Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Daniel Cana

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 108
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Daniel Cana - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Daniel Cana   Daniel Cana - Faqe 5 EmptySat Nov 20, 2010 1:37 am

SHPËRBLIMI I DASHURISË

Dashuria që të rrojë përveç zemrës do dhe mëndje,
S'do kapriço dhe inate, por përkëdhelje me ëndje.
Nuk është kukull që të lozësh, ku të duash ti ta hedhësh,
E kur duhet ta kërkoshë, ta marrësh ta përkëdhelësh!

Dashuria nuk është shkencë, që sa vjen edhe zhvillohet!
S'është kompiuter, a diçka, celular që të ndërrohet!
Ajo është një ndienjë e gjallë që prej shekujsh ka buruar,
Kështu do të jetë gjithmonë nga zemër e dashuruar.

Mos luaj me atë ndienjë o njeri i respektuar,
Është ndienja më fisnike që pak-kush e ka kuptuar.
Ta kërkosh...e kur ta keshë nderoje mi çdo gjë tjetër
Dashuria t’a shpërblenë, të rinonë e të shton jetën.

Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 108
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Daniel Cana - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Daniel Cana   Daniel Cana - Faqe 5 EmptySat Nov 20, 2010 1:38 am

TA PAÇIM HUA

Lumja ti moj Shqipëri,
Lule je, lule të thonë,
Luftove me trimëri,
Vatanin etnik kërkonë.

Shqipëri atdhe i dashur,
Llogaritëm edhe mua.
Brezat jetën ta kanë taksur,
Ta paçim për jetë hua.

Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 108
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Daniel Cana - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Daniel Cana   Daniel Cana - Faqe 5 EmptySat Nov 20, 2010 1:39 am

TË UROJ TË SHKUARA
(shoqes së forumit Bili)

O t'i bijë e Dianës së Bukur,
Që Pellazgësh gjak buron,
Harkun ngre e shtrirë krahun,
Drejt të keqes ti qëllon!

Drejt në zemër pra,shënoje...!
Harku Dianës nuk gabonë..!
Zhduke të keqen me rrënjë,
Zemër e mirë mbretëronë.

Vesën mbledhur pak nga pakë,
Nëpër gjethe të bleruara,
Ta dërgoj, ta kesh ilaç,
Të uroj për jetë TË SHKUARA.

Gjithë nektarin do ta mbledh,
Nëpër lule porsi bleta,
Ta mjekoshë zemrën tënde,
Me urimin:-Tu shtoftë jeta!


Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 108
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Daniel Cana - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Daniel Cana   Daniel Cana - Faqe 5 EmptySat Nov 20, 2010 1:39 am

NË VËND TË EPITAFIT

“Aty ku prehesh o shpirt fisnik,
Që agimin e bukur s’e prite të dalë…!
O zemër! ..të lutem, mos u fik..
Si qiri i ndezur, ngadalë…”
……………………………………….
Një varr i thjeshtë, me pllakë mermeri
E gdhëndur...një citat lamtumire...!
Me kujdes te koka mbolla,
Një bli të bukur, n’shënjë dashurie.

Gjithmonë e heshtur ajo pllakë e bardhë...
Kalojnë stinët...dimër...beharë...
E bliri rritet dhe lëshonë lule...
Me hije e lule mbulon atë varr!

Mbi degët e blirit shtëpinë e ngriti,
Një çiftë bilbilash që shpejt u shtuan,
E mbushën me këngë e cicërime
E çdo udhëtar e mbrekulluan!

Danel Cana 11/11 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Daniel Cana - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Daniel Cana   Daniel Cana - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Daniel Cana
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: