Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Inflacioni dhe shkaktaret e tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Inflacioni dhe shkaktaret e tij Empty
MesazhTitulli: Inflacioni dhe shkaktaret e tij   Inflacioni dhe shkaktaret e tij EmptyMon Nov 10, 2008 1:38 pm

Inflacioni perben nje nga semundjet makroekonomike dhe konsiderohet shqetesim serioz per ekonomine ne teresi dhe per firmat ne vecanti. Per kete arsye cdo qeveri inflacionin e sheh si nje nder piketat kryesore stabilizuese makroekonomike. Inflacioni shkaktohet nga rritja e sasise se parase ne qarkullim dhe zvogelimi i sasise se te mirave materiale ne treg. Monetaristet e diteve te sotme gjeten nje pergjigje bindese pse fryhen cmimet: Inflacioni eshte nje fenomen i kerkeses per para!
Kemi tre lloje te inflacionit: ai i moderuar, galopant dhe hiperinflacioni. Inflacioni i moderuar ndodh kur niveli i pergjithshem i cmimeve ngrihet ngadale dhe norma e tij shprehet me anen e nje numri njeshifror. Ne keto kushte cmimet jane relativisht te qendrueshme dhe njerezit kane besim tek paraja, jane te gatshem t'i mbajne neper duar apo t'i depozitojne neper banka. Gjithashtu individet jane te gatshem te nenshkruajne kontrata me vlera monetare, nisur nga qendrueshmeria e cmimeve.
Inflacioni galopant ndodh kur niveli i cmimeve fillon te rritet me norma dy apo tre shifrore. Kur ekonomia gjendet ne nje situate te tille ndodhin shtremberime te treguesve ekonomike dhe financiare. Besimi tek paraja lekundet dhe bie. Parate e humbin vleren e tyre shume shpejt. Normat e interesit marrin kahje negative dhe njerezit nuk japin kurre hua ne nje situate te tille, por priren te blejne mallera dhe shtepi sa me shume.
Hiperinflacioni -virusi vdjekjeprures per ekonomine, ndodh kur niveli i pergjithshem i produkteve dhe sherbimeve rritet gjate tere muajit ne menyre marramendese. Situata te tilla jane prezente gjate lufterave, konflikteve, etj. Te njohura jane peridudha hiperinflacionite e Gjermanise se viteve 1922-1923, ku ne kete periudhe indeksi i cmimeve u rrit nga 1 ne 10.000.000.000 %. Ne kete periudhe nxirrte para ne qarkullim jo vetem Banka Qendrore por edhe pronaret e bizneseve dhe si pasoje ne treg kishte para aq sa te blihej cdo pellembe toke, lere me mallerat dhe sherbimet me beneficion afatshkurter. Argjentina dhe Brazili ishin 'paciente' te kesaj semundjeje per me shume se dy dekada. Ish-Jugosllavia, midis se ciles hynte edhe KOSOVA dhe Bosnja e Hercegovina, perjetoi nje shok poashtu nga hiperinflacioni. Gjate asaj periudhe paraja zhvleresohej tmerresisht shume brenda nje dite te vetme, populli kishte shume para te pavlera ne duar dhe synonte te blente sa me shume me to, qe te mos e humbnin vleren e tyre. Ne restorante paguhej para se ta haje ushqimin. psh. nese nje racion kushtonte ne mengjes 15 dinare pas nje ore me ato 15 dinare mund te paguaje vetem nje camcakez dhe racioni behej 150 dinare. Nese njerezit enderrnin (midis tyre edhe kosovaret) te kishin nje shporte te madhe me para, u kishte ardhur dita! POR, ne nje situate hiperinflacioni ata me me deshire e mbajne vetem shporten sepse vlente me shume se gjithe ato para te zhvleresuara. Kosot e inflacionit bien me shume mbi bleresin sesa shitesin, dhe nuk jane kosto te njejta me ato te papunesise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo

Male
Numri i postimeve : 490
Age : 32
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Inflacioni dhe shkaktaret e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Inflacioni dhe shkaktaret e tij   Inflacioni dhe shkaktaret e tij EmptyFri Feb 20, 2009 12:56 am

ashtu sic ndodhi me ardhjen e demokracise ne shqiperi ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Inflacioni dhe shkaktaret e tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: