Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:49 pm

21. Papërcaktueshmëri



Si krejt papritur nganjëherë

zinxhirin e ngjarjeve pranojmë,

si turbullohemi dhe vuajmë,

mendimet dehëse na rrethojnë.



Shpeshherë dhe turpërohemi,

të vendosim nuk kemi guxim

dhe jemi gati të vazhdojmë

në botën boshe pa frymëzim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:49 pm

22. Jeta jonë



Jeta jonë - kjo ëndërr e të parëve,

herë dramatike, herë në gëzim,

herë entuziaste, herë hidhëruese,

herë dehëse, pastaj…. pikëllim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:50 pm

22. Ëndrra e jetës



Jeta jonë – kjo prej të parëve ëndërruese,

herë dramatike, herë lëngatë,

herë në gëzime, herë dëshpëruese

herë në ekstazë, herë heshtje që zgjat….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:50 pm

23. Trishtim



E dashur, hoqëm shumë gjatë jetës,

në shpirt mbeti veç trishtim,

as më mirë dhe as më keq, s’u bëra

dhe ditët me miqtë, si duket s’kanë shërim.



Në të shkuarën ishim më të qeshur,

mua tashmë çfarë s’më shqetëson,

bota është ndërtuar që të prishet,

tronditet kështu dhe jeta jonë.



Kështu në zbrazëti derdhen lotët,…

Ku çon kjo rrugë? Në moskuptim,…

E vetmja që më gjallon – dashuria.

Harresë gjithçka,…Për ty s’ka harrim!





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:50 pm

24. Unë kujtoj atë perëndim





Dita perëndoi dhe agimi mbaroi,

ne mbi një stol pranë detit qëndruam,

vështrimin valët e errëta trishtueshëm,

nata u afrua dhe dashurinë vajtuam.



Të dy të heshtur dhe e kuptuam

se minuti i ndarjes qe në të afruar,

na pret përgjithmonë ndarja,

kaq afër me ty s’kishim qëndruar.



Ti ishe kryeneçe, kryeneçësinë doje,

ti nuk i pranove veprimet e mia,

ti nuk e kuptove shpirtin tim të fshehur,

prandaj mes nesh mbaroi dashuria.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:51 pm

25. Afrim



Zemra vetëm gëzimit i afrohet,

por ta vjelim atë s’kemi kaq veti,

dritarja mbyllet plotësisht

dhe dera nuk hapet kurrsesi.



Zemra thahet, vuan, këputet,

Ditët bredhin dhe ty e njëjta gjë,

gjithçka e zbehtë dhe pëlhura e zbehtë,

midis dëborës rruga s’gjendet më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:51 pm

26. Vetëm ty



Vetëm ty të jepem pa vonesë,

gjithë ndjenjat, zjarrin e zemrës,

mos e shuaj zjarrin tim në shpirt,

vetëm ty të kushtoj gjithë këngët e këngës.



Vetëm ty, krijesë qiellore,

të dhuroj përjetë të madhin premtim,

vetëm tek ty u rrita me dritë,

dashuria ime, ti që nuk ke çmim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:51 pm

27. Zhgënjim



Mundesë dhimbja e kujtesës,

plagosje tingulli i vrarë i telit,

prej dhimbjeve, dëshpërimit, vuajtjeve

Ilaç shpëtimi… Veç gjumi i Ferrit.



Kur zhytem thellë në soditje

kërkojmë fëmijërinë e dikurshme,

si ëmbëlsi e gabimit të helmuar,

na vjen një shpresë e papushtueshme.



O dhimbje të përjetshme të njohjes,

o maja të pakapshme të shkëlqimit,

o frymë e fundit, përpjekje paarrirë,

o vrer i dëshpërimit…

i zhgënjimit…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:51 pm

28. Dehem me erën e pishës



Dehem m e erën e pishës,

me buzët e tua si mjaltë

futem tërësisht në ëndërr…

Oh, si ngjitem në qiellin e shtatë!





Dhe vala me valë shkëmbehet,

kurrë s’mbaron kënaqësia…

Hë, pra, zgjohu me mua,…

Ja, kjo qenka lumturia!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:52 pm

29. Kënga e mbrëmjes



Natyra e ndezur luan nëpër mure,

ngadalësisht dielli i zjarrtë perëndon,

nata afrohet, gjithçka qetësohet,

gjithçka këputet, mbaron, s’zëron.



Natyra e ndezur luan nëpër mure,

Diell’ i zjarrtë perëndon ngadalë,

gjithçka errësohet, afrohet nata,

bie qetësia, heshtja s’ka fjalë.



Vezullon kandili, u largua dita,

zogjtë këndojnë këngët e qeta,

ëmbëlsohem prej këngës së fundit,

nata po afrohet, fluturoi jeta…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:52 pm

30. Trupi i gruas





O trup gruaje, minierë fshehtësie,

në shekuj torturove piktorët, poetët,

u munduan të gjejnë misteret e tua,

më kot, më kot u munduan të shkretët,…



Konture të holla, linja të derdhura

të quajtën ty joshësit dredharë,

margaritarë deti të kulluar,

të falën dhe hiret e Afërditës së Parë.



Trupi delikat i Botiçelit,

i Rubensit, trupi më i mirë,

Pikasos, Rembrandit, Modiljanit

Modelet e gjalla rrinë shtrirë.



Të dehur prej muzës poetike,

vizuan piktori dhe poeti,

tregime trupit të gruas…

Emri në këta trupa u mbeti.



Shekull në shekull na tërheq drejt vetes,

nga hiri i së shkuarës si Feniks u ringjall

dhe duke gjetur fuqinë e magjishme,

përsëri të josh me forcën e paparë.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:52 pm

31. Unë mbytem



Fundosem në sytë e tu joshës,

lëshohem gjer në fund të fundësisë

parajsën, kurrsesi, s’do ta doja,

përpara verëëmblës së dashurisë.



Humbas në detin e fjalëve,

nuk gjej dot fjalën që dua,

në dehje puth supet e tua,

humbas gjireve të tua.



Le të kumbojnë trumpetat e argjenda,

Engjëjt e qiellit të harbohen,

buzët e ndjeshme epshëndjellëse

djegin dhe tek ty më shërohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:53 pm

32. Gruaja, të cilën dashuroj



E ndjeshme, e ëmbël, e shenjtë,

Gruaja, të cilën dashuroj,…

Hapi ti Dyert e Parajës,

unë me sytë e tu vështroj…



Prej ndjenjës së fshehtë digjem,

flakem edhe kur ringjallem,

Unë vetëm Ty të adhuroj,

si Zotit, ty të falem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:53 pm

33. Trupi dhe shpirti



Trupi yt, porsi zambak i bardhë,

pushi i ndritshëm mbi buzë përvëluar,

mermer i hollë, krejt i larë,

përjetësisht do ta mbaja në duar.



Mëngjeseve me ty do të më zgjonin,

supet e tu do të më ledhatonin si sedef,

do të prekja ëmbël hiret e tua,

trandafilat e dashurisë

mëngjeseve do t’i “derdh”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:53 pm

34. Fëshfërima e pishës



Fëshfërima e pishave, e pishave pëshpërimë

mbi brigjet me rërë plot,

tashmë vjeshta ende nuk ka ardhur,

po unë pa dshuri nuk po jetoj dot.



Jo, dashuria ime nuk shuhet,

shtati yt i epur ç’po më josh,

Amuri 1) le t’ë lëshojë komplet shigjetat,

edhe këllëfin, në dashtë, le ta lërë bosh.



1). Perëndesha e dashurisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:54 pm

35. Ti je imja



Ti je imja, s’mund ta besoj,

Gruaja, të cilën dashuroj!

Dyert i lë hapur krejt

erës së marrë mesazh i dërgoj.



Këndoj këngën time të dashurisë,

merre, lëshoje, le të marrë jetë,

në botë nuk ka krijesa të çuditshme

dhe dashuri të çuditshme s’mund të ketë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:54 pm

36. O ti, të cilën unë ende s’e kam takuar





O ti, të cilën unë ende s’e kam takuar,

Tek ty majë e frymëmarrjes qiellore,

drita e ndritshme e luginave alpine

të ëmbla, koralja trëndafilore.



O Zot, sa gjatë kam pritur,

qëkur prej ujit të detit lindi Afërdita,

kur kupton se në jetë s’jetohet kot

dhe ti dashurinë e shenjtë e ndeze si drita.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:54 pm



37. Dredhëza



U rrita pas murit të gurtë,

qëndrova, durova, erë dhe tufan,

ato vit pas viti vinin më të egër

dhe gjethet e mia të gjitha m’u thanë.



Një herë një tufan i tërbuar

filizën e dredhëzës e futi në mur,

ajo mes të çarës shpërtheu.

Mbulesë kishte mua dredhëzën e sëmurë.



E mbrojta atë prej të ftohtit dhe erës

në murin e pajetë dredhëza u rrit,

luante me bukurinë gjelbërore

dhe gurit të thinjur i solli bukuritë.



Dredhëza u rrit, u rrit duke u dredhur

me qilim të gjelbër gjithçka mbuloi,

shkorreti i vjetër i dha ngrohtësitë,

dredhëza e re gjithë zogjtë i ftoi.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:55 pm



38. Vogëlushe



Vogëlushe e vogël, zgjohu me mua,

mjaltin e dashurisë sate e dua,

një çikë verë veriore më jep mua…

Vogëlushja ime, zgjohu me mua.



Vogëlushja ime, zgjohu me mua,

mjaltin ta pi para agimit, e dua,

më jep të pi një çikë verë veriore,…

Vogëlushe e dashur, zgjohu me mua.



Ti gjumashe gumëzhi me bletën,

Flutur, fluturo në livadhet paanë,

pikëzën e nektarit për mikun mblidhe.

Vogëlushe e bukur, eja, më rri pranë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:55 pm



39. Kush je ti?



Je e pranishme, e mistershme,

më ndjek kudo, si hije më vjen,

e lidhur je me mua si mishi me thoin,

je e pashmangshme si dita që vjen.



Herë shndrin si yjet e largët,

herë si agim i kuq perëndon,…

O lulja e egër e Lindjes,

pse tashmë asgjë s’më kumton?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:55 pm

40. Retë lundrojnë si shami të bardha





Retë lundrojnë si shami të bardha

përhapen në arat pa kufi,…

Ah, dashuria im e nxehtë,

mërzia e mallkuar të përpin përsëri!



Duke marrë verën e djegur

Shirat vjeshtore kthehen përsëri.

E di që edhe ti diku vuan.

Prit! Mos ik gjer në paardhësi!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:56 pm

41. Miku im i heshtur



Ti humbet detit të thinjur,

tashmë i vetëm, pa miq

dhe unë jam i vetëm, krejt

i vetëm si gishti lakuriq.



Si ta vras këtë heshtje të marrë?

Miku im, ku je ti tani?

Po lëpin nata ëndërrimtare

derën e shtëpisë së huaj ku je ti.



Yje të huaj janë në qiell,

ndrijnë në natën e huaj,

klithma të pikset në buzë,…

Përgjigje… Ç’pret?! Ma thuaj…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:56 pm

42. Sa larg je ti. Kaq larg…



Ti fluturon në Planetin e largët,

tërësinë e orbitës ke provuar,

tani nëpër botë endemi vetëm,

kështu fati ynë qe paracaktuar.



Përsëri ti bëhesh e huaj,

sikur unë s’të kam përqafuar,

vetëm një çast është dashuria,

por brenga do krahë për t’u shëruar.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:56 pm



43. Kujtesë



Vargje të hidhur pa dritë shkruaj,

gjithnjë derdh lot të nxehtë,

kujtoj kohën që ka shkuar,

një jetë të hidhur pa jetë.



Pa ty s’jetoj, s’frymëroj,

shkoj këtu një jetë të mpitë…

A do të shihemi prapë, si dikur,

të shkruaj vargje të ëmbla, plot dritë?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 EmptySun Dec 07, 2008 10:57 pm

44. Zemra si lulja e lodhur



Zemra thyhet prej luleve të lodhura,

në rrudhat kohore rrudhoset,

Kali nuk merr forcë prej kalorësit,

zvarriset gjersa forca i soset.



Mbi oqeanë, në qetësinë e ngrirë,

Hëna dybrirëshe si ajo varet,

mundet ne në pranverë të dukemi,

mundet që rruga e mpirë të ngjallet!

ku trupi pret që të kallet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov   Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: