Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptySat Nov 15, 2008 8:05 pm

Hans-Joachim Lanksch

Vrasja e poetit


Më 01 tetor 1995 u mbushën pikërisht 50 vite nga lindja e Jusuf Gërvallës në Dubovik të Deçanit, vrarë mizorisht më 17 janar 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë. Nuk ka shqiptar në Kosovë që s'di se kush është Jusuf Gërvalla. Po them "është" meqenëse jam i bindur se nuk jetoi më kot dhe as nuk ra fli më kot, shembulli i tij mbeti i gjallë në gjithë ata intelektualë, shkrimtarë dhe qytetarë që nuk po e marrin rrugën e botës por rrinë e qëndrojnë ...

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë. Fat ky i zi që duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaçi (megjithëse i shpëtoi fatit të atij të fundit të cilin ca çapkënë qurranë e quajnë "shkrimtar të dështuar" ose çaprashisin çilimillëqe për "gabimet" e tij).

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptySat Nov 15, 2008 8:07 pm

Ismet Aliu

POETI DISIDENT

(Jusuf Gërvallës)

Zbriti së brendshmi
Gjer në FerrJetë-në thellësi
U ngjit së larti në Lartësi

Madhështor si kometa vetë
Duket-zhduket kurrë nuk tret

Fluturojnë e (s') bien Kanjushat e Verdha
Me njëqind plagë - Etje Dritëpastër: Flakë

Njëqind plagë në Madhështi
Atdheun në trastë dhe pak Vetmi

Një Mal mall - një Ëndërr me Lejlekë

Shtatë Qiej rrugë bëre
Në Baltë në Llucë në Shi...
S' di Ishulli i Ëndrrës a të kish Vetmi

Nga përmbledhja poetike ËNDRRA ME KRAH DYLLI

Tema: Jusuf Gervalla kompleksi i sfidave , u bashkua me kete teme, ketu mund te diskutohet gjithcka per Jusuf Gervallen.

Me mirekuptim Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyTue Jan 13, 2009 4:35 pm

Pershendetje forumiste! Tema e hapur eshte shume e qelluar, sepse Jusuf Gervalla meriton te njihet me mire sepse ai ishte nje nga tribunet me te medhenj te kombit shqiptar. Forumiste jam i interesuar te di dicka me shume ne lidhje me shkrimet dhe publikimet e Jusufit. Nese keni ndonje shkrim, ese apo fjalim te Jusufit ju lutem publikojeni ketu ne forum!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyTue Jan 13, 2009 7:30 pm

LETËR JUSUF GËRVALLËS!



Kohë korbash, lalashë që turren

për kazanin e hashasë mburren

se përziejnë mistere krijojnë verbësi

në damarin e rritës mbjellin hi!



Dhe dalin në shesh, në foltore

xhuxhmaxhuxhë në veprime, horre

dhe ndërrojnë për çdo çast astarin

pak pushtet të marrin!



Zgjohu! Dhe shikoi! Të kujtohesh!

Mos janë ata të Untergrupenbahut?

Se krijuesëve ua ngulin pas shpine

sikur janë figura të shahut!



Dorë e zezë ! Vepron kokë e krimit

T’a gjakosë legjendën mbi janarin !

shkina e sërbisë ia fal uratën

kaurria ia mbjell ugarin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyTue Jan 13, 2009 7:59 pm

Fletë testamenti (Jusuf Gervalla)

Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin,
në flijimin tim të begatshëm të verës,
në nisjen time në fillimin tim të ri.
Në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë,
le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese
e druvarit të fjetur në rudinë.
Myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë,
emër të mos ketë e shkronja le të flasë
në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë.
Guaca e kërminj le të vijnë për dasmë
mbi rrasën time.
Le të shtrihen edhe ata si dy yje,
ftohtë le të bëjë verës e verës verë
e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mëshirohen.
Vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën
deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë.

Le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisë së tokës
se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm.
Mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun,
tek do të më vini përsëri ju pas.
Le të më lënë të fle qetë si pranë stufe
dimrit të madh të dashurisë sime.
Nuk do të përpëlitem s'do të rrotullohem,
s'do të shplohem natën nuk do të kollitem.
Me fjalët e mia le të më mallkojnë
në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë.
Në duart që i kam prekur le të më lëshojnë
rrjedhës të qetë të fatit që pret
shigjet' e mërisë le të bjerë mbi dhe
në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket,
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres
ata që tërë jetën i prita, të dashurit

C'po flas kështu pash zotin?



Ketu nje link per deshmoret Jusuf e Bardhosh Gervalla e Kadri Zeka:

https://www.youtube.com/watch?v=6CIWYbAe5-U&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyTue Jan 13, 2009 8:41 pm

Eva shkruajti:
[size=24]Fletë testamenti (Jusuf Gervalla)
[/size]
Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin,
në flijimin tim të begatshëm të verës,
në nisjen time në fillimin tim të ri.
Në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë,
le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese
e druvarit të fjetur në rudinë.
Myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë,
emër të mos ketë e shkronja le të flasë
në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë.
Guaca e kërminj le të vijnë për dasmë
mbi rrasën time.



Kjo poezi , eshte padyshim portretizimi i amanetit që do të ndërgjegjësojë brezar, se në horizontin e permasës shqiptare, jetoj dhe nje poet profet , që u bë promotori më i fuqishëm dhe pas vdekjes së tij, u bë i përjetshëm, ndërsa vrasësit u zhbënë me pushtet dhe okupim!





Ketu nje link per deshmoret Jusuf e Bardhosh Gervalla e Kadri Zeka:

]


Eva e plotësoj dhe me këtë link!

[url=https://www.youtube.com/watch?v=4MTQ5Ib4Gp0&feature=related]https://www.youtube.com/watch?v=4MTQ5Ib4Gp0&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur

Male
Numri i postimeve : 342
Age : 106
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyTue Jan 20, 2009 5:04 pm

Me te vertete Jusuf Gervalla ka bere mjaft per Bashkimin Kombetar . Une cdo dite degjoj muziken e paharrushme te krijuar nga ai .Perfundimisht Jusuf Gervalla eshte nje Idejator i BAshkimit Kombetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyTue Jan 20, 2009 7:12 pm

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Default Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Pixel-vfl73

Jusuf Gervalla - Do te kthehem nene

Jusuf Gërvalla



1.

ka njerëz që akoma dinë se dielli ndrit

mes akullnajash në shpirt mes muresh të qytetit

ka njerëz që akoma ia dinë ngjyrën lules

mes drizash të malit mes sendesh të vjetra

ka akoma njerëz që dinë se kafshët kanë ekzistuar

mes nesh mes drunjsh e ujëvarash mes xhunglash

ka njerëz që ëndërrojnë akoma ka njerëz

që dinë si piqet rrushi n’hardhi si perëndon

njerëz që kurrgjë s’dinë që akoma prekën me këngë e zgjohen

me frymë zgjohen këta njerëz të shqetësuar



2.

ka njerëz që tërë ditën fluturojnë çudi

ka njerëz që gjithë natën flenë nën ujëvara

lumit i besojnë si njeriut e flenë nganjëherë edhe pas dreke

njerëz me ballë të çiltër me shokë shumë e të dashur

e femra që i dashurojnë

ka njerëz të çuditshëm sot kudo në botë

ka varre për këta njerëz në tokën e shkelur të Kilit...

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyThu Jan 14, 2010 1:33 pm

- Eva SOTIRI -

Flakadanët e 17 Janarit

- Vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe mësuesit të shquar Kadri Zeka -


Rreh tik-takut të zemrave janari
Në të shtatëmbedhjetën ditë të tij.
Kristalet e dëborës dhe të akujve
Tre pishtarë të flaktë po i shkrijnë…!

Nëpër yje akujsh vijnë tingujt
Që lëshon në kohë një kitarrë
Shkrijnë në vite dëborën e zemrave,
Sjellin të tre trimat si më parë.

Nuk mungon Bardhoshi sot, as kurrë,
As Jusufi me vargjet shkëndijë.
Vjen Kadriu ideatori burrë,
Si kështjellë e vendit të tij.

Venave të gjakut tonë tinëzisht
Zgjati kthetrat tradhëtia dikur.
Jusufi la testament përjetësisht
“Në qoftë shqiptar mos u zbuloft’ kurrë!”

Forca e shpirtit tuaj mposhti
Në folenë e gjarpërit një perandori
Që të lindte dritë zemrave të popullit.
Flakadanë që mposhtët një Jugosllavi.

Sot nuk ka varr qe i mban ata trima,
Nuk ka tokë të ftohtë që ata i ndan,
Jusufin, Bardhoshin, Kadriun
I kemi mes nesh në çdo anë..!

Jo nuk mundet dot t'i mbajë ata varri
Këngëve e zemrave tona jetojnë
Shenjtërim i dhanë Shtatëmbedhjetë Janarit
Flakë shqiptarie sot e përgjithmonë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyThu Jan 14, 2010 3:55 pm

po te ishin kta tribun gjall nuk dot ishim ne ket mjerim,apo ma mir, ne ksi gjendje vicioze!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kastriot_mehmeti
Fillestar/e
Fillestar/e
kastriot_mehmeti

Male
Numri i postimeve : 24
Age : 29
Vendi : Ferizaj
Profesioni/Hobi : ---
Registration date : 01/05/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyFri Jan 15, 2010 2:40 am


@zeriiatdheut
me pelqyen vertete shum ato vargje te Eva Sotirit
ka shpjeguar shum mire te bemat dhe humbjen e ketyre 3 heronjve kombetar, te cilet u munduan shum per nje liri te njeanshme dhe te drejt, ne nje kohe e cila ishte shum e ashper per neve shqiptarve ne trojet kosovare.
Njerez si jufus gervalla ishin te paket ne at kohe, te cilet ishin njerez qe i qelnin syt e popullit, duke rrezikuar jeten e vet dhe te familjes
Sigurisht qe asnje jet qe i ka sherbyer idealit kombetar nuk ka shkuar ne deme,
keta heronj do mbesin gjithmon ne historin e shqiperis, si patriot te vertet, dhe si arterje kryesore e kombit shqiptar ne perpjekje te nentorit te trete i cili do ishte bashkimi kombetar
por gjat gjith kesaj kohe ka pas njerez te cilet shfrytzuan meritat e deshmorve dhe heronjve per interesa te tyre personale
por kishim edhe te tjer edhe me te kqinj, qe na shiten neve, duke na trathetuar
gjithsesi ne jemi popull me moral te fort, dhe mendoj se deshira ose amaneti i jusuf gervalles, adem jasharit dhe shum e shum heronjeve tjer kombetar do behet realitet

Lavdi deshmorve dhe heronjeve dhe shkrimtarve kombetar, te cilet luftuan per nje shqiperi etnike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jusuf Sulejmani
Fillestar/e
Fillestar/e
Jusuf Sulejmani

Male
Numri i postimeve : 57
Age : 59
Vendi : Gostivar
Registration date : 25/04/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptySun Jan 17, 2010 10:43 pm

Ne Gostvar me15 janar u mbajt manifestimi i Flakes se Janarit te vitit 2010 .Ku personalisht ishte edhe zoja e proektuesit te perbetuarJUSUF Gervalla,per Bashkim Kombetare Suzana Gervalla qe e nderoi Gostivarin me pjesmarjen e saje ne kete manifestim Kombetare ,me vjen rede ta ndegjoj nje gje te tille nga 24 vjecare qe i duhet te mesoje dhe te levze me shume ne kesi manifestime popullore qete dije dhe te doje kombin e vet me me ndere dhe besim te plote. Zonja Shaindere brerllajolli Stafa si bashkpuntore e tij tha se JUSUFI vendosi themelet epara per nje epoke te re shqiptare ejo si sot qe pesojme ne cdo gracke te sqaut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptySun Jan 17, 2010 10:58 pm

Lavdi deshmorve, 17 janari eshte nje date me rendesi per historin ton.
Kijo date let sherbej per idealet tona per Bashkim Kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jusuf Sulejmani
Fillestar/e
Fillestar/e
Jusuf Sulejmani

Male
Numri i postimeve : 57
Age : 59
Vendi : Gostivar
Registration date : 25/04/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyMon Jan 18, 2010 7:03 pm

Ne dy dekadat e fundit jemi deshimitarë per shume tortura qe i mvishen kesaj treve te mekur e te bekuar nga zoti , por jo edhe nga njerezit nga se jemi veshur me llojlloj teshe te roberise moderne duke i mbrojtur inetresat individuale ne biznesa te ndryshemte kesaj demokracje te dhene me qira nder shqipetare ,por ne ende jemi ne gjume dhe nuk mendojme per brezat ri.dua te rikujtoj disa raste te ndodhura nder shqpietare ne keto troje te stergjysherve tane qe na e lane amanet : Ne 1994 te bashkuar ne lindjen e pare UT -se . ne 1997 ne mbrojtje te flamurit ne Gostivare , Ne 2001 ne foca te armatosura ,por ketu dote sqaroj disa mallvrezime qe i janë bërë ketij populli te mjerë .Me takime te fshehta ne vitin 2000 ne Tiranë takohen një zonjë sllave (bjondine me syza dhe e thate eLSDM-se dhe nje person nongrata për në M. ildhin kontratat qe të rëzojne atë qeveri te kurorzuarë të Ljubçes dhe te opzitës se sodit dhe qjo ndodhi me 2001 kur u vranë djemtë më te mirë të nënave qe kishin bekuar qumshtin e tyre per djemtë qe ia falën kësaje toke të bekuar pa asnje rezërve ,që pastaj punet të vijojnë ashtu si jemi ne dijeni. Me pranimin e programës së VMRO-së.Dy dekada mjerisht ndodhin ; bit pazari , helmimet , nxënësit ,Gostivari, Haraqina, Brodeci ,perseri Haraqina ,Encklopedija ,Flamuri Gjuha , maqedonishtja nga klasa e pare , nuk ,nuk permendi marveshje moçalike qe s,vlen fare e çdo dite thiren në emër te dëshmorve, (U çojnë lule por kur s`pyetën a kane buke te hane familjet e tyre). Që del se tharët, thëret dhe më në fund helm. Por që është më me vlere të përmendim se argument më të fortë dhe që bazohet me gjithe konventat ndërkombetare i, garanton ketij populli të beje të vetmen shtëpi e votuam me Referendum të vtit 1992 ,per Repbliken e ILIRIDES që do të realizojë atë që don populi e jo liderët apo ledinët e Rahman Morineve e të tjerve qe sdua ti permedi /Shqipetarë mos ri - por duku Shqipetarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride

Female
Numri i postimeve : 427
Age : 34
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 1:04 am

E ka bashkue tane shqiptarin ja hallall bre i kofte,tan shqiptaret kan qen ideator e perfolesa neper oda katundaresh,qe flitshin heroina dhe ata qe qonin krye i lajmrojshin ne udben ma te aferte .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 11:59 am

Jusuf gervalla nuk ishte per bashkim kombetare o te mjere .
Po ishin per kosoven republik.
Po te ishte gjalle me siguri do te ishte ne krahe te Tradhtarit I .RugoVa dhe Tahir zeme tradhtarit.
Djemt vajzat e tije dhe familja ishin kunder uck-se.
Bile propaganduesit me te medhenje ishin dhe jane kunder ish uck-se.
perkrahes te ldk -se.
Keta jane me ldk -ishe lkj.
Po mos ja futni paushalle ,qeshyte njeriu shkruan kinse po dije diqka.
leni se mu pas kane trima nuk jemi nen koloni te huaja qe 3500 vjet .
Humbem me qka ka me komb e identitet e liri e flamure e na coptuan keta shqiptaret e ndershem tonet e ne kinse po flasim diqka ,duke u marre me njerez seervile e tradhtare per patriote e atdhetare.
A bethen kerkun se kemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jusuf Sulejmani
Fillestar/e
Fillestar/e
Jusuf Sulejmani

Male
Numri i postimeve : 57
Age : 59
Vendi : Gostivar
Registration date : 25/04/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 7:13 pm

Nese thuhet se UCK Une ju falemenderoj shkaku se nuk e keni perjtuar Kosharen dhe Sllupcanin e Matecin ,andaj sua ze per te madhe por ,Ibrahim Kelmendin kush e ka nen mbrojtje pyete te tregon ,Ideali ka zanafillen qysh se jane shqipetaret re percare dhe kane hyrje dhe s,do kete mbarim deri sa te bashkohemi dhe te mendojme nje e io secili per vete dhe sipas teje del k0osova duhet te jete e ndare nga nena e vet dhe se mire eshte qe te jete si komb kosovare apo komb shqipetare shtjllo pak or bire se edhe prisi jone Skenderbeu nuk do ishte i qete dhe do cohshte nga vari se ai dhe vetem ai bashkoi kombin por ne mundohemi por si zor se smud ye gjejme nje gjuhe teperbshket me respekt .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 7:22 pm

Kombin kosovare e kane pjelle keta ishe komunistet e uidbashet e kosoves dhe ata te juajet.
Po ketyre ju bashkangjiten edhe lider te uck ne shkup presheve bujanovce kosove dhe hiqen qka ka shqiptare.
Kosoven e kane ndare keta jo une.
nuk po te kuptoje se qka ke shkrue fare.
ne jemi per shqiptarine anembane trojeve shqiptare e jo kosovarizmin e servilizmin e ketyre .
Tung..se spo te mare veshe..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride

Female
Numri i postimeve : 427
Age : 34
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 7:25 pm

Ideator i bashkimit shqiptar ka qen dhe eshte H.L.K.tjeret vetem kan llafe shqiptaresh te odave !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Angela
Fillestar/e
Fillestar/e
Angela

Female
Numri i postimeve : 33
Age : 33
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/03/2010

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptySun Mar 07, 2010 11:09 pm

Jusuf Gervalla eshte ashtu sic ka marre edhe emrin nje pishtar i ndritur ne historine e Shqiperise. Emri i tij se bashku me Bardhosh Gervallen dhe Kadri Zeken jane gdhendur perjetesisht ne Panteonin e Nderit dhe te Lavdise gjitheshqiptare. Nuk ka diskutim qe Jusuf Gervalla sot po te ishte gjalle do te ishte per Shqiperine Etnike, per bashkimin e gjithe trojeve shqiptare, per bashkimin e mendjeve dhe zemrave shqiptare kudo qe ndodhen, sepse kjo eshte menyra e vetme dhe me e mira per te pasur Shqiptaria prosperitet dhe zhvillim, per te nxjerre ne pah dhe ne drite anet me te mira te shqiptarit, per ta bere nje komb ashtu sic e meriton te jete, ne balle te kombeve te tjera, sepse mencuria dhe vitaliteti nuk i mungon.

Lavdi dhe respekt Pishtareve te 17 Janarit!
U prehshin ne paqe dhe ideali i tyre per ta pare Shqiperine te bashkuar dhe te fuqishme u befte sa me shpejt realitet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyMon Mar 08, 2010 5:22 pm

femijet e keq e ztradhtare ja humbin vleren babes se tyre.
femijet e jusufit dhe gruaja e tije ja kane humbur rrespektin.
keta jane me pacifistin tradhtarin bashkpunetorin komunistin Rugova.
Donika eshte ajo qe pa u ndale shajti neper mjetet e informimit gjerman uck.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyMon Mar 08, 2010 10:49 pm

po e sakt se donika nuk qe ne anen e babait vet por me pansllavistet shqiptar qe edhe sod nuk e ndryshojn politiken pansllaviste dhe NE jav japim voten pa hezitim,sa tragjike,por jem te till,qte bejsh!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Angela
Fillestar/e
Fillestar/e
Angela

Female
Numri i postimeve : 33
Age : 33
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/03/2010

Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 EmptyMon Mar 08, 2010 11:01 pm

Pavaresisht nga sjellja e femijeve, sjellje per te cilen eshte per te ardhur keq, kjo teme eshte per Jusuf Gervallen dhe do te ishte mire t'i permbaheshim temes.

Nese femijet e tij, ne rastin konkret vajza e tij, sillet jo ne pershtatshmeri me idealet e babait te saj turpi dhe nderi mbeten per ta dhe nuk e prekin nje figure madheshtore si Jusufi, sepse ne rrugen e jetes ndodhin ngjarje nga me te ndryshmet. Nje fjale e urte popullore shqiptare thote qe nga trendafili del ferra dhe nga ferra del trendafili.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.   Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar. - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jusuf Gervalla - ideatori për Bashkimin Kombëtar.
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: