Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta.

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. Empty
MesazhTitulli: Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta.   Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. EmptyThu Oct 16, 2008 6:17 pm

Pershendetje forumist te nderuar, kerkoj nga ju qe te postoni tregime, ngjarje apo histori per ngjarje te verteta,... per te cilat keni degjuar se jane plotesisht te verteta, keni lexuar, apo personalisht keni qene ne ngjarje.
Une per vete nuk kam per te specifikuar dicka, sepse per momentin nuk me kujtohet, por shpresoj se ju do shkeputni dicka...

Mireulexofshim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
safet h
Fillestar/e
Fillestar/e
safet h


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 46
Vendi : Kosove
Profesioni/Hobi : Profesor
Registration date : 07/12/2010

Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. Empty
MesazhTitulli: Re: Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta.   Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. EmptyTue Dec 07, 2010 1:46 am

Organizimi i luftës në Artakoll

Qarqet shoviniste serbe bënin plane për pushtimin e trojeve shqiptare, kolonizimin me elementin sllavë, përkatësisht të ndërrimit të strukturës etnike të popullsisë së Kosovës, të bazuar në projektin e Ilija Garashaninit. Po i theksojmë disa nga ato: Sipas projektit të hartuar prej avokatit nga Sarajeva Stevan Moleviq, të titulluar “Serbia homogjene” në fillim të vitit 1941, parashihej që Serbia të përfshinte në lindje dhe në juglindje Kosovën dhe Maqedoninë, Vidinin dhe Qystendilin në Bullgarinë e sotme; në perëndim - Banovinën e Vërbasit, Dalmacinë Verirore, Likën, Kordunin, Baninë dhe një pjesë të Sllovenisë; në jug - Malin e Zi dhe Hercegovinën, duke përfshirë edhe Dubrovnikun, të cilit do t’i jepej status i veçantë, dhe pjesën veriore të Shqipërisë. Sipas Moleviqit, në gjirin e Serbisë së Madhe duhej të përfshiheshin të gjitha trevat ku ka serbë, apo ku Stevan Moleviqi supozonte se kishte serbë. Për te serbë ishin edhe maqedonasit dhe malazezët. Ndërkohë ai kërkonte shpërnguljen në masë të kroatëve, myslimanëve dhe të shqiptarëve nga rajonet, ku ata përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë. Këtë planë munduan ta praktikojnë në shumë krahina shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë. Kjo në mënyrë të dukshme u vërejt edhe në rajonin e Artakollit të Qyqavicës, ku serbët bënin presion të pandërprerë mbi popullin shqiptar të kësaj ane. Në këto programet të çetnikëve më 1941 planifikohej: “Të krijohet Jugosllavia e Madhe në të Serbia e Madhe, etnikisht e pastër në kufijtë e Serbisë dhe të Malit të Zi, të Bosnjës e Hercegovinës, të Sremit e të Banatit. Të pastrohen të gjitha territoret nga elementët joserbë”. Të krijohen kufijtë e drejtpërdrejtë, kufijtë e përbashkët ndërmjet Serbisë e Malit të Zi, si dhe Serbisë dhe Sllovenisë, nëpërmjet spastrimit të Sanxhakut dhe të disa pjesëve të Bosnjës nga myslimanët dhe kroatët. Në përputhje me planet e sipërpërmendura, Lëvizja Çetnike synonte ta kultivonte dhe ta mbante gjallë në Kosovë frymën e hakmarrjes, të shfarosjes së shqiptarëve dhe të gllabërimit të trojeve të tyre etnike. Kështu në një nga elaboratet e përgatitura në atë kohë, me titull: “Krahina e Kosovës dhe e Rrafshit të Dukagjinit”, midis të tjerave thuhej, se “Kosova ka qenë serbe dhe ajo do të mbetet patjetër serbe, jo vetëm për nga pozita shtetërore juridike, por edhe nga struktura e popullsisë së vet, e cila duhet të jetë me shumicë serbe”. “Pas përfundimit të luftës do të shpërthejë hakmarrja e serbëve ndaj shqiptarëve. Kjo nuk do të pengohet e sidomos aksioni i Vasojeviqëve, të cilët duhet të zgjerohen në Rrafshin e Dukagjinit.
Lëvizjet e këtij organizimi ishin vërejtur edhe në Artakoll, Drenicë, Shalë, Dukagjin, e në të gjitha trojet shqiptare të Kosovës. Organizimi i burrave në rajonin e Artakollit ishte i një niveli organizativ shumë të lartë në mënyrë vullnetare. Të gjithë ata që kishin arme dhe ishin të aftë për luftë u bashkuan dhe formuan grupet e para kryengritëse në këtë rajon, e ndër udhëheqësit e parë ishin; Ferat Strofci – Hasani, Aziz Zhilivoda – Krasniqi, Liman Bajra – Hasani, Sefer Bequku – Murati, Liman Aliu, Maliq Hasani, Ilaz Kolla, Hazir Xhaka, etj. Ferati Strofci dhe Aziz Zhilivoda ishin udhëheqësit që kontrollonin tërë Artakollin. Liman Bajra – Hasani së bashku me Maliq Hasanin ishin bajraktarët e Strofcit që u prinin burrave dhe fshatrave përreth kur shkonin në luftë. Bashkëluftëtarët e Feratit dhe Azizit ishin; Maliq Hasani, Liman Hasani, Deli Ademi, Avdi Aliu, Hamit Mustafa, Liman Aliu, Rexhep Aliu, Sefer Bequku, Ilaz Kolla, Hajzer Jashari, Musli Jasahi, etj.
Pas pushtimit të Jugosllavisë borgjeze nga gjermanët, italianët dhe bullgarët Kosova ndahet në tri pjesë të pushtuara. Gjermanisë i mbetët nën pushtim territori i gjerë i Rrafshit të Kosovës me qytetet Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë ku fshati Strofc dhe Artakolli me Qyçavicë mbesin nën pushtimin gjerman. Pas shpartallimit të ushtrisë jugosllave, disa njësi çetnikësh hynë në aleancë me gjermanët në luftë kundër komunistëve, e qëllimi i tyre ishte shfarosja e shqiptarëve. Drazh Mihajli më 1940 kishte takuar eprorët gjermanë, të cilit iu kishin lejuar ekspeditat ushtarake mbi popujt në territorin që kishte pushtuar gjermania si; shqiptar dhe boshnjak. Kështu në pranverën e vitit 1941 një grup çetnikësh prej tridhjetë vetash organizohen të hyjnë në fshatrat e Artakollit dhe të depërtojnë në Qyçavicë në vendin e quajtur “Stanica e Bjeshkës”, ku aty ishte stacioni i policisë serbe të gjandarmërisë jugosllave kryesisht çetnik serb të përkrahur nga gjermanët.
Me 9 prill 1941 në mbrëmje çetnikët nga Mitrovica vijnë me tren dhe zbresin në fshatin Plemetin afër Obiliqit. Aty i bashkëngjiten edhe disa serb të armatosur dhe shkojnë në fshatin Palaj (ish Vodicë), fshat ky i banuar me shumicë serbe. Edhe aty shkojnë me ta edhe disa serb tjerë të armatosur që e njihnin terrenin për t’i drejtuar kah të donin të shkonin ata. Herët në mëngjesin e 10 prillit të atij viti prej fshati Palaj hynë në Qyçavicë në fshatin Sibofc afër Zhilivodës. Popullata i këtij fshati i kishte vërejtur çetnikët dhe i tregojnë Hasan Nicit – Kelmendit. Menjëherë shkon dhe i tregon Aziz Zhilivodës për ta. Azizi së bashku me Xhemë Krasniqin e lajmërojnë Feratin dhe i tregojnë se çetnikët kishin hy në Qyçavicë. Ferati së bashku me burrat e këtij fshati Maliqin, Avdin, Delin, Limanin, Rifat Baleci dhe Kamer Hasani që qëlloj atë ditë me ta, e që ishte i armatosur me armë roje. Kameri ishte kufitar që ruante kufirin në Sibofc dhe Shipitull, kufi ky që territoret e pushtuara nga gjermanët dhe bullgarët. Çetnikët e kishin vërejtur se shqiptarët do t’i rezistojnë ata e kthejnë rrugën rrëzë malit dhe ngjiten Qiçavicës përpjetë, rrugës së quajtur “Kurrizi i Bjeshkës” për të shkuar sa më parë në stacionin e gjanarëve serb. Kur shkojnë në vendin e quajtur “Lugu i Hysenit” afër Gurit të Madh rrethohen prej katër anët nga luftëtarët shqiptar. Njërën anë Ferati me burrat e Strofcit, Azizi në anën tjetër dhe Fshati Gradicë të prirë nga Mehmeti në anën e pasme të tyre, duke mos i lënë rrugë atyre as të tërhiqeshin. Në pritën e parë vriten tetë serb, dhe duke u tërhequr bien në priten e grupit të Strofcit dhe vriten edhe gjashtë të tjerë. Vendosën në një vend ku nuk mund t’i sulmonin, aty edhe filloj rezistenca e tyre. Ata ishin të pajisur me armatim të mirë, ndërsa burrat tanë kishte edhe tre vetë që shkonte me një pushkë. Njëri nga çetnikët vëzhgonte nën një kaçubë dhe nuk mund as të lëviznim prej tij. Sipas Rifat Balecit, çetnikun që vëzhgonte e kishte qëlluar Ferati me një plumb, duke mbetur ai nën kaçubën prej ku vëzhgonte. Aty Ferati dredh rrugën shkon e çarmatos serbin e vrarë, dhe duke ua hedhur bombat përreth i detyron të dorëzohen të gjithë çetnikët. Menjëherë i çarmatosin që të gjithë duke i lidhur dhe i qonin teposhtë Qyçavicës. Të gjithë burrat tjerë të fshatrave përreth siç i kishin dëgjuar luftimet kishin vrapuar për t’u dal në ndihmë. Kur vijnë te vendi i quajtur “Trojet” , mbi fshatin Zhilivodë, ku edhe ishte caktuar prej këtyre burrave të ekzekutohen çetnikët, ndeshen me Januz Krasniqin e Zhilivodës i cili nuk i lejon t’i pushkatojnë aty. Januzi ishte një pleqnar dhe udhëheqës i fshatit (Odbor i katundit) Zhilivodë duke iu drejtuar “Nuk bënë t’i vritni këtu pasi që vijnë çetnik tjerë dhe do të na hakmerren, e do të ma djegin fshatin”. Kërkon nga Azizi dhe Ferati që t’i liroj të zënit rob. Ata ranë në një pozitë të keqe, por ia liruan vetëm tre, e të tjerët nuk i vranë aty por i pushkatuan më lartë pasi që ata ishin pjesëmarrës në masakrën e vitit 1920 të prirë nga krye çetniku Rash Pantiqi ku në Artakoll u vranë dhe masakruan 82 burra. Nëntë prej tyre pushkatohen ndërsa lirohen tre prej tyre, ata bien në fshatin Plemetin dhe me tren dhe shkojnë në Mitrovicë dhe lajmërojnë për atë se çfarë kishte ndodhur. Me armët që ua marrin çetnikëve armatosën tridhjetë shqiptar, duke u bë një shtyllë e rezistencës në këtë anë.

Sulmet çetnike në fshatrat e Qyçavicës (Strofc, Gllavotin, Bequk, Bivolak, Zhilivod)

Serbet të tërbuar për atë që kishte ndodhur dhe se ishin marr vesh edhe me gjermanët që të mbledhin me mijëra serb nga e tërë Serbia që të hynë në Qyçavicë. Drazh Mihajli i urdhëron eprorët e tij Lubo Novakoviqin, ......... që Kost Peqanci ta udhëheqë këtë ekspeditë famëkeqe dhe të bëjë gjenocid mbi shqiptarët. I kishte dhënë urdhër që të mbledh çetnik nga e tërë Serbia dhe ta sulmojnë Qyçavicën, e caku ishte fshatrat; Strofc, Zhilivod, Bequk, Bivolak dhe Gllavotin. Ata ishin përgatitur dhe kishin për qëllim që të vrasin dhe masakrojnë shqiptar ku të takojnë në këtë anë. Treni që vinte prej Kraleve ishte i stërmbushur me çetnik dhe vinte duke u rritur numri i tyre në çdo stacion treni që u ndalte iu bashkonin serb vullnetar. Gjithë komandën e kishte Kosta Peqanci, ku komandonte edhe njësi tjera të Jugosllavisë Ushtarake, policore, njësi vullnetare, serb të armatosur e njësi të ndryshme, e më së shumti kishte çetnik të armatosur. Kamer Korrotica tregonte, se si shumë shqiptar kishin qëlluar në ekspeditë ushtarake kundër shqiptarëve. Ata kishin qenë duke kryer shërbimin ushtarak në Jugosllavin borgjeze të asaj kohe dhe me dhunë i kishin detyruar të hynë në luftë. Atyre iu kishin thënë se do të luftojmë me fashistet. Kameri ishte nip i lagjes Durakaj, dhe nuk kishte ditur ku po i dërgojnë, deri sa kishin mbërrij në Prilluzhë, ku aty e kishte njohur.
Letra dërguar Kost Peqancit (Kost Vojvoda, sipas emrit që e njihnin)më 12 prill 1941 nga gjenerali Lubo Novakoviq, të njohur edhe më parë për krimet e pashembullta mbi shqiptarët, i përkujtonte: “Kur të nisem në rrugën fatlume, e di çfarë planesh ke për jugun tonë. Besoj se në Sanxhak, në Dukagjin dhe në Fushë të Kosovës, nuk do të mbetet asnjë plis për farë. Lumenjtë Sitnica dhe Llapi do të bartin dy muaj koka shqiptarësh”.
Treni kur mbërriti nga Beogradi nëpër vendet serbe e për Mitrovicë ishte ndalur në fshatin Prilluzhë, fshat ky i banuar me shumicë serbe. Treni ishte i stërmbushur me çetnik e serb të armatosur nga të gjitha pjesët e Serbisë. Ata, kishin lejen nga udhëheqësi i tyre Kosta Peqanici që të bënin të gjitha llojet e dhunës, vrasjeve, plaçkitjeve pa dhënë asnjë lloj përgjegjësie. Serbët nga treni zbresin në orët e vona të mbrëmjes të 13. 04. 1941, vendosën nëpër shtëpitë e serbëve të Prilluzhës. Sipas të dhënave orale nga njerëzit, që ishin kalimtar të rastit në atë vend tregojnë se banorët serb të atij fshati i kishin pritur çetnikët me lule, dhe se popi i kishës së këtij fshati kishte dalë para tyre dhe i bekonte çetnikët një nga një. Maliq Hasani nga fshati Strofc ishte punëtor (zapti) në zyrën e bashkësisë lokale në këtë fshat. Serbi me emrin Senta Popoviq, me të cilin Maliqi punonte një zyrë me të, me t’i parë çetnikët duke zbritur nga vagonët e trenit kishte vrapuar së bashku me të shoqen e vet në zyre ku punonte Maliqi. E kishte zgjuar nga gjumi dhe i tregon se kishin mbërrij me mijëra çetnik nga Serbia për me hy në Çyqavicë me bë masakra në popullatë. Me t’i dëgjuar Maliqi këto fjalë merr pushkën që kishte të rojës dhe e detyron Senten ta qet matanë lumit Sitnicë, pasi që rruga që të shpinte andej ishte bllokuar nga serbet që kishin ardhur e duhej t’i bije nëpër ujë të lumit, ai nuk kishte ditur notë. Në orën 2 të mëngjesit të datës 14 prill 1941 serbi, me emrin Senta e kishte qitur në shpin Maliqin dhe e kishte dërguar matanë lumit Sitnicë. Niset me vrap për të dhënë alarm fshatrave të largohen prej tyre. Po atëherë edhe ishin nisur çetnikët për në Qyçavicë. Prej aty niset tregon në fshatin Bivolak në shtëpinë e Sadri Klinakut. Sadri Klinaku jap alarm me pushkë për të kuptuar fshati të largoheshin. Liman Aliu i lajmëron burrat e Strofcit dhe lajmëron Feratin. Ferati me shokë i mbledhin burrat e fshatit, ata që kishin armë dhe t’i dalin çetnikëve përball. Ndër burrat e parë që iu bashkuan ishin; Maliq Hasani, Deli Ademi, Hajzer Jashari, Liman Hasani, Avdi Avdull Aliu, Liman Aliu, Rrustem Aliu, Shaban Aliu, Musli Jashari, Murat Ademi, Zenel Hajrizi, Miftar Mustafa, Hamit Mustafa, Lah Duraku, etj. Prej aty në orën 3. 30 të mëngjesit vrapojnë dhe i zënë kullat në lagjen Durakaj, me t’u vendosur aty dëgjohen pushkët e para që krisin nga Sadri Klinaku në Bivolak, i cili i kishte ndalur në hyrje të fshatit e i thotë komandantit të tyre; “ku po shkon në këtë orë të mëngjesit ore”, ai i thotë se jemi në patrullë, atëherë duke e marr në shënjestër ia kthen “po çarë patrulle bëhet me njëmijë vetë, në ora 3 të mëngjesit”, atëherë e gjuan dhe e qëllon komandantin e tyre në krahun e djathtë dhe ia kishte këputur dorën. Ferati me shokë vendoset në kullat në lagjen durakaj. Sadria atëherë tërhiqet, atëherë serbët hynë në fshatrat Glavotin dhe Bivolak dhe i vendosin mitrolozët mbi Bivolak në vendin e quajtur “Te Rrushi – vreshtat e Bivolakut” , prej aty ku prej aty kontrollohej një pjesë shumë e madhe e atij terreni. Çetnik e partizan vendosën dhe fillon luftimi në orët e hershme të atij mëngjesi pasi depërtojnë në fillim të fshatit Strofc, ku ndeshën në rezistencën e parë në këtë fshat nga Ferati me shokë. Aty vritet Xhem Azem HAsani dhe plagoset rënd Abdullah Bejt Duraku dhe Shaban Aliu në shputën e këmbës. Lufta u përhap ku në ët gjitha ato fshatra u luftonte pa ndërpre për mos t’i lënë çetnikët të hynë nëpër shtëpitë e tyre. Në Bequk u zhvillonte një luftë e ashpër, ku plagoset rënd luftëtari Sefer Murati – Bequku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
safet h
Fillestar/e
Fillestar/e
safet h


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 46
Vendi : Kosove
Profesioni/Hobi : Profesor
Registration date : 07/12/2010

Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. Empty
MesazhTitulli: Re: Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta.   Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. EmptyTue Dec 07, 2010 1:47 am

vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
safet h
Fillestar/e
Fillestar/e
safet h


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 46
Vendi : Kosove
Profesioni/Hobi : Profesor
Registration date : 07/12/2010

Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. Empty
MesazhTitulli: Re: Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta.   Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. EmptyTue Dec 07, 2010 2:13 am

KY SHKRIM ËSHTË MARR NGA LIBRI "HISTORIA E ARTAKOLLIT 1940- 1945", ËSHTË I PA BOTUAR PËR SHKAQE FINANCIARE, PËMBAN RRETH 315 FLETË. SHKRIMI PËRMBAN TË GJITHA NGJARJE TË VERTETA TË MBLEDHURA NGA DOKUMENTET ARKIVORE, TË DHËNAT ORALE, SI DHE LIBRAVE SHKENCORE.

AUTORI I LIBRIT ËSHTË PROF. SAFET HASANI

LIBRAT E TIJ TË BOTUARA JANË; "PRAVERA E LIRISË", "BUKURIA RRUGË VDEKJEJE",...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. Empty
MesazhTitulli: Re: Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta.   Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. EmptyWed Dec 15, 2010 8:08 pm

Nje ngjarje e vertet me ka ndodhur para nje dite .isha te nje doktor dhe pashe se kishte shije ne pikture dhe ato piktura ishin te lidhura me njera tjetren po ashtu te lidhure edhe me profesionin qe punonte ai doctor e pershendes dhe i uroj pune te mbare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. Empty
MesazhTitulli: Re: Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta.   Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letërsi tregime
» Tregime rrënqethse ?
» TREGIME MISTIKE
» Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi
» NGJARJE KULTURORE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: