Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:24 pm

URI
Na hanë rriqrat sot
Merimangat sorrat qentë
Na sulmon meningjiti verdhëza
Tuberkulozi bruceloza
Na ha terri
Na gëlltitë zjarri
Na djeg thatësia
Nuk ka ujë
Nuk mbinë as bari
Të gjitha këto sikur nuk mjaftojnë
Ne hamë edhe njeri tjetrin
Për kusur
Krejt kot eksperimentojmë
E rrojmë
Sot
Po nesër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:25 pm

LOJA ME ZJARR
Kur loznim me zjarr dikur
Të vjetrit na thoshin me qortim
Mos luani me zjarr
Luani me gurë
Se do lagni natën nder veti
Deri në ushkur
Të lagur po gdhihemi për ditë
Se zjarrin kishin shuar «miqtë»
Kjo besëtytni e vjetër të mbytë
Si fëmijë zgjoheshim
Të lagur
Të lagur deri në fyt
Ne lageshim në shtrat
Se ishim fëmijë
Por se lagen tani nga frika e zjarrit
Burrat e zi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:25 pm

KUSH
Në kërkim
Të konstatimit
Se edhe këtu ka njerëz të gjallë
Që përpëliten për jetën
Sinqerisht
A ju bie nder mend për ta
Ndonjë herë
Qoftë edhe aksidentalisht
Kur kokrrën ua hedhin në kuti
Kush premtimet mbanë
Artin e gënjeshtrës
Padrejtësisht zbehë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:26 pm

DYFYTYRËSI
Në gjithë këtë pështjellim
Ti luajte me dashje
Rolin e naivit
Realizuar
Përsosmërisht si aktor
Në kohën e përgjegjësive të mëdha
As si aktor
As si personazh
As si dëshmitar
S’u ndjeve i gjallë
Që moti nuk e kanë thënë kot
Sigurisht se edhe ata
Kanë pasur hallin e artit të vet
Rrufeja mbi hithra
Kanë thënë
As gjuan
As vret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:26 pm

QESHIN E QAJNË
Në këtë vend me kontradikta
Ku nuk të pret modestia
Që aq shumë i shkon
Shpirtit tënd të butë
Inkompatibilitet kohorë
Të goditën të ligat si rrufeja
Aty ku nuk e prisje
Mbi këtë gurore koherente
Një fije bari e tharë e pa jetë
Një e hidhur e padëshirueshme
Por më shumë se një e vërtetë
Dishepujt naiv në skenë
Ta themi më butë
E pakuptueshme
Të qeshin fshehurazi- publikisht të qajnë
Lojë tragjike- komike
Po luhet
Natën të qeshin- ditën të qajnë
Pakuptueshëm
Ç’e paska lidhur kaq ngushtë
Të qeshurën me vajin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:27 pm

LAVDI QIELLIT
(A. Demaqit)
Në motet e largëta
Zë i vetmuar
Mes mira zërave fashitur
Përulësisht e hequr zvarrë
Në këtë vend pa teatër
Pa filarmoni
Pa akademi
Pa pikturë e poezi
Pa art ushtarak
Me ushtri e milici pushtuese
Ti shpirt njeriu
Kosovës
Ju përkushtove
Mure erë myku e zymtësie përballove
Papërkulur
Në rolet e jetës imponuar
Përjetësove
Deri në sakrificë e vetëmohim
Botën e madhe të dashurisë
Për të tjerët
Dhurove
Nëse keni dëgjuar deri me tani
Të ketë pjerdh kush për te
A për vuajtjet e tij shpirtërore
Lavdi qiellit
Çka (s) presim më shumë
Nga kryeneçët e kësaj shoqërie të çakorduar
Çmendurisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:27 pm

DIÇKA NDJEJ
Të shtyrë nga nevoja e jashtë nxjerrjeve
Të të ligave
Me të shara e të palara
Pesë para
Atyre me kohë iu kishte ikur fytyra
Kohë karakteresh të vrara
Të sharat u dogjën kot
Për atë të madhin
Mot
Diçka ndjejmë edhe sot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:28 pm

LARJE DUARSH
Llogarit shpenzimet miku im
Blije një sapun në të mjafton
Unë do kujdesem për larjen tënde
Sot do ta nënshkruajmë moratoriumin
Mbi orën e vdekjes
Se i erdhi fundi lojës disfataliste
Me ujin e ftoftë të burimit
Larje duarsh nga qëllimi final
Rrëshqitje në kohë
Me duar të palara
Sa afër burimit
Sa larg pastërtisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:28 pm

MOS I VËNI
Mos e bëni haram bukën që keni ngrënë
Kthehuni në origjinë
Tjetrit
Mos i vëni
Këmbën
Mbi shpinë
Nuk hidhërohet askush
Nga pamundësitë
Edhe ne bukë po hamë
Por do hidhërohemi me të drejtë
Nëse bukën e ngrënë së bashku
Deri dje
Pas hiq gjësë
Sot
Haram e bëmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:29 pm

MIU
Të marrtë djalli të marrtë
Nën dhëmbë po mallkonte nikoqirja
Për bishti miun kishte zënë
Miun
Në kurthe rënë
Kurthngrehësi kishte bërë mirë llogaritë
Karremi joshës nuk i shkoi kot
Mjeshtri e kurtheve s’është art
Por është vet
Hilja e shtatë
Që kap të ligjtë në befasi
Të ligjtë hajdutë
Me keq se një mi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:29 pm

NUK NA DHA GJI
Na harroi shiu
Na harroi bora
A thua meritojmë këtë goditje
As kujt nuk iu tunit dora
Në këtë kohë me kusuritje
Buzë rrugës si lypsar
Kjo pritje e rëndë
Po na vret keq
Kjo pritje e paparë
Na harroi dielli në skuqje
Dhe hëna e zverdhur në agim
Harruam vet veten (pa) me dashje
E koha na dënoi me harrim
Edhe nëna na harroi
Një shkelmë mbi bythë
Nuk na dha gji
Mos e thuaj
Mos së është shumë e rëndë
Heu ju bijë bastardë të
Nënës Shqipëri
Heu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:30 pm

TURBULLUAR
Papërgjegjësi në trend vërsulur
Kush po abuzon me moralin
E shoqërisë në transicion
Efekti mes së thënës
Dhe së bëmës
Lirinë e shprehjes tronditi
E hatanë bëri
Kohë të marrëzive në riorganizim
Dështak e diletant
Përnjëherësh
Si prurje përrenjsh turbulluar
Që nuk vlejnë
As për të larë
As për t’u pastruar
As etjen e kallur
Për ta shuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:30 pm

MË LINI
Ti grindesh më mua
Pse këngën e kam të tillë
Pse futem skutave e shpellave atje thellë
Ku deti të fundos e vala nuk të nxjerr
Ku shtrihet terri e mëria
Ku fshihet përçmimi dhe ironia
Pse gërmon atje
Më thua
Dua të futem sa më thellë
Atje ku në pasqyrë shikohen zanat
Dua t’i prishi kurthet
Ku ngrehin rrjetin merimangat
Dua të futem atje
Atje ku nuk është thënë ende
Ende e lirë
Kënga
Më lini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 EmptySun Oct 19, 2008 7:40 pm

Nezir Myrta shkruajti:
Qe edhe Mehmet Bislimi, gati njejt me S.Bycin, plot metafora artistike, shprehje ndjenjash të sinqerta traditë shqiptare, burimor autokton, mishërues poetik i figurave stilistike, me atëpërparimtaren, progresiven, ta bjen parasyve antiken tonë, mythin, si metaforë poetike, që shërben përsosjen, rritjen e shpirtit shqiptar, ashtu sikur ishte nëhistori, e që u këputen hallkat e historisënga barbarët e egjër, pra atë të bukurën antike, të gjuhës së popullit, traditës, gërrshetuar thukët, me rinoren poetike, traditën e Besen Shqiptare - që gati po iken anash as pa eparë as përjetuar, se lëre më, për ta thithur ashkun antik shqiptaro-illirian pellgazgjik - kur kemi mundësi të rralla krijuese, nga burimet tona ta shuajmë Etjen e Jetës së Lumtur -pse të humbim bokrrinave të botës(nuk ka fort rëndësi ku je, por a je ai që duhet të jeshë - shpirtshqiptari me vepra e jo me fjalë)!

::::::::::
z.. N.M. Pershendetje ! 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
 Similar topics
-
» Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
» Tekste Kengesh Shqiptare!
» Cilen stine te vitit e pelqeni me shume ??
» STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!
» Muhamed (Mehmet) Ali Pasha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: