Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 SIDA, vaksinat nėn "akuzė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: SIDA, vaksinat nėn "akuzė   Wed Aug 06, 2008 3:35 am

Nė botė numėrohen plot 33 milionė tė sėmurė, gjysma prej tė cilėve janė femra


SIDA, vaksinat nėn "akuzė"


[img width=150 height=100]http://img377.imageshack.us/img377/2646/aidslogoth8.jpg
Pas dėshtimeve tė fundit, shkencėtarėt janė ndarė nė dy grupe.


Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, autoritetet shėndetėsore e kanė refuzuar planin "Pave" pėr shpėrndarjen e njė vaksine qė parandalon Sidėn. Arsyeja? Nuk ėshtė e sigurt dhe mund tė rrisė rrezikun e infeksioneve. Lajmi ėshtė bėrė i ditur para pak ditėsh, ndėrkohė nė Itali ėshtė rishfaqur vaksina e krijuar nga njė studiuese e Institutit tė Lartė tė Shėndetėsisė, me qėllimin e njė studimi tė ri te njeriu. Ky ėshtė njė zhgėnjim ndėrkombėtar: ndėrkohė, nga njėra anė autoritetet bėjnė thirrje pėr reflektim, ndėrsa, nga ana tjetėr, duket njė entuziazėm i jashtėzakonshėm dhe njė sfidė e re. Duket se bota e shkencės ėshtė ndarė nė dy pjesė (ka nga ata qė sugjerojnė qė paratė tė shpenzohen mė mirė, duke studiuar strategji tė tjera parandaluese) dhe debati mbi vaksinat u hap ditėn e diel nė Konferencėn Ndėrkombėtare tė SIDA-S, nė qytetin e Meksikės.

Njė nga autoritetet mė tė rėndėsishme botėrore pėr kėrkimin e SIDA-S, Anthony Fauci, i Institutit Kombėtar tė Shėndetit, ka shkruar pėr numrin e fundit tė revistės shkencore "Science", se ka tė ngjarė qė rruga e pėrshkuar deri tani nuk ėshtė ajo e duhura dhe se nevojiten ide tė reja pėr tė krijuar njė vaksinė efikase. Pra, me sa duket gjithēka ka filluar sėrish nga zeroja. "Nuk shoh kaq shumė negativitet. Ndoshta njerėzit skandalizohen, por nuk duhet tė harrojmė qė pas shumė vitesh studime, ende nuk e kemi pėrftuar vaksinėn e duhur kundėr virusit vdekjeprurės. Edhe pse tingėllon qesharake, njeriu mund tė mėsojė si nga dėshtimet, edha nga parandalimet, sepse njė sėmundje infektive eliminohet vetėm me vaksinim", thotė njė mjek infeksionit, pjesėmarrės nė konferencėn qė u zhvillua nė Meksikė.

Anulimi i projektit "Pave" (Partnership for Aids Vaccine Evaluation, njė grup i financuar nga qeveria amerikane) erdhi pasi nė shtatorin e vitit tė kaluar, vaksina parandaluese, e nxjerrė nė treg nga industria "Merck" dhe eksperimentuar nė nėntė vende te 3000 persona pėr tė parė efektshmėrinė, kishte treguar se tė vaksinuarit infektoheshin mė shumė se tė tjerėt. Ky nuk ėshtė dėshtimi i parė: para pak kohėsh, njė tjetėr preparat, "Vaxgen", i eksperimentuar nė Tailandė, nuk kishte ofruar ndonjė mbrojtje kundėr infeksionit. Sipas IAVI (International Vaccines Initiatives), nė botė vazhdojnė tė qarkullojnė tė paktėn 35 teste, ku eksperimentohen vaksinat nė fazėn e parė dhe tė dytė, pėr tė vlerėsuar aftėsinė e tyre, nėse tė mbrojnė apo jo nga sėmundja (ky aktivitet verifikohet nė fazėn e tretė). Nė Evropė, sapo ka nisur njė tjetėr eksperimentim, me njė preparat (AT20 KLH) i krijuar nga njė mikrobiolog italian. Bėhet fjalė pėr njė vaksinė, e cila ėshtė menduar si njė kurė qė u jepet personave tė infektuar, shoqėruar me ilaēe, jo si njė parandalues infeksioni. Edhe pse mund tė hidhen shumė hipoteza, do tė duhen vite tė tėra pune pėr tė arritur te njė vaksinė parandaluese, ndėrkohė qė disa studiues sugjerojnė tė pėrdoren fondet e caktuara pėr kėrkimet (ato tė identifikuara kushtojnė 1200 milionė dollarė dhe vijnė nga Nih, nga fondacioni Gejts dhe njė pjesė e vogėl nga Bashkimi Evropian), pėr tė gjetur forma tė reja parandaluese kundėr SIDA-S.

Ēdo ditė, 6500 persona nė botė infektohen me virusin HIV. Nė vitin 2007, numri i sieropozitivėve dhe i tė sėmurėve ishte rreth 33 milionė (gjysma prej tė cilėve femra). Duke qėndruar sėrish te 2007-a, numri i tė vdeK***ve ishte 2.1 milionė. "Momentalisht nuk kemi asnjė alternativė pėr t‘i ulur kėto shifra. Ėshtė e pamundur tė veprojmė", shpjegon njė studiues. Po parandalimi me ilaēe? "Disa studime, vazhdon ai, tregojnė se dhėnia e antiviralėve si tenofovir, parandalon infeksionin te personat e rrezikuar. Por, njė ilaē i tillė, cilit person do t‘i jepet mė parė? Vajzave nė Afrikė, apo personave tė tjerė nėpėr botė?"



Konferenca Ndėrkombėtare
Brazili, model pėr tė gjithė botėn

Brazili ishte protagonisti i Konferencės Ndėrkombėtare tė SIDA-S qė u mbajt tė dielėn, datė 03.08.08 nė Meksikė. Nė fakt, pėr 10 vjet Brazili ėshtė bėrė model botėror i luftės kundėr SIDA-S. Numri i sieropozitivėve ėshtė ulur me 15 pėr qind dhe sot tė prekurit nga SIDA nė Brazil janė 570 mijė. Programi brazilian ėshtė bėrė lėndė studimi pėr tė gjithė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
tom sojer
V.I.P
V.I.P
avatar

Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

MesazhTitulli: Re: SIDA, vaksinat nėn "akuzė   Sat Aug 23, 2008 2:27 pm

Biligoa, thoni cfare te doni per vaksinat etj. Cojini edhe ne bangeon e te akuzuarit. Por po i bini rrotull. Shkaktari i SIDES dhe zhdukja e SIDEs eshte menyra e jeteses se sotme. Nuk ka kthim prapa? As SIDA nuk ka kthim prapa, ose do sofistikohet me tej duke u bere me e rrezikshme dhe besoj se ne njerezit e kemi hallall sepse e vetmja gje qe mesojme te bejme eshte, jo se si ta zgjasim jeten tone, por se si ta shkurtojme ate, ne emer te jetes dhe te kenaqesive perverse. Po te vraposh pas seksit si qellim me vete, si te cmendur, natyrisht qe do biesh viktime. Keto jane sprovat e zotit, nese doni te shprehem keshtu. Ja vlen kjo "bime" e mbjelle nga zoti apo kjo bime degjenerohet dhe do zhdukur? Jemi ne rruge shume te "mbare".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SIDA, vaksinat nėn "akuzė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shėndeti-
Kėrce tek: