Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 6:52 pm

NUK QAN BILBILI



Edhe më i lart
se Korabi plakë
edhe më i rëndë
se vaji i Bilbilit
edhe më e trishtuar
se kënga e kukuvajkës
-Është Durimi im
He
e plastë
e Dala .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 6:52 pm

MALLI


Vetëm desha t' i shikoj
sytë e shkruar,
tinzisht
m`i përgjake buzët
puthje të kuqe të fala.

Një bluzë të bardhë
e valëvitje në erë
se paske pasur flamurë për paqë
më shpalle dy luftim
kur isha i pranguar
zingjir nga brezi e deri në fytë
e me kleqka të dredhura në këmbë.

Sa më ka marr malli
të pi ujë bjeshke
në burin e vashave
me gershetat e dredhur si ylberi.

Kur ta solla
lule borën,
të gjeta duke e cokatur kazmën
dhe pëshperisje:
Do t`ja rrëmihi varrin shatë pashë .

Unë u ktheva
me ofshamë dhe belbëzova:-
O Zot O Zot
sa më ka marrë malli
t`a harroj biografin tënde.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 6:53 pm

DIKUR

Në gurra
ylberi
në Ylber
kenga e krojeve.

Kudhrën e rrahin
me hekur të skuqur,
me çekan hekuri
kurr se ndrron
gjeografin e trupit te coptuar.



Në furkën e Gjyshës
jan tjerrë pejë dhe errësira
e nëpër dritën e kandilave
portrete të përflakura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 6:53 pm

NEPER STUHI


Qabrati
Rreth e rreth
Rreze me dioptri te thyer.

Ura
gurë-gurë të rrënuar
te ura e shejt nuk shterr gjiri.

Lumi
valë-valë të prera
nesër deti i qetë.

Edhe nëpër stuhi
në gjirin e Korabit
fole shqiponjash
e beteja Skifterësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:00 pm

KENGE E LOTE


Në Hasin e thatë
u kthye mërgimtari
bukëpjekës në SHBA
dikur i bije fyellit,klarinetit
sot erdhi me gishta të shkrumuar
kur vallzonte me shaminë prej flake
në dasmen pa dhëndërr
në vallen pa Nuse.


E pritem te mulliri i fshatit
me lojën “ shqiponjat e ngrira”
me këngën"N’ Dardani ka ardhë Dardani..."
ai erdhi duke çaluar,
me dy kukza llamarine
e me buzë të qara nga etja
e me dritë të vërbuar në bebza
e me një lule loti në duar
për varrin e dashnorës
vdekur-e harruar
phiii
qe njëmijë vjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:01 pm

TRISHTIMI


Skamnori
kërkon nëpër skuta
një copë lëkur-dreqi
për t`i arnuar
opingat e shkyra në thembër.

I pasuri
veshur me kostume
nga lëkura e bollave të gurit
kërkon planete per verime.

Ai
ka këpucë për secilën stinë
atij
i bien shtatë lëkuara
ai
shtrydhë limon dhe freskohet
atij
fasuleta i ulet ne djersë dhe gjakë
ai
drekon dhe bënë gjumë të ëmbël
atij
i peshperit urija dhe zgjohet
ai
ecë i shtangur dhe i shikon yjet
ai
e uron :-sa mire që nuk jemi njësoj
sepse sdo te kishte as emer as mbiemer
Vetem Mjerimi do te mjaftonte
Ehuuu
Sa here belbzova-
të isha ashtu si nuk jam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:01 pm

DARDANIA E PERGJAKUR

A ma jepë pakë dritë O Diellë
T ymi ma ka mbuluar Dardanin
Y rrnekun e xherdanave e kemi nga gjyshet
R embranti i ngjyros fushat dhe lule
E shihni si flet shqipë Dardana e Diellori.

Q e një shekullë dritë e gjakë
Ë shtë arnuar secila plagë me ylber

N ënat
U rojnë lindjet edhe nëpër furtuna
K osovë

V arret dhe
D ielli
E dhe njëmijë shekujë
S e harrojnë gjakimin për Liri
I kemi amanete
N ga Dardania e përgjakur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:02 pm

LULJA E VENITUR


Nga herbariumi
e mora lulen
me gjethe të thara
me rrënjë të prera
fotosinteza e ngulfatur në terr.

As aromë
lulja ime
në herbariumin e blert
-blerim i vrarë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:02 pm

I PININ LOTET DHE FLENIN


Në Aeroportin e Shkupit
Qanin tre fëmijë
Si gurra u rridhnin lotë,
-I barta si zogjë nëpër flakë - thot gjyshi
I mbrojta me pushkë e barot.

U nisem me aeroplanin LTU
E me flakra e qante qiellin
-O xhaxhi,jemi ngjitur mbi re
sa afër e kemi dhe diellin.

Stjuardesa me bluzën ngjyr qielli tha:
-bitte schön ,cola und brott,
fëmijët e pinin qumshtin e kafesë
i pinin dhe lot.

Egëzona
-Tre fëmijë i`a thithnim gjirin Nënës;
O xhaxhi
Por shpejtë i shterri gjiri
Kishë plagë e plumba në krahëror
E kishin mbuluar: gjaku,gjethet e hiri.

Flakoni
-Nëna na shikonte me buzëqeshje të vrarë
por na foli me buzët plotë gjakë,
Gjithëmonë ecni shtegut të Lirisë-o Birë
Se diell do të lindë nesër
E drita agon prapë.

Ermali
si zog krahëkëputur:
-A na shehë bre xhaxhi
si tre zogjë të vrarë
e ledhatonte motrën
i pinin lotët
dhe flenin duke qarë.

I solla në Düseldorf
Babai i mori dhe qante
I ledhatonte si zogjë shqiponje
Ofshante dhe mallkonte.

Ata shkuan,humbën , ikën
Nëpër terr,
E thashë, terri s`hahet me dhëmbë
As deti nuk shterret me gotë
Por, dhembja më qoi peshë
Për tre zogjë shqiponje
Kur flenin të përlotur
Kur i pinin lotë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:03 pm

Ilirianë Lladrovci-Baraliu, u lind me dt:10.09.1969, në fshatin Bukosh komuna e Therandës.
Shkollën fillore ka mbaruar në fshatin e lindjes Bukosh, Gjimnazi në Therandë. Ka studiuar ne Universitetin e Prishtinës, fakultetit filologjik dega Letërsi dhe gjuhë shqiptare.
Ka botuar herë pas here nëpër revista te ndryshme letrare ne Kosovë.
Që nga viti 1993 jeton në Gjermani.


I
Toka ime

Mos më prek në tokën time
Ti, o njeri narkoman
Se gjak iliri e shpatë Skënderbeu jam

Mos më prek në penën e Barletit,e Naimit
Ti o njeri lakmitar i ndyrë
Se kthetra shqiponje kamë
E të copëtojë mu në zemër

Mos më prek në Flamur
Në gjakun e të parëve
Në rininë e baballarëve
Që nga grilat na pagëzuan
Se ta shtyp kokën
Ty o ujku i vjetër
Se asht e gjak Kosove jam!

II
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:03 pm

II

Mërgimtarët

Kur morët rrugën e kurbetit
Dielli perëndoi edhe pse mëngjes ishte
Drunjëve u binin gjethet
Edhe pse vjeshta ishte shumë larg

Kur morët rrugën e kurbetit
Lumenjtë vërshuan nga lotët
E nënave,nuseve,motrave

Kur morët rrugën e kurbetit
Fëmijëve iu ngri gazi në buzë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:03 pm

Shtegtimi

Më ikën bilbilat
Nuk di se kah vajtën!
Thonë se shtegtuan në vende më të nxehta
Thonë se atje dielli
Po ua përvëlon dhe zemrat
Thonë se të gjithë
Janë sëmurë nga nostalgjia
Nuk dinë rilindin apo perëndojnë
Oh sa shumë që janë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:04 pm

Ku do të më gjesh!
Nëse më kërkon në agim
Do të më gjesh në vesën mëngjesore
Nëse më kërkon ditën
Do të më gjesh në fushat e bleruara
Natën më kërko
Në dritën e hënës dhe të yjeve
Se aty do të më gjeni
E zemrën dhe shpirtin
Do ma gjesh në vargjet e poezisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:04 pm

V
Njeriu
Durim të kesh
O njeri i rraskapitur nga jetë
Përvil mëngët e puno
Vëre syrin në shënjestër
E qëllo jetën
Por mos harro
Se koha mbetet kohë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:04 pm

Mbrëmje buzë detit
Kur Hëna binte mbi det
Deti krahë gjer përgjonte Hënën
Si një vashë të bukur
Të stolisur më kurora lulesh

E diku larg dëgjoheshin
Tingujt e një kitare
Dhe kënga Rini thuaja këngës
Më të bukur që di.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:05 pm

Unë dhe Pranvera

Ti mi falje rrezet e arta të mëngjesit
Unë ti falja ëndrrat e bukura të rinisë
Ti mi falje këngët e bilbilit
Unë ta falja zemrën time

Të fluturonte nëpër lulemolla
Nëpër livadhe e gjelbëruara
Të pushonte duke dëgjuar
Gurgullimat e përroit
Që kalonte afër shtëpisë sime

Ti më fale gjallërinë për jetën
Unë gjëja qetësinë e shpirtit
Në diellin tënd
O moj e bukura pranverë
E vendit tim!
xxx
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptyFri Oct 24, 2008 7:07 pm

ps.:Pasi punimet e mia janë të prezentuara në këtë forum,unë nuk po i postoj sa për të bërë numër,po ndalem këtu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptySat Oct 25, 2008 5:32 pm

Krijime poetike nga antarët e Lidhjes...Martin Çuni, Shqipe Demiri,Dibran Demaku dhe Rifat Binaku dhe Alma Papamihaili.

Alma Papamihaili

Dy poezi shkeputur prej librit "Nen tingujt e nates"shtypur ne shtepia botuese "Emal" ne Tirane dhe redaktuar nga Victor Canosinaj .
Alma Papamihali
Lindur ne Tirane, ne qershor ne vitin 1974. Pas tetevjecare kam kryer gjimnazin "Ismail Qemali" dhe me pas ne degen Gjuhe - Letersi ne Tirane.Poezia ka qene dhe mbetet pasioni im. Me terheq arti ne pergjithesi...Smund te le ketu pa permendur edhe muziken apo pikturen. Megjithate arti i te shkruarit eshte i vetmi qe permbush boten time.
Prej disa vitesh jetoj ne gjermani (ne Aschaffenburg)...se bashku me familjen time. Kete vit vlen kam krijuar gjithashtu nje shkolle te pavarur shqipe ku numerohen afersisht 20 nxenes shqiptare (te shqiperise dhe te Kosoves)..te lindur ne gjermani...me deshiren e madhe per te mesuar gjuhen e shkruar shqipe.
Udhehiqem nga motoja: "Gjuha ruhet, aty ku shkruhet".


USHQEHEM ME GJUHËN TIME


Jam një lypëse e mjerë,
Sjam e pasur o njeri,
Ndaj mos mu afro,
Kur skam çtë të fal...

Jam një lypëse e mjerë,
Ushqehem me gjuhën time,
Një libër kërkoj lëmoshë,
Ndryshe të mbijetoj sja dal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptySat Oct 25, 2008 5:33 pm

DUA NATYRËN TIME


Dua të hedh në varg natyrën,
Qiellit vrenjtësinë tja humbas,
Ajrin me parfum ta lyej,
Pastaj fuqishëm të thërras.


Të thërras sa zëri tmë ngjiret,
E ngadalë e tëra të shterem,
Dua të hedh në varg natyrën,
Aromës së saj të endem.


Dua të hedh në varg natyrën,
Të vetmen që më rilind mua.
Po ku ta gjej të bukurin vend?
Ndaj mbeta poete e dështuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptySat Oct 25, 2008 5:34 pm

POETËT


Poetët...ah...poetët,
...............çnjerëz qenkan,
...................................vallë?

Lindin,
..........të dashuruar,
..................dhe vdesin beqarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptySat Oct 25, 2008 5:34 pm

ËNDRRAT

Nëse ëndrrat nuk do ekzistonin
Jeta do kthehej në përvëlim,
Etja e jetës do mbetej pashuar,
Pa ëndrrën, një jetë do quhej trishtim.
Nëse me fjalë smund të zgjidhej,
Nyja mpleksur pa dëshirë,
Ëndrrës do i rikthehesha,
Atje je vërtetë njeri i lirë.
Ëndërr dhe jetë!
Sinonime të etjes së pashuar,
Nëse një ditë do shuhej etja,
Dije, nga kjo jetë ke shkuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptySat Oct 25, 2008 5:35 pm

KUJDES


Nëse një degë këput
mos pyet më pas,
pema si quhet...

Para se dikë të lëndosh,
mundohu të dish,
çfarë duhet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptySat Oct 25, 2008 5:35 pm

KUAJT

Kurrë sia qava hallin
kalorësit për këmbët,
që i vareshin.
Netëve ulëriva,
me kuajt në stallë.

Më dhimbej,
kurrizi i tyre i dalë...

(Alma Papamihali)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptySat Oct 25, 2008 5:35 pm

MASKAT

Nuk i shpiku Venezia
të famshmet maska,
që njerëzit me to
fytyrën të mbulonin...

Nuk i shpiku Venezia,
shumëngjyrëshet maska,
prej kohësh në botë,
karnavale festonin...


(Alma Papamihali)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 EmptySat Oct 25, 2008 5:36 pm

Martin Çuni - Antoni, u lind në fshatin Ujz i Hasit të Thatë, më 14 maj l948.
Ciklin e ultë të shkollës fillore e bëri në fsh. Bishtazhin të Hasit, ndërsa tetëvjeçaren e përfundoi në fsh. Keqekollë të Gollapit, ku i punonte i ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi në vitin l968 në Prishtinë. Më pastaj i vazhdoi studimet në F F të Prishtinës,Dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike u detyrua të punojë. Fillimisht , tre vite punoi në sh.f. “ Rilindja “ të Keqekollës,Pastaj në K N I “ Ramiz Sadiku “ të Prishtinës. Më vonë pranohet në punë në RTV-të Prishtinës, si gazetar në Redaksinë e Kulturë - Programi për fëmijë. Ka udhëhequr Emisionet: “ Mirëmëngjesi fëmijë “, “ Kolovajza e së dielës “ , emisionin për të rritur“ Karvani i fshatit “, etj. Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozë, tekste për radiodramë etj.
Që nga viti 1968, M. Çuni , merr pjesë aktive në lëvizjen ilegale të kohës, në platformën e avancimit të çështjes kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi. Në vitin l982 arrestohet me shumë veprimtarë të tjerë, e më pastaj dënohet me tetë vjet burg. Për veprimtari në burg, më vonë dënohet edhe një herë. Në burgjet e Serbisë i mban nëntë vjet, prej tyre tetë izolim. Martini edhe në vuajtje të dënimit vazhdon të shkruaj.
Në fund të vitit 1990, pas vuajtjes së dënimit, ai emigron në Zagreb, një vit më vonë shkon në Shqipëri, si reporter i Radio Zagrebit, për emisionin shqip atje.
Në vitin 1992, për shkaqe ekonomike edhe politike emigron në Gjermaninë
Federale. Aty u angazhua për themelimin e Bashkësisë Shqiptare.
Në vitin 1998 kthehet në Kosovë dhe iu bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht ishte në njësitet e Z U të Drenicës, te komandanti Sylejman Selimi, në Likoc, prej nga raportoi për Radion Deutsche Wele. Në nëntor të vitit l998, Shtabi i Përgjithshëm i U Ç K - së kishte marrë vendim për themelimin e institucioneve të luftës: Radios “Kosova e Lirë “ e Agjencisë“ Kosova Pres “. Aty M. Çuni do të veprojë deri në fund të luftës, së bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhën, Nusret Pllanën, Nezir Myrtën, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e të tjerë.
Pas luftës, me vendim të Ministrisë së Informatave në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, derisa punonte në R. “ Kosova e Lirë “, M. Çuni caktohet në detyrë të udhëheqësit të Organit Drejtues për fillimin e punës në Radiotelevizionin e Prishtinës. Pas gjashtë muaj angazhimi gratis, në drejtim të krijimit të kushteve për kthim të gazetarëve dhe të punëtorëve në R T P , ai jep dorëheqje i pakënaqur me rezultatet e arritura. Për shkaqe ekzistenciale serish i kthehet kurbetit.
Aktualisht jeton e punon në Gjermani. M. Çuni ka këto vepra të botuara: “ Reportazhe Lufte “ dokumentar, “ Jetë e furtunë “poezi për të rritur, “ Jetë për jetën “ poezi për fëmijë. Ai ka edhe shumë dorëshkrime të pabotuara , nga burgu e pas tij.
A. Qeriqi






SHQIPTARVE


Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë
U kemi ra
Trup, mishra e kocka me helm e vrer
Na kanë la
Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas
Na kanë heqë
Në shpirt e në zemër petka të zeza
Na kanë veshë

Gjilpërat nën thonj, në këmbë e duar
Të thyera nejtë
Të heqim dorë përgjithmonë nga e drejta
Jonë e shenjtë
Katilët me maska rreth e rrotull nesh
Me fytyrën e djallit
Hapu Tokë, hapu Qiell në paqe, të dalim
Nga gropë e zjarrit

Kalavar : fëmijë, gra e pleq të Arbërisë
Masakrohen me orgji
Eshtrat ua tundën, varrosën e zhvarrosën
Nëpër serbosllavi
Mbi gjirin e nënës së vdekur, fëmiu
Përpiqej të mbajë jetën
Heronjtë iu qepen shkrepave më dhëmbë
Një copë Dielli gjetën

O ZOT, me rrugën e JEZUIT profet
Gjatë na shëlbove
Lumenj gjurmësh gjaku nëpër vite
E nuk na shpagove
Kado që erdhi e keqja, futë e shemër
Te ne bëri fole
GJERGJ e ADEM çdo shekull, Perëndi
Pse s munden me lé.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI   NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: