Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 67
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

- ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME Empty
MesazhTitulli: - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME   - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME EmptySun Sep 28, 2008 5:48 pm

Ëmbëlsia e dashuris dhe dhimbja e madhe, kuptohen vetëm në gjuhën e nënës.
- ESE -
AFORIZMA
Formalizëm :

Një katalizator i fuqishëm që, ul paaftësinë e përkohshme në punë dhe shton invaliditetin.

Propotencë :

Një stil i vjetër të sjelluri,që bën të korrësh atje ku s’mbjell.
Humanizëm :

Një ilaç i shpikur nga Sokrati i lashtë, por që shum mjek nuk e njohin fare.

Burokratizëm:

Një lloj kategorie profesionale, që tregon shkallën e ngritjes së një kuadri, për ta dalluar atë nga njerëzit e thjeshtë.

Shfrytëzim 8-orarshi:

Një term i vjetëruar, që pengon t'i shmangesh bezdisjes nga pacientët.
***
-Gabimin e guzhinjerit e mbulon mjeku, por gabimin e mjekut e mbulon dheu.
***
Ç’ndryshim ka-PRONARI nga BERBERI ?
BERBERI të qeth e të rruan si do ti, PRONARI të qeth e të rruan si do ai.
***
- Mund të hash një thes me kripë, ose me piper por, që të korigjosh grekun...? Kjo s’ngjirohet fareeee.
- Një burr i mirë e bën të lumtur gruan.
Një grua e mir e bën zot burrin.
Danel Cana
: Këshilla të moçme popullore

-Njeriu në jetë, që të jet njeri,
Duhet të punoi me ndershmëri.
-Ai që s’ka nder, s’beson asnjeri.
Kujton se janë të gjith si Ai.
-Vesin e keq, luftoje që në kokë.
Po bëre provën, të ka zënë rob.
-Të mburrësh veten, është krejt gabim,
Nga kjo në jetë s’ke kurrë fitim.
-Ai që gënjen, s’ka besë, as nder.
gishtin mos ja jepë se, krahun të merr.
......................................

-Ai që shokut, ja thotë në sy,
Ka mëndje të artë e zëmër flori.
-Gruaja e bukur të kënaq synë.
E mira zemrën ta përtërin.
-E mirë është ajo, që zemrën ta fal.
Besën dhe nderin i ka ideal.
-Familje e lumtur ësht vetëm ajo,
Ku harmonia hidhërimin mposht
.....................................


Ai që kursen një pikë,bën dhuratë një prikë!
Të jesh i bukur,është gëzim.Të jesh fisnik,është lumturi.
Gruas puthi buzën por jo gjuhën
Ata që quhen të ËMBËL:Janë simpatik,e mbivlerësojnë veten duke ja hequr këtë të drejtë tjetërit të shprehet.Janë fjalëpakë.Shpesh i largohen argëtimit personal duke pritur idhullin në heshteje.Heroi i tyre nuk është gjithmonë real.
Ata që quhen TË KRIPUR :Janë tërheqës.bëjnë shumë për të tjerët.I kushtohen jetës stabile private dhe ju pëlqen shoqëria.Disa herë e fshehin epshin por janë në gjëndje ta tregojnë në momente intime.Kur dashurojnë e vlerësojnë dhe jan të qëndrueshëm.
Përgatitur nga Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

- ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME Empty
MesazhTitulli: Re: - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME   - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME EmptySun Sep 28, 2008 5:50 pm

Ali Baba Tepelena a kemi mundesi te postojme edhe ese te bera nga forumistet?

Te pershendes e te uroj per temen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 67
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

- ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME Empty
MesazhTitulli: Re: - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME   - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME EmptySun Sep 28, 2008 5:53 pm

FABULA

Hahej dhelpra me kangur:
-Kështu si ty, hidhem dhe unë!
-Hidhesh ti...por jo në tokë!
- Eh...! Kur s'ke këmbë...do kesh kokë!

..............................

Hahej dhelpra me majmunë:
- Nuk bën mir, përqesh të tjerët!
E ç'më duhet, ç'bën një tjetër?!
- Do ta merrja si këshillë,
Por...të mos e thosh një dhelpër.

E S S E

- Turpi i shekullit e dini kush janë ?
Luftërat dhe varfërija pa anë.
- Injoranca e shekullit, ç’është vallë ?
Feja , e racizmi i maskuar.
- Nderi dhe krenarija , kush ?
Ai që e di, mëndjen të ma mbush...!

E S S E

Drejtësia nuk është vërtetësi.
Drejtësia është mundësi.

GAZMORE
Të gjith peshqit e Jonit dhe të Adriatikut vendosën të mblidhen një ditë në gjirin e Vlorës.
Pse thoni ju ??
....Për të inaguruar fillimet e punimeve për ndërtimin e TEC-it e petroliferës Ha...
Danel Cana 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 67
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

- ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME Empty
MesazhTitulli: Re: - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME   - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME EmptySun Sep 28, 2008 5:55 pm

Përshëndetje Guximi.Pikërisht atë kam bërë.Anëtar i forumit është edhe krijuesi.
respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

- ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME Empty
MesazhTitulli: Re: - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME   - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME EmptySun Sep 28, 2008 5:57 pm

Atehere edhe une kam nje ese qe do te deshiroja ta postoja me vone, e kam postuar ne nje vend jo perkates, ne munges te kesaj teme.

Respekt gjithashtu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

- ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME Empty
MesazhTitulli: Re: - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME   - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME EmptyTue Sep 30, 2008 3:06 pm

Nëse njerëzimi arrinë te kuptoj se deri ne c’masë ka perparuar shkenca dhe ne pergjithësi te kuptojmë intensitetin dhe nivelin tonë evolutiv atëherë fare mirë mund ta kuptojmë se sa gjigante, e nderlikuar, e stërmadhuar dhe e shumë-llojshme është gjithësia - ekzistenca materiale.
Kur shikojmë me kujdes te arriturat tona prej pikës kur ne filluam te kuptojmë e ta perceptojmë drejt shkencën, arrijmë ne perfundim se ne njohim shumë ligje natyrore, e shoqërore te cilat na shtynë deri ne nivelin ku jemi sot. Këtë nuk e bëmë per arsye tjeter, vec se te arrijmë te mbijetojmë, te zhvilllohemi, e ta permiresojmë jetën e gjithësecilit.
Kemi fatin qe po jetojmë ne një kohë e vend ku shkenca ka perparuar ne një masë të konsiderueshme, dhe po përparon me hapa te shpejtë. Mund te themi shlirë e pa pikë dyshimi se po I ngushtojmë perimetrin mistereve rreth ligjeve te natyrës tone që na rrethojnë. Por për fatin tonë të keq e kunderta ndodhë sa I përket mistereve tona jasht vendbanimit tonë, jasht shtepisë tonë te vjetër - tokës.
Hapësira jasht sistemit tonë diellor (më së largu) për cdo njeri ne tokë është një vorbullë gjigante e mbushur me mistere te pafundme për të cilat vetëm mund të imagjinojmë e fantazojmë me baza shkencore.
Gjithësinë e kemi paramenduar si një top (me (pa) fund) që t’kurret e zgjerohet në mënyrë te njëtrajtshme e pafundesisht, sa është kjo logjike dhe sa I pershtatet ligjeve shkencore ja lëmë ne dorë kohës e shkencës bashkëkohore. Ky fakt natyrisht se bënë pjesë ne shkencën e errët, te pasqaruar,e misterioze, shkencë për të cilen njerëzit gjithmonë kanë shikuar por s’kane parë gjë.
Fakti që shkenca përmirësoj jetën e cdo njeriu, besoj që nuk vlen të përmenden shembuj, thjeshtë merrni kompjuterin e elektroniken në përgjithësi të cilat ishin revolucion I vertet. Pra besimi I njerëzve dhe mbështetja e tyre te shkenca, eshte shtuar e stërmadhuar jasht zakonisht shumë gjat shekullit te XX, për shkak të shpikjeve madhore që shkruan historinë.
Shkenca është udhërrëfyesi I njerëzve për të hapur botë te panjohura e të errta. Ajo eshte shkopi I njeriut te verbër. Njeriu I verber edhe pse pa shkop mundohet në një menyrë ta gjej shtegun e shpëtimin e vetë, kurse njerëzimi pa shkencë është vetëm nje shoqëri e egër që vdes dalë-ngadal në Universin e ftohtë, te errët, e misterioz. Pa luftë, pa përpjekje a pa mundime, thjeshtë vdekje e frikshme dhe e menjëherëshme.
Ajo eshte mburoja e gurët, dhe simbas fakteve të deritanishme, edhe e pathyeshme.
Cdo njeri nga ne, si qenje që bëjmë pjesë në një bashkësi te quajtur njerëzim, e ka peshën dhe vendin e tij të caktuar ne shoqëri, prandaj ne mund te kontribojmë në ndërtimin dhe ne murosjen e mburojes, që ajo të bëhet sa më e fortë, sa më e pamposhtur, e sa më efikase për të vepruar ndaj cdo fenomoni. Nga guri të shëndrrohet në një celik - në një obelisk të vërtet.
Deri me tani zelli dhe knaqësia e muratoreve per te punuara nuk ka qene edhe aq e shpresëdhënëse, per arsye të caktuara shoqërore apo ndonjë arsye tjetër, duhet të punojmë ta ndryshojmë mentalitetin njerëzor, sepse një ushtari të madh I duhet mburoja e celiket, dhe shpata e mprehtë vdekjeprurëse, dhe sepse jemi nje specie e ndarë padrejtsisht qe punojmë për interesa, e jo për te mire e përbashkët të njerëzimt. Jemi e ardhmja e botës fantastiko-shkencore, prandaj duhet të mbështetemi sa më shumë ne shkencë, zbulime e kërkime shkencore, ato kanë të bëjnë direkt apo indirekt me jetën dhe të ardhmen tonë.
” Te punojmë, Sepse shkenca eshte bukuria, karakteri dhe shpirti që na fali natyra”


Per reviste te shkolles...Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

- ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME Empty
MesazhTitulli: Re: - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME   - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME EmptyTue Sep 30, 2008 3:07 pm

Titullin a pate "Shkenca Dhe Njerezimi"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





- ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME Empty
MesazhTitulli: Re: - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME   - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
- ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj
» Foto te ndryshme
» Nje Komb ABETARE te ndryshme?
» Fjali te ndryshme ne dialektet tona.
» Nje histori nga jeta juaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: