Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 vështrime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

vështrime Empty
MesazhTitulli: vështrime   vështrime EmptySat Nov 22, 2008 5:38 pm

Nga Fatmir Terziu
"Autori i "Mos më ik larg", 1995 - poezi,"Infinit", 2000 - poezi, "Ana tjetër e pasqyrës", 2003 - intervista, "Ora e paqes", 2005, përkthim - poezi nga Rainer Schulte "Në shpellën e Platonit", 2006, përkthim - poezi nga Frederick Turner "Poezia Amerikane", 2006, përkthim - antologji nga poetë amerikanë, që në planin e parë të vëzhgimit duket i pandashëm në deklarimin e tij paraprak.
Në një kulturë si e jona, shumë e tendosur në ndarje dhe shkëputje të gjërave si një kuptim për kontrollin, është disa herë një lloj grimcë shokimi që mbahet në mendje për tu kujtuar, në shkrime, krijime apo edhe fakte praktike. "E thënë më saktë krijimtaria është një mesazh", thotë Marshall McLuhan (McLuhan, 2002:27-56). Kjo nënkupton para së gjithash anëkraftëzimin artistik, të cilin krijuesi e gjen në kulturën dhe njohurinë e tij. Poeti, prozatori, krijuesi i gjithë aspektit mediatik ndan në këtë tejlidhje mesoren e një figure gjeometrike që krijohet rishtaz nën imagjinatën e trios mesazh, derivat dhe arritje. Mesazhi si elementi më i rrëndësishëm në krijimtari është një lloj pasaporte që lypset nga çdo nivel lexuesi. Këtu kritika e hershme gjente një molek ulë frymëzimi për të udhëhequr apo ndarë në klasa, kategori dhe revolucionarizëm, gjë që në fakt ishte një antagonizëm i krijuar nga postulati i udhërrëfimit ideologjik. Mbartja e mesazhit që natyrshëm sot përbën faturën e kritikës për krijuesin është një lloj liçense, të cilën e prodhon një vëzhgim shkencor dhe e vulos një lexues pa shijuar ngjyra, medalje, vlerësime apo diploma, por duke shijuar vlerën e krijimit në shijen e tij. Prej kohësh më pati tërhequr dyanësia e një aplitude që rreket nën dhe pas emrit Gjekë Marinaj. Krijimtaria e tij, natyrshëm për aq sa kam mundur t'a ndjek dhe kritika ndaj veprës së tij, të paktën për aq sa e kam pikëtakuar me kureshtjen për ta lexuar me imtësi. Në pamje të parë ngjan me një organikë komplekse, ku një tis i hollë ndan dy aplitudat në fjalë. Një tis ky që në disa raste krijon një koazion artistik që deshifron realitetin, që anëson vlerat e vërteta dhe fryn argumentin e një krijuesi që ka veprën dhe vlerat e tij, duke i imponuar spaleta dhe komplekse figurative, madje edhe personit të tij, karakterit real të tij, jo atij në vetën e parë që prodhon tek-tuk vepra e tij.
vështrime Gjm_infinit Adnan Mehmeti, për shembull e cilëson në një fjali që simpatizon një fiktivitet gjuhësor dhe deformues të realitetit duke shprehur në kritikën e tij: "Gjekë Marinaj, më shumë se poet". Pa gërmuar në fjalorin e hershëm të të madhit Androkli Kostallari, por duke gjetur anën emergjente dhe shkencore në fjalorin e Oksfordit për gjuhën shqipe (Oxford Albanian-English Dictionary) që botohet nën siglën "The World's Most Trusted Dictionaries" (Fjalorët më të besueshëm në botë) dhe që udhërrëfehet me fjalë, shpjegime fjalësh, grupe fjalësh apo togfjalësha e frazeologjizma, madje edhe me fjali komplekse ndihmëse, mund të thuhet me plot gojën se një fjali e tillë e përdorur nga kritika, sado 'dashamirëse' që të jetë, krijohet një vetsulm padashje ndaj vlerave të veprës së autorit dhe një penelatim me akuarel në një sfond metalik, tek i cili shiu apo edhe një veprim tjetër natyral krijojnë një hiç. Një hiç të cilin e krijon kritika dhe e përqafon në heshtje përqasja e saj në sferën pëlqyese. Aspak nuk do të ndalesha në këtë pikë nëse nuk do të vazhdohej më tutje: "Universi poetik i Gjekë Marinajt- trokitje drejt majave" (Mehmeti: po aty). Dhe 'universi poetik', edhe pse figurativ në këtë rast, paralajmëron një dëshirë dhe një fakt tek i cili lëvrohet analiza e mëtejshme, duket se diku në thellësi të analizës shpjegon me gojën e vet krijuesit: "Për mua poezia është gjinia më superiore e artit. Vetëm në poezi mund të gjesh një përbërje të përbashkët gjeniale të arteve në një trup e shpirt të vetëm poetik: muzikalitetin imagjinues të një kompozitori, imazhin meditativ të një piktori, prozën e kondensuar të një romancieri, dramën vibruese të një dramaturgu e medikamentin shpirtëror të një lexuesi. Në një farë mënyre, unë jetoj për të lexuar e krijuar poezi" (Marinaj; në kritikën e Mehmetit).
Atëherë duke lënë pas 'kritikën për kritikën' ajo që s'do koment është krijimtaria mes vlerave reale të saj. Autori i "Mos më ik larg", 1995 - poezi,"Infinit", 2000 - poezi, "Ana tjetër e pasqyrës", 2003 - intervista, "Ora e paqes", 2005, përkthim - poezi nga Rainer Schulte "Në shpellën e Platonit", 2006, përkthim - poezi nga Frederick Turner "Poezia Amerikane", 2006, përkthim - antologji nga poetë amerikanë, që në planin e parë të vëzhgimit duket i pandashëm në deklarimin e tij paraprak. Pra poezia e tij është ajo që bie në sy. Në fakt ajo ka vler at të cilat janë simpatike dhe komplekse. Një poezi e tillë siç është "KUAJT", ku dominon një metaforë profesionale flet më shumë se një elozh padashje, flet më shumë se një 'dashamirësi' apo edhe vlerësim metaforik. Kuaj dhe njërëz. Një binom që estetika e quan një nga krijesat model. Jo më kot të dy krijesat gjenden në siparin e hershëm papirus, jo më kot kanë qenë ushqim i vlerave të shkruara biblike, por jo më kot Leonardo da Vinçi, Mikelanxhelo, Rembrandi apo Van Gogu thyen penela e spatula të krijonin lartësitë artistike më njërëz e kuaj. Më tutje jo më kot Pol Elyar apo Burns sollën elementin njërëzor dhe kuajt si dy bashkëjetesa në poezitë e tyre të famshme. Këtu ka një vlerë, një detyrim të cilin e realizon një bashkëjetesë tek krijuesi kërkues dhe tek krijuesi krijues, ku në gjuhën e poezisë së Marinaj të dy karakteret, kuaj-njeri shihen në një dyfish-retushim artistik dhe jepen të pastra në kuptimin mbartës. Njërëz dhe kuaj, kuaj dhe njërëz një simbolikë që ushqehet sa me populloren aq edhe me modernen në këtë rast. Kemi të bëjmë me një zotërim logjik të figuracionit që çimentohet në vargjet:
vështrime Gjm_larg " "Tërë jetën duke vrapuar rrimë
" Shohim veç përpara
" Ç'bëhet prapa s'duam t'ia dimë.
" Ne nuk kemi emër
" Të gjithëve kuaj na thonë".

Më tej është një mori figurash që kristalizohen nën veprime foljore dhe detaje situatore, që flasin me një gjuhë, që ndihen edhe në heshtje, ashtu si edhe në fakt vargjet e mëposhtme shprehen:
" Nuk qajmë,
" Nuk qeshim;
" Heshtim,
" Dëgjojmë;
" Hamë atë ç'na japin,
" Ecim nga na thonë,
" Asnjë nga ne s'është mendje hollë."
Veprimi njërëzor që mbartin vargje të tilla, natyrshëm luajnë rolin e një sintakse të qartë, të shkoqitur e të mirëpërdorur, gjë që sot synohet nga shumë poetë, por pak njihet nga një palë tjetër. Një fjali poetike e tilë, dyfishon vlerat e mesazhit dhe i hap rrugë kompleksit figurativ. Duke plotësuar kompleksin e përzgjedhur figurativ autori shugullon larminë e tij metaforike dhe lezeton platformën mesazhiere duke krijuar një apriori të rastit, në një gërshetim kohë, vend dhe ndërlidhje 'oreksore', që nënkuptojnë patologjinë dhe fizionominë e një shteti pa vertebër, pa shtyllë kurrizore, ku dominon oreksi apo shija për një zgjedhje apo shije obortaro-ironike, gati-gati edhe didaktike për vlerat që mesazhi i poezisë krijon. Autori nuk mëdyshon atë që thotë, por thekson qartë dhe prerë:
" Kush qe kalë mbreti,
" Posti qe i lartë
" Kush qe kalë princeshe
" I bënë shalë të artë
" Kush qe kalë fshatari
" Pat samarë me kashtë
" Kush qe kalë i egër
" Tërë jetën fjeti jashtë.
" Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut!

Duke parë këto vargje natyrshëm ndjen një arsye më shumë të mëshosh se autori kërkues, autori studies është sot e përditë më shumë një arritje që synon bashkëjetesën e ndryshimeve mediatike, bashkëjetesën në botën së cilës krijimtaria shqiptare ende hyn nga të çarat e dritareve.
Në librin e tij të famshëm "Kujtesa, përsëritja dhe puna për të gjetur zgjidhjen", Frojdi thekson se mbajtja mend është asgjë më shumë se kaq, por ajo është një sipar ku hapet e mbyllet karakteri dhe sjellja e njeriut. Kjo në fakt ndodh edhe në krijimtari. Në krijimtarinë e përgjithshme është përsëri teoria e psikoanalizës e nisur nga Frojdi, Jung dhe e vazhduar nga Jacque Lacan (Lakan), ajo që vjen në ndihmë të ndricimit të analizës. 'Transferenca' ose transferimi i idesë së autorit nga një gjendje frymëzimi, sipas Frojdit nuk është thjesht një botkuptim i autorit njeri, por një shtysë e vet njeriut që ndikohet nga e shkuara, ose kompleksi i saj si një tërësi në jetën dhe njohurinë e tij. Kjo shihet qartë në poezinë e Marinajt. Duke parë të shkuarën e tij të deklaruar në jetëshkrimin e tij publik, shohim një detaj të qartë ndikues edhe në poezine e tij, gjë që përpos analizës dhe psikoanalizës krijon argumentin e shëndoshë të botës së tij poetike, të poezisë së tij që ai e cilëson në një vend nderi në mesin e krijimtarisë në përgjithësi. Për Ilir Secin, "poezia e këtij poeti është sublimacion i emocioneve dhe fiksim i gjëndjeve e fenomeneve të botës në tërësi" (Seci: në websitin e Marinajt).
Këtu ka dy elementë që përfaqësojnë teknikën analitike. I pari është 'kurimi' frymëzues i poezisë nga ndikimet e tjera dhe i dyti vetkurimi i krijuesit që gjendet në një bote larg depërtimit imagjinar, në një botë ku mbisundon iluzioni për komplikacionin kohë-vend. Barthes, një nga të famshit e kritikës botërore, thekson në këtë drejtim se në kuptimin e dashurisë, gjëja e parë që ne dashurojmë është sipërfaqja, skena, ekrani, kopertina, …pastaj vijnë me rradhë e hyjnë nga goja në mendjet tona të gjitha kushtëzimet që pranon retina" (Barthes, 1990:142). Në poezinë "Vajzat e Kalifornisë" autori na prudentizon një element të gatshëm për t'iu referuar majës së gatuesve të psikoanalizës. Një poezi e tillë flet qartë ndoshta më shumë se një analizë për të. Ndoshta këtu vjen në ndihmë edhe gjetja e njeriut model të krijimtarisë komplekse Kolec Traboini që shprehet për Marinajn "gjeta poetin e vertete" (Traboini, 2001: Shkodraonline). Edhe të tjerët e shprehur për poezinë e Marinajt kanë zbuluar pak a shumë vlerat e autorit në një raport këndëvështrimesh të ndryshme.
" Janë shprehur Anton Çefa, Sami Milloshi, Luigj Çekaj, Shefqet Dibrani, Arben Çokaj, Prend Buzhala, Agron Tufa, Dashamir Cacaj, Dashnor Kaloçi që e cilëson 'poetin që kapërcen Atlantikun me "Kuajt", Ndoc Gjetja, Skifter Këlliçi e Mikel Gojani. Poezia "Vajzat e Kalifornisë" nuk është marë si një model për të deklaruar këtë, pasi një poezi në këtë sistem analitik është vetëm një grimcë, por ajo është ajo grimcë nëpër të cilën kalon metafora e gjilpërës për të arnuar dhe qepur një vlerë të cilën e mbart vet në fakt ajo, midis përsëritjes duajale që këshillon Frojdi:
" "Ecin majë gishtave mbi krahët muskuloz të tokës
" duke endur çudira në lëvizjen e hijeve,
" çudira të pasqyrta - kurthe vështrimesh,
" prekje që e ndajnë gjithësinë në kube të qelqta.
" Vajzat e Kalifornisë
" heshtin në gjuhën tamlore.
" Me termetet dhe njerëzit u mjafton dialekti i trupit.
" Ndërsa me djemtë - syze
" përtej të cilëve deti u duket si një trandafil në çelje
" ato përdorin gjuhën e mjaltit;
" zëri u zgjatet si një ushtimë në të ardhur
" diku nga një lëndinë e bardhë dhe e virgjër yjesh."

Duhet theksuar dhe vënë theksi më qartë në kuptimin përsëritje. Nuk është fjala për ndonjë përsëritje fjalësh, grupfjalësh apo edhe vargjesh, të cilat kanë gjuhën e vet në analizë, por për përsëritjen narrative, që vetkrijohet nga tendenca mjet-argumentuese e gjuhës që përzgjedh autori.
" "Kalifornia ka gjelbërim vajzëror të përhershëm.
" Ndaj
" retë e bardha nderen konfuze midis tyre dhe qiellit.
" Ndaj
" vullkanet në Majami shpërthejnë gjoksin e zjarrtë
" duke i përcëlluar me inat buzët e kripura të ujrave.
" Ndaj
" pa vajzat e Kalifornisë vet bukuria ndjehet jetime.
" Ato, të bukurat, bjondinat, vajzat zëmjaltë
" jetën e djemëve e ngrejnë tek orët e zgjatura të ëndrrave,
" dhe ëndërrave të tyre u japin sisë të rriten të qashtra."

Këtu, dhe në pjesën e parë kjo përsëritje narrative shihet në elementët figurativë që krasiten mjeshtërisht dhe kompozojnë imazhet e vajzave reale, me dialektin e trupit, gjuhën e mjaltit, që simbolizon të folurën e dalë nga goja e tyre, apo edhe të detajeve të tjera artistike që nënshkruhen në këto vargje për të dhënë atë përsëritje narrative me qëllim ndriçimin e karaktereve të piketuara. Barthes e deklaron këtë si një 'zbulim pas faktit' (it is after the fact) dhe në frëngjisht: [c'est un après coup]. Këtu është ajo që ngjiz më së shumti një vlerë reale, atë vlerë të cilën ta fal kompleksi filozofik i poetit Marinaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
vështrime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: