Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyFri Oct 17, 2008 9:17 pm


  • Në përkujtim të dëshmorit Adrian Krasniqi
    DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Adrian11

    ADRIAN REXHEP KRASNIQI

    (12.10.1972 - 16.10.1997)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: P Ë R K U J T I M ME RASTIN E 50 (PESEDHJETE) VJETORIT TE LI   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyFri Oct 17, 2008 10:57 pm


  • (Kushtuar luftëtarit Naxhi Egriu, i cili dy herë u ballafaqua me vdekjen). 

    Lindi, më 16 tetor 1958, në Dibër të Madhe, kurse, më 20 dhjetor 08, mbushen tetë vjet nga dita kur në moshën 42-vjeçare pushoi së rrahuri zemra e luftëtarit të lirisë, pjesëmarrës në Betejën e lavdishme dhe heroike të Koshares: 
  • DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Naxhie10
Snajperisti i dalluar i U Ç K-së Gjatë shërbimit në Armatën e SH B A-së 
(djali i prindërvet atdhetarë të ndjerë, Din dhe Anifet Egriu) 
Dy ditë para se të ndërrosh jetë ta dëgjova për të fundit herë zërin tënd jo të zakonshëm, por të vendosur duke më thënë:-Xhaxhi Imi, kam vendosur të udhëtoj për Preshevë që të luftoj tog së bashku me luftëtarët trima të U Ç P M B-së. Të luta që të mos shpejtosh, sepse akoma s’ishte dhënë Kushtrimi, por Ti, për herë të parë në jetë s’e pranove këshillën time, o Naxhi, nip i dashur ! E dëgjove zërin e shpirtit tënd, që s’të dhimbsej fare jeta të bëhesh fli për Atdhe, për Kosovën e lirë sovrane, të bashkuar me trungun amë dhe për Dibrën e Madhe që aq shumë e deshe, e cila s’të harroi, por të nderoi duke ia vënë rrugës me mbishkrim sllav „J. N. A.“, emrin tënd, :-Naxhi EGRIU-dëshmor i lirisë! 
Ndërsa Ti sa ishe gjallë deklarove: „Kudo që shkilen të drejtat dhe liritë e shqiptarëve do shkosh që t’i mbrojsh pa marrë parsysh çmimin e jetës, dhe, porsa u bëre gati që të nisesh për Preshevë, në zyrën e T M K-së, në Brooklyn, nga gjakderdhja në tru, ndërrove jetë dhe, vdekja e parakohëshme t’i fashiti dëshirat e tua të zhurritura për t'i ardhur në mbrojtje vatanit sa herë që e kërkonte nevoja. Rrëfejnë: Florin Krasniqi, Shef i zyres së T M K-se në Brooclyn, veprimtari i U Ç K-Muharem Dovolani dhe bashkëluftëtarët e tij. 
Dheu i Baffallos në SH B A, të qoftë i lehtë!-Lavdi ! 
Me pietet e krenari dhe me dhëmbje e lotë akoma të patharë e përkujtonë: - Bashkëshortja Shemsia dhe bija -Iliriana, vëllezërit e motrat:Naimi, Emini, Arifi, Diana e Dhurata, xhaxhi i tij, Ibrahim Egriu me familje në Suedi, hallat:-Nebiko e Nezvere, kushërirat: -Memnune, Shqipe, Anifet dhe tërë farefisi, miqët e shokët nga Dibra e Madhe, SH B A, Shqipëria, Kosova dhe Skandinavia. 

ELEGJI 
Ku e le Ilirianën o Naxhi, 
u flijove shum’ herët per liri, 
ne Koshare shkove me luftue, 
motrat e vëllezrit me i çlirue!


 

Vëlla, Ibrahim Egriu! 
Me dhimbje të thellë përkujtoj 7-vjetorin e vdekjes së ish luftëtarit të UÇK-së dhe entuziastit të flaktë për t´iu bashkangjitur luftëtarëve të UÇPMB-së. 
Naxhiu si luftëtar dhe patriot i çështjes së madhe kombëtare shqiptare kreu detyrën e shenjtë duke u bashkangjitur në radhët e UÇK-së në Koshare për të zhdukur pushtuesin e fundit serbofashist nga trojet tona autoktone shqiptare. 
Naxhiu ishte revolucionar meqë nuk i bindej pacifizmit të moderuar rugovist, ndaj me pushkë në krah udhëtoi nga Amerika e pasur dhe e bukur drejt çlirimit të Kosovës më të pasur dhe më të bukur. 
Pjesëmarrja aktive e luftëtarit dhe trimit Naxhi EGRIU tregoi se luftëtarët e lirisë kanë një ideal dhe një qëllim kombëtar, pa marrë parasysh se ku luftohet. Kudo që preken trojet tona etnike është tokë shqiptare. Kështu amanet e kemi nga të gjithë trimat shqiptarë që ranë heroikisht për çlirimin e atdheut - për të mos vdekur kurrë. 
Juve dhe mbarë familjes suaj, si dhe vëllezërve e motrave të Naxhiut ju shpreh ngushëllimet e mia të thella! 
Lavdi e përjetshme dëshmorit, Naxhi EGRIU! 
Beqir Elshani 
Malme, më 19.12.2007 

P.S: Për telegramin ngushëllues, familja Egriu, falënderon nga zemra letrarin, veprimtarin dhe atdhetarin e dëshmuar, vëllain tonë, Beqir Elshani, deputetin e Kuvendit të Kosovës, ish të burgosurin politik shumëvjeçar, Komnadantin e Njesiteve ushtarake te U Ç K-së ne Rajonin e Kaçanikut, Z. Berat Luzha dhe, 
vëllain tonë, aktivistin dhe ekonomistin dibran, Lirim Jegeni. 

Nderime dëshmorit të Koshares 
I nderuar Imi! 
Me vonesë e lexova përkujtimin për dëshmorin Naxhi Egriu, ngase isha në fshat për festën e Bajramit, kur nuk mundja ta hap postën elektronike. 
Si çdo shqiptar tjetër, më bëri përshtypje përkushtimi i dëshmorit dhe nipit tuaj, Naxhi Egriut, i cili dha kontributin e tij të madh për çlirimin e vendit, Atdheut tonë të përbashkët. Eshtë për çdo respekt dhe admirim vepra e tij, përkushtimi i tij, sidomos kur merret parasysh ardhja e tij në Kosovë nga larg, nga SHBA-të, sepse Atdheu, sipas tij, ishte një dhe i pandarë. Atë nuk e pengonte të luftonte për Kosovën dhe as për Preshevën, troje këto të shkëputura nga trungu kombëtar, ashtu siç do të luftonte, po t’i vinte rasti, për vendlindjen e tij - Dibrën e Madhe. 
Dibra ka dhënë shumë për çështjen tonë. Ka dhënë shumë trima, burra, dëshmorë e heronj, të cilët në altarin e Atdheut lanë më të shtrenjtën – jetën e tyre. Njëri nga ata ishte edhe Naxhi Egriu, burri i madh i Dibrës plakë. 
Lavdi jetës dhe veprës së tij! 
Juve – qëndresë dhe krenari! 
I juaji, Berat Luzha, Kaçanik 
I burgosur politik shumevjecar, Komandant i U C K-se dhe deputet ne Parlamentin e Kosoves 

Nga: 
Bashkimi Demokratik Kombëtar 
Dibër e Madhe 

Përkujtim 
(Dedikuar luftëtarit dibran, i cili më 20 dhjetor të 2007-ës, sot mbushen shtatë vjet nga dita, kur pushon të rrahurit e zemrës të luftëtarit, djalit tonë të qytetit, që na la me zemër të thyer e me mall shumë, që sot me respekt e kujtojmë veprën e tij të pavdekshme për gjithë ne. ) 

E nderuara familja Egriu, 

Bashkëshortja Shemsie dhe ju bija e jone dibrane, Iliriana, 
me të gjithë te afërmit e tuaj te familjes së gjerë Egriu ne Amerikë, 
Dibër dhe Shqipëri , shokëve e miqve nga Kosova na lejoni t’i bashkangjitemi përkujtimit tuaj dhe tonit, me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së luftëtarit të ndjerë z.Naxhi Egriut që me veprën e tij nderoi Atdheun, kombin dhe rriti vlerat tona të qyteti legjendar të Dibrës, duke farkuar amanetin tonë se për atdhe fli duhet me ra. 

Sot me respektet më të mëdha të gjitha partitë, populli përkujton idealin dhe veprën e tij, që në të ardhmen do të shërbehen si udhrrëfim për bijtë tanë dibran, se si duhet dashur kombi dhe atdheu. 

Partitë si motra ne Dibër me plotë të drejtë rrugën "J.N.A". e pagëzuan me emrin e heroit tonë legjendar të ndjerë "Naxhi Egriu" që për gjeneratat qe do vinë do jetë udhrrëfim për heroizmin e tij rinor. 

Me respekt: 
Dheu i Buffallos në ShBA, të qoftë i lehtë! 
Lavdi, Lavdi,...! 
O trim O Naxhi.... 
i pavdekshëm do të mbesish, për gjithë ne! 

Me respekt Përkujton luftëtarin e ndjerë, Naxhi Egriun: 
Bashkimi Demokratik Kobëtar, Dega - Dibër 
Kryetar: Lirim Jegeni



Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak

Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptySat Oct 18, 2008 6:11 pm

Dëshmori i Kombit Nikë Hajdaraj
DESHMORI I KOMBIT NIKE HAJDARAJ
Nga Albert Shala, Gjakove
Nike Hajdaraj eshte lindur me 23 Mars 1960 ne fshatin Bardhaniq-Komuna e Gjakoves.Rrjedh prej nje familje bujare shqiptare.Babai i tij Sokoli ishte torturuar ne kohen e Rankoviqit barbarisht nga shovenistet serbo-malazez dhe ka mbetur i paralizuar prej torturave.Pervec kesaj pushtuesit serbo-malazez ia kane plackitur 73 copa dele qe edhe ekonomikisht ta derrmoj kete familje atdhetare shqiptare,qe kishte strehuar ballista.Me daljen ne skene te UCK-se dhe kur u dha urdheri per mobilizim Nike Hajdaraj iu bashkua rradheve te UCK-se sbashku me 18 pjesetare te familjes Hajdaraj,ne fillim prane Shtabit te Bardhaniqit i sistemuar ne Brigaden 132 Myrte Zeneli.Nika ishte pjesmarres i shume perleshjeve te armatosur qe u zhvilluan ne Gergoc, Kepuz, Bucan, Kotradiq, Vranoc, Pozhar. Ne aksionin qe u nderrmore nen udheheqjen e Komandantit te Zones Operative te Dukagjinit Ramush Haradinajt ne fshatin Dashinoc me 9 prill 1999 ku forcave serbe iu shkaktua nje dem i madh ne njerez dhe teknik u vra luftatari Nike Hajdaraj ne perleshje te ashper me forcat serbo-malazeze.Komandanti Ramush Haradinaj duke rrezikuar edhe jeten e tij e terhoqi trupin e Nikes te vrare dhe e dergoj ne familje.Bashkluftetari Xhavit Uka i cili u plagos rende ne kete beteje per Deshmorin e Kombit Nike Hajdaraj thote,Ka qene data 9 janar 1999.Kemi qene ne nje sulm qe i printe komandanti Ramush Haradinaj,ku forcat serbe kane pas humbje te medha ne njerez.Une kam qene me Niken kraheperkrahe dhe ai ka qene nje luftetar i madh.
Lavdi e perjetshme Deshmorit te Kombit Nike Hajdaraj.
Zemra Shqipetare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptySat Oct 18, 2008 6:40 pm

Katunari plake me vjen mire qe flisini per kete vigane te kombit se e kame njoft mire deri ne amanetin e fundit qe dha NIKE HAJDARAJ eshte shume e vertet qe NIKA ka ra deshmore ne kete beteje ku ishmi se bashku mungesa e NIKES na beri edhe me te forte qe te debojme armikun shekullore renja e tije na dha force me te madhe qe mos te perkulemi kure dhe te marim haku e NIKES dhe e morem ate dite dyfishte
I LEHTE I QOFTE DHEU I MEMES SHQIPERIJE
LAVDI NIKE HAJDARJT DHE GJTIHE DESHMOREVE TE KOMBIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyMon Oct 20, 2008 2:40 pm

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Baneri10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 2:27 pm

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Poster10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nole
Fillestar/e
Fillestar/e
nole

Female
Numri i postimeve : 25
Age : 76
Vendi : toke
Registration date : 21/10/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 7:20 pm

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Moz-screenshot-21DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Main_table_r1_c1






DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Normal_CAAB8PEF
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina

Female
Numri i postimeve : 297
Age : 31
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 8:08 pm

Kurdo qe shkruhet dhe kushdo qe tye shkruaj per deshmoret kurrrrrr nuk eshte bere boll meqe ata dhane jeten e tyre qe ne sot te frymojme e jetojme te lire...

Lavdi deshmoreve te kombit dhe ju lumte juve forumiste qe shkruani dhe i kujtoni pishtaret e lirise.

shendet te gjitheve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Apr 30, 2009 4:58 pm

[SIZE="3"]Në 10 vjetorin e rënies së dëshmorit Bahri Haxha



[color:4655="Red"]BAHRI HAXHA - INTELEKTUAL DHE ATDHETAR I SHQUAR
[/SIZE]



- Më të mirën gjë që njohu e kuptoi njeriu në jetë është të mësuarit. ( Naum Veqilharxhi )

- ”Herët a vonë, do të vijë liria!”. ( Bahri Haxha ) DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Deshmoribahrihaxha




Shkruan: Bedri TAHIRI - Prishtinë, 30. 04. 2009



Gjatë luftës sonë të fundit çlirimtare, që e zhvilluan trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pati ngjarje dhe data, të cilat janë ngulitur thellë në kujtesën tonë historike. E tillë është edhe ajo e 2 majit 1999, ku u martirizua edhe intelektuali i shquar, organizatori dhe promotori i Lëvizjes studentore, edukatori sypatrembur, inxhinieri shembullor i informatikës dhe veprimtari sypatrembur i sektorit më të ndjeshëm të UÇK’së - Logjistikës, Bahri Rexhep Haxha (1972- 1999).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Apr 30, 2009 4:58 pm

[SIZE="3"][color:4c17="DarkRed"]Trung i lashtë trimërie[/SIZE]


Në Manzën e Poshtme të Vushtrrisë së lashtë ( ish Svaraçaku i Poshtëm ), krahas familjeve të shumta shqiptare, të ardhura nga të katër anët e vendit, jeton edhe familja Haxha, historia e së cilës është kaptinë në vete... Haxhajt vinin andej nga përtej Qyqavica, nga Drenica e Kuqe, më saktë nga Galica heroike, emri i së cilës ia kishte futur dridhjet në shtat kralit serb në Beograd. Kreytrimi i Kosovës dhe udhëheqësi i Lëvizjes Kaçake, Azem Bejtë Galica me të shoqen Shotë Galica apo Nusen e Maleve, për pesëmbëdhjetë vjet rresht mbajtën ndezur flakadanin e lirisë.

Krah për krah me kryekaçakun ishte edhe Vesel Haxha - Galica, i cili paskëtaj vazhdoi veprimtarinë e vet luftarake edhe në Brigadën e tribunit Shaban Palluzha. Madje, edhe i ati plak, Rexhepi, kishte qenë këshilltar i mirë i kapedanit të Arbërisë së Vogël. Të gjitha këto peripeci atdhetarie lanë gjurmë të pashlyera edhe në shpirtin e pasardhësve të tyre, të cilët, kudo që vajtën i bartën vath në vesh.

Në gjirin e kësaj familjeje me traditë, që tashmë jetonte në Manzën e Poshtme, ku qe ruajtur me fanatizëm të shtuar ky amanet i brezave, u lind edhe djaloshi Bahri Haxha. Prindërit e tij; Rexhepi dhe Halimja nga Klina e Epërme e Skënderajt, patën [color:4c17="DarkRed"]dymbëdhjetë fëmijë, gjashtë djem: Bahriun, Shyqriun, Bakiun, Veselin, Artanin, Adnanin dhe gjashtë vajza: Fatimen, Zahiren, Hatiqen (në emër të motrës së parë, e cila pat vdekur sa ishin në Galicë), Feriden dhe Mevlyden.

Bahriu erdhi në këtë botë më 3 shkurt 1972. Ishte fëmija i pestë i këtyre bashkë- shortëve, andaj edhe dashuria për të qe më e theksuar. Qysh herët u hetua se ishte natyrë e zgjuar dhe dispononte inteligjencë që nuk përkonte me moshën e tij. Madje edhe fizikisht ishte mjaft i shkathët dhe i fuqishëm. Rrëfimet e burrave, për trimat e vendit dhe luftërat tona shekullore, i përcillte me vëmendje të shtuar. Ato ia shtonin kureshtjen për të ditur edhe më shumë dhe ia sforconin ndjenjën e pastër të atdhetarisë. Sa me qejf e me dëshirë e merrte rrugën për në Galicë, sepse atje e priste historia, e priste varri i Azem Galicës, e prisnin gurët e kullave të larë me gjak, të cilët flisnin më shumë se vetë njerëzit. Deri vonë, deri kur vajti në shkollë të mesme e ka bartur plisin e bardhë në kokë. Bile, një ditë, një plak e kishte shpërblyer me ca të holla vetëm për hatër të plisit....

Kur vajti në shkollë, në Nedakofc, që në fillim u dallua për të mirë. I urtë, i sjellshëm, i dashur dhe mbi të gjitha i zgjuar. Mësimet i përpinte, siç i thonë një fjale. Lexonte shumë, çka i binte në dorë, ama më shumë i pëlqenin librat ku flitej për luftërat, për heronjtë, për Kosovën, për Shqipërinë.

Pjekuria e tij e parakohshme u kishte rënë në sy të gjithëve. Këtë ia kishte thënë edhe kujdestari i klasës të vëllait Shyqri disa herë. Qysh në klasën e pestë të shkollës fillore “Ali Kelmendi” në Vushtrri, kishte vizatuar hartën e Shqipërisë Etnike dhe e kishte vënë në ballë të klasës. Për këtë veprim të “ndaluar”, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai u ndëshkua me parapërjashtim, ndërsa i ati, Rexhepi, u mor në biseda informative, siç i quanin politikanët mediokër të kohës zezonë, thirrjet në polici, ku përjetoi maltretime të shumta psikike e fizike.

I tillë ishte edhe gjatë shkollimit të mesëm, në QMSH “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri, ku më 1991, mori diplomën në drejtimin më të vështirë të asaj kohe; matematikor - natyror ose shkurt Programer, me sukses të shkëlqyeshëm, me të gjitha pesa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Apr 30, 2009 4:59 pm

[SIZE="3"][color:5255="DarkRed"]
Në rrethimin e parë të Adem Jasharit
[/SIZE]


Me të mbaruar shkollimin e mesëm, Bahriut i vije ftesa për rekrutim në Ushtrinë Jugosllave.

- [color:5255="DarkRed"]Jo, kurrë nuk i shërbej ushtrisë së një pushtuesi!- tha ai, duke e bërë ftesën copë - copë.

Pas këtij veprimi të guximshëm duhej larguar paksa nga valët e stuhisë shkatërrimtare. Dhe, ku tjetër do të gjente strehim të sigurt, përveç në Drenicën e tij stërgjyshore! Disa ditë i kaloi në Galicë, te kushërinjtë e vet e pastaj edhe ta dajat, në Klinë të Epërme. Mu ato ditë, ishte fundi i vitit 1991, u sulmua komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Ishte ky sulmi i parë i 31 dhjetorit 1991. Kur u mobilizuan drenicarët për t’i vajtur në ndihmë familjes Jashari dhe komandantit të tyre, edhe Bahriu u gjend në mesin e atyre që kishin ndarë mendje ta bënin vdekjen si me le. Për fat, forcat serbe kishin nuhatur situatën dhe ishin tërhequr me bisht nën këmbë... Sidoqoftë, kjo qe një ngjarje që në shpirtin e djaloshit bëri kthesë të madhe, duke ia sforcuar edhe më idealin për agun e shpejtë të ditës së bardhë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Apr 30, 2009 5:00 pm

Studenti shembullor 


Më vonë, pasi fjeti pakëz puna, Bahri Haxha filloi studimet në Fakultetin e Elektroteknikës - drejtimi i Informatikës, në Prishtinë. Provimin pranues e kishte dhënë me sukses të kënaqshëm, duke zënë kryet e ranglistës. Për lëndët ekzakte, veçan për matematikë e fizikë, ishte shumë i shkathët, sa nuk ia merrte kujt dorën. Profesion dhe hobi e kam leximin, - shprehej ai në biseda me kolegët. Vërtet ashtu edhe vepronte.

Krahas mësimeve ai kryente edhe detyra të tjera në aktivitete politike e organizative studentore. Ishte në bashkëpunim të ngushtë me Unionin e Pavarur të Studentëve të Prishtinës. Ai, në bashkëveprim me të vëllain, Shyqriun, i cili ishte në krye të Unionit dhe me veprimtarin, tashmë dëshmorin, Mehë Uka, kishin marrë përsipër detyra me peshë kombëtare. Por, as UDB-ja jugosllave nuk flinte. Kukudhat e saj i kishin rënë në gjurmë aktiviteteve të tij atdhetare. Dhe, në tetorin e vitit 1997, e arrestojnë në Prishtinë, duke e maltretuar e duke e kërcënuar, me qëllim frikësimi. Por, kot. Ai me kohë ishte përcaktuar të ecte në rrugën e shtruar me gjemba, në rrugën e sakrificës, në rrugën e nderit, në rrugën e lirisë. Bahriu, si gjithnjë, edhe në demonstratat që u organizuan kundër mbylljes së Universitetit të Prishtinës, qe mjaft i zëshëm. Ai, që në fillim, ishte për vazhdimin e mësimit nëpër shtëpi private, gjë që edhe ia doli mban. Këmbëngultësia e tij me shokë, duke bërë thirrje edhe përmes valëve të Radio Zagrebit (emisionit në gjuhën shqipe), dha rezultate pozitive. Mësimet, përkundër vështirësive të shumta, zhvilloheshin për lakmi. Zemra e okupatorëve shtypës sa nuk u doli nga vendi.

Edhe gjatë demonstratave të mëdha studentore, të vitit 1998, Bahri Haxha ishte në radhët e para. Ai tashmë edhe po banonte në Prishtinë, sepse nuk kishte kohë të shkonte as në shtëpi. Viti 1998, për studentin shembullor, në aspektin personal qe i mbarë. Atë vit i kurorëzoi dy momente të rëndësishme jetësore: mori diplomën e Inxhinierit të Informatikës dhe u martua. Martesa e tij me Naimen nga Suma qe fare e thjeshtë, pa dasmë, pa bujë, sepse ishte kohë e pa kohë dhe ai vetë ishte në shënjestër të gjakatarëve serbë. Madje, më vonë, shpeshherë i kishte thënë të shoqes të mora në qafë, sepse unë do të bie në këtë luftë. Pra, kishte parandjenjën e vetëflijimit për atdhe. Megjithatë në fletoren e tij edhe sot ruhet fjalia e shkruar me dorë: ”Herët ”Ha vonë, do të vijë liria!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Apr 30, 2009 5:00 pm

Bahri Haxha, edukator i brezit të ri dhe ushtar i denjë i UÇK’së


Kur dhuna serbe ishte shtuar dhe ishte drejtuar kryesisht mbi arsimin shqip dhe kur disa, duke mos mundur të përballojnë katrahurën, kishin zënë të largoheshin nga ajo detyrë e shenjtë, Bahri Haxha, sypatrembur e entuziast i pashoq, rroku ditarin dhe u mishërua me edukimin e brezit të ri. Nuk deshi t’ia kthej shpinën Kosovës në këto orë të liga, andaj u punësua në SHMT në Vushtrri. “I gjallë nuk do ta lëshoj Kosovën. Ky është vendi ku edhe dua të vdes!”- ngulte këmbë, kur ia përmendnin largimin nga atdheu. 

Profesori i ri, i brumosur me dije shkencore e me atdhetarizëm të flaktë, nuk kënaqej vetëm me mësimdhënie. 

Jo, ore jo! 

Ai kishte rënë në kontakte me UÇK-në dhe ishte vënë në dispozicion të saj moralisht, materialisht e fizikisht. Me të formuar të celulave të para edhe në Shalë, ai ishte lajmëruar në Shtabin e Batalionit IV të UÇK-së në Ceceli, te komandant Gani Imeri. Ai, duke e vërejtur se trimi vinte nga një familje me tradita të shkëlqyera atdhetarie e trimërie dhe duke i parë aftësit e tij organizative e profesionale, u konsultua edhe me drejtues të tjerë të luftës dhe, pa u hamendur, e caktuan në sektorin më të ndjeshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Logjistikë. Aty ai duhej, ku mund të kontribonte më së shumti, gjykuan ata. Dhe, nuk kishin gabuar fare. Puna e tij në terren kishte bërë të veten. Dashuria e popullit për luftëtarët e lirisë shtohej dita - ditës saqë po shndërrohej në ideal të pashuar jetësor. Edhe radhët e vullnetarëve për t’i rrokur armët çlirimtare, nuk kishin të sosur, madje as armë nuk kishte për të gjithë. 

Në atë drejtim i ndihmonin edhe vëllezërit e tij nga mërgata, sidomos Shyqriu, i cili ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me Fondin “Vendlindja thërret” dhe me organizatorët e udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dashuria për shkollën, për nxënësit dhe për lirinë, kishin lëshuar rrënjë thellë në shpirtin e tij të pastër dëborë, aq sa nuk kishte fuqi që mund ta largonte që andej. Forcat serbe disa herë e arrestuan, e maltretuan dhe e kërcënuan edhe me likuidim fizik, për mësimin ilegal, siç e quanin ata, por kurrë nuk hoqi dorë derisa u flijua në altarin e lirisë. 

Kështu, vetëm brenda muajve janar - mars të vitit 1998, familja e tij u bastis mbi dymbëdhjetë herë, me pretekst të kërkimit të armëve e të arrestimit të Bahriut. Herën e fundit e kishin bastisur mu ditën që ishte sulmuar Adem Jashari, më 5 mars 1998. Për fat, Bahriu kishte arritur të arratisej, kurse i ati, Rexhepi 60 vjeçar, arrestohet dhe dërgohet në burgun famëkeq të Smrekonicës, ku përjeton maltretime psikike e fizike. 

Bahriun më nuk mund ta kapnin dot. Ai ishte lart në male, atje ku shqipet e lirisë kishin hapur krahët dhe po i dilnin zot atdheut të sakatosur. “Bahriun e kishim përherë pranë vetes, në konsultime e në veprime. Sa e sa herë e rrezikoi veten për t’na sjellë ushqime, veshmbathje, barna, madje edhe municion të grumbulluar nga qytetarët”,- përkujton sot komandanti i tij, Gani Imeri. Edhe familja e tij e ngushtë, që nga dita e parë e bombardimit të NATO-s, sepse serbët lokalë, të inatosur në kulm, kishin sulmuar shtëpinë e tyre, kishte kaluar në Sllakofc. Ngjarjet rridhnin lumë. Ditën kur u sulmuan pozicionet e luftëtarëve të lirisë në majat e Shalës së Bajgorës, Bahri Haxha, u detyrua të bashkohet me familjen e vet dhe të përpiqet për ta shpëtuar nga më e keqja...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Apr 30, 2009 5:01 pm

Një fund i tmerrshëm


E diela e 2 majit 1999 gdhiu ndryshe nga ditët e tjera. Dielli hezitont t’i lëshonte rrezet mbi horizontin e zymtuar. Orteku mbytës rrokullimë lëshohej tatëpjetës. 

- Hakmarrje! 

- Hakmarrje!- çirreshin e ulërinin djajtë shpirtnxirë e duarpërgjakur. Militarë e paramilitarë serboçetnikë, të shfrenuar, si kanibalët mishngrënës, vërsulën mbi duarthatët, pasi kishin pësuar humbje të mëdha nga shqipet e lirisë. 

Kolona prej katërqind traktorësh e mijëra vetash midis dy Studimeve të Vushtrrisë u gjakos keq dhe ngeli mu si gjarpri me trupin e prerë në shumë vende. Bishat e egërsuara u ndalën edhe para traktorit të Bahriut. Familja e tij ngeli pa frymë. Të gjithë e dinin se djali i tyre ishte në listën e zezë të cerberëve të përtej Tunës. Motër Mevludja ia jep një çantë dhe i thotë shfrytëzoje rastin e ik kah të mundesh, por ai ia kthen: “Jo, jo, se mbase unë vritem e ju shpëtoni”. 

Dhe, hijenat tinëzare e identifikuan. Surratet e tyre të vrazhda sikur u hapën cazë. Po, po, sepse u gëzuan që më në fund e gjetën atë që po e kërkonin prej kohësh. Familja e Bahri Haxhës, sikurse dhe ajo e Selatin Gërxhaliut, që do të pësojë më vonë, ishin rrumbullakësuar me ngjyrë të kuqe në listat e tyre ogurzeza. As shuma e madhe e parave të plaçkitura atypari nuk ua zbutën zemrat të pashpirtëve. Sakaq ca krisma të mbytura i dhanë fund profesorit të nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Apr 30, 2009 5:02 pm

Rexhep Haxha - babai i dëshmorit
DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Rexhepibabaideshmorit
Foto: Rexhep Haxha - babai i dëshmorit

A ke çka bën tashti?- i thanë babë Rexhepit gjakatarët me krekosje prej të sëmuri histerik.

- Kaq patët mundësi, kaq bëtë more horra! - ua ktheu ai, që në ato çaste kishte ngelur i mpirë si mumie.

- Lëreni të gjallë se ashtu do të vuajë më shumë! - ia priti eprori, me një shenjë në ballë, atij që deshi ta vriste edhe këtë.

Pas pak ai e mori veten dhe iu afrua trupit të gjakosur të të birit dhe, duke ia lëmuar ballin, iu drejtua me këto fjalë: ”Po ku je trimi i babait që gjithmonë dëshiroje të bije dëshmor për këtë tokë, ja Zoti ta plotësoi dëshirën!”. Aty, nga traktori i tyre, i zbritën dhe i vranë edhe mikun e tij, Ruzhdiun tridhjetë e pesë vjeçar me të ëmen, Mihrijen, dhe babë, Bislimin.

Kasaphana vazhdoi edhe më, derisa kaloi numri paraparë mbi njëqind... Trupi i pajetë i Bahriut, bashkë me të tjerët, varrosen nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Studime dhe sot pushojnë të qetë në dheun e Kosovës së lirë. Kujtimi për të nuk shuhet kurrë. Atë e kujtojnë profesorët e tij, e kujtojnë nxënësit dhe kolegët, e kujtojnë bashkë- mendimtarët e bashkëveprimtarët, e kujton populli, e kujton Kosova, e kujton Shqipëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 EmptyThu Apr 30, 2009 5:03 pm

Bahrije Haxha - bija e dëshmorit


DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Bahrijabijadeshmorit
Foto: Bahrije Haxha - bija e dëshmorit

Mbase, më mirë se të gjithë, e kujton vetë familja e tij, e cila ndjehet krenare që pati dhe rriti një djalë të tillë, për ta nderuar vendin e atdheun. Kështu, rrugën e tij, në frontin e dijes, e vazhduan dhe e thelluan vëllezërit:

- Prof. dr. Shyqri Haxha, ligjërues në Universitetin e Kentit, i cili pos kontributit të madh intelektual e kombëtar, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për aftësimin e kuadrove të reja nga Kosova, para ca muajsh u emërua Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së;

- Vesel Haxha doktor shkence në Universitetin Shefild (Sheffield);

- Artan Haxha - Galica, sportist i dalluar (shok i ngushtë i shkodranit Rudi Vata), ku ka marrë katër medalje dhe po përgatitet në ekipin Celtic të Skotlandës.

Kjo, madje, edhe më mirë vërtetohet me vajzën e tij, Bahrijen, e cila edhe pse ka lindur në Londër të Anglisë, ku është edhe nxënësja më e mirë, Kosovën dhe UÇK-në i do shumë dhe mban në zemër.

- UÇK-ja është shpirti im! - u thotë ajo gjyshit e gjyshes, Rexhepit e Halimes, duke ua hequr mallin e djalit, të cilin e mbajnë thellë në zemër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK   DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: