Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.

Shko poshtë 
+36
haxhiu
Driniiiii
ILTA
Agrone
Teutaa
Visar
Eva0506
katunariplak
Xili
petritkola
zeriatdheut
MUHAMETII
rolling
Epik
Orfe@
rroni
Leka i Madh
Arta
Ago Muji
Zogisti_Legalist
besa-bese
azzurra
Kosovarja
Anna
tom sojer
Vuthjani
E_Bukura
robi
fatlum
dibranja
shaban cakolli
Hana
Beton
Riki30
Guximi
Sofra
40 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyWed Mar 19, 2008 5:57 pm

SULEJMA DELVINA
Ka qenë patriot ,burrë shteti dhe diplomat.U lind në Delvinë më1884.U përfshi në Lëvizje Kombëtare qysh në bankat e gjimnazit'Zosimea' në Janinë dhe e vazhdoi veprimtarinë patriotike në Stamboll.Ishte ndër figurat qëndrore të klubit shqiptar të Stambollit .Bashkë me patriotë të tjerë iu kundërvu politikës xhonturke dhe synimeve shoviniste të monarkive fqinje të Shqipërisë.
Në prill të vitit 1919 kolonia shqiptare në Turqi e dërgoi Sulejman Delvinën në Konferencën e Paqes në Paris për të mbrojtur në emër të saj interesat e Shqipërisë.Kongresi Kombëtar i Lushnjes e zgjodhi kryetar të qeverisë shqiptare .Si kryeministër i Shqipërisë ai qëndroi në pozita patriotike dhe luftoi për të vënë në jetë vendimet e Kongresit të Lushnjes.
Ai e mbështeti luftën kundër bandave esadiste më 1920dhe ndihmoi për përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve italian më 1920.Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan Noliu caktua Ministër i Punëve të Jashtme .Pas dështimit të këtij revolucioni u largua nga Shqipëria dhe u end në Europë për disa vjet si emigrant politik .Më vonë ,pasi u sëmur u kthye në Shqipëri dhe vdiq në Vlorë më 1932.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyThu May 08, 2008 3:40 am

Në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani para shumë të pranishmëve, pjesëtarëve të familjeve Fazliu dhe Rrahmani, familjeve të tjera të dëshmorëve, bashkëveprimtarëve të dëshmorëve, miqve e shokëve, ish luftëtarëve e invalidëve të luftës, në fshatin Llaushë të Besianës u mbajt një tubim përkujtimor te varret dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu
Para të pjesëmarrëve u mbajt edhe një fjalë rasti kushtuar veprimtarisë atdhetare të heroit të kombit Bahri Fazliu, i cili u vra heroikisht më 7 maj 1998 në bjeshkën e Bogiçes(trekëndëshi kufitar,Plavë-Kosovë-Shqipëri).
Po e japim në tërësi fjalën e mbajtur në këtë tubim përkujtimor.
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Deshmor01a Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Deshmor01b

Sot, më 7 maj 2008 mbushen plot dhjetë vjet pa heroin e luftës për çlirimin kombëtar, pa Bahri Fazliun. Vijmë në këtë përvjetor jubilar për të përkujtuar njërin prej themeluesve dhe ideologëve të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, me emrin e të cilit është e lidhur historia më e re e luftës për çlirimin e popullit shqiptar nga robëria sllave. Me Bahriun është i lidhur emri Lëvizje, jeta e saj ka marrë trajtë nga përkushtimi deri në vetëmohim i tij, qëllimi i saj ka marrë përmbajtje të veçantë me emrin e tij.
Bahri Fazliu nuk rron më fizikisht, por ai gjithmonë do të jetë yll i pashuar që do t’ua ndriçojë rrugën e atyre që duan ta bëjnë realitet idealin e madh të tij.
Vepra e tij, nuk është e pavdekshme vetëm për atë, që ai e derdhi gjakun për lirinë e popullit shqiptar, kjo vetëm sa e ka madhëruar edhe më shumë emrin e tij, por, ajo është shumë e rëndësishme, për idetë dhe konceptet e tij, aspiratat dhe qëllimet e tij. Ajo, është thjeshtë, një thesar i çmuar për atdhetarët e vërtetë.
Në këtë 10-vjetor, heroi Bahri Fazliu na kujton vitet e veprimit në periudhën më të vështirë, atë të ilegalitetit, vitet kur kërkohej guxim dhe vetëmohim, shkathtësi dhe përgjegjësi për të vepruar kundër pushtuesit, por edhe besnikërinë dhe zgjuarsinë për t’iu ikur ndjekjeve që forcat e sigurimit serb i bënin Lëvizjes për Çlirim dhe të gjithë atyre që po bënin gjithçka që ishte e mundur për t’i organizuar forcat përparimtare të kombit që të hyjnë në rrugën e vërtetë të lirisë, atë të luftës së armatosur çlirimtare. Vërtetë, sot është e pajustifikueshme, të sillemi komod, ne që mbijetuam luftën, pikërisht tani 10-vjet pas rënies së tij, në një kohë kur përpjekjet për komb e atdhe i kemi shumë më të lehta.
Bahri Fazliu-Gëzimi kishte hyrë me një mendje për të shkrirë tërë energjitë e tij, dijen dhe guximin në rrugën që fillim e mbarim ishte betejë e vazhdueshme dhëmbë për dhëmbë me sfidat e luftës për çlirim. Edhe pse i ri për nga mosha, ai do të dëshmojë aftësitë e një udhëheqësi të sprovuar, që nuk tundet nga dallgët e jetës. Në të gjallë Ai u bë frymëzimi më madh i brezave liridashës, ndërkaq, pas rënies heroike ai mbetet mësues që edukon më së miri vazhduesit e rrugës për ta jetësuar idealin e bashkimit kombëtar.
Bahri Fazliu me shokë ia vuri themelet një force kombëtare çlirimtare,LKÇK-së, në një periudhë kur mendjen dhe shpirtin e shumicës së shqiptarëve e kishte mbërthyer politika që lirinë e kërkonte vetëm me fjalë, duke e ruajtur paqen-robëri me çdo kusht me pushtuesit serbë. Ai bëri një punë të dendur kudo në trojet e pushtuara shqiptare për t’i forcuar këto themele, për ta ndërtuar kalanë e luftës për çlirim.
Të gjithë ata që e njohën dhe të gjithë ata që patën rastin ta takonin, madje edhe kundërshtarët politik, ia admironin qëndrimin, por edhe mendjen e ndritur dhe njohuritë e gjëra të tij. Të gjithë ata që kishin vullnetin e mirë për të bërë diçka kundër pushtuesve të këtij trualli, ai kishte aftësi t’i lidhte me çështjen, t’i qartësonte deri në fund. Edhe me ata që mendonin ndryshe, ai kishte kurajën e madhe të zhvillonte biseda me durim, por me forcën e argumenteve dhe fakteve të cilat i përdorte me takt. Fjala dhe sqarimet e tij kishin fuqi të madhe bindëse, aq sa i çarmatoste edhe ata që mbanin me fanatizëm linjën e pacifizmit. Pra, Bahri Fazliu nuk fyente asnjeri që e donte lirinë, por secilin prej tyre përpiqej ta afronte, ta bashkonte, ta bënte të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm, se ajo fitohet vetëm me luftë dhe jo me lutje.
Bahri Fazliu është vazhdues i denjë i veprës dhe amanetit të vëllait të tij Fahri Fazliut, ndaj të cilit ai ushqente respekt të thellë dhe i falej përjetësisht atij për mësimet që ia kishte lënë pas jeta dhe vepra e Fahriut. Bahri Fazliun e karakterizonte mendjemprehtësia, ishte jashtëzakonisht i zgjuar, por asnjëherë egoist. Ishte i dashur me shokët dhe bashkëpunëtorët e tij. Përmasa e humbjes së Bahriut, u pa menjëherë pas rënies heroike të tij. Vetëm pas datës 7 maj 1998, të gjithë ne do të shohim se çka dhe kë humbëm, lufta dhe kauza jonë, cilin ka humbur. Vetëm pas 7 majit 1998, ne do ta kuptojmë, se çdo të thotë të përballesh me humbjen e njeriut që mbante orientimin dhe timonin e organizatës, e cila veç tani po hynte në luftën e drejtpërdrejtë me pushtuesit.
Të mos harrojmë se Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, heronjtë dhe dëshmorët e atdheut, kanë bërë aq shumë sa me veprat e tyre na kanë krijuar kushte optimale që të ecim më sigurt nëpër procesin e pandalshëm të bashkimit kombëtar, ku të gjithë shqiptarët dhe ata që do të jetojnë në këtë truall do të ndjeheshin me të vërtetë të lirë, në paqe, mirëqenie, të barabartë në familjen e kombeve të lira dhe sovrane.
Prandaj, mishërimi me porosinë e Bahriut: "Çdo gjë që iu intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre", është themeli ku duhet të mbështetet aktualisht e tërë puna jonë. Ardhja jonë në këtë përkujtim dhe ky shënim ka kuptim, nëse sado pak na shërben neve që mbijetuam luftën për të marrë zemër, forcë morale e shpirtërore, që ta ruajmë të pastër në ecjen tonë, këtë porosi të madhe. Vetëm kështu ne mund ta nderojmë më së miri gjakun e kuq të Bahriut, Agronit, Fahriut dhe të gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit shqiptar. Vetëm në këtë mënyrë ne do ta nderojmë Kosovën, Shqipërinë, atdheun tonë të dashur e të shtrenjtë.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e kombit dhe të atdheut!
Rroftë dhe bashkimi kombëtar!
Llaushë Në emër të Këshillit organizativ,

Më 7 maj 2008 materialin e lexoi: Avdi Gërvalla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyThu May 08, 2008 8:01 pm

S'MUND TË NDAHEM NGA LUFTA


Me gjithë mallin që kam për ty,nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
megjithëqë një vajzë shumë e dua.

Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e verës,
megjithëqë me dëshirë do t'rrija mbi tokë.

S'mund të ndahem nga lufta kurrë
S'mund të pajtohem me paqen-robëri
"pashë më pashë do t'i bie ferrit"
për të shtrejtën tonë liri.

Edhe vdekjen do ta puth,nënë,
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem
luftën kurrë s'do ta pushoj.

1.9.1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyThu May 08, 2008 8:29 pm

Sofra, te flamnderoj thellesisht nga zemra per keto vargje epiko - lirike te guerilit urban, Deshmorit te Kombit, Bahri Fazliu - Gzimi. Sot isha ne nje akademi perkujtimore ne Institutin albanalogjik kushtuar Gzimit. Vepra e Gzimit eshte mesim per te gjithe ne. Kush deshiron te njohe deshmoret, le te ece rruges se tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyMon May 12, 2008 1:11 am

Faleminderit shoku luboten...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyWed May 14, 2008 7:39 pm

Dhe Sami Frasheri, gjigandi i madh i diturise, enciklopedisiti i shkelyqe, iluministi i permasave boterore meriton dhe i takon piedestali i heronjeve te kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyWed May 14, 2008 11:26 pm

sofra mor burr me ato vargje na ke ngjall vertet emocione.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyMon May 19, 2008 1:40 am

rroni janë vargje që i ka krijuar dëshori Bahri Fazliu të cilat edhe tek unë ngjallin emocione sa herë që i lexojë, ka edhe poezi të tjera si " Elegji për Hasan Ramadanin" etj etj.... mund t'i lexosh tek kategoria e letërsisë tema titullohet " Poezi të krijuara nga Bahri Fazliu".

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Ahmet%20Delia

Shkruan: Mehmet BISLIMI

AHMET DELIA

(Në 95-së vjetorin e rënies)
Qysh prej Lidhjes së Prizrenit e deri te viti 1912, ka qenë periudha e intensifikimit të kryengritjet shqiptare për liri. Asokohe qenë mobilizuar në një masë të madhe shqiptarët e malësisë së Drenicës, të Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit e të shumë krahinave të vendit.



Kryengritësit të udhëhequr nga bijtë më të mirë të popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kundër forcave ushtarake turke në veçanti kundër trupave të Shemsi e më vonë edhe të Maxharr Pashës. Në ballë të këtij organizimit, prinin burrat me nam të kohës si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e të tjerë. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor ishte e hapur gjithmonë për çlirimtarët e atdheut. Ahmeti me të birin Murselin e me shumë shokë e bashkëluftëtarë, prisnin e përcillnin krerët e Lëvizjes sonë kombëtare, të cilët në kullën e tij, mblidheshin e bisedonin për një kryengritjeje të përgjithshme kombëtare kundër pushtueseve.

Më 1912, për të satën herë Hasan Prishtina kishte shkuar në kullën e Ahmet Delisë, ku kishte njoftuar të pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as të dëgjonte zërin e deputetëve shqiptarë për t’i plotësuar kërkesat e tyre. Ai sqaroi më tej, se po atë ditë në Stamboll, nën kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur një mbledhje e fshehtë, ku ishte vendosur që pikërisht në Kosovë, sa më parë të fillojë një kryengritje e përgjithshme, e cila do të shtrihej në të gjitha viset shqiptare. Të gjithë krerët e Drenicës, që ishin ftuar enkas aty, e përkrahën qëndrimin dhe vendimin e Hasan Prishtinës dhe të Ismail Qemalit, aty dhanë edhe besën e burrave se do të dhënë çdo gjë për liri të atdheut. Krerët e Drenicës të mobilizuar në kullën e Ahmet Delisë të Prekazit, nisën përfaqësuesit e tyre për në Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur të gjithë krerët e Kosovës, Dibrës, Shkodrës si dhe krerë të viseve jugore të Shqipërisë. Në këtë Kuvend u aprovua programi me kërkesat tona kombëtare, kështu që kryengritja jonë shqiptare mori kuptimin e vërtetë të një kryengritje të përgjithshme.

Nën trysninë e vazhdueshme të kryengritësve shqiptarë, forcat turke u detyruan të tërhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo tërheqje u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e cila u kurorëzua më 28 nëntor të vitit 1912. Nga ana tjetër, në mënyrën më të pa drejt e në kundërshtim me të gjitha parimet ndërkombëtare mbi të drejtën e popujve për të jetuar të lirë në shtetet e tyre sovrane, fuqitë e mëdha evropiane, njëanshëm, duke shkelur mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit shqiptare, njohën të “drejtën” e shteteve fqinje serbe e malazeze për copëtimin dhe aneksimin e tokave të Shqipërisë! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptarë u detyruan që të dalë në mbrojtje të tokave të veta me të gjitha mjetet që posedonte atë kohë, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjetër, pushtuesit barbarë sllav, të yshtur nga pasionet e tyre të ulëta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatën shqiptare, me qëllim që të shuajnë rezistencën e tyre dhe t’i shpërngulin ata, për të bërë më vonë edhe spastrime etnike, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në Kosovë. Prapa kësaj fshihej qëllimi i pushtetit serb, që më vonë të sillnin kolon serbë e malazezë në Kosovë, gjë e cila ka vazhduar në forma të ndryshme, deri në fund të shekullit të kaluar!

Xhandarmëria e Pashiqit, veç kishte filluar reprezaljet nëpër disa fshatra të Drenicës. Në njëfarë mase, pas shpalljes së Pavarësisë, kryengritjet në Shqipëri sikur kishin pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetëdijshëm për qëllimet e Serbisë, mblodhi prapë krerët e Drenicës në kullën e tij, dhe së bashku me trimat, aty bënë edhe një Kuvend duke kujtuar besën e dhënë!
Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e dhunshme të xhandarmërisë serbe, sa po shtrëngonin dhe po ashpërsonin rrathët e krimeve mbi popullin tonë. Siç e thotë edhe kënga : “ Ky Ahmeti çka thanë: a e kem besën siç kemi dhanë! ”... Aty ishte dhënë edhe një herë fjala e burrave se do të rezistojnë me të gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetën në mbrojtje të tokave dhe popullatës sonë, duke i dalë në mbrojtje: vëllai vëllait, fqinji fqinjit, fshati fshatit...

Një grup prej 13 xhandarësh serb, pak ditë pasi që ishte dhënë “ besa e burrave”, në kullën e Ahmet Deliut, kishin mësyrë Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaçkitur dy- tri shtëpi në Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lëshoi zërin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa të mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohë, mori sëpatën dhe i lëshoi zë të birit Murselit, që të shkonin në mbrojtje të Halilit, fqinjit të tyre!... Kënga popullore rrëfen për këtë histori tragjike dhe heroike:

...“ Te Halili janë hi shkinia,
Bërtasin robt, piskasin fëmija,
Po na i ndien Ahemt Delia “...


Ahmeti dhe Murseli, marrin sëpatat shpejt e shpejt, duke vrapuar në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tyre. Në derën e oborrit, ata lënë në vend rojën serbe, në brendësi të oborrit. Murseli ia nxjerr pushkën një serbi dhe fillon të godasë me ç rast vret disa xhandar.
Ahmet Delia mësynë kullën, Në të hyrë të saj, në shkallë ndeshet me një tjetër xhandar dhe e godet me sëpatë...


...” Me sakicë na i ra në ballë
Tana trutë ia qiti n’shkallë”...

Përleshja ishte e ashpër. Ndërkohë Ahmeti plagoset rëndë, kurse trimat tjerë të Prekazit, si: Ramë Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e të tjerë kishin rrethuar vendin.
...“ Pa u provua nuk njihet trimi,
Dy na i mbyti Xheladini”...


Në këtë qëndresë heroike të burrave të dheut, të cilët kishin lidhur besën për ta mbrojtur atdheun, ra në altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa të tjerë u plagosen. Nga ekspedita e xhandarëve 12 mbetën të vrarë, ndërsa shpëtoi një prej tyre.

...” Prej 12-tëve pshtoi Jovani
Shkon tuej ikë për rreth një gardhi
Banë kuku na faroi Prekazi”...

Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy orëve xhandarmëria serbe e rrethit të Mitrovicës kishin marrë lajmin e hidhur. Ata ishin bërë gati që të sulmojnë fshatin me forca tjera shtesë, mirë po trimave të Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e besëlidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin zënë pozitat për ta mbrojtur fshatin me çdo kusht. Kur xhandarët serb po i ofroheshin Prekazit, kishin vërejtur se do të dilnin të humbur. Për të mos u bërë gjakderdhja më e madhe, ata sikur i ishin bindur një grupi xhandarësh Austro- hungarez, të cilët më të dëgjuar këtë lajm, nga Mitrovica kishin shkuar në Prekaz me një pajton me dy palë kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndërmjetësuar mes trimave të Drenicës dhe xhandarmërisë serbe. Ishin marrë vesh që të dorëzohet vetëm trupi i Ahmet Delisë i cili kishte qenë pa shenja jete, gjoja për ta dërguar në spital! Forcat e xhandarmërisë serbe, duke e parë se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, atë e groposin atë në arat e fshatit Tërnavc, fshat ky rreth 4 km. në veri të fshatit Prekaz. Veprimtaria për çlirimin e atdheut në Drenicë vazhdoi nën udhëheqjen e trimit të shquar Shaqir Smakës, ndërkaq pas rënies së tij Lëvizjes i priu Azem e Shote Galica. Gjatë tërë kohës së rezistencës për çlirim kombëtar, Murseli i biri i Ahmet Delisë ishte ndër luftëtarët më të shquar, dhe mu për këtë Azem Bejta e kishte edhe njeriun më të afërt të tij. Murseli nuk e hoq për as një çast pushkën nga krahu. Ai vdiq në vitin 1930 në rrethana misterioze në një spital të Shkupit. I vetmi trashëgimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton më. E tërë veprimtaria e Ahmet Delisë ishte në shërbim të organizimit të rezistencës për çlirimin e atdheut.
Sot kur e përkujtojmë Ahmet Delinë, në 95 vjetorin e rënies së tij heroike, kujtojmë edhe rezistencën e pandërprerë, gati një shekullore për t’u çliruar nga okupatori serb.


7 janar 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyTue May 20, 2008 1:15 am

Ukshin Hoti ( Ende gjall) ?

Sipas disa infornmacioneve të dëgjuara në një emision televiziv ,Vizion Plus emisisni Njerz të humbur të shtunen me datën 17 maj 2008 .
Që kishte përcjell kët lajm direkt në kët emision një Shqiptar që jeton në Gjermani i cili kumton lajmin e marr nga një Shtetas Boshjak nga Bosnja i cili tash po jetojka në Gjermani (sipas tijë se kishte një porosi për Shqiptarët ) dhe i thot se në vitin 2001 ishte i burgosur në serbi pikrisht në burgun famkeq të Nishit dhe kishte ndejt për tre muaj me një qeli me Ukshin Hotin dhe para largimit kishte marr porosin nga vet Ukshin Hoti që ta përcjell kët lajm në Popullin Shqiptar sepse sipas tij kishte thën Zoti Ukshin se ata e din që unë jam i vdekur por siq po më shef unë gjindem ktu ende gjall ,
Dhe të interesohen të më nxerrin nga ktu .

- Shtrohet pytja se sa shtë ky lajm i sigurt ?
dhe sa kan njohuri pushtetarët e Kosovës për kët gjë (ma merr menjda se hiq bille as që dojn të din për kët sepse po të ishte i gjall dhe të del nga ajo der e hekurt ktyre do ju prishet kjo rehati dhe jeta lluksose që po e jetoj )

Dhasht Zoti e të jet ky lajm i vërtet ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyTue May 20, 2008 9:53 pm

Deli shkruajti:

Dhe të interesohen të më nxerrin nga ktu .

- Shtrohet pytja se sa shtë ky lajm i sigurt ?
dhe sa kan njohuri pushtetarët e Kosovës për kët gjë (ma merr menjda se hiq bille as që dojn të din për kët sepse po të ishte i gjall dhe të del nga ajo der e hekurt ktyre do ju prishet kjo rehati dhe jeta lluksose që po e jetoj )

Dhasht Zoti e të jet ky lajm i vërtet ,

Deli, edhe une kam degjuar per kete lajme, edhe pse vete s'kam pasur raste te shoh pikrishte kete emision ne momentin kur eshte folur per Mr. Ukshin HOTIN. Por, siq e thate edhe ju, se keta "politikant" tane, edhe sikur ta dinin dhe te kishin mundesi te vepronin, do beni te kunderten. Sepse, perveq se do ju prishet rehatia, nuk do te kishin vend me as ne Kosove, per asnjerin, e lere me aty ku gjinden sot.

Uroj qe te vertetohet sa me shpejte ky lajme, dhe nese do na duhej si shkembim per Mr. Ukshin HOTIN, shumicen prej ketyre "politikanve" qe jane sot, une do i jepja, vetem e vetem te kthehet Ai. Edhe ne gjume, do i ndihmoj dhe do kontriboj me shume se keta tjeret kur jane zgjuar....

Per mua do ishte dita me e veqant dhe me e gezuheshme ne jeten time.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Rifat Galica- luftëtar për Çlirim e Bash   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyTue Jul 29, 2008 4:10 pm

T´i njohim figurat e shquara kombëtare


Rifat Galica- luftëtar i shquar i Lëvizjes për Çlirim e Bashkim Kombëtar



Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI

Prishtinë, 27. 07. 2008


·


Lufta e Drenicës, e udhëhequr nga tribuni popullor, Shaban Palluzha dhe strategu Mehmet Gradica, është një kaptinë e veçantë e historisë sonë të lavdishme, e cila, edhe pse është trajtuar nga shumë historianë e studiues, ende lë për të dëshiruar. Ajo qe e rrufeshme, e përgjakshme dhe shumë kompleksive, andaj pasqyrimi i saj real, gati-gati bëhet i pamundshëm. Pjesëmarrja aq masive e njerëzve në të, jep mundësi për vështrime nga kënde të ndryshme të saj. Secili luftëtar i atyre betejave, paraqet histori në vete. I tillë, pa dyshim, është edhe trimi, udhëheqësi dhs strategu i shquar i Lëvizjes për Çlirim e Bashkim Kombëtar, Rifat Hyseni- Galica ( 1900- 1945).

Që nga fëmijëria bashkëjetoi me armën

Vendlindja e Rifat Hysen-Galicës me kohë ishte bërë vatër e rezistencës kundër pushtuesve të ndryshëm. Galica qe shndërruar në një kështjellë të pamposhtur lirie dhe u bënte karshillëk perandorive që për çdo ditë shkelnin e robëronin shtete e popuj. Tashmë, Azem Galica me Nusen e Maleve- Shotë Galicën, kishin formuar Çetën e tyre kreshnike, e cila shpejt arrin të bëhet Nëna e Çetave dhe kryesonte gjithë Lëvizjen Kaçake në Kosovë, e që në gjiun e vet kishte grumbulluar mbi dhjetë mijë luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Një natë pa hënë, të vjeshtës së vonë të vitit 1900, tri krisma pushke trazuan heshtjen memece që kishte kapluar Galicën. Ato lajmëronin ardhjen në këtë botë të djaloshit që do ta pagëzojnë me emrin Rifat. Prindërit e tij, Hyseni dhe Azizja (ishte motra e trimit të njohur të Lëvizjes Kaçake, Lec Gradica) patën gjashtë fëmijë; tre djem: Feratin, Ahmatin e Rifatin dhe tri vajza: Dinoren, Sofijen dhe Bahtijen.Fëmijëria dhe rinia e djalit të tyre të vogël, Rifatit, qenë të njëjta me ato të moshatarëve bashkëvendas. Që në djep u nanuris me krisma armësh, andaj shpirti i tij njomëzak brumosej me ndjenjën e pastër të atdhedashurisë. Bashkë me vallanë më të madh, Ahmatin, përjetuan dhe mbijetuan Epopenë e lavdishme të Arbërisë së Vogël, të kryetrimit drenicas Azem Bejtë Galica, që u zhvillua më 15 korrik 1924. Ata, bashkë me galicasit që përballuan atë golgotë tmerruese, po atë ditë, para më të dashurëve të tyre, të pushkatuar pamëshirshëm nëpër pragjet e shtëpive nga barbarie serbe, u betuan se kurrë nuk do të pajtohen me robërinë dhe se përherë do të jenë në ballë të luftërave dhe përpjekjeve për liri e bashkim kombëtar. Gjatë viteve 1941- ‘44, përreth Kosovës vepronin banda të shumta çetnikësh. Në afërsi të Mitrovicës vepronte divizioni Çetnik i Ibrit, nën komanden e Zhika Markoviqit. Më 15 nëntor 1941 ata provuan për të depërtuar edhe në Kosovë. Mirëpo populli ynë, me kohë kishte formuar grupe të mëdha luftëtarësh vullnetarë dhe suksesshëm iu kundërvue së keqës.
Në të vërtetë, tri ditë pasi Gjermania dhe Italia sulmuan Jugosllavinë monarkiste, pra më 9 prill 1941, Paria dhe intelektualët e njohur të Drenicës dhe të viseve të tjera shqiptare, duke parandjerë rrezikun që u kanosej nga këto banda shfrenuese, thirren Kuvendin e Palluzhës, i cili u mbajt në Kullën trikatëshe të Shaban Palluzhës. Në Kuvend morën pjesë 112 delegatë, të cilët morën vendime të rëndësishme. Aty u formua edhe Shtabi Luftarak, në krye të të cilit u emërua Shaban Palluzha. Që punët të shkonin edhe më mirë, u formuan edhe Shtabet Regjionale. Kështu, Shtabi numër 5, për Galicë, Ashlan e Dubovc kishte këtë strukturë komanduese: Ahmat Galica, Hazir Gjaka, Sefer Dubovci, nën udhëheqjen e Rifat Galicës (Azem Hajdini-Xani, Lufta e Artakollit, Prellocit, Skënderajt…Prishtinë, 2006, f. 28-38). Edhe në këtë vazhdë Galica qe prijetare. Burrat e saj, ndër të parët, rrokën armët e lirisë dhe i dolën zot atdheut. Ata, nën udhëheqjen e Ahmat e Rifat Galicës, që në betejën e parë, që u zhvillua përreth fshatrave Druar, Beçuk, Mihaliq, Strofc, Bivolak e Zhilivodë, u vajtën në ndihmë artakollasve për t’i zbrapsur çetnikët dhe treguan heroizëm të vërtetë. Të mos harrojmë se Artakollin e patën shpëtuar Mehmet Gradica e Shaban Palluzha me trimat e Drenicës. Kur luftëtarët e Artakollit, të prirë nga Fejzullah Sraraçi e Sadri Klinaku, kërkuan ndihmë në Drenicë, të parët që shkuan atje ishin trimat e Njësitit ushtarak “SHQIPONJA”, nën komandën e Zukë Xanit dhe Rifat Galicës...

“Në kuadër të Njësitit ushtarak “SHQIPONJA”, i cili numëron 1.000 luftëtarë, tash për tash formohen 5 Njësi elite- bataloione:

1. Batalioni I- komandant Halil Bajraktari nga Llausha,
2. Batalioni II- komandant Isa Zymberi nga Prekazi,
3. Batalioni III- komandant Zukë Xani nga Palaci,
4. Batalioni IV- komandant Rifat Galica nga Galica dhe
5. Batalioni V- komandant Istref Tema nga Dobrasheci.(Azem Hajdini – Xani: Po aty, f. 69).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyTue Jul 29, 2008 4:11 pm

Atë ditë, më 10 prill 1941, aq shumë kishin luftuar të dy vëllezërit nga Galica, saqë daja i tyre, trimi Mehmet Gradica, nuk ishte duruar pa u thënë në sy të të gjithëve: U lumtë pushka, o Ahmat e Rifat Galica!
Me të hyrë gjermanët në Kosovë, shqiptarët u organizuan dhe filluan të vendosnin administrimin e vet sundues. Kështu, edhe kjo punë së pari nisi në Drenicë, më 15 prill 1941, kur u sulmua stacioni i xhandarmërisë në Prellofc, të cilin e udhëhiqte Krsta Qollakoviqi. “Para se të fillojë sulmi, Shtabi luftarak i Drenicës, i kryesuar nga Shaban Palluzha, kishte hartuar planin e detajizuar operativ të luftës me sa vijon:

a) Njësitë ushtarake, nën komandën e Rifat Galicës, Sefer Shabanit dhe Ahmat Galicës, të rreshtohen në frontin në veri të stacionit të xhandarmërisë në Prellovc;

b) Njësitë ushtarake, nën komandën e Zukë Xanit e Ajet Rexhepit të pozicionohen në krahun e djadhtë të forcave ushtarake të Rifat Galicës;
c) Njësitet luftarake, nën komandën e Nurë Mehmetit, Ramadan Sejdisë, Rexhep Shabanit dhe Riza Krasaliqit, të rreshtohen përballë stacionit të xhandarmërisë dhe objekteve të tjera, ku forcat e armikut ishin fortifikuar dhe të sulmohen nga ky pozicion (Azem Hajdini- Xani: Po aty, f. 108).
Sulmi qe i suksesshëm, me ç’rast vritën njëzet e tre xhandarë serbë e disa kolonë të armatosur. Nga tanët u vra Dan Prellofci (Ramadan Sejdiu) dhe u plagos Ahmat Galica Galicasit vazhduan edhe më tutje. Grupe-grupe vajtën edhe në luftërat e Kolashinit, Sangjakut, Pazarit të Ri e deri te Rashka. Një kohë të gjatë qëndruan në katundin Çifllak. Atje u dalluan si luftëtarë: Ahmat e Rifat Galica, Halit Syla, Vesel Galica, Hasan Sinani, Zenel Neziri, Tahir Shabani, Hajrullah Haziri, Jahush e Zenel Haxha, Milazim Osmani, Tafil Islami, Vesel Ferizi, Vesel Ujkani, Sahit Syla, Hashim Bahtiri, Ukshin Halili, Halil Alia, Hajriz Syla, Brahim Ferizi, Murat Velia, Hamzë Zena, Ajet Kamberi etj. Prej tyre, atje ra dëshmor Halit Syla. Betejën më të përgjakshme, por edhe më të rëndësishmen ata e zhvilluan për ta marrë manastirin e Gjorgjevi Stubës. Ah, ç’luftë që ishte ajo! Askujt nuk ia merrte mendja të mësynte drejt asaj kodre të mallkuar, që mbrohej me kokë e me shpirt. Prej saj varej edhe fati i Pazarit të Ri, andaj ruhej e stërforcuar. Trimat e Galicës, me pak fishekë, por me zemërgraniti, e të udhëhequr nga strategu e trimi sypatrembur, Ahmat Galica, ia dolën mbanë.
- Rrofshi o trimat e Galicës se gjithmonë jeni kanë e keni me kanë!- u kishte thënë Shaban Palluzha, kur, vullnetarisht, pranuan ta merrnin atë vijë të frontit.

Vërtet qe një aksion shumë i vështirë. Para se të kalohej tek kodra, ku ishin pozicionuar barbarët serboçetnikë, duhej kapërcyer nëpër një fushë, e cila lavrohej nga predhat e armikut. Kur arriti Ahmati në kodër, në një istikam rrethuar me gurë, ende qëndronte një kryeçetnik, i cili në kondakun e pushkamitralozit e kishte gdhendur fjalinë: Jetën e jap e nuk dorëzohem! Ahmati iu hodh sipri dhe ia hoqi kokën (atë e solli në qytet dhe të gjithë u lemëritën), por edhe vetë mori një plagë. Vendësit qanin nga gëzimi dhe i përqafonin përmallshëm shpëtimtarët,- rrëfejnë pjesëmarrësit e asaj beteje.
Ah, ç’trim që ishte Ahmat Galica! Ishte martuar me Zelihen, bijë e gjakut të Sherif Tërstenës, me të cilën pati vetëm një vajzë, Azizën. Këtë trim sypatrembur e gjeje kudo nëpër beteja. Me trupin e lidhur deng, ishte kreshnik fare. Edhe të tjerët që i shkonin pas e harronin frikën. Pushkën e kishte djalë e shkuar djalit. Nuk e ndau nga vetja deri në momentin e rënies, një të shtunë, të vitit 1942, në Klysyrën e Manovit, gjatë një duel me kapitenin serb, i cili sorollatej këndejpari, herë- herë edhe me plisin e bardhë shqiptar në kokë... “Prej luftëtarëve të Drenicës heroizëm të madh kanë treguar Ahmat e Rifat Galica. Kurrë nuk harrohet momenti kur ndahej municioni. Rifat Galicës i thanë ty nuk të takon municion, atë duhet ta kërkosh përmes Bajraktarit të Shtuticës. Ai u nervozua dhe e mori pa i pyetur hiç, duke u thënë:”Unë nuk jam bajraktar, por jam nipi i Azem Galicës dhe askush nuk mund të ma shkel këmbën. Ashtu edhe ndodhi, ai me të vëllanë dhe me trimat e vet e mori manastirin e Gjorgjeve Stubës, pikën më të rëndësishme”,- rikujton dëshmitari i asaj lufte, Asllan Dibran Jashari nga Prekazi i Poshtëm (nëntor 2007). Pra, siç po shihet, në të gjitha këto aksione të suksesshme të luftëtarëve shqiptarë, të cilët, po mos t’i pengonin herë- herë nga forcat gjermane do të shkonin deri në Rashkë, u dallua edhe luftëtari Rifat Galica.. “Qëndresa dhe lufta për mbrojtjen e Pazarit të Ri nën komandën e Aqif Blytës, e ndihmuar nga forcat vullnetare të Kosovës dhe repartet e Ushtrisë Shqiptare, zgjati rreth pesë javë dhe përfundoi me disfatën e forcave çetnike. Kështu Pazari Ri dhe pjesa më e madhe e Sangjakut mbeti në kuadrin e shtetit shqiptar” (Prof. dr. Muhamet Shatri; Mbrojtja e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Prizren, 2007, f. 62).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyTue Jul 29, 2008 4:11 pm

Krah për krah me Shaban Palluzhën

Në Kosovë lufta qe edhe më e ngatërruar. Në trojet tona stërgjyshore kryqëzoheshin edhe interesat e fuqive të mëdha, andaj, në të përfunduar të Luftës së Dytë Botërore, këtu u bë mishmash i vërtetë, sa nuk e njihte qeni të zonë. Kur u përzunë nazifashistët, mbi shtatin tonë gjakosur u lëshuan si lukuni ujqërish brigada të shumta partizanoçetnike, madje edhe shqiptare. Këtë hile e kuptuan shpejt edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët u tubuan rreth tribunit Shaban Palluzha dhe i dolën zot atdheut.
Në të vërtetë, Shaban Palluzha, pas takimit me krërët e LNÇ-së, Fadil Hoxhën, Miladin Popoviqin, Kërsto Filipoviqin, Ali Shkukrin etj. në Skënderaj dhe pasi morë “besën” e tyre se më nuk do të përsëriteshin ato veprime makabre, u nisen, kinnse, për në frontin e Sremit. Ato aksione barbare kishin ngjarë veçan në Drenicë, ku OZN-a bënte kërdi mbi krërët dhe njerëzit me autoritet. Kështu, në Skënderaj dallohej për të keq, kolonisti Vllado Kërstiqi e në Drenas boshnjaku Zufer Musiqi.
Brigadës së tij, Brigadës Kombëtare të Drenicës, gjegjësisht Lëvizjes për Çlirim e Bashkim Kombëtar, iu bashkëngjitën të gjithë ata që e ndjenin veten shqiptarë... “Vëllazen, do të shkojmë atje ku jeni të gatshëm, por, Fadil Hoxha u dashtë të jetë këtu, e të takoheshim me të. Unë posa fola në telefon me të, po tha se është i zanë në një konferencë, ta dini se Fadili na ka tradhtue!(Zahir Kastrati:Lufta e Drenicës, Shaban Palluzha, udhëheqës ushtarak, fejton në Zëri, 12 korrik 2008). Këto fjalë ua tha komandant Shaban Palluzha luftëtarëve të vet në Podujevë. Fill pas tij folën edhe Feriz Boja e Miftar Bajraktari. Me ta u pajtuan të gjithë dhe, të nesërmen, më 21 janar 1945, morëm rrugën e kthimit për në Drenicë. Në Lluzhan u dolën përpara udhëheqësit partizanë të luftës.

- Pse u ktheve, o Shaban Palluzha?- i thanë ata.

- Qysh mos me u kthye, kur ende pa dalë prej Kosove, filloi kasaphana në Drenicë. Siç më lajmëruan, mbrëmë i kishin marrë dhe i kishin pushkatuar në Mitrovicë tre burrat më të mirë të vendit: Halil Bajraktarin e Llaushës (vëllanë e Miftarit), Halil Haxhinë e Tërnavcit dhe Sadik Zenelin e Abrisë. Pasataj, këta burra, as vetë nuk po donë me shkue për Serbi e vatrat e veta me i lënë në gojë të ujkut.
“Kur erdhëm në Fushat e Barilevës, u rreshtuam të gjithë sipas formacioneve ushtarake. Bora kishte mbuluar gjithçka. Unë isha në grupin e Rifat Galicës dhe bënim pjesë në Batalionin II, të udhëhequr nga Isë Zymeri i Prekazit, i cili kishte mbi pesëqind ushtarë”,- kujton xha Asllan Jashari.

Dhe, që në Babimovc, nisi përgjakja e çlirimtarëve tanë. Brigada e 26-të serbe sulmoi me mitraloza të rëndë. Aty ra edhe dëshmori i parë i kësaj lufte, Imer Sheshivari nga Dubofci dhe u plagosen Xhemë Lutani e Dibran Prekazi,. Edhe beteja e Kollës qe e përgjakshme, ku ranë Man Përçuku nga Cecelia dhe Isuf Veseli e Ramadan Hetemi nga Kolla. Nga ana e armikut pati më shumë të vrarë e të zënë robër...Aty u shqua edhe Rifat Galica,i cili kishte zënë robër tri femra partizane serbe, të cilat ia dorëzoi Shaban Palluzhës e ai i liroi menjëherë, katër mushka me municion si dhe një mitraloz të rëndë italian “Breda”.Në ndërkohë Brigadës së Shaban Palluzhës iu bashkëngjit edhe strategu sypatrembur, toger Mehmet Gradica, i cili kishte qenë në Shalë të Bajgorës. ”Njësitet ushtarake nën komandën e Rifat Galicës, Bajram Zukës, Rifat Avdylit dhe Ajet Qirezit, në orët e vona të mbrëmjes, më 9 janar 1945, u përqendruan në rajonin e ashtuquajtur Fusha e Bjeshkës, në Qyqavicë...Derisa ata po bënin plane për t’i sulmuar forcat armike, papritmas, aty arrin Mehmet Gradica, i cili kishte vendosur të bashkohej me Shaban Palluzhën në frontin e Drenicës (Azem Hajdini- Xani: Shaban Palluzha...Buroja, 2002, f.142-143).

Për heroizëm të pashoq, trimëri të rrallë dhe strategji luftarake, SHTABI dhe komandanti suprem , Shaban Palluzha, në mbledhjen e mbajtur më 23 janar, në odën e Shaq Muzaqit nga Sibofci, Rifat Galicën e gradojnë major.
Grupi i Galicës, i prirë nga Rifat Galica, përherë u gjend në vijën e parë të frontit. Pas betejave të përgjakshme, të zhvilluara në Galicë, Mikushnicë, Duboc, Beëiq, Prekaz, Rezallë, Likoc, Makërmal, Bezheniq, Tërstenik, Abri, në Polac e në Kryshec, ata u nisën drejt Llaushës. Kapërcimi i lumthit ishte bërë gati i pamundur, sepse cerberët kishin zënë kodrën matanë. Të Klysyra, mbeti i vrarë Hamzë Haziri i Galicës. „Lufta më e madhe në mes Nacionalistëve shqiptarë në një anë dhe serbëve çetnikë e disa komunistëve shqiptarë në anën tjetër, të udhëhqur nga Bashkimi Sovjetik, si supërfuqi e dytë në botë, u zhvilla në Drenicë prej 20 janar deri më 21 shkurt 1945. Lufta e Drenicës ishte një mrekulli e rrallë në trojet shqiptare, luftëtarë vullnetarë pa uniformë, bile as vetë komandanti nuk pati as këpucë as çizme, por me tesha nga zhguni dhe me opinga lëkure të lopës”(Hajriz Demaku; Drenica as që u përkul as që u shpërngul nga trojet e veta, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Prizren, 2007, f.47).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyTue Jul 29, 2008 4:11 pm

Nata kobtare


Pasi ranë për të mos vdekur kurrë Prijësit e Lëvizjes për Çlirim e Bashkim Kombëtar, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, edhe Rezistenca shqiptare thuajse u shua dhe mori fund. Megjithatë, shumë luftëtarë nuk u dorëzuan, por ngelën maleve. Ashtu veproi edhe Rifat Galica. Ai, edhe pas asaj amnistisë së përgjithshme, e cila shpeshherë përcillej me gracka e mashtrime, kishte ndarë mendje që të qëndronte maleve dhe për të gjallë të mos binte në dorë të të pashpirtëve. Forcat e OZN-së dhe kolonisti Spasoje, të cilit ia kishte rrënuar themelet që dhunshëm ishte përpiqur t’i nguliste në tokën e tij, duke e dëbuar fare nga Galica, ishin vënë në ndjekje të tij... Disa muaj qëndroi nëpër malet e Galicës, kryesisht në Gamna e mbi Arat e Kurteshit. Kontaktonte dhe bashkëvepronte me Sefer Haxhinë, Bajram Zukën, Rexhep Gjelin, Ali Fazlinë, Aziz Zhilivodën...
Dhe, një natë kobtare, një natë të zymtë të dhjetorit të egër të vitit 1945, ngjau hataja. Atë natë trimi ishte kthyer në shtëpinë e vet në Galicë dhe, pasi ishte çmallur me fëmijët e vet, Hatemen dhe Hysenin, e kishte mashtruar gjumi lozonjar (Rifati pati tre fëmijë, Hysnin dhe Hatemen me gruan e parë, Razën nga Rashani dhe Ahmatin (e la të palindur) me gruan e dytë, Selimen, gjithashtu nga Rashani. „Natën, nëpër terr, erdhi baba dhe u gëzuam shumë, sepse kishte mbi pesë muaj që nuk e kishim parë. Deri vonë u çmallem duke llafosur. Dikur vonë na mori gjumi,- rrëfen sot, duke rikujtuar atë natë kobtare, edhe pse ka qenë fëmijë tetëvjeçar, i biri, Hyseni...

Ende pa aguar mirë, ishin dëgjuar krisma në derë dhe britma lemëritëse: „Dorëzohu, o Rifat Galica, se je i rrethuar nga të katër anët! Të erdhi fundi edhe ty more ballist i rebeluar. Nuk ke kah t’ia mbash, jo. Mos u mundo kot, se edhe pushkën e ke të dëmtuar!“ Trimi u zgjua shpejt dhe, pa u bërë zë fëmijëve, doli në oborr, duke kuvenduar me pushkën e tij besnike.“I dëgjon mori martina ime se çka po thonë të pabesët. Por, unë nuk u besoj kurrë atyre fjalëve. Jo, jo. Deri sot nuk më ke tradhtuar asnjëherë. Ku shikoja unë, qëlloje ti. Gjithmonë kemi dalë faqebardhë. Nuk të ndërrova as me “Dredën” italiane që e pata zënë në Kollë. E sot, kur jam më së ngushti, mos më lë në baltë. Por, ndodh që nuk ke faj ti dhe, ndonjë dorë e keqe e tinëzare, mund të këtë punuar ndonjë hile e pabesi”.
Iu afrua dyerëve të oborrit dhe pa përjashta. Përplot ushtarë e çetnikë nëpër pozicione e një toger pranë mitralozit të rëndë kurdisur me tytë drejt derës hyrëse. Grykën e pushkës e fyti në një vrimë gardhi dhe e mori në shenjë togerin e zi. E ngrehu këmbëzën. Çklek, bëri mekanizmi në të thatë. E provoi për së dyti. O Zot, e njëjta gjë. U bind se ishin të sigurt, andaj kishin marrë guxim të afroheshin ashtu lirshëm. Me vrap mori drejtimin e kundërt. Fluturoi mbi avli, duke qëlluar me kondak rojën e shashtisur, të cilit i ra pushka nga dora. Nga xhepi nxori bombën, por nuk arrit ta shkreh, sepse breshëria e mitralozit ia bëri trupin shoshë. Kriminelët gjakpirës, më shumë nga frika, iu hodhën sipri dhe me bajoneta e bënë copë- copë.
Gjaku që skuqi dëborën dhe fëmijët që kishin ngelur të nemitur në dritare u bënë dëshmitarë besnikë të asaj nate kobtare, kur historisë sonë iu shtua edhe një faqe e lavdisë. “Unë i kam pasur në dorë ata pesë fishekë të pashkrehur nga pushka e babait...Mirëpo, kur na lejuan me e varros, sepse në këso rastësh vepronin ndryshe, i dërgonin e i ekspozonin nëpër vende publike dhe luanin me trupat e tyre, ne u gëzuam sikur të ngjallej përsëri”- përfundon i biri, Hyseni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptySun Aug 03, 2008 1:24 pm

Historia e vërtetë e Bajo dhe Çerçiz Topullit
Nipi i Bajo dhe Çerçiz Topullit hedh dritë mbi figurat e heronjve. Jo thjesht komitë, por edhe intelektualë dhe reformatorë. Një material i dendur me dëshmitë e kohës mbi vrasjen e Dhespotit të Korçës, Bimbashit, përplasja me Faik Konicën, deri tek ceremonitë e lamtumirës për të dy figurat
Këngët, që iu kushtuan, trashëguar brez pas brezi, i theksuan edhe më shumë konturet “fantastike” që portretizonin këto dy figura. Por faktet historike tregojnë që Bajo dhe Çerçiz Topulli, nuk janë thjesht komitët që rrëmbyen armët e dolën maleve. Në një monografi të zgjeruar, që Bajo Topulli (nipi i Topullarëve, që ka marrë emrin pikërisht nga xhaxhai Bajo) na tregon se më së pari, Çerçizi e më së shumti Bajoja, ishin intelektualët, që luftuan jo vetëm për mëvetësinë e Shqipërisë, por edhe për gjuhën shqipe. Janë diplomatët, që shëtitën kryeqytetet evropiane e Amerikën, për të gjetur mbështetjen ndërkombëtare dhe për të organizuar shqiptarët, kudo që ishin për të ndihmuar çështjen e pavarësisë. Për autorin e librit “Topullarët e Gjirokastrës: Bajo dhe Çerçizi - pararendësit dhe pasardhësit”, botimi i kësaj vepre vinte si një shtysë e brendshme. U rrit me bëmat e heronjve, jetoi në po ato oda, ku u ulën këmbëkryq ata, në çdo gëzim gjirokastrit, dëgjoi të këndohej e famshmja “Tek Rrapi në Mashkullorë”, ndërsa në qendër të qytetit pa të ngrihej madhështor monumenti i Çerçizit. Gjatë jetës së tij ndoqi sesi politikat dhe sistemet vepruan me dy xhaxhallarët e tij heronj, glorifikimin e figurës gjatë diktaturës, por edhe cungimin e historisë së tyre, duke lënë jashtë momente të rëndësishme në jetën e dy vëllezërve, por edhe figura të shquara që shoqëruan në të gjallë e në të vdekur Topullarët. Pas ndërrimit të sistemit iu desh të shihte harresën e qeverive demokratike, rrënimin e shtëpisë-muze, dëmtimin e varreve. Një gjendje për të ardhur keq, që nuk mund ta linte më indiferent. Në një volum prej rreth 460 faqesh na ofrohet një material i bollshëm mbi historinë e familjes së madhe Topulli, por më së shumti të Bajos dhe Çerçizit. Një material i mbledhur nga burime gojore dhe arkivore. Janë shfrytëzuar Arkivat e Shtetit, por edhe shtypi i kohës, ku bëmat e dy heronjve gjetën hapësira të mëdha. Ka edhe citime nga fjalime e dorëshkrime të vetë heronjve, nga ato të pakta që i rezistuan kohës.
Për ta drejtuar lexuesin deri tek Bajoja e Çerçizi, autori ofron disa faqe histori, që lidhen me paraardhësit e Topullarëve, që nga zbritja e tyre nga veriu i Shqipërisë, në jug të vendit, ndërrimi i fesë nga katolike, në ortodokse e më pas në islame. Këtë e dëshmon edhe një pllakë varri, ku i pari i familjes quhej Vasil Sulioti (gërma V fshihet më pas), brez pas brezi, me shndërrimin e mbiemrit në Karagjozi e më tej Topi- Topulli (për shkak të një beteje të ashpër që Mehmet Karagjozi bëri me Ali Pashë Tepelenën). E më pas tregohet mbi një dokumentacion të dendur jeta e Bajo dhe Çerçizit, dy nga 15 djemtë e Ago Topullit.
Mësohet se qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në Stamboll, ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos, të cilin ai e vlerësonte shumë. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në Selanik, ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. Do të ishte po Bajo Topulli, që disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”. Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt Sofjes, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e Bukuresht u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Redaksia e gazetës “Drita” do të bëhej një shkollë e vërtetë për Çerçizin, i cili përmes faqeve të saj u bënte thirrje shqiptarëve për luftë. Pasi nis Çerçizin, Mihalin dhe lufttarë të tjerë drejt Shqipërisë, Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Ndërsa Bajo Topulli merrej me propagandë jashtë vendit, çeta e drejtuar nga Çerçiz Topulli, kishte nisur veprimtarinë e saj, madje ishte vënë në shënjestër. Ndodhi pikërisht në këtë kohë, në 9 mars të vitit 1908 kur në Gjirokastër vritet Bimbashi turk Halil Musa Beu. Një ngjarje që do të bënte bujë të madhe në atë kohë, por që do të shënohet në histori si bëma më e madhe e Çerçiz Topullit. Nëntë ditë më vonë, do të zhvillohej dhe beteja e famshme e Mashkullorës. Por një ngjarje më e madhe do të ndodhte në po atë vit. Është Kongresi i Manastirit, ku merrte pjesë dhe Bajo Topulli, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe Fishta, Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.
Nga autori i librit, por edhe historianë të tjerë enigmë mbetet mungesa e Bajos dhe Çerçizit në ngjarjen e madhe të shpalljes së Pavarësisë, një moment për të cilin ata kishin luftuar për vite të tëra. Ishte një tërheqje e vetë Topullarëve, apo një “gabim” i Ismail Qemalit? Të dhënat historike janë të mangëta dhe nuk hedhin dritë mbi këtë fakt. Emri i Çerçiz Topullit do të ndeshet sërish pa shpalljes së Pavarësisë, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës), por edhe kundër rebelimit të Haxhi Qamilit në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik. Tre ditë më vonë do të ekzekutoheshin duarlidhur rrugës për në Çetinë. Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Autori na thotë se në zhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të Gjirokastritëve. (Dy vjet më pare, në 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.) Madhështore ishte përcjellja e eshtrave të heronjve në Shkodër. Prekëse janë fjalët e mbajtura nga patër Anton Harapi e Ernest Koli*** të pabotuara më parë në kohën e diktaturës. Ndërkohë, të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Tur*** ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë. Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”.
I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër. “Në emër të djalërisë vinj t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për bajo Topullin, Eqerem Çabej në fjalën e lamtumirës.
Në ceremoninë e përcjelljes së Çerçizit
Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit
“Ndaluni! Ku veni burra?!
Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!
…Veç, o burra, *** dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.
….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.
Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”
Nga fjalimi i lamtumirës së Ernest Koliqit
E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.
O ti, Çerçiz, o ti Mustafa qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnis…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Epik
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Epik


Male
Numri i postimeve : 83
Age : 33
Vendi : Krusheve/Manastir atypari jam
Registration date : 20/07/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptySun Aug 03, 2008 3:43 pm

Figure e pamohueshme e historis sone komtare eshte gjithseqysh edhe Qemal Stafa, nje i ri gjenial.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptySun Aug 03, 2008 4:26 pm

ne grupin e me te medhejneve bejne pjese edhe cerciz topulli, bajo topulli dhe mihal grameno qe permendet shume pak.

dhe duhet ta permend qe cerciz topulli ka nqene nje nga idhujt e enver hoxhes, enveri e ka organizuar rivarrimin e tij dhe para varit te tij eshte betuar qe do te luftoje per ta quar ne vend amanetin e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyWed Sep 10, 2008 5:33 pm

Xhevat Korça: shembull i qëndrimit moral për intelektualët shqiptarë





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 U1_XhevatKorca
Xhevat Korça
Nga Ardian NDRECA


Xhevat Korça ban pjesë ndër ato figura që kanë
përshkue qiellin e Shqipnisë gjatë shekullit të kaluem si meteorite, pa
mujtë me ndriçue me aq dritë sa kishin, por gjithsesi tue e shpenzue
vetveten deri në fund për me dishmue me veprimtari dhe me vetë
ekzistencën e tyne detyrat e njeriut në jetë. Xhevat Korça ishte njeri
i veprimit dhe i mendimit, patriot që dijti me mbrojtë me pushkë vendin
e tij dhe intelektual që kuptoi deri në fund se e ardhmja e Shqipnisë
mvarej ma së shumti prej kulturës dhe arsimit.

Ai ishte lindë me datë 10 janar 1893 në Korçë, ku
ndoqi edhe mësimet e ulta për me vijue mandej studimet në gjimnazin
emënmirë «Zosimea» të Janinës, ku u formue nji vistër e gjatë
atdhetarësh shqiptarë. Atmosfera thellësisht patriotike e zonës së
Korçës dhe shpirti i ndezun i banorëve të atyne anave shtyne Xhevatin e
ri me marrë pjesë në çetat liridashëse të Themistokli Gërmenjit dhe
Spiro Bellkamenit. Aktiviteti i këtyne çetave përfshinte veprime
luftarake kundër pushtuesve turq, por edhe kundër çetave andarte të
fqinjëve tanë që herë mbas here kanë krye krime çnjerzore ndaj vendasve
të atyne trevave. Pjesmarrja në këto çeta do t’i kushtonte Xhevatit
dënimin me vdekje si prej turqve ashtu edhe prej grekëve. Për trimninë
dhe burrninë që tregoi Xh. Korça me shokët e vet në këto çeta kanë
shkrue edhe Abedin Shkëmbi dhe Kristo Floqi në shkrime përkujtimore të
atyne luftnave. Mâ vonë, mbas shpalljes së Pamvarsisë në sajë të
interesimit të vetë Themistokli Gërmenjit, të mbështetun dashamirësisht
edhe prej Bajram Currit, qeveria e atëherëshme shqiptare dërgoi
Xhevatin së bashku me disa djem të tjerë me studime në Vjenë, në
fakultetin e shkencave historike. Xhevatin, i cili kishte ardhë prej
qytetit të Korçës, filluen me e thirrë Xhevati nga Korça e kështu në
vazhdim i mbeti mbiemni Korça qysh prej viteve të gjimnazit. Por mâ
vonë për të mos u dukë si titull i akorduem për shërbime ndaj Portës
Naltë siç mbajshin elementa që shifeshin me simpati prej saj edhe
zakonisht mbanin emna qytetesh dhe fshatnash, ai e shkruente mbiemnin
me grafi të ndryshme prej qytetit të lindjes. Kjo gja sigurisht i
lejonte të huejt, në vendin ku ai studjonte, me ja shqiptue fonetikisht
drejt mbiemnin. Tue u nisë prej të njejtit arsyetim ndërruen krejt
mbiemnin apo grafinë e tij edhe personalitete të tjera të po asaj
periudhë si Dhimitër Beratti, Mustafa Merlika, Ali Kelsyra etj. Kurse
emnin Xhevati e shkruete Djevat, (shif shkrimet e Faik Konicës ku “xh”
e shkruete me “dj”), simas alfabetit Kongresit Manastirit. Në vitet e
formimit të djaloshit korçar, i cili tue u plazmue prej eksponentave mâ
në za të shkollës historike austro-hungareze, ai do të fitonte
shprehitë shkencore dhe do të mbledhte materiale dhe burime për me
hedhë dritë mâ vonë mbi figurën e heroit tonë kombtar, Gjergj
Kastriotit Skënderbeut. Vetë rezultati përfundimtar i studimeve me
vlerësimin «summa cum laude» tregon shkallën dhe seriozitetin e naltë
me të cilin djaloshi shqiptar kishte krye kursin e studimeve
universitare. Duhet përmendë mes tjerash aktiviteti patriotik i Xh.
Korçës edhe si student. Me 15 dhetor 1918 ai së bashku me studentët
shqiptarë Jani Basho, Remzi Baçi, Nush Bushati, Raqi Buda, Fuad
Asllani, Gjovalin Gjadri, Luigj Kakarriqi i paraqitën presidentit
amerikan Wilson nji lutje ku ndër të tjera shkruhej: «Sot, kur fati i
botës varet kaq shumë prej Jush, kur çdo e vetme minutë e z. Suaj do të
jetë e zënë me çështjet e të ardhmes, natyrisht do të duket guxim i
pafalshëm që një grusht studentësh të një kombi jo shumë të dëgjuar të
ju luten për një të katërtën e orës Tuaj shumë të çmuar… Duket se jemi
krejt të harruar, sikur i përkasim historisë së vjetër. Pak mund të
jemi, por megjithatë kemi vendosur dhe kemi bërë be të bëjmë në çfarëdo
lloj kushti çfarë të na vijë për dore për vendin tonë të dashur. Ai
është gjithë çfarë kemi, i tëri që duam të kemi dhe që e lëmë jetën
tonë me gëzim. Si më i madhi idealist i shekullit do të jetë shumë e
lehtë për Ju, fort i ndershmi Zotëri, të çmoni drejtësisht qëllimin e
ambicionit tonë, ai është ideali ynë…» - dhe tue vijue: «... duke qenë
se historia e jonë na la në mesjetë, në Errësirë të plotë, politikanët
serbë e grekë gjetën rastin të mohojnë të drejtën tone për një jetë
politike. Këta shkuan kaq larg sa të mos shohin qënien gjeografike dhe
etnografike tonën, ata besuan se Europa Perëndimore dhe Amerika duhej
të lexonin punët e ngatërruara të Ballkanit vetëm mbas shkrimeve të
tyre edhe të shohin vetëm me sytë serbë e grekë… Por fatmirësisht
politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt me Shqipërinë janë bërë
mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes tonë, sepse kanë parë të vërtetën
dhe padrejtësinë që bëhet kundra nesh. Midis tyre në radhën e parë
është z. Gjergj Fred Uilliams, ish-ministër i SHBA në Athinë, i cili
dha dorëheqjen më 1913 për të protestuar kundër përdorimit të keq të
Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha të Europës… Zoti President! Në qoftë se
në vendimin e paqes një komb lihet i pambrojtur dhe përdoret kaq
mizorisht, a mundet vallë në atë anë të botës të sigurohet paqja?
Shqipëria, sikundër Konferenca e Londrës ja përcaktoji kufijtë, kurrë
s'mundej të jetonte, ajo kishte farën e vdekjes në gjak qysh në lindjen
e saj…».

Letra mbyllej me fjalët:

«Zotëri, ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj».[1]

***

Jemi në vitin 1922 kur qeveria shqiptare e destinon
në Shkodër me detyrën me themelue gjimnazin shtetnor të këtij qyteti.
Nuk ishte nji detyrë aspak e lehtë mbasi në Shkodër ekzistonte nji
traditë e konsolidueme arsimore e drejtueme prej françeskanëve dhe
jezuitëve, e ata të parët mbanin liceun «Illyricum», i cili do të
vijonte me sukses detyrën e vet deri me ardhjen e komunistave në
pushtet. Megjithatë Xhevat Korça ia arriti me gjetë personelin
mësimdhanës dhe me i dhanë nji ton të veçantë gjimnazit shtetnor, që
kishte diçka të përbashkët me shkollat austriake, në daç për kah
formimi i profesorave n’daç për kah programi i ndjekun. Ndër profesorat
e parë përmendim: Anton Palucën, Kostaq Cipon, Kolë Margjinin, Gabriel
Meksin, Gjergj Kokoshin, Simon Rrotën etj. Entuaziazmi dhe përkushtimi
në punë i themeluesit nuk ju nda kësaj vatre të kulturës shqiptare edhe
mâ vonë, deri në kohën e transformimeve të mëdha të vitit 1944.

***

Ndër punimet shkencore të Xhevat Korçës duhet
përmendë studimi i tij me titull «Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut»,
shtypun në vitin 1923 në shtypshkronjën Nikaj në Tiranë.

Tri pyetjet e Xh. Korçës ishin këto:

1- "A u ka paguar Skender Beu Sulltanėve tė Turqis tribut tė pėrvjetshëm" ?

2- "A u ka proponuar Skender Beu Venecianëve më 1450 që t'u lëshojë Krujën ?"

3- "A e kanë trathtuar Krerët Shqiptarë Skender Beun
më 1457 dhe a ka qenë ky i shtrënguar të fshihet në për malet për të
shpëtuar jetën e vet ?"

Për me u dhanë përgjegje këtyne pyetjeve shumë të
koklavituna ai kishte studiue burime biografike dhe arkivore që i
përkisnin heroit tonë kombtar – dhe megjithëse problemi në fjalë mbeste
ende i hapun në ekonominë e studimeve skënderbegiane, citimi i kësaj
vepre prej Nolit te «Historia e Skënderbeut» tregon se ndaj këtij
studimi qarqet e historianëve dhe letrarëve tregonin mjaft konsideratë.
Po të shikohet vepra e botueme “Tri pyetje nga jeta e Skender Beut, në
secilën faqe mesatarisht nji e katërta e faqes janë referenca
bibliografike që vërtetojnë thellësinë e hulumtimeve të bame prej
autorit. Viti 1924 solli me vehte shpresat e ndryshimit të kursit të
jetës shoqnore dhe politike të vendit tonë dhe po ai vit shenjoi
zhgënjimin e atyne shpresave. Xhevati si përkrahës i qeverisë së Fan
Nolit u detyrue me ikë në mërgim me gjithë familjen në Jugosllavi. Edhe
koha e mërgimit në kryeqytetin jugosllav pati frytet e veta pozitive,
mbasi ai u inkuadrue prej prof. Henrik Bariqit si lektor i gjuhës
shqipe në kursin-seminar që albanologu i shquem sllav mbante asokohe.
Këshilli i Fakultetit të Filozofisë pranë Universitetit të Beogradit,
me nismën e Prof. Bariqit, kishte aprovue me datën 31 maj 1925 krijimin
e «Seminarit për filologjinë shqipe». Kështu në vitin 1925 Xhevat
Kortsha u caktue prej Bariqit si lektor me honorar për gjuhën dhe
letërsinë shqipe, ndërsa gjatë vitit akademik 1927-28 ai mbajti kursin
“Gjuha shqipe për fillestarë”. Fryt i këtij bashkëpunimi janë edhe dy
reçensionet që Xh. Korça botoi tek revista e Bariqit: «Arhiv za
arbansku starinu, jezik i etnologiju» në vitin 1926 (lib. III, n. 1-2),
njeni i botuem serbisht i përket «Historisë së Skënderbeut» që Fan Noli
kishte botue në Boston në vitin 1921. Ndërsa tjetri i shkruem
gjermanisht analizon në mënyrë kritike përkthimin gjermanisht që Gustav
Weigand-i i kishte ba në vitin 1925 në faqet e «Balkan-Arkiv»-it të tij
disa pjesëve të «Lahutës së Malcisë». Mbas tre vjetësh qëndrimi në
Beograd, Xhevati së bashku me familje u detyrue me shkue në Austri
sepse Zogu dy herë çoi njerëz në Beograd me i ba atentat e gjithashtu
Zogu porsa kish nenshkrue edhe nji merrveshje simbas së cilës
Jugosllavia kish me i a dorzue refugjatët politikë Zogut. Në Austri ku
vijoi të jetonte si emigrant politik u dha i tani mbas përkthimit të
dokumenteve që ndodheshin në Arkivën e Shtetit austriak të cilat
hidhnin dritë mbi historinë tonë kombtare. Mbas atentatit që Azis Çami
dhe Ndok Gjeloshi i bane Zogut në Vjenë, Xhevat Korça si shumë
emigranta të tjerë u përzue prej Vjenet dhe shkoi me banim në Graz.
Tregojnë sesi në at kohë Xhevat Korça me miqtë e tij ishin shum aktivë
që gjygji ndaj atentatorve të Zogut të bahej në nji qytet industrial ku
jurija nuk kish se si me qenë pro monarkike, gja që në Vjenë ishte e
sigurtë. Kte e mbështeste nji avokat austriak i cili ishte shtye aq
shum sa që kishte botue në nji gazetë nji artikull të mbushun me
shpifje kundër kombit shqiptar, tue pru “fakte” të marruna andej-këndej
prej shtypit e tue e akuzue vetë Xhevat Kortshën personalisht si
“agjent provokues”. Tue lexue atë shkrim fyes ndaj kombit të vet si
edhe ndaj atij vetë, Xhevati vendos me i çue menjiherë nji ftesë për
duel avokatit mendjelehtë. Dhe ndërsa shkruente ftesën, miqtë e tij
Qazim Koculi dhe Riza Dani i thonin që së paku të zgjidhte ai armën e
duelit, meqë ishte qitës i shkëlqyem, ndërsa e shoqja qante tue i thanë
se kujt po ja lente atë dhe dy fëmijët e vegjël në mes të Europës.

Shokëve – Xhevati u përgjegjej:

- Do të qe turp për mua të përfitoja nga dobësia e
tjetrit dhe ta mposhtja kundërshtarin për faktin se jam shenjues i
mirë. Po e pranoi ai pistoletën, fati im!

- E po zgjodhi ai shpatën?, - ia pritën shokët.

- Nuk ka asnjë problem, un kam të drejtën të kërkoj tri javë shtyrje dueli. Ndërkohë do të marr mësime shpate.

Ndërsa së shoqes që ishte trishtuar i përgjegjej:

- A nuk e kupton se nuk ka asnjë vlerë jeta jonë po lamë që të na e nëpërkëmbin Shqipërinë?

Por fati deshti që avokati me ta marrë ftesën pranoi
ma mirë me kërkue falje publikisht po te e njejta gazetë ku kishte
botue ma përpara shkrimin ofendues dhe tendencioz, edhe ma e
randësishmja asht se vetë avokati, kur e kuptoi se pse Xhevat Korça
insistote që gjyqi të bahej në nji qytet industrial e mbështeti at
kërkesë dhe gjyqi nuk u zhvillue në Vjenë ! Për shkak të jetesës shumë
të shtrenjtueme gjatë krizës së viteve ’30, Xhevati detyrohet me lanë
Austrinë dhe me kalue në Itali, ku vendoset në Fiume. Në këtë kohë Zogu
asht përpjekë me afrue anmiqtë e tij të dikurshëm, tue u ofrue atyne
amnisti dhe poste me randsi, por Xhevati ndejti konsekuent deri në fund
e nuk pranoi kurrë me i ra ndesh parimeve të tija liberale dhe
demokratike.

Megjithatë kur radioja italiane me 7 prill 1939
jepte komunikatat e pushtimit fashist të vendit, ai qante pranë radios
dhe përzente gazetarët italianë që shkonin me e intervistue si emigrant
politik antizogist, tue u thanë:


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyWed Sep 10, 2008 5:34 pm

Vijon:
- Ju lutem na lini në hallin tonë dhe largohuni nga shtëpia.

N’ato ditë ai kishte kapërcye urën që ndante Fiumen
italiane me qytetin jugosllav Sushak për me i telegrafue prej atje
mbretit Zog – mbasi në Itali çensura mund ta bllokonte lehtësisht
komunikimin telegrafik. Objekti i komunikimit ishte kërkesa që ai i
bante kundërshtarit të vjetër politik me i hapë kufijtë për me lejue
patriotët e ikun me mbrojtë atdheun. Të dy këta momente i ka prue para
Gjygjit Special si dëshmitare mbrojtëse zonja Lejla Bumçi, e shoqja e
kapitenit marinës zotit Rudolf Bumçit, sepse të sy ata si çift ishin të
pranishëm në apartamentin e Xhevat Korçës kur erdhën gazetarët fashistë
edhe i a bane propozimin. Pra, për Xhevat Korçën në kushtet e
jashtëzakonshme për fatet e kombit, kontradiktat e mbrendshme dhe lufta
politike i lente vendin aleancës dhe bashkëpunimit për të mirën e
atdheut, qoftë edhe me anmikun e betuem politik A.Zogun ! Kthimi i tij
në Shqipni u ba pesë muej mbas pushtimit fashist, mbasi Xhevati si edhe
shumë shokë të tij nuk donin me u kthye në atdhe së bashku me trupat
italiane. Në vitin 1940 do të pranojë emnimin si antar i Këshillit të
Shtetit së bashku me Riza Danin, Sejfi Vllamasin, Omer Nishanin, Fuad
Asllanin, Dhimitër Berattin etj. – post ky që me të qeshun konsiderohej
prej misëve tanë si nji vend pensionistash, mbasi efektivisht ata ishin
këshilltar sa për me dhanë mendime rreth problemesh karakteri tekniko –
juridik lidhun me ndonji gja që i përkiste ndryshimeve në
legjislacionin e vendit. Në nji mbramje që kishte organizue Mëkambësia
me intelektualët shqiptarë merrte pjesë edhe Xh. Korça, e ndërsa të
ftuemit rrinin grupe-grupe tue bisedue, grupit ku po rrinte Xhevati i
avitet Lorusso Attoma, (ndihmësi i Mëkambësit të Mbretit), i cili i
drejtohet Xhevatit tue i thanë:

- Profesor, nga ju ne presim tashti, si kundërshtar
i regjimit të Mbretit Zog që keni qenë, të na shkruani për fashizmin
dhe për të mirat që ai po i sjell Shqipërisë.

Merret vesht se menjiherë situata u ba e ndeme dhe
askush nuk pipëtinte tue ja dijtë mendjen Xhevatit dhe faktin se ai e
thonte haptas atë çka mendonte. E në fakt ai ju përgjegj Attomas tue i
thanë premas:

- Zoti Attoma, duhet ta dini se që me 7 prill të vitit 1939 penës s’ime i është thyer maja!

Intelektualët e tjerë të pranishëm heshtën, ndërsa
aty rrotull ishte edhe Omer Nishani, i cili mbas disa ditësh botoi nji
artikull te gazeta «Tomori» që mbyllej me fjalët: «Rroftë Mbreti ynë
Perandor Viktor Emanueli III! Rroftë Duçja ynë i Madh» (“Tomori", 12
prill 1940, faqe 3). Por ironia mâ e madhe asht se mbas të
ashtuquejtunit «çlirim» të Shqipnisë, Omer Nishani u ba president i
vendit ndërsa Xhevat Korça u dënue si tradhtar i atdheut! Me emnimin e
mikut të tij Mustafa Kruja si kryeministër i vendit në vitin 1942,
Xhevat Korça pranon me ba pjesë në kabinetin ministerial, tue marrë mbi
vete barrën e Ministrisë së arsimit, por me dy kushte :

1- Gjuha italishte të hiqej si gjuhë e detyrueme prej shkollave fillore të Shqipnisë edhe të Kosovës.

2- Të liroheshin prej kampit internimit në Ventotene të Italisë të gjithë arsimtarët e internuem shqiptarë.

Përgjatë kësaj vazhde duhet përmendë kontributi i
tij tejet pozitiv në lamije të arsimit kombtar, që nisi me vizitën e
tij në qendrën e internimit të Ventotenes, ku ai shkoi me u tokue me
t’internuemit edhe u bani me dijtë se ata së shpejti kishin me u lirue
e ku takoi A. Ermenjin, Z. Palin, V. Andonin, S. Butkën dhe shumë
antifashista të tjerë, të cilët do t’i dërgote në vazhdim si mësuesa në
Kosovën që tashma i ishte bashkue tokës nanë. Që italianët nuk kishin
për Xh. Korçën nji ide shumë të mirë e tregon edhe fakti se në kohën që
ai ishte ministër gjenerali Dalmazzo kishte lëshue nji qarkore tepër
sekrete me të cilën u kërkohej organeve kompetente me e gjurmue në çdo
lëvizje si person me tendenca komuniste, (dokument i cilli gjindet në
Arkivin e Shtetit). Edhe simi dyshonte që Kortsha ishte nji element
nacionalist dhe me që kishte qenë antar i konares mendohej se kishte
primje komuniste. Në të vërtetë Xh. Korça ishte thjesht nji patriot
shqiptar me tendenca politike anti-italiane, por gjithsesi nuk kishte
asgja të përbashkët me idetë komuniste. Nga njena anë janë të njohuna e
të dokumentueme qarkoret e tija dhe udhëzimet sesi me ja pre rrugën
penetrimit të ideve komuniste në shkollat shqiptare, nga ana tjetër ai
nuk hezitonte me transferue ndonji drejtor shkolle tepër zelltar që
mbushte korridoret me parulla fashiste. Njiherë atij ju drejtue
patrioti Beso Gega për ta ndihmue me lirue prej burgut të bijën,
Lirinë, tue i thanë se ajo s’ishte komuniste por thjesht anti-italiane.
Atëherë Xhevati ju drejtue Mark Gjomarkajt, ministrit të Mbrendshëm për
ta nxjerrë prej burgut, por ky ju përgjegj se ishte mâ mirë që ajo
vajzë të rrinte për disa kohë në burg sesa të dilte maleve partizane,
siç ndodhi sapo ajo u lirue. Kur mbas marrjes së pushtetit Beso Gega i
burgosun prej komunistave ishte transferue në burgun e Tiranës dhe e
bija i binte mohit haptazi, Besoja i dëshpëruem i thontë nji ditë
Xhevatit, bashkëvuejtës në të njejtin burg:

- Ti mirë e ke që je në burg. Ti jo vetëm tradhtove
detyrën tënde kur ma lirove vajzën nga burgu, po duhej të më kishe
arrestuar në vënd edhe mua kur ndërhyra për të.

Xhevati s’po kuptonte asgja, kur të burgosunit e
tjerë i treguen se e bija i kishte ra mohit të jatit për hatër të
idealeve të partisë së saj e kte i a kishte thanë t’et te hekrat e
burgut në tokim. Nji tjetër prej ndërmarrjeve kulturore me randsi të
asaj periudhe, në të cilën mori pjesë edhe Xhevat Korça ishte edhe
themelimi i Institutit të Studimeve Shqiptare, i cili nën drejtimin e
Ernest Koliqit mblidhte figura si Mustafa Kruja, Anton Paluca,
Aleksandër Xhuvani, Lazër Shantoja, Karl Gurakuqi, Anton Harapi,
Dhimitër Beratti etj. Qëllimi i këtij Instituti ishte krijimi i nji
bërthame akademike për t’i shërbye shkencës së albanologjisë dhe mâ
vonë edhe themelimit të nji universiteti shqiptar. Vrasja e Qazim
Koculit në Vlonë shtynë M. Krujën dhe Xh. Korçën me dhanë dorëheqjen në
shenj proteste për faktin se mendohej që italianët kishin gisht në atë
vrasje, mbasi Koculi kishte organizue me të tjerë hedhjen e trupave
italiane në det në vitin 1920, luftë përgjatë së cilës Q.Koculi kishte
qenë komandant i saj ushtarak. Me daljen nga qeveria e M. Krujës merr
fund edhe aventura politike e Xhevat Korçës, të cilin marrja e
pushtetit prej komunistave do ta gjejë në shtëpinë e tij në Tiranë.
Menjiherë pason arrestimi i tij dhe i të birit Gencit, i cili kishte
luftue me batalionin «Besnik Çano» në Kosovë kundër çetnikëve dhe
partizanëve jugosllavë. Në prill të vitit 1945 Xh. Korça del para
gjyqit special, të kryesuem prej Bedri Spahiut dhe Koçi Xoxes, ku
akuzohet si tradhtar dhe si i shitun ndaj Italisë fashiste. Gjatë
debatit gjyqsor Xhevati i thotë trupit gjykues se nëse do të gjenin
edhe nji rresht të vetëm të shkruem apo nji fjalë të thanun pro
fashizmit ai do të pranonte dënimin ma të randë. E kur prokurori e
akuzonte se kishte shpërdorue fondet e fapit, (fonde për arsimin të
Ministrisë së asaj kohe), Xhevat Korça me dokumenta i vërteton se ai
fond ishte përdorë me u dhanë nga nji rrogë të shtueme të gjith
arsimtarëve në Shqipni edhe Kosovë. Prokuror Bedriu atbotë kthehet e i
thotë : E ke bërë që t’i bësh profashistë arsimtarët, i pandehur ! E
Xh.Korça pa e prishë gjakun i kthehet me ironi prokurorit e i thotë :

- Paskeni një konsideratë të lartë për mësuesat
shqiptarë, meqë mendokeni se me një rrogë u korruptuekan dhe ndërrokan
idealet e tyre!

Në përfundim të atij proçesi farsë, gjyqi e dënoi me
vdekje (ishte hera e katërt që dënohej me vdekje, mbasi ma parë e
kishin dënue turqit, grekët dhe austriakët) por ma vonë ja kthej
dënimin në burgim të përjetshëm. Nji bashkëvuejtës i tij kujton sesi në
vitin 1949 Xhevati ndodhej i shtruem në spitalin e burgun së bashku me
nji farë Teme Shehu, kur papritmas shkoi për inspektim nji oficer i
naltë i Sigurimit, i cili i thotë me shpoti:

- Ku jeni o baballarë të kombit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyWed Sep 10, 2008 5:35 pm

Vijon
Përgjegja që mori nga Xhevati ishte kjo:

- Le t’ua lemë historianëve për të gjykuar.

Pa vonue ai u nxor nga infermeria e burgut pa pasë marrë asnji mjekim.

Xh. Korça vuejti në burgun e Burrelit në kushtet mâ
të vështira tue pasë afër si të burgosun Koço Tasin, Vissarion
Xhuvanin, Mihal Zallarin, Sokrat Dodbibën, Gjergj Kokoshin, Salih
Vuçiternin, Sami Bitinckën, Nino Kurtin, Aleksandër Çurçinë, At Pjetër
Mëshkallën, dom Shtjefën Kurtin, Gjon Shllakun, Tefik Mborjen, Hysni
Alimerkon, Tahir Hoxhën, Leonidha Kumen, Qemal Vrionin etj. Përditë
shokët e tij bashkëvuejtësa çonin me batanije me vorrosë tek pema mâ
famëkeqe e rruzullit, tek Qershija e kampit të shfarosjes së Burrelit,
djem e pleq që vdisnin prej torturave dhe prej kushteve të tmerrshme të
atij burgu. Tue vuejt mâ fort moralisht për dënimin e padrejtë dhe për
çka ndodhte jashtë mureve të atij burgu, Xhevat Korça vendosi me i
dhanë fund jetës me anë të nji greve urie. Ishte hera e parë që ndodhte
nji gja e tillë në burgjet komuniste shqiptare. Vendimi i tij ishte i
pakthyeshëm, me anë të kësaj sakrifice ekstreme ai donte me protestue
ndaj padrejtësive dhe ndaj diktaturës së pamëshirshme të instalueme nga
klika terroriste e Enver Hoxhës. Me atë gjest ekstrem ai donte me i
tregue xhelatëve se mbi vetë jetën qindron diçka ma e fuqishme dhe e
paprekshme, qindron integriteti moral i personit, forca e të cilit
përbuz edhe vetë jetën për me dishmue vlerën e madhe të lirisë së
mbrendshme. Miqtë e dashamirët e burgut u përpoqën me ja ndërrue
mendjen por pa sukses. Atëherë vendosën me i kërkue ndihmë At Pjetër
Mëshkallës, i cili gëzonte autoritet të madh në burg. Jezuiti i urtë i
shkoi te dysheku dhe ndër të tjera i tha:

- Xhevat, të lutem mos e humbë shpirtin... hiq dorë!

Me za gati të mekun ai ju përgjegj:

- Padre, kam kujtuar se të kam pasur mik dhe nuk ma
merr mendja që tani, ndërsa unë po vazhdoj rrugën e nisur që të mos
bëhem lodër e komunistëve, ti kërkon të më thyesh. Padres i rrodhën dy
pika lotë, - kujtonte bashkëvuejtësi, avokati Xhevdet Kapshtica, e
puthi dhe u largue. Nji ditë tjetër miqtë e tij provuen me i çue te
dysheku edhe Gjergj Kokoshin, me të cilin ai nuk fliste mbasi e
trajtonte si komunist. Tue i çue Kokoshin miqtë mendonin se ai do ta
konsideronte si nji kërkesë falje dhe do t’i jepte fund grevës së
urisë. Gjergj Kokoshi shkoi pranë tij dhe ndërsa ishte ulë në gjunjë
dhe i jepte dorën, në vend që t’i mbushte mendjen me e lanë grevën, i
tha i mallëngjyem:

- Xhevat, ti po e mbyllë jetën tënde me kapak floriri, hallall të qoftë, se po e bën atë që ne s’e bëjmë dot.

E tue i pasë thanë këto fjalë u largue prej tij me
sytë e mbushun me lotë. Ne tue mos dashtë me justifikue nji akt të
jashtëzakonshëm siç asht vetvrasja, kufizohemi tue thanë se në rasën e
Xhevat Korçës sakrifica ekstreme nuk përban në vetvete nji mënyrë për
me i shpëtue dënimit, por nji mënyrë për me kundërshtue ligjëshmëninë e
atij dënimi e bile ma shumë, për me hedh poshtë ligjëshmëninë e vetë
sistemit komunist shqiptar.

Disa shenjime rreth sprovave të para me karakter filozofik të Xh. Korçës

Deri më sot nuk ekziston nji bibliografi e plotë dhe
as nji përmbledhje e shkrimeve të botuem dhe të pabotuem të Xhevat
Korçës. Gjithsesi tue u mbështetë te kontributet e tija rinore tek e
përkohshmja «Djalëria», e cila botohej në Vjenë prej studentave
shqiptarë mund të krijojmë nji ide rreth formimit dhe rreth
botëkuptimit të tij filozofik. Tek shkrimi me titull «Koha dhe njerëzt
e mëdhenj» (Djalëria, 1920, n. 3) ai ndalet tue analizue tiparet e
gjeniut dhe raportin e tij me bashkëkohësit tue nxjerrë në pah
karakterin pararendës të ideve dhe të mendimit të njerzve të mëdhaj.
Njerzit simbas Xh. Korçës, i cili në këtë analizë ndjek prej afër idetë
e filozofit gjerman Schopenhauer, ndahen në tri kategori. Tue
skematizue mund të themi se në nji anë janë gjenitë, ata që s’i
nënshtrohen kohës në të cilën jetojnë por u hapin udhën brezave të
ardhshëm. Mandej kemi ata që bajnë pjesë aktive në jetën kulturore e
shkencore të kohës por pa mujtë me shtue diçka të re, e në fund
rreshtohen ata që influencohen prej kohës në të cilën jetojnë dhe janë
thjesht instrumente të momentit historik që përjetojnë e nuk kanë nji
kuptim të qartë për veten dhe për epokën e tyne, këta të fundit janë
shumica. Asht interesant fakti se dy figurat e denja për t’u shenjue si
njerz gjenial për ne shqiptarët, janë, simbas Xh. Korçës: Mehmet Pashë
Qypriliu dhe Gjergj Kastrioti. Temës së njerzve të mëdhaj dhe
kontributit të tyne në historinë e kombeve ai do t’i kushtojë edhe nji
artikull tjetër me titull «Otto von Bismarck» (Djalëria, 1920, n. 5) –
ku himnizon largpamësinë politike dhe shpirtin aktiv të shtetarit
prusian, figurën e të cilit ai e nënkupton si të nevojshme edhe për nji
vend si ai i yni. Ndërsa Skënderbeut ai i kushton nji artikull
(Djalëria, 1920, n. 1) përshkrues nga ana historike por që meriton
vemendje mbasi ven në dukje elementin e vullnetit të fortë tek heroi
ynë kombtar, tipar ky themelor i njerzve të mëdhaj që i ndryshojnë
rrjedhën historisë së njerzimit. Ndërsa te shkrimi me titull «Pësimet e
njerzimet» (Djalëria, 1920, n. 2) ndihen të forta notat e pesimizmit
për “drunin e shtrembtë të njerzimit” (I. Kant) dhe për të këqijat e
pashmagnshme që e rrethojnë atë. E vetmja mënyrë për me moderue të
këqijat e kësaj jete, asht mbjellja në shpirtin e njeriut e ndjenjës së
mëshirës, e cila mundet simbas autorit, me drejtue disi rrugën plot
rreziqe ku i takon me u përshkue njeriut të mjerë. Kurse te artikulli
«Mendime mbi Shqipërinë» (Djalëria, 1920, n. Cool djaloshi korçar shpreh
nevojën e nji mbreti mendjendritun për vendin tonë, i cili duhet të
dijë me bashkue dhe plazmue shpirtin tonë kombtar, tue i dhanë nji
trajtë vendimtare edhe vetë shtetit shqiptar – i cili sapo kishte kalue
provën e zjarrmit dhe përpiqej me ba hapat e para në liri. Mbi shtetin
shqiptar dhe nevojën e nji reforme dhe nji kursi të ri në politikën e
tij – ai ndalet edhe te fjalimi i tij me rasën e festës së Pamvarsisë,
fjalim i mbajtun në gjinin e shoqatës së studentave shqiptarë në Vjenë
(shih: Djalëria, 1920, n. 9). Çështja shqiptare dhe nevoja e
organizimit të administratës mbi baza racionale si edhe domosdoshëmija
e nji zyre shtypi me detyrën me i ba të njohtun botës përmes botimeve
në gjuhë të hueja të historisë dhe të vlerave tona – trajtohet te
artikulli me titull «Dy nevoja urdhëruëse» (Djalëria, 1921, n. 10).
Kurse në shkrimin me titull «Shënja përparimi të vertet» (Djalëria,
1921, n. 13) ai vëren me gëzim sesi krijimi i nji shoqate bamirëse të
grave shkodrane për t’i ardhë në ndihmë fatosave që morën armët për me
mbrojtë kufijtë e Shqipnisë asht shenj i zgjimit moral të shoqnisë
shqiptare. Fakti që ndërkaq shembulli i këtyne grave ishte ndjekë
menjiherë prej grave vlonjate, ban që publicisti i ri të ndiejnë
krenari për pjesmarrjen në jetën politke dhe shoqnore të vendit të
grues shqiptare. Ideja se kjo pjesmarrje forcon vetë shoqninë dhe
drejton brezat e ri kah përparimi i jep shpresë pendës së djalit, që
shkruen: «Përvujtërisht e prej thelbit të zemrës përgëzonj zonjat
Shqiptare për veprat e mëdha patriotike, për ndjenjat e nalta atdhesore
si dhe ca më shumë për fletoret që botojn për t’u prie Shqiptareve duke
u kallzue rrugën e kulturimit, detyrën familiare, mënyrën e arësimit të
kalamanjve dhe mbielljen e ndjenjave të nalta e naltësimin e moralit».
Edhe shkrimi me titull «Gruaja» (Djalëria, 1921, n. 14) pasqyron idetë
përparimtare që vlerësojnë rolin e grues në shoqni dhe në familje. Nga
ana tjetër autori konsideron realizimin e grues mbrenda natyrës së vet
e cila përplotson atë të burrit dhe së bashku me të ndërton shoqninë
njerzore. Nderimi për gruen, për misionin dhe për qenjen e saj në
shoqnin njerzore në përgjithsi dhe në atë shqiptare në veçanti mbesin
edhe sot e kësaj dite aktuale, mbasi edhe pse kanë kalue mâ shumë se 80
vjet prej kohës kur asht shkrue ai artikull, grueja shqiptare ende nuk
ka mbërrijt me i pa të njohtuna të drejtat dhe prerogativat e veta
gjinore. Këto janë vetëm disa oroena të përcipta rreth botëkuptimit
filozofik të nji djaloshi 28 vjeçar që mâ s’parit ka luftue me pushkë
në dorë për me mbrojtë vendin e vet e mandej ka dijtë me përdorë edhe
penden për ndriçimin e mendjeve të bashkëkombësave të tij. Me siguri
nji të nesërme kur të njohim edhe pjesën tjetër të shkrimeve të tija të
pabotueme si edhe të atyne që flejnë ndër të përkohshme tjera kemi me
mujtë me dhanë nji gjykim mâ të thellë për formimin e tij dhe për idetë
e tija perëndimore.

***

Xhevat Korça mbetet nji figurë shumë domethanëse në
tribunën politike dhe kulturore të Shqipnisë së shekullit XX. Ai asht
mbi të gjitha nji shembull i qendrimit moral konsekuent që dijti me vu
në jetë mësimet etike të mjeshtrave të mëdhaj të mendimit filozofik
botnor. Kah ana tjetër meritat e tija në lamije të arsimit kombtar e
vendosin atë përkrah figurave tjera të shndritshme që vepruen në
hullinë e etënve të Rilindjes sonë, tue vu gjithmonë në krye të vlerave
atdheun dhe përparimin e tij kulturor, moral dhe material.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyWed Sep 10, 2008 5:37 pm

Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 U1_MarieShllaku-1
Marie Shllaku
Sokolesha Marie Shllaku (1922 - 1946) një “nuse” e vetëflijuar për Shqipërinë etnike


Refleksione rreth librit jetëshkrimor: “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës”, të autorit Tomë Mrijaj

Nga: Klajd Kapinova, New York

Kanë kaluar shumë vite, kur autori, ka hapur skedat
e para, për të hartuar lënden e librit. Vit pas viti, pas ecejakjeve me
avion në rrugëtimin New York - Tiranë, New York - Prishtinë, ka
hulumtuar dhe sistemuar tërë materialin studimor, si një bletë
punëtore, me durim dhe përkujdesje të veçantë. Ai, përpunoi brumin
historik mbi çdo gjë, që lidhet me jetën dhe kontributin e përsonazhes
së vet. Fryt i gjurmimeve, ishin buletinet, gazetat e botuara në
diasporën e ShBA së Evropë, duke konturuar idetë e ndërtuar fizionominë
e plotë të veprës. Studiuesi, grishi historinë e shkurtër të kohës fakt
pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturën e veprës, duke futur në penën e
tij subjektet, që janë plazmor në strukturën e dorëshkrimit, tashmë të
kthyer në një libër jetëshkrimor, për t’a njohur të gjithë lexuesit
mbarëshqiptarë.

E parë në planin e rizgjimit të traditës atdhetare,
trimëresha e zgjuar sypatrembur Marie Shllaku, i përket atij brezi të
patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me atë të popullit
të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka që
patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të
pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të
ligjshme amtare.

Martirët, me madhështinë e stoicizmit të tyre të
gjatë, falë fakteve të reja, që ruan nëna histori, dalin nga
labirinthet e heshtjes në momentin e përshtatshëm, kur populli ka
nevojë më së shumti për ta. Si të tillë, ata së bashku futën në
historinë nacionale në vendin e merituar, pranë librit të madh të
kujtesës dhe mirënjohjes së përhershme popullore.

Libri në fjalë, i autorit Tomë Mrijaj, është një
rreze drite në errësirën e madhe, që ka mbuluar për 60 vjet
historiografinë e figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, që
luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin, për idealin dhe qëllimin
fisnik të të parëve, bashkimin e tërësisë së trojeve etnike shqiptare.

Vepra në fjalë, ka të bëjë me portretizimin e
martires Marie Shllaku dhe fushëveprimtarinë e ekipit bashkëluftëtarë
nacionalistë, të dalluar në Shqipërinë e Veriut, në mesin e shek. XX.

Shumë familje e katunde të Kosovës, u dogjën me
themel nga forcat e të ashtëquajtura partizane. U vranë e masakruan, me
qindra njerëz të pafajshëm, luftëtarë të lirisë. Antarët e familjeve të
tyre, u ekzekutuan, vetëm pse luftonin komunizmin dhe regjimin
kolonizues të Serbisë. Nisën të vriteshin një nga një me kurthe e
trathti, prijësit e çetave atdhetare, burra, gra, pleq e shumë fëmijë,
për të zhdukur gjithsesi gjurmët e krimit vllavrasës, në emër të një
ideologjie boshe, të importuar nga stepat e Siberisë bolshevike askohe.


Krimet në fjalë, ishin të studiuara me kujdes nga
xhelatët sllavo - shqiptarë, në mënyrë, që historia të mos kishte
dëshmitarë të masakrave të kryera ditën për diell, në emër gjoja të
“pushtetit popullor”.

Duke e parë veprimin gjakësor të komunistëve, çetat
nacionaliste, filluan të lidheshin më shumë me njeri - tjetrin, duke
bashkëpunuar ngushtë politikisht e ushtarakisht. Dhe më së miri, këto
shembuj, i risjell të freskëta autori, duke u mbështetur në burimet e
kohës, literaturën e pasur, që ka dalur në qarkullim vitet e fundit dhe
është botuar, nën kujdesin e studiuesve të rinj seriozë.

Pasi u pushtua e u aneksua Kosova më 1945, dhe pasi
u ngrit muri më makabër i ndarjes ndërmjet shqiptarëve, regjimi i
juntës ushtarake serbe, nuk kurseu asgjë, për t’a terrorizuar,
masakruar, përndjekur dhe asgjësuar popullsinë e pafajshme shqiptare,
që u robërua nga kjo makinë shfarosëse dhe shpesh me ndihmen e
ingranazheve puthadorë e lajkatarë, për fat të keq shqiptarë. Në këto
rrethana të reja të krijuara, shqiptarët fituan një status inferior, në
krahasim me republikat dhe me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Përkundrejt gjendjes së re, popullsia autoktone e
dardanëve, çdo orë, ditë, muaj e vite, kishte grumbulluar një lëmsh të
madh zemërimi të natyrshëm. Ata, u rilindën dhe nisën të organizojnë
lëvizje, protesta, revolta të organizuara e spontane dhe filluan t’a
shprehin në mënyra të ndryshme organizimi. Populli u hodh në
kryengritje, por mercenarët komunistë të Titos i shtypën me gjak. Nga
një luftë e hapur patriotike, u detyruan, të ndryshojnë taktikë, duke
kaluar në ilegalitet. Ata formojnë organizata politike, me përmbajtje
të shëndoshë patriotike, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Një nga organizatat e rezistencës antikomuniste, që
bëri bujë asokohe, është Organizata Nacional Demokratike Shqiptare
(ONDSh), në Kosovë, Maqedoni dhe degë në vise të tjera shqiptare në
Jugosllavi, në gjirin e së cilës, bënte pjesë vajza e re Marie Shllaku.


Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 U1_MarieShllakuPopulli
shqiptar, ka një histori shumë të trazuar, e cila, ka kaluar nëpër
kapërcej të ndryshëm kohorë. Këtë histori e përshkojnë momente të
hidhura të jetës dhe të veprave të shqiptarëve. Përkushtimi ndaj
nacionalistëve martirë të nacionit, përbën një detyrim, për çdo pendë,
që të përcjell me përkushtim brëndinë e ngjarjeve historike, duke
zbardhur figurën e pastër e të pasur atdhetare të Marie Shllakut, që
sakrifikoi çdo gjë, për të bërë nacionin e vet të pavdekshëm dhe
nacioni si shpagim e nderon, duke e bërë atë të përjetshme.

Në këtë aspekt, libri hedh dritë, mbi veprimtarinë e
vajzës shkodrane, që jetën ia fali në lulen e rinisë Kosovës martire,
duke pasur në mendje e zemër emblemen e rezistencës, kundër ballinës së
përbashkët komuniste të ashtëquajtur partizan shqiptaro - sllav. Ishte
një vizionare e kulturuar, për një të ardhme demokratike, sikurse shumë
shtete të Evropës Perëndimore dhe i vinte keq, kur shihte çdo ditë, se
ku ishte katandisur atdheu i saj, nën kthetrat komuniste.

Libri dhe lufta, për vlera të vërteta demokratike,
që burojnë nga këto dituri të shkruara, ishin bashkëudhëtare të Maries.
Kishte një pasion e vullnet të madh për librat, dashuri dhe respekt,
për çdo vlerë kulturore, të cilën përpiqej të merrte sa më shumë që të
ishte e mundur. Shpesh, iu desh të sakrifikonte nga dëshirat dhe
gëzimet rinore, për të realizuar qëllimin, që i kishte vënë vetes, të
shkollohej dhe t’i shërbente Atdheut më shumë me dijet e saj
perëndimore.

Tharmi atdhetar e ndjeshmëria nacionale, ka qenë
model për kohën dhe një shembull pozitiv për brezat e sotshëm në Kosovë
e Shqipëri. Maria, e tregoi me jetën e saj, se ç’kulturë atdhetare
kishte zotëruar deri në ato vite dhe sa e si i shërbei mëmëdheut, duke
dhuruar jetën, në moshën më të bukur të rinisë.

Ndërkohë, ky element patriotësh të flaktë, përmes
odiseve të çuditshme, plot ngjarje të mbushur me ngarkesë luftrash dhe
vështirësish në jetën e vështirë të maleve në çdo stinë të vitit, ka
shpërfillur e përballuar me po aq çudi të jashtëzakonshme ekspeditat
sllavokomuniste shfarosëse të stilit mesjetar, të zjarrit e të hekurit,
skamjen, terrin, vuajtjen. Rrethimet e shpeshta hermetike, kalitën
heroizmin, përballuan eliminimin e tyre fizik, shpërbërjen njerëzore,
në keqtrajtimin dhe internimin e familjeve të trimave të lirisë, për të
vetmin “faj”, pse luftuan kundër sllavëve e komunizmit.

Zëri dhe vepra e Maries, shërbei si lëndë e parë, në
fillim të shek. XXI, për jetëshkrimorin, që të rreshtoj dëshmi
tronditëse, refleksione e vlerësime historike, të cilat jepen me një
përkujdesje serioze dhe përshkrim rrënqethës në libër.

Maria, ishte e mbeti një zë i fuqishëm, kundër
dhunës, praktikimit të metodave të pushtetit të diktaturës. Me
shembullin pozitiv, është një dëshmi e këngë krenarie e rezistencës,
mbijetesës dhe vitalitetit të forcave nacionaliste, që refuzuan
pandërprerë pushtetin e juntës komuniste, që po hidhte me shpejtësi
rrënjën e farës së keqe. Patriotët e lirisë e Shqipërisë etnike,
ekzistencën e tyre e mbështetën vetëm në vlerat e pastra dhe të larta
morale, të traditës së kulluar nacionaliste.

Autori Mrijaj, rrëfen fatin e përsonazhit kryesorë,
kohën kur janë zhvilluar ngjarjet, duke dhënë me një gjuhë e stil të
thjeshtë fatet njerëzore, në luftën e mbijetesës mbinjerëzore, në kohën
më të egër të komunizmit në Shqipëri e Kosovë.

Jetëshkrimi i martires së pushkatuar, plotëson shumë
zbrazëti, zbulon gjëra të mbuluara dhe njëkohsisht arrin të qortojë
shumë gjëra të shkruara keq, veçanërisht në vitet e diktaturës
komuniste, ku, historiografia zyrtare abuzive në Kosovë e trungun amë,
e kishte kthyer në normë tjetërsimin e të vërtetave historike dhe rasti
i çetave nacionaliste antiserbo - komuniste, ishte forma më e dukshme e
këtij deformimi.

Ky botim, nga një autor në diasporën shqiptaro -
amerikane, përbën një kontribut të ri, në sqarimin e disa momenteve me
peshë historike, në çuarjen më përpara të mendimit tonë historik, sa i
përket studimit të nacionalizmës përparimtare shqiptare, si dhe
problemeve të tjera historike, që lidhen me figurën historike të
atdhetares së pushkatuar nga sllavokomunistët.

Kanë kaluar 58 vjet, për të cilën bëhet fjalë në
libër, por kujtesa e historisë, arkivat dhe dëshmitë e rrëfimtarëve
bashkëluftëtarë s’është dobësuar. Komunistët dhe mercenarët e tyre,
menduan, se i kanë zhdukur të gjitha, por në fakt në zemrat e brejtura,
kanë qëndruar të fjetura ngjarjet dhe episodet, që pas viteve 1990,
bënë të mundur të ndërtohet ky libër dhe gradualisht të rishkruhet
historia, sipas dokumenteve e fakteve autentike.

Episodet dhe jeta përshkruhet dora - dorës, duke
fituar përmasat e një arkivi të gjallë. Ndodhitë, zënë pikënisje në
qytetin e Shkodrës, ku, lindi dhe u edukua në fëmijëri Maria. Secila
prej tyre, fiton mëvetësinë e të ekzistuarit, në një kohë të caktuar
dhe me peshë të dukshme pikëzohen në atë kohë në Shqipëri e Kosovë.

Përmbajtja, është e larmishme dhe me tituj joshës,
për t’a lexuar deri në fund me endje. Autori, në vështrimin konceptual,
me një logjikë të natyrshme dhe në lidhje kompakte e ka trajtuar veprën
e vet, kushtuar nacionalistes më të re (e vetme, si femër në 55 çeta
nacionaliste, që vepronin me pushkë në dorë në Kosovë), si një pjesë e
tërë dhe jo në kapituj veçmas.

Rrëfimi fillon me një përshkrim të qytetit të lashtë
Shkodrën, të njohur për vlerat kulturore të hershme dhe cilësore në të
gjithë Ilirinë, periudhën e ndritur të Arbërisë dhe kudo sot në trojet
etnike shqiptare. I zhytur në leximin e stilit narrativ të autorit,
natyrshëm përfshihesh në pjesën interesante me titull: “Shkodra dhe
bija e saj”. Ndryshe lexuesi, mund te mendoj, se ne ç’truall të begatë
u rrit dhe u edukua bija e qytetit antik. Të gjitha këto mirësi të
vendlindjes, i ndiente në frymëzimin e shpirtit të saj fëmija, që çdo
gjë, do t’a mësonte nga stërgjyshërit, nëna e babai, gjatë ditëve të
ftohta të dimrit, pranë zjarrit dhe sofrës karakteristike bujare
shkodrane.

Komunistët me të ardhur dhunshëm në pushtet, filluan
përsekutimin sistematik, kundër krenarisë, fisnikërisë e diturisë të
mijëra intelektualëve qytetarë shkodranë, klerikëve katolikë, duke e
kthyer qytetin në një katakomb, truall martirizimi.

Shkodra, u bë epiqendra e rezistencës antikomuniste,
ku, për idealet e larta të lirisë dhe demokracisë, flijuan jetën shumë
martir të fesë e atdheut. U mbyllën shkollat private, u konfiskuan
pasuritë e tundshme dhe të patundshme. Në qytetin e Shkodrës në vitin
1947 u hapën 12 burgje, për të mbajtur në qelitë e ftohta bijtë më të
mirë të qytetit të lashtë, duke iu nënshtruar hetuesisë, torturave
çnjerëzore, pushkatimit me radhë e pa radhë dhe me vdekje misterioze të
organizuar nga forcat partizane dhe Sigurimi i Shtetit, qe po linde me
gjak dhe mbi kufomat e pafajshme te popullit. U dogjën ose ua dhanë
peshqesh jugosllavëve të gjitha librat e rrallë, që ndodheshin në
Kuvendet e Urdhërave Katolike (60.000 ekzemplarë e shumë prej tyre
antikuare origjinale në Shqipni) dhe shtëpitë e zotnive kulturdashës të
qytetit.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyWed Sep 10, 2008 5:37 pm

Diktatura, e cilësoi qytetin e banorët e tij, si
“qendër reaksionare, trathtarë, bashkëpunëtorë të Vatikanit, CIA-s,
UDB-së, KGB-së, agjentë të Kinës, etj.”, duke e burgosur, torturuar,
internuar, privuar nga çdo e drejtë njerëzore, keqtrajtuar pa mëshirë.
Diferencimi filloi më 28 nëntor 1944 dhe vijon sot, në mënyrë të hapur
apo të kamufluar, mbasi shpirti dhe geni i zgjuarësisë, i kulturës së
trashëguar, shihet si rrezik për të gjithë ata, që i shtuan kalvarin e
vuajtjeve dje e sot...

Shkodra dhe bija martire Marie Shllaku (1922-1946),
gjithnjë është dalluar, për vlerat e mëdha të nacionalizmit shqiptar,
duke qenë një zonjë e rëndë dhe burrat e dheut e thirrshin Shkodërloca.
Në këto lagje rrugica shekullore, janë rritur dhe edukuar, pranë votrës
karakteristike shkodrane, fëmijët në djep, që nënat e tyre u jepnin
qumështin e gjirit, ashtu sikurse thotë legjenda e lashtë e kështjellës
Rozafa.

Marie Shllaku, ishte pjesë e qytetit, që ruante në
gjirin e saj historinë e lavdishme mijëravjeçare, pikërisht atëherë,
ku, shumë qytete të Shqipërisë jetonin fazën e embrionit të tyre. Zoti
e natyra, kishte shtrirë me kohë dorën e saj bujare, në drejtim të
qytetit, që si shpërblim i dhuroi atdheut bijtë më të mirë,
intelektualë solidë, njerëz me erudicion dhe vizion të pastër
atdhetarë, burra të pushkës e pendës, prijës të aftë e martir, që zunë
fill qysh nga lashtësia e Gentit dhe Teutes së famshme…

Për te, vendlindja ishte çdo pëllëmbë toke
shqiptare, njëlloj si Shkodra, që në dritë e qiti dhe ndoshta më tepër
e deshti Drenica. Maria e përshkoi Kosovën anembanë, në fusha e në
male, në qytet e fshatra dhe gjithnjë ndjente kënaqësi, kur ishte mes
bjeshkëve të bukura të Kosovës, lumenjëve që gurgullojnë me bardhësinë
e tyre, pyjet që harlisen në shpatet e maleve, që herë herë mbulohen me
dëborën e re të dimrit të ashpër. Bashkëpunoi me Legalitetin, Ballin
Kombëtar dhe me të gjithë ato forca përparimtare shqiptare, që ishin
përkushtuar për Shqipërinë etnike, një shembull ideal sot, për secilin
prej nesh.

Faktet, analiza e argumenteve zbardhen dhe shfaqen,
për herë të parë, në pjesët e qëlluara shkrimore, por shumë
kuptimplote: “Familja Shllaku dhe historia”, “Kosova dhe Marie
Shllaku”, “Nacionalisti ing. Xhafer Deva zbuloi dhe përkrahu
talentin e Maries”, “Profesor Ymer Berisha udhëheqës e martir i
Kosovës”, “Shokët antikomunist kujtojnë Marien”, “Maria në Kuvendin e
Dobërdolit”, “Beteja e qelisë së Siçevës 12 shtator 1945”, “Maria
aktive në Kuvendin e Drenicës”, “Martiria shkodrane në luftën e
Drenicës”, “Shtypi i kohës flet për pushkatimet”, “Nxënësia e Fishtës e
priti me qetësi pretencën e vdekjes”, “Maria dhe ONDSh”, “Krijimi i
Organizatës Patriotike “Besa Kombëtare” dhe Maria aktiviste”, “Marie
Shllaku bashkëpunëtore e shumë organizatave nacionaliste në mal”,
“Maria në Mat’hauz - en dhe Aushvic - in e Jugosllavisë komuniste”,
“Heroina për 50 vjet e lënë në harresë”, “Një histori të dhimbshme, por
krenare shqiptare”, “Maria dhe historia që do të flasë përsëri”, “Një
përmendore e pavdekshme për Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”, “Me
histori në dorë”, etj.

E gjithë jetëshkrimi, ndjehet i freskët nga rrëfimet
e bashkëkohësve dhe shoqërohet me shënime historike, për
bashkëluftëtarët e përsonazhes, një literaturë e pasur të hulumtuar në
Kosovë, Shkodër, Tiranë e ShBA.

Me pushtimin e Kosovës nga ushtritë serbo -
malazeze, më 1912, populli shqiptar ra nën zgjedhën e një shtypësi të
ri. Aneksimi i trojeve shqiptare, i sanksionuar nga Konferenca e
Ambasadorëve në Londër më 1913, u shoqërua me vendosjen e një regjimi
të egër të shtypjes dhe gjenocidit.

Pozita e Jugosllavisë, nën Mbretërinë Jugosllave
ishte e konsoliduar. Kjo kishte ardhur menjëherë, pas përfundimit të
Luftës së Parë Botërore. Pra, kemi në këtë rast një kontuinim të
mbretërisë jugosllave, ku, brenda tyre padrejtësisht ishin përfshirë
një pjesë e konsiderueshme e trojeve shqiptare. Pas përsekutimit dhe
masakrimit fizik në kohën e sundimit të Aleksandrit, shqiptarët e
Kosovës, provuan në kurrizin e vet masakrimin në masë, menjëherë pas
“çlirimit” të Jugosllavisë. Vrasjet masive u kryen nga repartet e
ushtrisë popullore çlirimtare të Jugosllavisë të kryesuar në Kosovë nga
marsha e direkte e Marshallit Tito, i plotëfuqishmi asokohe Fadil Hoxha
me company, me të cilat do të bashkohen më vonë brigadat partizane të
drejtuar për masakra nga komandantet Shefqet Peçi, Shaban Haxhia dhe
komisar politik Ramiz Alia të nënës Shqipëri me urdhër direkt të Enver
Hoxhës. Në emër të nënës apo “memëdheut”, ata vranë bijtë më të mirë të
shqipes në trojet etnike shqiptare, për t’i hyrë në zemër
sllavokomunistëve të Titos.

Në situatën e rëndë të krijuar, gjendja nacionale,
sociale, ekonomike e popullit shqiptar erdhi duke u ashpërsuar.
Shqiptarët qenë kësisoj një ndër popujt më të diskriminuar dhe të
shtypur në të gjithë të ashtëquajturën Mbretëri Jugosllave.

Me ardhjen e Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste
në Kosovë (1939 - 1944), kufiri shqiptaro - shqiptar, midis trojeve
shqiptare, në pjesën veriperëndimore të Kosovës ishte i lirë. Tashmë,
shqiptarët e ndarë padrejtësisht, qysh prej vitit 1913 nga Fuqitë e
Mëdha, filluan të lëvizin lirshëm në të dy anët e përbashkëta të
nacionit arbëror. Sigurisht, ky veprim i rrëzimit të “murit”
artificial, ishte një nxitje, për zhvillim të trevave shqiptare, por
nga shovinistët sllavë nuk shihej me sy të mirë.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në vend që të
zgjidhte problemin e fillimshekullit XX, e thelloi më shumë trathtinë,
që vetë udhëheqësit e PK të Shqipërisë, kishin bërë në bashkëpunim me
shqiptarët mercenarët besnikë të Serbisë. Ata bënë aktin më të rëndë,
duke e lënë Kosovën nën morsën shtypëse të kolonizatorëve barbarë.
Fakti, që nga viti 1944 - 1990, ku, shqiptarët ishin të pushtuar e
përligjë trathtinë e regjimit të polpotit të kuq sadist Enver Hoxhës
(Kujtojmë, se në Kamborxhia diktatori Polpot vrau 2.000.000
bashkëkombas kamborxhian nga 7.000.000 banorë që asokohe kishte vendi,
që mendonin ndryshe nga regjimi i tij dhe u fut në enciklopedinë e
krimeve komuniste botërore kundër njerëzimit, shënimi im K. K.) dhe më
kot mundohen pseudohistorianët komunistë të shfajësojnë Enver Hoxhën
dhe regjimin e tij.

Ka qenë pikërisht ky regjim, që ka dorëzuar me dorën
e vet kasapit të Ballkanit gjatë 50 viteve me mijëra vëllezër kosovarë
(Masakra e Tivarit me 4.500 shqiptarë të masakruar ditën për diell),
mbushën burgjet e Burrelit, Spaçit, etj. dhe në kampet e përqendrimit
në shtetin amë burg... Dhe për këto fakte shiko vargun e gjatë të
listave në gazetat: “Pishtari” (Shkodër), “Liria” (Tiranë) etj., të
Shoqatës së ish - Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shënimi im
K.K.), që kishin ikur nga vendlindja, për t’i shpëtuar masakrave, por
janë trathtuar nga komunistët e Tiranës së kuqe zyrtare, që kishin
dashuri të pakufi për Titon. Vetë E. Hoxha, (administrata,
institucionet shtetërore e shkollat), në zyrën e vet ka mbajtur
portretin e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit.

Diktatori antishqiptar, e pllakosi përtokë krenarinë
e shqiptarit si individ e komb, mëvetësinë e tij, në mënyrën e të
menduarit e të jetuarit, me projektin makabër të krijimit të “njeriut
të ri” (një ibrit eksperimental), kryekreje sipas modelit të komunizmit
ruso - kinez, ka bërë që edhe sot disa njerëz të konsumojnë dollarin në
ShBA, euro-n në Kosovë e Shqipëri, për ta blerë “artin”, që i këndon
largkjoftit. Ai, pas vetës ka lënë Shqipërinë një “kopsht me lule”
(katrahurë), me kujtimet e errëta për Burrelin, Spaçin, Ballshin, etj.,
dhe me qindra kampe internimi ne të gjithë atdheun, duke thithur si
ushujzat gjakun e popullit të vet për 5 dhjetëvjeçarë me radhë. Eshtë
pikërisht ai, që e vari, kryqëzoi dhe katandisi shtetin shqiptar në
ishull kubanez (xhungël) dhe në varfëri të tejskajshme, pasojat e së
cilës ndihen ende sot...

Duhet vënë në dukje, se figura e Maries, nuk mund
të kuptohet e shkëputur nga dëmi, që regjimi i Tiranës i ka bërë
çështjeve të trojeve etnike shqiptare, duke i detyruar nacionalistët të
rrokin armët, kundër sllavëve dhe trathtisë shqiptare.

Në politikën negative të jashtme, që luante Tirana
zyrtare e të vetëquajturit “gjeneral” Enver Hoxha, ishte çasti
antishqiptar, kur zyrtarët amerikanë e pyetën, se cili do të ishte
reagimi juaj, fjala vjen, sikur Shqipëria të kërkonte, që të futej
çështja e Kosovës në rendin e ditës të Konferencës së Paqes? A nuk do
të mendonit ju, se të paktën, ju gëzoni të drejtën, që pretendimi i
juaj të diskutohet dhe të studiohej? I shtangur nga kjo analogji e
papritur, Enver Hoxha përgjigjet, se: “Analogjia e juaj nuk qendron,
sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavisë, për
Rajonin e Kosovës”. Tashmë Shqipëria, do të kishte padronë të rinj
jugosllavët e Titos dhe sovjetikët e Stalinit. Mendoj se s’ka nevoj për
koment.

Ajo që e bën më interesant këtë episod historik,
është se tani, Shqipëria ndodhej para një realiteti, ku, Beogradi
nëpërmjet një varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me
aksione të përbashkëta, kishte hartuar një program të barabartë, për
unifikimin e çmimeve dhe kishte filluar bisedimet për bashkimin
doganor, unifikimin monetar etj. Gjuha cilirike serbo - kroate, ishte
futur në shkollë. Sipas planit jugosllav, Shqipëria, do të ishte
furnizuesja e saj me lëndë të para dhe shumë shpejt, ajo do të bëhej
republikë e saj e shtatë... Kjo tashmë nuk është fshehur as nga vetë
jugosllavët, që thonë se asokohe ia hodhëm Shqipërisë “motër”!!!

Libri, futet ndër ato botime të vlerave të përveçme
dhe njëkohsisht del nga rrethi vicioz, ku, shpesh humbin shkrime të
llojit të kujtimeve. Historia mbetet në rend të parë, ku, qendrushmëria
e të dhënave dhe fakteve, i hapin hapësirë pasurimit të biografisë së
shkodranes Marie Shllaku, duke e ndihmuar në rizgjimin e historisë.

Mund të thuhet, se jetëshrimi i deritashëm në fjalë
sjell një drejtpeshim në vlerësimin objektiv të figurës së vajzës së re
martire.

Ajo mbeti një femër legjendare, me tradita të thella
atdhetare, një nacionaliste e ndërgjeshme. U ndal në Kosovë, me
vullnetin e saj shpirtëror, për të vdekur si patriote e trojeve të
përgjakura të Kosovës.

Autori, orientohet drejtë në kohë, duke e parë
martiren e flijuar, për ideale të shenjta atdhetare, si një figurë
realisht historike, i shmanget natyrshëm mitizimit, d.m.th., ai e
çmitizon atë, e bën qënie të prekshme, me trup dhe frymë, duke
demostruar kësisoj një shembull të jetësuar, me punë hulumtuese e
shkrimore serioze.

Historia, ende ka për të thënë e shkruar, për këtë
përsonalitet historik në të ardhmen, mbasi ka lënë gjurmë të
pashlyeshme, në vetëdijen e popullit tonë dhe si e tillë përkujtohet me
krenari dhe respekt të veçantë, si qytetare nderi e trojeve etnike
shqiptare.

Botimi i librit është mundësuar nga cifti i ri i
porsamartuar, avokati shqiptaro - amerikan z. Nikollë Gjelaj me
bashkëshorten e tij Ardiana Gjelaj (Mrijaj), që të prekur thellë nga
historia tragjike e vajzës së bukur dhe shumë trimëreshë Marie Shllaku,
shprehën dëshirën të sponzorizojnë librin kushtuar heroinës së
pamposhtur. Martiria shkodrane, ëndërroj në vajzërinë e saj që të bëhej
nuse, por ajo zgjodhi si dhëndërr interesat e larta të Atdheut, duke
privuar vetvetën nga dita e nusërisë.

Libri me 3000 ekzemplarë, është botuar në New York
dhe ka 218 faqe ne disa foto, që botohen për herë të parë. Kopertinat
janë realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetës
“Illyria” Berat Gashi, ndërsa lektorimi është bërë nga profesori i
Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Dr. Fran Luli, recensent
profesori i Historisë z. Nue Oroshi, konsulent studiuesi i mirënjohur
dhe botuesi i shumë librave jetëshkrimor e artistik z. Jetish Kadishani
dhe në kompjuer Donika Mrijaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptyWed Sep 10, 2008 5:52 pm

Baki Ymeri: Xhelal Gjura, legjenda e pavdekshme e Sharrit





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 U1_XhelalGjura
Xhelal Gjura
Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë


Xhelal Gjura, legjenda e pavdekshme e Sharrit

Xhelal Gjura i admironte armët, mbante
koleksion armësh në apartamentin e tij në Tiranë, dhe e sfidonte me
trimëri djallëzinë e shërbimeve të fshehta jugosllave. Në bazë të
informative të tij, në Shqipëri ekzistonte plani shqiptar për çlirimin
e trojeve etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm më
1981, kur mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe.


Nga Baki Ymeri

Thonë
se në krahasim me gratë, burri ka vokacionin e heroit. Ata janë heronj
të ideve të mëdha, dhe emri i heroit ngjitet deri në qiell, thuajse
burri i përket Qiellit, ndërsa gruaja Dheut. Kështu thonë të tjerët,
ndërsa në themi se shqiptarët shquhen edhe me heroina, siç shquhen
francezët apo popujt e tjerë. Edhpse kishte ide të majta, gjë që
justifikohej në kohën e tij, Xhelal Gjura mbetet një nga heronjtë më të
dashur të malësisë së Sharrit. Rezistenca e tij në zemër të Sharrit i
mahniste miqët dhe armiqët. Ata që e ndiqnin konstatonin se shqiptarët
dine ta mbrojnë me guxim dheun e vet. Xhelal Gjura, u lind në
Shipkovicë (1927) dhe vdiq në Tiranë (1976). Ishte aktivist i paepur
për çështjen e arsimit shqip. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në
Shkup kreu medresen e madhe trevjeçare (gjatë viteve 1939-1941). Gjatë
viteve 1942-1945, Xhelali kreu me sukses Normalen në Prishtinë. Pas
këtyre viteve, si student me korrespondencë, arrin të kryejë Shkollën e
Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Për shkak të aktiviteteve të dendura
politike, duke qenë përherë në shërbim të shqiptarizmit, detyrohet të
arratiset në Shqipëri, në vitin 1951. Gjatë viteve 1951-1954, arrin të
kryejë Fakultetin Juridik në Tiranë. Një kohë të gjatë ushtron
aktivitete diplomatike, duke qenë gjatë viteve 1960-1966 atashe i
Ambasadës së Shqipërisë në Kinë. Më vonë punon si profesor në
Universitetin e Tiranës, ku edhe i janë botuar dy vepra shkencore për
përvetësimin e gjuhës serbokroate. Një pjesë të jetës dhe veprës së tij
e të Sadudin Gjurës e ka ndriçuar për herë të parë Flaka e Shkupit, si
dhe revista elektronike e Idriz Hamzait, www.shipkovica.com,
ndërsa burimet elementare lidhur me prezentimin e tij e të kushëririt
të tij, i huazuam nga monografia e Shoqatës së Pedagogëve Shqiptarë të
Tetovës "Veteranët e arsimit shqip në Tetovë e rrethinë prej vitit
1940-1960", që u botua në gusht të vitit 2000, në Tetovë, vepër e
sponsorizuar nga Kuvendi i Komunës së Tetovës.

Ndjekja e Xhelali nëpër malet dhe bjeshkët e Sharrit

Xhelal Gjura i admironte armët, mbante koleksion
armësh në apartamentin e tij në Tiranë, dhe e sfidonte me trimëri
djallëzinë e shërbimeve të fshehta jugosllave. Në bazë të informative
të tij, në Shqipëri ekzistonte plani shqiptar për çlirimin e trojeve
etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm më 1981, kur
mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe. Sipas Anila Lelit (Rilindja, 30
gusht 2000), në Shqipëri ka ekzistuar realisht një plan lufte për
çlirimin e trojeve shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia. “Lidhur me
këtë janë shprehur dy prej titullarëve më të lartë të Ministrisë së
Mbrojtjes. Veli Llakaj, ish/shefi I Shtatmadhorisë së Ushtrisë
Shqiptare gjatë viteve 1975/1962, në një intervistë dhënë një të
përditshme shqiptare, pohon se “Me porosi të Enver Hoxhës, nën
drejtimin e Mehmet Shehut, bashkë me një nga zëvendësministrat e
mbrojtjes, u ngarkaum që të hartojmë një plan për të çliruar jo vetëm
Kosovën, port ë gjitha trojet shqiptare të pushtuara deri atëherë nga
Jugosllavia. Ishte një detyrë serioze përpara së cilës duhej të mateshe
mire, t’i peshoje mirë gjërat, një detyrë e padëgjuar deri atëherë, por
jo e paimagjinueshme përderisa një pjesë e trojeve tona ishin të
pushtuara padrejtësisht. (…). Ishin marrë masa të rrepta për ruajtjen e
fshehtësisë së veprimeve dhe drejtimin e fshehtë të trupave. Gjithsej
për këtë operacion ishin planifikuar 500.000 trupa reserve, veç
rezervave të tjera në Shqipëri, por edhe 300.000 të tjera në Kosovë,
ndërsa në vise të tjera më pak”. Kontributi i Xhelal Gjurës për hedhjen
e idesë së këtij plani është i jashtëzakonshëm.
Ishte verë e vitit
1952. Xhelali me shokët e vet kish kaluar kufirin shqiptar dhe
qëndronte diku në bjeshkët e Sharrit, tejmatanë brigjeve të Kodrës së
Diellit. Kalon Islami Nazifit nga Liseci dhe ua tregon rrugën nga mund
të arratisen, që të mos bien viktimë e ptarullës jugosllave. Kur
arritën te Mali Karaxhës, u lulën në një lëndinë për ta shuar urinë.
Kalon andejpari me kalin me drurë Hazizi Nazifit dhe i sheh
“diverzantët” shqiptarë. Xhelali e përqafon dhe i thotë: “Kur të arrish
në katund, trego se na ke parë!”. Mirëpo, aty pranë kish ndodhur
patrulla e policisë jugosllave, e cila posa i kish parë i kishte
sulmuar. Fillon një dyluftim i ashpër, porsi në kohën e betejave
partizane. Krismat e prishën qetësinë e mbrëmjes. Gjithë natën
angazhohen forca ushtarako-policore nga Tetova e Popa Shapka (sot Kodra
e Diellit). Sipas urdhërave indirekte të UDB-ës, ato i shoqërojnë edhe
civilë të shumtë nga fshatrat përrreth. U mbushën malet me ndjekës të
mashtruar për ta zënë “meteorin” e pakapur. Ishte koha kur perëndonte
vera, vjente vjeshta dhe korreshin thekrat në Stanabara. Pas gjëmimeve
në Malin e Karaxhës, të nesërmen herët në mëngjez, forcat policore e
zbulojnë një viktimë: Havzi Toplicën. Kufoma e pafajshme i ekspozohet
dhunës policore. Prej atje e sjellin në mes të fshatit, ku edhe aty i
ekspozohet dhunës policore. Thonë se përgjatë varrosjes së saj, policia
sllave i detyron fshatarët ta mbushin varrin me therra, e pastaj ta
hedhin kufomën mbi to.
Emri i Xhelal Gjurës ndërlidhet me burimet
historike të shqiptarizmit. Emrin e tij na e ripërkujtoi kushëriri i
tij, Xhema, një nga luftëtarët e panumërt të lirsië. Xhelali ishte mik
i ngushtë i Iljaz Kamberit. Ndjekja e e tij nëpër malet dhe bjeshkët e
Sharrit vazhdon edhe disa ditë më vonë. Ai ndiqej, madje edhe fushave
të Shipkovicës, në Fushë të Madhe, rrugës së Dërvenit, te Hani Halimit,
në Marko Livadhe, arrave përrreth fshattit, në Livadh të Madh,
shpatijeve të Ballbajës, në Bigur, në stane e në bjeshkë. Këto ndjekje
vazhdojnë disa ditë me rradhë. Ndjekja që u zhvillua të nesërmen ka
qenë aq e madhe saqë saqë i nxorri nga strofulla e vet edhe egërsirat e
malit, krejt lepujt, derrat, vjedhullat, ujqit, thuajse ka ndodhur
ndonjë kataklizmë. Nuk është e hijshme të flas për vete, shton
Nexhbedin Nezir Voka, por në vendin e quajtur Puçovllaz, një kope
derrash deshi të më përbijë me gjithë kalin që kisha. E krejt kjo u
shndërrua në përfolje dhe qarje hallesh se çka do të ndërmarrë pushteti
më tutje. Por dikurë, pas disa ditësh, çdo gjë ra në rrjedhën normale,
ndërsa fshatit iu shtua edhe një element i ri i biografisë së tij
politike.

Kushtuar Xhelal Gjurës


Veç putra ujqërish mbi dëborën e trashë
As këmbë malësori, as sopata, as sakica
Po , kush është ai burrë që po ecën i vetëm?
- E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!

Ç’e ka atë zemër të bardhë , si kjo borë
Dhe ecën mes malesh i bukur dhe trim
Dhe vdekja kërkon t’ia puthë gjoksin e leshtë
Dhe vdekjes i thotë : “Më thonë Xheladin!”

Me vete s’mban plumba ky burr i përmalluar
Ka libra, revista dhe një mall të pafund
Të gjallë kërkon që ta pjekë UDB ja
Kërkon qiell e dhe, nuk e kapë dot askund

O, Malet e Sharrit, sa borë paski sot
Sa sy udbashësh që shohin përanë!...
Me opinga malësori kërkon një kasolle
Shqiponja e Sharrit që vjen nga Tirana

Ç’është ky xham që troket në mesnatë
“Kam ardhë të të puth e të ik prap, moj nanë”
“ Kush je ti, oj hije, që nanë më thërret mua?”
“ Po jam Xheladini, moj nanë, nga Tirana!”

Dhe dita agon, dhe laku shtërngohet
Dhe urdhëra xhindosur po jep gospodari
Po Xheladin Gjurën s’e kapin dot plumbat
Nuk kapet e gjallë, more, Shqiponja e Sharrit

“Bllokoni kufirin!”, buçet gospodari
Por trimi tash kafe po pi mes Tiranës
Kur nata vjen , Sharri e ka Xhelën pranë
Tek qeshë aq bukur në fytyrën e hanës.

Riza Lahi (Tiranë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptySat Sep 13, 2008 11:30 pm

Azem Hajdarit pas dhjetë vjetësh i jepet titulli “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 U1_aze12
Presidenti Topi pas ceremonisë së dekorimit të Azem Hajdarit (pas vdekjes) me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Nga Armand Maho


Kanë kaluar dhjetë vjet tashmë. Shumë ujëra kanë rrjedhur, politika nuk ka ndryshuar dhe partia për të cilën ai luftoi ka ardhur sërish në pushtet. E që prej dhjetë vjetësh ai nuk jeton më. Një dorë kriminale do e qëllonte natën e 12 shtatorit, një vrasje e cila do të trondiste nga themelet politikën shqiptare. Një vrasje që do i hiqte këtij vendi një nga figurat më të shquara të lëvizjes për demokraci, një humbje e cila ndihet dhe sot e kësaj dite. Politikës i mungon ai njeri, i cili nuk bënte kompromise, i cili besonte se Shqipëria bëhet, i cili e donte lirinë, e donte integrimin, e donte vendin e tij, dhe mbi këto parime nuk shkelte kurrë. Ishin këto parime, për të cilat ai luftoi dhe u vra, dhjetë vjet më parë.
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 U1_59310
Dekorimi 

Është dekoruar dje nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pas vdekjes, Azem Hajdari. Udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90. Në këto vite tranzicion Azem Hajdari ka qenë personazhi më i spikatur i së djathtës shqiptare, por dhe i politikës në përgjithësi. Por më mirë vonë se kurrë, të paktën shokët e tij të partisë (por jo të idealeve, ata janë ende larg figurës së politikanit që shihte ai), u mblodhën dje në Pallatin e Brigadave. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast fjalët ishin të tepërta. Të gjithë në atë sallë e dinin shumë mirë se kush ka qenë Azem Hajdari, e dinë shumë mirë se ç’ka bërë ai për atë parti dhe për këtë pushtet që gëzojnë sot. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit, Aleksandër Flloko, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit demokratik, si një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore”, presidenti Topi u dorëzoi familjarëve të Azem Hajdarit urdhrin e lartë së bashku me dekretin përkatës. 
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 U1_59312
Në emër të familjes e mori fjalën bashkëshortja e Azemit, Fatmira Hajdari. Në fjalën e saj ajo i falënderoi të gjithë ata që bënë të mundur dekorimin e Azemit, presidentin, kryeministrin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij. “Besoj që jo vetëm unë si bashkëshortja e Azemit dhe tre fëmijët e mi këtu, dhe familjarët e tij, ndihemi kaq të gëzuar dhe të lumturuar për këtë dekorim kaq të lartë nga Presidenti i Republikës. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, kryeministrin Berisha, bashkëpunëtorët e Azemit, të gjithë ata që bënë këtë propozim për dekorimin e Azemit në 10-vjetorin e vrasjes së tij, pasi ata nuk e kishin për 10 vjet në mesin e tyre. Falënderoj Presidentin e Republikës, që e mirëpriti këtë propozim dhe bëri të mundur dhënien sot në 10-vjetorin e Azemit dekoratën e lartë të Urdhrit të Skënderbeut. Le të shërbejë kjo dhuratë e Azemit dhe ky dekorim i Azemit me rastin e 10-vjetorit, për të gjithë demokratët, për të gjithë shqiptarët, që të bëjnë të mundur implementimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri. Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen. Faleminderit dhe njëherë”, - tha Fatmira Hajdari.

Ekzekutimi 

Azem Hajdari u ekzekutua më 12 shtator të vitit 1998 përpara selisë së Partisë Demokratike. Ekzekutorët e tij, një klan kriminal nga Tropoja, në shumicë u vranë, dhe ndonjë tek-tuk ka mbetur pas hekurave të burgut. Gjithsesi, megjithëse u fol shumë për urdhëruesit, ata sërish mbeten enigmë. As ardhja e demokratikëve, shokëve të tij të idealit, nuk mundësoi gjetjen e urdhëruesve, megjithëse kjo u konsiderua si vrasja e shekullit. Ka dhjetë vjet që vetëm flitet për këtë vrasje, fjalë dhe asgjë....... Por gjenden ose jo urdhëruesit e vrasjes së Azem Hajdarit, kjo është shumë herë më e parëndësishme se ajo çka na la pas ai, besimi që kishte ai tek e ardhmja, besimi tek idealet e së djathtës dhe të vlerave të demokracisë. Besim, i cili na vlen të gjithëve.


Biografia

- Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri të Tropojës, Shqipëri. 

- I martuar, me tre fëmijë, Kirardi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit. 

- Shkollën tetëvjeçare dhe të mesme i kryen në vendlindje. 

Më 1987, pas një shkëputjeje, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike. 

Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës. 

Në vitin 1995 diplomohet si jurist në Universitetin e Tiranës. 

Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për gjuhë angleze e filozofi. 

Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen në Gjermani. 

Aktiviteti politik 

Dhjetor 1990, Udhëheqës i Lëvizjes Studentore 

Dhjetor 1990-shkurt 1991, Lider i Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në Shqipëri, kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj Partie 

1991-1993, Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj drejtues 

31 mars 1991, Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën 

22 mars 1992, Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun 

26 maj 1996, Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën 

29 qershor 1997, Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën 

1992-1996, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK 

Nëntor 1996, Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare 

Qershor 1997, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare 

1995-1998 President i Klubit të Futbollit “Vllaznia” Shkodër dhe President i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale 


Vlerësime 


Pishtar i Demokracisë 

Urdhri “Nderi i Kombit” (2002) 

Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” (2003) 

Më 10 shtator 2008 organizohet ceremonia për dorëzimin e Urdhrit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës 

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 U1_aze10
“Azem ti je gjallë”, shfaqet dokumentari në kinema “Imperial”

Dje në mbrëmje, në ambientet e kinema “Imperial”, u shfaq filmi dokumentar “Azem ti je gjallë” i realizuar nga regjisori Saimir Kumbaro, në 10-vjetorin e vdekjes së tribunit të lirisë, Azem Hajdari. Pas shfaqjes së filmit, kryeministri Berisha vlerësoi se ky film dokumentar ishte i realizuar me shumë ndjenjë, dashuri, përkushtim dhe me profesionalizëm të lartë nga Saimir Kumbaro, njëri prej dëshmitarëve dhe vëzhguesve më të vëmendshëm të atyre ngjarjeve të mëdha dhe një nga miqtë e heroit, tribunit të lirisë, Azem Hajdarit. “Ishte me të vërtetë një film dokumentar i shkëlqyer, në të cilin u shpalos para publikut gjithë personaliteti i madh, virtytet dhe kontributi historik i tribunit të lirisë. Me këtë rast, përgëzoj autorin e këtij filmi dhe të gjithë ata që kontribuuan për këtë film dokumentar shumë të rëndësishëm”, - tha Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 EmptySat Sep 13, 2008 11:33 pm

Azem Hajdari rrezaton dritë-lirie në altarin e historisë

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 U1_aze10


Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari

Nga Mevlud Buci


Drit' vllaznimi

-drit' lirie

Fatmir Fran Maleti nga Tetaj i Mërturit, mbante në celular një këngë të re epike, të kënduar nga shqiptarët e Amerikës, kushtuar martirit të demokracisë, prijësit të shquar në demonstrata, të paharruarit Azem Hajdari. Fatmir Maleti, kontrollor në ujësjellësin e Laprakës, krahas Azem trimit, mbante në celular edhe shenjtorin Dervishin e Luzhës. Besimi dhe liria, drita e vëllazërimit, drita e demokracisë së vërtetë, janë të shenjta për Fatmirin. Tek bisedoj me këtë mesoburrë, kujtoj ditën kur bënim homazhe për të ndjerin, viganin e lirisë Azem Hajdari.

Shtatori 1998 mbeti në histori, sepse populli më 12 e 13 shtator brofi në këmbë, nderoi veprën dhe figurën e ndritur të demokratit të lirisë Azem Hajdari. Kënga e re si buqetë në 10 vjetorin e rënies, pasqyron shpirtin atdhetar të emigrantëve, nderimin për rrugën e vështirë e të ndritur të martirit të lirisë:

...Si student u ngrit në kambë, diktaturës me i ba ballë, bashkë me shokët e tij të ri, Nanë Shqipnisë me i sjellë liri.

Kënga pasqyron edhe shpirtin human të Azem Hajdarit. Shembullin e tij për vëllezërit kosovar, ndihmën e vyer dhe guximin atdhetar:

...Në qershor nëntëdhjetë e tetë, Drenicë trimja flakë u ndez, si fëmija thërret oj nanë, Azem trimi u ngrit në kamë, me malësorët dert ka ba, hapni dyert e hapni vatrat, pritni vllaznit e pritni motrat...

Fatmir Maleti i Tetaj Mërturit, gjithë shokët e tij, sikurse mbarë shqiptarët e ndershëm e krenarë, kujtojnë dhe krenohen me veprën e ndritur të të paharruarit Azem Hajdari.

Kënga e re e shpirtit shqiptar e regjistruar në celularin e birit të Tetaj-Mërturit, pasqyron mjaft bukur figurën polietrike të martirit të demokracisë, dhimbjen e thellë popullore, pavdekësinë e trimit Azem Hajdari. Fatmir Fran Marleti krenohet me traditat atdhetare, me LAN, me gjyshin e tij Zefin, ish luftëtar në brigadën e 25 sulmuese të LAN. Kjo është edhe arsyeja përse Fatmiri i do dhe i ruan të shenjta figurat e pavdekshme të heronjve të kombit, se edhe Azem trimi ishte trim mbi trimat. Në celularin e tij, gjëmon kënga, Azem Hajdari rron në breza, në zemra :

...O Azem, Azem Hajdari, nuk t'harron n'brezni shqiptari, nuk t'harron Shqipëria mbarë,

n'zemrat tona ti je gjallë...


Janë të shumta vargjet, këngët, kujtimet e mbresat Për Azem Hajdarin. Ai ishte njeri i vlerave të rralla, njeri i guximit, i shpirtit të lirisë e të demokracisë. 

Shembulli prej demokrati, fjala dhe drita e shpirtit të tij, i japin dritë vëllazërimit, demokracisë dhe lirisë. Kënga më e re kushtuar kreshnikut të lirisë, Azem Hajdari është pasqyrë e vërtetë e përjetësisë, e qëndresës dhe guximit të rrallë për demokracinë e vërtetë:

Kujtoj lulet dhe lotët, kujtoj dorën mbi ballë e mbi flamur atë ditë kur po përcillnim trimin e lirisë Azem Hajdarin, 10 vite më parë, më 13 shtator 1998. Nuk vritet liria, nuk vritet trimi, këta blerojnë në kohëra, në vite, në zemra, kurdoherë rrezatojnë në altarin e historisë. Faleminderit Fatmir Fran Maleti, burrit patriot e atdhetar, që më frymëzoi të shkruaj këtë shkrim me celularin e tij, ku gjëmonte kënga më re për heroin tonë të pavdekshëm Azem Hajdarin të kënduar nga vëllezërit tanë mërgimtarë në Amerikë. Shqiptarët kurdoherë nuk i harrojnë martirët, ata i kanë si drita e syrit, i kanë si blerimi i jetës, si vetë përjetësia:

...Krisma t'kqia kanë kris n'Tiranë, Pa nji djal mbet Shqipnia nana, Qan Shqipnia e qan Kosova, për kët' djal o nga Tropoja, rrallë kësi burrash o ka vatani, burrë mbi burra Azem Hajdari...

Ky ka me mbet refreni i brezave, refreni i kohërave, i demokracisë dhe i historisë.

Shpirti dhe muza popullore, vetë historia e ka zgalem të lirisë, e ka këngët e përjetësisë. Lule Azem Kënga, për jetë je në zemra; ti je drita vllazërimi, dritë lirie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
 Similar topics
-
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» Figurat letrare
» Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu
» Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj
» 50 DATAT E HISTORISE SE BOTES.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: