Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Kush është Eqerem Cabej ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Kush është Eqerem Cabej ?   Kush është Eqerem Cabej ? EmptySun Nov 16, 2008 6:02 pm

Eqerem Cabej, nje vit, me rastin e 100 vjetorit te lindjeshttp: Ky vit shënon një përvjetor të veçantë. Një stacion kujtese që mund të shërbejë për të rilexuar, dhe për të kuptuar filozofinë e një prej figurave më poliedrike të kulturës tonë, Eqrem Çabej. Sivjet është 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit e dijetarit të njohur dhe viti është shpallur viti i Çabejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush është Eqerem Cabej ?   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyMon Nov 17, 2008 7:58 pm

Eqrem Çabej eshte njeriu i dashuruar pas shqipes, rrenjes shqipe dhe bukurise se shqipes. Eqremi dashuronte shqipen. Duke lexuar Eqremin, ne dashurojme patjeter shqipen tone, kete gjuhe relike te pellazgjishtes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling

Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 26
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush është Eqerem Cabej ?   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyWed Nov 19, 2008 5:26 pm

njeriu qe ia ka diturr rrenjet gjuhes shqipe, ai eshte gjithcka e mire qe mund te mendohet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 67
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Eqrem Qabej   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyThu Jan 29, 2009 12:23 pm

Eqrem Qabej eshte shkenctari me i madh i te gjitha koherave qe u mor me hulumtimin e origjines se shqiptarëve dhe gjuhes shqipe.Ai dukr krahasur fjalet e shqipes me gjuhet tjera indoevropjane ka ardhur ne perfundim se gjuha shqipe rrjedh nga Ilirishtja, pastai Ilirishtja nga Pellazgishtja dhe ajo nga gjuha Ariane qe e kane folur populli nga te cilet kane lindur Pellazget e pastaj nga ata kane lindur Iliret dhe pas tyre Arberit dhe Shqiptaret.Me nje fjale Qabej ka qene njeriu qe me se shumti i ka dhene gjuhes shqipe dhe Shqiperise. Sa here qe te fillojme te flasim dië per shqipen, duhet te fillojme dhe mbarojme me Qabej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aktiv
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Aktiv

Male
Numri i postimeve : 87
Age : 40
Vendi : Toke
Registration date : 29/01/2009

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush është Eqerem Cabej ?   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyFri Jan 30, 2009 7:31 pm

Eqrem Qabej (1908 - 1980)
Eshte figur e shquar e shkences,e aresimit dhe e kulltures shqipare ,antare i Akademis se Shkencave dhe i Presidiumit te saj.Mesues i Popullit.
Studimet e larta filologjike i beri ne Austri,duke u specalizuar ne gjuhesin krahasuse indoevropiane.Per afer nje shekulli punoj sistematikishte per shkollen e studimet shqiptare duke i dhene ndimesa te rendesishme veçanrishte arsimit te lart dhe gjuhesis shqiptare .
Veprimatria e tij kerkimore mori permasa te gjera dhe u ngrit ne nje shkall pas Clirimit.Dhe mesim ne institutin Pedagogjik (1946) me pas ne Universitetin e Tiranes dhe punoi ne Institutin e Gjuhesis dhe Leteresis .Hartoi lendet e disa lendeve kryesore , ishte bashkautor ne nje varg veprash kolektive .
Veprimtari e tij shkencore u shtjellua kryesish ne gjuhesi ,por u shtri eshte jasht saj,sidomos ne folklor,etnografi,histori te leteresis.
Fusha themelore e tij ka qene historia e gjuhes ,e veshtruar ne aspektet e problemet me te ndyshme te saj.Vendin qendror te zene studimet etmologjike dhe leksikologjike historike,por mjaft peshe kan edhe fonetika e gramatika historike e shqipes ,historia e pergjithshme e shqipes me problemet e prejardhjes se saj ,te marrdhenieve me gjuhet e motra indoevropiane , me gjuhet ballkanike e me gjuhe te tjera ,po ashtu edhe gjuha e autoreve te vjeter e botimi filologjik i veprave te tyre.Ndimesa me rendesi ka dhene Eqrem Qabej edhe per diaktelogjine onomastikes,si dhe per kondifikimin e gjuhes letrare.

Nder veprat kryesore te tij jan:Studime Etmiologjike ne fushte te shqipes I,II,III;
Hyrja ne Historin e gjuhes shqipe (1947,1958),
Fonetika historike e shqipes (1958)
Botimi kritik i vepres ''Meshari'' i Gjon Buzukut (1958)
Bashke me Aeksander Xhuvanin hartoi dy trajtesat ''Parashtresat'' dhe ''Prapashtesat'' e gjuehs shqipe (1956 ,1962) po ashtu nder hartusit e udhezuesve drejtshkrimore,qe u punuan pas Clirimit deri ne ''Drejtshkrimin e gjuhes shqipe '' (1973).
Mori pjes gjellerisht ne perpunimin e teminologjive te shume degeve te shkences e te teknikes.

Eqrem Qabej ,argumentoi ne menyre bindese prejardhjen ilire te gjuhes shqipe e te popullit shqiptar,autoktonin e ketijku bante,vuni ne dukje roliin dhenes te shqipes ndaj gjuheve mete cilat ra ne kontakt dhe unitetin e kulltures matriale e shpirterore shqiptare .

Si perfaqesues i shquar i gjuhesis shqiptare u njoh si autoritet shkencor edhe ne rrafshin nderkombetar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA

Female
Numri i postimeve : 129
Age : 36
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush është Eqerem Cabej ?   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyThu Feb 26, 2009 1:35 pm

Nje figure e madhe e etnologut, historianit, gjeografit, etimologut, hartuesit te teksteve për shkollën, mësuesit, planifikuesit gjuhësor, madje një nga përfaqësuesit më mendjehapur të kulturës së gjuhës ndër ne. Nje njeri modest qe i urrente homazhet per figuren e tij.

Eqerem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Nje shqiptar qe do te kujtohet gjithmone sepse ka punuar gjithe jeten per gjuhen shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 66
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush është Eqerem Cabej ?   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyFri Oct 30, 2009 7:30 am

Zbulohet dokumenti,si e ndiqte Sigurimi i Shtetit Eqerem Çabejn me urdhër të Enverit
» Vendosur: 28/10/2009 - 08:41


Afrim imaj

“Enver Hoxha dhe Eqerem Çabeji janë dy personalitete të shquara të realitetit politik dhe kulturor të Shqipërisë, për të cilët duhet të krenohemi të gjithë”
E shfaqur ditët e fundit në publik me rrëfimet për të shoqin, Nexhmije Hoxha, rreket të zbulojë vlerat e tij, duke hulumtuar në retrospektivën e miqësisë së diktatorit me profesorin e shquar Eqerem Çabej, si dy vërsnikë nga Gjirokastra, me bashkëshorte dibrane(!) Me qasjen për të baras vlerësuar kontributet e dy bashkëmoshatarëve nga qyteti i ngurtë, gruaja më e fortë e regjimit komunist, orvatet të gjejë fabulën e rastit për t’u ofruar shqiptarëve të pavërtetat e radhës. Qysh në krye të shënimeve të saj, e veja e diktatorit, bën me dije lidhjet e hershme të Enverit me profesorin e nderuar, duke artikuluar takimet spontane dhe përkujdesjen e të shoqit për Çabejin e shquar. Sakaq, nuk harron të rrëfejë për respektin që ushqente Enveri ndaj vërsnikut të tij, të cilit siç pohon Nexhmija, i ka kërkuar disa herë ndihmën e vyer për të bërë shqipërime të ndryshme në librat me kujtime. Po kështu, Hoxha nuk mund të harrojë interesimin e veçantë të së shoqit për shëndetin e Çabejit dhe ndihmën e tij për familjarët e tjerë në raste sëmundjesh e fatkeqësish. Pak a shumë e gjithë “miqësia” midis dy vërsnikëve fokusohet në kuadrin e këtyre detajeve që gjithsesi mbeten të dyshimta dhe rrëfenja vazhdon me kontributet historike të Enverit për zhvillimin e vendit drejt progresit dhe lirisë, çka është dhe qëllimi i saj. Mashtrimi këtë radhë është dyfish djallëzor. Pa u zgjatur me “kontributet” e diktatorit për Shqipërinë dhe shqiptarët, të ditura tashmë për gjithkënd me sy në ballë është me vend leximi i kujdesshëm i fabulës, që bën fjalë për “miqësinë” e Enverit me profesorin e shquar. Për të provuar sa e vërtetë ka qenë kjo lidhje vërsnikësh, mjafton të lexosh vetëm pak radhë nga dosja e sigurimit për Eqrem Çabeji e hapur me urdhër të Enver Hoxhës, ku zbulohet se gjatë tërë jetës studiuesi i shquar është gjurmuar nga Policia Sekrete dhe ka qenë nën vëzhgimin e agjentëve të fshehtë. “Dosja Çabej” është nga më të hershmet në historinë e sigurimit të shtetit komunist. Fill pas çlirimit, me përkujdesjen e lidershipit politik për të pastruar radhët e intelektualëve nga kundërshtarët e regjimit dhe pjesa e dyshuar e korpusit të së shkolluarve në Perëndim, Policia Sekrete ka nisur gjurmimin dhe ndjekjen e studiuesit Eqerem Çabejit. Të parat dokumente që janë arkivuar në të janë raportet biografike të siguruara në rrugë agjenturore, ku artikulohet me saktësi profili antiparti i Eqerem Çabejit, si njeri me prirje antimarksiste dhe kundërshtar i regjimit. Në të gjitha rastet, sipas platformës përkatëse, këto raporte përfundonin në zyrën e Sekretarit të Parë dhe prej aty ideohej vijimësia e operacioneve të fshehta për kryqëzimin e protagonistit të tyre. Po çfarë dokumentohej në to?
Raporti i parë: Çabeji ka miqësi të dyshimta
Dokumenti parë i Sigurimit të Shtetit për profesor Eqrem Çabeji mban datën 29 shtator 1947 dhe është ndërtuar në formën e raportit biografik me të dhëna të hollësishme për jetëshkrimin e tij. Në të bëhet e ditur se Profesor Çabeji kishte mbaruar studimet në Austri dhe dinte shumë mirë gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe latinisht. Me ardhjen në Shqipëri ushtroi profesionin e mësuesit, në fillim në gjimnazin e Shkodrës (1934-1935) dhe më vonë në Normalen e Elbasanit (1935-1936). Gjatë periudhës 1936 – 1937 punoi në Ministrinë e Arsimit dhe pas shërbimit ushtarak ku u gradua aspirant, u kthye profesor në Gjirokastër. Në vitin 1939 u emërua drejtor i Liceut në Tiranë, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 1940. Prej aty, nënvizohet në raport, Eqrem Çabeji me interesimin e Ernest Koliqit shkoi në Itali me mision nga fashizmi, i fshehur pas një burse studimi. Teksa ndodhej në Romë, në maj të vitit 1943, emërohet ministër i Arsimit dhe merr tre rroga të majme, por “nga frika e luftimeve në Shqipëri” nuk u kthye për të marrë detyrën. Nga Italia mbërriti në Tiranë në korrik të vitit 1944 dhe në vitin 1945 u emërua nëpunës teknik në Institutin e Shkencave. “I gjithë rrethi familjar dhe shoqëror i Çabejit, saktëson raporti, është i përbërë nga elementë kundërshtarë të pushtetit, të prekur nga reformat e ndryshme, që urrejnë partinë dhe regjimin politik”. Në vijim, dokumenti i policisë së fshehtë, vë në dukje se burri i motrës së Eqerem Çabejit (Selim Damani) kishte qenë eksponent i Ballit Kombëtar dhe ishte arratisur jashtë shtetit menjëherë pas çlirimit, ndërsa i vëllai Selahudin Çabej ish-prefekt i Gjakovës ishte vrarë nga forcat partizane në janar të vitit 1944. Sa biografia familjare, sipas raportit përmbledhës të sigurimit, Eqrem Çabejin e komprometonte rrethi shoqëror dhe lidhjet e intime. Marrëdhëniet me Selaudin Toton e Gjergj Ashtën dhe miqësia me Sokrat Dodbibën, Vedat Kokonën, Abaz Xhomon, Mark Ndojën etj., risillej në vëmendje të funksionarëve vigjilentë të shtetit komunist si një rrethanë dyshuese në profilin e profesorit të shquar. E gjithë kjo lëndë përligjte sipas platformës së sigurimit regjistrimin e dosjes së Çabejit në kategorinë 2B, kategori kjo që i përkiste personave që kishin zhvilluar veprimtari armiqësore, por aktualisht shfaqeshin jo aktivë, ku bënin pjesë kryesisht pjesëtarë të shtresave të përmbysura nga regjimi komunist, ish-bashkëpunëtorë të okupatorëve, ish-kulakë, ish-pronarë, zyrtarë politikë të regjimeve të kaluara etj. Po dosja “Çabej”, siç konstatohet nga dokumentet, vetëm pak vite e ka mbajtur siglën sekrete 2B dhe ka kaluar tek 2A-ja, që nënkuptonte kategorinë e “elementëve armiq” që veprojnë aktivisht kundër pushtetit popullor. Autoriteti i vetëm që zyrtarizonte kapërcimin nga njëra kategori tek tjetra, ishte sekretariati i KQ, ku sekretar i Parë ishte Enver Hoxha...
Dokumenti: Çabej element armik
Dosja “2A” me numër 8870, ka një dokument të nënshkruar më 13 tetor 1953, në të cilin bashkë me raportin biografik të Profesor Çabejit të pasuruar me të dhëna të reja rreth profilit si element kundërshtar i regjimit, ndodhet dhe plani i masave operativo-agjenturore për gjurmim të tij. Pjesa më e madhe e çështjeve që parashikohen për tu verifikuar, ka të bëjë me një informacion të depozituar në strukturat e sigurimit nga njëri prej bashkëpunëtorëve me pseudonimin “Tisi” (J.B). Ai ka konstatuar se Profesor Çabeji në vitin 1943 kishte marrë tre rroga të larta nga qeveria dhe kishte ndërhyrë gjatë luftës për të liruar Stefo Grabocën dhe Mina Uçin. Sakaq, në planin e masave parashikohej sqarimi i të dhënave të tjera për lidhjet e fshehta të Çabejit me Edith Ndroqin e Dom Zef Bicin dhe rolin e tij në një organizatë reaksionare që inkurajon arratisjet jashtë shtetit. Po si precizoheshin masat agjenturore. Ja çfarë përmbante plani i hartuar nga ekspertët e policisë së fshehtë...
1. Në të gjitha degët operative në qendër dhe në degën e Tiranës të gjendet ndonjë bashkëpunëtor i kualifikuar, që lidhet me profesor Eqerem Çabejin. Të kontrollohen fletë-lidhjet e këtyre bashkëpunëtorëve.
2. Në qendrën e punës ku punon të përdoret agjentura e objektit për të kontrolluar qoftë në punë, në kontakte të ndryshme etj. Të përdoret sidomos për këtë bashkëpunëtorja “Edija”
3. Në shtëpinë ku banon profesor Eqrem Çabej të vendoset një bashkëpunëtor, me qëllim që të kontrollojë të gjitha hyrjet dhe daljet që bëhen në shtëpinë e tij.
4. Duke qenë se në Bibliotekën e cila frekuentohet nga profesor Eqrem Çabej si dhe nga të huajt që ndodhen këtu (të legatave të huaja) nuk kemi bashkëpunëtorë, duhet të vendosim një informator.
5. Bashkëpunëtores “Drojtja” nëpërmjet Rrok Zojzit me të cilin lidhet t’i jepet detyrë që t’i afrohet profesor Çabejit.
6. Të nxirret nga procesverbali i Sabiha Kasimatit implikimi për profesor Çabejin.
7. Dëshmitari R. Hila të pyetet hollësisht rreth asaj që i ka thënë i burgosuri Vangjel Zoto për Eqrem Çabejin. Të përpilohet procesverbali me dëshmitarë të rregullt.
8. Të studiohet dosja e ish bashkëpunëtorit “Tisi”, i cili ka dhënë dhe më parë të dhëna për Eqrem Çabejn dhe të shikohet nëse mund të pyetet si dëshmitarë.
9. Të informohemi për lidhjet e tij aktuale me të quajturën Shyrete Turkeshi dhe të hetojmë për karakterin e tyre.
10. Të merren të dhëna të hollësishme mbi mënyrën e jetesës që bën (anët pozitive dhe negative).
11. T’i kërkohet seksionit të Skraparit informacion i hollësishëm rreth objektit të tyre me tendencë arratisje dhe që lidhet me Eqrem Çabejin.
12. Me qëllim që të provojmë më mirë lidhjet e tij, të vihet në survejim për pesë ditë.
13. Të studiohet agjentura ekzistuese me qëllim të gjetjes së një bashkëpunëtori të përshtatshëm për përpunim aktiv të tij. Nëse nuk do të gjejmë bashkëpunëtor të tillë nga agjentura ekzistuese, atëherë të studiojmë gjetjen e një kandidati për rekrutim dhe ta rekrutojmë.
14. Përpunimi i Çabejit të koordinohet me përpunimet që ndjek dega e ushtrisë.
Përgjegjës për zbatimin e këtij plani kapiten Koli Shuke nën kontrollin direkt të major Rasim Dedja.



“Miqtë” e Çabejit: Është antimarksist

Pjesa më misterioze e dosjes “Çabeji”, janë raportet e bashkëpunëtorëve të fshehtë, pjesa më e madhe e të cilëve janë kolegë, shkrimtarë, kritikë e zyrtarë të administratës së Institutit të Shkencave.
Një taborrë me spiunë e gjurmoi për vite me radhë duke mbushur faqe të tëra me raporte për sjelljet e dyshimta dhe prirjet antiparti. Në të gjitha rastet vigjilentët e përzgjedhur nga strukturat e sigurimit të shtetit, nuk u shfaqën me inteditetet e tyre, por me emërtimet “Dhelpra”,”Gjevreku”, “Prursja”,”Edija”, “Plepi” etj. Çfarë raportonin ata?

“Dhelpëria” AV
Denoncimi i poetit AV i njohur ndryshe nga Policia Sekrete “Dhelpra” mban datën 24 janar 1948. Ja çfarë shkruhet në të: “Kur i kam folur me entuziazëm për themelonjësin e linguistikës sipas koncepteve marksiste, për profesorin e famshëm sovjetik Mar, ai më është përgjigjur ftohtë dhe gati me buzëqeshje ironike se ata nuk kanë rëndësi”
“Gjevreku”
“Eqrem Çabeji është indiferent dhe me tendenca konservatore” Raporti i tij mban datën 10 prill 1950
“Prurësja”
Në një raport tjetër agjenturor të vitit 1950 vihet në dukje profili antimarksist i Profesor Çabejit. I vëmendshëm një miku i gjuhëtarit të shquar, nuk mund të rrijë pa ia raportuar partisë atë që konstaton në sjelljet e tij. Ja çfarë raporton “Prurësja” “Eqrem Çabeji thotë se kultura marksiste konsiderohet si hiçgjë, veprat e Leninit jo si kryevepra, por si ngjarje të rastit... Është shumë i pakënaqur për mënyrën e jetesës së tanishme, por është shumë i rezervuar. Pakënaqësitë i shfaq tek njerëzit e rrethit të vet dhe aty me shumë rezerva. Miqësi mjaft të ngushtë ka me Shyrete Turkeshin. Miqësia ndryshon nga ajo e para. Sot për sot nuk ka qëllime martese, por më vonë në qoftë se situata ndryshon, si e mendojnë ata, mund të përfundohet”. Sakaq “Prurësja” është indinjuar, siç thotë kur Çabeji i ka konfirmuar: “Në Shqipëri ose shtetet e tjera me demokraci popullore, kulturë për masat e popullit ose njerëzit me arsim të mesëm dhe të lartë përqendrohet vetëm te kultura Marksiste–Leniniste.”
“Edija”, 1952
Raporti i parë i bashkëpunëtores “Edija” që mesa duket është punonjëse e Institutit të Shkencave, mban datën 29 shtator 1952. Ajo pasi përshkruan punën e tij me Buzukun, Budin dhe Bogdanin, nënvizon se shprehej indiferent për linguistikën sovjetike të Stalinit për të cilin shprehej se kishte ide të marra. “Edija” konfirmonte me qetësi se në të gjitha sjelljet Çabej shfaqej si “nacionalist borgjez”. I frekuentonte të gjitha mbledhjet sindikale, por nuk diskutonte. Përcaktohej me ego të madhe, prekej shpejt në sedër, por ishte gjithnjë i matur e serioz”.
vijon nesër...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 66
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush është Eqerem Cabej ?   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyFri Oct 30, 2009 7:35 am

Çabej,eksponent kryesor i reaksionit antishqiptar
» Vendosur: 29/10/2009 - 08:58


Afrim imaj

Në numrin e djeshëm gazeta publikoi një pjesë të dosjes “Çabej”, me dëshmi e dokumente të Sigurimit të Shtetit për profesorin e shquar. Përkundër rrëfimit të Nexhmije Hoxhës për miqësinë e Enverit me Eqrem Çabejin, u sollën prova autentike si e futi diktatori dijetarin e njohur në kurthin e spiunëve dhe të operacioneve agjenturore. U zbardhën fakte të panjohura për mënyrën si u vu Çabeji në gjurmimin e Policisë së Fshehtë me përkujdesjen e veçantë të lidershipit politik për të pastruar radhët e intelektualëve nga kundërshtarët e regjimit dhe pjesa e dyshuar e korpusit të së shkolluarve në Perëndim. Ndërkaq, publikuam disa nga raportet informative të bashkëpunëtorëve të sigurimit, ish-kolegë e miq të profesorit të nderuar, të cilët e ndiqnin fshehtas dhe vinin në dijeni organet e zbulimit për sjelljet dhe profilin antikomunist të tij. Në morinë e tyre shkëputëm një pjesë të së dhënave të “Dhelprës”, “Edies”, “Prurëses” e “Gjevrekut” në të cilat denoncohej prirja antimarksiste dhe liberale e Çabejit të madh dhe shpërfillja e tij për veprat e Leninit dhe Stalinit...
“Eqrem Çabej, si element inteligjent dhe me kulturë të gjerë, përbën rastin e eksponentit të dorës së parë të reaksionit. Prandaj duhet bërë kujdes i madh në gjurmimin ndaj tij”, Gjeneral-leitnant Mehmet Shehu, ish-kreu i Policisë Sekrete, tërhiqte vëmendjen e strukturave të angazhuara në operacionet e fshehta kundra profesorit të shquar, duke vënë theksin në “karakterin e veçantë e kompleks që paraqiste rasti Çabej”. Përtej kësaj përkujdesje, në shënimet e shumta ish-ministrit të Brendshëm në këtë dosje, bie në sy fokusimi në tre çështjeve për të cilat gradianti më i lartë i Policisë së Fshehtë, parandiente provën e patjetërsueshme për ta kryqëzuar një herë e mirë shkencëtarin e gjuhësisë. Çështja e parë për të cilën këmbënguli nga fillimi deri në fund Mehmet Shehu, kishte të bënte me zbardhjen e motiveve të vërteta të lidhjes së Eqerem Çabejit me Ernest Koliqin. Herë pas here ai kërkonte shpjegime për rrethanat e emërimit të Çabejit në detyrën e ministrit të Arsimit dhe mënyrën si deportimit të tij në vitet e luftës në Itali. Ndërkaq, gjenerali i zbulimit komunist, përjetonte me shqetësim enigmën e raporteve të mundshme të profesorit të njohur me zbulimin gjerman. Deri sa ndërroi jetë Çabeji i madh, Mehmet Shehu nuk u shkëput për asnjë moment nga ideja e lidhjeve agjenturore të protagonistit të dosjes “Çabej” me agjenturën e shtetit të fuqishëm evropianoperëndimor. Kaq i angazhuar ishte numri Një i Policisë Sekrete në pjesën e hulumtimit sa kishte kërkuar në biografinë e bashkëshortes së Çabejit, Shyhretit, e cila ishte përjashtuar herët nga Partia Komuniste dhe ishte dënuar për veprimtari armiqësore. Gjithsesi, rrethi i enigmave për figurën dhe profilin e profesorit të shquar ishte shumë më i gjerë. Një korpus i tërë zbuluesish, operativësh, spiunësh e bashkëpunëtorësh vigjilentë operojnë për ditë, javë, muaj e vite me radhë dhe deri në vdekjen e njeriut që gjurmuan pareshtur nuk mundën të provojnë hipotezën mjerave sipas të cilës Çabeji ishte eksponent i dorës së parë të reaksionit antishqiptar. Çuditërisht, këtë procedurë zyrtare sipas Nexhmije Hoxhës, e cila na u shfaq së fundi me kujtimet për miqësinë e të shoqit me Çabejin, nuk e ka ditur Enveri(!)
Epilogu i Dosjes “Çabeji”
I ka takuar punëtorit operativ Gëzim Bejko të nënshkruajë i fundit në dosjen voluminoze “Çabej”. Me shënimet që ka bërë në datën 11 janar 1981, në një farë mënyre, ka shënuar dhe epilogun e dosjes misterioze të tejmbushur me raporte e informata agjenturore të një periudhe gati 35-vjeçare. Vetëm pak muaj pasi protagonisti i dosjes ndërroi jetë, Bejko duke bërë ritualin formal për ta adresuar në burgun e arkivave sekrete, artikulon një raport përmbledhës rreth përmbajtjes së saj. Për aq sa i kërkon rregulli i detyrës, nis të përshkruaj me qetësi: Eqerem Çabej është i biri i Hysenit dhe i Lishesh, i datëlindjes 1908, lindur në Gjirokastër, në një familje shtresë e pasur, i martuar, i padënuar ndonjëherë, i paorganizuar, me arsim të lartë, ka punuar si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, banues në lagjen nr.2, rruga “Qemal Stafa”, nr.395/12. Qëndrimi politik i familjes dhe të afërmve të tij gjatë regjimit të Zogut ka qenë pro atij regjimi, mbasi ishin me influencë dhe përkraheshin nga ai regjim. Okupacionin fashist e priti mirë dhe i shërbeu me besnikëri, duke propaganduar në favor të tij. Mbas çlirimit të vendit, ka vazhduar të propagandojë kundër pushtetit popullor dhe është shoqëruar me elementë të ndryshëm armiq. I vëllai i tij Selahudin Çabej ka qenë prefekt në Kosovë dhe është pushkatuar për veprimtari armiqësore. Vëllai i gruas së tij Selam Damani ka qenë eksponent i Ballit Kombëtar, në pragun e çlirimit u arratis në Itali. Gruaja e tij Shyhrete Turkeshi është përjashtuar nga partia dhe ka qenë në burg për veprimtari armiqësore. Vetë Eqeremi pasi kreu studimet e larta në Austri për filozofi kthehet në Shqipëri dhe ka punuar në gjimnazin e Gjirokastrës dhe si mësues në Normalen e Elbasanit, ndërsa në vitin 1940 është dërguar në Itali nga Ernest Koliqi për punë shkencore pranë Akademisë në Romë. Në shtator 1943 megjithëse ndodhej në Itali, emërohet ministër i Arsimit, detyrë të cilën nuk e ka pranuar. Mbas çlirimit ka punuar në Institutin e Shkencave dhe të Letërsisë deri kohët e fundit që ka vdekur. I përmenduri, më datën 4 tetor 1952 është marrë në përpunim aktiv 2A si agjent i mundshëm në shërbim të zbulimit gjerman... Në gusht të vitit 1961 Eqeremi duke qenë me pushime në plazhin e Durrësit është takuar disa herë me një femër turiste gjermano-perëndimore Karla Vidali dhe në një rast e ka marrë atë për vizitë në vilën e tij, ku ka qëndruar rreth 2 orë. Këto takime me të lartpërmendurit kanë lënë dyshime, duke qenë se vetë turistja kishte dyshime si kuadër e zbulimit... Sipas Xhavit Beqirit, ish-shifrant në ambasadën tonë në Austri, del se: “Në vitin 1970 profesor Eqerem Çabej ishte në Vjenë për të kuruar djalin e tij. Aty ai ka mbajtur kontakte me mjaft të huaj, si dhe me Shvaken, lidhje e ngushtë e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, i cili ka shkruar artikuj në gazeta kundër Shqipërisë. Me këtë person Eqeremi ka shkuar dhe është takuar në një vilë jashtë Vjenës e ka qëndruar më tepër se 4 orë me të. Eqeremi ka bërë në Vjenë shpenzime jashtë mundësive dhe veç të tjerave ka blerë 4 orë dore. Nga viti 1973 e këtej në ngarkim të së sipërpërmendurit nuk ka dalë ndonjë material që të bëjë fjalë se zhvillon veprimtari armiqësore... Duke marrë parasysh sa sipër, si dhe faktin që më datën 23 gusht 1980 Eqrem Çabej ka vdekur, dosja e tij e formularit 2B do të arkivohet.”. Këtu mbyllet misteri i një dosje që lë të hapur një histori misterioze. Po njerëzit e zbulimit të fshehtë nuk janë mjaftuar vetëm me gjurmimin profesor Çabejit. Njëherazi me të ata kanë ndjekur e vëzhguar me teknikat e tyre operativo-agjneturore edhe të shoqen dhe të bijën e tij për vite me radhë.

Spiunët që kryqëzuan Çabejin: Ka lidhje me agjenturat e huaja

“Element antiparti”, “Simpatizant i monarkisë”, “Agjent i zbulimit gjerman”, “Kundërshtar i regjimit komunist”...Dhjetra e qindra përcaktime të tilla i atribuohen Eqrem Çabejit nga armata e spiunëve të fshehtë. Janë kolegë, miq e bashkëpunëtorë të profesorit që e ndjekin këmba këmbës dhe vigjëlojnë me vëmëndje çdo sjellje të tij. Pastaj seleksionojnë atë që mendojnë se është e vlefshme për Partinë dhe rendin për ta denoncuar sa më parë te organet e sigurimit. Mjafton të sjellim një pjesë të tyre për të parë këtë “kontribut” të njerëzve hije...
“Dhelpra”
Në raportin e “Dhelprës” të datës 24 dhjetor 1953, informohej se Eqrem Çabej dhe Lagush Poradeci besonin në Zot, ndërkohë që gjurmuesi i fshehtë kishte konstatuar faktin e dyshimtë se profesor Çabeji shkruante shumë në gjermanisht.
Prurësja
“Prurësja”, në raportin e datës 24 nëntor 1953 shkruan se ka qenë për vizitë në shtëpinë e çiftit Çabeji dhe Eqeremi i ka propozuar të lidhte martesë me Sejfulla Malishovën. “Në rast se kërkon të martohesh me ndonjë komunist, mund të më thuash”, i ka thënë profesori. Gjatë asaj bisede ka rënë fjala për Naxhije Dumen dhe të dy bashkëshortët janë shprehur me konsiderata për kulturën e saj. “Prurëses” i ka bërë përshtypje deklarata e Shyhretit të shoqes së Çabejit e cila është shprehur: “Unë i njoh mirë si Nexhmijen (Hoxhën) dhe Fiqereten (Shehun), por Naxhie Dumja ua kalon të dyjave”. Punëtori operativ që e ka lexuar këtë raport, rikthehet tek informatorja me porositë e rastit: “Me Eqeremin vazhdoje miqësinë. Përfito nga ai çka mund të thotë kundër pushtetit. Në lidhje me propozimin e bërë për fejesë me Sejfullain (Malshovën), kjo është punë personale. Ta falënderoje që kujdesej, por të thoshte se kishte disa pengime familjare... Mundohu të mos flasësh keq për Naxhijen në sy të tyre”.
”Prurësja”,
“Prurësja”, informatorja që arrin të futet në shtëpinë e Eqerem Çabejit, në raportin e datës 15 shkurt 1955, bën të ditur se në bisedë e sipër për gruan, profesori ka pohuar që ata gjatë luftës nuk e zbrazën asnjëherë armën, ndërsa për hatrin e tyre ishin vrarë disa djem të mirë. Ndërkaq, “Prurëses” i kanë tërhequr vëmendjen rezervat që shfaqi Eqeremi për çështjen e idealit komunist: “Sot nuk ekziston në vendin tonë as dashuri ideale, as familje të tillë dhe as ideal, megjithëse shumë betohen për ideal”. Në një raport tjetër të kësaj informatoreje që mban datën 23 shkurt 1955, pasqyrohen mendimet e Çabejit dhe të shoqes Shyhretit për zhvillimet në Bashkimin Sovjetik, për të cilat dy bashkëshortët nuk janë optimistë. Madje “Prurësja” vigjilente nuk mund të rrinte pa shënuar dhe shprehjen e profesorit të shquar: “Bashkimit Sovjetik nuk i dhimben popujt”.
Aeroporti
“Aeroporti i Tiranës”, punonjëse e stabilimentit “Mihal Duri” raporton për sjelljet e kunatës së Çabejit, Neke Turkeshit. Nga bisedat që ka pasur me të, ka mësuar tronditjen dhe frikën me të cilën e ka përjetuar familja e profesorit rënien e Malenkovit dhe ardhjen në pushtet Bulganinit.
“Shigjeta”
“Shigjeta” Në raportin e datës 20 tetor 1957 informonte se profesorët e universitetit të Tiranës Eqrem Çabeji, Qazim Turdiu, Minella Karajani e Rrok Zojzi flasin keq për regjimin në Shqipëri.
LABINOTI
Labinoti: “Labinoti” i caktuar për kontrollin e korrespodencës dhe letërkëmbimeve të Eqerem Çabejit, informonte se profesori shkëmbente letra me Nexhip Allpanin, studiues me origjinë shqiptare në Turqi, Sulejman Kulçen albanolog, por edhe më studiuesit e tjerë Wilfred Fiedler, Vittore Pisanit, Hans Prosel, H. Mihalesku, Vito Borgia, Franc Babinger, Ernest Locker etj. Sakaq njeriu që ka kontrolluar gjithçka nga korrespodenca e Çabejit, bën të ditur se në përgjithësi tematika e tyre fokusohet në çështjet e albanologjisë dhe ato të Kosovës. Ndër të tjera, “Labinotit” i tërheq vëmendjen fakti që profesor Çabeji i kërkon me anë të një letre një personalitetit perëndimor librat e Ulrih Schmall “Mbi gjuhën e vjetër greke të Sicilisë”, dhe të Ë. Merlingen “Bazat e greqishtes së vjetër”...
“Moli”
Bashkëpunëtori tjetër me pseudonimin Moli mban lidhje me operativin Ropi Postoli dhe raporton rreth bisedës që profesor Eqrem Çabeji ka zhvilluar me doktorin austriak të gjuhësisë gjuhësi Herman Olbert. Ai ka pyetur nëse ishte e vërtetë se kinezët po ndërtonin port nëndetëse. Sipas tij e ardhmja e botës paraqitej e zezë dhe e paqartë. Olbert kishte deklaruar në takimin me Çabejin se Shqipëria ishte e izoluar dhe se nuk shikonte ç'ndodhte jashtë saj ndërkohë që vlerësonte nivelin e jetesës në Austri, i cili sipas tij ishte shumë i lartë. Sipas Molit takimet e Çabej me Olbertin kishin qënë të shpeshta dhe ata kishin shëtitur e kishin pirë kafe bashkë disa herë. Gjatë këtyre takimeve profesori austriak kishte pohuar se ishte fat që tani për tani Shqipërinë po e linin rehat fuqitë e mëdha. Siaps tij drejtimi i Shqipërisë do ishte i qartë për aq sa ishte gjallë Enver Hoxha. Pas tij gjërat do ndryshonin.

Gazeta Panorama
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush është Eqerem Cabej ?   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyFri Oct 30, 2009 11:35 pm

Ne ruget e Detroidit dhe Miciganit e Bostonit ku mergata e qyqeve pregatitin kukuvajkat e tyre plot 40 vjet bandat e Xhevdet Mustafes kriminel pulaxhi vetem shkruajn perallat e tyre qe ju kane mesuar edhe klysheve te vegjel sot qe ulerine si ujqerit ne dimer bandat Balliste akoma nga kolltuqet etyre po krokasin dhe nuk e prishin rehatine andaj shpifin me shkrime te tyre neper gazeta te ndryshme qesharak dhe .........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 66
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: LETËRKËMBIMI I STUDIUESVE TË KOSOVËS ME PROFESOR ÇABEJN   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyMon Oct 25, 2010 9:48 am

Begzad Baliu: Letërkëmbimi i studiuesve të Kosovës me Profesor Çabejn
E Diel, 24-10-2010, 07:11pm (GMT+1)


LETËRKËMBIMI I STUDIUESVE TË KOSOVËS ME PROFESOR ÇABEJN


Nga Begzad Baliu
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Edukimit, Prishtinë


Përmbledhje: Interesimin e studiuesve të Kosovës për vep rën e Çabejt në vitet ’70 e kanë shprehur edhe numri i madh i letrave e kartolinave që ata ia kanë dërguar Pro fesor Çabejt nga Kosova dhe nga qytete të ndryshme të botës, në një kohë që letërkëmbimi, si për studiuesit e Kosovës ashtu edhe për ata të Shqipërisë ishte me pasoja. Në letërkëmbimin e tyre diskutohen një varg çështjesh gjuhësore, historike, etnologjike, kulturore dhe familjare.

Në studimet albanologjike duket sikur epistemologjia nuk ka zënë vendin e duhur të trajtimit, por po të gjurmohet më thellë dhe më kujdesshëm, nuk është vështirë të shihet se ajo është e pranishme gjerësisht në dokumentet e saj[1].
Shumë çështje të diskutueshme të fatit të krijuesve shqiptarë të Rilindjes Europiane (Bardhi, Budi, Bogdani), janë trajtuar dhe madje vazhdojnë të rizbulohen mbështetur kryesisht në epistemologjinë e tyre apo të bashkëkohësve të tyre, e cila në rrethanat e reja ka marrë vlerën e dokumentit.
Në studimet albanologjike epistemiologjia merr vlera të veçanta në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Studiuesit shqiptarë të kulturës materiale e shpirtërore të shekullit XIX një letër të Naum Veqilharxhit e kanë vendosur në shtegun e fillimit të Rilindjes Kombëtare. Në rrethanat historike në të cilat u zhvillua Lëvizja Kombëtare Shqiptare, që në të vërtetë ishte Lëvizje ushtarake, politike, arsimore dhe kulturore dhe sidomos në hapësirën e gjerë Euro-Aziatike në të cilën u zhvillua ajo, hulumtimi dhe studimi i epistemologjisë ndërmjet rilindësve shqiptarë që jetonin në hapësirën aziatike dhe sidomos atyre në hapësirën evropiane (Itali) ishte dhe është e një rëndësie vendimtare. Edhe më vonë vlerësimi i rëndësisë së epistemologjisë nuk ka munguar, por është theksuar kryesisht vetëm në kontekst të pasurisë së saj: letërkëmbimi i pasur i Jeronim de Radës, Sami Frashërit, Elena Gjikës dhe sidomos Faik Konicës. Gjurmime të kësaj pasurie pjesërisht janë bërë edhe në arkivat personale, shkencore dhe shtetërore të albanologëve të proveniencës austro-gjermane: Gustav Majer, Norbert Jokli etj., ndërsa konsiderohet e një interesi të veçantë epistemologjia shumë e pasur e studiuesve dhe krijuesve të gjysmës së parë të shekullit XX.
Në këtë rrjedhë unë kam bërë kërkime kryesisht në epistemologjinë e gjysmës së dytë të shekullit XX, në krye të të cilëve qëndron Profesor Jup Kastrati dhe ‘çarku i ndaluar’ i gjuhëtarëve shkodranë. Letërkëmbimi i Profesor Kastratit me studiuesit e këtij qyteti (sidomos Justin Rrotën), studiuesit vendor (Profesor Mahir Domin dhe Profesor Eqrem Çaben), me studiues nga Kosova dhe pothuajse të gjithë albanologët në vend dhe në botë është i një rëndësie të madhe për studimet albanologjike, si dhe rrethanat historike në të cilat është zhvilluar ajo. Ndonëse për nga numri shumë herë më i vogël, (sipas të dhënave më të reja, rreth 1000 njësi) për studimet albanologjike dhe zhvillimet e saj, letërkëmbimi i Profesor Çabejt, është po kaq i rëndësishëm. Komunikimi i tij i dendur me albanologë dhe linguistë nga e gjithë bota shkencore, i cili pritet të botohet i skanuar në 100 –vjetorin e lindjes së tij, do të sjellë portretin e plotë të vlerave të tij njerëzore në një kohë të mungesës së plotë të komunikimit të brendshëm, aq më pak ndërkombëtar[2].

Vazhdimi i një tradite
Në qoftë se i referohemi faktit se epistemologji quhet jo letërkëmbimi publik i dy e më shumë personave, apo personit dhe institucioneve, por letërkëmbimi intim i dy a më shumë personave, sepse letrat e kësaj natyre më vonë marrin vlerat e dokumentit, atëherë letërkëmbimi i studiuesve nga Kosova dhe përgjithësisht nga ish-Jugosllavia me Profesor Çabejn, i plotëson pikërisht këto kërkesa të natyrës teorike, për disa arsye:
Komunikimi ndërmjet studiuesve të Kosovës dhe Profesor Eqrem Çabejt bëhet në rrethana politikisht, kombëtarisht dhe kulturalisht të vështira, për të mos thënë të kontrolluara nga shumë institucione politike, shkencore dhe shtetërore. Ai nisë në fillim të viteve ’70, pak vite pasi kishte filluar botimi i studimeve të tij për personalitetet[3], letërsinë arbëreshe, letërsinë e vjetër, dhe sidomos vendin, gjenezën dhe formimin të popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, por shtohet në mënyrë të veçantë pas ribotimit të librit “Për gjenezën...”[4], dhe me të filluar të iniciativës për botimin e veprave të plota të tij në Prishtinë. Në të vërtetë i gjithë letërkëmbimi i takon kësaj dekade, pra fillon në vitin 1970, kur Rexhep Qosja i dërgon librin e tij “Antologji e lirikës shqipe”, me përkushtimin: “Prof. Eqrem Çabejt me ndjenjat e përkushtimit dhe të respektit më të sinqertë, R. Qosja, 13. 10. 1970, Prishtinë. Letërkëmbimi, ndërkaq fillon në vitin 1971, me një letër të Mehmet Gejvorit[5] nga Prishtina, me një letër dhe një kartolinë të Rexhep Ismajlit[6] nga Parisi, dhe mbyllet në ditët e fundit të jetës së tij në vitin 1980, me një letër e një kartolinë të Hasan Mekulit[7] nga Igumenica (Greqi), një kartolinë të Haxhi Krasniqit[8] nga Prizreni, një kartolinë të Nazmi Shurdhanit nga Gjermania Demokratike, si dhe një letër të Skënder Gashit[9] nga Prishtina.
Një rrethanë megjithatë është favorizuese në këtë kohë. Është koha kur mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë zhvillohen, ose përpiqen të zhvillohen marrëdhënie të mira politike dhe fqinjësore, mbështetur kryesisht në nevojat e shqiptarëve të Kosovë. Është koha kur në ish-Jugosllavi bien nga skena politike dhe policore disa personalitetet serbe të cilët që nga viti 1944 në emër të Beogradit, në Kosovë kishin udhëhequr një sistem të dorës së fortë policore-ushtarake. Kjo është koha e një lëvizjeje arsimore, kulturore dhe shkencore, me përpjekje të botimit të arritjeve më të reja letrare, arsimore dhe shkencore në Tiranë. Në këtë kohë arrihet marrëveshja ndërmjet Universitetit të sapothemeluar të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës, për mbajtjen e ligjëratave nga Profesor të Tiranës. Njëri prej Profesorëve të Tiranës, i cili më shumë se një Profesor universitar, më shumë se një shkencëtar me përmasa kombëtare dhe europiane, bëhet një hero, për të mos thënë një mit, që përcillet nga studentët, profesorët dhe intelektualët shqiptarë nga Universiteti në hotel dhe anasjelltas është Profesor Eqrem Çabej. Në këto rrethana, sigurisht bëhet edhe këmbimi i adresave mes komunikuesve të parë, për të mos thënë të gjithë atyre që në një mënyrë apo një tjetër kërkojnë mundësinë për të dërguar mesazhet e tyre në adresë të Profesor Çabejt. Prej vitit 1971 deri në vitin 1980 kur më shumë e kur më pak me Profesor Eqrem Çabejn, shkëmbejnë letra apo kartolina: Anton Çetta, Anton Nikë Berisha, Eric Hamp, Gani Bobi, Hasan Mekuli, Haxhi Krasniqi, Ibrahim Rugova, Isa Bajçinca, Ismail Dumoshi, Ismajl Doda, Mehdi Bardhi, Mehmet Gjevori, Murat Blaku, Nazmi Shurdhani, Rexhep Ferri, Rexhep Ismajli, Rrahman Dedaj, Skënder Gashi, Vehap Shita dhe Zef Mirdita. Një kartolinë e shkruar nga Greta Dellçeva, (Nënshkruar edhe nga Mehdi Bardhi, Isa Baj çin ca, Imri Badallaj, Oda Buchholz, Dalibor Brozoviq, Wilfried Fied ler, Johannes Faensen, Rexhep Ismajli, Leonard Newmark, Papa Ema nuel Jordani, Irina Voronina, dhe Galja Bregibova), grup seminaristësh dhe profesorësh në ditët e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, paraqet një dëshmi tjetër të dorës së parë në letërkëmbimin me Profesor Çabejn[10].

Diskutime shkencore dhe kërkesa kolegiale
Komunikimi ndërmjet tyre intimizohet edhe për faktin se letërkëmbimi ndodhë në rrethana shumë të veçanta: nga konferencat shkencore, nga institucionet arsimore dhe shkencore në ish-Jugosllavi dhe Europë. Në këtë grup mesazhesh hyjnë kryesisht letrat e Profesor Rexhep Ismajlit, Ismail Dodës dhe të Skënder Gashit.
Mbështetur në tekstet e letërkëmbimit të studiuesve të Kosovës dhe Profesor Çabejt, ne këtu mund të bëjmë një tipologji të interesimeve të tyre për komunikim, e këto janë:
· Tema e madhe e botimit të veprave të plota të tij (Mehmet Xhevori[11], Rrahman Dedaj[12] dhe Ahmet Kelmendi);
· Interesimet thjesht personale të studiuesve (Anton Nikë Berisha[13], Haxhi Krasniqi[14]), dhe
· Tema e interesimeve shkencore, e cila i kapërcen interesimet personale të njërit apo tjetrit dhe merr përmasa të interesimeve të përgjithshme albanologjike (Rexhep Ismajli[15], Ismajl Doda [16] dhe Skënder Gashi,[17]).
Letërkëmbimi mes Profesor Çabejt dhe redaktorëve e drejtuesve të projektit të botimit të veprave të plota të Profesor Çabejt në Shtëpinë botuese “Rilindja” hap mundësinë e identifikimit të plotë të bartësve të vërtetë të këtij projekti të rëndësishëm përtej interesave thjesht albanologjike. Prej letërkëmbimit me Profesor Çabejn mund të shihet qartë se ky projekt i përmasave kombëtare është drejtuar nga vet Profesor Çabej dhe jo nga individë apo grupe të caktuara që përtej interesimeve gjuhësore qenkan udhëhequr nga ideologjia e vetëdijesimit të kombit, në mos bërjes së tij.
Prej letërkëmbimit të studiuesve nga Kosova del se ideja e përgatitjes së veprave të Profesor Çabejt ka dalë si rezultat i një studimi monografik të Profesor Jup Kastratit, botuar disa vjet më parë në Buletinin e Universitetit të Shkodrës (1965), por që kishte arritur në Bibliotekën e Kosovës në vitin 1971.
Përjashto letërkëmbimin edhe të studiuesve të tjerë, si Ahmet Kelmendi, Skënder Gashi, Nazmi Rrahmani etj., i cila përveç me probleme të botimit të veprës së tij lidhet edhe me miqësinë personale, serinë e komunikimit me këtë temë e mbyllë Rrahman Dedaj (kryeredaktor i Redaksisë së Botimeve), i cili më 6. X. 1975, e njofton Profesorin e nderuar se vepra e tij ishte kryer së radhituri dhe ishte dërguar në shtyp, me mundësi që në vëllimin e fundit (VI) të përfshiheshin edhe studime të tjera.
Ky fakt del edhe mbështetur në letrën e njërit prej redaktorëve kryesor të “Rilindjes”, Mehmet Gjevorit, më 26 tetor 1971, të cilën ai e ka shkruar në emër të Redaksisë së Botimeve “Rilindja”, për të marrë mendimin rreth mundësisë së botimit të veprave të plota të tij. Në mesazhin e tij nga Prishtina, të datës 26. X. 1971 Mehmet Gjevori e njofton Profesor Çabejn se Redaksia e “Rilindjes”, “mendon që në planin botues të vitit 1972, të cilin është duke e përpiluar, të parashohë botimin komplet të veprave tuaja me një përgatitje shumë të mirë teknike. Për këtë punë, dmth. për mbledhjen e materialit dhe sistemimin e ndarjen e tij në disa libra, Redaksia mendon të ngarkojë 2-3 bashkëpunëtor të jashtëm si dhe një redaktor të Shtëpisë sonë botuese”[18]. Njëkohësisht Gjevori e njofton Profesor Çabejn se në këtë punë kaq serioze e me rëndësi, ndihmën më të madhe do ta kishim drejtpërdrejtë prej Tij si autor. Njëkohësisht, kujton Gjevori, disa punimeve të mëparshme, do tu bënte “tani diku - diku ndonjë përmirësim a redaktim i nevojshëm”. Në mesazhin e tij Gjevori dëshironte të marrte pëlqimin e mendimin e tij, e njëherë edhe sugjerimet rreth gjetjes dhe sistemimit të tërë punimeve shkencore të Profesor Çabejt[19].
Lajmin për fillimin e përgatitjes së gjashtë vëllimeve të veprave të Çabejt e gjejmë tri vjet më vonë, në një letër të Mehmet Gjevorit. Letra sqaron edhe disa gjëra të diskutueshme shumë vjet me radhë pas vdekjes së Çabejt: kush përgatiti veprën e tij, në të vërtetë kush ndërtoi konceptin e radhitjes së temave dhe vëllimeve të veprës së tij, Jup Kastrati (i cili propozohej në fillim nga Prishtina), vetë Eqrem Çabej, Ahmet Kelmendi, për të cilën ai shpesh ka deklaruar se e ka bërë apo Redaksia e Rilindjes. Le t’i referohemi letrës së Mehmet Gjevorit. Në letrën e tij dërguar Profesor Çabejt, Gjevori, së pari na njofton se tekstet e tij Profesor Çabej i dërgonte në rrugë të ndryshme, kryesisht dora dorës: “artikujt që na keni dërguar me Rrahmanin (Dedajn, v.j) dhe Din Mehmetin i kemi marrë” dhe së dyti; së dytë se, ai ishte vetë është përgatitës dhe sintetizuesi i veprave të tij (“Ju e keni kopjen e listës së punimeve, ndarë në gjashtë libra. Prandaj ju kisha lutur që t’i hidhni një sy e të na shkruani mos është shënuar me tjetër titull”; dhe se treti, sepse në këtë kohë “libri i parë dhe i dytë janë radhitur. Korrekturën e tyre po e bën Sulejmani (Drini, v.j.). Mbështetur në kërkesat e Mehmet Gjevorit, vetëm vëllimi i gjashtë nuk ishte kompletuar, sepse “Për librin VI na duhet material edhe më”[20].
Po në këtë kohë një letër për shpjegime dhe plotësime Profesor Eqrem Çabejt ia dërgon edhe Kryeredaktori i “Rilindjes” Rrahman Dedaj, i cili veç tjerash kërkonte disa sqarime: Te Prapashtesat e gjuhës shqipe, “në faqen 96 – nr. 151 – ua – ue, në fund të faqes mungojnë disa fjalë greqishte”; te artikulli Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik në dritën e emrave të vendeve, “në faqen 222 mungon fusnota nr. 7”; te artikulli Histori gjuhësore dhe strukturë dialektore e arbëreshëve të Italisë, “faqe 26 nuk ka shpjegim fusnota 59”; te artikulli Çështja e prejardhjes së ngulimeve arbëreshe të Italisë në dritën..., “harta që gjendet në faqen 24 nuk është e qartë e nuk i lexohen shkronjat”, prandaj kërkohej të dërgohej një hartë tjetër ku duken qartë emrat e shënuara në të”. Në letrën e tij Rrahman Dedaj kërkonte që “brenda muajit tetor, të na dërgoni sqarime të plota me shkrim me anën e postës”, ndërsa “bashkë me këto sqarime, nëse kishte të gatshme, mund të dërgoni edhe ndonjë punim tjetër që ka të bëj me librin VI”[21].
Të një qëllimi dhe të një përmase tjetër ndjenjore, kulturore dhe shkencore janë mesazhet e studiuesit Anton Berisha dhe Skënder Gashi. Pasi e kishte botuar një artikull studimor për kontributin e Profesor Çabejt, Anton Berisha gjente rastin që nga Gottingen t’i dërgonte një letër me dy-tri fjalë nderimi e respekti dhe një separat të studimit të tij, të botuar te e përmuajshmja shkencore e Prishtinës “Përparimi”, në ‘të cilin ishte botuar edhe një punim i tij tejet modest për mendimin e Çabejt mbi disa probleme të letërsisë sonë gojore”[22]. “Ju pata bërë me dije qysh në Tiranë (ne ekspeditën shkencore me prof. Latifin (Mulaku, v.j.) – maj – qershor 1978), - shkruan Anton Berisha, - se jam duke shkruar diçka rreth mendimit Tuaj mbi letërsinë gojore. Një punim u botua ne “Rilindje”[23] (i nxitur nga rrethanat e momentit apo, me mirë, lidhur me kontekstin kohor – aktual; besoj se ju ka ra në dorë), një version i shkurtër i punimit që po ju dërgoj. Pastaj, iu përvesha ngulshëm punës dhe e përgatita për “Përparim” këtë version. Çka kam menduar rreth disa pikëpamjeve Tuaja mbi letërsinë tone gojore e jo vetëm mbi te, me një mënyre ose ne një tjetër e kam thëne. Këtu me mbetet te theksoj se do ta ndiej veten aq fatlum nëse do të kem arritur të depërtoj dhe ta shkoqisë sado pak mendimin Tuaj mbi disa probleme aq komplekse të artit të fjalës së folur. Them kështu, sepse vetëm ai që depërton thellë në mendimin Tuaj do të shohë drejt se sa vështire është ta prezantosh e le më ta interpretosh mendimin e shkencëtarit e studiuesit që ka një bagati dije e invencion, gjë që shihet sa qartë kur njeriu ka parasysh problemet komplekse që shtrohen dhe manurën e qasjen e të interpretimit”[24].
Në komunikimin e studiuesve nga Kosova një vend të veçantë zë studiuesi, atëherë shumë i angazhuar në fushë të hulumtimit të toponimisë, Skënder Gashi. Përmasat e këtij komunikimi Gashi i shpreh jo vetëm në letrat e tij po edhe në kartolinat përshëndetëse.
Në letrën e parë Gashi uron Profesor Çabejn për rrugëtimin e mbarë nga ato udhëtimet mjaft të pasura shkencore që bënte Profesor Çabej në Prishtinë dhe në institucionet shkencore të gjuhësisë së përgjithshme në qendrat ndërkombëtare të Europës. Në letrën e tij nga Vjena, studiuesi i pasionuar i gjurmimeve albanologjike e njoftonte se vazhdonte punën duke gjurmuar literaturë “që nuk e kisha njohur më parë apo që nuk patë mundësinë ta shfrytëzonte në Prishtinë, duke e plotësuar versionin e fundit të tezës së disertacionit”. Mirëpo në këtë gjendje përfundimtare të sintezës së disertacionit të tij Skënder Gashit i mungonte një prapashtesë sllave: “një gjë që më mundon e që nuk po mundem t’i jap rreh është prania e sufiksave sllavë – ce e – vic (përkatësisht) -ovit ndër emra lokalitetesh që në të vërtetë janë toponimizimi i emrave të vëllezërve shqiptarë. Më patët thënë, shkurt, se prapashtesa (o) – vit është prapashtesë greke. Po të mund të dëshmohej kjo gjë, atëherë përfundimi që do të nxirja në tezën e disertacionit do të ishte me rëndësi për onomastikën e Kosovës”, shkruante Gashi. Prandaj studiuesi ynë i lutej patriarkut të albanologjisë, jo vetëm t’ia dërgonte përgjigjen, por atë ta shoqëronte edhe me literaturë të hollësishme ”me theks të veçantë në fushën e formimit të emrave të vëllazërive” [25].
Prej letrës së dytë të Skënder Gashit, që njëkohësish është edhe letra e fundit e tij për Profesor Çabejn, kuptojmë se kërkesat e tij për probleme të thelluara gjuhësore (sufiksat sllavë të toponimisë dhe sidomos patronimisë shqipe), kuptojmë se Profesor Çabej i është përgjigjur nga shtrati ku po kurohej në një spital të Romës. Kjo është arsyeja që falënderimi i Skënder Gashit në letrën e tij kap tri përmasa të rëndësishme edhe për tekstin tonë: përmasën etike të bardit të albanologjisë (“Gëzohem shumë që tani shëndeti ju shkon mbarë. Ky gëzim nuk është vetëm i imi porse i të gjithë neve që të Ju shohim punëtorin e palodhshëm dhe njëkohësisht burimin e pashtershëm të këshillave të papritueshme dhe të ndihmës së pakursyeshme për të gjithë që përpiqen t’ia shtojnë kalasë së dijes albanistike edhe nga ndonjë gurë”); përmasën shkencore të bindjes së tij në vërejtjet e përcjella në një kartolinë të shkruar në shtratin e kurimit, ndonëse pa literaturën përcjellëse, sikur kërkohej (“Kartolina Juaj, e shkruar në klinikë të Romës nga shtrati ku shëroheshit, lidhur me prapashtesën –ovit mbetet për mua shembulli madh i sakrificës dhe i ndihmës suaj për të rinjt) dhe kërkesat e reja: “Së këndejmi merr guximin që edhe kësaj radhe me respekt të thellë t’Ju lutem për sqarimin e dy çështjeve: 1. një katund i anës së Bujanovcit quhet Lapardincë. A mund të jetë emri i këtij katundi i së njëjtës gurrë gjuhësore prej nga heq rrënjët emri i vendit Lapardha i Shqipërisë dhe si mund të sqarohen këto emra?; 2. Ndër burime raguzase të mesjetës së vonë del se banorët e viseve shqiptare mbanin edhe antroponimin Vok. Ky emër do të jetë mbase i dalë nga mbiemri shqiptar (i) vogël (si edhe mbiemrat Vogli, Voka, Vokrri, Voca, Bocrri). A mundet që në këtë familje emrash të hyjë edhe toponimi Voksh?”[26].
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 66
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Letërkëmbimi Çabej – Ismaili   Kush është Eqerem Cabej ? EmptyMon Oct 25, 2010 9:51 am

Letërkëmbimi Çabej – Ismaili
Në letërkëmbimin e tij me Profesor Çabejn vendin kryesor zë Profesor Rexhep Ismajli, jo vetëm për shkak të numrit të madh të letrave dhe të kartolinave po edhe për shkak të temave të shumta e serioze me të cilat merret në letrat e tij. Prej letërkëmbimit të tij mund të shihet se ky komunikim fillon diku në vitin 1970 dhe vazhdon pa ndërprerë deri në ditët e fundit të jetës së Profesor Çabejt.
Të para në një linjë të gjerë, diskutimet mes Profesor Çabejt dhe Profesor Ismajlit kapin tri çështje të mëdha: orientimet shkencore të Profesor Ismajlit në Paris dhe ndihma e Profesor Çabejt në caktimin e temës së doktoratës, e në këtë rrjedhë edhe të diskutimit të problemeve gjuhësore të historisë së shqipes e të marrëdhënieve të saj me gjuhët ballkanike; botimi i veprës së Çabejt në Prishtinës dhe çështja e një Parathënie “tjetër”, si dhe gjendja e studimeve albanologjike në disa nga institucionet shkencore sidomos në Gjermani, të lidhura ngushtë edhe me bartësit e tyre.
Çështja e parë, orientimet shkencore të Profesor Ismajlit në Paris, nën përkujdesjen e Profesor Çabejt, hedhin dritë edhe në orientimet shkencore të Profesor Çabejt dhe qëndrimit të tij ndaj personaliteteve shkencore të shkollave moderne (Martinet etj.,) emrat e të cilëve ishin të padëshiruar në shkencën shqiptare. Profesor Ismajli këtë ndihmë, që nuk ishte e rastit vetëm për të por për gjithë brezin e ri, përkatësisht të tij, e ka theksuar edhe më parë, madje duke sjellë edhe ndonjë fragment letre të tij[27]. Diskutimet e Profesor Çabejt dhe udhëzimet që ia dërgonte Profesor Ismajlit në lidhje me temën që duhej ta diskutonte me Profesor Martinet, na dëshmojnë gjithashtu se bibliografia e vendosur në veprat e Çabejt, nuk përfaqëson gjithnjë kulmin e dijes së tij në shkencën e linguistikës. Përkundrazi, ai përcillte dijen më të re të kohës edhe atëherë, kur emrat si Sosyr, Martinet, Sapur etj., shkenca zyrtare shqiptare i përjashtonte nga letrat shqipe nën pretekstin se ata përfaqësonin shkencën borgjeze të Europës.
Botimi i kompletit të veprave të Profesor Eqrem Çabejt në Prishtinë, ka qenë njëri prej projekteve më të mëdha, në mos më i madhi dhe madje më i vështiri në fushë të botimeve shqipe në Prishtinë deri më sot. Kjo është arsyeja pse kjo temë do të zinte vendin e merituar në komunikimin e Rexhep Ismailit dhe Eqrem Çabejt, i cili fillon me urimet e zakonshme, vazhdon me njoftimet për mirëpritjen e tij në hapësirën shqiptare dhe madje me përpjekjen për popullarizimin e tij jashtë hapësirës shqiptar dhe shkon deri te komentet intime të tyre. “Para pak ditësh, shkruan Ismajli, pata një kërkesë nga Zagrebi që të shkruaj diçka për veprat Tuaja. Meqenëse e di se ajo revistë nuk ju vjen në Tiranë (është revistë kulturore “Oko”[28], në të deri tash janë prezantuar shumë çështje të kulturës shqiptare, ndër të tjera vetë kam prezantuar edhe Kadarenë dhe Fatos Arapin si poetë, e pastaj në një numër edhe poezinë e sotme arbëreshe), vendosa t’Jua dërgoj kopjen e dorëshkrimit. Nuk kam mundësi tash ta përkthej, por kujtoj se kjo s’ka rëndësi. Më falni që në kopjen që u dorëzua për botim janë bërë disa ndryshime, shtesa, e këtu s’pata mundësi t’i vë. Më gëzoi shumë fakti se edhe ata e kanë hetuar rëndësinë e këtij botimi dhe duan të flasin për të”.
Në komunikimin e përditshëm në Prishtinë, shumë kohë pas botimit të veprave të Profesor Çabejt, jo njëherë është theksuar një ‘si dëshirë’ e Profesor Çabejt që Profesor Rexhep Ismajli të merret me përgatitjen e veprës së tij. Tani ne këtë nuk mund as ta pohojmë as ta mohojmë dhe ky nuk është as qëllimi ynë. Këtu duam të sjellim një fakt që del nga letërkëmbimi i tyre: pakënaqësinë e Profesor Ismajlit me Parathënien e vendosur në vëllimin e parë nga Akademiku Idriz Ajeti, e cila sipas tij duhej të ishte “pak më eksplicite duke nisur nga metoda e deri te pikëpamjet për problemet kryesore”, si dhe gatishmërinë e tij, po të kishte kohë, që në një botim tjetër të merrej me përgatitjen e “një biografie me një parathënie të njerëzishme”.
Një temë tjetër që del në letërkëmbimin e tyre, sigurisht nga më të rëndësishmet, është gjendja e studimeve albanologjike në hapësirën europiane. Është koha kur Profesor Çabej nuk mungon në aktivitetet shkencore me karakter ndërkombëtar, por për shkak të qëndrimit zyrtar që diktohej në jetën shkencore, nuk ishte e mundur të shihte gjerësisht lëvizjen shkencore, përmasën e përfshirjes së shqipes në ligjëratat dhe diskutimet shkencore në katedrat e institucioneve arsimore dhe shkencore, si dhe nivelin e angazhimit të ligjëruesve të shqipes, të ballkanistikës dhe të indoeuropianistikës. Në anën tjetër, Profesor Ismajli, një studiues i ri dhe me mundësi të pakufishme angazhimesh, lëviz nga njëri Seminar në tjetrin dhe nga njëri institucion shkencor në tjetrin, jo vetëm në hapësirën ballkanike po edhe europiane. Në këtë rrugëtim ai i dërgon Profesor Çabejt informata të gjera për botimet albanologjike dhe ato me interes për linguistikën përgjithësisht[29], por edhe “mungesën e shqipes në ligjëratat e studimeve krahasuese, të cilat i ndiqte në Francë, Austri e Gjermani, për botimet e reja me interes edhe për gjuhësinë historike e standardin e shqipes, por edhe për degjenerimin politik të ndonjë lektorati, si ai i Bochumit, të cilin e udhëhiqte Profesor Dodić-i.
Sigurisht, një prej temave interesante për të cilat shkruajnë në letërkëmbimin e tyre Eqrem Çabej dhe Rexhep Ismaili janë edhe diskutimet rreth teksteve të Rexhep Ismailit me mundësi botimi në Tiranë dhe vështirësive që i dalin gjatë periudhës së parë të kërkimeve të tij shkencore në fushë të dijes në Paris[30], si dhe në fushë të arritjeve shkencore në Prishtinë.


Letërkëmbimi: Eqrem Çabej - Ismail Doda

Letërkëmbimi i studiuesit nga Arbneshi, një oazë etnike, arsimore dhe shkencore e shqiptarëve në Mal të Zi, Ismail Dodës fillon me një letër mjaft të gjatë prej gjashtë faqesh, të cilën ai ia nisë Profesor Eqrem Çabejt, nga Arbneshi, më 30.06.1975.
Në tërësinë e komunikimit të studiuesve shqiptarë nga ish-Jugosllavia, letërkëmbimi i Ismail Dodës dhe Eqrem Çabejt, paraqet pjesën më të pasur të diskutimeve shkencore.
Në letrën e tij të parë Ismail Doda ia kujton Profesor Eqrem Çabejt, se njohja e tyre kishte filluar më 1972, gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë, ndonëse përmes literaturës e njihte që më parë. “Prore i mbaj në zemër këto kujtime. Ndaj sinqerisht iu falënderoj mbi gjithë atë që i dhatë kombit dhe shkencës sonë. Njëkohësisht iu uroj shëndet dhe suksese edhe në të ardhmen!”-shkruante Doda. Në këtë rrjedhë, në letrën e tij e njoftonte mjeshtrin e tij se kishte njohuri për punën që po bëhej në Prishtinë për botimin e veprës së plotë të tij, prandaj shprehej “me padurim e pres botimin e kompletit të veprave Tuaja”.
Një paragraf më vete në mesazhin e tij paraqet përshkrimi i situatave tragjike në familjen e tij (vdekja e vajzës njëvjeçare, e babait, e sëmundjes së rëndë të gruas etj.), të cilat, shkruan Ismail Doda “u orvata t’i përballoj me durim dhe punë sistematike”. Se përpjekjet e tij vërtet ishin “sistematike”, dëshmojnë edhe të dhënat mjaft të pasura të punës së tij në këtë kohë. Gjatë kësaj kohe, pavarësisht gjendjes së rëndë familjare nëpër të cilat kalon dhe pavarësisht prej detyrave të shumta që i dalin në administrimin e shkollës, të cilën e drejton, Ismail Doda njofton Profesor Çabejn, se përkundër vështirësive me punë sistematike dhe “vullnet të çelikosur”, po përpiqej t’i kontribuonte vendit dhe shkencës albanologjike, ndërsa konsultimet dhe këshillimet, qofshin ato edhe përmes korrespondencës ishin të një vlere të madhe. Është kjo koha kur Ismail Doda vjelë toponomastikë, frazeologji, folklor dhe fjalë të rralla, trajta nëndialektore etj., ndërsa po përgatitej që të merrej me një projekt mjaft serioz në fushë të gjuhësisë shqiptare: studimin “Rreth përkimit të gjuhës së Buzukut me ligjërimet e Krajës dhe të Shestanit”, të cilën ia kishte sugjeruat Profesor Çabej, më 8.12.1972, gjatë ditëve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”.
Mirëpo, shkruan Doda, “momentalisht jam duke shkruar një punim mbi poezinë popullore shqiptare të Krajës për Kongresin e Folkloristëve Jugosllav, që do të fillonte më 28 gushti 1975 në Zhablak të Malit të Zi”, dhe në këtë përpjekje të tij për të përgatitur një studim sa më sintetik dhe sa më përmbajtësor, i dilnin disa probleme të natyrës terminologjike, kuptimore dhe historike e kulturore.
Çështja e parë për të cilën ai dëshironte të diskutonte ishte toponimi apo sikur e quante ai termi Krajë, sepse serbët e quanin Krajina. Në të vërtetë letra e Dodës hapë një informacion shumë sintetik dhe saktësues për politikën serbë që udhëhiqej ndaj kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi dhe sidomos ndaj trashëgimisë gjuhësore të shqiptarëve në Mal të Zi. Ismail Doda në letrën e tij dëshmon për fillimet e krijimit të trajtës serbe për emërtimit të Krajës si Crnogorska Krajina. Për dallim prej Bosanska Krajinës, Negotinska Krajinës etj., shkruan Doda në letrën dërguar Profesor Çabejt, këtë (Malësinë e Mbishkodrës, v.j.) kanë zënë ta quajnë Crnogorska Krajina, në vend se të quanin Skadarska Krajina. Unë mendoj ta quaj Krajina (me shënim se në shqipet quhet Krajë-a) na Skadarskom jezeru, që do të thotë Kraja mbi Liqe të Shkodrës[31]. Por nuk është krejt me vend sa ky emërtim, më se di unë, para ardhjes së sllavëve në këto anë kjo krahinë u quajt Lugina e Rromeneut, sipas malit Rumia. Një shpjegim i tillë jepet në Acta Albaniae II, dok. 770, fq. 239. Çka mendoni Juve?
Pasi shpjegonte anët historike, etnografike dhe analizën ideo-estetike e fatin historik të heronjve të tyre, Doda e njihte Profesor Çabejn me disa materiale “mjaft kontestuese”, që të tilla vazhdonin të qëndronin që nga fillimi i shekullit XX dhe vazhdojnë të jenë në disa përmasa edhe sot. Në letrën e tij Ismail Doda, kontestuese i shihte përpjekjet e studiuesve serbë për “ndikimin e këngëve popullore – kreshnike në ato shqipe, posaçërisht gegënishte, si dhe termin kreshnik, të cilin shumë shkencëtarë e konsiderojnë me prejardhje serbe”.
Mbështetur në të dhënat e hulumtuara të tij kryesisht të materialeve të proviniencës sllave: Pavle Mijoviq, Alojz Shmaus, Radosav Medenica etj., studiuesi Ismail Doda kërkon “sqarimeve mbi këto mendime të këtyre shkencëtarëve”, madje edhe të një natyre që kapin përmasa të paimagjinueshme edhe për një shkencëtar si Profesor Çabej, prej të cilit kërkonte që ‘mundësisht, të njoftohej se kush ka shkruar dhe publikuar këngë nga Kraja dhe Shestani në shqipet apo edhe në gjuhë të huaja, prej kohëve të vjetra gjer më tani’ (!). Me këtë rast, - vazhdonte kërkesat e tij Ismail Doda, - të më tregoni titullin e këngës, materialit, numrin e revistës, veprën, faqen, vaktin e botimit, botuesin dhe kërkesat tjera shkencore, duke dhënë edhe mendimin Tuaj mbi to, nga aspekti ideo-estetik dhe stilistik’(!). Mbase është me interes jo vetëm për kërkuesin e kësaj letre, po edhe për studimet çabejane përgjithësisht, shënimi i Dodës në letërkëmbimin e tij, për “disa këngë popullore të Krajës të mbledhura, nga Çabej dhe të deklaruara prej tij gjatë takimit të tij me Dodën në vitin 1972. Më sa më kujtohet ato i keni shënuar nga një kranjan gjysmë analfabet që jeton në RP të Shqipërisë. A mendoni t’i botoni së shpejti dhe kund? Edhe për to të më shkruani diçka”. Kërkesat e Ismail Dodës për Profesor Çabejn shkojnë deri atje sa ai kërkon hulumtime të tij te revistat “Hylli i Dritës” dhe “Leka”, të ndaluara edhe për kërkimet etimologjike të Profesor Çabejt.
Letra e parë e Ismail Dodës mbyllet edhe me kërkesa të tjera të natyrës teknike dhe shkencore: “Pres sugjerime dhe ndihmesë rreth titullit të kumtesës, metodologjisë së punës dhe mundësisht rreth dërgimit të ndonjë literature përkatëse”.
Letrës së parë të Ismail Dodës Profesor Çabej i përgjigjet pas rreth dy muajsh, duke i kërkuar njëkohësisht edhe ndjesë për vonesën. Në letrën e tij, Eqrem Çabej shpreh dhembjen e tij për humbjen e vajzës dhe babait, por edhe gëzimin për Shpresën e sapolindur. Në letrën e tij Eqrem Çabej gjithashtu e përgëzon për punën e bërë në mbledhjen e visareve folklorike, gjuhësore e toponimike të Krajës, ndërsa ndalet në mënyrë të veçantë, duke ia pohuar mendimin e dyshuar të tij për prejardhjen e emri kreshnik: “Për sa i përket emrit kreshnik, nuk ka dyshim se rrjedh prej sllav. Krajsnik, dhe kuptimi i parë i fjalës ka qenë “kufitar”, pastaj mori zhvillim të mëtejmë në gjuhën shqipe”. Interesim të veçantë Profesor Çabej tregon edhe për quarjen përpara të përpjekjeve të Dodës në lidhje me të folmen e Krajës, prandaj e nxitë më tej duke i premtuar se do t’ia dërgonte edhe një ekzemplarë të “Mesharit” për krahasim, ndërkohë që “tash për tash nuk mendoj të botoj këngët e Shestanit që kam në dorëshkrim”, përfundon letrën e tij Profesor Çabej[32].





Kartolina si ndërlidhje aktive e komunikimit

Komunikimi ndërmjet tyre bëhet jo në një linjë të natyrshme (adresa familjare apo institucionin ku punojnë), por nga pika të ndryshme të globit. ‘Adresat’ e studiuesve shqiptarë janë pikat turistike, qytetet qendrat e ekskursioneve, vendpushimet turistike, në të cilat gjenden zyrtarisht apo rastësisht, si dhe adresa gjithherë zyrtare (Tirana) e Profesor Çabejt. Në këtë listë komunikimi, me pak përjashtime hyjnë numri më i madh i letrave të studiuesve dhe kryesisht i kartolinave. Profesorë universitarë, gjuhëtarë të rinj, studiues të letërsisë, të folklorit e të etnologjisë, arkeologë dhe historianë të përkushtuar në studimet albanologjike, lexues të pasionuar të veprës së tij, i shkruajnë Profesor Çabejt nga qytetet ku kanë shkuar zyrtarisht, nga institucione ku kanë shkuar për kërkime shkencore, apo nga vende ku kanë shkuar për pushime familjare, dhe ia përcjellin urimet e tyre më të përzemërta për shëndetin e tij dhe të familjes së tij. Të kësaj natyre janë letrat e përgëzimit dhe kartolinat e dërguara nga shumë qytete të Kosovës, ish-Jugosllavisë dhe Europës e Mesdheut.
Në kartolinat e tij nga Prishtina Anton Çetta e uron Profesor Çabejn për Vitin e ri 1975 përkatësisht për vitin 1978, dhe këtë përveç në gjuhën shqipe e bën edhe në gjuhën frënge, ndërsa nga Zagrebi shëndet e të mira i uron Gani Bobi. Se personaliteti i Profesor Çabejt është bërë pjesë jo vetëm e studiuesve po edhe e familjes së tyre në momente pushimi, dëshmojnë edhe letrat që Hasan Mekuli ia ka dërguar nga qyteti i Ohrit apo Igumenicës, në të cilat pushonte familjarisht, ndërsa po me këtë diskurs intim shprehen në kartolinat e tyre nga Prishtina dhe Prizreni (Haxhi Krasniqi), nga Prishtina (Ismail Dumoshi), dhe nga Gjilani, Dubrovniku, Prishtina e Gjermania Demokratike (Nazim Shurdhani), të cilët përveç shprehjeve të zakonshme për dashurinë e miqësinë që kanë ndaj personalitetit të tij, përzemërsinë e tyre e zgjerojnë edhe me respektin që kanë ndaj familjes së tij (gruas dhe vajzës) edhe anëtarët e tjerë të familjes: baballarët, nënat, vëllezërit dhe motrat e tyre. Ndonjëri prej tyre madje nuk heziton të ankohet te Profesori i nderuar edhe për gjendjen e vështirë shëndetësore në të cilat ka kaluar familja e tij - nga Arbneshi, Kraja e Malit të Zi, Pirani i Kroacisë dhe Zhablaku i Serbisë (Ismajl Doda), ndërsa një tjetër nuk heziton që mallin e shprehur në letrat e të tjerëve dhe të tij ta përmbyllë “me lot në sy” (Nazmi Shurdhani). Po e kësaj natyre është edhe kartolina e Murat Blaku nga Tunizia, kartolina e Rexhep Ferrit nga Budva e Malit të Zi, dhe sidomos kartolina e gjuhëtarit të shquar amerikan Erik Hamp, nga Plava e Malit të Zi. Një komunikim të dendur për nga numri i madh i kartolinave dhe përshëndetjeve, kujtimeve e përgëzimeve përbëjnë ato që janë dërguar nga Budva e Malit të Zi, nga Poreçi i Kroacisë, nga Roma, nga Zagrebi, nga Parisi, nga Prizreni, nga Beogradi, nga Dibra, nga Gjer ma nia Demokratike, nga Jena (Gjer mania Demokratike), nga Londra, Petro va ci (Kroacia), nga Pre she va, nga Ru ma nia, nga Sfeti Ste fani (Maili i Zi), nga Zara, nga Kryshevci i Serbisë, nga Munihu, nga Bukureshti,nga De ça ni, nga Lenggries i Gjermanisë me autorë Rexhep Ismajlin. Ndonëse Profesor Ismajli një komunikim të dendur me Profesor Çabejn e bënte përmes letrave të shpeshta, jo rrallë nuk kursehet ta njoftoj mjeshtrin e tij edhe përmes kartolinave, për lëvizjet e tij, për pjesëmarrjen e tij në seminare e konferenca shkencore, për shqetësimet e tij familjare, për respektin që ka ai dhe familja e Profesor Çabejt në rrethin e tij familjar, për ndonjë komunikim me studiues të huaj dhe vendor dhe për ndonjë iniciativë të rastit. Në këtë rrjedhë do thënë se Profesor Ismajli është i vetmi komunikues me Profesor Çabejn, pas emrit të të cilit, në kartolinë jo rrallë gjenden edhe emra të tjerë: Erik Hamp, Ibrahim Rugova, Zef Mirdita, Gani Bobi etj.
Kartolina nga Prishtina të nënshkruara kur në emrin e tij e kur në emër të Redaksisë (fjala është për Redaksinë e botimit të veprës së Profesor Çabejt nga “Rilindja” në Prishtinë), i shkruan Mehmet Gjevori për probleme të natyrës teknike rreth botimit të veprave të plota të tij, Vehap Shita nga Sfeti Ste fa ni, Zef Mirdita nga Hei delberg-u i Gjermanisë Demokratike, Zagrebi e Prishtina, Ibrahim Rugova nga Parisi, Muhamet Tërnava nga Gjermani Demokratike etj. Në kartolinat e tyre ata njëkohësisht shprehin atmosferën familjare të të nënshkruarave, nderimin që atij i bëhej në familjet dhe institucioneve të tyre, kujtimin që e ushqenin nga ditët kur kishin pasur rastin ta njihnin për herë të parë, nderin që do t’ju bënin në rast të një vizite tjetër në familjet e tyre etj.

Diskursi i komunikimit

Në letërkëmbimin e studiuesve nga Kosova, sigurisht me shumë interes është edhe diskursi i komunikimit të tyre me Profesor Çabejn. Pothuajse në të gjitha rastet kartolinat, letrat përgëzuese (kryesisht për Vitin e Ri) dhe letrat me kërkesa e diskutime nga më të ndryshmet, nisin nga një intimitet i skajshëm kolegial, me cilësorë e epitete nga më të lartat dhe nga më të ndryshmet. Për diskursin e komunikimit është me shumë interes të lexohen vetëm paragrafët e parë a të fundit, të mesazheve të tyre, si: “Shumë i nderuari Profesor”, “Na mori malli të shihemi”. (Rexhep Ismajli), “Fort i dashur shoku Prof. Eqrem Çabej (Hasan Mekuli)”, Duke pritur me kënaqësi e mburrje përgjigjen Tuaj (Skënder Gashi), “Fort i dashur mik”, “I nderuari për jetë profesor i dashur Eqrem Ça bej”, “Tungjatjeta i nderuari shoku Prof. Eqrem Ça bej” (Haxhi Krasniqi), “I dashur dhe i nderuari Z. Profesor”, “Seher gehrter Herr Professor” (Zef Mirdita), “Përqafime”, “Me lot në sy” (Mehmet Shurdhani), “I ndershëm Z. Profesor” (Mehmet Gjevori) etj.
Të shikuara nga një aspekt tjetër sintetik diskursi i tyre do të mund të matej me shkallën gramatikore të shkallës sipërore të mbiemrave (në tekstin hyrës dhe përmbyllës të kartolinave apo të letrave) dhe ma shkallën sipërore të ndajfoljeve (në pjesën e brendshme të letrave dhe të ndonjërës prej kartolinave) që përcjellin mesazhet e tyre të komunikimit.
Duke përfunduar: Interesimin e studiuesve të Kosovës për vep rën e Çabejt në vitet ’70 e kanë shprehur edhe numri i madh i letrave e kartolinave që ata ia kanë dërguar Pro fesor Çabejt nga Kosova dhe nga qytete të ndryshme të botës, në një kohë që letërkëmbimi, si për studiuesit e Kosovës ashtu edhe për ata të Shqipërisë ishte me pasoja. Në letërkëmbimin e tyre diskutohen një varg çështjesh gjuhësore, historike, etnologjike, kulturore dhe familjare. Letërkëmbimi i tyre është i rëndësishëm njëkohësisht edhe për dokumentaritetin që përshkon, mënyrën e komunikimit (adresarin), mesazhin që bartin ato dhe diskursin e komunikimit.





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Shih, Popper, Vepra të zgjedhura (Përgatitur nga David Miller), Përkthyer nga Arjan Starova, “Shtëpia e Librit&Afërdita”, Tiranë, 1998, Aleksandër Kocani, Hyrje në epistemologji, Shb “Libri shkollor”, Tiranë, 1997; Gérard Genette, Mimologije (Put u Kratiliju), Zagreb, 1985, f. 311-330.
[2] Kjo është arsyeja pse ne do të sjellim dhe do ta trajtojmë këtu jo mesazhet e tij, po ato të studiuesve të Kosovës (kjo do të thotë të ish-Jugosllavisë) me Profesor Çabejn. Falënderoj të bijën e Profesor Eqrem Çabejt, Brikena Çabejn, për lejen që më dha për fotokopjimin e plotë dhe citimin e pjesshëm apo të plotë të letërkëmbimit të studiuesve të Kosovës me Profesor Çabejn.
[3] Teksti i parë i Çabejt i botuar në Prishtinë është kujtimi për përvjetorin e Nolit: Ai mbetet i gjallë ndër ne (Il est vivant chez nous) (Fan S. Noli), “Fan S. Noli ndër bashkëkohësit”, Prishtinë, “Rilindja”, 1968, f. 223-225.
[4] Për gjenezën e literaturës shqipe (Pour la genèse de la litterature albanaise) Prishtinë, “Rilindja” 1970, 67 f.
[5] I dashur shok Eqrem. Letër nga Prishtina, 26.10.1971. 1. f.
[6] I dashur dhe i nderuari Z. Profesor. Letër nga Parisi, 7 tetor 1971. f. 1; I dashur Z. Profesor. Letër nga Parisi, 20 nën tor 1971. f. 2.
[7] I dashur Prof. Çabej. Kartolinë nga Prish ti na, më 6. 6. 1980; I dashur Profesor. Kartolinë nga Igumenitsa (Gre qi), më 6. 6. 1980.
[8] Fort i dashur shoku Prof. Eqrem Çabej. Le tër nga Prizreni, më, 22 mars 1980. Arkivi i autorit. 1. f.
[9] Fort i dashur shoku profesor. Letër nga Pri sh tina, më 7 prill 1980. 1.f.
[10] Shumë të fala nga Prizreni. Kartolinë nga Prizreni, 30. 8. 1976.
[11] I dashur shok profesor. Letër nga Prish ti na, 26. 3.1975. 1.f:
[12] I nderuari shoku Profesor. Letër nga Pri sh ti na, më 6. 10. 1975. 1. f.
[13] Shumë i nderuari Profesor. Letër nga Gottingeni (Gjermani), më 16. 2. 1979, f. 2
[14] Fort i dashur shoku Prof. Eqrem Çabej. Le tër nga Prizreni, 12. 9. 1975. Arkivi i autorit. 2. f.; Fort i dashuri shoku Prof. Çabej. Letër nga Priz reni, 7. 2 1977. Arkivi i autorit; Fort i dashur shoku Prof. E. Çabej. Letër nga Prizreni, më 20. 7. 1974; Fort i dashuri dhe i paharruari Prof. dr. E. Ça bej. Letër nga Prizreni, më 27. 6. 1974. 2. f.
[15] I dashur Profesor. Kartolinë nga Bichum-i, Gjer mania Demokratike, 8. 12. 1977 / I dashur Profesor. Letër nga Bochum, (Gjer ma ni), 22. 3. 1978. f. 2; I dashur Profesor. Letër nga Bochum-i (Gjer mani), 21. 1. 1978. f. 2; I dashur Profesor. Letër nga Bochum-i, më 12. 5. 1978. 2. f; I dashur Profesor. Letër nga Bochum-i, më 16. 3. 1978. 2.f; I dashur Profesor. Letër nga Bochum-i, më 28. 5. 1978. 1.f; I dashur Profesor. Letër nga Italia. Nuk ka datë. f. 2; I dashur Profesor. Letër nga Jena (Gjermania Demokratike). Pa datë dhe vit. 2. f; I dashur Profesor. Letër-porosi nga Prishtina. Pa datë. 1. f.; I dashur zoti Profesor. Letër nga Parisi, 1. 5. 1972. f. 2; I dashur zoti Profesor. Letër nga Parisi, 21. 1. 1972. f. 2.
[16] I nderuari për jetë profesor i dashur Eqrem Ça bej. Letër nga Arbneshi (Mali i Zi), më 11. 10. 1976. f. 3; I nderuari shoku Prof. Eqrem Çabej. Letër nga Arbneshi, Kraja (Mali i Zi), më 30. 6. 1975. 6. f; I nderuari shoku profesor Çabej. Letër nga Arbneshi, Kraja (Mali i Zi), më 8. gusht 1979. 2. f; Shumë i nderuari Profesor Eqrem Çabej!. Le tër nga Arbneshi, Kraja (Mali i Zi), më 20. 1 1978. 2. f; Tungjatjeta i nderuari shoku Prof. Eqrem Ça bej. Letër nga Ostrosi (Mali i Zi), më 4.3.1977. 2. f.
[17] I nderuari profesor. Letër nga Vjena, më 28 nën tor 1979. 1. f; Fort i dashur shoku profesor. Letër nga Pri sh tina, më 7 prill 1980. 1.f.
[18] Sikur mund të shihet prej Redaksisë së vëllimeve të veprave të Çabejt bashkëpunëtor të jashtëm u caktuan: Ahmet Kelmendi dhe Sylejman Drini, ndërsa redaksisë i printe Mehmet Gjevori. Mbeshtetur në faktin se që të gjithë u morën kryesisht me korrekturën e veprës së Çabejt, këtë meritë, për të qenë në Redaksinë e botimit, do të duhej ta zinte edhe Skënder Gashi.
[19] Mehmet Gjevori, I ndershmi shok Eqrem (letër), “Prishtinë, 26. X. 1971.
[20] Mehmet Gjevori, Letër, Prishtinë, 26. III. 1975.
[21] RRahman Dedaj, Letër, Prishtinë, më 6. X. 1975.
[22] Është fjala për studimin Prof. Çabej, njohës dhe studiues i le tër si së sonë gojore, revista shkencore “Përparimi”, Prishtinë, 1978, nr. 6, f. 855-870.
[23] Fjala është për artikullin Studiues dhe njohës i thellë i letërsisë so në gojore, “Rilindja”, Prishtinë, 29 korrik 1978, f. 13.
[24] Anton Berisha, Letër nga Gottingeni (Gjermani), më 16. 2. 1979, f. 2.
[25] Skënder Gashi, Letër nga Vjena (Austri), më 28 nën tor 1979. 1.f.
[26] Skënder Gashi, Letër nga Vjena, më 28 nën tor 1979. 1.f.
[27] Shih, I dashur Rexhep! Let ra të Çabejt, në «Dija e Çabejt». Koha, revistë e pavarur in for ma ti vo-politike, Prishtinë, nr. 19, dhjetor 1990, f. 41-43. Letra të Çabejt. Shih, «Dija e Çabejt». Ko ha, Prishtinë, nr. 19, dhjetor 1990, f. 40-43. Shënim: «Për të hedhur dritë edhe në ndonjë aspekt të personalitetit të Çabejt, po botojmë disa letra, ku pasqyrohet gatishmëria e tij për të ndih muar të tjerët».
[28] Fjala është për studimin e Rexhep Ismajlit, Sinteza e Eqrem Çabejt, botuar me rastin e 70-vjetorit të lindjes së lindjes së dr. Eqrem Ça bejt, gjuhëtarit më të njohur shqiptar dhe njërit nga intelektualët më të frytshëm të Ballkanit, dhe me rastin e botimit të veprave të tij të zgje dhu ra Studime gjuhësore, në gjashtë vëllime, në «Rilindja» e Prishtinës. E përkohshmja “Oko” e Zagrebit, 6- 20 prill 1978, 10.
[29] I dashur Profesor, Bochum, 22 mars 1978.
[30] I dashuri dhe i nderuari Z. Profesor, Paris, 7 tetor 1971.
[31] Të gjitha nënvizimet janë të autorit (I.D.).
[32] Eqrem Çabej, I ndershmi e i dashuri mik!, Tirana me 24 gusht 1975.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Kush është Eqerem Cabej ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush është Eqerem Cabej ?   Kush është Eqerem Cabej ? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush është Eqerem Cabej ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: