Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:33 pm

51.(Toleranca e ngatërresave)

Dyert e devijimeve hapen për krijime
pjesët rrëmbehen nga trung - rrënimi,
jeta - sjell freski ngatërresash!

Në kundrime proceset për ide
u mbyllën në rrathët e hapësirës
pa ajkë për bardhësi brendishë!

Faktorët e përputhjeve ndeshen
në blerimin e rritjeve të nisen
t’i zgjojnë kuptimet e fjalëve!

Nesër mund ta kuptoni heshtjen
domethënie për art , këngë e prozë!
Për frazelogjinë jetë - nervozë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:34 pm

52.(Përmasa e rrëfimit)

Në asnjë rast, në asnjë fjalë
qëndresën se futën në himnin e ndjenjave
ta ngurtësojë gurrën popullore!

E përtrinë melosin për ndryshime
orientim pikëpamjeje që mbulon gjërësitë
për lidhjet dhe shkaqet e verbësive!

Në kuptimet e vargjeve ia prenë hapat
në jehonën e zërit ia shterrën tingëllimën
të bijë në kanalet e heshtjes!

Në kaptinën e ngurtësive i ngjau natës
që përmblidhet pa pritur agim
qëndresa derdh dritë mbi ngjyrat e lirikës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:35 pm

53.(Fushëveprimi)

Ngathësi hapash për kohën
përshtatje parimesh e dukurishë
për rritën- paralajmërojnë stuhitë!

Rrëmbime, marramendje , ngarkesa
në thellësi misteresh duan zgjërim
përkryerje në shtigje për shfrim - shpëtim!

Në simetri qartësie çka s’përfshihet
në hapësirë ku jeta ripërtërihet
pa dritën e diellit, pa liri!

Në nivel për tregëti shprehjesh
domethënien e kërkuan në fushëveprim
karantina e ligësisë pararojë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:36 pm

54.(Debatet e dhembjes)

Në hapësirën e interesit pa rëndësi
theksuan plagë e marrëveshje
për vetëkënaqësi kërkuan prestigje!

Llogari për marramendje e ndërsjellje
të asaj që ndjehet si plagë
dhe asaj që duket si vdekje!

Gjithkah përmbledhin nyje për grindje
dhe shpallin zgjidhje për mposhtje
të thyhen themelet e ngritjes!

Braktisjet për jetën i trumbetuan
goditje që shtrembëron shërimet!
-Ne nuk moshtemi nga rrënimet...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:37 pm

merimanga e shtrydhjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:38 pm

1.(orvatja e veprimeve)


Në historinë moderne ra vija e shpjegimeve
për ngjarjet politike -
kuptimi humb brendinë!

Zbulohen lidhjet, gjykohen ngjarjet
në procese të reja tregëtia - histori
për metoda shfrytëzimi, për lajka, koketime!

Faktorët e veprimit hapin fshehtësitë
në zemra korbash e gjarpërinjsh
dehen dashuritë !

Flaka, 8-9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:40 pm

2.(ngjarjet e dukshme)

Kufizohen horizontet e reklamave
interesa për shtresime procesesh
kushti për mohime parandalon hapërimet!

Statistika e mërgimeve dimëron në sirtarë
njohuritë në prag vijnë e vdesin
për veprën gjallëri - shfarosje!

Prova për plane shpërbërjesh
pranverës ia ngujon shkëlqesitë
n’përfundim gjakoset shekulli XX nga verbësitë!

Flaka, 26-27 shkurt 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:41 pm

3.(vrulli i shfarosjes)

Pispillosje kundrimesh lind kriza
shkas vendimtarë tregëtia me drogë
në zonën e shkëmbimit Ballkani!

Lindshmëria sferë mundësishë për grindje
strategjinë ua shmang nga caku
rrëmbehen qeveritë t’na ndajnë nga praku!

Ribotohet vrulli i shfarosjes
në kapituj ndahen Qubrillovët e ri
Në shënjestër : Kosova - djep apo krimi Sërbi !?

Flaka, 8-9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:42 pm

4.(formula e fshehtësive)

Në sytë e botës shpërthen verbësia
këmbehet shenjtëria për dreqëri
qasen hordhitë në kurtha dashuria!

Shtrihen në kaptinën e pabesive
ndjekjet që vrasin e presin qëndrimet
përse liria kudo shfaqet liri!

Në vulën e kuptimeve modeli i kujtimeve
` jehonë ngadhnjimesh,
tronditet formula e fshehtësisë hegjemoni!

Flaka, 8-9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:42 pm

5.(tiranët e periudhave)

Hidhen në iluzione - gjuha vulgare prin
zgjohen lugetërit shpërthejnë risi
në gjirin e ditëve - kotësi!

Himnin e këndojnë tiranët
në hollësi shtjellimesh domethëniet
vrasin e gërryejnë urtësinë!

Në timonin e prapësisë minohet , copëtohet
Trungu Ilir nga jugu në veri
buzëqan, rënkon në zjarr , në zi!

Flaka, 8- 9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:43 pm

6. (Kohë moderne)

Kurorëzohen sukseset, dështimet
shkurorëzohen lidhjet, tradhëtitë
kush flet për fitoren? Qartësitë?

Pasqyrimi i idesë në përmasë turbullimi
për paqën suita vargan vrastar
u ndesh me sfidën e një agimi!

Kohë moderne!Laviret shpallen virgjëresha!
Kopukët - martirë me brirë!
Atdheu - kaptinë për dritë apo errësirë?

Flaka, 8- 9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:44 pm

7.(merimanga e shtrydhjeve)

Gjarpërinjt e vjetër shndërrohen
në shkëlqesi agimesh e urtësishë
në përmasën e përpjekjeve të ndizen
lulëzimet -
të hidhen mbi gjendjet
dhe shpirtin e shtrydhur të brezërisë!

Asgjë s’niset pa ditur, pa qëllime
barometri i tregut flet për mungesë
në eksportin e vrullit
zhvillohet -
prapaskena e historisë
për gjak e plagë të reja!

Zbresin e ngjiten ligjet e shkretisë
teorikët ende s’kanë dëgjuar
për masat që hyjnë në qeveri
zotërinjtë -
pushtetin kanë fenomen të zakonshëm
për të mbetur merimanga shtrydhjesh!

Flaka, 8- 9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:46 pm

[size=29]Ju lutem ejani
[/size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:47 pm

Ju lutem ejani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:51 pm

Thirravajë për JU!

(Bashkëshortes sime Lijes
dhe birit tim të ndjerë Sadikut)


Pa Ju këngës i vura pikë,
pikëllimi çdo ditë rritet!

Pa Ju mbeta statujë
e ballsamosur në zemër guri!

Pa Ju verdhësia ma mbërtheu trupin
më thau damari i jetës !

Pa Ju jam cung pa krahë
pa shpirt, pa zemër , pa gjak!

Pa Ju jam bisht lahute
pa tela i përtharë!

Pa Ju! Oh! Pa Ju në jetë i vrarë
shpirtërisht, kurrë i ndarë...!

Revista Vlera , 6- 7 , 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:53 pm

Ju lutem ejani !

Ju lutem ejani se s’mundem
vetmia ma mbylli frymëmarrjen!

Djersët e ftohta më gërryen
e vargjet s’kanë fund në domethënie!

Ju lutem ejani se s’mundem
largësia m’ është qepur si rriqër!

Në shpirt e ndjej praninë
tek u qaset me duhmën e shkrumuar!

Ju lutem ejani se s’mundem
Pa Ju si dal këngës as vajës!

Vetmia ma ka mbarsur frymëzimin
për Pirgun e dhembjes!

Ju lutem ejani...!

Flaka, 13 korrik 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:54 pm

Atëherë kur hytë!

Me shpejtësi rrufeje hytë
në brendi të zemrës sime,
shqetësimet më lan meit
dhe pyeta : Kush jeni?

Heshtja juaj fliste
qëndrimi statujë e ngrirë aktronte
buzëvdekja si dallgë deti
përmbyti qetësinë!

Ju lutem mos m’i përvëloni
këngët e dashurisë!,
se pastaj më këputen telat
e përthahem si bishti i lahutës!

Dolët! Dhe kurrë më
su pashë të hyni ndonjëherë!
Se atëherë kur hytë pa jetë -
më verbuat...!

Flaka, 13 korrik 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:58 pm

Fjalë të pathëna

Thash :
Stinët mund t’ma sjellin shpresën
që iu këput hapi atë ditë,
kur dielli në perëndim rrezatonte
ne thurrëm kuptimin -
për fjalët e pathëna të këngës!

Le të jetë e Diela e parë
apo e fundit
që derdhi shëmtinë e kohës!
Ndërsa e hëna! Oh ! E hëna !
- Nismë e fjalëve të pa thëna...!

Flaka, 13 korrik, 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:59 pm

U pres të vini...!

U pres të vini me buzëqeshje
me zjarrin e urtësisë në shpirt
dhe hapa portën e zemrës
të hyni pa rrapëllimë!

U pres të vini pa huqe
me dallgët e madhërishme të dashurisë
dhe nisa motivet
për t’i ngritur në këngë!

U pres ndër stinë e vite
thinja, dhe rrudha më dolën,
buzëqeshjes iu zverdh pamja
tek zogu i këngës vdiste!

U pres ndër shekuj ! U pres!
Dhe Ju e di se vini -
me erë e poterë , pa madhështi!
Kënga e korbit më shurdhoi -
gjarpëri i zi...!

Flaka, 13 korrik 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 6:00 pm

Vdekje ik

Vdekje ik!

Ik se s’mundem -
prania ma vrau durimin
buzëqeshjet e ftohta më gërryen
dhe vargjet s’kanë fund në domethënie!

Vdekje ik!

Ik se s’mundem -
qasja jote është përbindësh
që ndër stinë më shkreton
krrokamë në tinguj do!

Vdekje ik!

Ik se s’mundem
në vargje të dal me shpresë, buzëqeshje
prania jote ma mbars frymëzimin
ta ndjejë në palcë pikëllimin !

Flaka, 13 korrik 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 6:01 pm

Pa datë

Ditarit iu zverdhën fletët
domethënien e humbi pritja
e shpresat u ngrinë si vullkane
në stacionin e ndarjes

Rrënimi i Kullës është kob
dhe kënga e qyqes mbi kuvli!
Thau pema e blerimit tim
nga kafshimi i gjarpërit të zi!

Ma thotë mendja se vdiqëm
atë ditë kur u ndamë...!

Flaka 13 korrik 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 6:02 pm

Ditëtakimet - kujtim i zi

(Një vit pa Lijen e Sadikun)


Në labirinthe misteri i përgjigjeve ngec
Unë shtegtar i fatit me këngën e këputur
Radhis në shkallmimin e shpresës
Varganin e gjatë të vuajtjes!

Ëndërrat për takime mbesin pezull
Malli më vyshk me dallgë shkrumi
Aty ku lidhet nyja e kuptimeve
Domethënia e muzgut më derdh acar!

Çdo çast syngjia më ngulet në zemër
Sa herë gëzimi lind për takim të ri,
Kulshedra vdekje u turret agimeve
- u derdh zezonë, vetmi!

E përplasem i verbër në jetë i plagosur
Ditëtakimet mbesin kujtim i zi
Dy vende në sofrën e jetimëve
Si gjërësi shkretëtire mbjellin verdhësi...!

Flaka, 27 qershor 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 6:05 pm

Dy vjet pa Ju

(Përkujtim për gruan Alien dhe tim bir Sadikun)


Dy vjet shurdhësia vdekje, vetmia
oshëtin e më rrëmben ditën, dashurinë,
kudo që nisem - mbytem me mall kujtimi
që e ndjej se ma ndez brendinë!

Ç’ heshtje e gjatë kjo ndarje pa kuptim!
As skaj e fund dhembja - s’paska pikë!
Pa Ju nga t’i nis uratat për Rrezet
Që befas më fusin gëzimet- thikë!

Dhe hesht! Çdo çast domethëniet i mas
Nga vijnë, si shtrihen përmasat e rrënimit!
Edhe atëherë kur hasëmgjarpërin po ta vras
Nuk e di a dal prej pikëllimit?!

Dy vjet! Shumë vjet! Shurdhësia vdekje, vetmia
Oshëtin e më rrëmben ditën, dashurinë
Vargani i gjatë i kulshedrës shekullore
hasëmgjarpërit ia fsheh këmbët për ligësinë!

Dhe endem me vetminë në shpirt i vrarë
Pa Ju domethënien qëndresë e mas!
As lindja, gëzimi , dashuria, jeta
Nuk e di ç’kuptim kanë pas...!


Flaka, 26 qershor 1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 6:07 pm

Letër poetëve

Të dashurit e mi poetë:

- Ju që treteni për vargun , për fjalën
dhe e dini çdo të thotë kohë vetmie e pikëllimi!

Ua shkruaj këtë letër - ta ndjeni
zgjimin tim - daulle shurdhësie
ku kënga e korbit lëshon namën
për rrënimin e Kullës e qyqen mbi kuvli
dhe lotët nga dy sy të trazuar
që për orë e çast pikojnë verbësi!

Më ndjeni për plagën që ia hapën vrragët
për telat e çiftelisë - n’ akordim këputur
e këngës së dashurisë
ia shtuan gjamën!

E tashti s’di ç’është rrita, kënga, urata
që frymëzon shpirtin për dashuri!
Në shtëpi sa herë që bie nata
Oh! Klithma e jetimave të mi!

Aty nis e shtrohet sofra e boshatisur
E mbetet pezull Rozafa në themel të Kalasë!
Zemra Lije - poema e blerimit tim
dhe Sadiku - binjaku i sevdasë!

Zverdhet arti i jetës - kënga ime e vrarë,
në rima përmbytet det i vetmisë!
Më ndjeni të dashurit e mi poetë :
- Kam dhembje për shpirt të dashurisë!

Po! Për ata që m’i bënë thërrimë fati
Për ata që m’i zhdukën fizikisht!
Ngritem t’ua shkruaj këtë letër poetë:
- Më ndjeni si jetoj shpirtrisht!

Vlera, 6-7 , 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
» Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: