Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 43
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" Empty
MesazhTitulli: Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè"   Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" EmptySat Aug 16, 2008 10:19 pm

Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" Tabsiper1
Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" 1218833285-f_0815031536280_m
" Mydell: Shqipëria mund të bëhet eksportuesja më e madhe e ujit mineral në botë
Interesimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë po shtohet veçanërisht në fushën e turizmit, ujit të pijshëm, etj. Është ky opinioni i Franc Mydell, Konsull i Përgjithshëm i Nderit të Shqipërisë në Gjermani, i cili e mban këtë post prej 11 vjetësh.

“Interesimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë po rritet çdo ditë, pasi ajo ka bukurinë natyrore dhe sigurinë. Nga kontaktet e vazhdueshme shoh se ka një interes për investime në fusha të ndryshme, si turizëm, ujë të pijshëm, infrastrukturë.

Shqipëria zotëron “floririn e bardhë”, siç cilësohet sot uji i pijshëm, një produkt ky që në botë rrezikon të pakësohet gjithnjë e më tepër”, shprehet konsulli Mydell, gjatë një interviste televizive.

Vetëm gjatë muajit korrik, me ndërmjetësinë e tij, dy investitorë të rëndësishëm në fushën e ujit të pijshëm dhe turizmit i kanë shprehur kryeministrit Berisha interes për të investuar në Shqipëri.

Një ndër firmat më të rëndësishme në prodhimin e ujit mineral në Gjermani ka shprehur interes të veçantë për investime në Shqipëri në fushën e prodhimit të ujit mineral, kryesisht në zonën e Bunecit (Komuna Lukovë), me qëllim eksportin e tij jashtë vendit.

“Investitorët gjermanë synojnë të eksportojnë rreth 3.2 milion shishe uji në vit dhe kjo është patenta më e mirë për ta bërë Shqipërinë eksportuesin më të madh të ujit të pijshëm në botë, si dhe reklama më e mirë që i bëhet Shqipërisë me produktin e saj “Made in Albania”, u shpreh Mydell.

Sipas tij, “kjo kompani synon të marrë me koncension pontilin e Bunecit për 30-50 vjet dhe ku parashikon të punësojë mbi 1500 persona, si dhe të ndërtojë një port me vlerë investimi mbi 400 milion euro”. Për Konsullin Mydell “investitorë të tillë ulin papunësinë, rrisin mirëqenien dhe krijojnë një imazh tjetër për Shqipërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer

Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè"   Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" EmptySat Aug 23, 2008 2:39 pm

Uje qe ne e blejme me shtrenjte se qumeshtin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè"   Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" EmptyTue Oct 07, 2008 11:40 pm

Kam degjuar kete informate , uroj te dijme t'a shfrytezojme dhe te perfitojme nga kjo pasuri e mos t'i leme te tjeret te perfitojne ashtu sic eshte "zakon" qe gjerat e rendesishme per kombin tone i zoterojne te huajt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè"   Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" EmptyWed Oct 08, 2008 1:35 am

Kam frike se keta uje te kulluar, politika dhe politikanet do ta bejne te turbullt!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bledselimi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bledselimi

Male
Numri i postimeve : 147
Age : 26
Vendi : Greme\Ferizaj\Kosov
Profesioni/Hobi : Nëxëns
Registration date : 12/02/2010

Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè"   Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" EmptySat Mar 06, 2010 8:25 pm

shpresoj qe zoti te ket menduar edhe per shqiptaret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè"   Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqipèrija zotuse e "arit tè bardhè"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: