Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 107
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptySat Sep 27, 2008 10:36 pm

SE kujtdreqit i ra ndërmend ta ndryshojë emrin e shqiptarëve tëpushtuar robër nën shtetin grek, nga etninomi (nomi etnik,emri etnik, shqip) - arban (arban, gege dhe arbër, toske) dhe nga toponomi - ARBANIA edhe me çfarë qëllimi e bën atë ndryshim shumë drastik dhe të pakapshëm origjinalisht (anipse përsëri me domethënie shqipe), në etninomin - çam (çami, çamja, çamët) dhe toponomin - Çamëria - kjo kjo është bërë përqëllime të caktuara!

Kur në greqishte është etninomi - arvan (arvani, arvanja, arvanitët) dhe toponomi - Arvania dhe shkronja greke - v, është - b edhe krejt në shqip si gjuha amtare det të jetë etninomi - arban (arban, arbani, arbana), kurse toponomi - ARBANIA. Pra, arban, arbani, arbana, arbanët - Arbania dhe assesi nuk bën - arvanit, arvaniti, arvanitët e Arvania. Ky është një gabim a keqpërdorim drastik i krejt emërtimit! Dihet historikisht edhe nga authorë grek se në Greqi jetojnë mbi tre milion shqiptarë, ku pjesa dërmuese janë asimiluar me diskriminime ekonomike, sociale, e politike...

Pse të thohet mbrapsht, e naivisht - arvanitët, arvanitasit, kur ata janë ARBANËT E ARBANISË, ku edhe vet shkenca sllave i ka thirrë dhe i thirrë - arban, arbanasi, domethanë se ma afër janë emërtimet sllave se sa vet shqipe?

Mendoj se shumëma mirë dhe ma afër origjinës gjenetike e antropologjike e linguistike do të ishte edhe emërtimi - ARBANIA për emërtimin - Albania, ngase thohet se ka ekzistuar një fis me emrin - alban, albanët në Albaninë e sotme, kurse nuk dihet asnjë princ alban, asnjë histori albane, vetëm një qytet - Albanopolis, Albanoi, nga një hartë gjeografike e gjeografit antik Ptolemeut shek.II p.e.s ku edhe ai emërtim ështëma shumë greqisht se sa shqip edhe ështëngatrruar edhe me emërtimin e albanëve dhe Albanisë së Kaukazit - anipse edhe atje ishte historiografi hillire pellgazgjike!!!

Pra, a duhet të jetë origjinal etninomi - çam, (çami, çama, çamët) dhe toponomi - Çamëria, apo krejt shqip e me histori të lashtë paraindoeuropiane - etninomi - ARBAN (ARBANI, ARBANA, ARBANËT) DHE TOPONOMI - ARBANIA?

ARBANIA me arbanët është vet trungu i Shqipes (Arbanishtes së lashtë), pra është vet origjina e Gegnisë dhe Tosknisë, si Ama e popullit të sotëm shqiptar dhe njëherit edhe vet Arbanishtja asht Ama e dy dialekteve tona - gege e toske!

Arbanishtja e lashtë ishte krejtsisht e folmja e sotme gege dhe vonë u formua toskërishtja, ku lidhet vet emri me emërtimet latine-romake: Toskana, toskan, toskani etj.

Arbanishtja asht gjuha e lashtë shqiptare, me të cilën mund të bëjmë të gjitha gjurmimet historiografike, linguistike, etnografike, gjeopolitike, historike - me shkua deri tek burimi i gjuhëve indo-europiane dhe vet Indoeuropianishtja asht vet - Hillirishtja, illirishtja e lashtë pellgasgjike trekontinentale afriko-azio-europiane që njihet BOTA ANTIKE E ANTIKUITIT (që sllavisht quhet - Antikitet!

Do të ishte me interes historiografik e linguistik, poqëse dikush mund të kontribuojë në këtë themë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptySat Sep 27, 2008 11:36 pm

Nezir, une nuk mendoj se emri dhe makrotoponimi 'cam' dhe 'Cameri' eshte bere per qellime te caktuara. Cameri eshte nje toponim qe ka nje mbeshtetje te argumentuar historike. Te Studime Gjuhesore, Eqrem Cabej thote se emri Cam vjen nga emri i lumit te lashte qe kalonte neper Epir me emrin 'Tsiam'. Pra, gjate evolvimit fonetik, dyshja bashketingllore TS eshte trasnformuar ne Ç, pra nga TSiam ne Çam.

Kurse, sic e permend edhe Milan Shuflaj emri Arbani ose Arberi ne mesjete perfshinte nje territor prej Bosnjes Jugore e gjirit te Kotorrit deri ne Etoli ne Jug. Emri Arbani ose Arberi (Arberi eshte pasoje e rotacizmit ne toskerisht) ishte nje eponim qe kishte fituar shtrirje te madhe ne mesjete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 107
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptySun Sep 28, 2008 1:08 am

Nezir Myrta / SHPJEGIMI I EMRIT – ÇAMËRIA







AMË E
ÇAME – ÇAMËRIA








Emri –
Çamëria
që përcakton toponomin në fjalë, si krahinë e ndame
shqiptare, nga Trungu Amtar dhe që formohet në bazë të etninomit –
çam (çami, çamët), derisot, nuk është hasë të jetë
shpjeguar me një ethymologji të sigurtë, sipas linguistikës
gjenetike domethënia e vet emrit, vetëmse, thohet se vie nga fjala
– t’ çam, nga emri i lumit – Kallama (Thyamis) dhe dihet si
territor dhe popullësi shqiptare (abëreshe), me aneksimin që iu bë
Greqisë, me një histori të dhimbshme, me një kulturë të lashtë.



Përkundër asimilimit të dhunshëm nga grekët, Çamëria arrinë të
mbijetojë, me të gjitha forcat shpirtërore kulturore, duke ruajtur
fshehtas: gjuhën shqipe (arbërishte), dokët e zakonet shqiptare,
me një përbërje numerike banorësh, mbi tre milion shqiptarë, që
njihen si arvanitas (arbanitas), arbëreshë të Greqisë.



Sipas studjuesit, V. Rafailidhis prezenca arvanite në Greqi,
fillon me mendimin e shprehur t
ë
tij, se: “Arvanitët, kjo farë e ashpër dhe krenare, e cila
përllogaritet të jetë rreth tre (3) milion në shtetin e sotëm
grek”, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë, si një pjesë
vitale e këtij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së
origjinës’ -
e vijon thënien studjuesi, Irakli Koçollari,
për Arvanitët.



Ndërsa, emri – arvanitas, si thirrje greqishte, është
vet emri – arbanitas, arbanit (arban), i shqipes gege, që në
mungesë të theksimit të tingullit – b, në greqishte, rrodhi
theksimi i tingullit – v (b=v), në emrin tonë, që njihen sot –
arvanitasit. Kjo fjalë gegënishte – arbanitas (arvanitas), si
rrënjësore e lashtë illirishte, iu mbeti pikërisht, popullësisë
shqiptare arbëreshe në Greqi, e cila e flet një gjuhë me idioma të
lashtësisë, me një fonetikë historike që kërkon gjurmim të thellë
linguistik, e që sot duket sikur një e folme gege e toske bashkë,
si një tërësi uniteti të shqipes së hershme, një Toskërishte e
përzier me rrënjet e ruajtura shumë më të hershme
illiro-pellagsishte, nga sa i kanë sot vet dialektet e Gegënishtes
dhe Toskërishtes së sotme, - sikur rrënjë të mbetura të një gjuhe
të gjallë paraballkanike dhe PIE dhe e mbetur gjithmonshëm gjuhë e
gjallë arbanite. Në arvanishte (arbërishte) të Çamërisë, sot mund
të vërehet gërshetimi i dy elementeve gege-toske, sikur një lidhje
koherente (anipse e tëholluar sa s’ka më ku të shkojë), na duket
sikur shihet si një dritë e largët linguistike kryebote, apo
fillbote të të folurit të njeriut – aqë janë ruajtur rrënjet e
hershme pellgasishte.






Gjuha shqipe e folur në Çamëri, mund të theksojmë se është
pikëtakimi, apo pikëpjekja e dy dialekteve tona, gege e toske, me
elemente të lashtësisë historiko-linguistike, si gërshetim
dialektesh e nëndialektesh shqipe, si një gjuhë e ruajtur me
elemente origjinale të rrënjeve illirishte. Ndoshta, kjo formë e
ruajtjes së origjinalitetit rrënjësor linguistik në të folur, u
ruajt në vetvete, ngase nuk u bë kurrfarë aplikimi i gjuhës së
njësuar shqipe, si ndalim arbitrar hegjemonist grek, për tu
shprehur zyrtarisht si gjuhë amtare e arbanitëve. Nuk pati një
zyrtarizim të Arbanishtes, ngase është bija e Pellgasishtes, së
lashtë, prej së cilës rrodhi vet kjo greqishtja e lashtë, duke
mbuluar rrënjet arbanishte me ato greqishte të reja me sufiksalet
– os. Nuk pat



një formë dirigjimi nga askush për ta zyrtarizuar si gjuhë
arbanite as krahas gjuhës greke dhe mbeti si dhunëti e natyrës në
të folurit e çamëve (arvanitëve-arbanitëve), ku rrënjet e fjalëve
shqipe në të folur popullor të çamëve, sikur xhveshin rrënjet
greqishte dhe na lidhin me gjuhën e lashtë pellgazgjike. Gjuha e
folur çame, duhet të shkruhet në origjinalin e saj të natyrës
linguistike, sepse aty janë rrënjet e gjuhës Amë Pellgasishte
shqipe, si gjuhë e natyrës shqipe të lashtë, ku kemi shumë burime
studimesh në të folmen arbanishte (arvanishte), për thema të mëdha
në gjurmimet illiristike PIE.



Vlen të paraqesim shembuj të të folurit arbanitas (arvanitas), në
shprehjet e dokeve e zakoneve të lashta, të shqiptimit të
emërtimeve të sotme onomastike - qoftë antroponome, toponome,
hidronome, epinome, apo edhe në lirikën dhe epikën popullore,
sikurse mund të vërehet gërshetimi elementar gegë-toskë, në këto
vargje të një kënge popullore arvanite: “Di fjalë çova Djevit /
Të fala të të thetë, / Po Djevi nuk ta tha, / Se nuk e lanë retë”.
Numrori – di (dy fjalë), folja – thetë (thotë), shprehja –
‘nuk ta tha’ dhe folja e vargut të fundit – lanë (nuk e lanë),
janë veçoritë e illirishtes së lashtë, ku zëvëndësimi i zanores –
y, me – i (y=i) sot është theksim i të folmes dibranishte, e cila
është një e folme shumë e hershme illirishte, por që në gjuhë
gërshetohet elementi gegë i foljes lanë (e lanë) si theksim i
zanores hundore – a^ (se nuk e lanë retë), do të thotë se ende
nuk e lanë retë,
sikurse edhe në trajtën – nuk e lan (lanë).
Kjo folje shqipe – la, si çështje e hapur fono-morfologjike shqipe
( la – lamja, e la – lanja, me la, e me lanë – për të larë, e për
të lënë), edhepse janë bërë studime lidhur me to, ende nuk është
arrijtë një shpjegim i plotë.





Të folmen arvanite, unë e quaj – Arbanishtja e Lashtë PIE, gjuha
e Dardhanusit, birit të Zojsit (Zeusit 2690-2615 p.e.r.), është
gjuha e Hillionit, gjuha Trojane, illirishtja e fillit të të
folurit dhe të të shkruarit të gjuhës së njeriut - Kuniformit,
është filli i Pellgasishtes – e mbetur sot edhe në rrënjet e
fjalëve të të folurit të Çamëve, në atë gjuhë të sotme natyrore,
pa ndonjë rregullore të re, që duket një gjuhë e lirë, e
trashiguar nëpër filizat arbanite, sikur një gjuhë e paprekur, si
një gjuhë e lirë e natyrës shqipe, gjuhë e Natyrës Thotishte, si
Geni gjenealogjik i gjuhës - Geni i Guhës Gege, që është themeli i
çdo gjuhe indo-europiane (për atë edhe grekët nuk i quajnë çamët –
arvëritas-arbëritas, por – arvanitas). Arbanishtja është filli i
gjuhëve PIE.



Arbanishtja është burimi kuniform i Linguistikës Gjenerale, e cila
me plot të drejtë fuqimisht quhet – Arbanistika (që sot arbëreshët
e Greqisë e kanë si shkencë linguistike – Arvanistika), sepse nga
Arbanishtja burojnë të gjitha emërtimet: arabike, aramike,
indo-europiane e më gjërë. Në Arbanishte, si gjuhë illiro-
pellgasishte, sot gjinden jovetëm fillet e greqishtes së vjetër,
por edhe fillet e indishtes së lashtë, sanskritishtes, fillet nga
soni i skroles – soni i skrimit – që është zoni i shkrimit
të shkroles së gjuhës së njeriut – shkrimi i shkronjes së zërit,
apo i zërit të shkronjes abecedike (alfabetike).





Emërtimet – arbanitas (arvanitas) dhe arbëresh, si dy forma
gege-toske, ku e para njihet zyrtarisht, si arvanitas - ndërsa e
dyta si njohje për arbëreshët e Greqisë dhe arbëreshët e Italisë,
jovetëm që, reflektojnë një burim të përbashkët të shqipes, por
edhe na e ofrojnë më afër syve të mendjes shqiptare vet
illirishten pellgazgjike – ku, këto dy emërtime, lidhen direkt me
kuniformin (arban-arbër), që vet forma e kunit, vie në shprehje
edhe për atë njeriun që ban-bën arën (arbani-arbëri) – kuni si
forma e parë e lavrimit të arës me ku^ (parmendë), poashtu edhe si
formë kuni (lapsi), për shkrimin e shkrolës shqipe pellgasishte –
Kuniformi, si Arbanishte illiro-pellgasishte.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 107
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptySun Sep 28, 2008 1:12 am

vjon -

ETHYMOLOGJIA
E FJALËVE – GEGË E TOSKË



Sipas
mendimit tim, etninomet – gegë dhe toskë, të cilët përbëjnë
etninomin e sotëm gjeneral – shqiptar, ende janë pa një
ethymologji të sigurtë dhe sikur duken si koncepte të veçuara
gegënishte e toskërishte të shqipes, mendoj se kemi arritur në një
ethymologji të sigurtë me këtë theori:


Arbanishtja është Gegënishtja e cila formohet nga etninomi – gegë,
që ka kuptimin – gjegjë, ai që gjegjet (Gega geget), gjegjet,
përgjegjet, ku edhe u formua toponomi – Gegënia e Dradhanisë
illire.



Kurse – Arbërishtja është Toskërishtja, e cila fjalë vie nga
fjala – toskë, me prejardhje nga Etruskishtja, që ethymologjia e
fjalës – etrosk-etrusk, vie nga shprehja – e trojës (E Trojës,
Troja illire – Hillioni – Illioni i Dardhanisë PIE),
ku nga
shprehja – e trojes, me kuptimin – ajo popullësi e Trojës
Hillire, është thirrë – e Trojës – etrojes – etroske – etruske,
nga rrënja fono-morfologjike - etrosk - etrusk
(etruskan – Etruria,
sot krahinë në Italinë e lashtë).
Mbase, nga fjala e formuar – etrosk-etruskë, rrodhi fjala e
shkurtë emërtuese – tosk – toskë – Toska – Toskëria e sotme
shqiptare
dhe (Toskana, toponom i sotëm në Itali), nga
etninomi - toskë, toskan), si dhe toponomi i lashtë –
Etruria, nga gjuha etruske (etroske – e trojes), në lidhje
gjenealogjiko-linguistike me Amën illirishte paraballkanike, që
sot është rrënja e saj – Toskërishtja, dialekti i Shqipes. Sepse
Trojanët, pas Luftës së Trojës u shpërngulen sëpari në Ballkan nga
Troja (Hillioni hillirian) dhe vijuan shtegëtimin në Apenine, ajo
popullësia e Trojes – etroskët (etruskët), ku edhe formuan
gjuhën dhe kulturën etruske të lashtë, e cila në realitet është
një Arbërishte e lashtë.



Fjala – toskë, sipas kësaj theorie, vjen duke u formuar në
etapa kohore linguistike nëpër këto faza të të folurit: e
Trojes –
>
e trosk –> etrosk (etrusk) –> trosk –> tosk –> toskë –> toska –>
Toskëria -> Toskërishtja.





Pra, emri – toskë, lidhet me Trojën PIE, me zgjërim onomastik
dhe onomasiologjik në ujdhesat: Sicilia, Sardenja e Korzika, nga
jugu italian i sotëm, me përhapje të gjërë Apenine, si rrjedhë e
popullëzimit illiro-pellgazgjik, ku na dalin disa emërtime
etninomesh – etrosk (etrusk) – arbëresh – latin – romak – ital
(Italia e sotme), tëvona vijnë zgjërimet demografike – gal, galët
(Galia - Franca e sotme) – sak (sakët, saksonët - Saksonia) - dhe
– skot (skotët – Skotllanda e sotme), – si formë e arritjes
dykrahëshe historike, përmes vijes gjenealogjike ballkanike dhe
apenine, duke u takuar historikisht me rrënjet gjermanike
(saksone, istveone dhe allemane) – nga përhapjet dardhane gege
përmes Ballkanit, në zemër europiane me gjermanikët, e deri në
pjesën veriore europiane të sotme.







ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ÇAMËRIA







Etninomi – çam -
i cli formoi pra
toponomin - Çamëria , linguistikisht lidhet me hidronomin
Thyamis – që është emërtimi i lumit – Kallama, që sipas
shpjegimit të shqipes, duhet të jetë me prejardhje nga fjala –
kallam, kallamishte, si kuptim i konceptit – Thyama kallamishte,
me shpjegim të emërtimit të kallinjve të kallamit, bimë barishte
ujësore. E tash, kah e ka ethymologjinë e vet emri i hidronomit –
Thyamis, i greqishtes së lashtë, mbetet për tu gjurmuar në këtë
theori, si hipothezë linguistike, të cilën do ta shtrojmë në këtë
studim.


Emri –
Thyamis,
si emër lumi, mendojmë se përbëhet nga dy pjesë
linguistike: thy + am + is (ku pjesa fundore – is, është
sufiksi, prapashtesa e kompozitës), të cilat janë krejtësisht dy
fjalë shqipe – një folje shqipe dhe një emër shqip.



Pjesa e
parë e emërtimit – thy – është folja shqipe – thy –
thye – thyer
(prej foljes me thye – për të thyer), në kuptimin
e vetes së tretë të vetorit të shqipes – (u) thy (ai, ajo), në
numrin njajës – kurse në shumësin e shqipes – (u) thyen (ata,
ato), veta e tretë e vetorit dhe poashtu edhe e diftorit – (u)
thyen (këta, këto), në formën e kohës së foljes në aoristit (e
kryera e thjeshtë), ku sipas zgjedhimit të foljes në gramatikën
shqipe duket kështu:





Folja – thyer –
aoristi – thy






Koha e kryer e thjeshtë




Numri
njajës...............................................Numri shumës




(u)theva(unë)
............................................ (u) thyem (na)


(u)theve(ti)
................................................(u)thyet(ju)



(u)thy(ai,ajo)
............................................
(u) thyen (ata, ato)






Pra, pjesa e
parë e kompozitës – thyamis – thy, është folja shqipe,
kurse, pjesa e dytë – am, (thy + am = thyam), është emri
shqip illirisht – amë, ama (a^më, a^ma), ëma, në kuptimin
amtar, e cila si formë fjalëformuese, bie në përfundim logjik të
shprehjes shqipe – thy amë, thy ama (ëma), Ama e thyer, (u) thy
ama e lumit
(vendi kryesor esencial i shtratit të lumit), ku
na rrjedhë emërtimi – thy+am(ë) = thyam(ë) – thy ama – Thyama,
nga kuptimi i thyerjes së Amës pellgazgjike illire, si
kompozitë e formuar – Thyam+is (nga sufiksi – is) = Thyamis.




Mendojmë se, kjo ethymologji shqipe e emrit
të hidronomit – Thyamis, lidhet linguistikisht shqip, me formën
tjetër poashtu të shqipes, ku nga shprehja – thy amë, thy ama,
rrodhi synonomi tjetër me kuptimin e njejtë – ça amë, ça ama,
ku në vet foljen shqipe – thy, si fillesa e kompozitës – Thy + am
+ is = Thyamis, përgjigjet poashtu folja tjetër shqipe – ça
(me ça, çamë, çamje, të çamit, të shkyemit – thyerja e amës,
çarja e amës-ëmës), të thyemit e amës, thyemja e amës, apo
çamja e amës
(në kuptimin e njejtë: çamja e amës së lumit) –
sipas shprehjes shqipe – ça am(ë), (u) ça ama. Pra, edhe
ashtu sikurse tek hidronomi – Thyam(is), është synonomi –
Ça+amë,
(ça ama, ama e çame, ëma e çarë, e ndarë, nga një
tërësi amtare – Ça (a)më = Çamë, ku me rënien e njerit
tingull, zanores – a, si shëmangie fonetike shqipe, për të
shprehur një emërtim më të shkurtë, të natyrshëm, sipas natyrës së
gjuhës shqipe, rrodhi emërtimi – çamë (ça+amë). Kurse,përmes përcaktimit sufiksal, iu dha prapashtesa – ri,
në trajtën e pashquar të emrit, respektivisht të toponomit –
Çamëri (ça+amë+ri),
kurse në trajtën e shquar të emrit-toponom
mori fundesën a sufiksin – a, Çamëri+a = Çamëria, (ça+më+ri+a).
Prej shprehjes – thy amë, në synonomin tjetër të shprehjes së
njejtë – ça amë, vetëm me një ndryshim fonetik nga ai
sufiksal i lashtë illirishte (is), në këtë – ri-a, na rrjedhë i
njejti kuptim sikurse – Thyamis, poashtu edhe – Çamëria.




Nga kuptimi
i shprehjes – ça ama (nda ama – ndarë ëma-çarë ëma), si kuptim
filozofik, i ndamjes së Amës pellgazgjike illire, mbeti si
plotfuqishmëri linguistike edhe vet etninomi – çam (çami,
çamët) – Çami i Çamërisë, Çamët e Çamërisë, Çamëria
– si pjesë
e ndarë, e çame nga trungu i hershëm pellgazgjik me Thanën illire
(Thana –Ethana, Ethëna – Athenne – Athinë-a), poashtu edhe si
pjesë e çame (e ndarë), edhe më vonë nga trungu illir – Shqipëria.




Çamët, janë
autoktonë në trojet e tyre paragreke, si pasardhës të përzierjes
dardhane-etruske, ku na dokumentojnë shumë argumente të gjuhës së
lashtë me elemente të përziera gege-toske, të dokeve e zakoneve,
lirikës e epikës popullore dhe të cilët sot janë në tehirë të
asimilimit e zhdukjes së pamëshirshme nga gjenealogjia amtare
pellgazgjike, prej grekëve edhe sot si arbëresh të Greqisë, duke e
ruajtur me shpirt ndërdhëmbë gjakun, gjuhën dhe kulturën arbërore!
Ndërsa, disa studjues i marrin Çamët si ardhës, pas grekëve, që
kjo theori është krejtësisht e pabazë shkencore, sepse aty, në ato
troje shqiptare-illire, dembabadem është e ruajtur rrënja
pellgazgjike – ku edhe si ilustrim robërie, authori, Tasos
Vurnasi, duke na dhënë një përshkrim psiko-fizik dhe toponomastik,
shprehet për këtë vend (atëbotë) të paçamë, të pandarë nga trolli
arbëror, kështu: “është një vend sa një Grusht Dhe, i mbushur
me shkëmbinj, hone e burime të ftoftë...Njerëzit, që banojnë në
këto vende, ngjajnë shumë me tokën e tyre, janë të ashpër, të
veshur hollë dhe hijerëndë”-
ngase ajo hije e rëndë jo e tokës
abërore, sa e pushtuesve shekullorë, i bie Çamërisë dhe të gjitha
trojeve shqiptare ballkanike të çame (të ndara) dhunshëm, si hije
e rëndë e pushtuesve, e mishëruar me hijen e rëndë të tokës
arbërore dhe e skalitur në figurën psiko-fizike të çamit
(arbëreshit, shqiptarit), arbanitit (arvanitasit), të të gjitha
kohëve e deri sotekësaj dite...








Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 107
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptySun Sep 28, 2008 1:40 am

ETNINOMI - ÇAM

Etninomi – çam, nomi etnik, emri etnik i
çamëve, sot gjindet i çamë dhunshëm, i ndarë dhunshëm nga trungu
arbëror i lashtë, ndërmjet dy periudhave historike dhe (para)historike,
si synonom i drejtësisë pa shpatë në dorë (si aneksim Greqisë), duke
marrë nëpër kohë emërtime të ndryshme – arvanitas, çam, arbanit,
arbëresh, duket sikur në përflakje duke e ruajtur etnogjenezën amtare,
por, që të gjitha janë fjalë shqipe të pastra ethymologjikisht.
Arbanitët (arvanitasit), që duke e menduar vet fjalën, si emërtim kanë
synonome edhe kulturore gjenealogjike, ku fjala – arban, rrodhi në
fjalën – arvan, që arvanitët nuk munden ta ndryshojnë zyrtarisht mbase
ia ndryshuan grekët, përmes tingullit – v (b=v), duke mbajtur emrin e
hershëm – arbanit, me një ndryshim fonetik. – Kurse, etninomi – serv
(servis), që poashtu grekët iu dhanë – serbëve, u ndryshua në të
kundërten e kuptimit – serv (serb), duke e ngritur fonetikisht nga
kuptimi – sherb (shërbëtor), serv (servis), në serb (serv=serb), kurse
tek emri arban – arbanit, rrodhi e kundërta fonetike, duke e ulur
karakterin substancial të emrit ne formën fonetike – arvan – arvanit,
në vend që të mbetet në origjinal të emrit - arban – arbanit. Fjala –
arvanitas, si fjalë në greqishte, nuk mund të ketë kurrfarë kuptimi në
këtë formë, as nuk ka ndonjë ethymologjie tjetër (si fjalë e pakuptimtë
e greqizuar), por, vetëm si fjalë shqipe – arbanit – arbanitas
(arban-arbër), që nënkuptohet, banori i Arbërisë!

Tash, etninomi – çam, i cili përkufizohet me një krahinë arbëreshe ë
Greqi - Çamëria, a do të ishte më natyrshëm të thirret, etninomi –
arban, (që grekët i thonë – arvan-arvanitas, ashtu sikurse edhe sllavët
i thonë - arbanas), ngase etninomi – arban (Arbania), përfshinë të
gjithë shqiptarët në jovetëm në Greqi, por, ashtu sikurse etninomi –
shqiptar (alban), që përfshinë të gjithë shqiptarët ballkanik. Tre
etninome – arban – arbëresh – shqiptar, përfshijnë të gjithë shqiptarët
e botës, apo thjeshtë – Botën Shqiptare!
Arbanishtja është Thotishtja – Illirishtja – Atllantishtja –
Pellgasishtja, të cilat sot mund të përkufizohen a përcaktohen me një
emër gjeneral – Shqipja.

Etninomi – çam, është vetëm një emërtim i banorit të Çamërisë, që nuk
përkufizon numrin e përgjithshëm të shqiptarëve nën pushtimin grek,
ngase arbanët, arbërit shtrihen sot në mbi gysmën e Greqisë, e deri në
Athinë, të shpërndarë e të asimiluar nëpër gati të gjitha ujdhesat
egjeane, ku vet emërtimet e atyre ujdhesave, si toponome, janë
krejtësisht me ethymologji të sigurtë shqipe. Arbanët, arbërit,
shtrihen deri tek Gryka e Dardhanelleve dardhane, si pasardhës
illiro-pellgazgjik, ku edhe në vet kulturën historiografike greke, janë
ata arbanët-arbërit e lashtë e të vonshëm, që themeluan jovetëm
historiografinë greke, por edhe vuan vet themelet e shtetit modern
grek, ashtu, sikurse edhe e thotë edhe studjuesi arbëresh Aristidh Kola
(Kolia), në veprat e veta, të cilat sikur po ngurrojnë të përhapen në
gjuhën shqipe të sotme (ngase janë shkruar në greqishte), e ndoshta
edhe për arsyena tjera. Authori, A. Kola, i cili edhe u helmua dhe
vdiq, për veprimtarinë e tij famoze në lidhje me paraqitjen reale
onomasiologjike dhe onomastike arbërore të “botës greke”, ashtu edhe
sikur studjuesit më të hershëm edhe të huaj, që edhe vet perënditë
greke i nxierrin me ethymologji të sigurtë shqipe, Kola ynë në veprat,
e sidomos në atë ‘Gjuha e Perëndive’, na jep një studim
shumëdimenzional të shpjegimit antroponomik dhe toponomastik shqip, apo
siç e thotë ai, në Arbërishte. Authori, Kola, është i zhgënjyer me
rastin e rënies në dekadencë kombëtare ekzistenciale të arbëreshëve të
Greqisë, nën asimilimin e dhunshëm nga grekët, i cili edhe vet thotë:
“ne i kemi çorruar vet sytë tanë me duart tona, duke e humbur
identitetin tonë kombëtar shqiptar- arbëror...”, situatë kjo e cila
edhe sot e kësaj dite, e dëmton imazhin e shqiptarit duke iu nënshtruar
interesave politike greke, gjoja për fitimin e ekzistencës, jovetëm nga
arbëreshët atje, por edhe nga shqiptarët pas rënies së komunizmit.



SHPIRTI I ARBËRIT

Etninomi – çam, është më i përvuajturi, më i dhëmbshmi rreth copave të
çame, apo të ndara arbërore te etniteteve e tokave të pushtuara
shqiptare ballkanike. Hijerarkitë politike, të cilat na çojnë deri në
pesimizëm të madh, rreth ringjalljes së gjuhës e kulturës arbëreshe në
Greqi (sikurse, dallon ringjallja në të gjitha aspektet e jetës
kulturore tek Arbëreshët e Italisë, me një ruajtje etnogjenetike
arbërore) – tek arbëreshët e Greqisë, sikur po zmadhohet edhe më tutje
ky pesimizëm yni, nga niveli i ultë, i ngritjes politiko-ekonomike të
shtetit shqiptar.

Etninomi çam, është i flijuar, por kurrë i shkrirë tërësisht, sepse
gjuha e kultura arbërore, do të mbijetojë në trojet e veta autoktone
dhe të gjitha ato personalitete kulturore e historike të lindura nga
Shpirti i Arbërit, si Anastas Kullurioti, Melina Merkuri etj., e deri
tek shqiptari i lavdishëm, Merkur Bua (1517), Petro Bua Sklepa
(Topalli) 1453, Theodor Buhali, Dhimiter Muhli, Centurion Zaharia
(1448), Petro Bua (1397), Komneno Bua (1770) etj., ku siç thonë edhe
historianët, si Marino Sanuto, njofton se: “Zoti dërgoi këtë masë
shqiptare, nëpër këto territore të Thesalisë, vend në të cilin kohë më
parë, po nga kjo rracë,ishin aty – rracë arvanitësh, siç thirren”.
Mirëpo, shqiptarët arvanitas, gjithmonë i përdorën grekët për nevojat e
tyre, më shumë se sa për vet nevojen shqiptare, sikurse bizantinët,
turqit dhe grekët gjithmonë duke parë rrezik, i përdorën arvanitët,
gjoja po luftojnë për tokën e tyre, derisa i shfrytëzuan në të mirën
greke dhe kurrë më nuk i përmenden si shqiptarë, figurat arbanite
(arvanitase).

Çamëria përbëhet kryesisht nga katër krahina kryesore: Joanina,
Thesprotia, Arta dhe Preveza, të cilat shpjegohen linguistikisht, si
emërtime krejtësisht me ethymologji shqipe: Jonina, nga fjala emërtuese
e pronorit të shqipes – jon(ë), Jona, si synonom me emërtimin e detit
Jon dhe theksohet me një ndryshim fonetik – Janina (Jonina);
Thesprotia, vjen nga fjala shqipe, emër – thes-i, ku përcaktohet vendi
i tregëtisë, bartjes së mallrave (protothes), ku lidhet fonetikisht me
foljen e lashtë të thotishtes shqipe të parë, me diftongun – the
(thes), që përkufizon të thënurit, se çka ke ne thes, the, të thënurit
për komunikim; Arta, vjen nga diftongu – ar, i arbërishtes, me kuptimin
– ar, që gërshetohet artistikisht shkurt – Arta; Preveza, është kuptimi
pregjenetik i toponomit, ku përcaktohet lashtësia e arbërit, ku edhe
sot është pikëmbështetja e fillit të atdheut etnik shqiptar.

Megjithë, ndërrimet e toponomeve arbërore illire: Spatani (Trikofaro),
Galbaqi (Ella), Picari (Aetos), Varfanji (Parapotume), Arpika
(Perdhika) etj., edhepse toponomastika arbërore është zbehur e
greqizuar në përmasa të mëdha kohore, pas zhvendosjes me dhunë të
arbëreshve nga trojet e tyre, popullëzimi me grekë, masakrat masive
deri më 1936, në Paramintha, Filat, Pituljete, Gumenicë, Margellec,
Pargë, Prevezë etj., ku me dhjetra mija arbërorë janë vrarë, masakruar
nga pushtetarët grek dhe i kanë internuar me spastrim etnik, nëpër
ishujt egjean – me qëllim, që grekët qeveritarë, t’i bindin fuqitë, se
atje në ato toka nuk ka pasë kurrë shqiptarë, por grekë dhe sidomos me
shkembimin e popullësisë arvanite (arbanite) me Turqinë, ku afër një
milion çamë (mbi 870.000), i internuan në trojet turke, si shkëmbim me
grekët – përsëri në trojet e Çamërisë ndihet e gjallë fryma arbërore,
me gjuhë e kulturë të ruajtur, por ende pa një liri të fjalës, gjuhës e
shkollimit amtar edhe as fillor, se lëre më universitar. Shqipja as që
guxohet të flitet haptazi, lirisht sot në Greqi!

Toponomet arbërore: Thiva, Livadhjavi, Ethana (Athina), Thesalia,
Kërkyra, Beotia (Bardhia), Atika, Korinthi, Argolidha, Pelloponezi
etj., edhe më 1373, ishin toka e popullësi shqiptare arbëreshe edhe
sipas dokumenteve të arkivave europiane. Tëvona, njohim toponomet në
zonën e Llias: Kagadhi, Kakaruka, Karatula, Kokla, Kurtesi, Kriekuqi,
Likuresi, Gortina, Lopesi, e deri tek katundet e Korinthit: Mazaraqi,
Mezi, Gerbeshi, - në Arkadia: Bedeni, Borgji, Sguro-hori, Basta, Suli,
Spata, - në Petra: Kavashi, Likuresi, Maneshi, Basta, Haikali, Lopsi
etj. Shqiptarët arbanitas, arbëreshë (arvanitas) gjithmonë të vendosur
në këto treva illire. Nga Beotia, dokumentojnë toponomet e katundeve:
Qirjaqi, Zerki, Zagara, Mazi, Martini, Elikona, Hostja...(mbi 30 soshë)
– ku siç njoftojnë edhe studjuesit, A. Rubio, K. Biri - më 1383, kemi
një numër të madh antroponomesh shqiptare, kur më 1377, gjinden
dokumente të evidentuara me mbiemra shqiptarë, si: Kola, Noti, Pano,
Panushi, Nushi, Tane, Nasho, Thaçi, Gogo, Dede, Laska, Laskari, Leka,
Xhima, Llako, Ziko, Maro, Vjena etj.
Konsulli freng Pukevilli, në Athinë (1687), thekson: “në Athinë banojnë
4.000 arvanitë. 3.000 grekë dhe nja 3.000 turq e të tjerë”, ku
shqiptarët e lagjës Plakë të Athinës, thirreshin Plakej, ndërsa vet
emri shqip – Athinë, është nga emri i përshtatur Ethanës illire – e
thinë, e thime, e plakur – athinë, them për kuriozitetin historik,
ngase edhe ishte vendi i të thinjurve (filozofëve, shkrimtarëve) dhe ky
epitet – e thinë (a thinë), ka kuptimin e lashtësisë dhe të mënçurisë –
e thinne (e thinme) e plakur me mënçurinë, si përvojë e diturisë së
lashtësisë. Përveç, emërtimit Lagja Plakë, në Athinë kemi edhe tjera
lagje të tilla me emërtime shqipe: Varri, Qifisja, Imito etj. Në
Athinë, Atikë, Mesogjio e në rrethina periferike hetohet gjuha shqipe
në emërtimet: e katundeve, vendkalimeve, emërtime urash, emra arash,
livadhesh, kodrash, malesh, grykash, deri në zonat jugore e juglindore,
sikurse janë katundet: Spata, Lopsi, Koroti, Kaliva, Qeratea,
Markopullo, Kuçi, Thaçi, Sikamina, Bujati, Kamateru, Hasi, Avlona etj.
Kah veriu: Liosha, Skurta, Krora, Kavasila, Kakonishkiri, Shkurta etj.
Në rrugën lindje-perëndim (Thive-Elefsine) janë katundet: Mazi,
Kriekuqi, Asopo, Kundura, Elefsina, Mandra etj. Në ishullin Hidra, sot
banorët e lashtë shqiptarë arbëreshë, i ruajnë mbiemrat e tyre të
lashtësisë, ku nga fillimet e shekullit 16. është banuar , ku kemi edhe
sot poata mbiemra shqiptarësh të sotëm si: Manesi, Pepiza, Dale-s,
Lale-ja, Lalejani, Tolias, Toja, Krie-la (kryelart), Mazi, kumis, Guma,
Tunda, Valma, Gjika, Gjikaqis etj., si dhe mbiemra të banorve shqiptarë
të ishujve tjerë kështu: në Zaqintho, Zguro, Matosi, Makri, Dushmani,
Marmori, Doksara etj. Në Qefaloni: Kladha, Menaja, Lukisa, në Korfuz:
Buo, Buziqi, Barbasi, Veruha, Golemi, Gerbeshi etj. Këto dokumente i
gjejmë edhe janë disa nga arkivat Venedikase, ku ndër të tjera edhe
shkruhet se evidentohet prezenca edhe e kolonëve shqiptarë, nga Kreta,
e deri më thellë në Mesdhe, në ishullin e Qipros, ruhet një vendim i
Senatit (30 Prill, 1541), “...të vendosen katër njësitë ushtarake të
kalorësisë shqiptare, me komandantët, prijësat: Pavllo Bua, Repush
Buziqi, Jorgji Gerbeshi dhe Aleksandër Gabriera...dhe të urdhërohen
funksionarët tonë në Qipro, Kretë, Zaqintho, Qefaloni dhe ishuj të
tjerë...”, ashtu sikurse edhe vet një këngë popullore arbëreshe, për
zotërimin e tokave nga vet shqiptarët thotë:

Të çanje diert e hekurta
Ndë kastelle E Anapullit (Nafplios)
E të vë flamurin tim
.................................................. ....
te kastelli Anapullit
Te Anapullit e Methonit
E të Koronit fushëmirë!

(Folklori shqiptar)


Ky është malli i arbanitëve (arvanitëve, arbëreshëve të Greqisë) nëpër
shekuj, për ta kurorëzuar mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

Vet edhe fjala – Atikë, atika, vie nga fjala shqipe – at, ati, babai,
si vendi i Atit – Atika, vendi i etërve, baballarëve. Shqiptarët i
gjejmë në lashtësi, gati nëpër të gjithë ishujt egjean, apo sipas
theorisë sime, ata janë ishujt egean – ishujt e Geges së Lashtë të
Dardhanisë illire – e ge gega ( e gje gjegja) e gjenë Gega, si në
ishujt: Zaqintha, Qefalonja, Kriekali, Lefkadha etj., ku sado që janë
greqizuar emërtimet, përsëri rënjet ethymologjike janë
shqipe-illirishte. Toponomet: Hasja, Kuçi, Thaçi, Mallakasta, Inofita,
Kapandriti, Spata, Palini, Thiva, Beotia, Livadhjasa, Qiparisja, Hosja,
Qifisja-ja, Minidhi, Kamatruja, Dafni etj., jovetëm që kanë qenë të
banuara me shqiptarë gjithmonë, por ka dominuar elementi arbëresh, në
trojet e veta autoktone, deri në formimin e shtetit modern grek, kur
edhe vet shqiptarët sot njihen si arkitektët e atij shteti edhe nuk
njihen as si shqiptarë nga grekët.

Çamëria, sot është vetëm një krahinë shqiptare, që vuan mizorisht nën
kthetrat greke, që edhe më fort vuan për pdrejtësinë e fuqive pas
luftës së dytë botërore, që iu shkëput dhunshëm atdheut shqiptar.
Mirëpo, një aspekt optimizmi na shton sot, Filli i shkencës linguistike
Arvanitika, nga forcat intelektuale arbëreshe, anipse në gjuhën greke,
premtojnë në përmbushjen e përkushtimit të mirëfilltë shkencor, me
veprimtarinë botuese, lidhjet kulturore shqiptare, me studimet
ethymologjike etj., ku të gjitha këto të dhëna dokumentojnë se në
qendër të kulturës greke, ballëpërballë fallsifikimit të paskrupulltë
të historisë së lashtë illiro-pellgazgjike, po shihet se po përtrihet
sot e po ngritet i gjallë Shpirti i Arbërit!

Shpirti i Arbërit Rron!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
aurora jasini
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 21
Registration date : 13/05/2008

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyMon Sep 29, 2008 1:03 pm

e pershendes po cka po lexoj me ngjan pak si pa lidhje....
(nuk duhet te behemi te gjithe etimologe....)
shqiperia:vend i shqipojave--shqipoj--jetoj ne shqiperi
shkumbini kalon mespermes
veri--geget jug---tosket
geget--dibrane,malesore,shkodrane...
toske--myzeqare,leber,camer..
cameri...
thyames---camis,cameri,cam
absolutisht e pavertete thyamis ne thy-am-is..
pase ne jug,tek ne camet nuk thuhet me u thy,por u thie...
tek ne y shnderrohet ne i dhe nuk gjendet kurrkund...
i pari qe ka gjetur lidhjen thiamis-cameri dhe qe e ka shpjeguar shkencerisht ka qene i madhi eqerem cabeji...
pse te polemizojme e te ngrime re dyshimesh ne arvanitas-arban-arnaut-arber dhe pse shqiptar.....
njerez,kem nje gjak....
nuk jane keto debatet qe na cojne drejt bashkimit....
respekte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 107
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyMon Sep 29, 2008 5:28 pm

eh aurora, dikur ishte aurora, po që sot ky emër është i kaluar
e pikërisht këto janë ebate që çojnë drejtë bashkimit e çdogjëtjetër që thoni është - ndarje!

Asnjë shkenctar nuk vulosi gjithçka, që mos të vijohet, po tha:deri këtu e pruna unë, e vijoni ju, çonie ma larg! Asgjë në këtë botë nuk është absolute, madje as liria e njeriut. Nuk ka gjë absolute - as aurora.

Arbania është emri që na bashkon!

Emri arvanitas, nuk është shqip, po greq. që shqip është - arban - Arbania. Kush po bashkon e kush po ndanë?

Dihet se Shqipja e hershme, nuk kishte tingullin y, tek fjalët: ylli, thyer, dylli, hyn, hymja-hyrja etj. por ishte: hilli-illi, thie, dilli, hin-himja - me hii - me hy - për të hyrë... askush nuk është kundër Çabejit, por na duhen theori - e cila ishte theoria?

aurora, nëse mund të thuash diç të fortë thuaje!

Arbania asht emni që na bashkon!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Mar 19, 2010 12:31 am

Tani pasi që Greqiaj gjende në kriz të thell , a mundesi dhe si mundemi ka kthejm Qamrin në gjirin e nënës së vet Shqipri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 10:51 pm

Greqia në krizë gërmon për thesarin e Ali Pashë Tepelenës


GREQI- Një grup kërkuesish të thesareve janë vënë në kërkim të thesarit përrallor që i përkiste Ali Pashë Tepelenës, pashait shqiptar, guvernatorit të territoreve europiane të Perandorisë Otomane në periudhën 1744- 1822. Nuk janë pak por 30 ton ar dhe bizhuteri.

Një grup kërkuesish thesaresh kanë nisur kërkimet e tyre në fshatin e vogël Vasiliki, 350 km në veri të Athinës. Kërkimet janë mbështetur dhe nga autoritetet vendase.
Në krye të grupit kërkues është një qytetar Greko-Amerikan, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Lajmi mësohet nga agjencia e lajmeve italiane Ansa. Sipas kryetari të bashkisë Vaios Ziakas, kryetari i këtij grupi ka në dore një dokument historik për vendndodhjen e thesarit të rrallë.

Operacioni në të cilin do të përdoren edhe dy eskavatore si dhe mjete të sofistikuara për zbulim thesaresh do të nisë në një zonë të Vasiliqisë, fshat i cili mban edhe emrin e gruas së preferuar të Ali Pashë Tepelenës.

Ali Pashë Tepelena sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

Lindi në Tepelenë në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze.

(e.n/ansa/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 10:54 pm

Cito :
Tani pasi që Greqiaj gjende në kriz të thell , a mundesi dhe si mundemi ka kthejm Qamrin në gjirin e nënës së vet Shqipri

Po si jo Qamerija ishe ne arke? problemi qendron ta gjem qelsin BASHKOM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 10:56 pm

Cito :
Nuk janë pak por 30 ton ar dhe bizhuteri.

Nuk e di sa i sakte eshte ky lajme kur shkruan 30 ton ar ?

Ato jane shume milijarda !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 11:19 pm

I sakt eshte ore Arber deri sa jep nje agjensi lajmesh nga Italia...une mendoij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 11:24 pm

Interesant , dhe tash kur kane ngel pa buke po germojne "Greket" per pasurin e shqiptareve sikur ska drejtesi per ne .!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 11:28 pm

Mir esht se ata skan buk, e tash ju ... mamin ne barut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 11:30 pm

Jo nuk eshte mire , sepse per ate pasuri duhet shqiptaret te germojne e jo jevgjit , dhe nese ashtu eshte 30 tone ari , ajo pasuni eshte mbi natyrore .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 11:35 pm

30 ton ari = 900 milijard euro Shocked Kjo pasuri gjendet ne zonen Trikala-Larisa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 54
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 11:44 pm

Arber ashtu esht por sun po e gxojm pasurin ton e kem ner kam ne Mitrovic,e po lypum ne Greqi, qe me rregulla nderkombetare na takon por per ne shqiptaret nuk vlejn rregullat sepse jem rast -sui generis-po harron edhe ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptyFri Sep 17, 2010 11:47 pm

E qesim ne gjyq si nipa te Ali Pashes kemi te drejte vet populli , mjafte me pasuri te shqiptareve tash me edhe haptas po shifet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) EmptySat Sep 25, 2010 12:29 am

Epiri eshte dhe do mbetet shqiptar
Shkruar nga: Abdyl Frasheri


Epiri eshte dhe do mbetet shqiptar Shënim i "Lirisë".

Me kënaqësi të madhe po botojmë këtu poshtë një letër me shumë rëndësi drejtuar redaksisë së gazetës MONITEUR UNIVERSEL, të Parisit. Botuar në atë gazetë në Maj 1879, nga patrioti i Rilindjes Shqiptare, Abdyl Frashëri).

Zotëri Redaktor!

Me habi pamë se gazeta e rëndësishme "Republique Française", e cila në polemikën e saj të zakonshme kurrë nuk devijon nga rregullat e modestisë, botoi disa pjesë të shkëputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtëroi e bëri qesharake atdhetarët tanë.

Atij artikulli nuk i dhamë asnjë përgjigje, por "Republique Française", duke u rikthyer prapë në çështjen në fjalë, u orvat të tallë dy të dërguarit e Lidhjes Shqiptare. Një sjellje të tillë fare nuk e pritnim prej një gazetave që simpatizonte luftën e kombësive.

Franca qanë gjithmonë humbjen e krahinave të saj: banorët e Alsace e Lorraine rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqsie të tillë? Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, por historinë e atdheut tonë e kemi studjuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.

Banorët e Epirit i quajnë "Pellazgë". Herodoti, Tucididi dhe Straboni dalin me konkluzionin se ky vend nuk ka qenë pjesë e Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe Gjiut të Ambrakisë. Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihme grekërve të sotëm, po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thraka, Rumania, Azia e Vogël, sipas vendeve të Greqisë së Madhe, edhe Marseja e juaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekët që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë.

Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë puro për të nginjur lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre… Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë Cariste!!! Por kjo (Rusia) i përkrahë pretendimet e saj me anën e forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen!!! Që në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Europa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do të shpiente Greqinë shumë larg, por në rradhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët dyqind mijë shqiptarët që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur "Plakë", dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjthëmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia.

Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogjet shuma të majme, të cilat mund t'i përdorte në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet t'i zgjasi një ngatërrese, e cila s'ka për të mashtruar asnjë europian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë nji vullnet të patundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë por të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkë-atdhetarëve tanë. Europa do të marrë përsipër përgjegjsinë e luftërave shkatërrimtare që do të inauguronte për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia. Shpresojmë, zoti redaktor, se do ta botoni përgjigjen tonë, gjë për të cilën dhe ju falënderojmë qysh më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty
MesazhTitulli: Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )   ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI ) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: