Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:24 am

Pjesa e pare

Ky libër i kushtohet ish-ambasadorit amerikan Robert Frouik i cili vdiq ne 31 janar 2007. Ndihma dhe vizioni I tij për çështjen shqiptare mund të barazohet me idealizmin e luftëtarëve shqiptarë. Robert Frouik është I vetmi diplomat amerikan që u shpall person I padëshirueshëm në Maqedoni, nga një qeveri që vetëquhej demokratike 
Ambasadori amerikan Frouik, si një njohës i shkëlqyer i rajonit të Ballkanit dhe humanist i madh, ishte arkitekti kryesor i stabilizimit te situates politike në Shqipëri në fund të vitit 1998. 
Ai u tregua një mik i madh i shqiptarëve në Maqedoni në kryengritjen e vitit 2001. Kur mjaft politikanë dhe diplomatë perëndimorë nuk e kishin të qartë se çfarë ndodhte në Maqedoni, Frouik u rreshtua përkrah të drejtave të shqiptarëve të cilët ishin rebeluar ndaj institucioneve qeveritare. Ai hartoi në fillim të muajit maj 2001 atë që u quajt «Plani Frouik». Ky plan më vonë u shndrrua në bërthamën e Marrëveshjes së Ohrit në 13 gusht 2001.
Vdekja e Robert Frouik është një ngjarje e dhimbshme për shqiptarët. Ata humbën një mik, një vizionar dhe një mbështetës të çështjes së tyre, i cili asnjëherë nuk kërkoi shpërblim për mbështetjen që ju dha shqiptarëve.
Koço Danaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:25 am

Parahyrje

Kryengritje e pambaruar
Kryengritja e shqiptarëve e vitit 2001 në Maqedoni, është një Kryengritje e Pambaruar. Konkluzioni i sapoparashtruar nuk merr për bazë deklaratat politike të disa ish-drejtuesve të saj, nuk merr për bazë përpjekjet e disa të tjerëve për ta shbërë atë. Konkluzioni i sipërthënë nuk merr për bazë as numurin e deputetëve shqiptarë në Parlamentin maqedonas.(Numuri i deputetëve nuk është tregues i lirisë së një populli. Në të kaluarën, Parlamenti turk dhe ai grek kishin me dhjetra deputetë shqiptarë. Por sot në Turqi dhe Greqi kemi vetëm turq apo grekë me origjinë shqiptare!)
Konkluzioni se kryengritja e vitit 2001 është e pambaruar, bazohet në disa nga fondamentet që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut. Shqiptarët në Maqedoni, edhe sot pas 7 vjetësh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, nuk kanë të drejtë ligjërisht të përdorin Flamurin Kombëtar. Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e anulloi ligjin për përdorimin e tij. Sot shqiptarët në Maqedoni nuk e kanë akoma gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Sot shqiptarët në Maqedoni nuk kanë asnjë ngjarje madhore të historisë së tyre si festë shtetërore. Ndërsa maqedonasit kanë gjashtë të tilla. 7 vjet pas kryengritjes, pushteti maqedonas vazhdon ti trajtojë shqiptarët si mysafirë, si të ardhur si jo autoktonë në trojet e tyre. Ka më shumë se një dekadë që pushteti maqedonas bisedon me Greqinë për emrin. Por ka më shumë se një dekadë që shqiptarët, askush nuk i ka pyetur, askush nuk i ka konsultuar se si do të jetë emri i shtetit ku ata jetojnë padrejtësisht por edhe përkohësisht.
Shumica e politikanëve shqiptarë të sotëm dhe komandantëve të UCK së djeshme në Kosovë dhe në Maqedoni, kanë qënë antarë apo drejtues të organizatës ilegale me emrin Lëvizja për Kosovën (LPK). LPK shtrihej në të gjithë teritoret shqiptare në ish-Jugosllavi, në Kosovë, në Maqedoni, në Luginë të Preshevës etj. Programi i saj afatmesëm ishte çlirimi i shqiptarëve dhe grumbullimi i tyre në një Republikë të vetme. Ndërsa programi afatgjatë i saj ishte bashkimi me Shqipërinë. LPK, për shkak të dhunës që ushtrohej ndaj saj, vepronte jo vetëm në Kosovë, Maqedoni, por edhe në Perëndim, në atë organizim që emërtohej Dega jashtë vëndit. Shumë prej atyre të cilët sot ose janë deputetë, ose ministra ose kryetarë partish në Kosovë e Maqedoni, një pjesë të jetës së tyre e kanë kaluar në Zvicër dhe në Gjermani në gjirin e LPK. LPK dhe programi i saj ishte në themel të platformës politike dhe ushtarake të UCK. UCK-ja qysh me krijimin e saj dhe deri në fund të luftës, kishte në programin e saj, bashkimin e trojeve shqiptare. Po i sjellim lexuesit dy fakte: 

Fjala e UCK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë
(Nëntor 1997)
Vëllezër dhe motra
Nëna dhe baballarë, të afërm të vëllait tonë Halit Gecaj
Në emër të Ushtrisë për Clirimin e Kosovës, u shprehim ngushëllime të sinqerta dhe ju njoftojmë se e ndajmë dhimbjen me ju. Populli shqiptar në trojet e veta, këtu në Kosoven e robëruar, në vite dhe dekada ka provuar mbi supet e veta shtypjen dhe dhunën më cnjerëzore nga pushtuesit sërbë. Na u vranë na u burgosën e na u masakruan bijtë dhe bijat më të mira të popullit tonë të pambrojtur................................Po një ditë nga gjiri i këtij populli lindi Ushtria Clirimtare e Kosovës si e vetmja forcë serioze për realizimin e idealeve dhe aspiratave të popullit tonë për bashkimin tonë kombëtar............Lufta jonë e shenjtë do të zhvillohet deri në çlirim, deri në bashkimin tonë kombëtar. .......
Lavdi të rënëve për liri. (Ky fjalim është botuar në Zërin e Kosovës në datën 11 dhjetor 1997). Ata që kanë folur para më shumë se një dekade janë sot figura të njohura të skenës politike shqiptare, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi).

Gjatë kohës së luftës, luftëtarët e UCK i nënshtroheshin betimit luftarak i cili përfshinte edhe bashkimin kombëtar. Ja teksti i betimit të luftëtarit të UCK-së: «Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë,vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpëra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem, betohem.”
Ky tekst ka qënë fillimisht i vlefshëm edhe për UCK e krijuar në Maqedoni deri në komunikatën e saj të gjashtë, kur u fshi ideja e bashkimit kombëtar. 
Kemi të bëjmë me një mision të pambaruar. Politikanët aktualë shqiptarë në Kosovë apo Maqedoni të cilët kanë dalë nga radhët e LPK dhe të UCK përpiqen ta shmangin këtë pjesë të pambaruar të misionit të tyre. Ata ose përpiqen ta mbulojnë me pluhurin e harresës, ose ta justifikojnë me nocione të kohës duke formuluar idenë false të bashkimit në Bruksel. Me çfarë kemi të bëjmë? Duket se kemi të bëjmë edhe me paaftësi, edhe me pafuqi. Por edhe me mentalitet otoman. Janë tre dukuri përbashkuese që i kanë shoqëruar politikanët shqiptarë përgjatë një shekulli, qysh prej vitit 1912. Ato janë pafuqi, paaftësi dhe otomanizëm. Dhe i kanë shoqëruar në momentet kyçe të historisë së shqiptarëve. Politikanët djeshëm dhe të sotëm shqiptarë duket se e kanë ndjerë dhe e ndjejnë pafuqinë, paaftësinë dhe otomanizmin. Prandaj edhe janë përpjekur ta fshehin, duke nxitur artificialisht luftën me njëri tjetrin apo duke manipuluar me nocionet e kohës. Në librin «Tragjikët e Europës» kam argumentuar se shqiptarët janë ndër të pakët kombe që kanë më shumë «tradhëtarë». Sepse i kanë shpikur politikanët e tyre. Dhe e kanë bërë këtë për të fshehur «Kryengritjen e Pambaruar». 
Kryengritja e shqiptarëve në vitet 1911-1912 mbeti një Kryengritje e Pambaruar. Pavarsia e Shqipërisë, u njoh dhe realizua si e tillë, vetëm në një pjesë të teritorit shqiptar. Pjesët e tjera të hapsirës shqiptare mbetën apo u aneksuan nga shtete të tjerë. 
Lufta e quajtur nacional-çlirimtare përgjatë luftës së dytë botërore, mbeti një Kryengritje e Pambaruar. U realizua vetëm një pjesë e saj, që kishte të bënte me nocionin «çlirimtare», por mbeti pa u realizuar pjesa që kishte të bënte me nocionin «nacionale». Më shumë se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë. Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë që mori hov në fillimvitin 1998, mbeti një Kryengritje e Pambaruar. Ajo realizoi vetëm shkëputjen e Kosovës nga Sërbia, duke mos realizuar akoma pjesën e dytë të saj, që është bashkimi me Trungun kombëtar. 
Të njëjtin fat pësoi edhe Kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni. E nisur si çlirim kombëtar ajo përfundoi me liri dhe të drejta për shqiptarët duke pranuar një shtet tjetër si atdhe të shqiptarëve dhe duke u rreshtuar në radhët e para të mbrojtjes së këtij shteti.
Kuvëndi Lezhës në 1444, Kuvëndi i Prizrenit në 1878, Kuvëndi i Vlorës në 1912 dhe Kuvëndi i Bujanit në 1943-44 të cilët artikuluan ose bashkimin e trojeve shqiptare ose kërkesën për bashkim si dhe ideatorët e tyre, mbetën katër kulmet e historisë së kombit shqiptar. Ideatorët e tyre, më europeistët ndër politikanët shqiptarë të të gjithë kohrave janë Skënder Bej Kastrioti, Abdyl Bej Frashëri, Sulejman Agë Vokshi, Ismail Bej Vlora, Hajdar Beg Dushi. Pesë bejlerë Europeistë!! Këto Kuvënde kanë mbetur vetëm pjesë e historisë. Ndërsa pjesa e realitetit, është «Kryengritja e Pambaruar». 
Ndërsa dy nocionet me të cilët politikanët shqiptarë kanë fshehur pafuqinë apo paaftësinë e tyre përballë bashkimit të trojeve shqiptare, kanë qënë internacionalizmi dhe integrimi, dy nocione të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të dhe fillim shekullit të 21-të.
Ndërsa partizanët e bashkimit të trojeve shqiptare janë spostuar jo si të tillë, por duke u anatemuar si kundërshtarë të internacionalizmit dje dhe të integrimit sot. Ashpërsia e Anatemës ka qënë në varësi të kohës dhe situatave kur është bërë ajo. 
Duket se edhe politikanët aktualë të shqiptarëve që kanë dalë nga radhët e dy UCK-ve në Kosovë dhe në Maqedoni do të ecin në rrugën e të tjerëve. Devijimin nga Platforma e bashkimit kombëtar, që tashmë quhet «Projekti Politik Adem Jashari», devijimi nga Programi politik i organizatës nga e cila dolën, LPK, e cila edhe në korrik 2000, bashkimin kombëtar e pranonte si thelbin e saj; ata, këtë devijim, po e paraqesin dhe do ta paraqesin më shumë në të ardhmen si europeizëm, ndërsa partizanët e bashkimit si nostalgjikë, si njerëz që duan luftë, të prapambetur duke u përpjekur të gjejnë nocione me tingëllim negativ apo manipulativ në popull.(A nuk ju kujtohet parrulla: Bacë, u kry)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:25 am

Kryengritja duhet të përfundojë

Por a duhet të përfundojë kryengritja e pambaruar e shqiptarëve? Kjo është e nevojshme, e domosdoshme për stabilitetin e Maqedonisë, për zgjidhjen e problemit shqiptar, për stabilitetin e Ballkanit. 
Përfundimi i saj është një detyrim i madh kombëtar përpara elitës politike, civile dhe sociale shqiptare. Bashkimi Europian është një bashkim kombesh, jo thjesht shtetesh. Elita e kombit shqiptar, nuk mund të ndjehet e qetë në mjedisin europeist teksa kombi, të cilit i përket i ka punët të pambaruara. Kësisoj, përfundimi i Kryengritjes, përbën një detyrim të madh kombëtar. 
Përfundimi i «Kryengritjes» nga elita politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Tetovë ka një taban të fortë mbështetës historik, por është edhe nocion europeist. 
Cili është tabani historik mbështetës?
Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë të Pavarsisë së tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan më vonë në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e la përgjysëm Kryengritjen e shqiptarëve. Brënda ndërgjegjes apo nënndërgjegjes, si një mjet ngushëllimi apo si një mjet mos harrimi, si një manevër e mënçur politike apo thjesht si një instikt nacional, nuk ka rëndësi se kush është në krye. Ajo që ka rëndësi, është se brezit të sotëm të elitës intelektuale dhe politike shqiptare i ofrohet jo vetëm mospajtimi me ata që nuk lejuan mbarimin e Kryengritjes shqiptare, por edhe bazamenti politik dhe historik për ta përfunduar atë. Pavarsisht se bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu 29 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët kanë festuar dhe vazhdojnë të festojnë vetëm 1912. Eshtë një mospranim në heshtje, por gjithsesi është i tillë. 
Konferenca e Bujanit e fundvitit 1943 dhe fillimvitit 1944 artikuloi të drejtën e shqiptarëve për bashkim kombëtar, pra të drejtën e tyre për ta peërfunduar Kryengritjen. Kjo Konferencë dhe Platforma e saj Nacionale, nuk u hodh poshtë nga shqiptarët, ajo u hodh poshtë nga ata që nuk donin të përfundonte Kryengritja e tyre. Ky dokument madhor i rrugës se si përfundon Kryengritja, përsëri është në duart e elitës politike dhe intelektuale të kombit shqiptar si një ndihmesë e rëndësishme drejt përfundimit të Kryengritjes. 
Projekti Politik Adem Jashari, i cili përmbante nëpërmjet betimit ushtarake, idenë e përfundimit të Kryengritjes shqiptare, është i freskët, i njohur për të gjithë, qytetarë dhe politikanë. Shprehja: Bacë, u kry, më shumë se sa realitet, është një mbulesë e dobët e pafuqisë për të përfunduar Kryengritjen. Thelbi i Projektit Politik Adem Jashari është bashkimi i trojeve shqiptare.
Pavarsisht ngjyrimeve politike apo nivelit intelektual,pavarsisht dukurivë frenuese, elita politike dhe intelektuale shqiptare e ka pasur brerjen më të madhe të ndërgjegjes, mospërfundimin e Kryengritjes shqiptare. Ajo që në fjalorin sociologjik konsiderohet Ndërgjegja e Vrarë, në momente të caktuara të jetës së një kombi, mund të lindë edhe gurë rubini. Kështu ka ndodhur edhe me elitën politike dhe intelektuale shqiptare të periudhës së pas viteve 90-të të shekullit të shkuar. Në kulmin e garës për internacionalizëm apo globalizëm apo integrim, ajo formulon Kushtetutën e re të Shqipërisë Pluraliste. Dhe në këtë Kushtetutë, të miratuar me Referendum në vitin 1998, formulohet, fraza rilindase si më poshtë: Ne, Populli i Shqipërisë...........me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar..... Eshtë produkti 100 vjeçar i Ndërgjegjes së Vrarë. Eshtë një rikthim në Kuvëndin e Vlorës, të Lezhës, të Bujanit, të Prizrenit, është një talisman vizionar që pret vetëm misionarë për tu realizuar. Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë i të drejtës për bashkim kombëtar, miratimi i kësaj të drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arkitektura e përfundimit të Kryengritjes së shqiptarëve. 

Dialog me këdo, dialog për gjithshka
Por me çfarë mjetesh duhet të përfundojë Kryengritja? Më duhet të bëj një sqarim të domosdoshëm për lexuesin. Në trajtesë, nocioni Kryengritje, nuk ka të bëjë me përdorimin e dhunës, me përdorimin e armëve. Nuk ka të bëjë me kuptimin klasik të saj. Por me vetë thelbin e fjalës dhe jo me historikun e saj. Një komb i pabërë ka të drejtë të ngrejë krye. Ndërsa një komb që nuk ngrë krye (Krye-ngritje), ai komb duhet të iki, është i vdekur dhe i vdekuri nuk mund të qëndrojë me të gjallët. Për më tepër kur kemi të bëjmë me kombin shqiptar i cili është i pa bërë, jo vetëm për shkak të pafuqisë së elitave të tij, por edhe për shkak të mosmarrëveshjeve të të tjerëve. Sentenca shekullore e vendosur ne ballë të Kushtetutës se: Ne Populli i Shqipërisë...........me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar.....; është kërkesa kryesore e Krye-ngritjes shqiptare. 
Arma kryesore e saj është dialogu. Dialog me këdo, dialog për gjithshka, edhe për thelbin e vetë Kryengritjes, pa vendosur fillimisht për asgjë. Sot shqiptarët nuk kanë më nevojë për Kallashnikovë. Ata e kanë Vizionin në Kushtetutë. Prandaj kanë nevojë për mision dhe misionarë. Dhe duhet ti kenë ata. Dhe do ti kenë ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:26 am

Hyrje

Vlerat duhen ruajtur

Kryengritja e shqiptarëve e vitit 2001 në Maqedoni, përbën një nga ngjarjet më të mëdha të kombit shqiptar. Shpërthimi I saj pas Kryengritjes së Kosovës, sikur donte të deklaronte se çështja shqiptare pavarsisht se ka nuancat e saj në rajone dhe vënde të ndryshme, në thelbin e saj është një e vetme. Eshtë çështja e një kombi të ndarë padrejtësisht para një shekulli. Prandaj kjo kryengritje është një pasuri e madhe për shqiptarët dhe nuk është pasuri për këtë apo atë parti politike. Ajo ishte dhe do të mbetet një vlerë e madhe në Universin e vlerave morale të Shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni. Vlera edhe mund të analizohet, por kurrsesi të anatemohet, apo më shumë të harrohet. Thelbi i europeizmit qëndron në tërësinë dhe larminë e vlerave të secilit komb dhe jo në harresën e tyre.
Kryengritja e shqiptarëve e vitit 2001 ka veçoritë dhe dallimet e saj, të cilat synojnë të përbejnë thelbin e librit. 
Libri është historiko-politik. Gjatë vitit 2001, autori për shkak të detyrës shtetërore dhe për shkak të miqësisë me shumicën e drejtuesve të UCK, e ka ndjekur përgjatë një viti fillimin dhe fundin e kryengritjes së Pambaruar të shqiptarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:26 am

Përse kryengritja në Maqedoni nuk u shndrrua në konflikt ndëretnik?

Eshtë një pyetje që kërkon përgjigje. Përse kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni në vitin 2001, nuk u shndrrua në konflikt të pastër ndëretnik? Duhet harruar apo duhet kujtuar kryengritja e shqiptarëve? Apo duhet harruar ajo dhe duhen kujtuar për të mos u përsëritur më, rrënjët që shkaktuan atë ? Më duhet të jap disa përgjigje, për t´ju përgjigjur pyetjes kryesore . Ato përbëjnë boshtin e këtij libri.
Më duhet ta ritheksoj qysh në fillim se Kryengritja e vitit 2001 në Maqedoni edhe mund të shndrrohej në konflikt ndëretnik. Por mbeti në kryengritje midis UCK dhe forcave qeveritare. Me përjashtim të ngjarjeve te Manastirit kur ndaj shqiptarëve u ushtrua gjenocid i pastër nga shtresa ekstremistësh maqedonë, nuk ka pasur raste të tjera te dukshme. Ndërsa ka pasur mentalitet ultranacionalist nga qeveria maqedonase. Historia e luftës, e politikës kërkon medoemos edhe një politikë të drejtë dhe të saktë të vetë kësaj historie. Që do të thotë se historia e kryengritjes e vitit 2001 duhet shkruar dhe trajtuar jo me mëndësite e vitit 2008, as me mëndësitë e simpative apo antipative të vitit 2008, as me referencat apo preferencat e vitit 2008, as me përdorimin pragmatik të këtij viti kryengritës nga forca te ndryshme politike apo drejtuesve të tyre. As me jehonën e fushatave elektorale apo me qënien në pushtet dhe në opozitë. Në sistemet pluraliste, formulimi i historisë së ngjarjeve mbi bazën e qënies në pushtet e deformon atë duke e kthyer në të kundërtën e saj. 
Përgjigja e dytë që më shtyu ta shkruaj këtë libër qëndron në vetë rëndësinë e vitit 2001 për shqiptarët dhe të ngjarjeve që e shoqëruan këtë vit në Maqedoni. Kryengritja e vitit 2001 në Maqedoni ndoshta nuk mund të ngjajë me librat klasike të luftrave dhe kryengritjeve të ndryshme. Sentenca e njohur se luftrat bëhen për teritore nuk ishte parësore gjatë kësaj kryengritje. Mendimet e mëvonshme se duhet të ishte bërë kështu apo ashtu, kanë shumë pak vlerë. Historia dhe analiza e saj nuk bëhen me sikur, por me ngjarjet e ndodhura në kohën për të cilën flitet. Kategoria e vrojtuesve politike të cilët në kohën e zhvillimit të ngjarjeve u shmangën nga qëndra e tyre, syojnë sot për të dalë mbi vetë ngjarjet, për të anatemuar dhe denigruar vetë kryengritjen. Marrëveshja e Prizrenit midis Ali Ahmetit, Arbër Xhaferrit dhe Imer Imerit në 22 maj 2001 tronditi politiken euroamerikane. Përgjigja e tretë që më shtyu ta shpejtoj shkrimin dhe botimin e këtij libri është edhe përpjekja që bëhet për ta rrumbullakosur kryengritjen e vitit 2001 dhe për ta shkruar atë me një mëndësi të ndryshme nga mëndësia shkencore, nga mëndësia historike apo mëndësia njerëzore. Në sistemet pluraliste, historinë nuk e shkruan pushteti apo edhe OJQ pranë pushtetit. 7 vjet pas, ka një përpjekje në Maqedoni për të gjetur të përbashkëtën e konfliktit tek shqiptarët dhe maqedonasit. Por perveç perpjekjes se mire, ngjarjet e vitit 2001 jane shkruar me mëndësinë e partisë dhe politikës dhe jo të shkaqeve reale. Po e jap këtë interpretim sipas botimit tek LOBI:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:26 am

Varianti maqedonas: «Periudha e viteve 2000-2001, në Republikën e Maqedonisë karakterizohet me ndryshime të ndërlikuara shoqëroro-ekonomike dhe politike si rezultat i tranzicionit.
Shumë kapacitete industriale falimentuan dhe u mbyllën, një pjesë e madhe e popullsisë mbeti pa punë dhe varfëria morri hov. Privatizimi ishte i shoqëruar me parregullshmëri të ndryshme, dobësi të legjislacionit dhe keqpërdorime të rënda. Qeveria aktuale në të cilën participonin edhe shqi¬ptarët nuk mundej ta përballonte më këtë situatë në vend. Partitë politike ishin të formuara në baza etnike.
Rrethanat politike situatën në vend e bënin të pasigurte, më së shumti për shkak se për Maqe¬doninë ishin vitet e para si shtet i pavarur.» 
Varianti shqiptar: «Shkatërrimi i RSFJ-së dhe mëvetësimi i Republikës së Maqedonisë shkaktuan ndryshime të thella politike, shoqërore dhe ekonomike në vend.
Pluralizmi manifestohej me formimin e partive politike të cilat, në vend të atij ideologjik, kishin karakter të fuqishëm etnik. Si rezultat i këtij tran¬zicioni, një pjesë e madhe e popullsisë mbetet pa punë, kurse varfëria, korrupsioni, kriminaliteti dhe kriza ekonomike marrin përmasa shumë të mëdha.
Ekonomia e shkatërruar, aferat dhe skandalet politike, korrupsioni dhe marrëdhëniet e keqë¬su¬ara ndëretnike edhe më shumë e destabilizuan vendin.
Duhet të theksohet fakti se me Kushtetutën e vitit 1991, shqiptarët i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me Kushtetutën e vitit 1974. Për këto shkaqe Kushtetuta u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë në Parlament».
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:27 am

Varianti shqiptaro maqedonas: «Periudha e viteve 2000-2001 karakterizohet me papunësi të madhe (400.000 persona të aftë për punë janë të papunë¬suar kurse 80.000 familje marrin ndihma sociale) dhe me procesin e papërfunduar të privatizimit i shoqëruar me pro¬cedura për falimentim për shumë ndërmarrje. Vërehet rënie e standardit të jetës.
Jeta politike karakterizohet me parti një etnike, ndërsa Qeveria udhëhiqej nga parti nacionaliste. Qeverisja ishte e centra¬li¬zuar, kurse sistemi juridik dhe ligjet nuk ishin të përfunduara (nuk ishin miratuar ligjet e nevojshme, ndërsa ato të mira¬tu¬arat shpesh ndryshonin dhe gjykatat shumë ngadalë vendo¬sin për lëndët).
Edhe pse në Parlament kishte përfaqësues shqiptarë dhe në koalicionin qeveritar kishte ministra-shqiptarë, në administratë dhe strukturat shtetërore, shqiptarët nuk ishin proporcionalisht të përfaqësuar. Partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni publikisht va¬zhdo¬jnë të tregojnë pakënaqësinë nga statusi i tyre në jetën politike dhe publike në vend. Tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike vjen në shprehje gjatë protestave të shqiptarëve me kërkesë për rritjen e të drejtave kolektive ku ndëshkohen dhe konfrontohen me policinë si dhe gjatë protestave të maqedonasve kundër shtimit të të drejtave të shqiptarëve»
Një analizë e thjeshtë, të çon në konkluzionin se ngjarjet e vitit 2001 janë shkruar me mëndësinë e pushtetit. Konkluzioni i përbashkët se: «Tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike vjen në shprehje gjatë protestave të shqiptarëve me kërkesë për rritjen e të drejtave kolektive ku ndëshkohen dhe konfrontohen me policinë si dhe gjatë protestave të maqedonasve kundër shtimit të të drejtave të shqiptarëve», apo : «Jeta politike karakterizohet me parti një etnike, ndërsa Qeveria udhëhiqej nga parti nacionaliste» është i pasaktë. Kryengritja në Maqedoni kishte rrënjë më të thella. Mjafton vetëm nje fakt: Politikanët maqedonas dhe shqiptarë kanë harruar një detaj: Kur ata erdhën në pushtet në Maqedoninë e pavarur dhe pluraliste, bënë një amnisti gjysmake, e cila nuk përfshinte një pjesë të politikanëve aktualë të BDI-se. Dhe Maqedonia për arsye nga më të ndryshmet qysh kur u bë shtet i pavarur ka pasur në krye qeveri nacionaliste. Prirjen nacionaliste apo jo nuk ta jep emri i Partisë, por veprimtaria e saj. Në vitet 1991-1998, Maqedonia udhëhiqej nga një parti me emër socialdemokrat. Por kjo nuk e pengoi atë të ishte nacionaliste ndaj shqiptarëve. 
Ndërsa përgjigja e katërt ka të bëjë me nevojën që ngjarjet e vitit 2001, të qëndrojnë si Vlera të Universit Moral të kombit shqiptar dhe jo si parzmore apo talisman i disa apo shumë politikanëve të djeshëm dhe të sotëm në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, disa prej të cilëve me kalimin e viteve kanë filluar të bejnë edhe përpjekjen për ta shtrëmbëruar apo modifikuar këtë Vlerë.
Përgjigja e pestë lidhur me pyetjen ka të bëjë me faktin se përkundër strukturave të shtetit maqedon që krijoi edhe formacione terroriste dhe ultranacionaliste, shqiptarët u treguan me të emancipuar dhe më të civilizuar. Gjate kryengritjes së shqiptarëve në vitin 2001, në Maqedoni u krijuan dhe filluan të vepronin disa organizata si: 1-« Organizata revolucionare maqedonase » e njohur me gjërësisht me emrin « Todor Aleksandrov ». Sipas deklaratës së themeluesve të saj, kjo organizatë kishte rreth 1200 antarë të armatosur me shtrirje në të gjitha qytetet e Maqedonisë Perëndimore. 
2-« Lëvizja për clirimin e Maqedonisë ». Kjo organizatë u formua nën slloganin « Atdheu në rrezik ».
3-Organizata “Fronti revolucionar maqedonas” .
Këto tre organizata janë organizatorët dhe ekzekutorët e akteve të dhunshme ndaj shqiptarëve në Shkup dhe veçanërisht në qytetin e Manastirit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:27 am

Përgjigja e gjashtë ka të bëjë me faktin që ndërsa maqedonët janë shumë me tepër nacionalistë se sa duhet, shqiptaret u treguan më shumë internacionalistë se sa duhet. Kjo mëndësi shekullore e shqiptarëve u shfaq hapur edhe në kryengritjen e vitit 2001. Ndërsa nga njëra anë, drejtuesit e UCK e konsideronin pushtues pushtetin maqedonas, nga ana tjetër nuk harronin të flisnin për ruajtjen e integritetit të Maqedonisë. Po sjell dy shëmbuj domethënës në favor të tezës së sipërthënë: 
I pari ka të bëjë me drejtuesin kryesor të UCK Abaz Xhuka (Ali Ahmeti). Ja se çfarë thotë ai në një shkrim-platformë të botuar në 6 qershor 2001: 
«Në asnjë moment, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë kërkuar zgjidhjen e problemeve në rishikim të kufijve ose në prishjen e Maqedonisë.
Ne kemi qenë për ruajtjen e Maqedonisë si njësi, ne kemi qenë të përkushtuar për ruajtjen e integritetit territorial dhe të sovranitetit të Maqedonisë, gjithmonë kemi shprehur gatishmëri për
dialog.» (Ali Ahmeti Ja pse I morëm armët, 6 qershor 2001)
I dyti ka të bëjë me, Arbër Xhaferrin ish-lideri i PDSH, një parti me prirje nacionaliste në Maqedoni. Ja se çfarë thotë ai midis të tjerash në një letër drejtuar ish-sekretarit amerikan të shtetit, Pauell : 
«Por as unë e as komuniteti shqiptar i Maqedonisë nuk kemi hequr dorë nga vendi ynë dhe e ardhmja e saj. Ne besojmë që mund të arrihet një marrëveshje për të ndryshuar ligjet dhe trajtimin e shqiptarëve, të na mundësojë të bëhemi qytetarë të plotë dhe të barabartë të Maqedonisë.»
(Arber Xhaferri Letër drejtuar Kolin Pauell 2 korrik 2001)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:27 am

Pjesë e problemit shqiptar

Ky libër është pjesë problemit shqiptar. Në libër trajtohen ato ngjarje që tashmë nuk përbëjnë sekret. Tashmë nuk përbën sekret se Arbër Xhaferri u takua me Ali Ahmetin në Tiranë në fundmarsin e vitit 2001 në një Rezidencë qeveritare në prani të ish-kryeministrit të Shqipërisë Ilir Meta dhe të autorit të librit. Ata përcaktuan strategjinë e përbashkët për realizimin e të drejtave të shqiptarëve. Ashtu siç nuk eshte sekret se në atë takim Ali Ahmeti e quajti Arbër Xhaferrin «Vëllai i Madh». Ashtu siç nuk është më sekret se Arbër Xhaferri në fund majit të vitit 2001 pranoi të jepte dorëheqjen nga Kryetar i PDSH dhe të mos braktiste Ali Ahmetin dhe Marrëveshjen e Prizrenit. Tashmë nuk është sekret të pohohet se arsyeja e vërtetë që ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk u ftua në Shqipëri në mars 2001 ishte fakti se ai konsiderohej nga disa drejtues te qeverisë së Shqipërise si eksportues i kryengritjes nga Kosova në Maqedoni. Tashme nuk përbën me sekret te thuhet se nuk ka qene vetem ish-kryeministri maqedonas Georgievski ai që kërkoi ndarjen e Maqedonisë. Por kanë qënë edhe shqiptarët të cilët e kërkuan dhe planifikuan këtë ndarje si një hap drejt zgjidhjes tërësore të çështjes shqiptare. Ashtu siç nuk është më sekret të thuhet se ata që e penguan këtë ndarje ishin disa politikanë shqiptarë në Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë.Tashmë nuk është sekret të thuhet se hartuesi i vërtetë i Marrëveshjes së Ohrit, është ish-ambasadori amerikan Robert Frouik, që në vitin 2001 ishte përfaqësues i OSBE në Shkup. Mos pranimi i Planit Frouik dhe largimi i tij nga Maqedonia si person i padëshirueshëm, nuk kishte të bënte me ndonjë gabim të tij. Në të kundërtën, kishte të bënte me një lëshim që diplomacia e SHBA i bëri asaj të BE. Pasi diplomacia e Brukselit në rastin e kryengritjes së shqiptarëve, hezitoi të pranonte realitetin. Ajo në kulmin e kryengritjes, firmosi me Maqedoninë MSA në Luksemburg.
Tashmë nuk është më sekret të thuhet se edhe shërbimet inteligjente të Shqipërise dhe Maqedonisë bashkëpunuan me njëri tjetrin për ta penguar ndarjen e Maqedonisë etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:28 am

Tanusha ose fillimi i Kryengritjes

Kryengritja e shqiptarëve filloi në fshatin me emër të bukur Tanushë. Ndërsa maqedonasit e quajnë Tanushevc. Ajo filloi ditën e diel, datë 3 mars 2001. Ka qënë një mot i vrejtur. Kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta ndodhej në Varshavë dhe ishte në një takim me presidentin e atëhershëm polak Kvashnjevski kur u njoh me ngjarjen. Kryengritësit shqiptarë kishin vrarë 3 police maqedonas. Pas dite, do të shkonte në Paris për të referuar në një Akademi Diplomatike. Pasi u njoh me ngjarjen, Meta e vlerësoi atë seriozisht dhe fillimisht kërkoi formulimin e një deklarate për të bërë të njohur qëndrimin e qeverisë shqiptare. Deklaratën e kemi formuluar sëbashku me ish-zëvëndësministrin e jashtëm Pëllumb Xhufi në zyrën time në kryeministri. Jemi konsultuar disa herë me Metën në telefon lidhur me tekstin e saj dhe vetëm në orën 15.50 minuta i është përcjellë me faks TVSH për ta lexuar në lajmet e orës 16.00. Deklarata u prit mirë, më mirë se sa mendohej. Ish-ministri i jashtëm francez Vedrine që u takua me Metën në Paris e vlerësoi si korrekt dhe të matur qëndrimin e qeverisë shqiptare. Në mënyrë të përmbledhur teksti i deklaratës ishte si më poshtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:29 am

Ç’bisedoi Meta me të dërguarin special të Papandreut, Aleks Rondos?

Kryeministri Meta sapo ishte kthyer nga Franca ku kishte marrë pjesë në një Akademi Diplomatike dhe ishte takuar me ministrin e Jashtëm francez, Vedrine. Ministri fracez e kishte vlerësuar shumë deklaratën e qeverisë shqiptare lidhur me ngjarjet e ndodhura në fshatin Tanushë në Maqedoni. Mbasi një qëndrimi prej dy ditësh në Tiranë, ai do të shkonte përsëri në Madrid në një takim pune me kryeministrin e atëhershëm të Spanjës Aznar. Ishte një tur lobingu politik që Meta e kishte ndërmarrë për integrimin e Shqipërisë. 
I kisha kërkuar që në Spanjë të shkoja edhe unë për ta shoqëruar dhe kishte rënë dakord që të isha pjesë e delegacionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:29 am

Darka në Rogner
Gjatë kohës që po i raportoja lidhur me ecurinë e ngjarjeve në Maqedoni, i bie telefoni. Pas telefonatës në gjuhen angleze, më thotë duke ndërprerë bisedën se do ishim për darkë në Hotel Rogner. Ngaqë të nesërmen do niseshim në Spanjë, darka m’u duk e çuditshme dhe e pyeta se cili ishte qëllimi i saj. Me tha se do hanim darkë me këshilltarin kryesor të Jorgo Papandreut, Aleks Rondos, i cili ishte nisur drejt Tiranës me një mesazh. Do ishte një darkë pune. 
Për Aleks Rondosin vetëm kisha dëgjuar se ishte nga më të besuarit e Papandreut. Isha përshendetur më atë vetëm dy herë kalimthi. Herën e parë në Budapest në prill 2000 kur kemi qënë me Fatos Nanon në aktivitetin e Forumit për Problemet Etnike dhe herën e dytë në Athinë në dhjetor 2000, kur isha me Metën përsëri në Forumin për Marrëdhëniet Etnike të Alen Kassof. 
U takuam në darkë në një nga sallat e rezervuara të Hotel Rogner. Ndodhej edhe këshilltari diplomatik i Metës. Rondos u fut menjëherë në temë. Ai i foli Metës për shqetësimin e Greqisë lidhur me ngjarjet në Maqedoni dhe veçanërisht UÇK-në e Ali Ahmetit. (Pavarsisht se Ahmeti akoma nuk kishte dalë hapur si përfaqësuesi politik i UÇK-së, Rondos e dinte kush ishte drejtuesi i saj. Ahmeti këtë do ta bënte në mbremjen e 17 marsit 2001. Por kjo është temë tjetër).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:29 am

Kërkesat e Rondosit: UÇK të mos prekë pronat e Helenik Petrolium

Nga ana e tij, Meta me shumë qetësi i shpjegoi qëndrimin racional të mbajtur nga qeveria shqiptare ndaj këtyre ngjarjve dhe pritjen pozitive që i ishte bërë këtij qëndrimi nga kancelaritë perëndimore. Pas këtij shpjegimi, Rondos i foli më hapur. Ai kërkoi që Meta të shfrytëzonte gjithë ndikimin e tij në radhët e UÇK-së dhe të forcave politike në Maqedoni që vatrat e konfliktit të mos preknin pronat e Helenik Petrolium dhe të mos shtrihej konflikti në kufirin greko-maqedonas. (Kishte disa muaj që Meta e kishte kapërcyer ftohtësinë në marrëdhëniet me Greqinë të krijuara pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2000 në Himarë). Pasi u mendua disa minuta, Meta kthehet nga unë dhe më thote: “Mos hajde nesër me mua në Madrid, por shko në Tetovë, na duhet t’i ndihmojmë”. I thashë se këtë punë mund ta bënim edhe kur të ktheheshim nga Madridi. “Jo, jo, me tha me nxitim, nesër. Bile fol që sonte me ata dhe thuaju të mos na ngatërrojnë. I kemi miqtë tanë”. Nuk e zgjata me bisedën. Ndërkaq Rondos shikonte nga ne, por ishte shumë pak i habitur. Më vonë mora vesh se ai i dinte lidhjet e mija me UÇK-në. (Gjithmonë, pranë Metës dhe kryeministrave te tjerë shqiptarë ka pasur njerëz që Athinën e kanë vënë në dijeni në kohën e duhur për ngjarje të rëndësishme të hapsirës shqiptare).
Akoma nuk kishin mbërritur në Tiranë disa nga kryetarët e partive politike shqiptare të Maqedonisë dhe të Kosovës. Ndërsa erdhi para tyre, Aleks Rondos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:30 am

Udhëtimi në Maqedoni dhe biseda telefonike me Ali Ahmetin

Të nesërmen, Meta u nis në Madrid i shoqëruar nga këshilltari i tij diplomatik, ndërsa unë në Tetovë. Për të qenë më i sigurt, mora disa masa sigurimi, sidomos pasi të hyja në teritorin e Maqedonisë. (Kishte filluar lufta dhe udhëtimi nëpër Maqedoni kishte filluar të bëhej i pasigurtë). I telefonova zëvëndëskryetarit të PDSH, Menduh Thaçi me të cilin deri atëherë kishim vetëm njohje dhe respekt reciprok dhe i kërkova që të më dërgonte një makinë policie shoqërimi. (PDSH ishte në qeverinë e drejtuar nga Georgievski dhe zëvendësministri i Brendshëm ishte Refet Elmazi i PDSH, ndërsa ministre e Brendshme ishte akoma Dosta Dimovska). Menduhi me gatishmërinë e tij karakteristike më garantoi për masat e sigurimit dhe njëkohësisht edhe për takimin me Arbër Xhaferrin. Pasi kalova Qafën e Thanës në pjesën e kufirit të Maqedonisë, pavarësisht tensionit që vihej re për shkak të konfliktit që kishte filluar, nuk më penguan. I shoqëruar nga makina e policisë që me kishte dërguar Menduhi, mbërrita i qetë në Tetove. Kisha tre probleme për të zgjidhur. E para duhej të flisja me Abazin (Aliun) dhe ti thoshja që të kishte kujdes, por edhe të ruhej nga provokimet, që mund ti bënte dikush dhe pastaj t’ia faturonin UÇK. E dyta duhej të takohesha me drejtuesit më të lartë të PDSH dhe ti bindja të vinin në Tiranë në takim me kryeministrin Meta. E treta më duhej të takoja edhe udhëheqjen e PPD për t’u thënë edhe atyre që të vinin në Tiranë në takim me Metën. (Kishim dijeni për mosmarrëveshjet midis dy partive politike shqiptare, por gjykova se situata e krijuar do ma bënte më të lehtë. E fillova me të parën: Kujdes në kufirin me Greqinë?
Pas sistemimit në një hotel që kishte pronar një simpatizant të PDSH, dola për një shëtitje dhe nga celulari im mora në telefon Abazin (Aliun). I thashë që të kishte kujdes lidhur me Greqinë, me investimet greke në Maqedoni dhe mosshtrirjen e konfliktit në kufirin greko-maqedonas. Njëkohësisht i thashë që të merret masa edhe për provokacionet që mund të bëheshin nga shërbimet sekrete të disa vendeve të rajonit. Nuk i thashë asgjë se cili e kishte kërkuar një gjë të tillë, por se ishin sugjerime nga ana ime. U kuptuam shumë shpejt me Abazin (Aliun). Dhe Abaz Xhuka nuk gaboi, ai i mori shumë mirë masat. Diplomacia dhe politika greke nuk patën asnjë pretekst të atakonin UCK dhe drejtuesit e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:30 am

Kapërcim në kohë

Mediat greke : Eshtë krijuar Ushtria Çlirimtare e Çamërisë


Në datën 30 maj 2001, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Panajotis Beglitis, doli në një konferencë për shtyp dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë deklaratat ekstremiste të shqiptarëve ndaj Greqisë. 

Çfarë kishte ndodhur

Gjatë ditës, një përfaqësues i vetëshpallur kish prezantuar një organizatë rebele shqiptare, të cilën ai e quajti Ushtria Çlirimtare e Çamëve, duke shtuar se baza e kësaj organizate është në veriperëndim të Greqisë. Personi që është identifikuar si Mehmeti është shprehur kështu në një emision radiofonik të transmetuar në Australi. (Sikur nuk kishte me mijra radiostacione në Evropë). Sipas radios, ai përfaqëson Ushtrinë të vetëshpallur Çlirimtare, aktive në Maqedoni. Sipas Beglitis: Imagjinata e sëmurë e disa elementëve terroristë, që përpiqen të paraqesin çështje të paqena, duket se nuk ka kufij. Po kështu edhe reagimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj tyre nuk duhet të ketë kufij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:31 am

Ali Ahmeti i shkruan Jorgo Papandreut

Dhe një ditë pasi Beglitis bëri akuzën në drejtim të UÇK, Ali Ahmeti bën një veprim të shpejtë dhe të zgjuar. Ai i dergon një letër publike ministrit të Jashtëm grek, Jorgo Papandreut lidhur me çështjen në fjalë. 
Në letër thuhet se: “Zotëri i nderuar! Desha t'jua adresoj këtë letër lidhur me një dezinformatë që ka dalë këto ditë në media, sikur gjoja unë, Ali Ahmeti, shefi politik i UÇK-së, kam deklaruar se, së shpejti do të krijohet Ushtria Çlirimtare e Çamërisë. Dëshiroj t'ju siguroj në emrin tim dhe në emër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, se një deklaratë e këtillë kurrë nuk është bërë nga ne. Përkundrazi, me këtë rast dëshirojmë t'ju sigurojmë se ne e respektojmë sovranitetin dhe integritetin e shtetit grek, sikundër që e respektojmë edhe integritetin dhe sovranitetin e shtetit maqedonas. Z. ministër, më lejoni edhe njëherë të shpreh respektin dhe mirëkuptimin që kemi për shtetin dhe popullin grek”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:31 am

Greqia përgënjeshtron pohimet për ekzistencën e UÇÇ

Pergjigja e menjëhershme e UÇK-së ndaj njoftimeve fantazëm lidhur me ekzistencën e UÇÇ, shumë shpejt i dha frytet e saj. Në datën 19 qershor 2001, përfaqësuesi i saj, Dimitris Repas i vlerësoi si të pabaza pohimet e Presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica, që ekstremistët shqiptarë do të aktivizohen në Epir, në veri të Greqisë. Repas, u shpreh se nuk ekziston çështje që ka të bëjë me integritetin e Greqisë, dhe as shenja të UÇÇ-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:31 am

Por Papandreu nervozohet ! 

Është një fakt se diplomacia greke e ndjeu vehten të mënjanuar nga zgjidhja e krizës në Maqedoni. Një gjë e tillë shkaktoi nervozizëm në radhët e politikës dhe diplomacisë greke. Pa u zgjatur në fakte të shumta të asaj periudhe, po jap vetëm qëndrimin e ish-ministrit të jashtëm grek Papandreu në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit grek. Mbledhja e Komisionit të jashtëm është zhvilluar në datën 6 qershor 2001, pasi Aliu në emër të UÇK-së i kishte dëguar letrën dhe pasi ishte verifikuar që deklarata në radion australiane ishte një banalitet i rëndomtë. 
Në Mbledhje Papandreu deklaroi se ishte pesimist përsa i perkiste rrjedhës së mëtejshme të krizës në Maqedoni. Në seancën e Këshillit të Politikës së Jashtme dhe të Mbrojtjes të Parlamentit grek, Papandreu u bëri thirrje partive greke të mbajnë kontakte me partitë në Maqedoni që në këtë mënyre të mbrojnë sovranitetin, integritetin dhe tërësinë e saj. Papandreu është angazhuar për mosndryshimin e kufijve dhe ka dënuar terrorizmin dhe kontaktet me terroristët, por ka konfirmuar se tani në Ballkan po shtrohet çështja shqiptare, zgjidhjen e së cilës e sheh si shoqëri evropiane, multietnike, duke respektuar të drejtat e pakicave dhe të kufijve stabil, por lehtë të kalueshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:32 am

Pangallos kundërshton: Më shumë marrdhënie me Shqipërinë

Ish-shefi i diplomacisë greke, Pangallos ka hedhur poshtë qëndrimin për zgjidhjen evropiane si të mundshme, duke thënë se nuk mund të vlerësojë rezultatin e krizës në Maqedoni. Ai ka rekomanduar që Greqia të ketë “kontakte në të gjitha nivelet, me shfrytëzimin e të gjitha mjeteve” me shqiptarët, meqenëse pozita strategjike e Shqipërisë është shumë më rëndësishme nga pozita strategjike e Maqedonisë. Papandreu në një replikë pjesërisht është pajtuar me qëndrimet e Pangallosit dhe është angazhuar për bisedime në Maqedoni dhe në Ballkan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:32 am

Kthim në rrjedhën historike







Dy takimet me PDSH dhe PPD

Ndryshe i mendova këto takime dhe ndryshe më dolën. Takimin me udhëheqjen e PDSH e mendova më të vështirë. Jo thjesht se ajo ishte parti në qeverisje, jo thjesht se unë konsiderohesha si “mik i rebelëve”, por edhe për faktin se mbi ata kishin filluar të binin një sërë akuzash. Ato ishin të pavërteta, por gjithësesi kishin krijuar një lloj tensioni, veçanërisht tek Kryetari i PDSH Arbër Xhaferri dhe zëvëndëskryetari Menduh Thaçi. 
Por në fakt takimi me udheheqjen e PDSH me doli më i lehtë se sa e prisja. Në takim me pritën të dy, Xhaferri dhe Thaçi në zyrën e Arbërit. Më bënë një ekspoze shumë të qartë të konfliktit që sapo kishte filluar. Nuk vura re tek ata asnjë shënje mërie, apo pakënaqësie ndaj UCK. Më shumë ishin të preokupuar për zgjidhjen e tij të shpejtë. Pasi u bëra të qartë qëndrimin zyrtar dhe qëndrimin real të qeverisë shqiptare ju thashë edhe për ftesën e kryeministrit Meta për të ardhur në Tiranë dhe për të biseduar lidhur me rrugët për zgjidhjen sa më të mirë të konfliktit. Problemi shtrohej që konflikti të cvilizohej, që ai të dekurajohej, por nga të dy palët. Për habinë time, edhe Arbëri edhe Menduhi e pritën me dashamirësi këtë ftesë dhe me thanë se ishin të gatshëm të vinin në çdo kohë që do ta gjykonte qeveria e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:33 am

Në selinë e PPD
Pasi mora këtë miratim të tyre, u nisa për në selinë e PPD, që ishte afër selisë së PDSH. Aty më priste një befasi e pakëndshme. Ishte mbledhur shumica e Kryesisë Qëndrore. Pasi ju prezantova atyre që nuk më njihnin u parashtrova nevojën e konsultimit me qeverinë shqiptare dhe me partitë e tjera politike shqiptare në rajon. Njëkohësisht I vura në dijeni për miratimin e ftesës nga ana e PDSH. (E pashë që gabova taktikisht, ata kishin kohë që shkonin keq me PDSH, inatin më të madh e kishin me Menduh Thaçin.) Disa prej tyre filluan të shfaqnin rezerva për ftesën për më tepër që unë ju kërkova se duhet të vinin të dy partitë në një takim të përbashkët. Pas disa deklaratave “patriotike” prej disave, sepse një pjesë e PPD kishte filluar të mbante qëndrime radikale, mu desh që tu kujtoja dy prej tyre se cilat kishin qene qëndrimet e tyre ndaj Ahmetit dhe shokëve të tij kur kishin qënë në Zvicër. Kjo ndërhyrje e qetësoi situatën dhe i dha mundësi “Plakut” (Imer Imerit, Abdurrahman Halitit dhe Abdylhadi Veselit që të më falenderonin për ftesën dhe të jepnin miratimin e tyre për të ardhur në takim me kryeministrin Meta sëbashku me PDSH. 
Pasi mbarova, në largim e sipër u takova përsëri me Arbërin dhe Menduhin. Edhe ata u ndjenë të lehtësuar. Përsëri me një makinë shoqerimi u nisa drejt kufirit. Rrugës më mori në telefon kryeministri Meta. I thashë që të dy partitë kishin rënë dakord të vinin në Tiranë sëbashku. 
Më pyeti se çfarë mund të bënim më shumë se kaq. Ju përgjigja se kur të mbrija në Tiranë do ta mendoja. Pasi kalova Qafën e Thanës e njoftova Aliun për bisedimet dhe i thashë që të ishte i kujdesshëm në deklarimet ndaj PDSH dhe PPD. Ramë dakord që do të mbanim njëri tjetrin në dijeni.(Akoma nuk i kisha thënë për të ardhur në Tiranë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:33 am

Deklarata e përbashkët për shtyp

Nuk e përmenda rastësisht këtë telefonatë. Ishte hedhur hapi i parë politik, që dy partite kryesore politike shqiptare kishin pranuar të vinin në Tiranë për të koordinuar veprimet e tyre. Deri në atë periudhë disa pjesë të tyre e shikonin me armiqësi njëra tjetrën. Por duheshin edhe disa hapa të tjerë. Dhe një prej këtyre hapave ishte që opinioni publik shqiptar, rajonal dhe ndërkombëtar të njihej zyrtarisht me unifikimin e qëndrimeve të tyre politike ndaj konfliktit. Pra duhej një deklaratë e përbashkët për shtyp. Por jo midis tyre dhe qeverisë shqiptare, por vetëm midis tyre. Duke pasur parasysh vështirësitë e takimit me PPD dhe PDSH, mora në telefon Arbërin dhe ja thashë si ide dhe a mund të realizohej. Arbëri me pjekurinë e tij të rrallë politike, më thotë: -është një gjë shumë e mirë, por a do të pranojnë ata të PPD-së. E lamë të flisnim përsëri të nesërmen. 
Deklaratën e hartova pasi mbrrita në Tiranë. Kur gjykova se ishte bërë e pranueshme për të dyja palët ja dhashë kryeministrit Meta.(Meta ishte i kujdesshëm për deklaratat e shtypit.) Por nuk bëri asnjë vrejtje, vetëm më pyeti i shqetësuar: Do pranojnë të dalin me deklaratë të përbashkët shtypi? 
I thashë se me Arbërin kisha rënë dakord, por ngelej problem PPD. Në vazhdim I sugjerova që unë do flisja paraprakisht me Imerin dhe Abdylhadiun dhe ai të fliste me Abdurrahman Halitin me që kishte njëfarë miqësie me atë. 
Të tre drejtuesit e PPD ranë parimisht dakord, por vunë si kusht që do ta shikonin ma parë Deklaratën. 
Takimi është zhvilluar diku nga ora 17.00 e datës 11 mars 2001 në zyrën e pritjes së kryeministrit. Nga PDSH kishin ardhur Arbër Xhaferri dhe Iliaz Halimi. Nga PPD, Imer Imeri, Abdylhadi Veseli dhe Abdurrahman Haliti që nuk mori pjesë në takim. Në fillim foli Meta. Me saktësi dhe qartësi, ai pozoi se cili do të ishte qëndrimi zyrtar dhe qëndrimi real i Shqipërisë. Por u sugjeroi atyre se edhe ata duhet të kishin një qëndrim zyrtar dhe një qëndrim real. (Në takime të tilla, Meta nuk imponohej asnjëherë. Ai mendimin në shumë raste e kishte të pabukur, por rrallë herë të pasaktë).
U krijua një ambient i ngrohtë, saqë kur erdhi pjesa e Deklaratës së përbashkët, nuk pati ndonjë vështirësi të madhe. U bë vetëm një sugjerim nga Imeri për të shtuar një fjali. Dhe para medias, PDSH dhe PPD dolën me një qëndrim të përbashkët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:33 am

Deklarata e Metës
Ata veç kësaj dhanë edhe një konferencë shtypi me Metën e cila të nesërmen në 12 mars 2001 u botua si më poshtë: “Kryeministri Ilir Meta bisedoi të dielën mbi situatën aktuale në Maqedoni me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë, Arbën Xhaferi dhe me kryetarin e Partisë për Prosperitet Demokratik, Ymer Ymeri. Qeveria shqiptare shpreh mbështetje ndaj përpjekjeve që dy partitë e shqiptarëve në Maqedoni po bëjnë për të nxitur dialogun dhe për të marrë pjesë në jetën institucionale të vendit, tha kryeministri Meta gjatë takimit të zhvilluar në selinë e kryemistrisë në Tiranë. Pjesëmarrësit në takim u shprehën kundër zgjidhjes së problemeve me anë të dhunës dhe veprimeve të armatosura. Veprimet e dhunshme janë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe me qëndrimet e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, u shprehën politikanët në takim. Meta, Xhaferi dhe Ymeri u shprehën për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Maqedonisë si një kusht i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon. Ata mbështetën zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Maqedoni, vetëm në mënyrë institucionale dhe me mjete demokratike, ndërsa shprehën dëshirën që qeveria maqedonase, në bashkëpunim me faktorin politik shqiptar do të manifestojë përmbajtje dhe urtësi në zgjidhjen e problemeve të krijuara. Pjesëmarrësit në takim shprehën vlerësime për angazhimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA për zgjidhjen e problemeve me rrugë paqësore dhe mjete demokratike”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:34 am

Arbër Xhaferri dhe Imer Imeri i qëndruan Marrëveshjes midis tyre

Dhe koha vërtetoi se deri në përfundim të luftës, PDSH dhe PPD e ruajtën këtë qëndrim. Për ta përfunduar këtë pjesë të rëndësishme do përmend vetëm dy detaje. Pas dy muajsh, Imeri pranoi të shkonte sëbashku me Arbërin në Prizren për të firmosur me Aliun Marrëveshjen e famshme që tronditi bashkësinë ndërkombëtare. Ndërsa Arbëri kur do të krijohej qeveria e shpëtimit kombëtar në Maqedoni, refuzoi të dilte në krye të bllokut shqiptar duke kërkuar që PDSH dhe PPD të jenë të barabarta dhe duke hedhur poshtë propozimin e Lupço Georgievskit.
Ky bashkëpunim korrekt midis Xhaferrit dhe Imerit do të çonte edhe në pajtueshmerinë e tyre për të marrë pjesë në atë që u quajt qeveria e Koalicionit të gjerë në Maqedoni. Ajo u shpall në 13 maj 2001. Sipas njoftimit për shtyp u tha se: “Me një votë kundër dhe katër abstenime, deputetët e Parlamentit të Maqedonisë mbrëmë ia dhanë votëbesimin qeverisë së re të unitetit politik. Partitë shqiptare do të drejtojne katër ministri. Nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, ministër i ekonomisë është Besnik Fetai, i Punës dhe Politikës Sociale, si dhe deri më tash është Bedredin Ibrahimi, kurse nga Partia për Prosperitet Demokratik, ministër i Drejtësinë është Hixhet Mehmeti dhe ai pushtetit Lokal, Faik Asllani. Nga katër zëvendëskryeministra ndër ta dy janë shqiptarë - Qemal Musliu i PPD-së dhe Xhevdet Nasufi i PDSH-së. Ndërkaq, Parlamenti i Maqedonisë zgjodhi edhe dy nënkryetarë të rinj - krahas Iliaz Halimit të PDSH-së do të jetë edhe Olloman Sulejmani i PPD-së”. Kundër qeverisë së re votoi deputeti dhe kryetari i Partisë Kombëtare Kastriot Haxhirexha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj EmptyThu Oct 16, 2008 6:35 am

Ilir Meta-Hashim Thaçi: Në qëndër të bisedës situata në Maqedoni

Për të mbërritur te takimi kryesor midis Ali Ahmetit dhe Arbër Xhaferrit duheshin kaluar disa faza. 
Faza e parë ishte takimi midis Metës dhe PDK së Hashim Thaçit. Thaçi me një delegacion erdhi në Tiranë dhe pas bisedimeve ata dolën në një Konference shtypi. 
Pas takimit takimit Ilir Meta-Hashim Thaçi (Tiranë, 14 mars 2001) u dha një konferencë e përbashkët për shtyp. Në qender të Konferencës ishte situata në Maqedoni, përqëndrimi i trupave serbe në kufirin Kosovë-Maqedoni, zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, gjendja në Mitrovicë.

Meta pas takimit: Diskutuam ngjarjet në Rajon
“Diskutuam për qëndrimet tona përsa i takon ngjarjeve më të fundit në rajon. Në radhë të parë, unë kam shprehur dhe një herë tjetër kënaqësinë që procesi i krijimit të institucioneve në Kosovë ka shënuar hapa përpara, gjë që konfirmohet edhe një herë me zgjedhjet e fundit lokale atje, të cilat janë dhe zgjedhjet e para të lira dhe demokratike në Kosovë, të cilat ishin dhe një herë tjetër tregues se shqiptarët kanë të gjitha kapacitetet si qytetarë të Kosovës për të krijuar institucione të reja demokratike në mënyrë të qytetëruar. Së dyti, kemi ndarë të njëjtin mendim se mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme do të ishte një tjetër nevojë dhe domosdoshmëri për kompeltimin e gjithë kuadrit institucional të nevojshëm për stabilitetin dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe se po kështu procesi i bashkëjetesës dhe integrimit të minoriteteve në Kosovë. Është procesi i të ardhmes dhe se në një Kosovë të re demokratike dhe evropiane nuk ka nevojë për enklava, por ka nevojë dhe për bashkëjetesë dhe për integrim, ashtu sikurse unë i kam theksuar dhe një herë zotit Thaçi gjatë këtij takimi qëndrimin e qeverisë shqiptare edhe ndaj qeverisë së re të Beogradit që t’i inkurajojë serbët në Kosovë, dhe veçanërisht serbët në Mitrovicë, që të mos bojkotojnë ndërtimin e institucioneve të reja demokratike atje, të mos përdoren si faktorë tensioni, por perkundrazi të integrohen dhe të marrin pjesë në krijimin e institucioneve të reja demokratike të përbashkëta. Po kështu kemi shprehur kënaqësinë për mendimin të bërë tashmë publik për armëpushimin njëjavor në zonën e Preshevës si një shenjë të vullnetit të shqiptarëve atje për të hyrë në një proces të ri, në një proces politik që do të sjellë afirmimin dhe respektimin e të drejtave të tyre sipas standardeve ndërkombëtare. Ashtu sikurse kemi ndarë të njejtin shqetësim dhe arsyetim se zhvillimet e fundit në Preshevë janë rrezik i zhvillimeve të mëparshme atje të rezistencës së shqiptarëve ndaj genocidit që regjimi i Miloshevicit ka ushtruar në Kosovë, por edhe në gjithe zonën e Preshevës. Dhe vendimi i djeshëm tregon dhe një herë se shqiptarët, duke kuptuar kontekstin e ri të zhvillimeve, po kështu kanë kuptuar se procesi politik është ai që do të ketë të ardhme për zgjidhjen e problemit atje dhe urojmë që kjo të vazhdojë. Natyrisht që kemi ndarë shqetësimin e përbashkët për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe veçanërisht në veri të Maqedonisë në kufi me Kosovën ku ka pasur disa akte tepër shqetësuese të dhunës dhe të ekstremizmit. Dëshiroj dhe një herë tjetër të theksoj se për Qeverinë shqiptare përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike është, jo vetëm i papranueshëm, por edhe i dënueshëm dhe po kështu Qeveria shqiptare është e mendimit se procesi i demokratizimit të Maqedonisë do të vazhdojë me vete pjesëmarrjen e shqiptarëve si edhe derimëtani
nëpermjet funksionimit më të mirë të institucioneve atje dhe njëkohësisht nëpermjet njohjes së të drejtave të shqiptareve të Maqedonisë, të cilat ata i kanë kërkuar dhe të cilët u takojnë sipas të gjithë normave ndërkombëtare. Po kështu sovraniteti dhe integriteti i Maqedonisë janë një domosdoshmëri, jo vetëm për vete stabilitetin e Maqedonisë, por për stabilitetin e gjithë rajonit tonë. Dhe bësojmë se gjithashtu dhe në Maqedoni aktet e dhunës do të izolohen dhe procesi politik do të ketë përparësi për trajtimin e çështjeve që kanë ngritur subjektet politike shqiptare atje. Po kështu kemi konkluduar se midis Shqipërisë dhe Kosovës janë hedhur hapa të rëndësishëm në bashkepunimin bilateral janë disa marrëveshje të ndryshme që janë nënshkruar edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, veçanërisht në fusha të ndryshme të kulturës, të turizmit etj. Dhe këto marrëdhënie padyshim që do t’i çojmë akoma dhe më përpara jo
vetëm në marrëdhëniet reciproke, por edhe në dobi të stabilitetit të rajonit tonë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj
» Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale (Nga Koco Danaj)
» ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale -KOCO DANAJ
» Dr. Koço Stathi Andoni i gjallë në kujtesë…

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: