Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 43
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund ! Empty
MesazhTitulli: Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !   Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund ! EmptySun Jul 20, 2008 8:26 pm

Jeta e një 17-vjeçari në lakun KanunorLigjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund ! 20080718095917shkodrafatime



Ka 17-18 vjet që në

Shqipëri, jeta e

njerëzve të pafa

jshëm është kthyer në një makth të vërtetë, ata jetojnë çdo ditë, çdo orë të kërcënuar nën tundimin e fenomenit vrastar të gjakmarrjes. Ky fenomen kanunor ne shqiptarëve na kthen në kohë të mesjetës (para 600 viteve, kur tek ne s'ekzistonte shtet, s'ekzistonte ligj, u formulua ligji i Kanunit të Lek Dukagjinit, i cili vazhdoi gjatë për të disiplinuar "sedrën e burrave"). Dhe në atë kohë, Kanuni e kreu misionin e tij mjaft mirë. Por sot vazhdon të aplikohet hija e Kanunit, edhe pse jemi në shekullin e XXI, Kanuni i Lek Dukagjinit është degraduar, "fanatikët" e Kanunit kanë shtjer me pushkë edhe mbi gratë dhe mbi fëmijët. Nuk dua të bëj një listë me statistikë për vrasjet e turpshme të burrave që ngrenë tytën e pushkës dhe qëllojnë mbi gratë dhe të miturit, por dua të them se shoqëria jonë vuan, vuan, ne nuk kemi një shtet ligjor për të mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm, që s'kanë kryer asnjë krim, s'kanë bërë asnjë shkelje ligjore, por i vetmi "faj" i këtyre njerëzve është se janë pjesëtarë të gjenezës të fisit të atyre që kanë bërë një vrasje dhe sot vuajnë dënimin sipas ligjeve të shtetit në fuqi.

Pikërisht, për këtë fenomen vrastar kanunor, po pasqyroj një rast konkret:

Një 17 vjeçar nga Bushati i Shkodrës, i quajtur Dritan Martin Marku (i ditëlindjes 19.11.1991), nxënës në vitin e dytë të Shkollës së Mesme e Bashkuar, nuk shkon në shkollë i lirë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Dritan Marku shkon i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, pasi djaloshin 17 vjeçar e ndjek nga pas hija e frikës së gjakmarrjes, nga hasmi i fisit të tij. Një kushëriri i tij, Ndoc Marash Marku në vitin 1998 (para 10 jetësh) ka kryer një vrasje, për të cilën po kryen dënimin me 20 dhe 25 vjet heqje lirie.

Për këtë është angazhuar e gjithë trupa pedagogjike e shkollës së mesme ku studion Dritani.



Ja vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër që ka dhënë ndëshkimin ligjor për krimin e bërë nga kushëriri i babait të Dritanit, Ndoc Marash Marku.





2-Kërcënim për vrasje Dritanit, djalit të Martin Markut me dt.17.05.2006

Para dy vjetësh, në mediat lokale është pasqyruar një lajm i frikshëm, ngjarje kjo që tronditi opinionin e gjithë veriut shqiptar. Kur Martin Marku, po udhëtonte në punën e tij, në rrugë i bënë pritë me armë, (nga një njeri i pa identifikuar) duke qëlluar mbi automjetin e tij, atentat ky që paralajmëronte kërcënim serioz për jetën e tij dhe familjes së tij, në emër të gjakmarrjes. Pikërisht, ngjarja ka ndodhur me dt.17.05.2006 në orën 19.00 në rrugën Lezhë-Shkodër, vendi afër guroreve Torrovicë, ku Martin Marku po udhëtonte me automjetin e tij Benc me targa: SH 4768 L.

Sipas kronikës së lajme të asaj kohe, (2006-ën) Martini në vend të parë ka pas djalin e tij Dritanin 14-15 vjeç rreth 200 m. nga rruga, kur nga mali është çuar nga prita një person që i ka drejtuar armën tek këmbët e djalit. Këto skena të llahtarshme ku qytetarët e botës i shohin vetëm nëpër filma horror, Martin Marku dhe djali i tij Dritani i kanë përjetuar realisht me ankthin e frikës së vdekjes, që vetëm Zoti i ka shpëtuar. Martini, i ati i Dritanit 14 vjeç-15, e ka ulur djalin tek këmbët e tij dhe e ka mbuluar me trupin e tij, me dorën e majtë ka mbajtur timonin drejt pa e parë rrugën prej 200 metrash (rrëfente atëherë Martin Marku në kronikën e lajmeve). Tek një vend i quajtur Bend ka takuar policin rrugor të shërbimit, i cili lajmëroi ekspertët ku u bënë procedurat rreth ngjarjes terrorizuese. Martini e mori djalin e vogël dhe e strehoi tek daja i tij, të traumatizuar i cili vazhdon në këtë gjendje edhe në sot, që po shkruajmë. Për momentin, rrëfente Martini (në atë kohë), mendonte se mund të ishin grabitës, por ai s'kishte qenë grabitës, pasi ai qëlloni me breshëri drejt automjetit të tij, duke e biruar nga plumbat. Ai ishte kërcënim i hapur për të paguar "haraçin" e krimit të kryer nga kushëriri i tyre (që po vuan dominim me burg). Megjithëse Martini, atëherë u shpreh se nuk njoha njeri, fakti i kërcënimit me armë ndaj djalit të tij, ishte dhe është evident për një hakmarrje të mundshme, pasi shteti është i pafuqishëm ndaj fenomenit kanunor.





3-Gjakmarrje, ky fenomen vdekje prurës

Si do t'i vijmë në ndihmë Dritanit 17 vjeçar, të jetojë i lirë, pa pasur frikën e "lakut" vdekjeprurës kanunor?

Gjakmarrje, ky fenomen vdekje prurës i shoqërisë sonë, nuk tregon aspak qytetari, zhvillim, por tregon fytyrën e një shteti të paralizuar, inkopetent për të zbatuar ligjet e Kushtetutës. Dhe ky fenomen mesjetar ka një origjinën të hershme, që s'i shkëputen vargonjtë e hijes së zezë të gjakmarrjes, që në kushtet e mos marrjes së përgjegjësisë nga shtetarët, politikanët që krekosen në tribunën e parlamentit, me kostume të modës së fundit, në fshatrat tona, në rrugë e bare njerëzit vrasin njëri tjetrin, sikur të ishin në fushëbetejë me armiqtë dhe këta njerëz pretendojnë se i kryejnë këto vrasje se marrin "hak" për gjakmarrje...

Këtë gjendje po e përjeton edhe 17 vjeçari Dritan Marku, në Bushat. Ai në vend që të jetojë jetën ashtu si bashkëmoshatarët e tij, vuan frikën se dikush do të shtjerë pushkën e gjakmarrjes mbi të, pa bërë asnjë mëkat në jetën e tij, e jo më ndonjë krim.

Gjakmarrja, kjo shtyllë kurrizore e kodit penal të Lekë Dukagjinit, i quajtur Kanun vazhdon të funksionojë krejt lirshëm edhe sot. Sipas shifrave zyrtare, në emër të Kanunit këtë vit janë të ngujuara mbi 1500 familje, (fakte këto të bëra prezent edhe nga gazeta prestigjioze "New York Times". Kjo lloj "vetë-drejtësie" nuk gjen asnjë lloj pengesë në çdo skaj të vendit. Por zëri i politikës është i asfiksuar përballë këtyre ngjarjeve, shteti është gjunjëzuar, s'ka më autoritet ligjor, s'ka më forcë ligjore e politika humane...

Në komunën e Bushatit dhe në disa fshatra të Nënshkodrës numërohen mbi 1500 familje që me lidhje fisnore nuk komunikojnë me njëri-tjetrin e as shkëmbejnë vizita për shkak të mosmarrëveshjeve, mbi 200 familje që janë të mbyllura ,brenda mureve ferr të ngujimit. Për hir të së vërtetës, policia i është gjendur pranë familjeve të ngujuara, por nuk mjafton kjo, kur shteti nuk ka një strategji për të ndaluar këtë fenomen të kobshëm. Mos serioziteti dhe përkushtimi i shumë qeverive në këto 17-18 vjet, nuk ka arritur t'i rikthejë autoritetin e ligjit për t'i thënë ndal vrasjeve hakmarrëse, ndal vetëgjyqësisë! Dhe kjo gjendje e amullt, kaotike e shtetit, e politikës shqiptare dhe e pafuqisë përballë fenomenit të gjakmarrjes ka ngjallur panik dhe pasiguri për jetën e njerëzve të pafajshëm.



4-Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar, i pamundur të pajtojë dy familjet në hasmëri



Për rastin e familjes Martin Marku, i cili më parë është kërcënuar me armë, dhe jeta e djalit të tij në Bushat, Shkodër është e pasigurt, ka qenë i pranishëm Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar "Nënë Tereza", i cili ka ndërhyrë disa herë që këto dy familje të pajtohen, (Pra familja e të ndjerit, viktimë e kushëririt të Martin Markut), ku familja e atij që ka bërë krimin janë larguar nga Shqipëria, mbetet i pranishëm gjithnjë rreziku për jetën e djaloshit 17 vjeçar, Dritan Marku, pasi ai është i vetmi "BURRË", sipas KANUNIT i fisit Marku që jeton në Bushat. Madje i ati i viktimës është shprehur para Misionarëve të Pajtimit: "Unë kisha vetëm një djalë që ma vranë edhe unë do të gjej një baba që ta lë pa djalë". Dhe për të qetësuar shpirtin e lënduar të të atit të viktimës, i vetmi baba që ka një djalë të vetëm në Shqipëri, është Martin Marku.

Por djali 17 vjeçar, Dritan Martin Marku kërkon të jetojë i lirë, pa ankthe, pa frikë se dikush mund t'i bëjë pritë në derë të shtëpisë, a në rrugë, pasi ai s'ka bërë asnjë faj, asnjë krim. Përse shteti nuk i siguron atij të drejtën më elementare sipas Konventës të Drejtave të Njeriut, atë të lirisë, duke e mbrojtur sipas ligjeve në fuqi. E kur shteti ligjor nuk është i aftë të mbrojë jetën e një minoreni siç është Dritan Marku, ku jeta e tij është në shënjestër të këtij fenomeni mesjetar e vrastar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 43
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund ! Empty
MesazhTitulli: Re: Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !   Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund ! EmptyMon Jul 21, 2008 2:00 pm

Kanuni esht Bibla shqiptare
Studimi/Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe

Shkruan Luigj Shkodran

Ligji Amerikan e dënon me vdekje njeriun, kur ja merr jetën tjetrit...
Pra, vetë Klintoni ka deklaruar se Kanuni i Lek Dukagjinit ka një themel të ngjashëm me kushtetutën Amerikane në lidhje me mbrojtjen e jetës së njeriut, me respektimin e trinomit "Për Zot, e Fe e Atdhe"!
Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale” (A.Buda), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (Schëerin) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një personalitet imponues” (Durham) e “Hero Kombëtar” (Hahn) i popullit të vet.
Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "Kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "Kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala "kanun" është huazuar nga greqishtja "canon", që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", që do të thotë "parlament", është huazuar nga një rrënjë neolatine "convente", marrëveshje.

Eshtë mirë që nëse shkruhet për këtë kanun,duhet që më parë të tregohet,ajo e vërtetë e këtij kanuni, që emri “Shqiptar” e ka zanafillën tek ky kanun, sepse dihet nga pjesa dërmuese se në vendin tonë kanë kaluar ushtri të shumta, ndër ta dhe ushtria osmane dhe osmanllinjtë, kudo ku kanë shkelur kanë detyruar popullsinë vendase që të ndërrojnë fenë e tyre duke e kthyer nga feja katolike në fenë islame.

Kanuni ka lindur në atë pjesë ,ku janë malësorë, sepse atje ushtria osmane e ka patur të pamundur që ta pushtojë, kështu që ajo zonë ka qenë komplet e izoluar dhe kështu ka lindur nevoja e mbijetesës ,duke marrë mendime nga njerëz të moshuar,por dhe të ditur duke grumbulluar dhe krijuar në gojdhanë kanunin e më vonë ky kanun u mblodh dhe u botua nga at Shtjefën Gjeçovi.
Për të kuptuar rëndësinë e kanunit, At Gjergj Fishta e ka cilësuar si, Palca e kombit, pra që do të thotë rëndësinë e madhe që kishte ky kanun,por dhe që dhe qeveritë e mëvonshme janë bazuar në të dhënat e këtij kanuni dhe ky kanun ka marrë një përhapje të gjerë dhe shqiptarët kudo në botë krenohen për kanunin e tyre.Në universitete të ndryshme botërore , merret në stydim ky kanun si një vepër unike e kombit shqiptar.

Kanuni i Maleve të Shqipërisë ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë një forcë të jashtëzakonshme tërheqëse për gjithë ata njerëz të letrave apo studimeve që bien në kontakt me të. Nuk besoj se ka temë tjetër të historisë a etnografisë sonë që të jetë rrahur kaq shumë nga udhëtarë të huaj, konsuj, etnografë, poetë, romancierë, diplomantë e doktorantë qe te mos jene interesuar per kete kanun dhe vlerat e tij.

Valter Paincip vjen në Shqipëri për të studiuar kanunin e maleve shqiptare në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur vendi ynë ishte i pushtuar.

Paincip ishte një jurist, një studiues austriak me interesa shkencore, që e kishte ndarë mendjen ta studionte një ditë kanunin tonë, kjo jo vetëm se i pëlqente të hynte në këtë botë dokesh që nuk gjendej tjetërkund, së cilës i ishin qasur me kohë shumë dijetarë evropianë, por, siç e thotë vetë ai në parathënie, kishte dhe një detyrim ndaj profesorit të tij të fakultetit të drejtësisë në Vjenë për ta çuar deri në fund veprën e lënë përgjysmë, nga Teedor Ipeni, konsulli i përgjithshëm austriak para Luftës së Parë Botërore. Rasti e solli që ai të vinte si përkthyes me trupat gjermane gjatë Luftës, po që me ikjen e tyre, nuk do të thotë se iku dhe ai. Jo, Paincip qëndron mes malësoreve shqiptarë si mik i nderuar i tyre, pasi ua kishte bërë të qartë qëllimin e tij. Kështu ata e mbajnë fshehur qeverisë deri në vitin 1947, nëpër kullat e tyre, kreshtave të malësive shqiptare të Veriut, duke i treguar kanunin e tyre, sic kishin bërë me plot dijetarë të huaj. Ëalter Peinsipp, kur thotë se" tek e drejta tradicionale e malësorit shqiptar janë ruajtur mirë arketipet e rendit shoqëror e zakonor të kulturave të lashta", rikonfirmon dhe njëherë si vëzhgues dhe hulumtues i drejtpërdrejtë atë që kanë pohuar më parë të tjerë dijetarë europianë në zë. Merita e tij është se ai mundet ta shohë të pashprishur këtë arketip dhe në mesin e shekullit XX, në fillim në Shqipëri, gjatë luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1947 dhe pastaj në Kosovë, kur shërbeu si diplomat i vendit të tij në Beograd.

Janë të rrallë popujt në Evropë, kontinentin më të lashtë, që janë popuj moshatar apo më të vjetër se ne shqiptarët. Andaj, edhe rregullimin shoqëror e kanunor ne shqiptaret e kemi nder popujt e parë. Rrallë apo fare ,përveç kinezëve që kanë rregulluar jetën dhe veprimtarinë jetësore me kode. Shqiptarët kishin Kanunin e Lek Dukagjinit, jo siç thuhet kanun i maleve, apo edhe kanun i Skënderbeut. Një kanun kishim ne shqiptarët, e ai ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit e asnjë tjetër. Ky kanun ka në përmbajtje të përfshirë gjith veprimtarinë njerëzore shqiptare, që nga lindja e deri në vdekje. kanuni ka përfshirë në trajtimin e vet përmbajtjen e jetës dhe formën në rrethana adekuate dalluese nga vendet dhe popujt e tjerë për rreth e më larg. Ashpërsia e relievit, rrethanave klimatike dhe raportet shoqërore nëpër fazat e të cilës kanë kaluar populli shqiptar, kanë krijuar edhe ashpërsinë e thelluar vrazhdësinë në relacionet njerëzore, si në marrëdhënie të punës ashtu edhe me pronat dhe raportet ndërnjerëzore. Kanunin në shumë raste e kohëra e gjykojmë pak sa më ashpër se sa e meriton.

Nuk kemi vlersuar gjithmonë esëll, kur kemi folur për kanunin. Nuk kemi llogaritur gjithmonë se kanuni ishte në kohëra e raporte shumë më të ashpra se koha dhe rrethanat kur kemi shkruar e vlerësuar. Kanuni është bazë e fort për ligjislativin e pastajmë, si tashti edhe në të ardhmen e afërt. Kanuni pas një studumi analitik të thellë, mund të shërbejë për kodet e tashme të cilave Kanuni mund t’ju shërbejë për themel e ligjësi të shëndëtshme. Sidoqoftë, Kanuni i Lekës, jo i malësisë e as i Skënderbeut, ishte, është dhe duhet të shërbejë dokument i lashtësisë dëshmuese shqiptare. Kur ne kishim kanun, nuk kishte thuajse askush, apo pak kush qeverisej me kanun. Kjo është dëshmi e lashtësisë dhe traditës sonë civilizuese e qytetëruese. Shkenca e drejtësisë shqiptare ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për Kanunin e Lekë Dukagjinit, shkenca jonë e ardhme duhet të angazhohet gjatë e të hyjë thellë analizës dhe studimit të etikës së drejtësisë njerëzore duke u mbështetur në Kanun.
Kanuni është rregulli që kërkohet, ligji që duhet të zbatohet, kur ligjet nuk veprojnë, apo janë bërë qëllimisht të buta për të toleruar kriminelët.,atëhere vepron Kanuni automatikisht ku mbron individin, familjen, shoqërinë e kombin...

Kanuni ka qenë dhe është shpëtimtari i kombit shqiptar në periudhat e pushtimeve të huaja...
Prof. Kazuhiko Yamamoto nga Japonia në një takim në Nju Jork, tha se: "Struktura etike e Kanunit, është forma më origjinale e etikës në shoqërinë njerëzore. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sipas tij ishte një mekanizëm i nevojëshëm i kohës. Ai është një vështrim përqasës mes strukturës etike e shoqërisë homerike dhe asaj kanunore shqiptare. Për këtë ai pohoj se ka bërë edhe disa studime që titullohen: "Struktura Etike e Shoqërisë Homerike", "Shoqëria pa ndonjë autoritet shtetëror e shndërron dhunën e hakmarrjes në një forcë të shenjtë".

Rëndësia e kanunit ka vlera të veçanta që duhet të studiohen mirë nga të gjithë ne . Në Kanun nuk thuhet se vriten fëmijtë as gratë për gjak!
Nuk thuhet se izolohen gratë as fëmijët për gjak!
Nuk thuhet se njeriu duhet ta vrasë njeriun për fjalë goje.
Nuk thuhet që kur ndodh një vrasje duhet me ba vrasje tjetër...
Por thuhet askush nuk ka të drejtë të ja marr jetën tjetrit, përveç ai Zot që ja ka fal jetën njeriut!
Ai që ja derdh gjakun dikujt duke ja marrun jetën i ka borxh jetën e vet, gjykimit të pleqve, të fisit, të shoqnisë, të njërzisë...(këto fjalë i ke dhe në Bibël e Kuran).
Vrasja e njeriut të qet në gjak!
Gjaku falet prej fisnikëve, prej njerëzve me njerëzi!
Trimi din me fal!
Por falja ndodh vetëm atëhere kur vrasësi me një përvujtësi pendimi të thellë para botës, njerëzisë, shoqnisë dhe fisit të viktimës, para pleqve që e pleqnojnë atë vrasje, din me u përul me rrespekt pendimi dhe kërkon falje burrnisht!
Atëhere falet gjaku!
E pra këto njerëz që gjoja vrasin në emër të kanunit pa ditur qoftë dhe një rrjesht, nuk duhet që gazetarët tja motivojnë kanunit.
Të vrasësh femrën nuk e thotë kanuni, e pra pse këto gazetarë dalin në shkrimet e tyre dhe përmendin, se gjoja u vra një femër për hakmarrje sipas kanunit.
Vrasjet në Shqipëri për vepra nga më banalet po i veshin Kanunit me pa të drejtë, ndaj duhen të ndahen veprat nga Kanunore nga ato, për arsye të ndryshme që nuk kanë të bëjnë fare me Kanunin.

Do të ishte mirë që ky Kanun të studiohej edhe në shkollat tona.
Në fund të fundit për të përparuar ne duhet të kuptojmë se nga e kemi prejardhjen dhe Kanuni është pjesë e prejardhjes tonë.
Kanuni është quajtur Kushtetuta e parë shqiptare Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve dhe i tillë do të mbetet për të gjithë jetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
comeback
Anëtar i ri
Anëtar i ri
comeback

Male
Numri i postimeve : 86
Age : 39
Vendi : miami
Registration date : 10/10/2008

Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund ! Empty
MesazhTitulli: Re: Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !   Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund ! EmptyThu Oct 23, 2008 9:30 am

Nuk me ka ndodhur qe t'me kete vrare dikush pjestarin e familjes,por mendoj se eshte diqka e veshtir qe te falet!
Por te mendojme qe jetojme ne kete vit ateher sipas mendimit tim na duhet te permbahemi dhe ti leme ne dore ligjit kete qeshtje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund ! Empty
MesazhTitulli: Re: Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !   Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund ! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: