Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Fehmi dhe Xheva Lladrovci

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MARY
Anėtar
Anėtar
MARY

Female
Numri i postimeve : 261
Age : 33
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

MesazhTitulli: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Tue Jul 15, 2008 12:02 pm

Fehmi Lladrovci- Edhe mė i merituari i ka borxh atdheut –Kosovės, mė shumė sesa atdheu atij- Shkruan Fadil Bajraktari
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
MARY
Anėtar
Anėtar
MARY

Female
Numri i postimeve : 261
Age : 33
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Tue Jul 15, 2008 12:05 pm

Fehmi Lladrovci, i lindur dhe i rritur nė Shkabaj (ish –Gllanasellė) e Drenicės, nė njė familje bujare me traditė atdhetare, sė bashku me shoqen e jetės dhe pėrjetėsisė, Xheva Lladrovcin, po ashtu edhe kjo e edukuar me ide kombėtare nga babai Abdyli, hynė nė Historinė Re Kombėtare, duke materializuar me gjakun e tyre idenė e ēlirimit kombėtar si dy bashkėshortė, dy bashkėluftėtarė, dy bashkėdėshmorė qė me virtytet e tyre jetėsore krahasohen me ēiftin po ashtu bashkėluftėtarė -dėshmorė, Azem dhe Shotė Galica.

Duke e njohur dhe kuptuar realitetin e jetės qė bėnte gjysma e kombit shqiptar nėn barbarinė e pushtuesve sllavė, Fehmiu qysh herėt i kishte pėrcaktuar vetes rrugėn jetėsore, tė cilėn rrugė do ta vazhdojė deri nė ēastin e heroizimit tė tij, pa pyetur asnjė herė pėr ēmimin qė duhet dhėnė LIRISĖ. Ai me njė rast thotė: “Edhe mė i merituari i ka borxh atdheut –Kosovės, mė shumė sesa atdheu atij.”

Fehmiu qysh herėt burgoset nga armiku, sepse nė punėn dhe veprimtarinė e tij dhe shokėve tė tij, qė bėnin me vetėdije planifikuese dhe pėrkushtim tė palodhshėm pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, armiku shihte rrezikun e shpėrndarjes sė idesė ēlirimtare qė do tė shėnonte fundin e pushtimit, dhe ky armik ndaj tyre nuk kursente asnjė metodė ndėshkuese tė barbarisė, duke e dėnuar me burgim tė rėndė edhe Fehmiun.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
MARY
Anėtar
Anėtar
MARY

Female
Numri i postimeve : 261
Age : 33
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Tue Jul 15, 2008 12:06 pm

Ngjarjet qė pasuan pas viteve tė nėntėdhjeta, Fehmiun e gjetėn nė mesin e atdhetarėve qė i ishin pėrkushtuar me seriozitetin mė tė madh ēėshtjes sė ēlirimit. Ai ēdo herė mendonte se nė Kosovė duhej tė ndėrronte strategjia e veprimit dhe nė kėtė plan rezistencėn e armatosur e vlerėsonte si rrugėn e vetme pėr ēlirimin e Kosovės. Fehmiu ishte njohės i mirė i rrethanave ndėrkombėtare, i kishte tė qarta interesat e shteteve fqinje dhe tė fuqive tė mėdha nė raport me Kosovėn, dhe pėr kėtė qėllim diplomacinė e shihte tė pandashme nga rezistenca e armatosur. Fillimin e luftės nė Slloveni dhe Koroaci, ai e shihte si njė mundėsi pėr pėrgatitjen dhe fillimin e luftės edhe tė shqiptarėt. Pėr kėtė qėllim, me angazhimin e tij, nė Kroaci qe formuar edhe njė grup i shqiptarėve tė armatosur prej rreth 500 ushtarė, tė cilėt pasi do t’i pėrgatiste mirė, do t’i kthente nė Kosovė pėr tė filluar rezistencėn e armatosur.

Pas pėrfundimit tė luftės nė Kroaci, Fehmiu pėr njė kohė tė gjatė do tė qėndrojė nė Gjermani, duke mos i ndėrprerė lidhjet pėr asnjė moment me Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe luftėtarė tė tjerė. Gjatė kohės sa kishte qėndruar nė perėndim Fehmiu u mor me organizimin dhe vetėdijėsimin e mėrgatės sonė pėr t’u pėrgatitur dhe pėr tė filluar luftėn ēlirimtare.

Pas datės 5 mars, Fehmi Lladrovci vjen nga perėndimi me njė grup shokėsh nė Kosovė pėr tė luftuar nė zonat e luftės. Ardhja e tyre ishte njė ndihmesė e madhe pėr luftėtarėt e UĒK-sė qė kishin filluar luftėn ēlirimtare, sepse Fehmiu, Xheva, Bekimi, e tė tjerė, sollėn pėrvojėn qė kishin fituar gjatė luftės kundėr tė njėjtit pushtues nė Kroaci,pėrvojė e cila ishte e domosdoshme pėr luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
MARY
Anėtar
Anėtar
MARY

Female
Numri i postimeve : 261
Age : 33
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Tue Jul 15, 2008 12:09 pm

Vendosmėria e Fehmiut pėr tė luftuar dėshmohet qė nė ditėt e para tė ardhjes sė tij dhe i tillė do tė mbetet deri nė momentin e rėnies, duke marrė pjesė nė tė gjitha betejat ēlirimatre. Nė njė intervistė dhėnė BBC-sė, ai do t’i tregojė opinionit botėror se populli shqiptar ishte i vendosur nė rrugėn e pavarėsisė dhe nė rrugėn e mundimshme pėr tė mposhtur pushtuesin ky popull do tė fitojė.Kėshtu mesazhet e Fehmiut u bėnė frymėzim udhėrrėfimi pėr luftėtarėt e lirisė, tė cilėt do t’i shtojnė radhėt e UĒK-sė.

Fehmiu gėzonte njė autoritet tė madh si nė mesin e ēlirimtarėve, po ashtu edhe te popullata, andaj jo rastėsisht u ngarkua me detyrėn e organizimit, pėrgatitjes dhe shtrirjes sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė fshatrat qė shtriheshin pranė maleve tė Qyqavicės, ku pėr njė kohė tė shkurtėr Brigada 114 e UĒK-sė arrin tė bėhet shembull i organizimit ushtarak tė ushtrisė sonė, nė tė cilėn brigadė do tė mbretėrojė morali i lartė ēlirimtar deri nė pėrfundim tė luftės.

Nė mėngjesin e 22 shtator tė vitit 1998, njėsitė paramilitare dhe militare tė armikut gjakatar, tė shoqėruara nga njė makineri e tmerrshme dhe tejet vrastare ua mėsynė pozicioneve tė luftėtarėve qė i komandonin Fehmi dhe Xheva Lladrovci. Siē tregojnė bashkėluftėtarėt, kapedani i bjeshkėve tė Qyqavicės asnjėherė mė parė nuk ishte dukur mė krenar dhe mė i buzėqeshur. Ai sė bashku me Xhevėn vizitonte luftėtarėt nė pozicionet, u jepte kėshilla pėr ta pėrballuar dhe mposhtur rrethimin e bishės pushtuese. Armiku kishte provuar disa herė mė parė forcėn dhe guximin e luftėtarėve tė Shkabės, dhe kėsaj here do tė sulmojė nga njė hapėsirė e gjerė, nga Drenasi, Skėnderaji, Vojteshi dhe Vushtrria. Sulmi ishte tmerrėsisht i egėr, i stilit barbar, por mbrojtja ishte e zjarrtė nė tė gjitha pozicionet e ēlirimtarėve, sepse nė ballė tė frontit si ēdoherė qėndronte komandant Shkaba qė nė zemrėn e luftėtarėve ishte lartėsuar nė madhėsinė e Qyqavicės dhe se ata e dinin se pa rėnien e komandantit nuk ka shteg depėrtues tė armikut nė Qyqavicė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
MARY
Anėtar
Anėtar
MARY

Female
Numri i postimeve : 261
Age : 33
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Tue Jul 15, 2008 12:09 pm

Edhe nė ditėn e fundit, nė kodrėn e Qėndresės ku ishin tė pozicionuar Fehmiu dhe Xheva, ata tė dy ishin vazhdim dhe plotėsim i njėri-tjetrit: kur pushonte Fehmiu sė gjuajturi, snajperi zjarrmonte nga duart e Xhevės; kur heroizohet Shkaba, komandon Xheva; kur pėrjetėsohet Kapedani, urdhėron Xheva. “Tė gjithė luftėtarėt tė tėrhiqen”,- urdhėri i Shkabės ėshtė i prerė. Gjaku i rridhte, por ajo nuk i jepej pėrjetėsisė. Xhevės nė atė ēast i kujtohen rrėfimet e tė atit kur rrėfente pėr trimėritė e Azem dhe Shotė Galicės, tė cilėt luftuan nė tė njėjtat male kundėr tė tė njėjtit barbar. Gati ishte e njėjta skenė edhe atėherė: pas Azemit, komandon Shota; shėnjestron armikun nė lule tė ballit dhe me njė qėndrim prej komandanti urdhėron: “Xheva Lladrovci ende nuk ėshtė koha pėr tė vdekur, zemra kėrkon hakmarrje”, vazhdon luftėn derisa takon Shkabėn nė pėrjetėsi.

Rėnia e Fehmiut dhe Xhevės kuptohet vetėm si njė vazhdimėsi e flijimeve heroike pėr ēlirimin e tokave tona tė filluara nga Komandanti Legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari dhe mbarė familja Jashari.

Komandantėt Fehmi dhe Xheva Lladrovci luftuan pėr liri si tė gjithė dėshmorėt, por nuk arritėn ta shijojnė lirinė. Ata na e lanė neve amanet qė ta duam atdheun, ta mbrojmė pa kursyer asgjė nga vetja jonė, as edhe jetėn. Andaj, ngritja e bustit ėshtė shembulli mė i mirė i nderimit tė veprės dhe figurės madhore tė gjeneral Fehmi Lladrovci, pasi qė pėr ēdo shqiptar ėshtė obligim moral dhe kombėtar qė ndaj dėshmorėve dhe familjeve tė tyre tė ushqejmė njė respekt dhe dashuri pėrkushtuese, sepse aty i ka rrėnjėt LIRIA.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 108
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Tue Jul 15, 2008 12:40 pm

MARY shkruajti:
Fehmi Lladrovci- Edhe mė i merituari i ka borxh atdheut –Kosovės, mė shumė sesa atdheu atij- Shkruan Fadil Bajraktari


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 108
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Tue Jul 15, 2008 12:42 pm

LEGHENDARĖT E KOSOVĖS PO IA KTHEJNĖ DINJITETIN POPULLIT SHQIPTAR


(Me familjen e Xhevė Krasniqit nė momentin e rėnies sė Xhevės, Fehmiut dhe Fatimes)

Ndodhesha me shokė nė Shqipėrinė tonė. Lajmin pėr rėnien e Fehmiut, Xhevės, Fatimes e tė tjerėve e dėgjuam pėrmes shokėve tė luftės. Atė lajm duhej t'ia pėrcillnim edhe Familjes sė Xhevės, e cila ndodhej nė Tiranė.

Kryefamiljarit, Abdylit, si dhe djemve e vajzės sė tij, duhej t'u tregonim pėr kėtė rast tė rėndė.
Pėr ta thėnė atė qė nuk mund ta thonim dosido, unė bėra njė rezyme tė luftės sė popullit tė Kosovės, UĒK-ės dhe luftėtarėve trima:
" Kohėve tė fundit, kapedanėt e rinjė, luftėtarė dhe luftėtare, tė radhitur nė UĒK, sė bashku me masat e gjera tė popullit tė Kosovės, bėnė kthesė tė madhe historike, duke sfiduar ushtrinė dhe policinė fashiste serbe, kriminelėt sllavė dhe bashkėpunėtorėt e tyre..."

Abdyli dėgjon dhe pohon me kokė, ndersa djemtė dhe Shqipja, sikur tė ishin nė njė orė tė Historisė, janė pėrqendruar pėr tė kuptuar epilogun. Unė vazhdoj, derisa tė arrij njė parapėrgaditje tė anėtarėve tė familjes sė Xhevės, pėr tė thėnė atė lajm qė nuk doja ta them dot:

Ndėr kėta bij dhe bija tė popullit, me armė nė dorė, u shquan edhe dy shokė jete, veprimtarie e lufte, Fehmiu dhe Xheva.
Nė kėtė moment tė gjithė anėtarėt e familjes sė Xhevės shndėrrohen nė sy e veshė pėr tė dėgjuar diē mė shumė. Shokėt qė i kisha me vete, tė gjithė, kishin ngulur sytė nė fotografinė e Fehmiut tė veshur me uniformėn e UĒK-ės dhe te emblema qė ishte nė anėn e djathtė tė Xhevės.
Historia e hidhur dhe e lavdishme e Kosovės, po pėrsėritet - shtova. Fehmiu dhe Xheva, si dhe njė luftėtare e re e quajtur Fatime Hetemi, hynė nė Histori...
Tė gjithė, si tė urdheruar nga kėta kapedanė tė rėnė, u ngritėm nė kėmbė. Nė atė moment tė vėshtirė, nuk kam mundur tė them mė shumė, por vetėm:
LAVDI - kėtyre trimave e trimereshave tuaja e tona qė ranė pėr lirinė e Atdheut.
Nė pėrqafimet e forta, nga Abdyli degjoheshin fjalėt e mėdha:
"Si, edhe Xheva, edhe fehmiu...qenkan tė tillė... edhe ata hynė nė historinė e lavdishme tė popullit tonė...Djemtė e tij, disa tė posa dalė nga burgjet fashiste sllave, disa nga betejat, me plagė nė shpirt dhe trup, pėrqafohen vėllazerishtė, pėr ti dhėnė forcė njėri - tjetrit - qė tė qėndrojnė tė pathyeshum ndaj ngjarjeve e lajmeve tė tilla, qė trondisin edhe njerėzit mė tė pėrgatitur pėr qėndresė dhe ngadhnjim moral...Deria tė gjithė, mendueshėm " shkojnė" nė Kosovė, pėr t'i "takuar" kėta tė rėnė, pėr tė kthesat familjare dhe kolegjiale, paskan thėnė: Pas heroizmit tė Jasharajve, tė rėnėt e ditėve tė fundit dėshmuan trimėri tė rrallė. Ata bėnė njė luftė tė pabarabartė kundėr Serbisė dhe aleatėve tė saj. Ata nuk kanė vdekur. Ata jetojnė me ne. Anėtarėt e familjes sė Xhevės, pėr tė na dhanė guxim tė duhur, shprehėn fjalė respekti pandaras, si pėr Xhevėn ashtu edhe pėr Fehmiun, si shtylla tė forta tė familjes, si shembullorė nė jetėn plot ngjarje tė Krasniqėve dhe Llavdrovcve.

vazhdonie rrugėn e tyre, thonė njerzit. Ne jemi tė pandarė nga shokėt dhe shoqet e aradhave tė UĒK-ės.
Nė ndarje vonė, nė meditime gjatė udhėtimit, mė duket se Historia legjendare po pėrsėritet: Trashegimtarėt e Fehmiut dhe Xhevės, sikur tė Azemit dhe Shotės, janė luftėtarėt dhe Luftetaret trima tė Kosovės sonė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Wed Jul 16, 2008 11:37 am

Fehmi Lladrofci ėshtė njėri prej luftėtarėve qė bashkė me tė shoqen,
Xhevė Krasniqi-Lladrovci, pėrbėjnė ēiftin qė mė se miri e emituan Azem
dhe Shotė Galicėn. Ky epitet mė mirė iu shkon kėtyre dy dėshmorėve, tė
cilėt me tėrė qenien e tyre iu pėrkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu,
qė rrjedh nga njė familje me traditė patriotike, qė herėt u pėrcaktua
pėr rrugėn e lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar. Shtypja dhe
robėria e popullit tė tij u bėnė frymėzim, kurse veprat e patriotėve
tanė tė mėdhenj udhėrrėfim pėr rrugėn qė do ta ndjekė mė pastaj.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Arizona
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 6
Registration date : 14/07/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Wed Jul 23, 2008 5:34 am

…ishim nė njė tubim nė lagjėn e Hajdarajve. Prisnim qė tė vinin edhe nga Shtabi i UĒK-sė disa ushtarė tė cilėt kėshtu do tė kontaktonin me popullin e Abrisė mė pėr sė afėrmi dhe do tė na ndihmonin nė zgjedhjen e njė konflikti tė vogėl qė ishte shėnuar aty rreth ndarjės sė ndihmave humanitare. Lagja ishte mbledhur dhe kishim filluar bisedėn spontanisht, derisa prisnim ushtarėt.Pas pak njė trokitje e fortė nė derė dhe njė trim shtathedhur dhe me qėndrim tė ashpėr prej luftėtari futet brenda.Ishte ftyrė e panjohur pėr tė gjithė ne.Pas tij do tė futet Musė Jashari, tė cilin tashmė e njihte Abria, por pamja madhėshtore dhe e ashpėr e luftėtarit tė panjohur, sikur bėri pėrshtypje tek tė gjithė pjesėmarrėsit. Natyrisht edhe unė u gjenda nė tė njejtat pozita.Mbledhja kishte filluar dhe shumė shpejt trimi do tė inkuadrohet nė bisedė , fjalėn e tė cilit e prisnim me kurreshtje. Fjalėt e tij tė ėmbėla dhe tė buta, sikur binin ndesh me qėndrimin e tij tė ashpėr e burrėror. Ishte i shkurtėr nė bisedė, por shumė konstruktiv dhe i vendosur…Luftėtarėt dualėn, duke kėrkuar falje se i prisnin detyra tė reja, ndėrsa ne ngelėm duke pyetur njėri tjetrin kush mund tė ishte ai kreshnik…Pas disa ditėsh do tė mėsojmė se ishte Fehmi Lladrovci, qė bashkė me gruan, Xhevėn , kishin ardhur nga Kroacia, duke iu bashkangjitur Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės…E Xheva ishte gruaja e parė nė uniformėn ushtarake, qė ato ditė lėvizte nėpėr Abri…
(Nga libri i Fadil Demakut: Abria e stinės sė armėve")
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 108
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Botohet libri kushtuar atdhetarėve Fehmi e Xheva Lladrovcit   Wed Jul 23, 2008 2:46 pm

Nė gusht botohet libri i shkrimtarit Bedri
Islami, kushtuar atdhetarėve Fehmi
dhe Xheva Lladrovcit
Tė nderuar bashkėkombas,
nė gjysmėn e dytė tė muajit gusht 2008 do tė
botohet libri (Monografi letrare) i shkrimtarit Bedri
Islami pėr jetėn dhe veprmitarinė e atdhetarėve tė
shquar Fehmi dhe Xheva Lladrovci.
Fehmi e Xheva Lladrovci
Libri ėshtė bazuar mbi njohjet nga afėr tė dy
personaliteteve, nga mė tė shquarit, tė pėrpjekjeve
vigane pėr sendėrtimin e Lirisė dhe shtetit tė
Kosovės, rrugėn qė kanė bėrė, pėrpjekjet dhe
sakrificat.
Libri ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e intervistave tė
shumta, bisedave, materialeve, dėshmive qė i janė
dhėnė autorit etj.
Megjithatė autori i librit, pėr tė dhėnė sa mė
shumė pamje reale tė jetės sė herojve, ju fton tė
gjithėve pėr ta ndihmuar me fotografi tė ndryshme
qė mund tė keni me herojtė, tė cilat mund tė jenė tė
pabotuara, ose edhe me kujtimet vetjake.
Ēdo ndihmesė ėshtė e mirėseardhur.
Fotografitė ose kujtimet tuaja mund tė dėrgohen
nė adresėn e autorit:
B.islami@gmx.de
Pėrzemėrsisht nga:
- Autori i librit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Wed Jul 23, 2008 10:02 pm

Falamenderoim Autoren e temes per kete informim ,deshira eshte sa me shpejt te keme kete liber ne duar te mija po qe dikush nga ju rastishte e shifni me lajmrohni ku do te mundem me gjete librin me blej .

Falemenderit edhe njeher per kete informate te sjellur ne Forum .

pershendetje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Thu Jul 24, 2008 1:24 am

bashkova keta dy tema
vazhdim te mbare ne teme ...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
rolling

Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 26
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Thu Jul 24, 2008 6:00 am

fehmi dhe gjeve laddrvci= azem dhe shote galica moderne
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
paioni
Anėtar i ri
Anėtar i ri
paioni

Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Mon Aug 11, 2008 8:08 pm

XHEVA DHE FEMIJU i treguan kombit se si duhet luftuar ju treguane grave shqiptare dhe burave shqiptare qe mos te mshefen ne preherin e tine por te luftojne per nje te ardhme te brezave qe vine
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ariani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 25
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 01/08/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Wed Aug 13, 2008 4:07 pm

Fehmi Lladrovci ėshtė njė dėshmor i kombit, i cili duhet tė kujtohet me pietet ēdoherė. Fehmiu dhe Xheva ishin futur nė luftėn ēlirimtare nė Kosovė me njė vetėdije tė lartė kombėtare, politike dhe morale, pėr ēka dėshmon flijimi dhe rėnia e tyre heroike nė fushėn e nderit kundėr Serbisė fashiste ēetnike tė kryekriminelit Milosheviq. Fehmiu dhe Xheva edhe pse kishin mundėsi tė tėrhiqen nga pozicionet ku ranė heroikisht, nuk u zbrapsėn pėr asnjė ēast, duke dėshmuar vendosmėrinė dhe atdhedashurinė e madhe ndaj atdheut, ndaj Kosovės kreshnike dhe martire. Do theksuar se Fehmi Lladrovci ka qenė bashkėluftėtar dhe bashkėveprimtar i Bacė Adem Demaēit, kėtij simboli dhe legjende tė gjallė tė shqiptarisė. Ia vlen tė pėrmend kėtu vetėm njė detaj nga njė vizitė qė ia bėri ekipi i Zyrės sė Pėrfaqėsuesit tė Pėrgjithshėm Politik tė UĒK-sė, nė krye me Bacė Adem Demaēin, zonės ku luftonte Fehmi Lladrovci. Nė momentin kur Baca Adem kishte shkuar nė zonėn tashmė tė lirė ku vepronte Fehmiu, dhe nė momentin kur Fehmi Lladrovci e kuptoi se baca Adem ishte ai i cili po e vizitonte Fehen, nė shenjė falėnderimi dhe nė shenjė respekti tė madh qė kishte pėr Bacėn Adem, Fehmi Lladrovci e mori ngryk Bacėn Adem dhe mė pastaj e kishte dėrguar pėr disa metra pėrpara duarsh, duke dėshmuar kėshtu njė respekt tė madh qė kishte pėr Bacėn Adem dhe njė pėrkushtim dhe vendosmėri pėr tė luftuar pėr ēlirimin definitiv tė Kosovės dhe bėrjen e saj shtet tė plotė e sovran, ngase ashtu ishte inspiruar nga vepra e madhe e Bacės Adem, por edhe nga koha e bashkėvuajtjes sė burgut pėr tė njėjtin qėllim - ribashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė SHQIPĖRI. Pra, Baca Adem Demaēi e kishte Fehmi Lladrovcin bashkėluftėtar dhe bashkėveprimtar tė sinqertė, tė devotshėm dhe tė vendosur, gjėqė e tregoi edhe me rėnien e tij heroike mė 22 shtator tė vitit 1998, pėr tė mos vdekur kurrė, sepse jeta dhe vepra e tij do tė jenė inspirim gjithmonė pėr luftėtarėt e vėrtetė dhe pėr shqiptarėt e vėrtetė deri nė ēlirimin dhe ribashkimin e tė gjiotha trojeve shqiptare nė njė SHQIPĖRI. Pėrshėndetje atdhetare pėr tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė! Lavdi dėshmorėve tė kombit, nė krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari! Lavdi dėshmorit Fehmi Lladrovci! Rroftė legjenda e gjallė e shqiptarisė Adem Demaēi! Rroftė SHQIPĖRIA E RIBASHKUAR!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Argent
Anėtar
Anėtar
Argent

Male
Numri i postimeve : 244
Age : 42
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Tue Aug 19, 2008 11:27 pm

Lavdi per gjithe veprat e Fehmi dhe Xheva Ladrovci i tregoi popullit tone se si duhet te luftuar armikun .

LAVDI !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Wed Aug 20, 2008 12:45 pm

Edhe unė si bashkėkombas i deshmorėve tė atdheut Fehmi e Xhevė Lladrovci ndjehem krenar me jeten dhe vepren e tyre kushtuar lirisė sė popullit dhe atdheut.
Aq mė tepėr ndjehem krenar edhe pėr faktin se qysh si fėmi kisha fatin tė jem nxėnės i babait tė Xhevės, mėsuesit tim shumė tė dashur e tė rrespektuar z. Avdyl Krasniqi pranė shk. fill. "Zejnel Hajdini" nė Ujmirė.
Qysh nė kohen e rėniės sė deshmorėve, unė nė mėnyrė fare modeste shkrova pak vargje pėr kėta deshmorė tė atdhut prandaj dėshiroj qė mbase edhe tė pėrsėritura t'i vendos pranė kėsaj teme.

DRITAT QE NUK FIKEN

Ai m’kujton Azemin,
Ajo mė kujton Shoten,
vepra e tė cilėve
pat mahnitur boten.

Dinin ēka kerkonin,
pėr te edhe punuan,
dinin tė luftonin
pėr Atdhe u flijuen.

Vepra tyre e ndritur
kushtuar Atdheut
rrėnjtė i ka tė thella –
nga kohė e Skėnderbeut.

Fehmiu edhe Xheva
Yjė tė Lirisė do tė mbesin,
nė zemrat e kėtij poulli
ata kurr s’do tė vdesin.

Si deshmorė t’atdheut,
tė Kosovės nėnė
nė historinė e lavdishme
pėrherė do t’jetojnė.

Porositė e Tyre
nė vend do t’i qojmė,
mėsimin edhe punen
kurr nuk do t’i lėshojmė.

Populli po edhe koa
tash nga ne kerkojnė
Kosoven tonė tė dashur
shpejt ta lulėzojmė.

Pra, mos tė humbim kohen
tė shtrenjtė si flori,
populli le ta ndjej
se jeton nė liri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fehmi dhe Xheva Lladrovci
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: