Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Ç'dimë për Medvegjën

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyTue May 13, 2008 11:25 pm

luboteni shkruajti:
Medvegja eshte ne rrezik te madh. Duhet ta clirojme sa s'eshte vone.

Po ajo Banja e Sijarinës qysh i ka hallet ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 12:34 pm

eri M shkruajti:


Po ajo Banja e Sijarinës qysh i ka hallet ?


Eri M. Une gjendjen e Medvegjes e njoh goxha mire. Ungji im ka qene
njeri nder furnizuesit kryesor me armatim te kesaj lufte dekolonizatore
ne vitin 2001. Medvegja para lufte i ka pasur mbi 7.000 banore
shqiptare, dhe kane qene diku mbi 40% e popullsise. Pas luftes se
fundit ne kete regjion te Shqipoerise lindore, shteti serb i ka debuar
mbi 10.000 shqiptare nga Lugina, 6000 prej te cileve kane qene te
Medvegjes, kurse pjesa tjeter nga Malesia e Bujanocit.

Eshte
nje fakt interesant. Derisa ne Kosove permes procesit copetues te
decentralizimit, kolonet serb po kthehen ne vende ku s'kane jetuar
kurre po ku e sheh Serbia te nevojshme per te plotesuar planet e saj
kolonizatore, shqiptaret ne Medvegje dhe ne Bujanoc nuk po i lejojne te
kthehen.

Njehere ne shtyp e pata degjuar kryekomunarin e
Medvegjes tek shprehej se shqiptaret askush nuk i ka debuar por ata
vete jane shprengulur!

Kjo deklarate e ketij qeni nuk eshte
aspak e vertete. Serbia shqiptaret e Medvegjes i ka shprengulur duke ua
minimizuar kushtet per jetese, duke e pamundesuar jetesen e shqiptareve
ne kete komune.

Vjet une pata botuar nje shkrim shi per kete problematike ku pata cekur nder te tjerash se (lexoje me vemendje):

"Duke mos ekzistuar një statistikë e përbërjes së popullsisë së
gjithëmbarshme të Kosovës, manipulimi shifror po bën kërdinë. Kjo është
arsyeja pse po mundësohet një kthim i gjithëfarë banorësh në Kosovë,
gjithnjë duke ndaluar kthimin e shqiptarëve të zbuar dhunshëm gjatë
viteve të represionit serb. Medvegja dhe Malësia e Bujanocit janë dy
nga trevat shqiptare të Luginës së Preshevës, ku shprëngulja e madhe e
shqiptarëve ka prekur majat, duke i lënë këto vise krejtësisht të
zbrazura. Boshllëku i mbetur nga përzënia e shqiptarëve po mbushet me
stacionimin e paprajshëm të forcave serbe përbri rripit kufitar lindor
me Kosovën. Në një intervistë të drejtorit të shërbimit informativ
ushtarak serb (VBA), Momir Stojanoviq dhënë gazetës Nedelnji Telegraf,
ndër të tjerash pohon se Serbia: ‘do të mundohet ta bëjë real
spastrimin etnik të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, për
ta bërë këtë gjë akt të kryer, ku pastaj do ta përdorte si kushtëzim
për t’i kthyer shqiptarët në vendlindjen e tyre me kthimin e serbëve në
Kosovë, me ç’rast vetë Serbia nuk do ta lejonte kthimin e tyre në
Kosovë, duke i fajësuar shqiptarët se ‘në Kosovë nuk mund të kthehen të
shpërngulurit’.

Ndonëse duke mos disponuar ndonjë burim të rëndësishëm mineral, Lugina
e Preshevës përbën një regjion jashtëzakonisht strategjik, duke qenë se
siguron një dalje komunikative në Luginën e Vardarit. Kësisoj, do të
mund të shpjegohej ngulmimi serb për t’u fortifikuar edhe më karaullat
ushtarake nëpër pjesë të caktuara të Luginës së Preshevës, siç është
rasti me bazën logjistike-ushtarake të ushtrisë serbe në fshatin Boroc
të Bujanocit, 7 km larg magjistrales A-10. Në anën tjetër, çështja e
paproblematizuar e Luginës, Serbisë po i mundëson t’i mbajë hapur
kartat e saj për kthimin e ‘refugjatëve’ nëpër pjesë strategjike të
Kosovës."


Sa
i perket pyetjes sate, e njejta gjendja eshte edhe per Bajen e
Sirajnines ku ekzisotojne vendburimet e ujit mineral dhe ujerave
sheruese. Ketu Serbia ka per qellim gllaberimin e ketij vendi sherues -
rekreativ dhe popullimn me serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 12:36 pm

fi2a1 shkruajti:
kam vetem nje pytje per juve kam rrepekt per ju ama disa nga ju qe keni then se kam dhene fjal pa baz e sene vene thot nje fajl e urte e VERTETA ESHTE E HIDHUR mue me vjen shum keq qe ajo ane ska met edhe shumm kohe do te asimilohet plotesishte nese nuk ndermerr diqka dikush

kam nje pytje per ju

KU ISHIT KUR FILLOJ LUFTA NE PRESHEV MEDVEGJ E BUJANOC ??

,e gjithe rrepektin qe kam per ju pershendes kaloini mir

fi2a1, ju lutem saktesojeni me mire se kujt po ia drejtoni kete pyetje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 5:23 pm

ty sofra dhe ty fat lum ju pershendes nga zemra, por ju as pak mosu prngosni per shqiptaret nga medvegjja, po ashtu as per gjuh as per tratita shqiptare, se ne shqiptaret nga medvegjja jem shqiptar te edikum dhe shum te arsimum ne gjuhen shqipe ,por ashtu jem shum doktora te shkenses dhe te gjitha profesionet po ashtu dhe kem doktor profesor per gjuhen shqipe, dhe un po besoj dhe ju mbureimi se jem nga medvegjja, shum te fala nga zemra vendasve nga medvegjja, po i pershendes te gjith shqiptaret kudo gje gjinden Z. AJETI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 5:39 pm

ksaj radhe lubeteni po presim nga mem shipria te na prin ne beteja se nuk shkon gjith nga bishti , kesaj radhe do fillojm nga kreu shqiptar por do hym shum seriozisht ne loj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 5:43 pm

Medvegjasit janë popull shqiptar , e populli shqiptar nuk tregoi ndonjëhere se di të asimilohet prandaj mendoj që brengë është shperngulja dhe jo asimilimi ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 7:27 pm

rroni shkruajti:
ksaj radhe lubeteni po presim nga mem shipria te na prin ne beteja se nuk shkon gjith nga bishti , kesaj radhe do fillojm nga kreu shqiptar por do hym shum seriozisht ne loj.

Natyrisht, Rron. Shqiperise i takon roli i Piemontit. Shqiperia duhet ta afirmoje bashkimin e shqiptareve si domosdo historike sic edhe obligohet ne Kushtetuten e saj shteterore, dhe ne Platformen e Akademise se shkencave per bashkim kombetar. Ajo duhet te shfrytezoje ulesen e saj ne OKB dhe ambasadat e saj ne tere vendet e fuqishme njesoj sic ka bere Armenia.

Kurse fillimi i bashkimit duhet te kaloje nga qendra e nacionalizmit shqiptar - Kosova. Sepse Kosova eshte ne gjendje gati sa nuk u copetua ne dysh. Ndaj prej ketu duhet te filloje lufta clirimtare dhe per bashkim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 9:21 pm

Falemnderit luboteni! Më ke bërë të përlotem për gjendjen që ka mbizotëruar nga sërbokaurroshkinia që robëron medvegjën e shkatërron Banjën e Sijarinës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 10:02 pm

Pershendetje dhe ju falenderoj per interesimin e tregum per ti shpreh mendimet tuaja ne lidhje me Medvegjen qe ishte,eshte dhe do te jet shqiptare pa marr parasysh asaj qe eshte zbeh elementi shqiptar ne ket komun.

Nese me eshte drejtu pytja mua se ku isha gjat asaj kohe kur ishte Lufta ne Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc i them zotriut qe isha në Medvegjë.

Siq e ka cek Euridika me lart Shqiptaret pa marr parasysh sa luftohen per asimilimi nuk vjen ne konsiderat.

Eri M
Banja e Sjarines eshte 9 km ne veriperendim te Medvegjes,ka qen e banuar me shqiptar 80% ka pas tentativa per ta formu si nje komun shqiptare mirpo kjo ska qen e mundur.Banja e Sjarines posedon shum burime sheruse per disa lemi jetsore.edhe sod ne Banje te Sjarines jetojn nje numer i konsiderushem i shqiptarve,ne ket Banje vizitoret e shumt jan nga diaspora dhe Kosova nderkoh qe nuk mungojn as ata nga Serbia qendrore.

Disa Fotografi nga Banja e Sjarines,vendbanim ky shqiptar ne Medvegje 63 km ne juglindje te Prishtines:
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 53838751nj4

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 90059855mq5
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 89876213rq3

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 72418431zq1
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Gjamiaesjarineskv4
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Banjamy9

Vrejtje:te gjitha fotografit jan marr nga www.MedvegjaOnline.Com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 10:10 pm

Luan Mreti edhe une jam i Medvegjes dhe jam shum krenar per kete nuk kam pse e mohoj sepse jam nje bashkvendas i Akademik Idriz Ajetit,Zenel Hajdinit,Florim Rushitit-kingji,Gjeneral Veli Dedit e mos ti numroj me shum keto figura qe aq shum i kontribuan popullit Shqiptar.

Meqe tani ne Medvegje u zhvilluan zgjedhjet Lokale dhe ato paralamentare po e shof te arsyshme tju jap edhe rezultatet e ketyre Zgjedhjeve:
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Medvegjë


1.Grupi Qytetar « Za Gornje Jablanicu »DS – 14 mandate

2.G17 plus – 8 mandate

3.Partia per Veprim Demokratik – 5 mandate

4.Lëvizja Demokratike për Iintegrim – 3 mandate


5.NS(Serbija e Re)- 3 mandate

6.SRS(Partija Radikale Serbe) – 2 mandate

7.DSS(Partija Demokratike e Serbis)– 0 mandate

8.SPS(Partija Socialiste Serbe) – 0 mandate
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 57890041wg9

Kualicioni i shqiptarve te Lugines arrit te fitoj edhe nje mandat ne Parlamentin Republikan,nderkaq vlen te theksohet se shqiptaret e Medvegjes ne Kuvendin Komunal do perfaqsohen me 8 (21%)Kshilltar nga 35 sa ka gjithsejt KK-i Medvegjes

marr nga www.medvegja.info
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 14, 2008 10:35 pm

Bukuria e atdheut tonë qëndron në skaje ! Prandaj kjo është madhështorja shqiptare që duhet të arrihet të shfrytëzohet , bashkohet dhe shijohet si Shqipëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ficam
Përjashtuar
Përjashtuar
avatar

Numri i postimeve : 32
Registration date : 01/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyThu May 15, 2008 12:02 am

Toponimet (emertimet) e gabuara
Politika ekspanzioniste serbe e sprovuar tani më me shekuj në përvetêsimin e territoreve të fqinjëve gjeografik, jo vetëm duke ushtruar dhunë brutale kundër popullatës joserbe por edhe duke iu falënderuar "të drejtës historike" mbi kulte religjioni dhe toponime gjeografike, vazhdon të na imponoi emërtime të reja të cilave siq duket ne (shqiptarët) nuk ua kemi kuptuar ende prapavijën dhe pasojat.
Kuzhina shoviniste (Akademija Serbe e shkencave) nga e cila kanë dalur plani i "Naçertanjës" dhe planet më të reja për zbrazjen e Kosovës nga popullata shqiptare, këto vitet e fundit na servon emërtime si "Lugina e Preshevës" (Presevska dolina"), Veriu i Mitrovicês (Sever Mitrovice) etj.
Në dukje të parê asgjë e jashtëzakonshme dhe ndjellakeqe. Edhe ne shqiptarët që tê nesërmen filluam ti përdorim po kështu këto emërtime (vetëm të shqipëruara).
- Lugina e Preshevës, një term që gjeografikisht përkufizon një territor fare të ngushtë nga kufiri maqedon deri në afêrsi të Bujanocit, duke mos përfshirë këtê si të tillë, dhe aq më pak fshatrat e këtyre dy komunave që shtrihen deri në kufi të Kosovës.
Po Medvegja?
Asesi nuk mund të përkufizohet si pjesë e kësaj "lugine" E ne përse e pranuam këtë toponim? A nuk jemi të vetëdijshëm që me "aminin" tonë po e lëmë anash një tërësi teritoriale ku jetuam me shekuj dhe pretendojmë se është vendi ynë.
- Veriu i Mitrovicês, nuk mund të ketë përkufizim tjetër përveq pjesës veriore të qytetit tê Mitrovicës. E në fakt prapa këtij emërtimi fshihet njê teritor që përfshinë përafêrsisht 28% të sipërfaqes së tërësishme tê shtetit të Kosovës. Dhe ne prap e parnuam si të tillë.
Sa paradoksale!
Në rastin e parê prapa toponimit "Lugina e Preshevës" me dashje minimizohet hapsira reale në tê cilën realisht jetojnë shqiptarët dhe kêshtu nëse asgjë tjetër, Medvegja dhe malësia e këtyre dy komunave (Preshevë dhe Bujanoc) me kohë do të nxirren nga kontesti i kësaj tërësie.
Nuk është rastêsi që këtu edhe po ushtrohet presioni më i madh mbi shqiptarêt që të lëvizin nga këto zona në mënyrë që të krijohet një tampon-zonë rreth kufirit me Kosovën (malësia e Bujanocit dhe Preshevës) ndërsa Medvegja edhe kështu ështe e izoluar në aspektin etnik dhe gjeografik nga kjo tërësi.
Në rastin e Mitrovicês, për të gjithë ata që më pak njohin teritorin e veriut të Kosovës do të kuptojnë vetëm veriun e qytetit të Mitrovicës dhe kjo nuk iu përshkruhet serbëve si një mëkat që qenkan strehuar në një pjesë tê qytetit.
Në planin e politikës nderkombëtare këto dy toponime janë tepër të dëmshme për shqiptaret.
Në qarqet vendim-marrëse kjo shprehje komentohet si një koncentrim i serbêve ne veri të një qyteti të Kosovës, kurse shqiptarët që jetojnë si pakicë në Serbi, gjinden dikund në një luginë në jug të Serbisë.
Dhe vetëm kaq.
Po përse mos t'a kundërvejmë ne toponimin KOSOVA LINDORE në vend të "Lugina e Preshevës". Kêshtu do të kuptohej se një pjesë e Kosvês qenka ende nën Serbi. A nuk bëri kështu Serbia duke e quajtur me vite Kosovën si Serbi e Jugut (Juzna pokraina Serbie)
Nê vend të Mitrovicês së Veriut duhet përdorur VERIU I KOSOVES ose KOSOVA VERIORE dhe kështu të kuptohet tendenca sesioniste (ndarëse) e serbëve që këtë pjesë të shtetit të Kosovës ta ndajnë për t'ia bashkangjitur Serbise.
Me gjasë politika dhe "akademija shqiptare e shkencave" ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e luftës mediale dhe pasojat e saj.
Duhet pranuar se deri sa ne (shqiptarët) të zgjohemi nga gjumi, të tjerët kanë bërë me vite rrugë.


_______________________________________________________________
Në jetë duhet gjunjëzuar vetëm kur duam të këpusim një lule
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyThu May 15, 2008 11:42 am

Ficam edhe une pajtohem me argumentet e juaja se kjo pjese e Shqiperise duhet quajtur 'Kosove lindore' e jo Lugine e Presheves. Mirepo per kete term, fajtor nuk jane shqiptaret. Shqiptaret asnje medium nuk e kane te tyret. Te gjitha mediumet telivizive jane te UNMIK - ut duke perfshire tri televizionet dhe te gjitha gaztetat me rend.

Qytetari i shkrete shqiptar i cili nuk eshte i painformuar per dhjetera gjera kruciale, natyrisht se ne mungese informacioni perveteson te gabuaren. Krejt ky eshte faji i UNMIK - ut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Akademi perkujtimore per deshmorin e UçK-se nga Medvegja   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed May 21, 2008 10:30 pm



Njoftim


Tubim përkujtimor për ndër të dëshmorit të kombit Florim Rushiti PDK-dega në Gjermani,për ta nderuar jeten dhe vepren e luftetarit të lirisë nga Lugina e Preshevës ,FlorimRushitit,dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë do të organizon në Mynih tubim përkujtimor.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Florimrushitizv8
Në këtë tubim do të marrin pjesë,familjarë të dëshmorëve të UÇPMB-së,UÇK-së, ish komandantë të luftës,ish luftëtar,invalidë të luftës etj. Ftojm të gjithë bashkatdhetarët që të marrin pjesë në këtë tubim përkujtimor,për ta nderuar ,guximin dhe luften e të gjithë atyre që ranë për shqiptarinë.

Tubimi do të mbahet: Me datën-25.05 08 në ora 12.00 ditë e dielë Adresa:Citylounge Am stoiß Sonnenstrase .5. 80331 MÜNCHEN Tel: =0176 683 59 727 0176 76 27 1352

Njofton Zyra për Informim e PDK-së, dega në Gjermani Zëdhënësi i degës,Kadri Gërvalla

__________________
...:::www.Medvegja.Info :::...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: qka dini per fshatin tupall komuna e medvegjes   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyThu May 22, 2008 8:09 pm

fshati tupall asht i banum me shqiptar,nuka serb te te tjer, ky fshat ka dhan shum intelektual dje akedemik si IDRIZ AJETI DHE TE TJERT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyFri Jun 06, 2008 12:20 am



Në Fully të Valisit-Zvicër, mbahet
manifestimi i 13 me radhë kulturo sportiv i Shoqatës humanitare
"Medvegja"



Më 14-15 qershor aktivitet i madh
humanitar drejt Medvegjës


I njoftojmë bashkatdhetarët e nderuar
kudo që ndodhen dhe nga cili do qytet apo fshat i atdheu vjenë, ekipat
tradicionale, dashamirët e sportit dhe miqët e kombit tonë, se më datat: 14-15
qershor 2008, SHPH Medvegja mban manifestim Tradicional Kulturo-Sportiv i
13-ti me radhë, në « Stade du Charnot »1926 Fully.

Kushtet e volitshme, shërbime me specialitete të atdheut,
përvojë e gjatë organizative etj, do të ndikojnë që ju të kaloni çaste të
këndshme, e të ndiheni si në gjirin familjarë. Shpërblime të shunta, prezenca e
mjeteve të informimit si RTK-TV Diaspora, kombëtarja "Bota sot", Web
faqet Presheva.com dhe Medvegja.info, etj do ta bëjnë edhe më madhështorë
këtë manifestim unik në Zvicër.

Mjetet e manifestimit si zakonisht u
dedikohen; Familjeve të rrezikuara materialisht në atdhe..

Me datën 14
qershor 2008, prej 19. 00 fillon programi i pasur kulturo-argëtues me SHKA
"Medvegja" me një program të pasur kulturo-argëtues.Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 2222222222ug9
Programi vazhdon deri në orët e vona me këngëtarin e mirënjohur
MedaÇ'dimë për Medvegjën - Faqe 3 97404166qt1.

Me datën 15 qershor 2008, mbahen gara kompetitive në futboll
të vogël.

Për paraqitje të ekipave afati i fundit është data:11.06.2008,
22.00 dhe për paraqitje, si dhe informacione plotësuese, numrat e telefononave
permanent: 079/ 50266 . 88 (Fadil Selmani),

079/ 637.66.48
(Zenel Neziri),

079/ 776.19.69 (Zog Namani)
dhe

079/ 449.79.45 (Shaban Uka) .

SHPH "Medvegja" ju
mirëpret.Bëhu pjesë e proçeseve të kohës, Kosova Lindore ka nevojë për
ty.

Me nderime nga kryesia e SHPHM.
Sekretar, Fadil
Selmani
Përgjegjës për marrëdhënie me publik, D.H

__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyFri Jun 06, 2008 12:23 am

Nje e di se kurr ato troje shqiptare me te harruara se sa tani nuk kan qen nga qeveria Shiptare dhe ajo e ashtuqujtura qeveria
e Kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar

Numri i postimeve : 349
Age : 81
Registration date : 16/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyFri Jun 06, 2008 9:49 am

E di qe kufizohet me komunen e kamenices dhe se shqiptaret e braktisen me deshir apo dhune ata e dine me mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyMon Jun 09, 2008 12:36 am

Medvegja gjendet ne verilindje te Republikes se Kosoves 63 km ne verilindje te Prishtines,kufizohet me komunen e Besianes ish Podujeves,Prishtines,Dardanes ish Kamenices nga ana e Kosoves kurse nga ana e serbis Kufizohet me Komunen e Lebanes ...

Medvegja ka qen komun e banuar me nje shumic shqiptare,mirpo fal debimeve te vazhdushme qe nga vitet e,, 1800 kur u dogjen dhe shkatruan shum fshatra shqiptare te kesaj komune e deri 2008 kur po vazhdon te ushtrohet nje presion i vazhdushem mbi popullaten shqiptare'' eshte arrit qe shqiptaret ne Medvegje sipas regjistrimit te vitit 2002 te jen 26% e popullsis.
Ne Medvegje ne vitin 2003 u miratue dygjuhsia(gjuha shqipe gjuhe zyrtare krahas asaj serbe dhe jo si gjuh e dyt zyrtare) ndonse kjo ka mbet vetum ne Leter,ne vitin 2005 eshte rihap shkolla e mesme ne gjuhen shqipe,ne 2004 eshte hap nje program i shkurter i Radio Medvegjes ne gjuhen shqipe,nuk eshte punu as pak per kthimin e popullsis se debuar ne vitet 1999-2001.

Ne Medvegje funksionojn edhe disa shoqata dhe organizata joqeveritare shqiptare si ajo,,Shpetimi'' ne Banje te Sjarines,,,Vendlindja'' ne Medvegje.Kjo e fundit me ndihmen e sherbysve civil shqiptar ne Medvegje duke nda 3% e pagave mujore si dhe me ndihmen e Shoqates se Pavarur Humanitare ,,Medvegja'' ne Zvicer merret me organizimin e aktiviteve humnaitare ne Medvegje vetum per popullaten shqiptare.

Ne Medvegje eshte edhe Shoqeria e Rapsodeve ,,Shpetimi'' qe ket vit perfaqson Medvegjen ne festivalin mbare Kombetar te Folklorit ne Kline te Kosoves.
Ne Medvegje aktivitetin e tyre politike e zhvillojn edhe dy parti politike shqiptare:Partia per Veprim Demokratik(Femi Beha) qe aktualisht eshte ne pozit dhe mban postin e nenkryetarit te Komunes si dhe Levizja Demotratike per Integrim (Rexhep Abazi)qe per mometin eshte ne opozit.

Shqiptaret e Medvegjes ne Kuvendin Komunal perfaqsohen nga 8 Keshilltar shumica e tyre me profesion Profesor dhe mesimdhenes ne shkolla fillore dhe te mesme.

Kryetari i Medvegjes per momentin tash e 8 vite eshte Sllobodan Drashkoviq nga partija demokratike e Tadiqit e i cili ne kohen e debimeve te medha te shqiptarve te Medvegjes ishte nenkryetar i komunes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyWed Jun 18, 2008 6:57 pm

Medvegjë

U THEMELUA KUVENDI I RI KOMUNAL


Me shumicë votash, Sllobodan Drashkoviq, është rizgjedhur për prefekt të Komunës së Medvegjës.

Fidan Kosumi

Pas zgjedhjeve lokale të 11 majit, të mërkurën më datën 11 qershor, të këtij viti, është mbajtur seanca e parë konstituive e Kuvendit Komunal të Medvegjës.
Në rend të ditës ndër të tjerat ishin edhe pikat në vazhdim: emërimi i kryetarit të Komunës së Medvegjës, emërimi i zëvendës-kryetarit të komunës së Medvegjës, emërimi i kryetarit të Asamblesë Komunale të Medvegjës, vendimi për emërimin e sekretarit të Kuvendit Komunal të Medvegjës, vendimi për verifikimin e mandateve të këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Medvegjës etj.
Me shumicë votash, Sllobodan Drashkoviq, është rizgjedhur për prefekt të Komunës së Medvegjës. Ishte kjo hera e parë që në bazë të ligjit të ri të propozohet dhe të zgjedhjet prefekti i Komunës së Medvegjës nga këshilltarët e Kuvendit Komunal ndërsa jo nga qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë, siç ishte më parë. Për zëvendës të prefektit të Komunës së Medvegjës është emëruar Florim Sahiti, ish zëvendës-kryetar i Asamblesë Komunale të Medvegjës.
Gjithashtu, për kryetar të Asamblesë Komunale të Medvegjës është rizgjedhur zonja Natasha Filliq, gruaja e parë në historinë e Komunës së Medvegjës e cila është emëruar për kryetare të Asamblesë Komunale. Po ashtu, në seancën e parë konstituive të KK të Medvegjës, këshilltareve të ri u janë verifikuar mandatet.
Sa u përket partive politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik do të ketë 5 këshilltarë ndërsa Lëvizja Demokratike për Integrim do të ketë 3 këshilltarë në Kuvendin e ri. Menjëherë pas miratimit të rendit të ditës, seancën e kanë lëshuar partia G17+, Nova Sërrbija dhe Lëvizja Demokratike për Integrim.


Burimi i Informacionit:PERSPEKTIVA Bujanoc
__________________
...:::www.Medvegja.Info :::...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyTue Jun 24, 2008 6:37 pm

Kët vit 142 Studentë nga Medvegja,Presheva dhe Bujanoci në UP
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Logope8
UNIVERSITETI I PRISHTINES

Shpallë konkurs për pranimin e studentëve të rinjë pë vitin Akademik 2008-2009

Prishtinë 23 Qershor 2008(Medvegja.Info)

Univeristeti i Prishtinës për vitin e pare
të studimeve,për vitin Akademik 2008-2009 do të regjistroj 10625 studentë prej tyre 8970 student te rregullt dhe 1655studentë me
korrospodencë.
Univeristeti i Prishtinës do të regjistroj edhe 142 student
nga Medvegja,Presheva dhe Bujanoci
.Kandidatët jokosovar konsiderohen ata kandidat që e kan përfundu shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs duhet të kenë të nostifikuara dokumentet,nostifikimin e dokumenteve e bën Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës.

Afatet e Konkursit

1.Për grupin e pare të fakulteteve paraqitja e dokumenteve zgjat prej 21.06 deri më 02.07. 2008.Ndërkaq provimet pranuse do të mbahen më 05.07 dhe 07.07.2008.Shpallja e rezultateve të provimit pranus do
të bëhet më 10.07.2008 në orën 14.00

2. Për grupin e dytë të fakulteteve paraqitja e dokumenteve zgjat prej 21.06 deri më 12.07. 2008.Ndërkaq provimet pranuse do të mbahen më 15.07.2008 në orën 9,00. Shpallja e rezultateve të provimit pranus do të bëhet më 17.07.2008 në orën 14.00

Studentë nga Medvegja,Presheva dhe Bujanoci do të pranohen në këto
Fakultete:

Fakulteti Filozofik -10 studentë
Fakulteti i Sh.M.N -15 studentë
Fakulteti Filologjik -10 studentë
Fakulteti Juridik -15 studentë
Fakulteti Ekonomik -15 studentë
Fakulteti i Nderimtaris dhe Arkitektur- 5 studentë
F.i Inxhinieris Elekrike dhe Kompjuter -7 studentë
Fakulteti i Inxhiniersi Mekanike -7 studentë
Fakulteti i Mjeksis -13 studentë
Fakulteti i Arteve -12 studentë
Fakulteti i Bujqësis dhe Veterinaris -5 studentë
F.i Kulturës Fizike dhe Sportit -5 studentë
Fakulteti i Edukimit -22 studentë
F.Edukimit Qendra Gjilan -22 studentë
Fakulteti i Sh.A.B Pejë -1 studentë

Gjithsejt 142 studentë nga Medvegja,Presheva dhe Bujanoci .

...:::www.Medvegja.Info :::...


Nëse dikush mundet me na siguru ndnjo informat se sa vende rezervojn Universitetet e shtetit Shqiptar per keto tri komuna
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyMon Oct 13, 2008 5:59 pm

Verejtje:Shkrimi me lejen e Administartorve eshte marr nga Medvegja.net



,,Shqiponjat e Medvegjës’’ përfaqsojn Luginën në Festivalin Ndërkombëtar të fëmijëve në Prishtinë

Prishtinë 4 Tetor 2008 (Medvegja.net)

Krahas pjesmarrsve të shum shteteve të atyre nga Shqipëria,Turqia,Kroacia,Maqedonia,Mali I Zi e Kosova,pjesmarrës në Fetivalin Ndërkombëtar të fëmijëve ishin edhe Shoqëria Kulturore Artistike,,Shqiponjat e Medvegjës’’ .
,,Shqiponjat e Medvegjës denjësisht e përfaqsuan jo vetum Medvegjën por edhe Preshevën e Bujanocin ,që nga sod jeni të ftuar të merrni pjes edhe vitin e ardhshëm,kemi knaqësin që ju kemi në mesin tonë’’deklaroi ndër të tjera z. Teuta Musa,drejtoreshe e Qendrës Kulturore Rinore në Prishtinë.Qendër e cila ne bashkpunim me Komunën e Prishtinës organizon tash e 8 vite tradicionalisht Festivalin Ndërkombëtar të fëmijëve ,,Ylberi i Prishtinës’’.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 75344548ny3
SH.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës’’fillimisht vizituan Nobeliskun e Pavarsisë,,NEWBORN’’për të vazhduar me këng e valle qendrës së qytetit të Prishtinës në drejtim të vendit ku ishte parapar të mbahej Festivali.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 20473047na5

Vallja dhe veshja kombëtare e shqiptarve të Medvegjës zgjoi një interesim të madh të kalimtarve të rastit,madje nuk mungonin as lotët dhe emocionet e atyre Medvegjasve që rastësisht i hasum në rrugë.
Veteranja e arsimit shqip në Medvegjë zonja Aza Hajdari ,me lot në sy i kujton vitet kur ajo kishte 65 nxënës në klas në shkollën fillore Zenel Hajdini në Tupallë të Medvegjës ndërkaq sod ajo shkollë ka vetum rreth 30 nxënës.,,Nxënësit e mi që të gjith kan vallzuar bukur,kur i shoh këto vajza të veshura me rroba kombëtare mi kujtojn kohrat kur nxënëset e mija merrnin pjes po me keto rroba në aktivitete të ndryshme kulturore’’ tha ajo.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 25584797xr3
Rradha i erdhi edhe skenës,Shqiponjat e Medvegjës ishin të parat që u ngjitën në skenë,atyre i u bë një prezentim i veqant madje nga vet drejtoresha e Qendrës Kulturore Rinore z.Teuta Musa .E veqant e Shqiponjave të Medvegjës ishte se ato u paraqiten me Daulle,ndërkaq shoqërit tjera
artisike me Cd.Vajzat bën një paraqitje shum të mir ndonse kishin bërë shum pak pregaditje si pasoje e kohës së shkurt.Të knaqun mbetën që të gjith duke filluar nga drejtori i Fetivalit zotriu Dilaver Kryeziu,drejtori i drejtoratit për Kultur pran KK të Prishtinës,drejtori i sh.k.a,,Shqiponjat e Medvegjës’’z.Selman Regjepi e deri te vajzat që perfaqsuan denjësisht Medvegjën.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 12hf0
,,Kemi nderin dhe knaqësin më të madhe që përfaqsojm komunën tonë në një festival me përmasa të tilla ndërkombëtare’’ thane Zylfije e Arbenita Arifi dy nga vajzat e Shqiponjave të Medvegjës.

,,Ndonse kemi shum vështirsi me finaca,ne do munodohemi të përfaqsojm Medvegjën ne qdo festival në mënyrën më të mir të mundshme,ju bëj thirrje të gjith atyre që munden me ndihmu sh.k.a,,Shqiponjat e Medvegjës’’ në mënyrë që ti ruajm dhe kultivojm vlerat tona Kombëtare ‘’deklaroi zotriu Selman Regjepi ,drejtor .,,Aty ku ka mund ka edhe suksese dhe kjo u vërtetua edhe sod në këtë Festival’’ tha ai.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Nskenem3
Në darkën solemne që kishin pregadit komuna e Prishtinës e bashku me organizusit u ndan dhurata simbolike dhe mirnjohje për Sh.K.A ,,Shqiponjat e Medvegjës’’
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Dhuratarb6


Shoqëria Kulturore-artistike,,Shqiponjat e Medvegjës’’'është formuar më 11 Mars 2008.është një shoqëri e re,mirpo synimet e saj janë të mëdha.Dhe ky është Festivali i pare që marrin pjes.

Burim Uka
__________________
...:::www.Medvegja.Info :::...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
el43
Fillestar/e
Fillestar/e
el43

Male
Numri i postimeve : 51
Age : 23
Vendi : prishtine
Registration date : 09/10/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyMon Oct 13, 2008 7:13 pm

Medvegja, presheva dhe bujanovc iane ndare padrejtesisht nga Kosova, me direktivat e Titos me 1947 i cili per te kenaqur Serbine, ia fali keto treva Sernise.Në prill të vitit 2002. është kryer regjistrimi i parë i banorve në të cilin pas 21. viti marrin pjesë dhe Shqipëtarët.
Rezulltatët zyrtare të regjistrimit ende nuk janë publikuar.Nga keto
rezultate nuk pritet gje tjeter, pos falsifimi i numrit te shqiptareve
nga qarqet serbomedha. vetum gjat viteve 1999-2001 ne Medvegje ndodhi nje spastrim etnik duke
debuar nga vatrat e tyre shekullore mbi 7500 shqiptar autokton te
Medvegjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Nazmi Hajredini   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 9:44 am


  • Dënohet me burg të rëndë kryetari i veteranëve të luftës së UÇPMB-së, Nazmi Hajredini
  • Gjykata komunale e Preshevës, e kontrolluar nga serbët, dënoi me 4 vjet e gjysmë burg, Nazmi Hajredinin, kryetar i Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Kosovën Lindore. Ky dënim është shqiptuar, për sikur thuhet, armëmbajtje pa leje dhe posedim të mjeteve shpërthyese. Gjykata serbe dënoi edhe djalin e këtij veterani Adnan Hajredinin me një vit burg, me kusht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: e Pash te arsyshme me sjell ketu edhe poziten gjeografike   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 EmptyMon Jan 05, 2009 5:50 pm

Marrë nga Medvegja.net


Harta e Medvegjes e zmadhuar,dhe e perkthyer ne shqip ,Medvegja em teritor prej 524 km2 Kufizohet nga ana e Kosoves me Prishtinën,Besianen(ish Podujeven),Dardanen ish Kamenicen nga ana e Srbis me Lebanen e tje

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Harteemedvegjestv1

Medvegjë,Medvegja
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Sponsored content




Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ç'dimë për Medvegjën
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: