Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 10 ... 15  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:54 pm

Enkelejda Fejzo, Tiranë

Autore e librit "Kohë e keqe në shpirt"



Prej kohës eci...



Prej kohësh zemra rreh me shpejtësi,

Prej kohësh ëndrrën time se kam parë,

Prej kohësh koha ka ndryshuar,

Prej kohësh eci mprapsh...



* * *

Një femër është si një mjellmë,

një femër është si një ngjalë,

Një femër është si një shpellë,

Brumë ardhur për bukën e bardhë…



S'kishte krahë të ikte



S'kishte krahë të ikte

Në mes dyerve të hapura

Një letër e grisur, fije - fije.

S'kishte krahë të ikte...

Tridhjteë herë shkruar "Të dua",

Tridhjetë herë emri shkruar,...

Për një çast: Njëqind grisje.


Laget Njeriu i Lotit





Qaj,

Përsëri qaj,

Dielli m'i merr lotët e mi të nxehtë,

M'i kthen në shi.

Laget Njeriu që m'i sjell lotët?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:55 pm

Alket Çani, autor i librit "Metrika e ditës"


Marrëdhënie





Koha që kalon

është vështrimi yt i ngulmët.

Unë kuptoj thelbin e përmbajtjes,

brenda trupit të tejdukshëm të formës.

Fjala ëshët thirrmë

dhe thellësia - parajsë dyshimi


Perëndimi i diellit në det





Portokalli i diellit- zjarr i pashuar,

valët lodrojnë mbi rrezet,

Dita dridhet midis qerpikëve.



Paramesnatë



Brenda dhomës, natë,

brenda natës,yje,

Yjet- pasqyra të zbehta

të dy trupave brenda shtratit,

vështrim që s'dallon,

e tashmë që mbetet iluzion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:56 pm

RIZA LAHI

NATALI

Natë në Tiranë...Hulius Iglesias...

Befas kish rënë muzgu dhe ecja nëpër bar...
Sa bukur...Të ecësh nëpër bar i vetëm...
...Një pjalm mjergulle ja, po sillet përqark
si krah mjellme.

Dhe hëna
si fytyra e nuses sime ditën e dasmës...
Ua...U ul tek unë në pëqi!!!
Dhe unë e nanuris
për të fjetur strukur në afshin e avullit tim
duke vërshëllyer:
"Natali"...

Po Natalia ime është larg këtij bari, këtij muzgu,
duke përkëdhelur bijëzën tonë
dhe s'e di
se unë po vërshëllej i vetëm mbi bar
shpirtin e Iglesias:
"Natali"...


Befas hëna doli nga pëqiri im
dhe ma mbyti vërshëllimën me një të puthur prej hëne...
O,sa m'u dhimbs mali që nuk vërshëllente si unë " Natali"
me një dhimbje nëne!

Nga thellësia e malit - një psherëtimë ngjethëse...:
"Oooohhh...Unë jam zemërdhembshur si një ari...
Unë për natë rri kundroj këtë hënë që të puth në buzë,
Por ajo vjen e struket vetëm tek ti...
Se unë s'i këndoj dot "Natali"...

Nata ra.
Majëzat e barit më ftojnë të shtrihem me ta
T'i përkëdhel,si flokët e Natalisë
Dhe hëna nxiton te dritarja e bijës sime,
si një sisë,
Dhe kthen të më përmbytë me rrezet e praruara,
si nusja ime,
kur ndjen mbi mua sy vajzash të dashuruara.

O bijëza ime e bukur!
E di që me babin tënd sonte
kanë rënë në dashuri...
Dhe hëna
dhe blerina e virgjër,
dhe brilantët e yjeve,
dhe vetë mali
se babi u këndon:
"Nataliiiiiii".











DY BUZË QË MË ZGJUAN NGA VDEKJA



Befas një ditë u sëmura rëndë;

u sëmura dhe unë më në fund

dhe pas pak nuk mora më frymë.

KurAshtu, i vdekur, çuditërisht

nisa të ndjenja se ç’po bëhej qark meje.

Ishin

mbledhur shumë njerëz dhe

po u dhimbsesha shumë,

sidomos atyre që ma kishin nxirë jetën më shumë.

Ata nuk shkëmbenin më shikime me njëri-tjetrin:

“A ia bëra mirë?”,

as nuk më pyesnin:

”Hë, sa para fitove me artikullin?”,

as nuk më komunikonin,

duke ua luajtur syrin njëri-tjetrit: “Riza Lahi –

Vërejtjte me papërshtatshmëri në detyrë”.

Ata kishin hedhur tej gradat e ofiqet e

mbanin para duarve nga

një kurorë sinqeriteti ,

secila blerë me para shpirti.

Gruaja ime ende i lutej doktorit të bënte

çudinë e pamundur të jetës të ngrinte një të vdekur .

Ajo mbante në duar një fjalor “Anglisht – anglisht”

shumë më të

madh nga ai që më kish grisur kohët e fundit ;

librat

i kish marrë nga ballkoni dhe

i kish vënë në

dhomë.



Askush nuk ma pikasi një lot.

E ku kanë lot të vdekurit?

Po mua

vërtetë që më shpëtoi një lot.

O, sa po më

dhimbseshin nxirësit e jetës sime ;

unë

nuk ngrihesha t’i përqafoja apo

t’u dhuroja

një vështrim me

vetëm një

mesazh:

“Ju kam falur”



Nusen time po e kapnin për krahësh.

Ajo donte të shtrihej në arkivol bashkë me mua.

Askush si ajo nuk e dinte se

unë kisha vdekur një Anzholras – 1)

Kur...

Dikush vuri buzët te qepallat e mia të vdekura

dhe ato

u çelën menjëherë.

Po ato buzë

u ulën mbi buzët e mia

dhe

buzët e mia qeshën menjëherë.

Pastaj

buzët u vunë te gishtrinjtë e penës sime

dhe gishtrinjtë nisën të shkruajnë .

Buzët ishin buzka

Buzkat

u puthitën në të majtë të gjoksit tim

dhe zemra ime u bë sërish prej çeliku .

Ajo nisi të bërtiste: “ Qiell! Dua qiell! E dua taniiii!”.

Së fundi buzët thirrën:

“Përjashta të gjithë!

Nuk e shikoni?Ka ardhur mjeku ta shërojë.

A ua bëra mirë, babi?”

“Bindiuni doktorit!” – thashë unë , kurse Ledushi

nxitoi të më shëronte sa më shpejt

të venim tok për të shëtitur

te rrodhani i lodrave.



Shënim : 1 - Personazh i V. Hygoit, simbol i pastërtisë rinore





PLAKA IME



Kishte flokë të derdhur,

lëkurë të lëmuar,

gojë të turpshme,

dhëmbë të bardhë

dhe sy.



Flokët nisën t'i thinjen.



I mbeti lëkura e lëmuar,

goja e turpshme,

dhëmbët e bardhë

dhe sytë.



Lëkura iu rudhos.



I mbeti goja e turpshme

dhëmbët e bardhë

dhe sytë.



Goja nisi t'i ndyhej.



I mbetën dhëmbët e bardhë

dhe sytë.



Dhëmbët nisën t'i bien.



I mbetën sytë.



Sytë,

kur gërhas në gjumë

më shohin me dhimbje.





NJË NATË



Ndërsa kisha vënë duart nën gushë

përpara xhunglës së vetmisë sime

dhe qe një hënë e piklluar mbi mua.

që nga xhungla doli një kunadhe

me lëkurën që i ndrinte nën lotët e mikeshës sime të vetme

hënës.

“Jam Betania, do të vish me mua në xhungël?

Do të të njoh me shoqet e mia

që janë kunadhe të bukura kështu si unë,

Askund nuk ka kunadhe kaq të bukura

dhe që qeshin menjëherë

sesa në xhunglat e Brazilit”

Hëna papritur u ul te supi im

Dhe kunadhja Betania u trëmb vetëm pak dhe

Nisi ta lëmonte

“Po mua, do të më marrësh në xhunglën tënde , Betania?”

“Jo , jo, këtë radhë, vetëm këtë

këtë poetin.

Në tërë botën

vetëm kunadhet ndjejnë keqardhje për poetët”.

“Edhe unë “, tha hëna.

Hëna nisi të qante.

Betania

e puthi në syçkat e saja të argjentë dhe ajo

pushoi së qari.

Pastaj

Betania më mori nga krahu

dhe pas pak e ndjeva veten

në parajsën e xhunglës së saj braziliane,

ndërsa hëna

po më kërkontë më kot

përmbi kurorat e pemëve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:56 pm

Petraq Risto



Helmimi i Sokratit



I mplakur me dejet:

bimë kacavjerrëse që ngjiten me dhunë

në muret e mendimit

Sokrati rri i qetë

para gotës së helmimit i qetë.

Qetësia ka kurorë dafine mençurinë.

I qetë- verë e nxjerrë

nga pjergulla filozofike,

verë e vjetër që nesër do të shijoj shekujt

me buzë njerëzimi.





* * *

Ndryshe nga të fejuarat e tjera

gazmore kumuria e mban në qafë unazën,

te sytë mban parajsën.



Nga cikli "Helmimi i Sokratit"





Visar Zhiti
Trup dashurie





Dashuri të kërkoj

pa e kuptuar ku je,

më shumë te buzët

e mërmërimave

në flatrat

prej ëngjëlli të ëndrrës,

mbi dallgët e ndjenjave,

djeg ti

si një petale e hollë kujtimi.

Pikon dashuri pjeshka e çarë

e brengave të mia.

Në duart e zbrazëta

mbetet ca fosfor

nga mungesa jote

dhe polen fluturash të çasteve.

Dashuri, ti kërkimi i magjepsur.

Mbushma trupin e me duart e tua,

si gjethnajë përjetësie.

Se unë e di,

bulëza e lotit

më e madhe është se bota.



* **

Më kanë dënuar perënditë

të ndiej dhëmbjen e tjetrit

sa ai dhe më shumë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:57 pm

Dhori Qiriazi



Menduar në muzg një pemë po rri,

mbështjellë me borën e kaltër,

dhe mali është kërrusur dhe ngjet me njeri

dhe hëna mbi të ngjet me vatër.



Me bluzën portokalli

Me bluzën portokalli ti del në ballkon,

nder rrobat e lara, me dorë i fërkon.

S'e di pse qan era aty përmbi tel,

kur bluzën e tjetrit me dorë përkëdhel!




Nata



Kur vjen nata dhe ka hënë,

malet flenë në qetësi,

Flenë pyjet nuk zhurmojnë,

veç rrëkeja pëshëprit,

Zogjtë e natës kuvendojnë

dhe diçka më thonë në shpirt...

Nga cikli: "Kur hëna ndrit mbi kallama"








Musa Vyshka, Elbasan





Profeci

Humnerat ujore do të kthehen në livadhe,

kontinentet do t'i përmbysë një dimër i vjetër.

Krishti do të lindë përsëri në një muzg të bardhë

dhe do të kryqëzojë përsëri një tradhëti tjetër.

Ne do të vdesim dhe do të tretemi në pafundësi

me vulën e turpit në fytyrën e egër.

Dhe të paturpshëm do të lindim përsëri,

të vazhdojmë himnin e urrejtjes së vjetër.





Faslli Haliti, Lushnjë



Ti je neoni

Ti je neoni

Nuk shkon

ti te fluturat

Fluturat vijnë te Ti

Shuajnë urinë e syve me dritë.



Kot

Kot themi

tru peshk..

ç'nuk bëhet

me urdhërin e peshkut!


Hëngra





Qeni që tërbohet

ha kokën e vet

unë u tërbova dhe...

Hëngra koka të tërbuarish.


Plasi





Plasi

Peshku

U grisën rrjetat

Ne ngopemi me halat...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:57 pm



SHKODËR




Mimoza Cufaj Rexhvelaj, Shkodër




Dy pika lot





Nga mali i madh

që patën për ty, lotuan,

lotuan sytë e mi.

Kur erdhi,

s'kishte lot të tjerë

për të derdhur.

Ishte vonë.

Shpirti kishte vdekur.


Autoportret





Unë jam zanë,

s'jam lozonjare,

unë nuk jam yll,

s'jam shtojzovalle.

Jam pika e lotit

dimër me stuhi,

jam bora me ngricë

e dita më shi.

Jam zemra e vrarë,

ëndrra e shuar.

Jam lule që s'çel,

diell i perënduar.
Nga libri "Dashuri, ti je mëkati"



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:58 pm

Brixhilda Dragusha, Shkodër



Streha e shpirtit

S'më kish lagur asnjë vjeshtë

si ai shi.

S'më kish folur asnjë erë,

si ai...

Pikojnë strehët e shpirtit po aty,

S'mund ta fusje kokën ti?...



Magjia ime

Të shoh e nuk të njoh,

Mjegull më dukesh,

papritams më shfaqesh,

papritmas më zhdukesh!

Edhe pse magjitë

s'i besova kurrë,

Ti për mua je një magji,

Mjegullat ecin

mbi shpinë të trishtimit

Dhe pyes:"Ku je,

pse kaq larg më rri?!..



Nga libri "Streha e shpirtit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:58 pm

Rovena Kalaja



Dashuria e parë



Ajo e pyeti për dashurinë e parë.

Ai i futi sytë në errësirë.

Shikimet e tij u kapën

pas degëve fort si gjarpërinjtë

dhe ngrinë.

Ajo priti, pak symbyllur

dhe vuri dorën në fytyrë

si një e verbër,

pastaj buzët e saj puthën sytë.

Gjarpërinjtë u shkëputën nga pemët

në një dëshpërim të lëngshëm,

lagështinë e të cilit

ajo e ndjeu në fytyrë.

e tmerruar e afroi afër vetes

për të mos lënë midis tyre asnjë hapësirë.

ndërsa e mbante në krahë,

në vesh i erdhën ca fjalë

si nga një botë tjetër,

që i bënë krahët e saj

të vareshin pa jetë:

"Sot ka ditëlindjen".

Hëna pikturonte silueta gjethesh

mbi fytyrën e saj të zbehtë e të ngrirë.

Marrë nga libri "Zëmërimi i demit",

botuar në Shtëpinë botuese "Album' , Enver Neziri, Tetovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:59 pm

Tropoja



Hamit Aliaj



Valbona



Rrjedh nëpër gurë të bardhë

e sy pëllumbash të egër.

Ujëvarat e saj

si dhi të egra kërcejnë,

në ëndrrat e vajzave

janë nxitim djaloshar,

e vajzat flokëlëshuara

në gjumin e prishur të djemve.

Marsi i shqetëson vajzat e Valbonës,

Valbona behët Mars në ata

që e panë një herë.

Qumësht të bardhë orteqesh pi,

Valbona me hëna bjeshke në gji.

Lot i kaltër malli

në sytë e largësive!

Tetëmbëdhjetë vjeçar

njeriu është vetëm njëherë,

në brigjet e tua, Valbonë,

këtë moshë e kam çdo verë!

Nga cikli "Valbona me hëna bjeshke në gji"



Lulzim Logu W.P.S



Nata



Nata ra,

shi i butë lulesh, T ëputhura të lagta,

Drithërima të brishta,

klithma ikjesh,

Pika gjaku.

Nata ra, tablo egundit epiktorit,

Brenga kuq e zi poeti,

Jehona kthimesh,

Hapa të një plaku.

Nata ra,

Akorde të vdekura gjumi,

ranë oprej shtrati.



Si lojë



harroj dhimbjen , gëzohem,

trishtohem fill pastaj.

Zë buzagazi lotin,

puthen qeshje dhe vaj.

Harroj dhe feston shpirti,

pastaj i thyer kumbon,

Jetëvdekje ndërrohen në mua,

përdit si lojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 9:59 pm

Jaho Margjeka, Tropojë



Ajri dridhet



Vizatoj fytyrën tënde.

Viza- viza portreti yt.

Ajri dridhet...

Ti, më epaperceptueshme se ajri.



Në planetin e borës

Prapë në këtë rrugë,

nën këta blirë,

ku njëherë i lumtur

qeshë me ty.

Rruga, blirët..qielli...

këtu prapë,

po ti, nuk je, mungon ti...

E unë udhëhumbur,

çapitem kuturu,

s'e di as vetë, për nga,

për ku..

Është katërmëbëdhjetë,Shën Valentin.

"Planeti" hesht, ngrin,

gjithçka ngrin...

Ja e zbardhur krejt bora me blirë,

ku ecëm bashkë atë maj të dy ,

unë dhe ti,...

Eh, ky i yni "Planeti i dëborës"

Dëborë e diell bashkë

s'paskërka gjithnjë!



Marrë nga libri "Edhe pak qiell për dashuri"







Almona Bajrami,

autore e librit "Më shohin sy të vjetëruar", 2002



Qetësi



Aroma e lotit tim

lag shiun e ëndrrës tënde...

Kollë

Konkurrenca e pasthirrmave të ndjenjave

brenda kohës time,

shkurtohet deri në thatësi,

pastaj oksidohet në kollë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:00 pm

Olta Murati

Lotëtë e shpirtit

Nga shiu i papritur që ra

çdo gjë u lag,

një përrua digjet

në gojën e grykës.

Flaka s'është vetëm

ka dhe vetëtimën.

Në fushën e blertë

shtat lëshon

një lullkuq.

Lotët e shpirtit,

si dhelpra të trembura,

hanë pyllin egjahtarit.

Shiu po rreh

në tëmthat emi.

Nga libri "kambanate flladit", 2001













Jak Përpali



Kërkimi



Zbritja dridhet e shkumtë

në lakoren e errët,

Vështrimi i trazuar

thyen kupën qiellore,

pëllëmbat pëshpërisin

mbi supet e zhveshur

Dhe pjekja e plotë

çliron çastin që digjet.



Nga libri "Symbyllur", 2002

Puthje



Gratë prej mermeri të lëmuar,

asnjë fije bari

nuk të mbetet në buzë...





Nafije Salihaj



Ëngjëll i gënjyer



E desha parajsën aq shumë,

aq sa vdekjen urreva.

Kur më thanë: "Ajo të ka në dorë..."

e befasuar në vaj shpërtheva.

Vdekjen e gënjeva me lot,

Ajo hapi dyert e parajsës për mua,

Një ëngjëll i gënjyer do të isha,

ndaj u ktheva duke thënë:"Nuk dua...".



Nga libri 'Forma e shkrirjes", 2000



Migena Rama



Ritëm

Ritmin, s'ma vdes

As terri i territ.

Ritmin s'ma djeg

as prushi i territ.



Tis

Tisin e qelqit

të dhimbjes e përbuz

për ty.

Plaket vdekja në mua

për ty.

Te unë s'ka kalbje,

s'ka ndryshk për ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:02 pm

Migena Ismailgeci, autore e librit "Mëkarti i syrit", 2002



Mbyta fjalën



Mbyta fjalën

me thonjtë e zemrës

dhe u fsheha.

Sa do të rri e fshehur,

as vetë nuk e di.

Po, kur të dal,

s'do kem njerin sy.





Mehmet Berisha , autor i librit "Puthja edjegur"

Në një rimë vdes për ty



I hedh hapat, sikur vitet,

s'janë plakje, janë hare,

Ti, vajza ime, harrove ritet,

e dashurisë që bënim ne.

Mos fillove me një tjetër,

ndaj shkon rrugës si ylber,

Dashuria jonë e vjetër,

përse u tha, përse u ter?!

Qeshja jote s'është e nxehtë,

të përkëdhelja si fëmijë,...

Vallë , mendon poetin tënd

që në rimë vdes për ty?!



Gjon Neçaj, W.P.S



S'je më





Puthje e ëmbël

që vjen natës gënjeshtare,

Puthje e ëmbël prej ëndrrës e gatuar,

Puthje që të shijojë deri në mëngjes,

Pastaj më tretesh e vetmuar.



Nga libri “Nën hijen e mrizave"



Asllan Osmani



Kur

Dielli i pikëlluar

si unë.

Qielli i mrrolun

si unë.

Drita e zbehtë

si unë.

Vala e trishtuar

si unë.

Kënga e molisur

si unë.

Kur më humbi

Dashuria...

Nga libri “Në rrem ylberi"



Skënder Haklaj



Trup i grisur

I janë grisur lëkurat tupanit,

atij të mbetur peng,

në majë të malit.

Tupani është rrëzuar,

ngulur në tokë,

rrënjë ka lëshuar

në një lis të fortë.

Litarët janë thurë,

si një rrjetë,

tuj kërkuar kërcimtar

të humbur në jetë.

O hej, tupan i çamë,

ndamë në thirrje,

prite një ëprgjigje...

Nga libri "Andërr e ngrime", 2001

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:02 pm

Valentina Madani



Një burrë shkruan

mbi nervat e gurit,

Gruaja korrigjon

dhe lexon buzët...



Albana Ponari



Sytë

Sytë mund të jenë të kaltër

edhe të gjelbër,të zi.

Ngjyra nuk ka rëndësi,

në mos mungoftë mirësia



Ujeza Kucaj



Trishtimi angullin në mua

si ndonjë qen i lidhur

prej kohësh

në zverkun e shpirtit tim

me vargonj të çeliktë

që zor këputen më.

Trishtimi, miku im,

të paktën mos leh!



Rudina Buçaj



Logjizëm



Dallëndyshet erdhën...

Dallëndyshet shkuan..

Shpirtrat e vdekur rrëshqitën

mbi ngricë të degraduar akujsh.

Po përjetësia?!

Përjetësia mbeti vetëm

një relacion i vjetër juaji...





Ritvana Kuliçi



Njerëzit janë vegimi i çdo dite

dhe unë jam vesë mëngjesi

në zemrat e tyre.



Diku



Diku në labirintet e largëta

dëgjohet oshëtima e afshit tim,

Diku përtej errësirash, labirintet

mbeten të paharruar...







Uarda Vatoci

Të bëhem

shërbëtor i dashurisë,

pranoj pa ngurim,

Të jem skllav i saj:

Shkatërrimi im!...







Nexhat Ymeraj, Tropojë

Rastësia



Rastësia ma përktheu zemrën tuaj,

Natyrshëm më ke bindur,

momentin e futëm

në flakën e dashurisë.

Do të festojëm

datëlindjen e kësaj nate,

që do të mbetet

vetëtimë dhe dritë.



Krojet

Si krojet në vjeshtë

shpirti vuan...

Nga libri" Fjalë e vjetër"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:03 pm

Arbëreshët




Antonio Bellusci


Un vete nga menat për manushaqe





U vete nga menat për manushaqe

E pres se ndënj menat ti më përpiqe.





Doja t'i puthja nj'gher u nd'ato faqe



Doja t'i puthja nj'gher u nd'ato faqe

E njeter gher u nd'ato buzë t'kuqe

çe frima jote vjen era manushaqe,

xhu di ajo molla çë mbani vjuar te sënduqi.




Vorea Ujko Itali, arbëresh





* * *

E nuse, nuse puna jote,

E cimba - cimba zemra ime,

U të dua e ti nëng më do,

Ti më do dhe u nëng të dua,

E valle, valle trimi imë,

Un të dërgova skamandiljën,

skamandijlën lara- lara

e ti e shkelje e nëng more,

Ti më dërgove brezin ari,

brezin ari lara- lara,

e u shtura e nëng e vura,

Ti qjan de u qjeshinë,

Ti qjeshin dhe u qjanjë.

Si kam bënjë u nëng e di

Si ulli e si ulla.

Marrë nga Lidhja (Unioni) 30 Maj 2000 të Antonio Belushit.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:03 pm

Maqedoni
Ramadan Sinani,Tetovë





Nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë Shkup, pedagog në Universitetin e Tetovës

Vjersha është shkëputur nga vëllimi poetik: "Heu (Lirikë (i) liri) e poezi



Migjeni plak



Mosha e shtyrë,

në 'çuniverse ankthesh

kish arrirë.

Migjen,

Kosova,

çamëria,

Iliada...Të ngrira...

Qiejt krisnin rrufe

mbi ostrum të botës,

në imazhin Shqipëri

e Migjeni plak nën dhe',

njjë uragan që s'(fle)!

përmasa e Atdheut

rropatet mes ngastrash

nga ishujt robotë...

Si s'ra edhe...

Edhe një pikë vesë

mbi petalen e etur,

si s'ra...,

të çelë harenë

mbi ag lulesh.

Si s'ra edhe një qiell

me buzëqeshje, pranverë,

përmasë ëndrre në meandër

në detin kaltëror.

Edhe një tokë e bekuar

në sufrinë etjesh..

Edhe një diell

si s'ra kurorë e madhe,

e bardhë, si s'ra!

Diademë (i) lirie...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:04 pm

KOSOVA



Jakup Ceraja 1934-2001, Mitrovicë, një nga poetët më të njohur të Kosovës.

"Poet i fjalës që lëvdon dhe godet hapur" Agim Vinça

Autor i vëllimeve:"Përkushtime", "Djersa dhe Gjaku", "Pranvera po të bëhet verë", "Ngjarje që s'duan shpjegim", "As duket, as humbet", "Udhëton me erëra", "Fund me diell", "Guri në qafë", "Gjeografia edhimbjes", "Dimër në Tiranë", "Ucë Mala", poemë e tjerë.

UNË

Unë jam diçka tjetër

nga gjithë të tjerët

në këtë mes!

Nëse më kërkoni

te Njeriu

do të më gjeni,

te Zoti,

se Hyu

është vetëm Dashuri!

Nëse më kërkoni

tek Atdheu do t'më gjeni,

te "Djersa e Gjaku"

se Atdheu pa Liri ë

shtë Shkretëri!

Me dy shekuj yllësie

Poezisë ia mbarova

Kurorën e Kopshtit

më të bukur në Ballkan!





Kadrush Radogoshi u lind në Gjakovë më 15.09.1948.

Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gjakovë. Fakultetin Filozofik (Gjuhë- letërsi) i kreu në Prishtinë, ku gjithashtu kreu edhe studimet pauniversitare dhe magjistroi për letërsi.

Prej vitit 1969 e deri në vitin 1981 punoi në arsim, kur e burgosën dhe e akuzuan në ish Jugosllavinë për veprime penale “propogandë armiqsore”. Një kohë të gjatë ishte i papunë, i persekutuar politik dhe fajtor kujdestar për burokracinë politike të Gjakovës. Argumenti më domethënës për këtë është fakti se ishte i vetmi gjakovar në mesin e 237 intelektualëve të arrestuar më 23 mars 1989 e të dërguar nëpër burgjet serbe (burgu i Prokuples). Vite të tëra ka qenë i papunë dhe i persekutuar gjer në linç public.

Ka shkruar poezi, prozë (tregim e roman), dramë, ese, kritikë dhe artikuj studimorë për letërsinë.

Është fitues i shumë çmimeve për poezi e tregim në konkurset letrare të gazetave dhe revistave të Kosovës.

Veprat:

1. “Në mes të heshtjes dhe këngës” poezi, “Në udhëkryq”, “Nekrologji për Sodomën”, Jeta artistike e Ilir Shkretës”, roman, “Interpretime” (kritikë, ese, studim), “Heraldika e pikëllimit”, poezi, “Homo Dardanicus”, roman, “Adem Jashari dhe vdekja” dramë, “Nëpër universin letrar” (kritikë, ese, studim) ( Ky libër ka marrë çmimin më të lartë “Pjetër Bogani” për letërsi në Kosovë., Semantika e Bregut tjetër (shënime kritike), “Pikëllim i buzëqeshur” poezi, Çabrat Antologjia, “Orfeu nga Vendesi”,“Pikon çatia e shpirtit”



1. Fjala është shpirt i ndjekur



Fjala është shpirt i ndjekur

Bishti i gjarprit e rrah në rrugë.

Heshtja ulet në fron mbretëror.



Çdo gjë bëhet

çele gurë gojën...

vetëm gjethet mund të flasin,

kur dridhen nga frika,

Në mbretërinë e heshtjes

Fjala është shpirt i ndjekur.



2.

Vesa nuk veson.

Po çel lulemolla. Po çel.

Po buzëqesh lulekumbulla.

Po buzëqesh,

kot po e kërkoj diagnozën

e sëmundjes sime të lashtë

që nga Zanafilla.

Korba me kthetra

më vërsulen

po unë

nga toka nuk shkulem.

Po çel lulemolla.

Po çel Lulekumbulla

po çel. Lulekumbulla.

Kot mundohem ta lexoj

Kronikën e ikjeve.

Po ti ku je fshehur,

po ti ku ke ikur,

çasti im sykaltër,

çasti im syzi,

në një det të kaltër,

apo në një ulli?!...



3.

U linda në shtratin e Prokrustit



U linda në shtratin e Prokrustit,

Ku prindët bën dashuri

duke i zgjatur këmbët ,

gjersa nuk i arritit sopatra...

Gjyshi ndjesëpasti ma pat lënë testamentin:

“Shtrij këmbët sa ke jorganin...”.

Vonë e kam kuptuar se jorgani

është kësula e paprekshme e Prokrustit.

U linda dhe u rrita në shtratin e Prokrustit,

po nuk dua të vdes në të!



* * *

Merr valët e shpirtit tim,

pritja absurbe m’i kafshon gjymtyrët,

po ti merr valët e shpirtit tim,

krijo me të delirin e ëndërruar.

Si të mbrohem nga shiu,

kur më pikon çatia e shpirtit?

Bojaxhinjtë e tokës dhe të qiellit

dhe vdekjen e ngjyrosin me të blertë...

Pika vese bien në sy margaritarë

në hapësirat e pafuqishme

të një shprese,

ku flitet

me gjuhën e harmonisë kozmike

për komandanten supreme

të ushtrisë së madhe të luleve.





Fjala është shpirt i ndjekur



Fjala është shpirt i ndjekur

Bishti i gjarprit e rrah në rrugë.

Heshtja ulet në fron mbretëror.



Çdo gjë bëhet

çele gurë gojën...

vetëm gjethet mund të flasin,

kur dridhen nga frika,

Në mbretërinë e heshtjes

Fjala është shpirt i ndjekur.



2.

Vesa nuk veson.

Po çel lulemolla. Po çel.

Po buzëqesh lulekumbulla.

Po buzëqesh,

kot po e kërkoj diagnozën

e sëmundjes sime të lashtë

që nga Zanafilla.

Korba me kthetra

më vërsulen

po unë

nga toka nuk shkulem.

Po çel lulemolla.

Po çel Lulekumbulla

po çel. Lulekumbulla.

Kot mundohem ta lexoj

Kronikën e ikjeve.

Po ti ku je fshehur,

po ti ku ke ikur,

çasti im sykaltër,

çasti im syzi,

në një det të kaltër,

apo në një ulli?!...



Porta e hyrjedaljes

Porta ime

Hyrje daljen e ka të çuditshme,

Hyrjen tëposhtë,

Daljen përpjetë.



Po pyete në Gjakovë: “Ku banon Pikëllimi”



Po pyete në Gjakovë:

”Ku banon pikëllimi?”

Të thonë: “Në Çabrat,

Është Antologjia e të vrarëve.



Po pyete në Gjakovë:

“Ku banon Pikëllimi?”

Të thonë:

Adresë janë

Zemrat e nënave,

Janë sytë e shndërruar në gurra lotësh

të grave pa burra,

të fëmijëve mbetur pa baballarë.

Po pyete në Gjakovë

për të tretën herë:

“Ku banon pikëllimi?”

do të habiten me ty.

Si nuk e sheh në ç’do gjë që preket,

si nuk e prek në ç’do gjë që shihet.

Si nuk e ndien kur merr frymë,

si një përbindësh i dalë nga përralla?!



2.

Në majë të Çabratit

mbi qytetin e përgjumur

varrezat qëndruakan Gatitu!

Ato ruajkan kujtesën e tokës, ujit, ajrit!

Ato trokitkan me forcë në portën e harresës

e zgjuakan të përgjumurit,

e ndëshkuakan autorët e autorët e atij Kali Troje

e atij ushtari të dalë boje!

Në majë të Çabratit

në një Antologji të çuditshme

Varrezat qëndruakan gatitu!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:05 pm

Hasije Selishta Kryeziu W. P.S



U lind më13 prill1960 në Dardanë , ish Kamenicë Kosovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Sot është juriste në Prishtinë, por është e pasionuar ndaj poezisë. Një zë me të ardhme në fushën e poezisë.

Veprat

1. “Edhe nëpër varre këndova”2. “Kur vdes në mes të largësive” 3. “Mbishkrim në lëkurë”



Mbishkrim



Mbishkrimi në lëkurë

gjakun pi pak nga pak,

thërmijë në duart e të tjerëve.

Kam frikë jetën…

Ma shuajnë kristalet e shuara.



Kur jam e huaj



Sa të largëta janë

Mimozat e mia,

druaj nën qiellin e huaj.

Në hapësirëne madhe druaj

për heshtjen e gëzimeve

dhe hidhërimeve që nuk i shoh.

Ndjenjë e padukshme në mua,

Mëngjesi dhe Mbrëmja

më përqafojnë si duart e vdekura.



Gjëmbim i egër



Në çdo pëllëmbë ajri ndryshon

dëndësitë derdhen në hapësirë,

shpërndahen si përbindsha

në kufomat e shtrira.

Një kurorë e thurur

prej trupit të njeriut

gjëmbohët egërsisht.



Balerina



Koha ecën dhe shkon,

Balerina në udhëtim,

Në urat e thyera,

ndërron stacionet.

Ëndrra në fushë,

trokitje e një thëllëze.



Rikthimi



Hapat vibruan

Në kohën e zënë peng,

sprapsen kujtimet,

vitet bredhin nëpër asht.

Në grimën e një puhie

përtyp kohën,

më përdhunë tkurret,

rrëmih që të rikthej vetdijen.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:06 pm

Muharrem Kurti

Lindi në Smolicë të Gjakovës më 30.05.1943. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan Shqipëri, në degën Gjuhë-letërsi shqipe.

Pasi kthehet në Kosovë burgoset në vitin1987 dhe dënohet me 19 muaj burg për propagandë armiqësore. Përveç poezisë shkruan edhe tregime, ese , vjersha për fëmijë.



1. Mos vallë



Në vetminë që më fal fati

gjithmonë takova njerëz dimri,

takova njerëz nate,

njerëz akulli…

Asnjëherë njerëz drite,

asnjëherë njerëz agimi.

Mos vallë

do të bëhem edhe unë,

një dimër nate,

një vetmi akulli

me emër mërgimi?...



2. Kurrizi që s’përkulet



Në ju kërkofsha lejën e fjalës,

mbetsha pa gjuhë,

pika më raftë

në pikë të ditës,

kurrizi që përkulet

thyhet si qelqi,

një jetë ecën vertikalisht!



3. Botë e kuqe



Lindje e kuqe në lindje

Perëndim i kuq

në perëndim…

Sa huqe botë e kuqe!

Por nuk e di,

kur e kam më lehtë,

kur zbres apo kur ngjitem!



5. Meditim



Nëse i duhet

Dikujt liria,

Ua jap unë

nga qelitë e burgut!



Nga vëllimi “Gjelbërimi natën”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:06 pm

Nebih Bunjaku



U lind në në Bunjak (Poliçkë) të Dardanës më 15.05.1947. Ka përfunduar Universitetin e Prishtinës për Gjuhë – Letërsi shqipe. Që nga viti 1971 fillon të punojë pedagog i gjuhës dhe lëtersisë shqipe. Tashmë ushtron profesionin në gjimnazin “Eqrem Çabej” Prishtinë. Ka botuar disa vëllime poetike për të rritur dhe fëmijë. Shkruan në rrjetin mediatik të Kosovës.



Ferri



Ferri i Dantes,

ferr i imagjinuar,

ferri i Bllacës

skëterrë e përjetuar.



Prishtin ë 1999





Dashuria

Ëngjëlli im i shenjtë

Atë natë s’më dehu rakia

Po shikimi yt magjik

është dashuria.



Loti i zemrës



Loti i zemrës në qepallë

m’i ngrin rimë e metaforë,

Ai shikim magjik në ballë

farkon hekur , shkrin dëborë.



Metamorfozë



Muzg i ngrysur në liqen

sjell nga deti një peshkaqen.

Tërbim valësh vend pa vend,

jetë e vdekje në avlemend.

Brengat tona mbi suprinë

Nimfa mallkon dashurinë.

Ngurosja jonë rrenjët në qiell

Metamorfozë hënë e diell.







Vilson Culaj

Lindi më 6 gusht 1973 në Klinë. Studimete e larta i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Ka botuar këto libra:

“Tingujt e padëgjuar”

Furra e “Nabukodonozorit”, roman

Daho& Ve





Zot, sa frikë kam nga dashuria është deti i vetëm në të cilin mbytem…

Dashuria

Dashuria është

Zinxhirët mes Dhëmbjes

dhe Heshtjes





Shtatë palë qiej



Shtatë palë qiej në një shikim

Një shekull në një çast

Rrufe në një psherëtimë

Një det me një pikë ujë

Kjo është dashuria.



Kur të lahesh në lotin tënd



Vajzë, kur të të dëshpëron dashuria,

kthehu përsëri tek ai që të do,

për ty do të bëhet shtrat i freskët uji,

t’i shërosh plagët përsëri.

Vajzë, kur të të mbyllen shtigjet e jetës,

kthehu tek ai që s’di të tradhtojë,

për ty do të behet rreze e diellit,

shpirtit tënd t’i japë ngrohtësi.

Vajzë, kur të lahesh në lotin tënd,

ktheu tek ai që t’i fshijë me afshin e zemrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:07 pm

Xhemë Karadaku

U lind në Ranatoc të Karadakut, Preshevë. Studimet e larta i ka përfunduar në Prishtinë.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, jeton në Gjilan, fitues i disa çmimeve letrare.

Veprat e tij: Legjendë e re, Natë mbi mua, Gjej e qesh, Pse iu kall mjekra gjyshit, Zvarranikët, Trimi më i madh në botë, “Kalikuse, kalikuese, a ma gjen një nuse”, “Ëndërr në ëndërr”, “Feniksi nuk është ndryshe”, “Lavjerrësi i kohës”, “Histori për një dashuri”, “Lojë në Trojë”, “Nipi i Don Kishotit”.





Maçoku e shoku

Shëtit natën n’kuzhinë daci,

i përgjumshëm, vjen përtaci.

- ç’bën maçok këtu n’ kuzhinë,

e paske ngrënë krejt tatlinë…

-S’e kam ngrënë,- ai betohet,

madje bëhet se hidhërohet.-

Tatlia maçok, të bëftë mirë,

po pse mustaqet s’i ke fshirë?

–S’e kam ngrënë,- thotë sërish, -

vetëm mora një thelë mish…

- Po tatlinë maçok ç’e gjeti,

nga kuzhina kush e treti?

-Tatli s’hëngra këtë natë,

pak ia çova maces dhuratë.

Gënjeu sërish Mustaqeziu

dhe me shputë gojën fshiu.

Një pa bisht e një me bisht,

seç u grindën dembelisht.



Piktori magjik



Asnjëherë s’e kam parë

është piktor magjistar.

Moti thonë e ka një hall:

I lidh krojet me një shall.

- A e ke parë vetë, o mik?

A nuk është shall magjik?

– Pse, ky piktor plot mistere,

i lidh krojet me arterie?

Qesh bilbili n‘degë të ftoit:

- T’i çojë puthje Kroi- kroit?



Nga libri për fëmijë “Nipi i Don Kishotit”



Unë ende i falem njeriut që rron kokëlart.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:07 pm

Mexhid Mehmeti



U lind më 11 qershor 1948 në Zhumicë të Preshevës. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Kosovës, në Prishtinës, në fakultetin filozofik, dega gjuhë-letërsi shqipe. Është një ndër themeluesit dhe redaktor i revistave “Filizat” dhe “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona “ të Bujanocit. Për një kohë të gjatë ka udhëhequr klubin letrar “Feniksi ” të Preshevës. Ka qenë gazetar i gazetës “Rilindja”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është fitues i shumë çmimeve letrarë. Për poezi dhe në vitin 2006 mori çmimin “Hivzi Sulejmani”për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit në prozë.

Veprat

“Klithje e përmallim” poezi,”Lumja” tregime, “Frymëmarrje”, “Flaka e vëllazërimit”, “Peizazh i ngrirë”, ‘Rilindja “, ”Monstrumiada”, katër drama, “Presheva” poemë, “Rikthim dhëmbjeje” poezi, ‘Puthja vrastare” tregime, “Hija e korbit”, novella, “Pikë në zemër”, poezi, ‘Shtatë ditë pas vdekjes” roman, “Pallati me yje” poemë ‘Furtuna”, roman, “Përtej harrimit”



Fjalë e këputur



Në bebezat e syrit

kështjella ngrita pa gurë,

pikturën e gjakut

e bëra gabimisht…

goja të mbeti hapur

fjalë e këputur



Përherë me ty

H. D

Kur zbardh dita

horizonteve të pambarim

Shoh buzëqeshjen tënde

në çdo lule të çelur.



Pëllumbat



M’i leni në supe

pëllumbat

t’i kokërrojnë

diejt e kokës sime.

Mos m’i trazoni

nga supet pëllumbat,

leni të fluturojnë

në zemrën time,

se i ngjajnë dashurisë

dhe erës së jugut.







Brikena Ceraja



Nata e lindjes

Asnjë fjalë në darkëne lindjes

As dolli me gotat e zbrazura n ënatën elindjes

Darkë pa verë Verë pa dolli

Për shpirtine lindjes

Gota të zbrazura Natën pa dolli.





U plak koha



Majë gurit gdhenda

kohën e lodhur

Ngjyrosa në të zezë e në të verdhë

para se ta rrihte shiu i verës



Shpresë humbur

u plak koha

nën hijen e merimangave.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:08 pm

Borë Balaj



U lind më 29 gusht në Pejë. Ka kryer shkollën e lartë ekonomike. Vëllimet e saj poetike “Zogu pa çerdhe” botuar në Tiranë dhe librin e dytë poetik në Prishtinë. Jeton dhe punon në Gjakovë.



Pa dashuri



Si lulja në saksi copëtuar,

si druri i prerë në pyll,

si nata pa hënë,

si dita pa diell.

Pa dashuri

të gjitha ëndrrat vdesin,

të gjithë lumenjtë shterin,

të gjithë shtigjet mbyllen

Pa dashuri.



Tash si atëherë



Tash si atëherë

Ai shi i rrëmbyshëm

midis ditëlindjeve

tash si atëherë

Ajo ëndërr e keqe,

ankth i ditëvdekjeve,

fytyrë e përlotur

në dritaren e mbyllur

Tash si atëherë

edhe ai zog i ëndërrimit.



Vashat



Zemrat i ngatërrojnë

me gjethet e vjeshtës,

mendimet u shkojnë

si vetëtimë e padukshme;

si fijet e barit të tharë.

Shpesh dashuritë i kanë

edhe diellin e mbulojnë

me buzëqeshje

e me djallëzi

Qafën ua thejnë

të dashuruarve.



Harrimi



Si ëngjëll i natës

që zhduket në mëngjes

- Harrimi.

Si buzëqeshje e vrarë

në valsin e lumturisë

-Harrimi.

Nga vëllimi “Loti në sy”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:08 pm

Albert Shala, lindur më 22 mars 1965 në Gjakovë. Studimete larta i kreu në Prishtinë, fakultetin Juridik. Është fitues i vendit të parë në tregim për vitin 1993. Disa poezi të tij janë përkthyer në gjuhën polake nga poeti dhe përkthyesi i njohur Mazllum Seneja. Në vitin 1992 nga gjykata serbe dënohet për kundërvajtje për shkak të organizimit të manifestimit letrar me shkrimtarët e rinj, kryetar i të cilëve ishte. Në vitin 1996 torturohet rëndë fizikisht dhe psikikisht. Në prill të vitit 1999 arratiset në Shqipëri. Banon në Gjakovë.

Veprat “Pranverë e përgjysmuar”, Antologji (për Gjakovën), “Shtigjeve të mesnatës”



Thika

Qyteti im nuk ka pallate lordësh,

as orë të Big Benit.

Qyteti im

ka një kodër

mbi të cilën,

kur nata bie,

në largësi duken

dritat e të huajve

si kujdestarojnë

pranë thikës së Londrës.







Dhëmbët e Vdekjes



(Fatmir Kërleshit dhe dhe Xhevat Hoxhës)

Nata ngadalë bie

te lisat e parkut

ëndrrat vallëzojnë vallen

e vdekja valëvit flamurin.

Nata tym..

Krisma të kaltra të kuqe

vallen këpusin

e vdekja qesh

me dhëmbë të përgjakur.



Nga Antologjia për Gjakovën



Kush shpon

Pikëpyetja rëndon fatin tonë,

pikëpyetje e bërë gozhdë…

Askush nuk ia di fundin kësaj pikëpyetje

që shtrëngon vitet e nëpërkëmbura.



Lumi



Lumi rrjedh damarëve të vet

i rrëmbyeshëm bart zërin e kohërave me vete,

zërin e jetës që tretet para syve.

Lumi rrjedh hidhtas nëpër zërat e kohërave

që luajnë zhytu- dil në dallgët e tij.



Nga libri “Shtigjeve të mesnatës”



Rustem Bajraktari



U lind në Junik më 05.03.1940. Studimet e larta i përfundoi në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë- Letërsi shqipe. Është anëtar i Grupit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë. Jeton në Gjakovë.

Veprat: “Imazhi Albedo”



Liria

Liri, ti je dritë,

në labirinthet e zemrave…

Liri, ti je rritë

në ninullat e nënave…

Liri , ti je diell

i rektimeve tona…

Liri , ti je shpresë

në zemër të fatosave…

Liri ti je krenari

e këtij fisi fisnik…

Liri, ti je lumturi

e zogjve në fluturim…

Liri ti je galdim

i bilbilave në currila…

Liri ti je amshim,

i vashave nën blina…

Liri ti je prore vesim,

kudo në trojet e lira…

Ti stolisesh me guxim,

rrezet e tua i do njerëzia.



Dialog me kullën

Kushtuar kullës së Brahim Sadikut

1.

Ç’ke që rënkon, o kullë jetike

nën dëborën e dimrave të gjatë?

Ç’ke që nën ankth po përpëlitesh

me ata kandila në strehë varë?

Ç’ka lahuta që po guduliset,

ashtu e shkretë, e varur në tra?

A thua cegma të treti hijen?

A thua veriu shtatin ta ka çarë?

A të ka besdisur shumë mërzia?

Odën mos po ta bren vetmia?...

Thonë mbi ty flakëronin rrufenat

nga frënxhitë gaconin Mahlerat.

Agu ty, kur të puth në strehë,

Çfarë mallkimi për natën ke?...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:09 pm

Xajë Nura



Isha vetëm... ç'të bëja?!

Një natë

me hënë të përgjakur

mbaja shënim.

E gandova me athëti stërlodhjen.

Sot u vranë kaq në beteja,

u plagosën shumë,...

Kjo tokë bonjake

do të ketë jetimë,

shumë të sakatosur udhëkryqeve,

dhëmbjen e pashtershme

do ta mbajnë për cicëronë.



Gjuha e syve



Kur shohin lulen në aromë

rrefejnë ngjyrëne joshjes,

kur errësirën shohin, acarohen,

nëse ndeshen me krimin

ujisin pikëllim të dhembjes.

Kur gjejnë vetminë,

provojnë barrën e heshtjes,

por pa ia ndarë

mbesin në kërkim të yjeve,

të ujëvarave, ylberit;

përzijnë epshet

me ndjenja,

përkëdhelin ose psherëtijnë..

Gjuhë jete

është gjuha esyve...

Nga libri " Klithja e metaforës"



Mehmet Bobi

Viktoria

(Ganimete Tërbeshit)



Në litar

E shkrove epilogun

Njomëz zemërthëllëze.

Medalion qafe

Litar zgjodhe

Viktoria jonë.

Ganimete

Brezash trimërie.

Hasan hasani

Syri i vashës gjak

Ganimete Tërbeshit

Syri i vashës gjak

Syri i vashës bar

Syri i vashës hak

Syri i vashës litar

Syri i vashës diell

Syri i vashës nder

Syri i vashës qiell

Syri i vashës verë

Syri i vashës pyll

Syri i vashës rini

Syri i vashës yll

Syri i vashës liri.



Shkëndije Hoda



IN MEMORIAM

(Yllka Domit)

Data:07.05.1999

Vendi: Kodra e çabratit

Yllka vritet

nga dora e zezë e krimit,

vritet Yllka

dhe kanarina fillon vajin,

vritet e mrumet në tokën e gjakosur;

bashkohet Yllka me yjet e lirsë.

një jehonë edritës më pak.





Laureta Sahitaj, Prizren (Kosovë)



autore e vëllimeve poetike

"Kur zemra të mashtron" dhe "Kopshti i ëndrrave"



Ti je fajtor

Kujdes, se më vonë

do të pendohesh,

me lot në sy,

aspak nuk më rikthen,

kur di se përgjithçka

fajtor je vetëm ti.

Merrja frymë

përmes shpirtit tënd të mirë;

si ëngjëll

më shfaqeshe nëpër ëndrra,

krahëhapur të prisja

në përqafim çdo natë,

isha gati në gjirin tënd

me dëshirë të vdisja,

por ti i shkatërrove

ëndrat e mia të gjitha,...

Atëherë, mos u pendo,

kur vetë ti je fajtor...!



Dashuria

Penda ime dridhet

si shigjetë,

kur godet cahun e duhur

nga një kalorës beteje

e shpirti dridhet

nga emocionet,

kur zemrën e pushton

një zog shtegëtar,...

E tillë është dashuria ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 EmptyFri Sep 12, 2008 10:09 pm

Edona Qollopeku



Shiu

Pranë dritares

tret shikimin

përtej largësive,

shiu - rrëke dritares,

sikur loti syve...

Unë brenda në dhomë,

të tjerët jashtë në natyrë

e pikat e shiut

si kristal

u rrjedhin në fytyrë.

Shiu po vazhdon

të bier pikë- pikë,

më zgjon kujtime

dhe më duket nostalgjik.

Vetëm në dhomë

qëndroj në qetësi,

nën ritmin e pikave të shiut,

krijoj "magji".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 15Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 10 ... 15  Next
 Similar topics
-
» Anthology poetical “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE” 3
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE
» Antologji me poezi shqipe: "Lotët e Virgjër"
» Drejt, hapur, qartë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: