Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së Empty
MesazhTitulli: Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së   Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së EmptyMon Nov 24, 2008 5:40 pm

Koha e Jugosllavise po perseriter e kete "shtet"

Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së

Anila LIMANI


Polica ka ndaluar në kufirin e Qafë Thanës delegacionin e Partisë Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) që po kthehej nga simpoziumi i Lëvizjes Intelektuale për Çështje Kombëtare, simpozium ky që u mbajt të shtunën në Tiranë. Për katër orë rresht tre anëtarë të delegacionit të BDK-së janë marrë në pyetje nga policia si dhe i janë marrë të gjitha dokumentet e sjella nga simpoziumi. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Bashkim Bashoja, sekretari për marrëdhënie me jashtë, Milaim Fejziu dhe kryetari i degës së Çairit, Hysamedin Baftjari janë torturuar psikikisht me pyetje të natyrës ku ishit, pse ishit, çfarë bëtë, etj. Ka shpëtuar për momentin kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, i cili ka kryesuar delegacionin për në simpozium, por nuk është kthyer me anëtarët e tjerë të delegacionit, por ka mbetur edhe për disa ditë në Tiranë.

“Pyetja e parë që na bënë ishte, ku e keni anëtarin e katërt, që do të thotë se ne gjatë gjithë kohës kemi qenë në mbikëqyrje”, tha Baftjari duke shtuar se sipas të gjitha gjasave edhe kryetarin Shaqiri e pret i njëjti maltretim psikik. Për BDK-në ky veprim i policisë është jo demokratik, pasi BDK është parti e regjistruar në gjykatën e Maqedonisë dhe vepron në legalitet të plotë. “Ne nuk jemi parti ose organizatë ilegale, por jemi parti e cila platformën e saj e ka shpalosur para trupit zgjedhor. Platforma jonë që është bërë publike me kohë nuk cenon integritetin e Maqedonisë”, tha Baftjari.

http://www.lajmpress.com/index.php?faqe=shfaqlajm&id=3368

***************************************************************

Tre orë maltretohet në Qafë Thanë delegacioni i BDK-së

11 /24/ 2008


Qëllimi i kësaj pres-konference ka të bëjë me problemet e shkaktuar ndaj delegacionit të BDK-së në vendkalimin kufitar të Qafë Thanës, tha Milaim Fejziu, sekretar i BDK-së.

"Për tre orë qemë të ndaluar duke na bastisur veturën, e më pas edhe çantat personale dhe na u konfiskuan, na u morën përkohësisht materialet e ndryshme nga puna jonë intelektuale e partiake, me motivacionin se këta do të shërbejnë si objekt analize në pikëpamje të ekzistimit të veprës penale, nxitje dhe urrejtje nacionale dhe fetare. Do të ishte shumë në rregull që këto materiale të jenë objekt leximi dhe analize. Por dhe përcaktimi i veprës penale nxitjet e urrejtjes nacionale dhe fetare ajo më është vepër për të cilën unë mendojë se ata e paralajmërojnë akuzën që do të del nga kjo”, deklaroi Milaim Fejziu, sekretar i BDK-së.

“Ne nuk ishim persona privat, ne nuk ishim qytetarë të rëndomtë, në ishim delegacion që morëm pjesë në një simpozium në Tiranë që organizonte Lëvizja Mbarëintelektuale Shqiptare ku kishte përfaqësues nga të gjitha trevat dhe ne si subjekt kemi qentë të ftuar”, tha Fejziu.

ALSAT-M

http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/7971.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së   Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së EmptyTue Nov 25, 2008 3:26 am

Është një punë e njejtë si dikur që bëhej nga LDK-ja në Kosovë Shqipo.... Në Maqedoni përderisa nuk binden shqiptarët se nuk zgjidhet problemi me maqedonët në tavolinë ose më mirë të them në Parlament por fitohn ndryshe me ta, jo në tavolinë ose në Parlament.

Shqiptarët do t'i fitojnë të drejtat në Maqedoni, vetëm atëhere kur ta detyrojnë dhe ta mundin Maqedonin.... dhe ajo e drejtë është kur t'ja përplas në fëtyrë përfaqsuesi politikë maqedonit e t'ju thotë se ne e bëjm luftën për t'u Bashkuar me Shqipërinë. Të bëshë politikë tjetër është vetëm humbje kohe si kreu politikë i këtyre partive që janë aktualisht në Maqedoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së   Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së EmptyTue Nov 25, 2008 3:46 pm

Sinjale për burgosjen e Milaim Fejziut

Fitim KRYEZIU

Shkup, 24 nëntor - Udhëheqja e partisë Bashkimi Demokratik Kombëtarë (BDK), ka akuzuar haptazi bastisjen dhe ndalesën të cilën në orët e pasdites së 22 nëntorit e kanë kryer punëtorët e Ministria e Punëve të Brendshme në pikën kufitare "Qafë Thanë". Sekretari për politik të jashtme pranë BDK, profesor Milaim Fejziu, të cilit iu është konfiskuar i gjithë materiali që e kishte me vete, i bëri thirrje kryetarëve të dy partive më të mëdha në pushtet, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, që t'i ndalojnë këto akuza ndaj shqiptarëve dhe të mos trumbetojnë pa ndalë se ky vend është vend ku sundon e drejta e shprehjes së lirë. "I bëj thirrje të gjithë subjekteve politike, institucionet vendore dhe atyre ndërkombëtare, përfaqësuesit e BE dhe të NATO në Maqedoni, e posaçërisht dy liderëve, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, që të jenë më syçelë dhe të ndalen këto akuza ndaj shqiptarëve. Një padi penale, edhe pse deri më tani nuk më është lëshuar, por nga momenti në moment mund të ndodhë edhe kjo, për shkak se vet sjellja e dy inspektorëve të lartë të sigurimit të shtetit, Jane Hristov dhe njërit ia mësuam vetëm emrin dhe quhej Goran, dhanë sinjale të qarta se ndaj meje po përgatitet padi penale për nxitjen e urrejtjes në baza nacionale dhe fetare", tha Milaim Fejziu, sekretar për politikë të jashtme pranë BDK.

Fejziu gjithë ashtu deklaroi se në materialin e konfiskuar ka pas shumë shkrime të autorëve të njohur si, Esad Stavilecit, Pajazit Nushit, disa CD me materiale të shkëputura nga interneti, por edhe disa programe për federalizmin e vendit, opsion të cilën BDK e ka shfaqur në zgjedhjet e fundit."Unë jam i gatshëm që materialin tim të shkruar dhe të botuar, por edhe aktakuzën ndaj meje t'i mbroj para çdo gjykate të tjetër ndërkombëtare, e jo në ato të Maqedonisë. Sepse në gjykatat maqedonase nuk kam fare besim, sepse pikërisht nga këto kam një histori të hidhur. Unë gjatë 18 viteve të fundit, disa herë kam qenë viktimë e këtyre gjykatave të politizuara", shtoi Fejziu.Fejziu i ka shprehur si negative përpjekjet për burgosjen e kryetarit të Republikës së Iliridës, Nevzat Halili, duke shtuar se ajo është e drejt e tij për ta shprehur mendimin në një shtet demokratik. Kjo ide, tha ai, së bashku me federalizimin e vendit kanë për qëllim që Maqedonia të funksionojë si një shtet multietnik, multikulturor, ku të gjitha pakicat t'i kenë të drejtat e tyre edhe për t'u shprehur lirshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së   Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së EmptyTue Nov 25, 2008 6:37 pm

BDK kërkon ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare

25/11/2008 16:24:11


Kryesia Qendrore e BDK-së mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me rastin e ndaljes së delegacionit të BDK-së, në pikën Kufitare të Qafthanës, nga policia në vedkalimin kufitar të Maqedonisë.


“Partia Bashkimi Demokratik Kombëtar-BDK, është e indinjuar nga ndalja e delegacionit tonë, nga personat zyrtar, të sigurimit shtetërorë të Maqedonisë.Delegacioni i BDK-së, ishte i ftuar të merr pjesë në një simpozium mbarkombëtar shqiptar, që mbahej në Tiranë, më 22 nëntor 2008”, thuhet në njoftimin e BDK-së.

Delegacioni në fjalë në përbërje, Hisni Shaqiri kryetarë, Bashkim Pashoja sekretar i përgjithshëm, Milaim Fejziu sekretar për mardhënie me jashtë dhe Husamedin Baftjari, kryetar i degës së Shkupit.

Siç njoftoi BDK, gjat kthimit nga Tirana,në vendkalimin kufitar të Qafës së Thanës, informohen se ndalen me urdhër(depesh) dhe se duhet ti nënshtrohen, një procedure të marrjes në pyetje, nga inspektor të Sigurimit Shtetëror,Jankov Risto dhe Zoran,(mbiemrin e të cilit nuk arritëm ta mësojm).

Përfaqëusieti e kësaj parti bëjnë të ditur se inspektorët në fjalë, kan bastisur në detaje , veturën me të cilën udhtonte delegacioni partiak. Pas bastisjes së veturës, antarëve të delegacionit të BDK-së, u janë marrë telefonat celular dhe fjanë kontrolluar çantat personale, me ç rast nga çanta e z.Milaim Fejziut, janë konfiskuar të gjitha matrialet, me karakter të punimeve intelektuale dhe matriale partiake.

BDK kërkon nga përfaqësuesit e bashkisësë ndërkombëtare në Maqedoni që të ndërhyjnë, tek autoritetet maqedonase dhe të kërkoni sqarime, për veprimet e pa matura të sigurimit shtetëror, ndaj veprimtarisë së kësaj partie politike. (INA)

******************************************

Oh hysni ske cfar lyp nga nderkombetaret.... Aty vetem zeri i kalashit degjohet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së   Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së EmptyThu Nov 27, 2008 4:39 pm

Milaim Fejziu informon OSBE-në

Shkup, 26 nëntor - Sekretari për politik të jashtme i BDK, Milaim Fejziu, së bashku me kryetarin e këtij subjekti politik, Hisni Shaqiri, gjatë ditës së mërkurë kanë informuar Misionin e OSBE-së në Shkup për presionet ndaj disa anëtarëve të kësaj partie nga sigurimi i shtetit. "Ne informuam Misionin e OSBE-së për të gjitha ato ngjarje të cilat na ndodhën në pikën kufitare "Qafë Thanë" në ditën e 22 nëntorit kur po ktheheshim nga Shqipëria. Këto presione të cilat po kryhen në adresë të partisë sonë janë plotësisht të pa baza, për shkak se ky subjekt politik është themeluar në përputhshmëri me të gjitha ligjet ekzistuese të vendit", tha Milaim Fejziu.

Ky i fundit gjithashtu potencon se brenda ditës do të dërgojnë letra me informacione edhe deri tek të gjitha ambasadat e shteteve më relevante në vend, si: SHBA-ve, Gjermanisë, Francë, Italisë, Britanisë së Madhe, Turqisë, Shqipërisë etj. Por, paraprakisht do të njoftohet edhe NATO. Fejziu tha se deri më tani nga MPB-ja nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje për kthimin e materialit të konfiskuar dhe se dyshon se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në ditët e ardhshme, pasi një gjë të tillë nuk e kanë bërë as në vitin 1993, kur i janë marrë disa libra për të drejtat dhe lirive të njeriut, të cilat, siç kishin marrë vesh Fejziu, libra ishin djegur.(F.K.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Sponsored content





Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së   Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin
» Eksperimente me të burgosurit shqiptar në burgjet maqedonase
» POLICIA E KOSOVËS ARRESTON 40 KOSOVARË...
» Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: