Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 106
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Nov 06, 2008 4:31 pm

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët

Shkruar nga Albin KURTI

6/11/08

Të kaluarën e kemi të përbashkët, e ardhmja na do të bashkuar. Ne shqiptarët vetëm në të tashmen jemi të ndarë.

- E kemi historinë e përbashkët si histori e rezistencës së përbashkët, e vuajtjeve dhe arritjeve të përbashkëta, e kryengritjeve dhe luftërave të përbashkëta çlirimtare.
- I kemi karakteristikat e përbashkëta: gjuhën shqipe, kulturën, traditën, doket e zakonet, vazhdimësinë territoriale.
- E kemi të përbashkët vullnetin për bashkim:
- referendumet e shqiptarëve do të na e mësonin atë që tashmë e dimë: shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

- E kemi interesin e përbashkët ekonomik: dyfishimin e tregut që sjell kushte më të mira për prodhim të brendshëm dhe investime nga jashtë. Aq shpesh e kemi dëgjuar të flitet për mirëqenien e shqiptarëve me ç'rast merret disi e mirëqenë qenia te kjo mirëqenie, mirëpo ne e dimë se ajo mbetet e ndarë në shtete të ndryshme dhe e parealizuar.
- E kemi edhte interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 u bënë banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse.

Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 28 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve të shqiptarëve.

Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike.

Në vend se të kemi politikë shtetërore për shqiptarët kemi politika partiake për Shqipërinë. Elitat politike janë të pasura përderisa kombi është i ndarë. Nuk mund të gjeni politikanë të varfër, atyre thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetëcensura është aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombëtar saqë jo vetëm që bashkimi kombëtar është vetëcensurë por edhe vetëcensura është bashkim kombëtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombëtar të ndihmon të çlirohesh nga vetëcensura si e tillë. Në anën tjetër, të gjithë ne kemi dëgjuar të thuhet edhe që bashkimi kombëtar është utopi. Mirëpo, ata që thonë kështu zakonisht angazhohen në forma të ndryshme t'i pengojnë të gjitha organizimet apo individët që bëheshin qesharakë?

Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes.

Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.

(Fjalim i mbajtur në tubimin me studentët e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, më 27 tetor 2008).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Nov 06, 2008 4:33 pm

Jemi nje Kombe dhe nuk done koment kjo duhet te jemi patjeter te Bashkuar por duhet te punojme bashkerishte me nje mendim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi

Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 26
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Nov 06, 2008 4:35 pm

Albin Kurti eshte njeri i madh, i godet qeshtjet shume drejte. I uroj sukses me kete ideologji te re, pra Bashkimin kombetar.

Rrofte bashkimi kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila

Female
Numri i postimeve : 973
Age : 24
Registration date : 29/08/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Nov 06, 2008 4:38 pm

Drejt Vetevendosjes dhe Bashkimit Kombetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selvia
Fillestar/e
Fillestar/e
Selvia

Female
Numri i postimeve : 4
Age : 44
Vendi : Besianë
Registration date : 06/11/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Nov 06, 2008 9:12 pm

Është e drejta natyrore dhe legjitime e shqiptarëve te jetojne ne një shtet, por ata që hartuan projketet djallëzore të ndarjes së shqiptarëve le ta kene mallkimin e perhershem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Nov 06, 2008 11:41 pm

eshte shume e vertet se Shqiptaret duan te jen ne nje shtet por po kemi pengesa nga te tjeret per ta ber nje gje te tille.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Nov 06, 2008 11:45 pm

rroni shkruajti:
eshte shume e vertet se Shqiptaret duan te jen ne nje shtet por po kemi pengesa nga te tjeret per ta ber nje gje te tille.


Rroni, te tjerit as edhe per atë copë Shqipëri nuk janë dakord. Por, ne duke bere veprën tonë, luften e pandalshme për Bashkim dhe Pavarësi, me të gjitha metodat e mundshme, duhet të synojmë rreth kauzësh sonë që jeton ne shekuj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Nov 06, 2008 11:53 pm

po feneri eshte e vertet se nuk jane dakort edhe per ate cope Shqiperi qe ka mbet,gjithashtu pajtohem se ne duhet te punojm shume dhe ti zgjedhim ato formula penguse qe po na i hartojn te huajt bashk me disa vendor , dhe ti bindim se ky Kombe me emrin Shqiptar e e meriton Bashkimin ne nje Shtete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca

Male
Numri i postimeve : 294
Age : 30
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyTue Nov 11, 2008 10:40 pm

Shqiptaret duhet te bashkohen por se pari nevoitet nje vetdisime i pergjithshem politik pastaj duhet te bashkohemi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyTue Nov 11, 2008 10:55 pm

Patjeter gjer sa te ket djem SHqiprija dhe Vasha dota bejm patjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyTue Nov 11, 2008 11:01 pm

Guri i rende peshon ne vend te tij. Asnje tiran nuk do te na shkepuse nga rrenjet tona edhe sikur cdo pellembe toke te lahet me gjak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Feb 12, 2009 11:11 am

E cuditshme cfare pergjigje thane dy kryeministrat shqiptare, Berisha dhe Thaqi, ne emisionin e Blendi Fevziut dite me pare. Asnjeri nga ata nuk e perkrahte idene e bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Keto sisteme te korruptuara duhet te rrezohen perfundimisht qe te mos kete ngecje ne planet dhe idealet shekullore te shqiptareve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kercova
Fillestar/e
Fillestar/e
kercova

Male
Numri i postimeve : 20
Age : 28
Vendi : Kercove
Registration date : 05/12/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyThu Feb 12, 2009 11:01 pm

Tem shum interesante mirepo ti Veneta dije vetem nje gje se kur behet fjal per Bashkimin Kombetar Nuk behet fjal vetem per Shqiperine dhe Kosoven por ketu marrin pjes edhe Shqiptaret e Maqedonis Perendimore...........


Sa per mendimin tim bashkim kombetar sdo ket deri sa te likuidohen tradhtaret vendas si dhe deri kur Politikanet shqiptar te Shqiperis Kosoves dhe Maqedonise do te ulen ne nje tryez te perbashket dhe te hartojn plane per Bashkimin e Trojeve shqiptare...
Gjithashtu dicka me vjen absurde qe Kosova mburret me ate se Maqedonia(Ish Republika Jugosllave Maqedonase) pranon si shtet Kosoven..........

Me ReSpEkT KeRcOvA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyFri Feb 13, 2009 1:45 pm

Pajtohem me ty kercova, se bashkimi kombetar nuk behet vetem me Shqiperine dhe Kosoven, por une iu referova atij debati ne te cilin pyetja parashtrohej e tille: A jeni per bashkimin e Kosoves me Shqiperine?, dhe i dedikohej kryeministrave te ketyre dy vendeve.

Respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 32
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyFri Mar 06, 2009 1:22 am

Ne nje emision para disa javesh, ndegjova Albinin te thote se, Kosova duhet te bashkohet me Shqiperine, jo per hire te historise, por per hire te se ardhmes ! Per here te pare me beri konfuz !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini

Male
Numri i postimeve : 127
Age : 63
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyFri Mar 06, 2009 11:17 am

Shqiptaret duan te jene bashke ne nje shtet te perbashket dhe kjo eshte fare e natyrshme,vetem se deri te Bashkimi duhet punuar shume e shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
morena
Anëtar
Anëtar
morena

Numri i postimeve : 298
Registration date : 21/03/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyFri Mar 06, 2009 11:39 am

Shqiperia e Bashkuar ashtu siq e krioi vet zoti por vellezerit dhe motra
te idealit tone kombetar shqiptar te bashkohemi te gjithe se bashku
duke punuar drejt qeshtjes sone kombetare shqiptare pra duke u
angazhuar ne zgjidhjen e qeshtjes sone kombetare shqiptar epra drejt
bashkimit kombetar ne nje shtet te vetem me emrin SHQIPERI!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone

Male
Numri i postimeve : 609
Age : 35
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyFri Mar 06, 2009 1:45 pm

nuk po me duket dhe aq, keshtu si po shkojn gjerat kam frig se do mesim ca ketej e ca andej ja nje shemull prej ka je jam prej kosove po ti, prej shqiperije me kalimi e kohes shqiptaret qe do vijn do e shofin vedin me ndryshe nga si e shohim ne, flamuri do ti hyje ne qef dhe pastaj do te identifikohen si dy etni te ndryshme duke ju larguar bashkimit ne vend se ti afrohen, shpresoj te jem gabim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anabela
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Anabela

Female
Numri i postimeve : 170
Age : 34
Vendi : Prizren
Profesioni/Hobi : Perkthyese, 4 gjuhe
Registration date : 04/03/2009

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyFri Mar 06, 2009 6:00 pm

Shpresoj se e ke gabim...ama s'duket ashtu. Eshte shume e mundur kjo qe ne te ardhmen jo shume te afert te behemi si austria me gjermanine. Ata krejt gjerman jane po tash kane identitet. Kshtu qe ne ende e kemi nje identitet te perbashket ama si dihet sa zgjat kjo...tani per tani thuajse 80% e shqiptareve duan SHBSH, shtete te bashkuara shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kulla
Fillestar/e
Fillestar/e
kulla

Male
Numri i postimeve : 8
Age : 46
Vendi : tetove
Registration date : 31/08/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptyFri Apr 24, 2009 2:35 am

un pajtohem me te dhenat qe na i jep zotri albin kurti por me teper do te me pelqente sikur ne vend te shqipris etnike te perdor emrin shqipri e madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptySat Apr 25, 2009 10:04 am

jo nuk do isha pajtuar te quhej shqiperi e madhe se ne nuk po marrim teritor te huaj por atwe shqiperin etnike e te quhej shqiperi e madhe do te thote te marrish teritor te fituar me luft ne dojmi vetem ate qka eshte e jona qe padrjetesishte na eshte nda per interesat e te tjereve e ne dem te shqiptareve shqiperia etnike shqiperia natyrale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët EmptySun Jun 07, 2009 1:53 am

Per bashkim po bani pyetje ?

Ma pari ju duhet ti bani pyetje qeveritareve ne shqiperi,kosove,maqedoni ne luginen e presheves ne qameri e mal te zi a deshironi mu bashkue ?Keta mesiguri ju thone se mbrenda nates kurgje nuk mundet te arrihet!! kan me jua zgjate kete nate sa mijera shekuj ! E keni me vdek dhe trashegimi siq na lan neve te paret tan edhe pasardhesave keshtu qenshe!!!E me vete popullin,mesiguri qe do te thote po,por kush e pyet popullin ?Kur i kerset dajaku ,pendreku ma zi se shkijet keta te likvidoin siq na kan likvidue dhe i shpalleshin heronje a veten edhe ma patriota se e udheheqen luften e dyte kundra Hitlerit dhe ne fund edhe luften e uçk, dhe AKSH e Gafurr Adilit!!
Hajde hajde moj- ri- Dudie,se fukaraja po rrika deshun dhe kjo qeveri ama nuk ju len mahaser se kur u vjen dimri ju hype permi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët   Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: