Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni Empty
MesazhTitulli: Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni   Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni EmptySat Jul 12, 2008 1:10 pm

Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni

Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni 20080711101231blog(elina+duni)
8 Korrik 2008 - Surpriza më e bukur e shekullit të XXI në Zvicër. Kështu e kanë quajtur ekspertët e xhazit këngëtaren e re shqiptare Elina Dunin. Ajo me zërin e saj po zë gjithnjë e më shumë vend në skenën evropiane të xhazit

Festivali i xhazit në Eberswalde, pranë Berlinit: Vajza në skenë është shtatvogël dhe flokëgjatë me rroba që nuk bien në sy, thjesht të zeza dhe me çorape të përveshura. Kur mbaron një këngë ngre shishen e plastikes nga toka dhe pi ujë. Kjo modesti irriton kur ke parasysh që vetëm disa muaj më parë, në festivalin e Lozanës "jazz onze plus", kjo 28 vjeçare me zërin e formuar u quajt "surpriza më e bukur muzikore e shekullit të 21-të në Zvicër".

Emri i saj është Elina Duni, studente e xhazit në Bernë, që ka tashmë një vit që në krye të kuartetit me të njëjtin emër po pushton klubet e xhazit në Evropë: Sllovaki, Zvicër, Belgjikë, Gjermani. Në repertor janë edhe shumë këngë ballkanike të përpunuara në xhaz. Në procesin e përpunimit Elina Duni kujdeset që këngët të mos e humbin thelbin fillestar dhe t'u qëndrojë sa më larg stereotipave. "Sot në Shqipëri bëhen shumë këngë folklorike, por janë më shumë këngë për aheng, për të kërcyer, dhe janë këngë me tone elektronike, shumica e të cilave nuk më pëlqejnë, më duket sikur diçka ka humbur. Ndërsa muzika ime është akustike dhe e ruan esencën e muzikës popullore".



Fëmijëria në komunizëm

Kontaktin e parë me muzikën Elina Duni e mori qysh në Tiranë ku që në moshën pesëvjeçare do të këndonte nëpër festivalet për fëmijë dhe do të mësonte pianon. Nga njëra anë prejardhja artistike, e ëma, Besa Myftiu, shkrimtare dhe dramaturge, i ati Spiro Duni, regjisor teatri, nga ana tjetër vetë Shqipëria e fundit të viteve 80-të, e cila ishte plot dinamikë dhe transformim, bënë që fëmijëria në kujtimet e Elinës të jetë një nga epokat më të bukura të jetës së saj: "Të ishe fëmijë në regjimin komunist nuk ishte fare keq", thotë ajo, pastaj duke qeshur korrigjon: "Si fëmijë po them. Sepse kishe gjithë rrugën ku mund të luaje, shkoje hipje në pemë, ka qenë gjithë ajo lagje e vjetër në Tiranë tek rruga "Siri Kodra", tani vetëm shtëpia ime dhe dy tre shtëpi të tjera kanë ngelur, janë bërë pallate. Ishte një kohë e artë për mua. Ishte një lloj lirie dhe kishte shumë solidaritet midis njerëzve. Sepse mbaj mend që kur kishim ne televizor, vinte gjithë lagja e shihte televizor, ose merrte në telefon, ose edhe kur ishte frigoriferi, kur të gjithë komshinjtë vinin dhe linin mishin aty. Këto janë anektoda, por këto tregojnë gjithashtu që kishte një solidaritet midis njerëzve."

Pikërisht ajo Shqipëri e asaj kohe i mungon më së shumti në Zvicër ku jeton me të ëmën që nga mosha 11 vjeçare. Këtë mall dhe gëzim në të njëjtën kohë e ndjen edhe në zërin e saj, kur këndon këngë ballkanike. Elina shpjegon, se me muzikën që këndon ka dashur t'i lidhë dy botët e saj: Atë të prejardhjes, Shqipërinë dhe atë ku është rritur dhe ka marrë gjithë kulturën dhe edukimin, Zvicrën. "Lidhja mes këtyre dy botëve ishte e vetmja mënyrë për të pasur unitet me vetvete. Xhazi për mua ishte Zvicra, ishte kultura evropiane, ndërsa Shqipëria ishte fëmijëria ime, që ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Duke i bashkuar këto dy botë unë kisha mundësi ta gjeja vetveten."



Kthim tek rrënjët

"Baresha" nuk është kthimi i parë i Dunit në Ballkan. Në vitin 2004 ajo pat bashkëpunuar me grupin alternativ nga Prishtina "Retrovizorja" prej nga kishte dalë edhe CD-ja "Lakuriq", ndërsa në vitin 2002 pat nxjerrë një CD të prodhuar në Tiranë mbas një serie koncertesh me pianistin Gentian Rushi. Por muzika e atëhershme ishte xhaz klasik dhe nuk kishte motive ballkanike. Me xhazin ajo thotë se ra në dashuri që kur studionte piano klasike në Kolegjin Sysyr (Collège de Saussure) në Gjenevë, ku zbuloi Majls Dajvisin (Miles Davis). Ishte shoku i vet, Colin Vallon, me të cilin u njoh në vitin 2004 në Shkollën e Lartë të Artit në Bernë, ai që do ta inkurajonte për të përpunuar këngë shqiptare: "Ne filluam si duet dhe ajo donte të luante më shumë xhaz, por unë i sugjerova që të këndonte këngë shqiptare. Ajo ishte shumë e gatshme, sepse unë mendoj, se kur e ke një kulturë interesante dhe shumë të gjallë në dispozicion, është shumë mirë ta lidhësh me xhazin". Por Elina, e cila flet rrjedhshëm pesë gjuhë evropiane, nuk preferon ta ndajë muzikën shqiptare nga ajo ballkanike:"Në përgjithësi nuk desha të hyja në një lojë nacionaliste duke kënduar vetëm këngë shqiptare. Mua më prek gjithë muzika e Ballkanit dhe dua që kjo të na bashkojë ashtu si edhe gjithë fjalët turke."

Në CD-në Baresha ajo bën një turne akustik nëpër "rëpirat e ballkanit", përveç këngëve shqiptare, si "Qiparisi", "Baresha", "Lulje, ajo këndon edhe këngë greke, bullgare. Me motive ballkanike është edhe punimi përmbyllës i diplomës së Akademisë së Arteve në Bernë, të cilin Elina është duke e kompozuar në këtë periudhë. Janë pjesët kryesore nga legjenda e "Konstandinit dhe Doruntinës" të cilat ajo tani do t'i kthejë në tinguj. Në vjeshtë të këtij viti Duni shpreson ta përfundojë shkollën dhe të prezantojë punimin, por deri atëherë do t'i duhet ta ndërpresë herë pas here përqendrimin për t'u sjellë evropianëve me zërin e saj magjik pak nga shpirti ballkanik që ka marrë që në fëmijëri. Hermesnews
Ndryshe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni Empty
MesazhTitulli: Re: Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni   Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni EmptySat Jul 12, 2008 1:17 pm

Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni Elina-Duni

Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni Elina-Duni_155871_full

Suksese vetem suksese i urojm Elina Dunit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
 
Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër
» Një poezi e vizatimit ngjyror nga poeti Xhemajl Rudi, Zvicer
» MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: