Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Zyra Ago: Kur e kuptova që ma kishin vjedhur një veshkë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Zyra Ago: Kur e kuptova që ma kishin vjedhur një veshkë Empty
MesazhTitulli: Zyra Ago: Kur e kuptova që ma kishin vjedhur një veshkë   Zyra Ago: Kur e kuptova që ma kishin vjedhur një veshkë EmptyThu Jul 10, 2008 7:43 pm

Zyra Ago: Kur e kuptova që ma kishin vjedhur një veshkë
Rrëfimi tronditës i pacientes nga Laçi: Vuajtjet e mia për të gjetur të vërtetën
Denoncimi i Zyra Agos ka vënë nën hetim mjekun Kastriot Dautaj, e cila ka kërkuar të dijë pse nuk ishte njoftuar për heqjen e veshkës. Në një intervistë, 52-vjeçarja ka rrëfyer se ka pesë vjet që është operuar për gurë në veshka, por mjeku Kastriot Dautaj, përveç gurëve, i ka hequr edhe veshkën pa dijeninë e saj dhe familjarëve. Ndërsa Ago është vënë në dijeni për këtë 3 vjet pas operacionit, pa e ditur se në trupin e saj ka vetëm njërën veshkë. Një eko e bërë rastësisht, pas shfaqjes së trombozës në këmbën e majtë, ka treguar se veshka që kishte operuar nuk ekziston fare. Sipas Zyra Agos, kjo gjë ka ndodhur në vitin 2002, ku kirurgu Kastriot Dautaj i kishte thënë se do i hiqte gurët në veshka, ndërkohë që nuk i ka treguar as të afërmve të saj as para dhe as pas operacionit. Prej pesë vitesh, Zyra Ago dhe familjarët e saj kanë kërkuar që mjeku Kastriot Dautaj të marrë dënimin që meriton. Madje, Zyra Ago nuk ka marrë as statutin e invalidit, pasi mjeku nuk i ka dhënë epikrizën e rregullt të operacionit. Kjo ka qenë edhe zanafilla e zbulimit të skandalit të veshkës së Zyra Agos.

Sa kohë keni që jeni operuar?

Kam të paktën pesë vjet, nuk e mbaj mend datën, por e kam të shënuar në një dosje, të cilën e ruaj te njerëzit e mi, pasi një kopje të saj e kam dorëzuar në Prokurorinë për Krime të Rënda prej gjashtë muajsh.

Cila ka qenë diagnoza për të cilën jeni operuar në QSUT?

Kam qenë me kriza në veshka dhe pas ekos që më kanë bërë mjekët, më thanë se isha me gurë në veshka dhe duhej të operohesha për të hequr gurët në njërën veshkë. Për këtë, me mik kam takuar doktorin Kastriot Dautaj, i cili, pasi ka parë ekon, vendosi të më operonte, duke më thënë se nuk është ndonjë operacion i rëndë dhe kurimi im është i padiskutueshëm. Në këto kushte, vendosa të operohesha. Kam hyrë në sallën e operacionit në orën 8 të mëngjesit dhe kam dalë prej andej në orën 11.00. Ndërkohë, kisha 4 familjarë që ishin duke më pritur te dera. Sapo kam dalë nga salla, më kanë dërguar te dhoma gjashtë, ku kanë ardhur vetëm kryeinfermierja dhe infermierët dhe më kanë shërbyer, ndërsa mjeku që më operoi, Kastriot Dautaj, nuk erdhi asnjëherë. Pas shtatë ditësh pyeta kryeinfermieren se cila ishte arsyeja që nuk vinte doktori për të më parë dhe ajo më tha se sapo jam operuar, ka ikur me avion në Kosovë, pasi ka pasur një mbledhje. Kam kërkuar epikrizën dhe kryeinfermierja e spitalit më tha që nuk ka epikrizë të gatshme dhe formularë për ta plotësuar.

Kur u vutë në dijeni që mjeku ju kishte hequr veshkën?

Pas tre vitesh e kam marrë vesh. Këmba e majtë më shfaqi trombozë. Jam nisur nga Laçi në Tiranë me urgjencë. Kërkova mjekun që më kishte operuar, por nuk erdhi të më shikonte. Më ka bërë ekon një doktor me emrin Genci, mbiemri nuk më kujtohet. Pasi më ka kontrolluar më tha, "Zyra, ti s‘e ke njërën veshkë". Aty sa nuk vdiqa nga meraku. Mjeku që më bëri ekon këmbënguli duke kërkuar që të vinte dhe ta shikonte mjeku Kastriot Dautaj gjendjen time shëndetësore. Erdhi doktor Kastrioti dhe menjëherë m‘u afrua dhe më tha, "Zyra, duhet të krenohesh me njerëzit e tu, që të kanë shpëtuar jetën, pasi tromboza është vdekjeprurëse dhe aty kam debatuar me të, por ai as më përfilli. I kërkova epikrizën, por nuk pranoi të ma jepte. Kam ardhur nga Laçi në Tiranë 12 herë për të marrë epikrizën, që të paktën të paguhesha si invalid, por Kastriot Dautaj as nuk pranonte të më takonte. Herën e 13-të e kam takuar dhe hymë te dhoma e kryeinfermieres, ku Kastriot Dautaj i dha një fletë të bardhë infermieres, e cila filloi ta plotësonte me shkrim dore, ndërsa i fliste doktori. Prej aty kam shkuar te shefi i pavijonit, Mustafa Xhani, me një tufë letrash që kisha mbledhur dhe i tregova historinë time, si e mësova pas tre vitesh se nuk kam veshkën. I thashë se mjeku që më ka operuar nuk ma jep epikrizën ekzakte. Mbeti i befasuar dhe më tha, duhet të shkosh te Ministria e Shëndetësisë. I thashë se kur jam operuar unë, keni qenë ministër, tani keni ndërruar vendet me Solin, kështu që nuk kam asnjë besim. U çua në këmbë dhe filloi të djersiste dhe më tha: "Ti moj motër me këto letra dhe këtë problem që ke duhet t‘i drejtohesh prokurorisë". Dhe menjëherë i jam drejtuar Prokurorisë së Tiranës, e cila pas gjashtë muajsh hetime ka mbyllur çështjen. Nuk e di se me çfarë ligji. Unë i kam kërkuar prokurores së çështjes të më ballafaqonte me doktorin dhe ajo nuk ka pranuar asnjëherë.

Para operacionit, doktori ju tha që do t‘ju a hiqte veshkën?

Jo, nuk më tha as mua dhe as familjarëve të mi që nuk ishin pak. Madje, unë u kam marrë edhe nga një deklaratë personave që kanë qenë aty, të cilët thonë që mjeku nuk na ka treguar. Sapo ka dalë nga operacioni, i ka dhënë bashkëshortit tim gurët që m‘i kishte hequr nga veshkat dhe që i mbaj akoma në shtëpi. Unë nuk do e ndiqja këtë problem sikur Kastriot Dautaj t‘u thoshte njerëzve të mi, ia kam hequr edhe veshkën dhe ja tek e ka. Edhe sikur të thoshte kam gabuar, kam prerë një venë apo arterie dhe e hoqa se s‘kisha se ç‘bëja, pasi ai ishte mjek. Por jo ta marr vesh pas tre vitesh dhe ai të mos më kërkojë as të falur, por duke më përbuzur, duke u tallur me jetën time. Këtë nuk ia fal kurrë.

A keni insistuar në organet e drejtësisë për të kërkuar të drejtën tuaj, për heqjen e veshkës?

Kam denoncuar Kastriot Dautajn edhe tek Urdhri i Mjekut, por nuk kam gjetur zgjidhje. Më pas kam insistuar sërish që të dalë e vërteta, por nuk kam gjetur përkrahje. Para gjashtë muajsh më ka marrë në telefon një prokuror i Krimeve të Rënda, me emrin Ismail, që donte të më takonte dhe intervistonte. I shpjegova të gjitha gjërat, ka pyetur edhe bashkëshortin dhe djalin tim dhe ka marrë në pyetje edhe fqinjët e mi, që më kishin ndjekur në spital, si dhe kolektivin e punës, që kanë qenë ditën e operimit. Pas gjashtë muajsh, të them të drejtën i humba shpresat, por kur më trokiti në derë fqinja ime dhe më tha, Zyra ndiq lajmet se Kastriot Dautaj u arrestua për veshkën që të ka marrë dhe shitur në Kosovë. Të them të drejtën u qetësova disi, pasi e drejta vonon, por nuk rri pa dalë. Unë e di që Kastriot Dautaj ka para, por një apel u bëj mediave të më ndihmojnë të dalë e vërteta deri në fund. Të hiqen kasapët që bëjnë miliona me tregti organesh, duke ua vjedhur edhe brenda organizmit. Këta janë më kriminelë se kriminelët.
Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zyra Ago: Kur e kuptova që ma kishin vjedhur një veshkë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: