Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Teoria e Letërsisë

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Teoria e Letërsisë Empty
MesazhTitulli: Teoria e Letërsisë   Teoria e Letërsisë EmptySun Nov 02, 2008 7:11 pm

Antar të nderuar po e hapi këtë temë për të mësuar bashkarisht se ç'është letërsia, cilat janë elementet e saja të para, ku është dallimi mes letërsisë artistike nga letërsia shkencore, politike dhe didaktike... etj etj.

Jepne mendimin tuaj për këtë temë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Teoria e Letërsisë Empty
MesazhTitulli: Re: Teoria e Letërsisë   Teoria e Letërsisë EmptyMon Nov 03, 2008 6:21 am

Kjo themë për tu njohur e shkruar duhen 4 vite rresht,me theori e shembuj, historikun e variantat e Letërsisë - por po japi formen elementare, në pika të shkurta, direkt sikur bisedojmë - është mirë gjithkush të hyj në provim edhe vet profesionistët. Ja, siç e mendoj unë

Letërsia është shkenca shoqërore e cila merret me studimin e krijimtarisë artistike të një popullit, të një shtetit, të një kontinetit dhe të botës në përgjithësi.

- Letërsia antike e antikuitit
- Letërsia e Vjetër
- Letërsia e Re, e sotme, bashkohore

Kemi -
- Letërsinë Shqipe,
- Letërsinë europiane, e
- Letërsinë Botërore.

Letërsia është art që si mjet të shprehjes së vet, ka fjalën e bukur - artistike, shprehjen e ndjenjave të brëndshme të njeriut, të një popullit dhe të botës, si letërsi gjenerale e përgjithshme botërore.

Letërsia ndahet në dy degët kryesore:

- Letërsia popullore
- Letërsia artistike

Letërsia popullore është krijimtaria artistike shpirtërore e një popullit, me shprehjen e ndjenjave të brënshme përmes fjalës së bukur - artistike. Letërsia popullore shqiptare, është një nga letërsitë ma të bukura,si letërsi e veçantë,të cilën e bën të ngritet në piedestal artistik botëror, me filozofinë popullore shqiptare, në prozë e poezi, ku kemi subjekte aq kuptimplote, sa që janë ide e thema të kryeveprave botërore. Këtë Letërsi popullore shqiptare, e bëri aq të fortë, geni krijues artistik shqiptar, ku edhe në mungesë të shkollës shqipe, gjatë robërisë afër tremijë vjeçare, kjo letërsi u përciell brezpasbrezi, milleniuseve - gojëpasgoje deri me sotetutje, për atë edhe quhet Letërsia gojore shqiptare, deri me riformimin e abecesë shqipe dhe shkrimin shqip - pas shumë etapave historike edhepse pushtime e ndanë Shqipen nga Illirishtja e lashtë - Ama e Shqipes, të cilën e përvehtësuan disa popuj tjerë ballkanik e europian, pas rënies së perandorisë illirike, mbi germadhat e së cilësu formuan perandoritë: bizantine, romake, sllave, pikërisht themeluar me perandorët illiro-thrrakas, e deri tek perandoritë europiane e botërore - duke formuar gjuhët e kulturat, historitë, e letërsitë e tyre, të hershme, nga gjuha, kultura, letërsia e shkenca illirike!

Letërsia popullore shqiptare, është mësuesja e letërsisë, së shkruar artistike, që sikur të gjurmohet, studjohet e aplikohet, si ide e themë letrare, letërsia shqiptare do tëishte në majat e letërsisë botërore.

Letërsia popullore është thesari burimor artistik, në prozë e poezi, e përciellur brezpasbrezi deri sotetutje, si thesari i gjuhës, kulturës, historisë dhe filozofisë gjenetike e gjenealogjike burimore, krijimtaria artistike e popullit nëpër shekuj e milleniuse, e trashëguar dhe e krijuar, kryesisht nga authorë anonom, pa nom, pa emër - të paemruar, qoftë si gjini letrare, historike, e filozofike - në prozë e në poezi.


Letërsia popullore, ndahet në letërsinë popullore në prozë dhe letërsinë popullore në poezi, vargje.

- Proza popullore
- Poezia popullore

Letërsia popullore në prozë, ndahet në degët e saja:

PROZA POPULLORE

- Tregimet popullore
- Anekdotat popullore
- Fjalët e urta popullore
- Kashelashët popullore
- Enigmat popullore filozofike
- Prrallat popullore
- Prrallëzat popullore.

POEZIA POPULLORE


- Këngët popullore epike - Epika Popullore
- Këngët popullore idilike - Idilika Popullore
- Këngët historike popullore
- Këngët e kreshnike popullore
- Këngët Legjendare popullore
- Këngët revolucionare popullore
- Këngët popullore të dashurisë, fejesave, martesave
- Këngët popullore elegjiake, elegjitë, vajtimet popullore
- Këngët baritore popullore.
- Këngët popullore të djepit

LETËRSIA E SHKRUAR

- Lëtërsia e shkruar në prozë
- Letërsia e shkruar në poezi

LETËRSIA E SHKRUAR NË PROZË

1. Historia e Letërsisë
2. Theoria e Letërsisë
3. Kritika Letrare
4. Eseistika

PROZA ARTISTIKE LETRARE

- Tregimi
- Novela
- Romani
- Drama
- Tragjedia
- Komedia
- Tragjikomedia


POEZIA ARTISTIKE LETRARE

- Poezia epike letrare
- Poezia historike letrare
- Poezia dramatike letrare
- Poezia me rimë
- Poezia e vargut të lirë
- Poema letrare
- Poema epike letrare
- Poema lirike letrare
- Poema epiko-lirike letrare
- Epopeja letrare.

GJINITË LETRARE

- Historia e Letërsisë
- Theoria e Letërsisë
- Kritika letrare
- Eseistika

HJISTORIA E LETËRSISË është gjinia letrare, e cila merret me studimin historik të krijimtarisë artistike, në të gjitha gjinitë tjera, prejardhjen, origjinën e Letërsisë, zhvillimin historik të saj, rritjen, përsosjen, ngritjen artistike, sistematizimin, klasifikimin historik, nëpër epoka, etapa, e periudha historike - prej krijimit të letërsisë e deri në ditët tona, të letërsisë bashkëkohore. (këtu duhet të flitet me muaj e vite...Wink

THEORIA E LETËRSISË është gjinia letrare, si disciplinë e letërsisë, e cila merret me rregullat, disciplinat letrare, sistematizimin, klasifikimin e normave letrare, në të gjitha gjinitë e Letërsisë,duke filluar nga:

- Vepra letrare,
- Ideja e Vepres Letrare,
- Thema e Vepres letrare,
- Subjekti i vepres letrare
- Personazhet e veprës letrare
- Analiza e personazheve të veprës letrare
- Personazhet pozitive tëvepres letrare
- Personazhet negative të vepres letrare
- Roli historik, e kombëtar i vepres letrare
- Roli edukativo-arsimor i veprës letare
- Çka mësojmë nga vepra letrare.

Kështu duhet analizuar një vepër letrare, nga lexuesi i mirëfilltë!


post skriptus: nga ky shkrim i natyrshëm direkt në komp. (sprovë rasti) mund të vijohet rradhazi, me shembuj e analiza letrare, si njohje gjenerale e letërsisë...ngase thema është veç për theorinë e letërsisë, e nuk është shtruar sipas rregullave,

Letërsia:
- gjinitë letrare
- degët e gjinive letrare
- proza
- poezia
- novela
- romani
- drama
- komedia
- tragjedia
- tragjikomedia
- kritika letrare
- eseistika - eseu letrar

përkufizim gjeneral i letërsisë
-

Historia e Letërsisë
Theoria e Letërsisë
Kritika Letrare dhe

Cilën po doni me vijua?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Teoria e Letërsisë Empty
MesazhTitulli: Re: Teoria e Letërsisë   Teoria e Letërsisë EmptyMon Nov 03, 2008 6:44 am

Të falënderojë shumë për shkrimin e bërë i nderuari Nezir Myrta.

Të shkruajm pak për fjalën "Letërsi" dhe që sot njihet se kjo fjalë vjenë nga latinishtja, littera që dmth shkronjë. Pra në origjinë, letërsi dmth çdo gjë që është treguar me anën e shkronjave.

Por sot çdo gjë që është e treguar me anën e shkronjave nuk mund të quhet letërsi. Psh shkresat zyrtare nuk janë letërsi apo private ose procesverbalet... janë të shkruara me anë të shkronjave, por nuk janë letërsi. Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Teoria e Letërsisë Empty
MesazhTitulli: Re: Teoria e Letërsisë   Teoria e Letërsisë EmptyMon Nov 03, 2008 10:41 am

fjala letërsi, sot ka kuptim universal - letër e shkruar përmes fjalës së bukur, artistike, si sprehje vrushkuj ndjenjash, përmes fjalëve të zgjedhura nga krijimi i bukur, fjalë që krijojnë mendim e shprehje të re, krejt origjinale, krejt ashtu si e thotë shpirti krijues, të lindet diç e re, e pashoqe, krijim - që do të thotë: lindet një krijesëe re, e paparë, e palexuar kurrë ma parë, nga askush! Nuk është ma në pyetje origjina e fjalës letërsi - po origjina e krijimit letrar - krijuesi e krijimtaria e tij letrare origjinale!

Unë them: fjala krijuese është zogu i zemrës, që krijohet e lindet, e duhet të fluturoj vet, e vetme nëpër zemrat e mendjet e njerëzve, ajo duhet të jetë krijesë e shëndoshë, vitale, të fluturoj e pavarur, me forcën e krahëve të saj, deri në majat e botës me fuqinë e saj - sikur një krijesë e aftë të jetojë e të veprojë, të formoj knaqësi shpirtërore, nxitje, qendresë, përpjekje për synime, të përvehtësoj njerëzimin, botën - e jo si një krijesë e gjymtë, e sëmurë, që fluturon e bjen edhe duhet ta ushqesh gjith jetën tënde me troha - ta mbashë gjallë me zor!

Letërsia sot është krijimtaria artistike dhe nuk ka tëbëjë me shkrime administrative, shkresa zyrtare a private, juridike a historike, publicistike a gazetarie, zhurnalistike a politike - por, të gjitha këto mund të jenë motive për krijime artistike, që edhe mund ta përcaktojnë ndjenjen, si ide e themë të një vepre letrare. Psh.një procesverbal, mund të bëhet krijim artistik, kur shprehen ndjenjat e brëndshme, përmes personazheve të krijuara, të përgjithësuara, me veti e karaktere të njerëzve, pozitiv e negativ - ashtu si Franc Kafka, krijoi veprën PROCESI. Personazhi nuk është vetia e karakteri, zakoni, guximi, heroizmi, atdhetarizmi i një njeriut, por i disa vetive e karaktereve të shumë njerëzve të një shoqërie - që ai personazh të lindet mbinjeri dhe ta përvetësoj popullin të hapi sytë katër, për nje veprim: politik, historik, ekonomik, kulturor, shkencor - ta përvehtësojë një popull e nëse shpërthen botërisht, e përvehtëson një botë - për këtë arsye edhe quhet personazh, personifikim i shumë vetive, cilësive, karaktereve, ndjenjave të dashurisë, atdhetarisë - të shumë njerëzve - si personifikim i mbinjeriut! Kurse tek shqiptarët, kemi raste mbinjeriu, te vetëm një njeri: Mic Sokoli në grykë topi sulltanësh - 'Ç'asht more kjo qyngë hekri, që po m'i vret shokët' edhe e zën me gjoks, grykën e topit! Apo vdekja e Bajram Currit, Çerçiz Topullit, Oso Kukës, Hysen Bajrit, Jakup Ferrit, Ali Asllanit, në Luftën e Kosovës 1998, kur iu sosen plumbat, mori shishen me gas, e ndezi dhe u gjuajt tok me të mbi tankun serv, duke e shkatrruar tankun e shpirtin gjakatar serv - apo, Agim Ramadani në Luftën e Kosharës, 1999, apo vdekja heroike e ushtarit shqiptar në Malishevë, duke parë tmerrin e tij luftarak - armiqët e lidhen për dy këmbësh në dy tanke, në drejtime të kundërta, duke e shkryer përsëgjallit - apo vdekja e heroit legjendar Adem Jasharit, me gjith familje, në Drenicë 5 mars 1998 - ku duhej të vdisnin nja 3000 drenicak, e luftëtarë vullnetarë tok edhe t'i shkrinin nja 5000 çetnik e gjakatar serv! - Ashtu, sikur iu gatit e njejta formë zhdukjeje e shfarosjeje edhe Familjes së Ramush Haradinajt, në Gllogjan të Dukagjinit, por që gllogjanasit e dukagjinasit, nuk ndejten anëve, por vërshuan sulme tok me Haradinajt dhe bënë betejen ma të përgjakshme me forcat çetnike servo-ruse, nga toka, e ajri. Përndryshe Familjen Haradinaj, do ta gjente po ai tmerr sikurse Familjen Jasharaj! Për vepra madhore letrare, na nuk kemi nevojë personazhesh, personifikimesh, sepse kemi personalitete komplete, madhështore të përmasave edhe botërore! Po, ku është krijuesi se?!

Letërsi është një shprehje e ndjenjes së brëndshme shpirtërore: dashurie, dhëmbjeje, mbrojtjeje, gazi e loti, vaji zemre a shpërthim heroizmi, shprehje e ndjenjes revolucionare, ku një vepër letrare nxiti një revolucion, si shpërthim i ndjenjes së lirisë së njeriut, për t'i këputur prangat e robërisë!

Kjo është letërsia!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Teoria e Letërsisë Empty
MesazhTitulli: Re: Teoria e Letërsisë   Teoria e Letërsisë EmptyMon Nov 03, 2008 11:14 am

Letërsi, një vepër e tërë letrare, mund të jetë edhe vetëm një poezi edhe ma e madhe se mijëra vepra letrare, sikurse kemi poezin e Vaso Shkodranit MOJ SHQYPNI, që kurdoherë vlenë ma shumë se mijëra vepra mijërafaqeshe... apo veç njëpoezi e Gjergj Fishtes LAMTUMIRË, apo veç një këngë popullore Ç'JANË KTO GJAMË QË PO I BJEN ERA, apo një kengë e N. Pagarushes BARESHA, apo edhe veç VALLJA E SHOTES, VALLJA E SHQIPEVE apo kënga e QORR ILJAZIT, apo OSO KUKËS, apo veç poezia e Mitrush Kutelit - JAM SHQIPTAR etj., që po të krijoheshin vepra të mirëfillta, do të zenin majat e letërsisë botërore! Po, çka t'i bëshkurpolitizimetepaaftësiamiopeenjerëzvenuklënëasgjëpozitive!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 67
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Teoria e Letërsisë Empty
MesazhTitulli: Re: Teoria e Letërsisë   Teoria e Letërsisë EmptyWed Dec 10, 2008 10:08 pm

Sofra shkruajti:
Të falënderojë shumë për shkrimin e bërë i nderuari Nezir Myrta.

Të shkruajm pak për fjalën "Letërsi" dhe që sot njihet se kjo fjalë vjenë nga latinishtja, littera që dmth shkronjë. Pra në origjinë, letërsi dmth çdo gjë që është treguar me anën e shkronjave.

Por sot çdo gjë që është e treguar me anën e shkronjave nuk mund të quhet letërsi. Psh shkresat zyrtare nuk janë letërsi apo private ose procesverbalet... janë të shkruara me anë të shkronjave, por nuk janë letërsi.
Përshëndetje!
Do desha të bëja një vërejtje në sqarimin e mësipërm.Fjala LETËRSI është komplet shqip që vjen nga veprimi i thjeshtë i të shkruarit LETËR.
Para se të zbulohej LETËRSIA si një degë e zhvillimit shkencor të kulturës; shkrimi i një mesazhi,kërkese,lutje,lajmi,tregimi,kënge, përralle,ishte ushtruar nga populli i thjeshtë në mënyra të ndryshme dhe objekte të ndryshme.Kur njerzit menduan se kishin të bënin me një fushë të gjerë studimi u bazuan thjeshtë mbi shprehjet popullore për të përcaktuar emërtimin e kësaj fushe të gjerë shkencore.
LETËRSI=LETËR=SI-NË-LETËR=SHPREHJE MENDIMESH ME SHKRIM.
Kjo tregon edhe një herë lashtësinë e gjuhës SHqipe=Ilire=Pellazgjike.
respekt të gjithëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Teoria e Letërsisë Empty
MesazhTitulli: Re: Teoria e Letërsisë   Teoria e Letërsisë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Teoria e Letërsisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  KONGRESI I PARË NDËRKOMBËTAR I LETËRSISË PEGASI , ALBANIA
» Figuara të Letërsisë Botërore, Lygia Fagundes Telles
» "PEGASI" i shërben kombit në fushën e letërsisë dhe arteve
» KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI
» Lek Lekë Matrënga autori i parë i letërsisë së arbëreshëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: