Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Ç'dimë për Medvegjën

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Pershendetje   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyMon Mar 24, 2008 11:50 pm

Ja dhe nje Artikull që e hasa ne nje web:

I vihet zjarri një shtëpie në Sijarinë,Medvegjë



Medvegjë/Tupallë/Sijarinë mars 2008 (Medvegja.info)



Në orët e vona të së martes të dates 11 mars 2008 i është vën zjarri shtëpis së Bajram Zeqiroviq në fshatin Sijarinë komuna e Medvegjës.Sipas dëshmitarve okular zjarrin e kishin vën dy serbe të,,dehur’’ te cilët më pas jan kap nga policia lokale dhe rasti ka kaluar në Gjykaten Komunale.



Përveq dëmeve materiale të konsiderushme viktima në njerz apo të lënduar nuk ka,pasi që familja Zeqiri në momentin e aksidentit nuk ndodhej në shtëpi.



Nga ana tjetër ditën e enjte të dates 13 mars rreth ores 12 në mes ditë organizuar nga veteranët e luftës dhe rezervistet u mbajt një protest kundër pavarsis së Kosovës.Ndonse në protest morën pjes rreth 70 serbe,forcat e shtuara të policis vreheshin ne qdo kënd të qytetit madje ata kishin formuar një kordon policor para hyrjes kryesore të Kuvendit Komunal të Medvegjës.Protesta karakterizohej me flamuj serb si dhe me brohoritma ,,Kosovo je srbija,Kosovo nije na prodaji-Kosova është serbi,Kosova nuk është në shitje’’Protesta e serbeve filloj para objektit të KK Medvegjë për të përfunduar pas një ore në Shtëpin e Kulturës.Protesta kaloj e qet dhe pa as një incident.



Po të enjtën në orët e vona disa persona të pa identifikuar ende, në fshatin Tupallë fshat ky i banuar vetum me shqiptar kishin vendosur pllakate me mbishkrime nacionaliste serbe.Pllakatat ishin vendos në stacionin e autobusit, ndërkaq përveq flamurit serbe në to qendronin edhe mbishkrimet ,, KOSOVO,NIJE NA PRODAJI’’ ,,Kosova nuk është në shitje’’.Këto provokime ndër etnike padyshim se kan shkaktu edhe frustimin e popullatës shqiptare të Medvegjës,si dhe ngjallen në popull një pasiguri të madhe politike.Pllakatat u larguan dhe shqyen me një nervocizëm të madh nga nxënësit e shkollës fillore ,,Zenel HAJDINI’’ në Tupallë ditën e nesërme.


Përgaditi:A .A
Legjenda: Medvegja.info
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyTue Mar 25, 2008 2:15 am

Fatlumi, me duhet te te falenderoj edhe njehere per keto informata qe po n'a i sjell ketu ne forum e n'a e mundeson qe te jemi me te informuar per gjendjen ne Medvegjë .Me vje keq shume per keto raste qe paskan ndodhe (tashme shume te njohura per neve ) por po ashtu me duhet te them se duhet te behemi te forte dhe te patrembur (ashtu si edhe besoj qe jeni/mi)perpara akteve te tilla tipike te tyre-serbve .
Une besoj ne lirine e t'gjithë populit shqiptar , besoj shume se nje dite do te jemi i gjithe kombi i bashkuar ashtu si e krijoi dhe ashtu si e do edhe vetë Zoti .
E rendesishme eshte te qendrojme ne trojet t'tona perkunder veshtiresive , te punojme aq sa na jepet mundesia e sidomos te mos rreshtim se besuari dhe punuar per dite me te mira ,sepse do te vijne gjithsesi .

Informacionet qe n'a i sjell per cdo ngjarje çofshin te kesaj natyre ( te dhimbshme qe te revoltojne pa mase) ,çofshin ngjarje kulturore , aktivitete te ndryshme per popullaten e asaj ane, per neve jane shume me interes sepse ne media shume pak informohemi ..shume pak .

nderime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyWed Mar 26, 2008 4:39 pm

Ja edhe nje artikull qe ka te bej me Akademikun e Shquar shqiptar te Medvegjes Idriz Ajetin.Besoj qe eshte me interes...


Në Prishtinë u shfaq filmi dokumentar kushtuar Akademik Idriz Ajetit

Prishtinë 25 mars 2008(MedvegjaOnline.Com)

"Klasiku i fundit" titullohet filmi dokumentar, i cili i kushtohet akademikut
shqiptar të Medvegjës Idriz Ajetit
, u shfaq sot në kinemanë ABC në Prishtinë. Realizuar nga regjisori Halil Kamberi "Klasiku i fundit",është prodhim i televizionit publik shqiptar,ku prezantohet veprimtaria dhe kontributi i akademik Idriz Ajetit për gjuhën shqipe.Fillimisht filmi dokumentae ishte shfaq ne Televizionin Publik Shqiptar.

Regjisori i filmit, Halil Kamberi dhe ekipi që ka punuar në realizimin e tij, vlerësojnë se ka qenë moment i rëndësishëm ideja për një film të tillë përmes të cilit do të hidhej më shumë dritë mbi jetën dhe punën e palodhshme të Akademik Idriz Ajetit.

Akademik Idriz Ajeti është marrë me hulumtimin shkencor të dialekteve nga
pikëpamja diakronike, pastaj trajtimin e dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe studimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Ajeti ka trajtuar edhe çështje të gjuhës së sotme shqipe.



Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Clip_image001


Akademik
Idriz AJETI






Idriz Ajeti është një prej rilindësve të fundit, i cili përmes studimeve të shumta prej disa dekadash, dha kontribut të çmuar për gjuhësinë shqipe.
Kështu e vlerësojnë figurën e tij filologët e shumtë, bashkëpunëtorët e
studentët e tij.



Në vitin1962 pas themelimit të Fakultetit Filozofik themeloi revisten shkencore metitull,,Gjurmime Albanologjike’’

Vlen të theksohet se Akademik Idriz Ajeti u lind me 26 qershor 1917 ne TUPALLë të Medvegjës .Shkollen fillore e kreu ne Tupalle,Sjarine(afer Xhamis shkolla e vjeter) dhe ne Banje te Sjarines,ndërkaq të mesmen me sygjerim të Zenel HAJDINIT e përfundoi në Medresen e Madhe te
Shkupi
t në vitin 1938.
Po atëvit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – nëDegën e romanistikës.Studimet për dy vite radhazi i vazhdon në Itali,studimet imbaroi pas luftës, në vitin 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Beogradit.

Për një kohë punoj si profesor në Gjimnazin e Prishtinës,që nga viti 1968 ishte profesor ordinar në Degën e Gjuhës dheLetërsis Shqipe në Fakultetin Filologjik. Gjatëvitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, pastaj nga viti1971-73, dekan i FakultetitFilozofik, në vitet 1973-75 rektor i
Universitetit të Prishtinës, ndërkaq në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 drejtoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.


Nga viti1994 në Akademin e Arteve dhe Shkencave të Kosovës është kryeredaktor i revististës Shkencore ,,STUDIMI’’





Pas zgjedhjeve paralele t vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e
Kosovës i ka botuar veprën e plotë në pesë vëllime.Ishte antar i delegacionit të Kosovës në Rambuje në vitin 1999.


Për kontributin e madhë qe dha ne fusha të ndryshme ai u dekorua me disa qmime ndër të cilët edhe Shpërblimi i 7 Korrikut dhe ai i KAÇKJ. Presidenti Dr.Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikes se Kosovës Dr.Fatmir Sejdiu e dekoroi me Çmimin Presidencial për Studiues.



Akademik Idriz Ajeti aktualisht punon si kryeredaktor i revistes shkencore ,,STUDIMI'' si dhe eshte ne perpunim te disa titujve tjer shkencore.



Përmbledhjen e
pregaditi B.U
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
ficam
Përjashtuar
Përjashtuar
avatar

Numri i postimeve : 32
Registration date : 01/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: HISTORI E SHKURTER E TE ARDHURVE NE KOMUNEN E MEDVEGJES   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySat May 03, 2008 1:24 am




Nga aspekti i origjinës dhe prejardhjes së shqipëtarëve, komunën e Medvegjës e karakterizon një strukturë johomogjene e popullatës. Një pjesë e madhe e banorëve të këtyre trevave ka prejardhje nga viset e Toplicës dhe Jabllanicës së Poshtme.
Gjatë dimrit të madh të viteve 1877/78 shteti serb duke nuhatur si të favorshme situatën pas dobësimit të ndikimit të Perandorisë Turke në këto treva, vuri në lëvizje të gjithë mekanizmat e dhunës drejt përmbushjes së aspiratave të politikës okupuese serbe të parapara në projektin e "Naqertanjës" të vitit 1844.. Ky plan i Garashaninit kishte për qëllim pastrimin nga elementi etnik shqipëtar të trevave të Toplices, Jabllanicës së poshtme,Rrethit të Vranës e të Leskocit duke përfshirë edhe qytezat dhe qytetet si Kurshumlia, Prokupla, Bojniku,Lebana,Leskoci,Vraja,Nishi etj.
Dhuna karakterizohej me vrasje në masë, përzënje nga shtëpitë, plaqkitjen e gjithë pasurisë së fshatarëve dhe vurjen e flakës së çdo gjëje që siguronte existencën e tyre. Dimri dhe bora e madhe e shumëfishuan numrin e viktimave. Kolona të tëra fshatarësh lëvizin në drejtim të Kosovës. Rrugës hordhitë serbe i sulmonin dhe ua plaqkitnin edhe ato pak gjera që kishin arritur ti merrnin me vete. Situata e të ikurve ishte dramatike. Kishte raste kur kolona që vinin prapa hasnin në fëmijë të mbetur në borë pranë nënave të cilat tani më kishin vdekur. Në këtë rrugëtim të dhunshëm dhe të pashpresë shumë familje humbën të gjitha gjurmët nga të afërmit e tyre të cilët nuk i gjetën më kurrë. Drejtimi i kesaj lëvizje ishte Kosova, Shqipëria, Maqedonia por një numër shumë i madh i tyre shkoi deri në Anadollinë e largët. Shpesh u dëgjua nga goja e këtyre të ikurve të thonin "Pasi u detyruam t'i lëshojmë vatrat tona, atëher sa më larg serbit"
Fshatrat e Jabllanicës së Epërme ishin të populluara në shumicë me elementin shqipëtar; Pikërisht në këto vendbanime shumë nga këta të ikur gjetën strehim dhe mikëpritje prej nga nuk u larguan më kurrë. Kështu sot pas 130 vitesh duke u falënderuar toponimeve të marra nga viset ku u shpërngulën, me lehtësi i dallojmë këta muhaxhirë (të ardhur).
Këtu psh. mund t'i përmendim "RADECET" "RAFUNET" "CERNAVORRET" "RADINOCET" "VRANOCET" "TERSTENET" "BOJNIKET" "SHILLOVET"etj.
Kishte poashtu vendas të cilët lëvizën drejt Kosovës duke braktisur në tërësi disa fshatra të Jabllanicës së Epërme të cilat deri në këtë kohë ishin në shumicë të banuara nga shqiptarët. Pjesa dërmuese e kësaj popullate është vendosur në Kosove dhe sot identifikohen sipas emërtimit të bartur prej andej nga ku u shpërngulën. Të tillët i gjejmë psh. me mbiemër Borovci, Retkoceri,Stublla,Kapiti,Gjakli etj.
Sot këto fshatra janë në tërësi të banuara nga serbët.
Ishte kjo një pjesë e zymët e historisë sonë ku shqipëtarëve iu mor një teritor i përafërt me ate të Kosovës së sotme. Epshet sërbomëdha u ngopën edhe me vendimet që pasuan në instancat Evropiane të kohës të cilat jo që nuk dashtën ta detyrojnë shtetin serb të liroj tokat e okupuara të shqipëtarëve dhe të lejojë kthimin në vatrat e tyre, por ia njohu edhe Kosovën si pjesë të saj.
Një kapitull i kësaj historie të dhimbshme u përmbyll me pavarësimin e Kosovës, ku përfundimisht iu ndal hovi ekspansionizmit serb drejt tokave shqipëtare në dëm të të cilave nuk pushoi së lëvizuri kufiri gjatë dy shekujve të kaluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySat May 03, 2008 5:07 am

SHQIPËRIA ETNIKE

Nga Tomorr TOPLICA

TOPLICA DHE SANXHAKU

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 300px-000_Serbia_pa_Sanxhakun_e_Novi_Pazarit_e_Toplicën.Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Image001


TOPLICA

Kjo krahinë shqiptare është pjesa më veriore e Shqipërisë Etnike. Ajo fillon nga Medvegja e Vranja në jug dhe përfundon te Molla e Kuqe afër Nishit në veri. Në kohën e sundimit turk krahina e Toplicës ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës me emrin Sanxhaku i Toplicës (Nishit).

Çlirimi i viseve të Pashallakut të Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800-1875 nga sundimi osman ishte e drejtë legjitime e popullit serb. Mirëpo, në anën tjetër, pushteti serb largoi popullsinë joserbe nga ato treva. Kështu, sipas dokumenteve historiografike, nga viti 1800 e deri në vitin 1875 qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e Toplicës dhe nga Lugina e Moravës rreth 150.000 banorë shqiptarë. Regjimet e dinastisë së Obrenoviçve (1817-1903) vazhduan politikën terroriste shtetërore ndaj shqiptareve e boshnjakëve edhe gjat viteve 30-të shekullit XIX, me qëllim të spastrimit etnik të trojeve shqiptare.

Në frymën e kësaj politike, qeveria e Principatës së Serbisë urdhëroi me 1832 që çdo shqiptar dhe boshnjak, që kapet ne territorin e Serbisë, të goditet me nga 25 të rëna me shkop! Ndërsa me 1834 urdhëroi që të përdoret ushtria për të djegur fshatrat shqiptare. Pushteti serb më 1856, me marrëveshjen e Paqes së Parisit, kishte fituar njëfarë të drejte që t'i largojë të gjithë shqiptarët nga qytetet e Shumadisë, si dhe nga Hercegovina.

Më 2 Mars 1865 Knjaz Mihajli kishte nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të pushtuara. Me atë ligj territoret, të cilët i posedonin shqiptarët, sidomos nga Qarku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan, u kolonizuan menjëherë pas Kongresit të Berlinit, me njohjen e Serbisë si shtet nga ky kongres.

Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë te vendosur në shumicën e qyteteve, qytezave dhe fshatrave të Qarkut (Kazasë) të Nishit, të Qarkut të Vranjës, të Qarkut të Pirotit. Banorë shqiptarë kishte edhe në vendet tjera, sidomos në qytete, si p.sh. në: Qupri, Paraqin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Kralevë e deri në Beograd.

Rreth 350 000 shqiptarët vendas të Sanxhakut të Toplicës u dëbuan me dhunë ushtarako-policore nga mbretëria serbe e Obrenoviçëve gjatë luftës ruso-turke në vitet 70-të të shek.XIX. Në atë kohë u bë një gjenocid dhe pastrim etnik total i kësaj krahine shqiptare, kur janë vrarë e masakruar reth 70 000 shqiptarë, të cilët banonin në afro 700 fshatra e qytete shqiptare të Sanxhakut të Toplicës. Me qëllime kriminale të spastrimit etnik, janë zbrazur trojet me shumicë shqiptare të Jagodinës, Kosanicës, Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushecit, Nishit, Leskocit, Gurdulicës, Vranjës, Përkupës, Kurshumlisë,… etj. Popullsia e shpërngulur shqiptare, që i shpëtoi plumbit dhe bajonetës serbe, u vendos në jug të trojeve shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në fillim të vitit 1878 situata në frontin e luftës ruso-turke u përmbys plotësisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtritë ruse filluan të përparonin me shpejtësi në drejtim të jugut, pa ndeshur ndonjë rezistencë serioze nga ana e ushtrive osmane. Më 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, më 18 janar Edrenenë dhe më 28 janar arritën në fshatin Shën-Stefan, në periferi të Stambollit. Nga paniku që e pushtoi Perandorinë Osmane, përfituan ushtritë serbe, të cilat marshuan pa vështirësi drejt Toplicës në Vilajetin e Kosovës dhe pushtuan Pirotin, Nishin, Leskocin, Përkupën, Kurshumlinë, Vranjën dhe në fund të janarit arritën në Gjilan. Po ashtu, ushtritë malazeze pushtuan më 10 janar Tivarin, më 19 janar Ulqinin dhe një javë më vonë dolën në brigjet e liqenit të Shkodrës e të lumit të Bunës.

Nga një çështje territori, sot Krahina e Toplicës është shndërruar në një çështje "pronash" nga disa politikanë, historianë e publicistë, të cilët nuk kanë bosht kurrizor kombëtar. Këta pseudopatriotë mjaftohen që Serbia t'ua paguaj dëmshpërblimin dhe çmimin e pronave ish-pronarëve shqiptarë dhe çështja të mbyllet me kaq.

Por, ata harrojnë se prona është e shenjtë, ajo duhet t'i kthehet pronarit, që ai vetë pastaj të vendosë a do ta shesë apo jo. Pastaj, të gjithë Shqiptarët duhet ta dinë se Toplica as nuk shitet, as nuk blehet, ajo vetëm trashëgohet nga zotërinjtë e saj - Shqiptarët. Shqiptarët e Toplicës duhet të kthehen në vendlindjen e tyre dhe në pronat e tyre. Toplica ka qenë, është dhe do të mbetet një krahinë shqiptare, pjesë integrale dhe sovrane e Shqipërisë Etnike.


SANXHAKU

Sanxhaku është krahina më veri-perëndimore e Shqipërisë Etnike. Serbia është përpjekur vazhdimisht ta mbuloj me një harresë publike gjendjen dhe emrin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut ka një sipërfaqe prej 8.686 km2 dhe një popullsi prej 530 000 banorësh, nga të cilët 67 përqind janë boshnjakë (prej të cilëve gjysma janë shqiptarë të asimiluar që ende belbëzojnë shqip) dhe të tjerët serbë, malazezë, shqiptarë etj. Krahina është e ndarë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi (2/3 e territorit nën Serbi dhe 1/3 e saj nën Mal të Zi). Diskriminimi i thellë që i është bërë dhe po i bëhet popullsisë joserbo-malazeze të Sanxhakut, e ka shtyrë atë që shpesh të protestojë hapur, duke kërkuar të drejtat dhe liritë e veta kombëtare.

Në tetor të vitit 1991 në Sanxhak është zhvilluar një Referendum popullor, ku është votuar për Autonominë politike dhe territoriale, me të drejtë bashkimi me Shtetin e Kosovës, ku 98 % e votuesve votuan për Referendumin.

Udhëheqësit politik i kanë përcaktuar qartë kufinjtë e Sanxhakut dhe harta e tij është shpërndarë nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare që nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së e deri te qeveritë e të gjitha vendeve me peshë në skenën ndërkombëtare.

Që në fillimet e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, sanxhakasit u deklaruan për shkëputje nga Sërbia dhe Mali i Zi dhe për bashkim ose me Kosovën, ose me Bosnjen. Por vitet që pasuan, Sanxhakun më tepër e larguan nga Kosova dhe shqiptarët dhe më shumë e afruan me Bosnjën dhe boshnjakët, për arsye se shqiptarët e robëruar i kanë hallet e veta, kurse Shqipëria londineze nuk është në gjendje të përkrahë e të ndihmojë sa duhet Shqiptarët e jo më Sanxhakasit.

Diplomacia boshnjake, edhe pse e ndodhur në katarzin e luftës, u tregua më e shkathët se sa ajo shqiptare. Tani gjithnjë e më tepër Sanxhaku po del në skenën politike si faktor që më shumë i përket çështjes boshnjake se sa asaj shqiptare. Gjithë ambasadat boshnjake nëpër botë kanë marrë përsipër afirmimin e çështjes së Sanxhakut. Po ashtu faktori Sanxhak po luan një rol të rëndësishëm edhe në vetë Bosnjen. Luftëtarët më të shkathët dhe komandantët më të shquar në ushtrinë boshnjake janë pikërisht sanxhakasit.

Natyrisht, Sanxhaku nuk paraqet ndonjë faktor të rëndësishëm ekonomik, siç paraqet Kosova, por ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm në aspektin gjeopolitike e gjeostrategjik. Aktualisht, territoret e Bosnjës, me përjashtim të qytetit të Gorazhdës, i cili është nën mbrojtje të OKB-së, nuk kanë dalje në Sanxhak. Një ndër qëllimet prioritare boshnjake, sipas udhëheqësve të tyre ushtarakë, është shpërthimi në këtë drejtim dhe dalja në Sanxhak. Futja e zjarrit brenda kufinjve republikanë të Serbisë do të nxiste reaksione zinxhirore në vetë Serbinë dhe Malin e Zi, gjë që do t'u lehtësonte punë boshnjakëve. Kuptohet, as Kosova nuk ka se si të mbetet jashtë këtyre operacioneve ushtarake, sepse ajo kufizohet me Sanxhakun, i cili, në fund të fundit, është pjesë integrale e territoriale e saj. Shqipëria dhe Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për çdo rrethanë të re, që mund të krijohet në të ardhmen, që t'i dalin zot Sanxhakut, si krahina më veriore etnike e saj. Sanxhaku është një "bombë me sahat", e cila herëdokur do t'i shpërthejë Serbisë shoviniste në dorë e në fytyrë dhe do ta plandosë për tokë.

Kërkesa e sanxhakasve për Autonomi bazohet në të drejtat historike dhe juridike. Sanxhaku ka qenë rajon autonom që në kohën e Kongresit të Berlinit. Ai u pushtua ushtarakisht më 1912 nga Serbia, e cila e aneksoi dhe ia hoqi Autonominë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Kshilli Antifashist i Sanxhakut e shpalli atë Krahinë Autonome, por regjimi komunist titist ia hoqi këtë të drejë dhe madje administrativisht e ndau në dy pjesë, duke ia aneksuar një pjesë Serbisë dhe një pjesë Malit të Zi.

Populli i Sanxhakut asnjëherë nuk ka hequr dorë nga e drejta e tij për Autonomi Politiko-Territoriale dhe vetëvendosje, prandaj edhe në shtator të vitit 2006 prfaqësuesit e katër partive politike dhe të 9 organizatave joqeveritare të Sanxhakut nënshkruan një Deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë që të zgjidhet statusi i boshnjakve në Serbi dhe që Sanxhaku të jetë një krahinë Autonome Vetadministrative. Ato i kërkojnë qeverisë serbe që ajo të zbatojë më parë të drejtat dhe Autonominë e Sanxhakut në Serbi, përpara se të kërkojë "autonomi" për serbët e Kosovës, të cilët janë tre herë më pak në numër se popullsia josllave e Sanxhakut.

Fillimisht krahina e ndarë më dysh e Sanxhakut ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi duhet që të bashkohet dhe të shpallë Krahinën Autonome të Sanxhakut, që pastaj populli i Sanxhakut të vendosë vetë se me cilin shtet fqinj don të bashkohet: me Kosovën apo me Bosnjën.

Përndryshe, historikisht, Krahina e Sanxhakut ka qenë dhe mbetet krahinë integrale e Shqipërisë Etnike.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ficam
Përjashtuar
Përjashtuar
avatar

Numri i postimeve : 32
Registration date : 01/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySun May 04, 2008 12:44 am

Lexova me endje këtë shkrim të plasuar nga Sofra. Autori i kësaj pëmbledhje faktesh dhe të dhënash historike pa dyshim ka arsyetur mbiemrin që e mban. Në fakt ne të gjithë kemi obligim që të nxerrim në dritê çdo gjurmë të mbetur nga historia e kësaj tragjedie por për ata që kanë rrënjët nga këto treva, gjithsesi ështe një nxitje dhe frymëzim më tepër.
Në fëmijërinë time më ka rastisur të dëgjoi një këngë që i ishte dedikuar pikërisht käsaj masakre të dimrit të madh të vitit 1877/78. Disa vargje me kujtohen edhe sot dhe për hirë të lexuesit të këaj teme po i shkruaj këtu:

..."Qka po thot ky zog shiptari
qka po thot e qka po flet
po i shkruan letër babës mret
More babë baba mret
na ka marrë Serbia krejt
na ka marrë toke e shpi
po na qesin në borê e nê shi
qka po pshtojshin (shpetojshin) pa u mërdhi
po na i therrin me singi (bajonetë)

Qka po thot ai baba mret
qka po thot e qka po flet
për shiptart thot se kam dert
sma danë pushken pesqind vjet...

E shkrova kështu siq më ka mbetur në kujtesë pra në gegërishte.

Këta rreshta të kêsaj kënge që i kishte mbijetuar kohes na bënë të kuptojmë se dhuna dhe masakrat serbe që ushtroheshin ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare ishte aq e madhe sa që këta ishin detyruar të kërkojnê ndihmë edhe nga armiku i tyre shekullor ndaj të cilit asnjëher nuk kishte pushuar rezistenca.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyTue May 06, 2008 7:35 pm

Sinqerisht falenderoj Ficamin edhe Sofren qe sa do pak i kan sjell disa fakte te rendesishme te se kaluares son te lavdishme.
Ja nje shkrim i se tashmes,shkrim qe pak a shum e deshmon se elementi shqiptar ne Medvegje do mbijetoj perkunder veshtirsive.
Shkrimin e mora nga:
http://medvegjaonline.com/forum/showthread.php?t=12&page=4

Në Tupallë të Medvegjës u mbajtë manifestimi kulturor,,TAKIMET E VENDLINDJES''

Tupallë/Medvegjë 1 Maj 2008

Në këtë manifestim tradicional merrnin pjesë drejtues të pushtetit lokal në Medvegjë Sllobodan Drashkoviq, kryetar komune, Nagip Arifi, prefekt i Komunës së Bujanocit, deputeti republikan Riza Halimi,Rexhep Abazi,kryetar I LDI-së,Femi Beha,Kryetar i degës së PVD-së,përfaqsus të Bashksis Islame në Medvegjë Elham ef Hasani si dhe aktivistë të shumtë institucionalë dhe partiakë të rajonit të Luginës së Preshevës.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 80740832uz1
Deri sa nëpër vende të ndryshme të botës 1 Maji Dita Ndërkombëtare e Punës, u manifestua me protesta të shumta, për shkak, të ngritjes së shkallës së varfërisë, diskriminimit në punë dhe shtimit të papunësisëë, në Medvegjë kjo ditë u shënua me një varg aktivitetesh kulturore dhe sportive,kjo dit në Tupallë të Medvegjës njihet si festa e Takimeve të Vendlindjes tash e disa dekada.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 35271938ia6
Në Komunën e Medvegjës edhe këtë vit u shënua 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, e cila në këtë komunë ka marrë karakter tradicional të tipit "Takimet e vendlindjes". Për dallim nga vitet e mëparshme, këtë vit, kishte më pak pjesëmarrës, për shkak lansimit të një dezinformate se do të ketë protestë të rezervistëve serbë në këtë komunë, ndaj edhe vëreheshin forca të shtuara të sigurimit të rendit.

Në Komunën e Medvegjës edhe këtë vit u shënua 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, e cila në këtë komunë ka marrë karakter tradicional të tipit "Takimet e vendlindjes".
Në këtë manifestim tradicional merrnin pjesë drejtues të pushtetit lokal në Medvegjë Sllobodan Drashkoviq, kryetar komune, Nagip Arifi, prefekt i Komunës së Bujanocit, deputeti republikan Riza Halimi, Rexhep Abazi,kryetar I LDI-së,Femi Beha,Kryetar i degës së PVD-së,përfaqsus të Bashksis Islame në Medvegjë Elham ef Hasani si dhe aktivistë të shumtë institucionalë dhe partiakë të rajonit të Luginës së Preshevës.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 45227954wx0
Me kët rast pati edhe një takim në mes të liderit të PVD-së zotri Riza Halimit dhe ati të LDI-së zotri Rexhep Abazit ku u shqyrtua mundësia e përkrahjes se zgjedhjeve parlamentare nga ana e LDI-së ndonse kjo e fundit ende nuk ka një qendrim në lidhje me këtë qështje.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 91180407yo8
Shumë qytetarë të Medvegjës të shpërngulur në Kosovë, kishin ardhur të çmallen me vendlindjen, të ndezin zjarre dhe t'i vizitojnë varrezat e të parëve.
"Vij për çdo vjet në takimet e vendlindjes në Medvegjë. Oborret tona i ka mbuluar bari dhe oxhaqet çerdhet e lejlekëve.
Në këto anë të bukura të Luginës nuk dëgjohet vaji dhe gëzimi i fëmijëve. Besojmë në të ardhmen në se plotësohen kushtet do të kthehemi dhe këto male shekullore do të trazohen sërish nga vaji dhe gëzimi i fëmijëve tanë " tha plaku Ramush nga Medvegja, i shpërngulur në Fushë Kosovë, para disa vjetësh.

Për dallim nga vitet e mëparshme, këtë vit, kishte më pak pjesëmarrës, për shkak lansimit të një dezinformate se do të ketë protestë të rezervistëve serbë në këtë komunë, ndaj edhe vëreheshin forca të shtuara të sigurimit të rendit.

Gjithashtu për dallim nga vitet e më parshme,në kët vit nuk pati as program kulturor e artistik ndonse këte më herët e kishte premtue kryetari i bashksis lokale të Tupallës njëherish edhe kryetari I Këshillit Organizativ S.Halimi.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 57960312qr5
Në fund të turnirit të futbollit të vogël ku morën pjes më shum se 13 ekipe,mes tyre edhe nga Bujanoci,Prishtina,Fushë Kosova e Medvegja epiteti i më të mirit i takoj ekipit ,,TROJET’’ nga Tupalla,u shperndan edhe kupat që ishin pregadit enkas për këtë turnir.

Vlen të Theksohet se Takimet e Vendlindjes ket vit i kan përcjell edhe disa medija te shkruara dhe elektronike në mes tyre,,Radio Televizioni Publik i Kosoves,Radio Televizioni i Presheves,Televizioni Spektri Bujanoc,Radio Medvegja,Medvegja.Info,Medvegjaonline.Com,Kosovali ndore.Com,revista Perspektiva Bujanoc e tjer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySun May 11, 2008 5:09 am



Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 23456D06BC5367D28C1651



Kliko këtu >
kenga e medvegjes





_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fi2a1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fi2a1

Male
Numri i postimeve : 124
Age : 35
Registration date : 11/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySun May 11, 2008 2:21 pm

kam qen ne kohen e luftes ne ato ane disa muj derisa u kry lufta veq medvegja me rrethin a mu duk mu a apo ahste ashtu se di shumica ishin asimilu bre sdi ishalla zoti ju nimon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar


Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySun May 11, 2008 4:46 pm

Ja edhe disa të dhëna mbi Popullatën e ktyre tri komunave .

Vlersimi i vitit 1991, Rexhistrimin e përgjithëshem i zbatuar në vitin 1991 e kanë bojkotuar shqipëtarët në Kosovë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje. Vlersimet për numrin e popullatës shqipëtare janë bërë në bazë të regjistrimit të vitit 1981. Sipas tyre, në komunën e Bujanocit ishin 49.238 banorë, prej tyre reth 30% Serb (14,660), 60% Shqipëtar (29.588), dhe diç më pak se 9% Romë. (4.408). Është vlersuar se në komunën e Preshevës kanë jetuar 38.943 banorë, prej tyre reth 90% Shqipëtar ( 34.992), 8% Serb ( 3.206 ) dhe 1,29 % Romë (505). Enti federativ për statistikë nuk i ka publikuar vlersimet për komunën e Medvegjës, por vetem rezulltatët e regjistrimit sipas të cilëve në këtë komunë ishin 13.368 banorë, prej tyre 9.205 Serb dhe Malazezë dhe 3832 Shqipëtar.
Popullsia prej vitit 1999 deri në mes të vitit 2001 për shkak të konflikteve të armatoura dhe frikës për siguri, popullata shqipëtare nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës tri herë janë larguar nga shtepitë e tyre. Vala e parë ishtë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, kur nga ky teritor është larguar një e treta e Shqipëtarve. Vetem nga komuna e Preshevës kanë ikur rreth 20. 000 .
Pjesa më e madhe e popullatës shqipetare pas bombardimeve janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, por jo të gjithë. Sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, në Kosovë në shtator të vitit 1999 ishin 3.227 persona të zhvendosur nga këto tri komuna. Në Maqedoni, në fund të tetorit të vitit 1999 ishin reth 3.000 të ikur nga Presheva dhe Bujanoci. Vala e dytë e shpërnguljeve filloi në vitin 2000. Në fillim të konflikteve ndërmjet forcave të sigurimit dhe UÇPMB-së, nërmjet shkurtit dhe qershorit të vitit 2000, rreth 900 familje i kanë lëshuar shtëpitë e tyre. Intensifikimi i konflikteve në nëntor të njejtit vitë ka shkaktuar shpërnguljen e rreth 10.000 Shqipëtarve. Pjesa më e madhe e tyre ështe strehuar në Kosovë, në komunën e Gjilanit. Shpëngulja ka vazhduar edhe gjatë vitit 2001. Ne fund të muajit maj, gjatë valës së tretë të shpërnguljeve nga Presheva dhe Bujanoci, në Kosovë ishin 14.000 të zhvendosur nga ky teritor.
Kthimi më i rëndsishëm dhe i qëndrueshëm i popullatës shqipëtare, në menyrë të pavarur ose me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ka ndodhur në mes të vitit 2001. Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc pas përfundimit të konflikteve janë kthyer gjithësej rreth 5.300 Shqipëtarë. Përfaqsuesit e Trupit Koordinues qeveritar theksojnë se ky numër ështe 8.346. Në komunën e Preshevës deri në muajin tetor të vitit 2001 janë kthyer 1.263 persona të zhvendosur, derisa 400 janë ende në Kosovë.
Nëpër fshatra në veri të skajshme të komunës së Bujanocit, i cili është i njohur me emrin Malesia Bujanoc( fshatrat Zarbinc, Pribovc, Ravno Buçje, Suharn, Novo sellë) prej 247 familjeve të ikura, nga qershori deri në mes të shtatorit të vitit 2001 janë kthyer vetëm 90. Në komunën e Medvegjës pas shpërnguljes kanë mbetur rreth 300 shqipëtarë, por pas përfundimit të konflikteve janë kthyer edhe reth 400.
Gjatë vitit 2002 nuk ka ndodhur kthimi masiv i shqipëtarve të mbetur. Ata me ndihmën e e organizatave ndërkombëtare i vizituan shtëpitë e tyre, por shumica nuk mund të vendosin për tu kthyer. Numëri i saktë i shqiptarëve të zhvendosur intern, të cilët edhe më tutje janë në Kosovë, duhet të jetë i njohur pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Serbi, në kuadër të se cilit është kryer edhe regjistrimi i të zhvendosurve intern nga këto tri komuna.
Vlerësimi për vitin 2001 Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombtare, në vitin 2001 numëri i përgjithshëm i banorëve të komunës së Preshevës ka qenë 46.000, prej të cilit rreth 92 % ishin shqiptarë, 7 % serbë dhe 1 % romë. Në Bujanoc kanë jetuar 49.000 banorë ( 50 % shqiptarë, 36 % serbë dhe 14 % romë), ndërsa komuna e Medvegjës ka patur 13.500 banorë ( 67% Serbë. 32 % Shqipëtarë, 1 % Romë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySun May 11, 2008 6:46 pm

fi2a1 shkruajti:
kam qen ne kohen e luftes ne ato ane disa muj derisa u kry lufta veq medvegja me rrethin a mu duk mu a apo ahste ashtu se di shumica ishin asimilu bre sdi ishalla zoti ju nimon

asimilim është kur serbizohesh fi2a1 Shocked ... kurse atje po bëjnë përpjekje të mbijetojnë dhunen serbe.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fi2a1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fi2a1

Male
Numri i postimeve : 124
Age : 35
Registration date : 11/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySun May 11, 2008 7:08 pm

sofra te pershendes bash ashtu kam thene asimilime di shum mire se qka don em than kjo fjal

kam ndejte 5 muaj ne ato ane po thash edhe me larte inshalla don zoti e mbijetojn dhunen serbe qe ke thene

sofra 70% te fjalorit e folshin serbishte o vella skishin as rrespkte per neve te kosoves askund nuk kam pa ndonje plak me plis e shum e shum sene tjera

rrespekte per ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySun May 11, 2008 11:09 pm

Në cilin vend ke ndjet 5 muaj fi2a1.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fi2a1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fi2a1

Male
Numri i postimeve : 124
Age : 35
Registration date : 11/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySun May 11, 2008 11:27 pm

ne rrethinen e medvegjes dhe te bujanocit ma shum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptySun May 11, 2008 11:39 pm

Nejse fi2a1 për Bujanocin nuk di aq shumë dhe nuk flas diçka që nuk e di, por në Medvegjë dhe rrethinë nuk ka familje që së paku një është shkolluar në Prishtinë madje ka shumë që e kanë përfunduar edhe fakultetin. Por shifra 70% që flasin serbisht është shumë e madhe, nuk them se ka aty këtu ndonjë fjalë që e përdorin por ka edhe në Kosovë fjalë që i përdorin serbisht sepse pushtimi i gjatë ka lënë pasojat e veta e sidomos në Medvegjë, që me sa di unë nuk ka shkollë të mesme në gjuhë amtare.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyMon May 12, 2008 12:46 am

fla Pershendetje,

Meqe jetoj ne Medvegje dhe jam shum krenar per kete padyshim qe jam mundu mi rujt trevat e te parve te mi.
Me duhet ta kundershtoj ashper mendimin e zotriut fi2a1,nuk eshte e vertet qe 70 % e Medvegjasve folin ose perdorin fjal serbe nuk e di ka i ke marr keto te dhana me duhet te rikujtoj qe ne mes te Bujanocit dhe Medvegjes eshte nje pjes e Komunes se Lebanes apo Leskovcit dhe Medvegja e Bujanoci teritorialisht nuk kufizohen mes vete askund.Ndoshta juve keni qen ne ndonje fshat serb sepse ne ket pjes ne mes te Bujanocit dhe Medvegjes nuk ka ndonje vendbanim shqiptar.

Siq e ka cek edhe Sofra ne Medvegje nuk ka familje pa te shkollum e qe shkollimin e kan perfundu ne Kosove.Medvegjasite sod krenohen qe diten dhe ruajten traditen,gjuhen dhe ligjet kombetare shqiptare perkunder asaj qe eshte punu mjaft ne asimilim.Medvegjasit nuk mund ti dallosh per shprehjet e tyre nga Prishinalit dhe te ju them sinqerisht kam pas rastin me pas shum miq te Kosoves dhe me gjuhen tone jan te befasum per se miri.Siq e ceku edhe sofra per Bujanoc nuk di shum mirpo per Medvegje ato qka i ka cek zotria apo zonja me lart jan totalisht te paverteta.

Une e kam knaqesin qe ende si kam braktis trojet e mija stergjyshore dhe jam njohes i mir i rrtethanave ne teren,nuk eshte e vertet as qe nuk i dojm Kosovaret perkundrazi neve kemi pas shum refugjat gjat luftes se vitit 1999 nga Kosova ne Medvegje dhe me shum kemi qendru maleve se neper shtepi pershkak te asaj qe nuk kishim te drejt me mbajt refugjat.

Mirpo e keqja e Medvegjes eshte se jan debu shum njerz dhe ne vend ka fillu zbehja e elementit shqiptar,sod ne Medvegje u mbajten edhe zgjedhjet lokale dhe kesaj radhe shqiptaret e Medvegjes ju kan pergjigj ketyre zgjedhjeve shum me mir se herave tjera.Nga territori i Republikes se Kosoves sod Medvegjes ja kishin mesy mbi 20 autobus per te marr pjes ne zgjedhjet lokale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyMon May 12, 2008 12:54 am

Fatlum , shume mire e paskeni ceke edhe ju ..problem eshte shperngulja e popullates atje dhe as un nuk besoj ne asnje moment se shqiptaret atje po asimilohen ( kuptimin e te ciles fjale e ka ka spjegu shume mire edhe Sofra ).
shqiptare nga Kosova Lindore kam pas rast te njoh dhe te them te drjeten jo qe e flasin mire gjuhen shqipe por me duhet t'a them qe e flasin edhe shume paster .

nderime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar


Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyMon May 12, 2008 1:22 am

Do të lidhem mr temen Komuna e Medevegjes dhe komuna e Bujanocit gjeografikisht jan të ndara shum bile edhe në mes tyre ka komuna tjera që i ndajn (jan Vranja Leskovci ku jeton 100% serb )ndërsa një pjesa tjeter hyn disa fshatra të komunes së Dardanes ish Kamenica dhe kti lidhen me lebane dhe dalin në Medvegj (që atë pjesen tjeter nuk kam njohuri )
E që për gjuhen apo asimilimi nuk di asht në Medevegj, por pëtr Komunen e Bujanovcit dhe Presheves e dij se ka shum fjal serbe që i përdor pjo pjes si kan mbet nuk di mirpo asimilim nuk do i thosha ndoshta nuk përdoret gjuha gramatikore por jan të shkolluar shum sidomos nëpër fshatra të siq e quajn ato malsia e Bujanocit deri von kan pasur vështërsi shkollimi mendoj shkolla të larta dhe fakuletete për arsyje ekonomike si dhe transportuese se shteti i kishte lan pas dore për qëllime të veta ,dallimin mund të bëhet shum thjesht ,sepse qdo fshat ku kan jetu Serbet kan pasur rrugët të asfaltura dhe abutobusi ka qarkullu por mos të harroj se fshatrat Shqiptare i takojn komunes së bujanocit e Fshatrta Serbe i takonin shumica komenës së Vranjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyMon May 12, 2008 1:35 am

Deli te falenderoj per keto sqarime gjeografike,Euridika pajtona me mendimin tuaj plotesisht.

Sa i perket gjuhes per ata qe nuk e din po shkruaj se Medvegjasit sod kan qasje ne televizionet shqiptare madje edhe ato te shqiperis permes DigitAlb-it edhe kjo ka ndiku ne permisimin e gjuhes.

Mirpo nje fakt shum me rendesi nuk guxojm ta harrojm se shqiptaret e Medvegjes me gjelozi te madhe e kan rujt dhe kultivu gjuhen shqipe.Mund te bisedosh sod me nje banor shqiptar te Medvegjes qe ndoshta nuk eshte fare i shkollum mund te jet edhe i moshave te vjetra dhe e shef se qfar gjuhe te rrjedhshme e fol.Nuk e mohoj se nuk ka ndonje fjal serbe mirpo te jeni te bindun se Medvegjasit perdorin fjal serbe me pak se ne Kosove,dhe nuk eshte per tu habit qe perdoret ndonje fjal serbe sepse sod ne Medvegje nuk kije as nje lokal,minimarket,restorant te shqiptarve perveq nje hoteli.Ne Medvegje ne komun duhet te folesh serbisht,sepse ka fare pak shqiptar ne administrat,ne te gjitha institucionet lokale e shtetrore ku te nevojitet per ta perfundu ndonje pun e interersit te caktum shqiptari i Medvegjes duhet me fol serbisht.dhe perkunder kesaj ne jemi krenar sod qe kemi rujt dhe kultivu gjuhen tone amtare.

Kur eshte fjala per biseda familare apo ndershqiptare serbishtja nuk perdoret fare dhe me gjelozi ruhet dhe folet shqipja...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Musafir
Vizitor
avatar


Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyMon May 12, 2008 1:46 am

fatlum atë dehsta të them edhe unë se gjuha zyrtare ka qen Sebishtja në qdo vend për të kry një pun duhen të flasin gjuhen e tyre , e që në Bujanovc dh Preshev tash kjo ka ndrishu pak a shm ka Shqiptar që punojn nëpër zyre të ndrishme ,(Më par ishte edhe po të kishte qen Shqiptar nuk të fliste Shqip për hatër të kolegës së punes e sod kjo ka ndrishu për të mirë )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ficam
Përjashtuar
Përjashtuar
avatar

Numri i postimeve : 32
Registration date : 01/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyMon May 12, 2008 1:51 am

fi2a1 shkruajti:
sofra te pershendes bash ashtu kam thene asimilime di shum mire se qka don em than kjo fjal

kam ndejte 5 muaj ne ato ane po thash edhe me larte inshalla don zoti e mbijetojn dhunen serbe qe ke thene

sofra 70% te fjalorit e folshin serbishte o vella skishin as rrespkte per neve te kosoves askund nuk kam pa ndonje plak me plis e shum e shum sene tjera

rrespekte per ty

Rrralle ndonjëher më ka ra të lexoi ndonjë akuzë të rëndë dhe tê pa bazuar si këtë qe e citoj këtu mê lart. Me të vërtetë u preka shumë meqenëse edhe une jam i lindur dhe i rritur në një fshat të Medvegjës dhe nuk i kuptoi njerëzit si mund t'ia lejojnë vetes të plasojnë një shkrim të tillë në opinion pa e matur fare dëmin që një vlerësim i tillë për një popullatë të tërë, mund të ketë në opinion.
Nuk e kam ndërmend këtu të elaboroi as gjuhën, as veshjen as traditën e shqiptarëve të Komunës së Medvegjës, por mund të them se askush nuk ka të drejtë të na akuzoi se nuk i duam dhe respektojmë shqiptarët kudo që ata jetojnë si popullatë dhe si individ dhe aq më shum popullin e Kosovës ku pjesa dërmuese nga ne është shkolluar dhe adukuar. Nuk është traditë jona që të shkelim mbi bukën e ngrënë dhe diturinë e nxënë në tokën e Kosovës.
Prandaj le t'i mbetet në ndërgjegje këtij individi i cili me gjasë nuk është i vetëdijshëm për mëkatin që bënë duke drejtuar gishtin me këto akuza ndaj kësaj popullate e cila me sakrifica të mëdha po i mbijeton ekzistencës në këtë pjesë të Shqipërisë etnike.

_________________________________________________________
Në jetë duhet gjunjëzuar vetëm kur duam të këpusim një lule


Edituar për herë të fundit nga ficam në Mon May 12, 2008 2:07 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyMon May 12, 2008 1:53 am

Po Deli ,ashtu ka qen deri ne 2003-ten kur ne Kuvendin Komunal te Medvegjes u miratua dy gjuhsia dhe sod gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare njetrajtesisht me gjuhen serbe d.m.th jo si gjuhe e dyte zyrtare por si gjuhe e njetrajtshme me serbishten.

Ata pak shqiptar qe punojn ne administaraten komunale flasin shqip dhe te jem i sinqert un kur hyj ne komun flas shqip dhe nuk brengosem fare per mendimin e askujt.

Edhe nje sqarim shqiptaret e Medvegjes sod kan edhe nenkryetarin e KK shqiptar si dhe drejtorin e sherbimeve publike pran KK te Medvegjes.

Situata ka fillu te ndryshoj per te mir besoj vetum se nevojitet nje angazhim ma i madh i joni si shoqri civile.
Deli Presheva,Bujanoci edhe Medvegja deri ne vitin 1951 ishin pjes e Kosoves,Presheva dihet se ka nje popullsi shumic apsolute shqiptare edhe Bujanocin tashme e kan marr shqiptaret mirpo qeshtja ma e ndishme padyshim se mbetetet Medvegja.

Perkunder gjitha ketyre gjuha tradita dhe kultura shqiptare eshte rujt mjaft mir...


Ficam si gjithmon pajtona me mendimin tuaj,me te vertet ky shkrim i pa bazum na beri te ndihemi keq mirpo kur e verteta qendron ne anen tone ateher skem nevoj mu brengos shum per shkrime te tilla te pa bazume ne asgje te vertet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyMon May 12, 2008 5:36 am

KOSOVA LINDORE DHE ÇAMËRIA


Nga Tomorr TOPLICA

KOSOVA LINDORE

Krahina shqiptare e Kosovës Lindore është skaji më veri-lindor i Shqipërisë Etnike dhe shtrihet në drejtimin veri-jug, duke filluar nga qyteti i Medvegjës, nëpër Bujanoc, vazhdon në Preshevë dhe mbaron në kufi me Maqedoninë. Në perëndim kufizohet me Kosovën, kursen ë lindje me komunën e Vrajës. Gjatë gjithë historisë, qënga koha ilire e deri më sot kjo krahinë ka qenë dhe është e banuar me shumicë të popullsisë shqiptare. Pas mbarimit të Luftës II Botërore, me përdhunë është shkëputur nga Kosova dhe i është aneksuar Serbisë. Kosova Lindore është e banuar me rreth 100.000 banorë, prej të cilëve mbi 90% janë shqiptarë.

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës - Kosova Lindore, me Referendumin Popullor të mbajtur më 1 dhe 2 mars 1992, u deklaruan për Autonomi Politike e Territoriale me të drejtë ribashkimi me Kosovën, por nuk i qëndrojnë sa duhet besnik këtij referendumi dhe nuk punojnë sa duhet për zbatimin në praktikë të tij. Nuk bëri punë dhe nuk solli asnjë përparim e përmirësim politiko-ekonomik as lufta e UÇPMB-së dhe Marrëveshja e Konçulit e 12 majit 2001.

Si në të gjitha trevat shqiptare, edhe në Kosovën Lindore pas shembjes së sistemit njëpartiak u formuan shumë parti politike, të cilat nuk i kanë sjellë deri më tani ndonjë dobi të madhe kësaj krahine. Nuk mund të quhet demokraci as atdhetarizëm, por është bajraktarizëm, karrierizëm, egoizëm e marrëzi formimi i 7-8 partive politike në tri komunat e vogla të Kosovës Lindore!

Paria politika e Kosovës Lindore bëri edhe një gabim të madh politik, historik e kombëtar kur ia ndërroi emrin vendit nga Kosova Lindore në "Lugina e Preshevës", duke mohuar kështue edhe faktin se është pjesë e shkëputur me dhunë nga Kosova. Emërtimi i vendit Kosova Lindore filloi të përdoret menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kur Serbia e ndau këtë territor nga Kosova dhe ia bashkangjiti me dhunë ushtarako-policore shtetit serb. Dhe për të treguar se kjo krahinë ishte dhe është pjesë përbërse e Kosovës, banorët dhe politikanët kombëtarë, historianët dhe të tjerët e emërtuan vendin si Kosova Lindore. Sipas onomastikës, emri i vendit, i tokës, trevës apo krahinës është tapia e një vendi. Nuk ka dështim më të madh se të heqësh dorë nga emëri i vendit, që dëshmon tapinë e pronësisë historike dhe etnike, siç ka ndodhur dhe po ndodhë aktualisht me heqjen e emërit të vendit Kosovë Lindore dhe futjen e konceptit me kuptim gjeografik "Luginë", përkatësisht "Luginë e Preshevës”. Vetë emri Kosovë Lindore nënkupton se ky vend është pjesë integrale, por e shkëputur, e Kosovës dhe rrjedhimisht duhet të bashkohet me të.

Por ajo që është edhe më paradoksale dhe që nuk do asnjë koment, është fakti se paria politike e Kosovës Lindore organizoi në mars 1992 një goxha Referendum, përmes të të cilit populli i kësaj ane u deklarua për Autonomi Politike e Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, kurse po në këtë dokument të këtij farë referendumi u hoq emri i vendit: Kosovë Lindore dhe u zëvendësua me emrin "Luginë e Preshevës"! Pra, hipokritët politikë të kësaj krahine në njërën anë deklarohen "për bashkim me Kosovën", kursen ë anën tjetër nuk duan ta quajnë veten Kosovarë dhe vendin e tyre Kosovë Lindore! Pra, de facto, janë kundër këtij bashkimi! Kjo është një demagogji e tejdukshme, një antishqiptarizëm i hapur dhe një veprimtari e dënueshme antikombëtare.

Aspak më mirë nuk vepruan luftëtarët e lirisë të UÇPMB-së, të cilët e pranuan në heshtje këtë ndërrim emri të krahinës nga paria politike, duke mos e emruar Ushtrinë me emrin kombëtar: Ushtria Çlirimtare e Kosovës Lindore, por e emëruan me një vargan të tërë emrash e germash, si UÇPMB! Kjo vërteton shkurtpamësinë dhe mungesën e pjekurisë politike dhe kombëtare të këtyre luftëtarëve. Në këtë mënyrë, si paria politike, ashtu edhe paria ushtarake, hoqën dorë nga tapia për vendin e tyre dhe nga e drejta legjitime për bashkim natyror me Kosovën, sepse deri më 1992 ata ishin vetë Kosova, pjesë e trungut të Kosovës, me emër e mbiemër. Me vetëdije apo pa vetëdije ata e flakën tej konceptin dhe emrin Kosovë Lindore, emër i cili për dekada me rradhë kishte hyrë në Abetare, në librat shkollorë e studimorë, në librat e historisë, të etnografisë dhe gjeografisë.

Koncepti gjeopolitik e antikombëtar “Lugina e Preshevës” do të përligjësohet veçanërisht me Marrëveshjen e Konçulit, më 12 maj 2001 dhe me rastin e formimit të të ashtuquajturit Këshillit Koordinues të Përfaqësuesve Politikë Shqiptarë të Luginës së Preshevës, më 1 gusht 2002.

Nga vetë përmbajtja e konceptit gjeopolitik të mësipërm del qartë se shqiptarët, pikërisht bajraktarët e tyre në rend të parë, kanë hequr dorë nga argumenti i prekshëm i tapisë së vendit. Koncepti “Kosovë Lindore” ngërthente në vete këtë tapi të pronësisë, kurse koncepti “Lugina e Preshevës” nuk tregon përkatësinë e tapisë. Ajo mund t’i takojë, dhe do t’i takojë atij vendi dhe atij kombi që është më i forti. Duhet gjak tjetër që t’i rikthehet tapia e vendit amë, Kosovës, sepse liderët e saj politikë e luftarakë kanë hequr dorë nga tapia e saj historike dhe etnike kosovaro-shqiptare!

Partitë politike të Kosovës Lindore zhvillojnë një politikë jo serioze. Ata herë e njohin herë nuk e njohin si shtet të tyre Serbinë, herë dalin herë nuk dalin në zgjedhjet e shtetit serb! Është patriotike të mos e njohish Kushtetutën e Serbisë, por është papjekuri politike dhe paradoksale që të dalësh në zgjedhjet serbe të organizuara në bazë të po asaj Kushtetute! Disa parti shqiptare të Kosovës Lindore nuk kanë një politikë stabile dhe parimore kombëtare. Por për këtë akt ato nuk janë të vetme, sepse fajin kryesor e kanë qendrat e politikës shqiptare: Tirana, Prishtina dhe Tetova, nga ku i morën instruksionet partitë politike të Kosovës Lindore që ato duhet të dalin në zgjedhjet e 21 janarit 2007 në Serbi! Edhe pse mbi gjysma e popullsisë shqiptare të Kosovës Lindore i bojkotoi këto zgjedhje, humbës dolën shqiptarët, sepse u thellua hendeku i përçarjes ndërmjet partive politike, si dhe brenda popullit shqiptar të krahinës.

Ardhmëria e Kosovës Lindore është jetësimi i Autonomisë Politiko-Territoriale, brenda Serbisë, si fillim dhe pastaj bashkimi i kësaj Krahine Autonome me shtetin amë - Kosovën.

ÇAMËRIA

Thesprotia ishte emri i vjetër i pjesës jugore të Shqipërisë me emrin Çamëri.

Krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve. Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe në veri kufizohet me Republikën e Shqipërisë dhe me Maqedoninë. Në jug përfundon në qytetin e Prevezës, te gjiri i Artës.

Thesprotët e vjetër i perkasin popullit Pellazg. Ishin të një gjaku dhe kishin të njejtën gjuhë me popullin e Kaonisë dhe të Mollosisë. Përveç thesprotëve në Çamërinë antike banonin edhe fiset tjera pellazgo-ilire si: Mollosët, Dodonët, Kaonët, Kasopianët, Efyrianët etj. Thesprotët (Çamët) për shumë kohë u qeverisën nga krerët e tyre dhe pastaj u pushtuan nga sundimtari i Mollosëve, Pirrua dhe më vonë iu aneksuan shtetit pellazgo-maqedonas të Lekës së Madh.

Emri Çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Kalama) që e përshkon. Në kohën antike Çamëria ishte banuar prej fisit ilir të Thesprotëve. Historia e saj bën pjesë në historinë e Epirit antik. Më vonë kaloi nën sundimin e Romës dhe të Perandorisë Bizantine. Në fillim të shekullit XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit, kurse në gjysmën e dytë të shekullit XIV bënte pjesë në Despotatin shqiptar të Artës të prirë nga Gjin Bue Shpata, Pjetër Loshi, Gjon Zenebishi etj.

Më 1449 Çamëria u pushtua nga Perandoria Osmane. Në shekullin XV u bë shesh i luftës kundër vërshimit osman, nën udhëheqjen e feudalëve të familjes Zenebishi. Nën sundimin osman, Çamëria bënte pjesë në Sanxhakun e Delvinës si dhe të Janinës dhe u bë shesh i kryengritjeve anti-osmane në shekullin XVI e fillim të shekullit XVII.

Në shekullin XVIII filloi islamizimi i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së Sulit dhe të Pargës, për t'i shpëtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë. Edhe në Çamëri u përforcua në shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çifligarë vendas, të cilët u bënë faktorë politikë me rëndësi në luftën për pushtetin lokal, deri sa çamëria ra nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Në vitet 1820 - 1850 Çamëria u përfshi në kryengritjet e mëdha anti-osmane. Më 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave të andartëve grekë u pritën me armë në dorë nga popullsia.

Gjatë viteve l878-81, degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në çamëri morën pjesë në luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë dhe tërësisë së trojeve amtare. çështja çame u ngrit me forcë në periudhën pas Kongresit të Berlinit (1878) kur u kërkua që çamëria të coptohej dhe t'i kolonte Mbretërisë Greke. Forcat atdhetare pa dallime shoqërore e fetare nën udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit, si një trup i vetëm, u bënë ballë pretendimeve grabitqare greke si dhe Fuqive të Mëdha. Në luften për ruajtjen e tërësisë tokësore shqiptare u shqua biri i madh i çamërisë Abedin Dino, politikan, diplomat dhe erudit i shquar i kombit shqiptar, i cili në krye të lëvizjes bëri të mundur që çamëria për 35 vjet të mos bëhej pre e pretendimeve grabitqare.Gjatë kryengritjeve shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XX , Çamëria ka qenë fushë veprimi e çetave patriotike dhe e një vargu komitetesh kombëtare. Gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, në Çamëri vërshuan trupat greke. Në ndihmë të popullsisë vendase që kishte rrokur armët, nga qeveria e Vlorës u dërguan forca ushtarake, por me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 1913, Çamëria iu aneksua shtetit grek.

Pas Luftës së Parë Botërore (l9l4-l8), qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë me mijëra banorë të popullsisë shqiptare myslimane për në Turqi, me pretekstin se për shkak të fesë së tyre ishin "turq". Qeveritë e ndryshme greke prej atëherë deri më sot, me metodat më mizore kryen masakra, spastrime etnikofetare, ndaluan shkollat në gjuhën shqipe dhe mohuan çdo të drejtë njerëzore, duke grabitur tokat me lloj - lloj menyrash dhe duke mbjellë terror psikologjik.

Në mars të vitit 1913 u masakruan 72 intelektualë dhe personalitete të Çamërisë. Në vitet 20-të u shprnguleën me dhunë rreth 15.000 muslimanë çamë, duke i këmbyer me grekë të Anadollit. Në vitin 1940 ndanë nga familjet 6.000 burra nga 15 – 70 vjeç dhe i internuan në ishujt e Egjeut pa asnje shkak ku vdiqën nga torturat mbi 500 vetë.

Në periudhën 27 qershor 1944 - 13 mars 1945 u krye spastrimi etnikofetar përfundimtar i mbi 50.000 shqiptarëve çamë të religjionit musliman nga trojet e tyre me gjenocid të pashembullt, ku humbën jetën rreth 9.000 vetë dhe vdiqën rrugëve për në Republikën e Shqipërisë, nga uria dhe sëmundjet, rreth 2400 të tjerë. Popullsia e Çamërisë ishte rreth 93 % shqiptare, ndërsa pjesa tjetër përbehej nga grupe të tilla si grekë, vllehë dhe romë etj.

Në periudhën mes viteve1913-1944 gati 850.000 shqiptarë çamë janë dëbuar me dhunë në drejtim të Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit dhe Europës.

Qendrat e banuara kryesore të çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi, Parga, Preveza, Arta, Janina, Kosturi, Konica, Florina, etj.

Nga gjiri i populli shqiptar të Çamërisë kanë dalë figura të ndritura të kombit shqiptar si: Pirro i Epirit, Pjetër Losha, Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishi, Marko Boçari, Foto Xhavella, Luli Çapari, Osman Taka, Çelo Mezani, Maksim Artioti, Muhamet Kyçyku, Hasan Tahsini, Abedin Dino, Elena Gjika (Dora D'lstria), Kolë Idromeno, Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko),... etj.

Sot në Çamëri banojnë Arvanitët dhe Shqiptarët çamë ortodoksë, por pa të drejtë arsimi në gjuhën amtare, pa të drejta kombëtare dhe njerëzore dhe pa të drejtë të deklarimi të identitetit të tyre kombëtar. Kurse popullsia çame e besimit musliman u dëbua tërësisht në vitin 1945 nga ushtria shovenisto-fashiste e Greqisë.

Fillimisht në Çamëri duhet të kthehen, të riatdhesohen çamët e dëbuar me dhunë ushtarake, dhe t'u kthehen pronat e tyre të gjithë refugjatëve çamë dhe pastaj Çamërisë t'i njihet e drejta e Krahinës Autonome Politiko-Territoriale brenda Greqisë, me perspektivë për Referendum e Vetëvendosje demokratike dhe bashkim me Shqipërinë.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyTue May 13, 2008 7:39 pm

Medvegja eshte ne rrezik te madh. Duhet ta clirojme sa s'eshte vone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fi2a1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fi2a1

Male
Numri i postimeve : 124
Age : 35
Registration date : 11/05/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 EmptyTue May 13, 2008 11:00 pm

kam vetem nje pytje per juve kam rrepekt per ju ama disa nga ju qe keni then se kam dhene fjal pa baz e sene vene thot nje fajl e urte e VERTETA ESHTE E HIDHUR mue me vjen shum keq qe ajo ane ska met edhe shumm kohe do te asimilohet plotesishte nese nuk ndermerr diqka dikush

kam nje pytje per ju

KU ISHIT KUR FILLOJ LUFTA NE PRESHEV MEDVEGJ E BUJANOC ??

,e gjithe rrepektin qe kam per ju pershendes kaloini mir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ç'dimë për Medvegjën
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: