin as lagjet, as rrugët, pa le shtëpitë dhe hyrjedaljet e tyre?!... - arsyetonte Gaqi nën trysninë e asaj “maskarade” të paparë ndonjëherë...

- Ku është parë e dëgjuar, që ditën në drekë, të guxosh e të hysh për grabitje në shtëpinë e botës? - mezi shqiptoi Gaqi para dy grave që po mundoheshin ta mbanin me gajret.

Ngaqë nuk mund të futej në debat me ata pijanecë të veshur me një petk të shenjtë e të nderuar, por që s’e meritonin aspak, Gaqi, duke gjykuar, se në ç’situatë e në ç’siklet ishte zhytur vendi nga politika “çorbë derri”, u mbyt sërish në ngashërim...Nën trysninë e imponuar të heqjeve të shpirtit, lot filluan t’i zvarreshin faqeve e t’i binin mbi këpucë.

E shqetësonte më tepër jo dyshimësia tek një veprim utopik, që po reklamohej me aq duf nga “specialet”e trazuara me lloj-lloj speciesh, por meraku i shumëfishtë, se ata pijanecë, do t’i trajtonin djemtë sipas qejfit e jo sipas ligjit. Rrahja me shkop gome e shkelma do ishte një shfaqje estrade për ta brenda në makinë diku nga “Gryka” e heshtur, ku mund edhe të esëlloheshin ndopak.

Ajo mbremje më e errët se zakonisht po i ngjante Gaqit si një kënetë plot nepërka e bretkosa llafazane... Edhe pse tejet i rënduar Gaqi dëgjoi saktë disa dialogje midis bashkëfshataresh dhe policësh. Njera, që e kish shtëpinë disa hapa larg makinës së zezë arriti të shprehej me zë të dridhur:

- Ishte dhe vajza ime me ta dje në atë fshat dhe thotë që të tre nuk u ndanë nga shoqi - shoqi, sa mbaruan punë tek dentistët...

- Pa na u hiq prej këtej, në s’ke qejf të të marrim dhe ty në makinë! - klithi xhaketshkopsituri.

- Po, po, isha dhe unë me këta, - foli e druajtur dhe e trembur vetë vajza.

- Po ti mos do të hash ndonjë shkop gome, që më dalke si “krahu i shtogtë”- ndërhyriu mustaqeziu, që e kishte shkabën e kasketës nga ana e zverkut.

- Sandri ka dhe babanë të sëmurë dhe ju po e bëni më keq, - u dallua zeri i një gruaje të moshuar.

- Shko tek plaku ti, se mos gremisesh rrugës! - qe përgjigja që mori plaka.

Gaqi u rrok nga një dënesë e theksuar. Dy - tri gra që po i jepnin kurajë, e morën për krahu dhe, duke u grindur me policët, e zbritën tek shtëpia në fund të fshatit. Gruaja e Gaqit mbeti e tronditur dhe e habitur një çast, kur brenda portës pa të shoqin të shoqëruar. Iu kujtua menjëherë, se mos i kish ndodhur si një vit më parë, kur i kish rënë të fikët në mes të oborrit. Mos, vallë, i kish ndodhur e njëjta gjë jashtë shtëpisë?...

Dënesat e Gaqit nuk kishin të sosur as gjatë rrugës as kur e çuan në shtëpi. Nuk po gjente forca, ta përmbante sadopak veten e t’i jepte shpjegime gruas së alarmuar. Aq i ndjeshëm ish bërë, pasi u sëmur para tre vjetësh, sa edhe gëzimi edhe trishtimi i papritur e emociononin jashtëzakonisht gjer në dridhje e përlotje...

Mirë që ishin ato dy gratë dhe e sqaruan për gjithçka shoqen e tyre, gruan e alarmuar të Gaqit. Si e mblodhi pakëz veten, Gaqi u tha grave:

- Kushedi nga janë mbarsur këta çobenj - policë e duan të pjellin në fshatin tonë... Duan ta nxjerrin inatin e “mundimit” mu këtu ndaj djemve tanë... Duan të dëfrehen, të kënaqin kapriçiot vetiake në kurrizin tonë. S’ke ç’u bën, kur gjejnë follosh edhe mes nesh...

Edhe halla, e sëmurë dhe ajo, ishte tepër e merakosur, për ç’i kishim thënë nipërit…Zbriti nëpër natën pa drita e pa hënë rrugicës së kalldremtë, duke u mbajtur anës mureve dhe, ashtu me të zeshkat e zakonshme, u gjend brenda portës së hapur e u ngjit tek sheshi i shkallës. I kapi Gaqit dorën gjysmë të paralizuar dhe, duke ndierë, sesi dora e tij po dridhej në dorën e saj, filloi t’ia fërkonte me dhembshuri të dukshme, duke i thënë me zë të ulët: “Mos u mërzit! Ata na marrin të keqen e jo të vënë dorë mbi Sandrin,që s’u thotë “plaç” as gurëve të rrugës...”

VAZHDON
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: AKSIONI "BLIC" (Novele nga Jorgo Telo)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:43 pm

Gaqi hodhi sytë drejt qiellit të copëzuar nga shtrati i dendur i pjergullës, prej nga mezi dalloheshin ca yje nëpër shtresa resh dhe përtypi brenda vetes edhe një shkulm tjetër dënese... Rreth tij u shtuan dhe disa fqinjë. Ndërkaq ia behu në oborr Sandri:

- Ndërhynë gjithë ata nga fshati e më lanë mua, - foli më tepër për të qetësuar të atin që ia dinte hallin, se sa për shpirtin e vet të sapoçliruar. Gjithë sa ishin mbledhur, e shprehën hapur gëzimin për kthimin e Sotirit. U dëgjua zeri i Gaqit:

- Po Gjinon e lëshuan?

- Akoma jo...

- Epo… o t’u marrin të dyve, o asnjerin. Po vete një djall e gjysmë kjo punë sonte...

Qëndonte krejt ì pezullt, duke përtypur gjiththfarësoj mendimesh. Dëshironte të mos ì mbante per vete. Por e kish një merak. Kur rrekej t’ì shprehte, ato mezi i delnin buzësh,

Sapo ì dha karar të lëshonte ndonjë frazë, hyri në oborr lajmi i shumëpritur, se edhe Gjinon e nxorën nga makina. Atë e kishin futur në makinë, në sy të të atit të tij. E kishin çuar rreth pesëqind metra larg fshatit dhe, si i kishin thënë ca fjalë e urdhëra, e kishin lënë të lirë.

Biseda tek sheshi i shkallës u shtua edhe më. Gjithësekush jepte opinionin e vet, më së shumti, për të qetësuar të zotin e shtëpisë. Hamendësimet ishin nga më të çuditshmet… Ato tirreshin hollë…Tirreshin si edhe etiketimet e atyre njerëzve të thjeshtë për ata policë kapadainj, pjesëtarë të atij “Aksioni - blic”, siç e cilësoi vetë Gaqi në bisedë e sipër. Mendime u zbrazën edhe në adresë të tre-katër bashkëfshafshatarëve, që ishin pozicionuar, si të ishin “opozitarë” të dy familjeve që u etiketuan “problematike” nga një dërgatë uniformash blu...

Kish nga ata që gurgulenë nën arrë prej ndodhisë së papritur e ndoqën nga qoshkat si kureshtarë të pasionuar. Nuk denjonin e as begenisnin të afroheshin, që të ndikonin sadopak në cilindo krah të interpretimit të asaj ngjarjeje të ngritur e të sajuar pa kurrfarë vërtetësie reale. Ajo ishte një dëshmi e ndërtuar mbi përgojime të dyshimta apo të pavlefshme... Ndokush që ishte i pranishëm, ndoshta priste djallëzisht, se çfarë do t’u bënin djelmoshave... Ndonjëri edhe kish fërkuar duart prej një kënaqësie të pakuptimtë brenda kornizës së atij zullumi çnjerëzor...

Edhe pse bëhet fjalë për një fshat të vogël e me tradita të vyera, në kushtet e një sistemi, ku “mbret” parapëlqehet fitimi, nuk ishte e mundur që marrëdhëniet shoqërore të shkonin si në “vaj”... E kundërta mund të shfaqej si më e pranueshme e më e besueshme... Zakonisht në mjedise më të ngushta, cinizmat janë më të “gjera”…

Bëhet fjalë për një fshat ku investimet nga të mërguasrit e shumtë po vonoheshin të startonin krahasimisht me fshatra te therë të krahinës.

- Xhaxhi Gaqi! - thirri Gjinoja - duke u ndodhur me dy-tre hapa të mëdhenj pranë babait të Sandrit. - Vura re, se u mërzite e u trishtove shumë për ne... Nuk na ke njohur mirë, apo si?

Sandri asokohe po qeraste pjesëmarrësit me pije freskuese

- Nga meraku se mos hanit ndonjë dajak kot më kot, more Gjino, prandaj!...

- Kur më morën me makinë gjer tutje gurrës, mendova se do më zhdëpnin mirë dhe më ikën lotët edhe pse e dija se s’kishim asnjë faj. Po më shumë u mërzita kur njëri nga ata që erdhi tek fusha e sportit ia përveshi kot së koti me shkop gome Sandrit.

Sandri që po dëgjonte me admirim Gjinon, vendosi instiktivisht dorën tek kofshët, ku ende ndiente dhimbjen e përftuar pak më parë prej trimoshit polic. Pas një pauze, Sandri pyeti shokun:

- Prapë të pyetën në makinë?”

- Asnjë pyetje s’më bënë, - u shpreh Gjinoja. - Qeshnin e donin të talleshin e të më frikësonin mua. Vetëm tutje gurrës ndaluan makinën, se donte të villte ai që të qëlloi ty. Pastaj më tha ai civili, që të zbrisja. Më porositi që nesër tok me ty të vemi në zyrat e Komunës sonë.

- Pse? - e pyeti Sandri.

- Të na pyesin....të sqarohen a ku di unë...

- Hiç të mos shkoni! - s’iu durua pa folur nënës së Sandrit. – Sos që u trembën juve dhe neve pa punë; sos që ma bënë burrin prapë për spital, por na dashkan dhe sqarime zotërinjtë... Në vend që të kërkojmë ne sqarim e shpjegime, na kërkokan ata… Të kishin ardhur si njerëz, po, ishim të detyruar të bindeshim, po…Unë një copë grua e thjeshtë jam, veç aq gjë, se në të tilla raste duhet vendim prokurorie ose të paktën marrveshje me kryepleqësinë e fshatit apo me komunën, e di. Kollaj vihet dorë mbi tjetrin e të ndalohet, siç bënë ata zotërinj.Ta dija e të isha vetë tek arra, nuk e di si do isha sjellur me ta.

- Lëre-lere! - ndërhyri Gjinoja. - Mua më futën duke më shtyrë fort brenda në makinë dhe babi im po rrinte, sikur të mos ndodhte gjë.

- Ua, pse kjo na qënka liria e demokracia që na mungonte?! - foli me zë të ngritur e me një dozë të bollshme nevrastenie e shoqe e Gaqit.

- Demokraci-gjiza! - ofshau nga dalldisja shpirtërore Gaqi.

- Akoma po më përcëllon faqja, - tha Sandri, duke fërkuar faqen e djathtë. - Do ketë qenë mëngjarash, ndaj s’e kuptova të ruhesha.

Ç’ishin përqark qeshën si me pahir nga fjalët e Sandrit, i cili donte sikur të ndërronte paksa atmosferën e rënduar në atë mjedis sidomos në brendinë e gjendjes emocionale të të atit...

- Pse të goditi? - e pyeti e ëma djalin.

- Nga hutimi.

- S’po të marrim vesh, - pyesnin sytë e prindërve të tij.

- Shpjegohu më qartë,mor djalë! - foli me zë të dërrmuar Gaqi.

- Pasi na ndërpreu lojën polici, që erdhi tek fusha, s’na la kohë as të visheshim, por na thirri mua e Gjinon tek shpellat e na pyeti me tërsëllimë:

- Ku ishit dje ju të dy?”

Unë, nga hutimi i asaj thirrjeje të papritur as që e shkova nëpërmend qëllimin e pyetjes, që të përqendrohesha, ndaj ashtu, instiktivisht, pyeta Gjinon:

- Ku ishim dje, mo Gjino?

Aq deshi polici dhe, si tha nxitimthi: “Nuk ditke dhe se ku ishit, ë?!”ma përveshi befasisht me pëllëmbës. Jo se nuk dija, ku ishim, pra, por ajo thirrje e egër, ajo marrje e papritur, sikur të ishim kriminelë, na hutoi krejt... Kjo qe e gjitha.

- Tamam kështu, - aprovoi dhe Gjinoja, duke e shfaqur hapur keqardhjen për dhunimin publik që iu bë shokut.

Se në atë çast dhunimi të personalitetit të të dy të rinjve ndodheshin të pranishëm gjithë djelmoshat që loznin futboll.Të gjithë u habitën dhe u tronditën nga ai veprim i paparë ndonjëherë në atë fshat të vogël të asaj krahine të thellë malore.

Dy djemtë e akuzuar pa më të voglën provë, i dhanë karar të mos u bënin më “yzmet”kapriçiove të disa harbutëve që s’mund të përfaqësonin kurrsesi figurën e vërtetë të mbrojtësve të ligjshmërisë. Prandaj nuk shkuan në zbatim të një urdhërese lëshuar në gjendje të dehur edhe pse nga persona me uniformë, që në fakt po e diskretitonin shtetin...

Vetëm i ati i Gjinos nga mosthellimi në bërthamën e ngjarjes, apo edhe nga mosnjohja mirë e karakterit të të birit, herë-herë u jepte të drejtë policëve; aq sa edhe i shoqëronte, në kërkim të Sotirit. Nuk dinin si ta shpjegonin gruaja e tij e të tjerë qëndrimin gati indiferent të Rakos.

Gruas së Gaqit nuk i harrohej ai çast kur dëgjoi t’i fliste Rakua. Doli e hapi portën e u gjend ballëpërballë me një polic të shkopsitur, që kutërbonte erë raki thartirë.“Ku e ke djalin?”e kish pyetur ai. Keti, pasi pa dhe Rakon pas shpinës së policit, sikur e mblodhi paksa veten, se as që po i shkonte mendja për keq...“E ku do jenë djemtë? Këtu rrotull janë ose nga fusha e futbollit e nga tjetër...Po edhe ti, more Rako, nuk e ditke nga janë djemtë, pa mirë unë, që u mbylla brenda, se duam të hamë e të pimë në darkë...”

Keti, që ende s’po kuptonte, pse e donin Sandrin, se dhe Rakua i tha që donin dhe Gjinon, nuk dinte si ta vlerësonte situatën, pa e dinte vetë ajo si të reagonte...

Kur e mori vesh, ishte tepër vonë...

VAZHDON
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: AKSIONI "BLIC" (Novele nga Jorgo Telo)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:45 pm

Gaqi pati mundësi të hidhtë në shënimet e veta: “... Politika shpesh e keqtrajton figurën e forcave të rendit, sipas orekseve bindësore... Ndodh që pozitat e duan policinë të politizuar, kur opozitat synojnë të kundërtën (shkak-sherri i pashqitur e pa ndonjë perspektivë shpresëdhënëse hëpërhë...) Jetojmë në një vend e në një stad zhvillimi, ku nuk kanë të rreshtur çudirat, që pillen vetëm nga një mjedis i çuditshëm... Sipas gjykimit tim politikës i lypset ta lërë policinë të punojë sipas parametrave që ka pasur e ka e gjithë bota demokratike.Besueshmëria publike e policisë matet edhe duke u ballafaquar herë pas here me komunitetin... Sipas gjykimit tim politikës i lypset ta lërë policinë të punojë sipas parametrave që ka pasur e ka e gjithë bota demokratike.Besueshmëria publike e policisë matet edhe duke u ballafaquar herë pas here me komunitetin...

E kaluam një provë të vështirë si dy të rinjtë ashtu dhe unë në vetvete...Megjithatë nuk mund të zhvleftësoj thënien e Niçes: “Si lumturinë edhe hidhërimin duhet t’ia kalosh shpirtit të arsyes...”

Gjërat fillimojnë nga vlerësimi i vetvetes... Se e bëra dikur një vlerësim të tillë, ndaj dhe ndihemi krenarë, edhe pse mjaft të lënduar padrejtësisht... Mjafton, besoj, të dimë ta shohim të bukurën brenda vetes, por edhe ta dallojmë të shëmtuarën përreth nesh...

Në fund të shënimeve ai nënvizoi: “Të mos lexohet nga kushdo”:

... U habit gjithkush, kur u përhap lajmi pas dy javësh të kryerjes së atij “Aksioni rrufe”… Policët qenë bazuar e mbështetur për akuzën tek marrja në pyetje e një shurdh-memeci, që vërdallosej çdo ditë në qendër të fshatit N. Ai i kish parë vërtet dy të rinjtë te klinika e tek klubi, si dhe tek sheshi në pritje të autobuzit. Si e pyetën me shenja, nëse kish parë të tjerë veç banorëve të atij fshati, “dëshmitari” i përzgjedhur, që i njihte të dy djemtë u kish thënë se kish parë djalin e një burri nga zona e tij që ishte i sëmurë, por që më parë i binte fizarmonikës... (dhe lëvizte duart, duke imituar hapjen e mbylljen e kacekut si dhe gishtërinjtë, si duke i rënë tastierës...) Për Gjinon u jepte të kuptonin policëve të mençur se qenkish djali i atij që punonte në mirëmbajtjen e rrugës. Dhe imitonte kazmë e lopatë “dëshmitari”…

Pasi hodhën edhe ca gota raki të “përzgjedhur”tek klubi privat i fshatit P. “Operacionistët” e mbërrijtur nga rrethi me lajmërim urgjent prej bazës, u nisën tërë qejf me furgonin e zi drejt fshatit “X”, ku, si gjahtarë të regjur do binin mbi prenë e dëshiruar... Dhe ç’është e vërteta shumë shpejt i gjetën “hajdutët”, të cilët ishin “fshehur”në fushën e futbollit të fshatit të tyre dhe ishin “maskuar”me të mbathura e kanotiere.

Menduan zotërinjtë që ndërmorën aq bujshëm atë “aksion - rrufe ”, se përmbushën me nder urdhrat e shefave dhe dolën triumfatorë; tjetër se, veç thartirave në bark, nuk kishin arritur ta shtinin gjahun e vërtetë në dorë.

Kurse sa për zullume...të tilla bënë, sa deshën, aq sa u mahnitën, kur e morën vesh banorët e të dy krahinave fqinje, madje edhe vetë pronari i sendeve të vjedhura...Ai paskish thënë “Mirë që nuk e kërkuan hajdutin në zonat verilindore!...”

Pas një muaji dy veta, një gjatosh e një shkurto po bisedonin në një ledh kopshti, ndanë rrugës.

- Sa qejf do ishte, sikur t’i rrasnin brenda ata të dy!- thoshte gjatovani.

- Kurse unë do të doja t’i bënin pelte me shqelma, dumbe e shkop gome, - ish shprehur me një ndjesi të theksuar keqdashse shkurtovani.

Mbresë e veçantë (E shkruar në ditar nga Më poshtë Gaqi kish shtuar shënimet me stilolaps të kuq: Zemërnxirosurit nuk i paskërkan brirët në ballë, por në honestrat e errta të shpirtit, që u kullon natë e ditë zift e shafran...Paska mes nesh ende njerëz, qofshin të pushtetshëm, apo të thjeshtë, që injorojnë injorancën e vet, duke “tjerrur” zgjuarsi makutërie. Ndaj dhe i ngrati tranzicioni ynë vështirë ta gjejë të çelur “dritën jeshile” kaq të dëshiruar dhe ëndërruar...

VAZHDON

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: AKSIONI "BLIC" (Novele nga Jorgo Telo)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:47 pm

Dashmiri, një i afërm i Gaqit në qytet takoi rastësisht njërin nga policët operacionistë të atij sulmi-rrufe. Me njëfarë koenfidence ia hapi bisedën si anës e anës... Duke e parë me dyshimësi të theksuar në bebe të syrit, polici, që atë çast dukej si sheleg, i’u shpreh troç: “ Mirë që nuk u ankua kush nga të dëmtuarit, se nuk do më shihje më këtu tek jam. Kushedi nga do horrokopisesha unë me të gjithë ata që më pasonin...

Donte Dashmiri të mësonte dhe diçka më tepër, por polici ia preu shkurt:

- Lëre nashti këtë muhabet, zoti… Eja pimë ndonjë gllënjkë më mirë!”

- Fatkeqësi, kur e kupton me vonesë fajin, - i tha Dashmiri seriozisht.



FUND
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:51 pm

1. HUTESË



Dikur...

I zgjata duart;



dritën e vezullimtë

të syve të tu

ta rrëmbeja...



Mbeta i hutuar,

i hutuar në rrugën drejt dritës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:52 pm

1. PAS NJË DIMRI



Pas një dimri-natë

sikur po çapitet sërish behari.



E shoh tek gjethëzat e porsaçela,

tek lulet e strukura nëpër ferra.

E dëgjoj tek kënga e bilbilave

majë gështënjës;

tek kënga ngazëlluese

e mëllënjës.

E prek tek bari i njomë,

që po harbohet...

E shijoj tek radhiqet,

teksa lezetojnë tryezën.



E ndiej tek lehtësimi i teshave në trup...

E mirëshoh se si majëmalet

Po heqin borën paqësisht

gjithaq…me ngut...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:54 pm

1. SË PAKU



Nëpërkëmbem

nëpër copëza gjumi

Endrra të copëzuara

gjumin ma shkundin...

O koprac ëndrrash,

Pse s’ma sjell të plotë

ëndrrën time?



Sidomos ëndrrat e bukura;

ato më të bukurat

m’i vonon,

m’i humbet.

M’i shkërrmoq ato

kur e ndiej veten

duke vrapuar...

Edhe ëndrrën e ëmbël,

kur e shoh veten dhëndër...

Apo ëndrrën hirëplotë,

kur unë ndihem i fortë

si moskush.



Së paku...

përgjatë ecjes

për në amëshim

Si kujtim të ruaj ëndrrat...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:55 pm

1. ME KËSI MENDIMESH



Vdekja!

Trupin përpiqet

të ma marrë

tinëzisht...


Përpiqet të arrijë

të më marrë krejt...

Vetëmbrohem.

Vdekja nga marazi

një ditë do “vdesë” vet...

Me kësi mendimesh

duroj gjithçka...

Brenda mendimeve

Avujt e jetës lëvizin.



Pjesë të trupit po më lënë.

Nuk dorëzohem...



Vdekja

s’më përtypka njëherësh dot.

Më sfilit pjesë-pjesë...



Me kësi mendimesh i bërtas shpresës:

“Mos më harro!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:56 pm

5. TË JETOSH

Të jetosh;

a s’do të thotë,

të mëtosh për dëshira?…



Të jetosh;

a s’do të thotë:

të duash ajrin,

të duash qiellin,

të duash mbitokën

dhe detet e kaltër?



Të jetosh;

a s’do të thotë,

të sfidosh

errësirën, ligjet gjysmake, kopracinë shtetërore?...



Të jetosh;

por, ama,

pa u përgojuar për keq...



Të jetosh;

por,ama,

pa hedhur valle me dreqër!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyMon Dec 15, 2008 11:59 pm

1. S’MUND!...



Arëza, grenza rrotull më vijnë

Përsysh më vërdallosen

sikur t’i kem lyer qerpikët

me mjaltë.

Ndërkohë më qerthullon

një e padurueshme etje,

një etje e pafund...

Izolimi po më shkund...



Mes arëzash e grenzash…

Të jetosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyTue Dec 16, 2008 12:01 am

7. ÇAST I VESUAR



Një bashkë reje

u zvarr teposhtë.

Qetë-qetë kapërceu kangjellat.

M’u avit, tek po rrija.

Si më lëmoi faqet,

më njomi paksa syrin.



E ngarkuar ishte reja

Dhe...nuk dola dot në rrugë.

U largua ajo

drejt visesh të tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyTue Dec 16, 2008 12:02 am

8. DIÇKA MË FLET…



Meqë nuk shkoj dot në lumë,

meqë së largu i kundroj pyjet,

në qerthull ëndrrash zhytem...

E më mblidhen:

najadat, 1)

driadat. 2)



Ndërkaq një Kometë e stërmadhe

me bishtin e zjarrtë

tek qelqi i dritares më troket

e me zë yjor

diç më flet…



1) Nimfat e pyjeve

2) Nimfat e ujrave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyTue Dec 16, 2008 12:03 am

9. MUZGJET



Mundet po ecim

në shtigje

muzgjesh

të plagosura.

Të mos habitemi,

pse na përzhiten

qepallat e pluhurosura.

Habitshëm

s’ka pse t’i hapim krahët

anë më anë.

Muzgjet e tanishëm

Peshkaqenë janë...

Na brejnë kockat,

Shpirtin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyTue Dec 16, 2008 12:04 am

10. SA TURP!



Nuk e mbyll portën nga brenda.

S’i dihet, ç’ngjet...
Mundet të harrojë punën e vet



z e m r a,

kur s’e pret...



Sa turp, të të shkallmojnë dritare e portë!

E trupin

të ta gjejnë të ftohtë!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyTue Dec 16, 2008 12:06 am

11. SIRENAT



Çdo njëzetekatërorsh

“Telegrame” më vijnë

prej “Botës Tjetër”...

Kërkohet me ngulm,

Të bëhem “pjesëtar” i Saj...

e zemra s’më ndien të qetë.

E shpirti...

herë më bën të qesh,

herë më bën të qaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 EmptyTue Dec 16, 2008 12:07 am

12. ÇAPITEM



Çantë e bastun në njërën dorë i mbaj.

Shpirtin e ndezur – brenda vetes.

Eci kërmillthi… shkel mbi trotuar.

Eci përmbi ngjarje

drejt jetës,

drejt vdekjes.

Çapitem.

Ç…a…p…i…t…e…m…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Esse nga Jorgo S. TELO
» PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO
» Gjirokastra brenda meje (Nga Jorgo S. TELO)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: