Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SH Q I P T A R Ë T

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:35 pm

SH Q I P T A R ËT



Nga : George Fred Williams


Përkthyer nga anglishtja prej
Shaban Ballës




"Drejtësia dhe e vërteta nuk janë
mbrojtje ose arësye në sallat e diplomacisë"



"Djali jem, ti nuk e di se me sa
pak mëshirë qeveriset bota"



Tiranë - Shtypshkronja
“Dielli” - 1934




Parathënie e botimit të parë


E gjeta të vlefshme përkthimin e këtyre
rreshtave mbasi këto përmbajnë gjykimin e një të huaji mbi Shqipërinë, i cili e
formoi këtë vetgjykim duke qenë vetë në kontakt me Shqiptarët e duke shikuar me
sytë e vet çdo gjë që ka shkruar. Përveç kësaj, ky shkrimtar është i një shteti
të cilit nuk i intersonte ose i interesonte shumë pak gjendja politike e
Shqipërisë e për këtë çdo fjalë që shkruan ky njeri është e sigurtë se e
shkruan siç ia ndien ndërgjegjeja e vet e jo pse ashtu ia lyp pozita
diplomatike. Për shembull, në Kreun IV tek nënartikulli “Europa përkrah
sundimin turk” do të shikoni se San Xhuljano, Ministër i Jashtëm i
Italisë, nga pozita e tij diplomatike shkruan të kundërtën e asaj që ndjen në
shpirtin e tij. Por që shkrimtari i jonë shkruan ashtu si e ndien, do ta vini
re po të këndoni me kujdes Kreun III “Rënia e Qeverisë së Vidit”. Aty do të
formoni një vetgjykim se sjelljet e tij në këtë mënyrë proshqiptare ndoshta u
bënë shkak që ai të shtrëngohesh me dhënë dorëheqjen nga pozita e tij në
Europë.






Xhorxh Fred Uilliams më 1914 ishte Ministri i
Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në
Durrës, komision i cili do të udhëhiqte dhe do të bashkëpunonte me qeverinë e
Vidit. Por zoti Uilliams duke e pa të pamundur bashkëpunimin në mes tyre dhe
duke e pa se punët po shkonin mbrapsht pse marrëveshja e Londrës e kishte
mbjellë shumë ters farën, e ma tepër pse marrëveshja e Londrës caktonte një
princ kurse Vidi erdhi me titullin mbret, mbas shumë mundimesh për marrëveshje
sa me kryengritësit e Shqipërisë së mesme, sa me ata të Jugut, u bind se
këto punë ishin të kota dhe vendosi të marrë një masë të fundit. Shkoi në
Shqipërinë e Jugut ku pruri në marrëveshje “epirotët” kryengritës me vlonjatët
që të bashkoheshin e të shpallnin pavarësinë e tyre, gjithmonë me qëllim që
sapo të zhdukej qeveria e Vidit e cila doemos nuk kishte jetë të gjatë,
t’i bashkonte kësaj pavarësie edhe pjesën e sipërme të Shqipërisë. Mirëpo, posa
muarën vesh këtë gjë diplomatët e Europës me të shpejtë dërguan në Vlorë dy luftanije
që përmbanin anëtarë të komisionit të Durrësit, të cilët nën hijen e topave të
fuqive të mëdha të Europës e ndaluan këtë bashkim që ky zotni me shumë mund e
bëri.






Atëhere zoti Uillliams u bind krejtësisht që
veprat e fuqive të mëdha me marrëveshjen e Londrës nuk patën për qëllim ta
bëjnë këtë shtet të lirë, por të gjejnë shkaqë se si me e shtypur ma tepër, e
duke patur në dorë këtë dhe tjera fakte ky vendosi me e lënë këtë skenë
mëkatesh, por njëherit me ngritur perden e me paraqitur komedinë tragjike dhe
shpirtin e zi të diplomacisë Europiane. I dhanë rastin Shqipërisë në
Mbledhjen e Londrës për ta provuar nëse Shqiptarët janë të zotët apo jo përsa
paradëshirojnë. Por me mënyrën që ata i kishin hartuar planet e tyre mund t’i
hidhnin hi syve të gjithë botës duke e bërë me e quajtur të zezën të bardhë, e
prandaj Shqipëria lëkundej atë kohë në djepin e fatit herë mbi dhe, herë jasht
gropës së zezë të tmerrshme e të helmatisur. Gjindej ky djep pikërsisht mbi
gropën e pafund, kur përfaqësuesit kryesorë të diplomacisë
Europiane, të mbuluar me maska fytyrë-njeriu, kishin vu tehët e bajonetave të
tyre mbi litarët që varesh ky djep për t’i pre e për ta lëshuar fatin e
Shqipërisë në këtë gropë vdekjeje që të mos mund të ngrihesh kurrë.






Për të qenë korrekt ndaj pikpamjes njerëzore,
këta zotërinj kishin filluar me përhapë fjalën se ua dhamë provën e lirisë
Shqiptarëve por nuk po janë të zotët me e mbajtur dhe për fakt tregonin me
gisht kryengritjet e brendshme, shkaktarët e të cilave ishin ata vetë. Pikërisht
në këtë kohë të duhur e të rrezikshme për Shqipërinë, zoti Uilliams heq maskat
që iu japin pamje njerëzore këtyre diplomatëve dhe nxjerr në shesh fytyrat e
tyre të lyera me gjak të pafajshëm e ia tregon me gisht botës duke deklaruar se
të fshehtat e kësaj diplomacie janë shkaku i kaq gjakderdhjeve dhe deklaron
pafajsinë dhe vujtjet e Shqiptarëve e mundimet e tyre për liri. Ai shpreh hapur
se Shqiptarët nuk janë të egër e të rrezikshem, siç e thonë diplomatët Europës,
porse Shqiptarët jane fisnike, janë trima, janë të ndershëm, jane liridashes
dhe kanë mikpritjen më të madhe në botë. Këto deklarata zoti Uilliams ia bëri
më tepër popullit të vet Amerikan duke iu lutur që të ndërhyje sa më parë për
t’i ndihmuar ketij populli në të drejtat trashëgimore që kërkon dhe në
varfërinë e tij, shkakun e së cilës ia ngarkon fuqive të mëdha të Europës.



Përkthyesi Shaban Balla

Tiranë, 20 Mars 1934
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:35 pm

Parathënie e botimit të dytë





Kur m’u tregua ky libër i vockël e lexova
menjëherë dhe pa vonesë, e rishtypa dhe e redaktova duke ruajtur përkthimin
origjinal. Libri është shkruar para 90 vjetësh, përkthyer e botuar në Shqip
para 70 vjetësh dhe ribotohet për herë të dytë tani. Falenderoj me këtë rast
përkthyesin Shaban Balla që e kaloi në Shqip veprën e respektuar të Xhorxh Fred
Uilliamsit dhe dajën tim Qazim Kuqashin që kishte ruajtur një botim të tillë 70
vjeçar.






Së pari botimi apo ribotimi i një libri të
tillë është një gjë shumë e mirë, sepse shpreh respektin për një njeri
shpirtmadh e shpirtdrejtë si Xhorxh Fred Uilliamsi, për edukimin e shkollimin e
tij dhe respektin për vlerat që përcjell pena e tij. Nga ana tjetër, është për
të ardhur keq që ajo histori e dhimshme e Shqipërisë e fillimit të Shekullit
XX, në vend që të ishte për arshivë, vazhdon poshtërsisht të nëpërkëmbet edhe
në kohën e tanishme. Libri pohon thënien popullore se të huajt, akoma më shumë
armiqtë, kur gjejnë shesh bëjnë përshesh. Libri tregon sa tragjike kanë qenë
(dhëmsurisht edhe janë) ndaj shqiptarëve përçarjet e shkaktuara nga armiqtë. I
vetquajturi mbret Princ Vidi qëndroi në Shqipëri në periudhën 7 Mars – 3
Shtator 1914. Siç edhe shkruan Xhorxh Fred Uilliamsi, nga ajo rrëmujë mizore e
Luftës I Botërore shqiptarët vetëm e pësonin. Pena e Xhorxh Fred Uilliamsit
përcjell rëndësinë e vlerave njerzore që duhet të kenë udhëheqësit që
organizojnë, drejtojnë apo udhëheqin shtetet. Vetëm njerëzit me mirësjellje, me
shpirtmadhësi, fisnikërisht të respektuar, të palodhur në punë, me vullnet dhe
trimëri janë ato që kanë shkaktuar dhe udhëhequr përparimin e popujve.






Xhorxh Fred Uilliams (1852-1932) lindi në
Dedham të Masaçusetsit. U arsimua në degën e ligjeve në Masaçusets më 1872 dhe
pas studimeve të tjera u bë avokat. Gjatë viteve 1880-1887 kreu redaktime të
botimeve të rëndësishme ligjore në vitet. Më 1889, ishte anëtar i legjislaturës
së Masaçusetsit dhe gjatë viteve 1891-1993 ishte anëtar demokrat i Kongresit
Amerikan. Gjate viteve 1913-1914 ishte Ambasador i SHBA në Greqi dhe Mal të Zi.


Saimir Lolja Tiranë, 19 Tetor 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:36 pm

SH Q I P T A R Ë
T - T O K A DH E B A N O R Ë T






Tokë e Shiqipërisë lemë të hedh sytë e mij,


Mbi ty, O nanë e mjerë e njerëzve primitivë.


- Bajroni tek “Udhëtimi i Çajlld Heroldit”





“Bah! Shikoni këto barbarë!" ka thirrur
çdo tiran që ka shtyrë në fatkeqësi viktimën e vet, kur më në fund e ka pa të
pamundshme me e bërë skllav. Ngjarja e dhimshme e Shqipërisë nuk i është
treguar popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka qenë zhdukur në
vendin e vet të Bajronit dhe të shteteve të mëdha, të cilët kanë vendosur të
zhdukin nga faqja e dheut këtë popull heroik. Në sallat e errta të diplomacisë Europiane
për shekuj me radhë ka qenë mbyllur e munduar fati i Shqipërisë. Edhe tani, me
lot ndër sy dhe krejt e dobësuar nga robërija dhe padrejtësia e shekujve, ajo
po nxjerr përpara duart thatanike për të kërkuar drejtësi dhe liri; por akoma
më kot. Po, shpërblimi i mëkateve është vdekja dhe kujdesi i drejtë i Perëndisë
nxjerr përpara faktin se gjendja e keqe e sotme e Europës rrjedh
drejtpërsëdrejti po nga ajo politikë që e përdori për Shqipërinë. Megjithëse ka
shumë për të thënë, dal përpara ta them unë këtë ndodhi, të përshkruaj tokën,
origjinën, gjuhën, zakonet dhe historinë e këtij populli, intrigat e Europës
për ta mbajte këtë popull skllav të Turqisë, mundimet dhe kërkesat e drejta të
tij për liri dhe pavarësi, dhe më në fund se si Amerika mund ta ndihmojë duke i
prirë këtij populli në të drejtat e veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:36 pm

Toka e Shqiptarëve





Valona ishte një pjesë e vogël e kësaj toke
prej së cilës ata që shkelën Shqipërinë krijuan emrin Albania në shekullin XI.
Emri i vërtetë i kësaj toke është Shqipëri dhe i popullit Shqiptar që domethënë
toka dhe bijt e Shqipes. Shqipëria, në mes të Malit të Zi dhe të Austrisë kah
Veriu, le Serbinë kah Lindja dhe Greqinë kah Jugu, dhe shtrihet 390km përgjate
bregut Lindor të Adriatikut. Ajo është shumë afër bregut Italian ku qytetet dhe
portet prej Brindisi deri në Venedik duket sikur duan me thënë se janë
kryenaltë me përparimin dhe lumturinë e tyre përpara anës tjetër të shkretë të
detit të fqinjës së vet. Si në Jug ashtu edhe në Veri të Shqipërisë ka porte të
bukur dhe liqenj të mëdhenj e të mrekullueshëm. Buza e Drinit dhe liqeni i
Shkodrës, të cilët janë tani pothuaj të pavozitshëm, duhet që nëpërmjet tyre
t’u zhvillonte një tregti e madhe e përgjithme. Katër porte të tjerë përgjatë
bregut Shqiptar janë pa mole dhe pa farë përmirësimi. Lumenjt janë të mbushur e
të pavozitshëm, ndërsa pyje të mëdhenj po kalben në balta e moçale. Fusha të
mëdha e pjellore shërbejnë vetëm si një kullote e dobët për tufat e dhenve të
një race shumë të dobët; i vetmi plug është parmenda e drunjtë e Romës së
lashtë. Minierat e punuara prej Romakëve dhe Venecianëve janë zhdukur nga pamja
dhe s’dihet fare ku janë. Përveç rrugës Egnatia, një tregues i pushtimit Romak,
s’ka rrugë dhe fuqi të mëdha ujrash shkojnë kot, sepse s’ka asnjë central elektrik.
Nuk ka bankë dhe ka shumë pak të holla; nuk ka një zyrë postare të vendit veç
atyre të të huajve. Ka shumë pak gazeta dhe libra; shumë rrallë lëviz ndonjë
lloj maqine dhe madje s’ka as qeveri të vendit.





Ministri i Punëve të Jashtme të Italise, i shquari
San Xhuljano, bëri një përshkrim se si mbërriti nga bregu i detit deri në
Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalë, nëpër fusha, moçale, ferrishte e
baltra, mbi një rrugë të verbët, ndërsa gjatë rrugës së tij në njërin krah
kalonte i bukuri lumë pengues dhe i pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund
të bëhet që të kalojnë nëpër të prej qytetit deri në det vaporë prej më se tre
mijë tonelatash. E pamundur! Në zemër të Europës të ndodhet një shkretirë kësi
soji, por qe një fakt. Në të vërtetë kjo rrjedh nga se ky vend ka mundësira
përparimi më të mëdha se çdo shtet tjeter i Ballkanit por që Europa e ka pa të
arësyeshme me e bërë këtë vend të mjerë e të shkretë. Ky vend zë pozitën
gjeografike më të mire në Europe; ai është çelsi i tregtisë së Ballkanit dhe
porta e kalimit për në Lindje. Me gjithë këtë, sot nuk ka asnjë udhë hekuri që
t’i përshkojë Ballkanet prej Adriatiku në atë mënyrë që kjo të jetë një vijim i
linjës Austriake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:36 pm

Faksimili i origjinalit të librit“Shqiptarët“




Kur Princ Vidi dhe përfaqësuesit e gjashtë
fuqive të mëdha e bënë Durrësin kryeqytet të Mbretërisë, ata sot zunë një vend
të keq, një katund të qelbët, porse Durrësin nën emrin Epidamus siç quhej në kohët
e vjetra Ciceroni dy mije vjet përpara e përshkroi si një vend të bukur, të
madh e të lulëzuar. Në atë kohë ishte një qendër e madhe tregtie, por sot
sikurse edhe fqinji i tij Tivari në Veri, qëndrojnë si njëmendore e mëkatit të
shkatërrimit turk. Në tokën e Epirit ku sot 600’000 frymë rrojnë mjerisht, nën
Pax Romana rronin 4’000’000 në lumturi. Do të shohim më vonë se jo natyra por
arti i zi e zbriti këtë vend nga lumturia e hershme në gjendjen e dhimshme e të
mjeruar të sotme. Kjo u qeth e u shkurtua në traktatin e Berlinit, në ndarjen e
Ballkanit dhe në marrëveshjen e Londrës, saqë askush s’mund të dije sot
sipërfaqen dhe popullsinë e saj. Mund të jetë e madhe sa shtetet Konektikat dhe
Masaçuset bashkë dhe popullata mund të çmohet nga 500’000 në 1’500’000, por
mesatarisht mund të jetë 750’000 shpirt. Shkodra ka 40’000 banorë dhe me pak
përjashtime ky vend përbëhet prej katundesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:37 pm

Origjina e Shqiptarëve





Mbrapa në kohët parahistorike, para se poetët
e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara
se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti
(484-425 p.e.s.) iu vesh Pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më
parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit
në Athine akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen
ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara
se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë
parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se
Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të
cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në
Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot,
në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjine. Këto Ilirianë, që rrojnë
akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë,
Toskanë, Etruskë.





Është e kotë të kërkohet për perënditë e
Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të
qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaos është hapsi,
hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uranos
është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë
rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis, nemës, domethënë nam,
thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërdita domethënë afër ditës,
agimi. Kur do të jetë studiuar mirë gjuha Shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur
gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga
ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e
heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri
edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe:
I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:37 pm

Flamuri kombëtar




Në gjuhën Shqipe është Agamemnon,
Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës,
biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit; Akili, i qiellit, një i
zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit; Ithaka, i thak, idhnak;
Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac. Shumë
të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë
studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që
grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe
ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi
thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që
Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të
tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra,
qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore
të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe
e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe
përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej
përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi
në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i
qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim
në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin
e parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:37 pm

Vendasit e Shqipërisë





Nuk janë turq sikurse shumë e mendojnë;
përpara kanë qenë të gjithë të krishterë, por gjatë shekujsh pjesa më e madhe
është kthyer në besimin mohamedan. Shumë prej malsorëve janë katolikë, ndërsa
në Shqipërinë e Jugut pothuajse kisha greke është krejtësisht e pranueshme
përveç mohamedanëve. Gjuha shqipe është aq e dallueshme nga gjuhët tjera të
Europës sikurse është gjuha Kelte dhe Baske. Ata s’kanë literaturë veçse pak
libra të priftërinjve katolikë; as alfabet të qëndrueshëm nuk kanë akoma. Në
shkollat e pakta turqit nuk kanë lejuar që të mësohet gjuha e tyre dhe nuk janë
shumë ata që dijnë me shkruajtur e me lexuar. Historia e Shqipërisë është një
shënim i gjatë shkeljesh, plaçkitjesh dhe gjakderdhjesh. Këngët e tyre
tregojnë, theksojnë, vetëm lufta e trimërira. Të gjitha shkeljet e Europës
mizore e kanë përshirë këtë vend me zjarrm e shpatë.





Mbasi vdiq heroi Gjergj Kastrioti që mbajti
larg nga Shqipëria për 24 vjet ushtritë e sulltanit duke i zhdukur nga faqja e
dheut njërën mbas tjetrës, otomanët mundën ta pushtojnë Shqipërinë dhe e
mbajtën nën zgjedhë për më se 450 vjet. Përveç popullit të fushave, të cilët i
ka vrarë më shumë zgjedha e robërisë, përgjithësisht Shqiptarët janë trima e
luftetarë të fortë. Malësori nuk del kurrë prej shtëpisë së tij i pa armatosur,
e deri bariu mban tufën e vet i armatosur deri në dhëmbë. Lufta ka qenë i vetmi
besim i tyre; biles ata thonë: aty ku është shpata aty është besimi. Djali
rritet pa farë edukate ose disipline përveç se përdorimit të armëve. Në ushtrinë
turke ai mësoi se si me vjedhë e me grabitë; në shtëpinë dhe vendin e vet
zyrtarët dhe tagrambledhësit e pengonin në kursimet, punimet dhe industritë. I
rritur në një atmosferë dhune dhe vjedhje, edhe urija shpesh here e ka
shtërnguar të fitojë rrojtjen e tij si të mundet, qofte edhe prej armikut që i
ka shkelë në votër. Nuk duhet shikuar për çudi pse vjedhja që i bënin turqve
quhesh patriotizëm i lartë. Pa dyshim këta malësorë janë të egër dhe të
pamëshirshëm në mësymje ose në mbrojtje. Që këta kanë edhe zakone të këqija
s’ka nevojë për vërtetim, porse janë rritur në një atmosferë pesimiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:38 pm

Një popull fisnik





Ky popull është shembulli më i madh i të
mbajturit të moralit dhe meritave të trashëguara, për fisnikërinë dhe për
kapacitetin e tij që, megjithëse për shekuj me rradhë ka qenë nën ndikimin
tiranik dhe zhvleftësues, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbur shpresat e
veta dhe gjithnjë thotë se jam Shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrmit. Dhe për
këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastërta e
shembullore. San Xhiljano thotë se Shqiptarët janë egoista të radhës së parë.
Sigurisht ata nuk janë një racë që shtrohen dhe kërrusen nga frika. Trimërija e
tyre s’ka kufi; ata e përballojnë vdekjen dhe fatkeqsinë e tyre pa u trembur.
Fjala e besës për ta është shumë më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të popujve të
qytetëruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos t’u mbetet më kurrgjë.
Virtytet e grave të tyre janë të trashëguara dhe vdekja është dënimi i
zakonshëm dhe i shpejtë në rast tradhëtie ose imoraliteti. Ndjeshmëria e tyre
në çnderime dhe fëmijë është shumë më i madh se sa në rrena e shpifje dhe këto
raste mbarojnë gjithmonë në gjakmarrje. Në asnjë vend tjetër të botës nuk është
ma e sigurte gruaja nga fyerjet se sa në Shqipëri; ai qe vret një grua bie nga
vlefta dhe e humb emrin e famën. Bajroni e nderon në këtë mënyrë besnikërinë e
Shqiptarëve nga përvoja vetjake që pati prane tyre:






T’ashpër janë djemtë e Shqipërisë,


e me gjithë këtë nuk u
mungojnë virtytet,



ishin ato virtyte më
të pjekur;



Ku është armiku që ua ka pa shpinën e shtegun
ta lirojnë?



Fortesat e shtëpitë e tyre nuk janë më të
sigurta kurrë,



sa ata vetë në kohëra
turbullimi e në rast nevoje;



Sa e rëndë është mërija e tyre,


por kur ta falin, miqësia
është fare e sigurtë;



Kur mirënjohja ose fisnikëria me derdh gjakun
i thërret,



patrembur shkojnë
përpara kudo që t’i çojë udhëheqësi i vet.






Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë
Shelli e thërriste atë me emrin përkëdhelës ALBI. Malësori dallohet nga
qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë.
Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri ke gjuri, çorape të bardha
mbulojne puplat e këmbëve, këpuce me maja të kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i
mesit i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të lëshuara mbrapa dhe
qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetëm bregun e jugor të Shqipërisë,
prandaj përshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar – shën. përkth.). Ky popull
rron në formën prindërore, domethënë plaku i shtëpisë nderohet dhe shquhet
përmbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë. Vajzat nderojnë dhe ndigjojnë nanën.
Iu mbarohet më parë çdo dëshirë prindëve e pastaj të tjerëve. Tek ky popull
nderimi për moshën është një tipar i veçantë. Janë shumë zemër mirë për njëri
tjetrin, ndihmojnë shoqi shoqin në rast rreziku apo nevoje, kanë respekt për
eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me ndërgjegje të pastër. Në mes
të tyre flasin një gjuhë të zbukuruar, përdorin shprehje të pastra dhe të
prishurit e gojës shpaguhet pa vonesë e ngadonjëherë shumë rëndë. As me qeshje
nuk përdoret gjuhë përdhosëse.





Mikpritja është në kulmin e saj në Shqipëri.
Një sulm po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë, është një çnderim i madh për
të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij. Ai që grabit ose vjedh mikun,
sipas zakonit të vendit dënohet shumë rëndë, ose me vdekje ose nxirret jashtë
fisit. Burrat janë të gjatë, Gegët në Veri janë më të gjatë se Toskët në Jugë;
gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë. Një shkrimtar e përshkruan lëvizjen e
malësorëve të Veriut si të dhive të egra që i ngjiten majave e shkëmbinjëve më
të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende, që kur i sheh thua se
asgjë e gjalle s’mund të shpëtoje nga ato. Besa është tradita më e shenjtë; kur
njëri ka besën e një personi të mirë të njërit fis, çnderimi më i madh e pret
thyesin e saj prej personit të atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet
dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por Shqiptari po të jetë nevoja jep edhe
jetën për të mbajtur besën e dhënë. Një udhëtar nën fjalën e besës është nën
mbrojtje të shenjtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:38 pm

Zakone gjakmarrje





Gjakmarrja është një traditë e Shqiptarëve,
por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve të vendit që caktojnë kur, kush
dhe si është e drejtë një gjakmarrje. Në këto raste qeveria nuk përzihet, edhe
në qoftë se ndërhyn do të ndjekë zakonin e vendit më tepër se ligjin. Ky “lex
talionis”, rregull që jep të drejtë që të shpaguhet një dëm i ndërsjelltë
ose si i thonë, një sy për një sy e kokë për kokë, jo vetëm që hyri nëpër ligje
gjatë shekujve, por edhe nëpër besime. Gjykohej se shpirti i të vrarit nuk ka
qetësi deri sa të vritet gjaksori. Në Shqipëri familjes ose trashëgimtarve nuk
u mbetet gjakmarrja vetëm për vrasje, por edhe për çeshtje nderi grash. Gjaqet
shpesh herë shtrihen deri në bajraqe, fise, dhe shpagime gjaqesh shumë herë
kanë kapërcyer katunde e krahina. Ligjet turke në këtë vend nuk jepnin ndonjë
farë drejtësie; madje i nxitnin këto zakone pasi ato shkaktonin përçarje,
grindje dhe armiqsira të mbrendshme ndërmejt Shqiptarëve, gjëra që i
lehtesojnin barrën Turqisë për të zbatuar më tepër tiraninë dhe robërinë. Me
ardhjen në fuqi të ligjit të krimeve, ky zakon ndoshta do to zhduket me kohë
sikurse në rastin e Malit të Zi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:38 pm

Gratë Shqiptare





Ndërsa, si dhe në shtetet tjera të Ballkanit,
gruaja bën të gjitha punët, si në fushë ashtu edhe në shtëpi, ajo shikohet më
me respekt dhe zë një pozitë më të lartë se gruaja e Lindjes. Një grua mund të
shëtisi prej një ane të Shqipërisë në tjetrën pa farë dyshimi, bile edhe një
burrë që mund të ndodhet me të, nga shkaku i gruas është i sigurtë. Në qoftë se
një vajzë e fejuar le të fejuarin e vet, ajo e ngarkon familjen e saj me një
gjak të cilin e ka të drejtë i fejuari i saj. Përveç atyre të qytetit, nusja
nuk merr pajë nga ati i saj, përkundrazi dhëndri i paguan një shumë të hollash
të atit të vajzës; për gratë e veja paguhet gjysma. Ndër gratë Shqiptare
dashuria dhe bukuria nuk luajnë një rol me rëndësi. Ç’ka ia shton rëndësinë
gruas pranë burrit është të pjellurit; dukë shtuar femijët, shtohet edhe
pozita. Nuk egzistojnë gjëkundi gra më të virtytshme se në Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:39 pm

Brez i fuqishëm





Gjaku i Shqiptarëve është gjak burrërie.
Shqiptari i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Vëllezërit e
tyre në Itali, Toskanët, vunë themelet e vertetë të madhështisë së Romës. Pesë
perandorë të Romës qenë bij malësorësh Ilirianë; ata e forcuan racën Italiane.
Në grykat dhe në malet e Atikës gjuha Shqipe është në përdorim edhe sot. Në
përpjekjet e Greqisë për liri, Shqiptarët lanë emra fame. Ata trazohen me të
tjerët, por në trazim nuk bashkohen, domethënë nuk i përziejnë gjakun dhe
zakonet e tyre. Të ruajturit e gjuhës dhe të zakoneve të veta nën thembrën dhe
tiraninë e shekujve tregon mundësitë e një race të fortë e të pamundëshme. Do
të shohim se si Europa e përdori këtë çelës të Ballkaneve për të mbajtur
mbyllur dyert e mëshirës e të dritës mbi një popull, i cili tani po lutet për
pavarësi e liri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:39 pm

Ngatërresat e fuqive të mëdha





Djali im, ti nuk e di se me sa pak mëshirë
qeveriset bota.



Uksensherna, kryeministër i Suedisë,
1612






Shqipëria, një vend kaq i vogël e i
prapambetur, pa kurrfarë qytetërimi, pse luan një rol kaq të madh në politikën
e Europës? Është e nevojshme që t’i pergjigjem këtu kësaj pyetje, përgjigjia e
së cilës trajton përmbajtjen e ndërlikuar të diplomacisë Europiane. Përgjigjia
e shkurtër është se situata gjeografike e Shqipërisë paraqet probleme politike
edhe më të gjëra se ato të parashtruara prej shteteve të tjerë të
Ballkanit. Gjendja e Shqipërisë është një faktor kryesor i problemit të
Lindjes, mbasi kjo është udha natyrale e kalimit prej Adriatikut në Lindje.
Përveç kësaj është edhe pikërisht vendi për daljen e tregtisë së Ballkanit dhe
së fundi ajo ka në dorë komandën e hyrjes në Aariatik në ngushticën e Otrantos.
Portet e saja, me portin në detin Egje të Selanikut dhe të Bosforit, janë çelsat
e dyerve të Europës Lindore për në detin Mesdhe. Për të marrë në dorë këta
çelsa diplomacia e Europës ka punuar për dy shekuj rresht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:39 pm

Përjashtimi i Rusisë nga deti Mesdhe





Përmbi të gjitha del e dukshme figura e
Rusisë, qëllimi kryesoer politik i së cilës ka qenë me patur kalim të lirë në
detin Mesdhe. Për këtë qëllim ajo e pa të arsyeshme shkatërrimin e Turqisë. Në
vitin 1711, Pjetri i Madh thirri në ndihmë shtetet sllave të Serbisë,
Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës, Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për t’u
bashkuar me të në një luftë fetare e racore për të liruar të krishterët
ortodoksë dhe gjithë popujt që flasin gjuhën sllave nga zgjedha otomane. Që
prej asaj kohe, Rusia dhe Turqia kanë qenë në një ndeshje të përhershme dhe
Rusia është bërë mbrojtësja dhe ndihmësja e shteteve sllave. Këto kondita iu
paraqitën parlamentit prej Sir Eduard Greit (Ministër i Jashtëm i Britanisë),
parlament i cili ishte vendi i zakonoshem i diplomacisë Europiane në të kaluarën.
Është për t’u shënuar se shtetet që emëroi c**** i Madh, bashkë me Hungarinë dhe
Poloninë, formonin një rreth të fortë popujsh sllave kundrejt Austrisë
Gjermane. Ëndrra për t’i bashkuar këta popuj në një perandori sllave qe një
lumturi për Rusinë dhe Serbinë, por një tmerr për popujt Gjermane dhe për të
gjithë Europën Perendimore. Nga frika e kësaj fantazme të një perandorie
sllave, fuqitë e Europës kanë ndenjur të bashkuara për të mos e lënë Rusinë e
as aleatët e saj sllave me zënë vend ose me krijuar ndonjë kalim për në detin
Mesdhe.





Por fakti kryesor që i takon Shqipërisë është
se fuqitë Enropiane e përkrahën sundimin turk në Europë dhe e mbrojtën atë
kundra Rusisë për të vetmen arsye se zhdukja e Turqisë nga Adriatiku deri në
Stamboll do të shkaktonte ndarjen e këtyre vendeve fqinjëve të tjerë, dhe në
këtë menyre do të hapej çeshtja e madhe e sllavëve për të dalë në detin Mesdhe.
Lufta Krimesë u bë prej Anglisë dhe Francës për të mbrojtur Turqinë kundra
Rusisë dhe përfundoi me traktatin e Parisit në të cilin pavarësia e Turqisë u
garantua dhe u sigurua. Ajo u pranua që të marrë pjesë në marreveshjet e fuqive
Europiane, kurse popujt e krishterë të Lindjes u lanë nën mëshirën e dobët të
Sulltanit. Ishte përpara kësaj lufte kur Car Nikolla parashtroi që
perandoria turke të mos njihej nga ana e Rusisë dhe Anglisë, por kjo e fundit
nuk e pranoi këtë kërkesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:40 pm

Traktati i Berlinit




Në vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinë dhe
ndaloi në dyert e Stambollit. Traktati i Shën Stefanit u bë në mes të dy
ndërluftuesve dhe me të cilin mjeshtërisht Rusia për të mirën dhe përdorimin e
vet krijoi një shtet të madh Bullgar, që nga ana Jugore do të shtrihej deri në
detin Egje duke përfshirë edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e
shpejtë të fuqive Europiane të cilat bënë traktatin e Berlinit. Ky traktat
ndaloi formimin e shtetit Bullgar të projektuar dhe vuri në heshtje kërkesat e
Rusisë për të pasë një port në detin Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u
shpallën shtete të pavarura. Një hartë e kohës së fundit do të tregoje se
traktati e la një copë të Ballkanit akoma nën sundimin turk, e cila shtrihej
prej Adriatikut deri në Stamboll dhe përmblidhte Bosforin, Selanikun,
Maqedoninë dhe Shqipërinë. Shtetet sllave të Bosnjes dhe Hercegovinës në Adriatik
iu dhane Austrisë. Qe një këmbëngulje e vendosur për Europën që të mos lejonte
shtet sllav të kishte një dalje në detin Mesdhe. Skllavëria dhe robëria e të
shkretës Shqipëri nuk u bisedua; kjo ishte viktima e parimit të kësaj
diplomacie të Europës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:40 pm

Kongresi i Berlinit - Qershor 1878





Kërkesat e Serbisë në Adriatik




Lufta Ballkanike më 1912 nuk u prit me sy të
mirë nga fuqitë Europiane. Historia e saj është e njohur por nuk është kuptuar
krejtësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se dy gjërat më me rëndësi të
kësaj lufte ishin marrja e portit të Selanikut dhe të porteve të Shqipërisë.
Këta ishin vend-daljet natyrale të tregtisë së Ballkanit dhe vend-shkarkimet e
hekuradhave të ardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjë rast për të
shtirë në dorë portin e Selanikut, por shteti serb kërkonte mbi gjithë të
tjerat një port për lëvizjen tregtare të tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar
larg detit dhe në qoftë se shkeljes së tokave të huaja i jepte të drejtë,
Serbia pa turp mund të kërkojë një vend-dalje në det. Grindja e shteteve të
Ballkanit në mes tyre u bë shkak që gjashtë fuqitë e mëdha të Europës të marrin
në dorë frenat dukë ndërhyrë që t’i pushonin këto grindje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:40 pm

Austria dhe Italia rivale





Në këtë kohë duhet përmendur edhe një fazë
tjetër trazimesh në Shqipëri. Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë
detin Adriatik përveç ballit të Shqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur me
padurim vite me rradhë rastet për të shtirë në dorë portet e këtij vendi. Ata
kanë shpenzuar të holla duke mbajtur në Shqipëri agjentë dhe shkolla për të
shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull. Të dy këto kanë pritur ditën kur “i
sëmuri i Lindjes” do t’u varrosej në anën tjetër të detit Egje. Mbi dy pika
Austria dhe Italia qenë posaçërsisht në marrëveshje: e para, që asnjëra prej
tyre të mos sundonte Shqipërinë dhe e dyta që asnjë fuqi tjetër të mos vendosej
në Adriatik. Nga pikpamja diplomatike e përgjithshme, kjo nuk qe një gjë shume e
pa arsyeshme. Pse, po të kish nën sundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të
gjendej vetëm 74 km
larg bregut Italian në mës të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia
sunduese e Shqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e
bërë “il mare nostra”, sikurse italianëve u pëlqen ta thonë. Në anën tjeter,
çdo fuqi detare me zotërimin e Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje
për të dyja, Austrinë dhe Italinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:41 pm

Perandoria sllave




Plani për një perandori sllave ushqehesh më tepër
prej Serbisë nën emrin e krijuar “Serbia e Madhe”. Edhe Mali i Zi është
bashkuar me këtë plan; që të dy duke qenë nën kujdesin e Rusisë, mbrojtëses së
tyre të betuar. Me një perandori të tillë, provincat sllave, Bosnja,
Hercegovina dhe Dalmacia, më lejen ose hapjen e Austrisë, do të bënin të mundur
daljen e Malit të Zi dhe të Serbisë në Adriatik. Shumë u zemëruan këto shtete
kur më 1908 Austro-Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjen dhe Hercegovinën
dhe i bëri kryekëput të vetat. Kur të gjashtë fuqitë e mëdha e patën mbaruar
Konferencën e Londrës mbi ndarjen Ballkanike, ato ndoqën po ata parimet e
vjetra për të mos lejuar shtetet sllave me takuar detin Mesdhe. Turqia pothuaj
se qe terhequr nga Ballkani dhe një problem i madh gjendej mbi tryezën e fuqive
Europiane. Këto e zhvilluan këtë duke i dhënë portin e Selanikut Greqisë dhe
duke krijuar shtetin e pavarur të Shqipqrisë. Në këtë mënyrë varroseshin
shpresat e Serbisë, e cila në këtë kohe është çuar në këmbe dhe ka shkelur
Shqipërinë ndërsa Mali i Zi ka pushtuar Shkodrën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:41 pm

Shqipëria dhe lufta botërore




Në këtë plan veprimesh Austria dhe Italia
ishin pa kundërshtim fuqitë lëvizëse dhe princi trashëgimtar Franz Ferdinandi i
Austro-Hungarisë shikohej si kujdestar i parimit të tyre. Serbia mjaft e
zemëruar që prej vitit 1908, tani u tërbua dhe pa dyshim demonstratat e saja
kundër Austro-Hungarisë qenë të rrepta dhe kërcëuese për hakmarrje. Qellimi i
gjallë i Europës për të përjashtuar Rusinë dhe aleatët e saj nga deti Mesdhe
shihet edhe nga fakti se kur Austro-Hungaria mori Bosnjen dhe Hercegovinën për
pak qe duke u shkaktuar një luftë Europiane dhe vepra e krijimit të shtetit të
pavarur Shqiptar sigurisht qe duke ndezur një ndeshje të përgjithshme. Mëria e
madhe kundra Austro-Hungarisë natyrisht iu drejtua princit trashëgimtar dhe
vrasja e tij në Sarajevë keqësoi pa masë marrëdhëniet midis Austro-Hungarisë
dhe Serbisë. Mbas kësaj, ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Austro-Hungaria i
diktoi ultimatum Serbisë dhe me kundërshtimin e tij i shpalli luftë. Rusia qiti
zërin se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak diteve pesë prej fuqive të mëdha u
gjendën në ndeshje të vazhdueshme. Po të kish përmbushur Europa dëshirat e
Serbisë për një skelë në Shqipëri, kjo klimë e tmerrshme nuk do të vinte.
Zotërimi ose sundimi mbi Shqipëri qe pa dyshim shkaku që u shkaktua kjo luftë
që po përfshin kontinentin e Europës. Kjo është historia e diplomacisë
Europiane në Ballkan, me gjithë se shumë shkurt është përshkruar. Prandaj
përshtatet posaçërisht titulli "Ngatërresat e Fuqive të Mëdha".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:41 pm

Shqipëria etnike





Faji i diplomacisë Europiane





Në qoftë se me të vërtetë bashkimi sllav është
një kanosje për qytetërimin Perendimor, sigurisht historia e diplomacisë
përkundrazi ndryshon kur Rusia të ketë siguruar aleatë të fuqishëm në Perëndim
për shkatërrimin e Gjermanisë, pengesën më të madhe të triumfit të saj. Por në
qoftë se ky bashkim është vetëm një përrallë e shpikur ose një arsyetim jo i
vërtetë, atëhere diplomacia Europiane duhet të quhet fajtore ndaj krimit që bën
duke mbajtur Ballkanet nën zgjedhën e dobët të Turqisë. Në njërën anë prej
këtyre dy çengelave, që janë përgjigjia e këtij problemi, duhet të varet kjo
lloj diplomacie. Edhe në qoftë e vërtetë se kanosja sllave qe një pretendim dhe
që shtetet e mëdha deshën vetëm me gjetur shkak për të mbajtur Rusinë larg nga
deti Mesdhe, vuajtjet dhe fatkeqësirat e Shqipërisë varen mbi dyart e tyre
sepse Shqipëria vuajti vetëm prej fajit të tyre. Me të vërtetë me sa pak
mëshirë qeveriset bota! Po to kish prishur Europa një shekull më parë sundimin
otoman në Europë, patjetër faqja e qytetërimit tonë do të ishte ndryshe.
Shtetet e Ballkanit do të kishin tashmë një shekull vjetërsi në lirinë e tyre
dhe mundet që në rrugën e paqes do të ishin më të përparuar në pasuri, në
edukatë, në tregti dhe industri. Përkundrejt të sotmes që janë të varfër e të
shkatërruar prej luftash të vijueshme, të cilat janë shkaktuar vetëm e vetëm
pse kërkonin të liroheshin nga zgjedha. Shqipëria tani do të mund të ishte një
shtet i lulëzuar e i përparuar. Ndoshta kur diplomacia e zezë, që ka rrënjët në
shekujt e errët e që bën çdo shtet të shihet me tjetrin me një armiqësi të
madhe, të jetë zhdukur dhe ndonjë mënyrë simpatie njerzore dhe vllazërore të
përdoret, atëhere do të kujtojme faktin që suksesi i një populli nuk është
nevoja të bëhet me humbjen e një tjetri. Atëhere sllavet, gjermanët, anglezet,
turqit dhe Shqiptaret mund të përfitojnë shumë më mirë nga përparimi, lulëzimi dhe
lumturia e njëri-tjetrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:42 pm

Diplomacia e shastisur e Europës





Ndërkaq Shqipëria, viktima kryesore e kësaj
diplomacie, mbetet e lodhur, e kërrusur dhe e zhytur në gjak sepse, edhe mbas
lirimit të shteteve tjera të Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nën Turqi.
Bashkë me Shqipërinë mbeti nën zgjedhë edhe Maqedonia. Po të kishte mbetur
ndopak simpati njerëzore në politikën e Europës dhe ndonjë ndjenjë për të
shpaguar mëkatet që ka bërë gjatë shekujve, këto fuqi do t’u kishin dhënë
rastin Shqiptarëve për të formuar një qeveri dhe për të zbatuar nje statut të
vetin. Edhe një dhenzë e truve të kalit do të kishte menduar që një popull trim
dhe luftëtar si ky nuk do të pranonte një zgjedhë tiranie të re në vendin e së
parës. Por diplomacia e shastisur vendosi të zbatojë forcën dhe tiraninë për të
sunduar këtë popull; por ky vendim doemos do të binte poshtë sikurse u pa.
Shtetet e Europës kanë bërtitur dhe kanë shpallur se Shqiptarët janë popull i
pabindur, i egër e barbar. Por në anën tjetër deshën të krijojnë mbi ta një
qeveri pa pyetur dëshirat e tyre, pa iu siguruar ndonjë farë lirie ose të
drejta trashëgimore dhe biles pa asnjë këmbë ushtari për të vënë në zbatim
programin e tyre: sollën vetëm disa oficerë, kurse ushtarë jo. Por, po të ishin
të vërteta deklaratat e tyre, ata do të kishin sjellur fuqi të madhe të
armatosur për të perkulur Shqiptarët; por këto të bërtitura ishin vetëm për të
justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenë copa me rëndësi nga toka Shqiptare dhe
ia dhanë fqinjëve në Veri, në Jugë dhe në Lindje, duke shkaktuar kështu
ngatërresa dhe luftëra të përditshme në mes të këtyre shteteve. Copën që mbeti
nga gërshëra e tyre e quajtën shteti i pavarur i Shqipërisë. Gabimin më të madh
të planeve të tyre do ta përshkruaj në kreun që vijon.



Shqipëria është bërë lëmi i ndikimeve të
shumëllojshme qe e tërheqin në drejtime të ndryshme. S’ka vullnet, s’ka
program e as autoritet të njohur në këtë tokë. Propaganda, intriga dhe shpifjet
e fshehin të vërtetën.



Këtë e raporton Dr. Dillone nga Durrësi.





Kur gjashtë fuqitë e mëdha hartuan një plan
qeverimi për Shqipërinë, vepra e tyre tregoi një pazotësi të çuditshme, sepse
ai qe një plan që i nuk përshtatesh një shteti si ky. Marrëveshja e Londrës
përmbante nenet:






(1) Një principatë autonome, sovrane, me të
drejtë trashëgimi të fronit nga të paslindurit dhe nën sigurimin e gjashtë
fuqive të mëdha.



(4)
Kontrollimi i administratave qytetare dhe i financave i jepet një komisioni
ndërkombëtar të përbërë prej delegatësh të gjashtë fuqive të mëdha dhe një delegati
të Shqipërisë.



(7) Emërimi i princit, formimi i një qeverie
kombëtare përfundimtare, funksionet e autoriteve të vendit që ndodhen si dhe
qetësija e popullit i lihen në dorë komisionit në fjalë.



(Cool Sigurimi i popullit dhe rregulli do të
bëhet prej një organizate xhandarmërie e policie ndërkombëtare, që do të jetë
në dorë të oficerëve të huaj të cilët do të kenë në dorë komandën vepruese dhe
eprore të policisë e të xhandarmërisë, dhe të gjithë elementëve të nevojshëm
për të siguruar qetësinë e popullit.






I lutem lexuesit me i studiuar këto pika që të
formojë një vetgjykim se si mund të formohet një shtet mbi një plan si ky? Tre
funksionet e një shteti janë: egzekutimi, legjislatura dhe administrimi i
gjyqit. Shihet se dy të fundit nuk janë përmendur veçse si një lloj autoriteti
i lënë komisionit ndërkombëtar për të formuar një qeveri kombëtare me
autoritet. Funksioni egzekutiv natyrisht përfshin një kryetar egzekutues që do
të ketë kontrollimin e administratave qytetare dhe të sigurimit të popullit.
Marrëveshja (e Londrës) përmban një princ, por ia dha komisionit ndërkombëtar
kontrollimin e administratave qytetare dhe të financave. Dhe në njërën anë e
vendos sigurimin e popullit nën komisionin ndërkombetar, kurse në anën tjetër
thotë: “komanda vepruese dhe eprore për të mbajtur qetësinë e popullit i jepet
një organizatë ndërkombtare të kryesuar prej oficerësh të huaj”. Se çfar
fuqirash i mbeten princit nuk kuptohet, kurse administratat, financat dhe
sigurimi i popullit iu dhanë duarve të tjera. Sipas vendimit të marrëveshjes
(së Londrës), princi do të zgjidhesh pa pyetur dëshirat e popullit dhe
funksionet e autoriteteve të vendit e sigurimi i popullit u hoqën nga duart e
popullit. Nuk qe vënë përpara ndonjë statut në bazë të cilit të qeverisej ky popull
dhe asnjë premtim nuk i qe bërë për një liri të plotë ose për të ushtruar të
drejtat tradicionale. Këtu qe vetëm një sundim tiranik dhe një despotizëm të
deklaruar me urgjencë. Me sa gjykohet, kjo qe një anarki për të shkaktuar
kryengritje. Po të mos ngrihesh populli Shqiptar në formën e quajtur rebelizëm,
për Shqiptarët nuk do të besohej mjaft dhe do të thuhej se këta nuk kanë ide
mbi lirinë që kërkojnë. Nga kjo marrëveshje e Londrës doli një ngatarresë sa
nuk bëhesh më e madhe dhe më e keqe. Fuqitë e mëdha pastaj vijuan programin e
tyre duke zgjedhur për antarë të komisionit gjashtë persona me pozita konsujsh.
Pa e fyer këtë pozitë diplomatike, kjo vepër qe një punë e keqe sepse lëshimi i
një shteti në duar të tilla nuk qe në duar të njerëzve me përvoje diplomatike.
Sigurisht, që formimi i një shteti nuk u vendos në duar të përshtatshme
tregohet nga fruti i veprës së tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:42 pm

Qeveria e Vidit




Si princ i kësaj principate u zgjodh Uilliami
i Vidit, major i gardës Potsdam Lancers, një zotëri pa farë përvoje në
qeverisje dhe pa vetitë e duhura për një kryetar shteti. Ai qe nip i
Mbretëreshës së Rumanisë, e quajtur Karmen Silvia, dhe duhet shënuar se
përkrahja financiare dhe shtyrja e saj si dhe detyrimi i gruas se tij ambicioze
u bënë shkak që ky të pranojë këtë detyrë. Tragjedia e gabimeve filloi para se
të vinte Princi në Durrës. Esad Pasha, kryetar i ca fiseve të Shqipërisë së
Mesme, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi në mënyrë solemne dhe i dhuroi
kurorën Princit Vid në emër të Shqipërisë. Që në ditët e para tërhoqi vërejtjen
një zënie midis nëpunësit të pallatit me mjekun e oborrit, e cila
përfundoi me ikjen e shpejtë e shumë zemërueshem të mjekut nga Shqipëria.
Komisioni Ndërkombëtar në bazë të marrëveshjes së Londrës priste që princi të
vinte me bashkëpunuar me të për të zgjidhur problemet e ndryshme të shtetit.
Por shpejt e mësua se Vidi po vinte si mbret dhe kishte kërkuar që të pritet me
gjithë madhështitë që i kanë hije një pritjeje mbretërore. Kur ata deshën të
bëjnë ca paragatitje dhe për këtë deshën të bashkëpunojne me nëpunësin e
pallatit, ai u përgjegj se nuk kishte kohe me humbë me ta. Se me ç’të drejtë
Princ Vidi e mori titullin mbret askush s’ka qenë i zoti ta shpjegojë. Ai në
marrëveshjen e Londrës figuron si Princ.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:42 pm

Princ Widi me qeverinë e tij në Durrës 1914





Në fjalimin e tij mbretëror (!?) princi
theksoi se do të mund të kishte rast me bashkpunuar me komisionin ndërkombëtar,
kurse marrëveshja (e Londrës) e thotë që ai duhet të bashkëpunojë. Qeverimi ose
mbretërimi filloi duke i ofenduar haptazi përfaqësuesit e fuqive të mëdha, të
cilët kishin në dorë portofolin dhe pothuaj gjithë autoritetin, (sepse ata
kishin kontrollin e financave dhe të administratave - shën. përkth.).
Princi emëroi një kabinet, por ministrat e tij nuk kishin autoritet të caktuar
ose të dalluar dhe në këtë mënyrë çdo gjë që morën përsipër komisioni e
kundërshtoi. Ndërkaq epirotët, që zenë Shqipërinë e Jugut, deklaruan pavarësinë
e tyre. Esad Pasha kërkoi 25000 vetë të armatosur për t’i shtruar këta, por
ushtarë nuk kish. Koloneli hollandez Tompson që kishte komandën e xhandamërisë
u ngarkua me mision prej princit për të bërë marrëveshje me “epirotet”. Ai
fitoi besimin e tyre dhe erdhi në një marrëveshtje shumë të mirë, por Esadi
siguroi mohimin e misionit të kolonelit nga ana e kabinetit dhe ky mision u
flak edhe prej princit. Më vonë kur komisioni ndërkombëtar bëri marrëveshje në
Korfuz me kryengritesit e Jugut, antarët protestuan se ky komision nuk dinte
kurrgjë mbi marreveshtjen e kolonelit Tomson e as mbi misionin e tij.





Kur unë erdha në Durrës, njëri prej antarëve
të komisionit më mohoi pikat më kryesore të marrëveshtjes së Korfuzit, një
kopje të së cilës ia paraqita të vërtetuar prej sekretarit të komisionit. Në
këtë mënyrë vijonin punët në krijimin e një shteti. Mbledhjet e komisionit
bëheshin edhe më të vështira nga mosmarrëveshjet dhe ngatërresat në mës
të përfaqsuesve të Austrisë dhe Italisë, të cilët mundoheshin me ia hedh fajin
njëri-tjetrit. Kabineti edhe ky u nda dhe në Maj të vitit 1914 Esad Pasha,
ministër i luftës, u arrestua si komplotist kundër qeverisë, u vu në një
luftanije të Austrisë dhe u dërgua në Itali. Në anën tjeter, Shqiptarë
kryengritës, rebelet, me armë në dorë u dukën para dyerve të Durrësit. E vetmja
kërkese e tyre ishte që princi të lejë Shqipërinë dhe prej asaj kohe e deri në
fund ajo ka qenë britma e tyre për çdo marrëveshtje që thirreshin me bërë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:43 pm

Duke vënë fenë si shkak për lëvizje luftarake





Një njeri me mend nuk do të kishte pranuar
detyrën me ushtruar tiraninë mbi një popull luftëtar si ky pa qenë i siguruar
nga fuqitë e mëdha se do t’i japin forca ushtarake, sepse gjithë themeli i
kësaj pune ishte forca. Biles, edhe kur vendasit u ngritën me armë në dorë
kundër tij, e para gjë që duhej të bënte qe që të kërkonte fuqi të armatosur
ose të linte Shqipërinë duke u kthyer në vendin e tij. Por kur vendasit
mohamedanë e kundërshtuan atë me armë, ai mori me pagesë malsorë katolikë të
Veriut për të mbrojtur Durrësin. Edhe mohamedanët e Vlorëes u vunë në ndihmën e
princit, ca nga të cilet u lanë për të kundërshtuar kryengritësit e Jugut dhe
të tjerët u prunë në ndihmë të Durrësit, kundër kryengritësve të Shqipërisë së
Mesme. Problemi më i madh i një qeverie në këtë vend është për të prurë në
marrëveshje ose për të bashkuar elementët e besimeve të ndryshme me qëllim që
të zhduket sa më parë kundërshtia në mes tyre e cila ka qenë futur prej
sundimtarve turq. Brenda pak javësh sundimi të Princ Vidit, gjendja u bë shumë
e keqe. Në Shqipërinë e Jugut mohamedanët vritnin ortodoksët e në Durrës
malësorët katolike thernin mohamedanët brenda pamjes se pallatit të princit, i
cili ishte i sigurtë vetëm nën grykat e zjarrit të topave të luftanijeve të
fuqive të mëdha që ishin në molin e Durrësit vetëm për të mbrojtur princin dhe
familjen e tij. Dukej haptazi se pa u bashkuar për bashkëpunim elementët e
besimeve të ndryshme, qeveria e tij ishte më kot.





Vidi u ngul në Durrës më 21 Shkurt 1914 dhe më
24 Maj të këtij viti, mbas një mesymje nga kryengritësit, ai me familjen e tij
fluturoi në kryqzorin italian Misurata. Megjithatë të nesërmen u kthye prapë në
pallatin e vet, por ikja që kish bërë një ditë më parë prej qyteti në luftanie
ia humbi rëndësinë dhe e bëri të pamundur që ai të kishte pamjen si sundimtar i
një populli ndaj të cilit burrëria, zemra dhe trimëria janë gjëra fare të
zakonshme. Një veprim i vogël i komedisë u luajt më 5 Qershor kur në drekën e
kësaj dite luftania Tegelhoff duhej të dëfrente princin. Një ceremoni
mbretërore qe paramenduar dhe ministrat e pranuan, por atë ditë komisioni
ndërkombetar po mundohej për të ardhur në marrëveshje me kryengritësit e për
këtë kishin frikë se mos alarmoheshin dhe dëshpëroheshin këta nga krismat e
topave. Komisioni doli fitues në ndalimin e ceremonisë, por jo me kryengritësit
të cilët nxirnin të vetmen fjalë: “princi lipset të shkojë nga toka e jonë”. Në
anën tjetër të gjithë degët e fuqive sunduese çdo minute vinin në
mosmarrëveshje më të mëdha dhe ngatërroheshin më keq në mes tyre. Disa ia
ngarkonin gjithë shkakun e ngatarresave oficerëve hollandezë, të cilët kërkonin
me patur fuqinë eprore dhe jepnin urdhëra mbi ata të qeverisë së rregullt.
Prandaj më 22 Maj, anëtarët e kabinetit shkuan si një grup dhe i dhanë
dorëheqjen mbretit duke thënë haptazi se nuk durojnë të përdoren më si kukulla
në duat e oficerëve hollandezë dhe të marrin përsipër gabimet trashanike dhe
keqbërëse të tyre. Por në anën tjetër në këtë kohë oficerët hollandezë ishin të
vetmit mbrojtësit e Durrësit duke komanduar malësorët shqiptarë, gjuhen e të
cilëve as që e kuptonin. Ditën e 15 Qershorit komandant kolonel Tompson u vra
dhe me qinda njerez u vranë në kënetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T EmptyWed Sep 10, 2008 2:43 pm

Ngatërresa në Durrës





Mbërrita në Durrës me datën 18 Qershor. Gjatë
një jave që kalova në Gjirokastër me kryetarët e kryengritësve unë pata mësuar
për vrasjen e 70 mohamedanëve të pa armatosur, të cilen komisioni e kishte
vërtetuar por kryengritësit e mohuan dhe e pata vurë vehten në dijeni me gjithë
mosmarrëveshtjet që qëndronin në mes të “epirotasve” dhe komisionit
nderkombetar per te bërë paqe. Unë jo vetëm që u habita, por edhe u tmerrova
për ngatërresat që gjeta në Durrës. Secili anëtar i komisionit ishte me armë në
dorë kundra tjetrit dhe në vend që të ndëgjonin lajmet e dobishme që solla une,
secili e shkonte kohën duke më përshpëritur në vesh gjërat pa mend dhe
keqbërjet e tjetrit. Asnjeri nuk kishte as më të voglën ide se kush e kishte
sundimin ose komandën më të lartë, e cila kërkohej me një farë autoriteti nga
princi, nga komisioni, nga oficerët hollandezë dhe nga kabineti. (Sepse
marrëveshja e Londrës e kishte zhytur këtë punë duke ia dhënë në njërën anë
komandën njërit e në një tjetër tjetrit, herë komisionit e herë Princit e herë
oficerëve hollandezë – shën. përkth.).






Me i përshkruar hollësirat e ngatarresave që
çdo ditë u bënë edhe më të këqija në Durrës, nuk do të ishte edhe aq e
dobishme. Qeveria shkoi një herë në Vlorë dhe iu desh me u kthyer prapë në
Durrës për arsye kompllotesh dhe aty gjeti kryengritjen e Esad Pashës. Një
oficer italian u zu natën në Durrës duke i bërë shenjë kryengritësve e në këtë
mënyrë duke iua drejtuar udhët e operacionit. Kur e arestuan u gjet se ai qe
duke bashkëpunuar me oficerin që kish pas qenë ngarkuar me mision nga Princi
për të mbrojtur Durrësin nga kryengritësit; atëhere misioni u pezullua. Një
oficer hollandez më tha se Princit nuk mund t’i mbushej mendja kurrësesi për
t’i prirë ushtrisë e as me u dukur më para luftës. Luftaniet e gjashtë fuqive
rrinin në një qetësi të vdekur në port. Kur qyteti u mësye, komandantët e tyre
u thirrën për të shtirë ca topa sa me trembur kryengritësit, por ato
kundërshtuan duke thënë se kanë urdhëra të rrepta me vepruar vetëm për
mbrojtjen e personit të princit e të familjes së tij. Kjo tregoi qartazi se
fuqitë e mëdha kishin vendosur mos me shtirë asnjë top për mbrojtjen e qeverisë
që kishin marrë përsipër me themeluar. Përvoja ime e fundit në Durrës qe një
natë para se të largohesha, kur qeshë zgjuar prej një krisme të tmerrshme
pushkësh në kënetë pothuaj nën dritaret e mia. Oficerët më lajmëruan në mëngjes
se kishin dërguar nja 15 vetë nëpër kënetë për të kërkuar të vrarë e të
plagosur, por njerëzit e tyre duke i kujtuar këta se ishin armiku qe po iu afrohet,
shtine mbi ta dhe i vranë të gjithë.






E lashë këtë skenë mëkatesh, ngatërresash të
ndyra dhe gjakderdhjesh me një zemër plot mëri kundër krimit të madh të Europës
dhe plot simpati për popullin që iu desh me derdhur gjak për të mbajtur larg
zgjedhen dhe një nga gabimet më skandaloze në historinë e Europës. Tre muaj pas
kësaj, princi, familja e tij, oborri e kabineti i tij, komisioni ndërkombëtar,
ministrat e huaj, xhandarmëria dhe luftanijet ikën nga Durrësi dhe Shqipëria u
la sikurse është sot, pa qeveri. (Domethënë në kohën e Luftës I Botërore –
shën. përkth.).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty
MesazhTitulli: Re: SH Q I P T A R Ë T   SH  Q  I  P  T  A  R  Ë  T Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SH Q I P T A R Ë T
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: