Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.

Shko poshtë 
+36
haxhiu
Driniiiii
ILTA
Agrone
Teutaa
Visar
Eva0506
katunariplak
Xili
petritkola
zeriatdheut
MUHAMETII
rolling
Epik
Orfe@
rroni
Leka i Madh
Arta
Ago Muji
Zogisti_Legalist
besa-bese
azzurra
Kosovarja
Anna
tom sojer
Vuthjani
E_Bukura
robi
fatlum
dibranja
shaban cakolli
Hana
Beton
Riki30
Guximi
Sofra
40 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyWed Nov 19, 2008 3:13 pm

Visar shkruajti:
Figura kem shume te njohura ne historin tone eshte keq ti ndajm ata qe e dhane jeten per te shtrenjten toke e cila u vadit me gjak.

Dy per mua dallojne shume dhe pikrisht rrethanat e atyre viteve i bene te njohur ne historin e popullit tone jane Avni Rrustemi i cili e rrexoi per toke qenin Pasha ne Paris por e rrexoi edhe ne gjyq moralisht. dhe eshte Hasan Prishtina i cili me pare pranoi te qendroi nemalet e Kosoves se sa te dekorohej me medalet e pushtuesve.

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Avni_rrustemi

Avni Rrustemi (1895, Libohovë, Gjirokastër - 10 qershor 1924) - pedagog, mesues, aktivist, deputet, atentator.
Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në Libohovë, Gjirokastër në një familje atdhetare. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (itali) kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rrustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).
I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rrustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, politikan me botëkuptime feudale.
Akti heroik i Avni Rrustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rrustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit. Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rrustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rrustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".
Avni Rrustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse. "Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, - thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rrustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. "Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike". Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.
Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.


Aktivitete te tij:

Anëtarë dhe ideologë në:

  • Çeta e Çerçiz Topullit
  • Shoqata "Djalëria e Vlorës"
  • Trupit organizatorë të demonstratës anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918
  • Trupit krijues të organizatës "Lidhja e Rinisë Shqiptare"
  • Trupit organizues dhe ekzekutues atentati mbi Esat Pashë Toptanin
  • Trupit formues të federatës "Shoqëria Atdheu"
  • Trupit formues të shoqërisë "Shoqëria Bashkiimi"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyWed Nov 19, 2008 3:22 pm

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Hasanpr

Hasan Prishtina lindi më 1873 në Vushtrri në një familje patriote, u vra më 14 gusht 1933 në Selanik me atentat. Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.
Studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në parlamentin osman, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Në fillim të vitit 1912 së bashku me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e ministrit në qeverinë kombëtare të Vlorës. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.
Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e "Zonës neutrale" të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez të qershorit të vitit 1924, luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.
Pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë atdheut. Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i Çlirimit të Kosovës" i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq ta lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja. Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan kundër tij atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut. Më 14 gusht 1933 u vra në Selanik me atentat nga agjentët e Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave. Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912 që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike. Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptySat Dec 06, 2008 12:23 pm

Delegat i Korces ne Shpalljen e Pavaresise, nenshkrues i vendimit historik dhe ministri i pare i bujqesise, tregetise dhe industrise.

PANDELI CALE (1879 – 1923)

“Ishte një prej atyre kombëtarëve më të rrallë, më të vlefshim, plot kurajo, nder e besnikëri. Si mal i patundur qëndronte kundër ndjekjeve të armiqve të kombit, kundër valëve dhe erërave të forta të dala plot zjar dhe helm prej gojës së kuçedrës që donte të diqte dhe të shuante ç’do shënjë të kombit shqipëtar” 1). Kështu shkruan për të patrioti Milto Sotir Gurra, drejtori i gazetës “Zëri i Popullit”.
Pandeli Llambi Cale ka lindur në Korçë më 16 mars 1879 2) dhe mësimet e para i mori në vendlindje. Mandej kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Ai hyri në lëvizjen kombëtare shqipate që në moshë të re. Rritja e lëvizjes patriotike në qytetin e Korçës dhe në përgjithësi në jug të Shqipërisë , sidomos në dekadat e fundit të shekullit XIX dhe veprimtaria e patriotëve në kolonitë shqiptare të mërgimit në Misir e Rumani e brumosën shpejt karakterin atdhetar të Cales.
Në vitet 1900-1904 punon në Bukuresht ku merr pjesë në lëvizjen e atjeshme 3). Më 1904 Pandeliu kthehet në Shqipëri, ku bashkëpunon me shokët e kohës Thimi Marko, Themistokli Gërmenji, Sami Pojani, Orhan Pojani, Foqion Turtulli, etj, aktivizohet si pjestar i “Komitetit Shqiptar për çlirimin e mëmëdheut nga zgjedha e Osmanllinjve” 4). Pas revolucionit xhonturk të 1908-ës zhvilloi veprimtari të gjerë në organizimin e klubeve e shoqërive patriotike në Korçë, të cilat luajtën një rol me rëndësi në luftën për çlirimin kombëtar. “Pas hyrjetit Pandeliu bashkë me dëshmorin Themistokli Gërmenji dhe z. Midhat Frashëri vunë bazat dhe themelet e komitetit të fshehtë shqipëtar në Selenik dhe organizuan lëvizjet e asaj kohe më të gjitha anët e Shqipërisë” 5). Për këtë arrestohet në vitin 1910 bashkë me shumë të tjerë, si me Qamil Panaritin, Mihal Gramenon, Kristaq Kosturin, Llambi Bimblin, Tefik Panaritin, etj. Pas daljes nga burgu Calja hyri në Fier, dëboi sundimtarët turq e që këtu shkoi në Berat, ku u prit ngohtësisht nga populli beratas. Në këtë kohë ai u përpoq që me veprimet e tij të organizonte një lëvizje me qëllim kombëtar, e cila të përmbante ‘elementin idealist të popullit shqipëtar’.
“Në vitet 1908-1912 lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar hyri në etapën më të lartë dhe më të fundit të zhvillimit të saj. Suksese të reja të rëndësishme u arritën, në këtë etapë, në zhvillimin e arsimit e të kulturës sonë kombëtare. Në luftë me reaksionin xhonturk u çelën shkolla shqipe të ditës dhe të mbrëmjes, u krijuan klube e shoqëri patriotike legale dhe ilegale, u organizuan kongrese kombëtare e u bënë botime të shumta në gjuhën shqipe brenda e jashtë atdheut.” 6).
Gjatë kësaj kohe, nën kryesinë e Pandeli Cales, më 1 tetor 1908, u formua në Korçë shoqëria muzikore “Banda e Lirisë”. Kjo shoqëri patriotike kishte për qëllim: “të bërit e një muzike kombiare, dhe për të mësuar djemt’ e shkollavet muzikën dhe ximnasikën” 7). Organizimi i saj u prit me gëzim të madh nga të gjitha qarqet e shqiptarëve jashtë atdheut. Në mesazhet e tyre ata shprehnin përkrahjen e plotë morale e financiare. Veprimtari i dalluar i kolonisë së shqiptarëve në Rumani, Pandeli Evangjeli, shkruante: “Me gëzim të madh mora letrën e z. isë juaj (të P. Cales – shën. im N.K), që më 3 të këti, me anë të së cilës mësova se filluat atje një shoqëri musikale me emërin “Band’ e Lirisë”. Shumë punë të bukur dhe të pëlqyerë kini bërë. Uronj shoqërisë jetë të gjatë dhe përparim në këtë punë nobile (nënvijëzimi i origjinalit) që nisi të bënjë. Nder zotërisë juaj dhe gjithë atyrevet që u mentuan, rentnë (u përpoqën- shën. im N.K) e vunë në udhë këtë fare të bukurë mendim” Cool; patrioti i shquar Loni Logori një prej organizatorëve të kolonisë shqiptare të Egjiptit, midis të tjerash, shkruan: “... u gëxuam fort për themelimnë e një shokërie muxikale kombëtare.” 9); patrioti Gjergj Qiriazi, në dërgesën e tij nga Manastiri në Korçë, për plotësimin e bibliotekës së “Bandës”, nënvijëzon: “U falem me nder edhe nga zemra u dëshëronj përparim të shpejtë.” 10). “Banda e Lirisë” shoqëroi me marshe kombëtare dhe ekzekutoi këngë patriotike më 14 shkurt 1910 në mitingun për mbrojtjen e shkronjave shqipe 11). Gjithashtu prej gjirit të saj dolën dëshmorët e luftës së Orman – Çifligut, të vrarë më 29 – 30 korrik 1911 në fushën e Korçës. Pandeli Cale qëndroi në krye të kësaj shoqërie duke i bërë ballë shantazheve të shumta, kërcënimeve si dhe terrorit osman e grekoman.
Në shkurt 1909 zgjidhet sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse” 12), e cila i solli dobi të madhe lëvizjes kulturore-luftarake për çlirim kombëtar.
Në rritjen e lëvizjes së armatosur të viteve 1911-1912 Pandeliu dha një kontribut të çmuar. Nikollaq Zoi në kujtimet e tij shkruan: “... Themistokli Gërmenji, Pandeli Cali, Vangjel Gjika (përmetar), doktor Haki Mborja, s’gjetën mundësi tjetër veç të formonin çeta” 13). Në Kuvendin e udhëheqësve të kryengritjes së jugut, më 23 korrik 1912, Pandeli Calja përfaqësoi forcat kryengritëse korçare. Ky kuvend, që u mbajt në Sinjë, pati afërsisht të njëjtat kërkesa si ai i Gërçës. Në këtë kohë ai lufton me armë në dorë dhe është në krye të përpjekjeve të armatosura të zonës së Korçës, duke dhënë kështu shembullin e vërtetë të prijësit popullor, i cili qëndron gjithnjë në krye të përpjekjeve të popullit të tij për liri e pavarësi. Rreth gusht-shtatorit 1912 largohet nga jugu i Shqipërisë dhe shkon në Bukuresht. Aty merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe si vetëdashës niset me delegacionin që shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri.
Më 28 nëntor 1912, si delegat i qytetit të Korçës, firmon manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale” 14). Në qeverinë e parë kombëtare, Calja merr në dorë drejtimin e ministrisë së bujqësisë, industrisë dhe tregëtisë.
Më 23 mars 1914 bashkë me Themistokli Gërmenjin, Vasil Tromarën, etj. vajton vrasjen makabre të Papa Llambro Ballamaçit dhe vëllait të tij Sotirit 15). Lufton kundra elementeve grekomanë dhe andartëve grekë në Korçë në prill 1914, kohë kur ze fill puçi grek.
Pas vendosjes së princ Vilhelm Vidit në krye të fronit shqiptar në 1914, Pandeliu emigron jashtë atdheut. Vitet e luftës së parë botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Për pak kohë u internua nga qeveria rumune, bashkë me Pandeli Evangjelin, e më vonë kaloi në një burg të Bukureshtit. Pasi u lirua shkoi me mision diplomatik në Paris. Që andej u hodh në Zvicër ku bashkë me disa shqiptarë të tjerë boton një gazetë në frëngjisht për çështjen shqiptare. Më 1918 nga Lozana e Zvicrës, bashkë me Sotir Kolenë dhe Hilmi Këlcyrën, kundërshtoi qeverinë e Durrësit me në krye Turhan pashë Përmetin, duke e quajtur atë si një “akt të tradhëtisë së hapur” 16). Më 1919 Pandeliu u kthye në atdhe, ku u ngarkua me detyrën e drejtorit të përgjithshëm të post-telegrafëve.
Më 28 maj 1920 dallohet si një prej hartuesve kryesorë dhe prej të parëve firmëtarë të protokollit të Kapshticës 17). Me këtë veprim u siguruan kufijtë e Korçës duke: “... ndaluar përparimin e ushtrisë greke që po avancon për të pushtuar Korçën.” 18). “Duke përdour një dipllomaci të stërhollë mundi të shpëtojë për herë të fundit Korçën nga sundimi (okupimi grek)” 19).
Në vitin 1920 është prefekti i Korçës. Një vit më vonë, në shkurt 1921, pas zgjedhjeve që u mbajtën, Calja u zgjodh deputet në të parin parlament shqiptar. Më pas qeveria shqiptare e dërgoi Pandeli Calen si përfaqësues të saj pranë Lidhjes së Kombeve.
Pandeli Cale e ruajti të freskët ndjenjën atdhetare gjithë jetën e tij. Ai që ishte një nga shtyllat kryesore të patriotizmit shqiptar, vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut, larg Korçës së tij, më 5 gusht 1923. Në janar 1924 parlamenti shqiptar vuri një kurorë me lule shqiptare në varrin e atdhetarit në Selanik 20). Eshtrat e patriotit sot prehen në qytetin e tij të lindjes.
“Pandeliu është konsideruar nga patriotët e këtushmë si nxënësi më i denjë i Th. Gërmenjit dhe pas vdekjes së tij, ky ishte udhëheqësi i patriotëve në Korçë.” 21).
“Ishte miku i së vërtetës dhe i nderit, armiku m’i rreptë i gënjeshtrës dhe i intrigës. Shqipëtar q’i kish caktuar vehtes së tij një detyrë, patriotizmën të cilën gjithënjë e përmbushte me një mjeshtëri të çquar.”- shkruan gazeta “Zëri i Popullit” me rastin e vdekjes së Cales.
Pandeli Cale për meritat e tij të shquara është dekoruar me disa urdhëra e medalje. Më 1962, me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë u dekorua me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit II, me motivacionin: “Patriot dhe aktivist i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare kundra zgjedhës turke. Ka qënë një nga organizatorët e lëvizjes në jugë të vendit në vitet 1911-1912. anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit. Pjesëmarrës aktiv i lëvizjes patriotike që shpuri në mbajtjen e Kongresit të Lushnjës” 22). Në vitin 1992, rastin e 80 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare u dekorua me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit I, me motivacionin: “Atdhetar dhe veprimtar i dalluar i Rilindjes dhe i periudhës së Pavarësisë. Bashkëpunoi me atdhetarët e Bukureshtit. Në Korçë u shqua në organizimin e klubeve dhe të shoqërive patriotike. Ishte një nga propaganduesit dhe organizatorët e luftës së armatosur në Shqipërinë e Jugut (1911-1912). Përfaqësoi kryengritësit e Korçës në Kuvendin e Sinjës. Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit (5 nëntor 1912), si dhe në Kuvendin Kombëtar të Vlorës si përfaqësues i Korçës. U zgjodh anëtar i qeverisë së parë kombëtare të drejtuar nga Ismail Qemali.” 23).
Një rrugë në qytetin e Korçës mban sot emrin e patriotit të madh Pandeli Cale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Dec 23, 2008 11:33 pm

40 vjet nga ndarja me Fan Nolin

Le të mos pandehin që s’kemi kapedanë për të drejtuar timonin e anijes sonë, në mes burrave energjitikë kurdoherë dalin udhëheqës të mirë. -Fan Noli

Fan Stilian Noli (1882-1965)


O flamur gjak, o flamur shkabë,
O vend e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flakë,
Flamur u kuq, flamur i zi.

U mbushën 40 vjet që nga vdekja e Fan Stilian Nolit, njërit nga figurat më të rëndësishme dhe më të shkëlqyeshme të letërsisë, kulturës, fesë, historisë dhe politikes të popullit shqiptar. Po e shënojmë përvjetorin e Nolit në një kohë për ne shqiptarët më të rëndë dhe tragjike se sa ishte koha në të cilën ka jetuar dhe vepruar ai, ndërmjet rreziqesh, ambiciesh, veprimesh politike dhe antipolitike. Ai lindi më 6 Janar 1882, në Ibrik-Tepi, Turqi, një fshat banuar nga shqiptarët. Noli u rrit shëndetlig e disa herë u gjet në buzë të varrit, bile një herë e kishin marrë për të vdekur dhe po e qanin për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në këto çaste, Noli i vogël hapi sytë e po çuditej me atë ç’ka ndodhte. Mësimet e para i morri në shkollën greke të vendlindjes dhe më vonë punoi dhe jetoi në Athinë. Në të vërtetë ai quhej Theofan Stilian Mavromati (Syziu), por ai vendosi për mbiemër emrin e gjyshit të tij Noli. Kështu u quajt gjithmonë Fan Stilian Noli.

Në vitin 1903, Noli shkon në Egjypt ku ditën punonte si mësues në një shkollë greke dhe mbrëmjeve punonte i suflar dhe aktor në teatër. Në Egjypt u njoh me disa atdhetarë shqiptar që ishin tregtar nga Shqipëria. Ata e bindën që të shkonte në Amerikë duke i paguar dhe harxhimet e udhëtimit. Nga viti 1906-1913, jetoi dhe punoi në Amerikë ku u muar me një sërë veprimtarish kombëtare shqiptare. Karrierën gazetareske e fillon në gazetën “Kombi”(1906-1907), dhe më 1907, Noli bashkoi mbarë shqiptarët e Amerikës në shoqërinë e parë politike “Besa-Besë” ku do të hapë dhe gazetën me emrin “Dielli” që u shërbente shqiptarëve në Amerikë si burim lajmesh, por edhe si një shkollë e vogël për mësimin e gjuhës shqipe. Në vitin 1908, kur Noli ishte vetëm 26 vjeç, bëhet priftë për hir të Shqipëris, ku meshën e parë e mban më 22 mars, në kishën e “Shën Gjergjit” në Boston. Me këmbëngulje Noli, në pak vite shqipëroi 6 libra fetar me gjithësej 1357 faqe, punë kjo madhështore, duke zgjidhur problemin përgjithmon të këndimit të meshës fetare në kishë në gjuhën shqipe.

Noli bashkë me Faik Konicën, më 18 prill 1912, pregatitën Federatën gjithë shqiptare në Amerikë “Vatra” që do të kishte dhe gazetën e saj “Dielli”. Federata “Vatra” dha një ndihmesë të pallogaritëshme për mërgimtarët shqiptar në Amerikë, duke lajmëruar për gjendjen e trubullt në Shqipëri atë kohë. Në vitin 1912, Noli diplomohet në Universitetin e Harvardit, dhe në nëntor të po ati viti, Noli bashkë me Faik Konicën, shkojnë në Londër, si përfaqësues të “Vatrës” për të mbrojtur interesat e çështjes shqiptare në konferencën e ambasadorëve.

Të gjithë po presim të mundim të vemi
T’i falemi Flamurit
dhe ta puthim dheun e Dashur
të Atdheut tonë.(NOLI)

Pas shpalljes së pavarsisë Noli do të punonte dhe luftonte për organizimin e politikës së brendëshme dhe të jashtme të vendit, për të vënë në jetë parimet e demokracisë së përparuar. Më 1913 është delegat në Kongresin e Triestës. Pranimi i Shqipëris në “Lidhjen e Kombeve” më 17 dhjetor 1920, ai do ta cilësonte si suksesin më të madh të karrierës së vet politike. Në dhjetor të 1921, Noli mbrin në Korçë dhe mban meshën e parë në gjuhën shqipe më 11 dhjetor të 1921. Ditën e “Shën Spiridonit”. Më 12 dhjetor, Fan Noli, mban një meshë të madhe në gjuhën shqipe në kishën e “Shën Gjergjit” dhe bën edhe kurorzimet e para të martesave në Korçë. Çifti i parë i kurrorzuar nga urat Noli ishte i Dhimitraq Çërava dhe Efigjeni Thana. Më 21 dhjetor Noli niset urgjentisht në Tiranë ku Këshilli i Lartë e ngarkoi ministër i jashtëm i qeverisë së Xhaferr Ypit.

Noli e shikonte si të domosdoshme krijimin e kishës, Ortodokse Autoqefale Shqiptare, brenda vendit, e cila do të bëhej barrierë e ndërhyrrjes politike së huaj. Kështu më 10-19 shtator të 1922, në Berat u mblodh Kongresi, i cili themeloi Kishën Autoqefale Shqiptare. Kongresi i Beratit ishte më shumë një shprehje e vullnetit politik dhe u mbështet fort nga Qeveria e Tiranës. Si qendër e Autoqefalis u caktua qyteti i Korçës, që më pas Noli u lidh ngushtë me këtë qytet, ku më vonë Korça e shpalli Fan S. Nolin, qytetar Nderi, si dhe e caktoi kanidatin e saj për deputet në Asamblenë Kushtetuese. Në vitin 1923, Fan Noli u dorëzua peshkop në Korçë dhe u emërua Mitropolit i Durrësit, Gorës e Shpatit, Primat dhe Eksark i gjithë Ilirisë, i Detit perëndimor dhe i gjithë Shqipërisë. Vetë Noli në këto çaste emërimi, do të thoshte: “Titull i madh, por pagesë e vogël, por titulli e plotëson ngushticën financiare”.

Kështu Noli do të bëhej një figurë udhëheqëse për vendosjen e rendit demokratik. Ku në qershor të 1924 do të zgjidhet kryeministër i Shqipërisë dhe për 6 muaj do të përballonte problemet ekonomike dhe politike. Por programi i tij do të rezultonte i parakohshëm për buqtë dhe feudalët që nuk njihnin demokracin e Kuvendin Popullor. Noli i rritur jashtë Shqipërisë, nuk e njihte dhe nuk mund ta njihte realitetin e vendit të tij. Në shtator të 1924, Kryeministri Fan Noli dhe me Luigj Gurakuqin do të përfaqësonin Shqipërinë në Asamblenë e pestë të “Lidhjes të Kombeve”. Ku fjalimi i mbajtur nga kryeministër Noli, pati jehonë të madhe jo vetëm në vendet antare të Lidhjes, por edhe në vendet e tjera.

E mjera Shqipni, po dergjet e po vdes
dhe neve të mallkuarit nuk e shkojmë ta shërojmë
po mundohemi ta pagëzojmë se mos na vdes pa emër,
pastajza si do ta njoh Shën Pjetri që mban hapset e parajsës.(NOLI)

Mbas rënies të Qeverisë Demokratike, Noli do të qëndronte në Europë dhe më 1925 ai zgjidhet kryetar i organizatës “Komiteti Nacional Revolucionar”(KONARE). Në vitin 1930, do të përfaqësonte Shqipërinë në Kongresin e parë antifashist në Berlin të Gjermanisë. Në vitin 1932, Noli do të rikthehet në Boston të Amerikës, i zhgënjyer nga politika, i dobët nga shëndeti, dhe shumë i varfër, ku do ti shërbente Ahmet Zogut dhe më vonë Enver Hoxhës, për hir të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Mbas disa vitesh Noli do të thoshte për dështimin e qeverisë së tij demokratike; “Ne kishim me vete shumicën, kur vumë në programin tonë reformën agrare. Ne ishim pakica, kur erdhi puna për ta zbatuar atë”. Federata mbarë shqiptare “Vatra” e zgjedh Fan Nolin kryetar Nderi, i cili ishte figura me e fuqishme e kësaj organizate të madhe të shqiptarëve të Amerikës.

Në vitin 1937-1938, Fan Noli mbaron konservatorin e muzikës të Nju-Inglentit, dhe më 1945, Noli merr gradën “Doktor” në Historinë e Lindjes së Afërme dhe të Rusisë, në Universitetin e Bostonit. Më 13 mars të vitit 1965, në moshën 83 vjeçare vdes nga një sëmundje të rëndë, në qytetin e Launderdejl të shtetit të Floridës, Dr. Mitropoliti Fan Stilian Noli.

Se pas dimrit vjen një verë
Që do të kthehemi një herë,
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.(NOLI)

Rebel i lindur dhe armik i shtypjes e i padrejtësive, Noli u frymëzua me mësimet dhe parimet e Revolucionit Francez dhe të presidentit amerikan Linkoln për t’i vënë në jetë në Shqipëri. Noli ka patur bindjen se kishte lindur e i duhej të luftonte, për një Shqipëri të lirë, me kufinjë të sigurtë, të zhvilluar nga ana ekonomike e kulturore. Ai ishte i dashuruar me Shqipërin, gjuhën shqipe dhe Skënderbeun. Noli nuk pushoi së menduarit kurrë për atdheun e tij, dhe gjithmon priste rastin që të shikonte edhe një herë Shqipërinë para se të vdiste. Sa herë që gjente rastin, Noli fliste me dashuri dhe simpati për kombin dhe Shqipërin e tij. Noli e ngriti si pak kush tjetër në atë kohë figurën legjendare të shqiptarit, gjallërinë e tij nëpër shekuj. Ai e përshkoi shqiptarin si një luftëtar të paepur dhe të patrembur përmes furtunash dhe stuhish.

Fan S. Noli ky atdhetar me ndërgjegjie të lartë qytetare politike dhe demokrat i shquar, reformator i kishës, gojëtar, udhëheqës politik, kompozitor i cili luftoi për Shqipërin larg saj. Jetoi vetëm 4 vjet në mëmëdhe, zotëronte rreth 12 gjuhë të huaja, duke bërë të flasi në shqip Shekspiri, Gëte, Hygoi, Ibseni, Servantresi etj. Këto vepra Noli i përktheu në një kohë kur në gjuhën shqipe përkthehej pak, kur kushtet shoqërore dhe politike nuk ishin të përshtatshme. Ai bëri Don Kishotin të ëndërrojë shqip, bëri Otellon të zemërohet shqip, bëri Hamletin të pikëllohet shqip. Dr.Mitropoliti Fan Stilian Noli do të mbetet në Historinë e Shqipëris, si njeriu që ariti i pari me hir të vullnetit dhe hollësisë së tij, të lexojë zyrtarisht gjuhën shqipe në meshë në kishë. Dita që mëshoi për herë të parë, është një ogur i bardhë në udhën e përparimit të kombit shqiptar, dhe as e harrojmë as mund të lemë të tjerët ta harrojnë. Ai ishte shqiptari që foli shqipen më të pastër dhe të fuqishme, Noli u bë udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve, qe një arkitekt i madh i përpunimit të fjalës shqipe dhe i mendimit demokratik shqiptar.

Fan S. Noli si askush tjetër ngriti zërin për afrimin e Shqipërisë me botën, ngriti zërin për padrejtësitë historike që janë bërë kombit shqiptar. Ai ngriti zërin dhe luftoi për liritë demokratike dhe mendimin e lirë. Ishte për një demokraci të tipit perëndimor, me pluralizëm politik dhe zgjedhje të lira. Për këtë u jepte përparësi, marrëdhënieve me SH.B.A, dhe mënyrës amerikane të jetesës. Veprimtaria diplomatike përben një faqe më të ndritura në jetën e Nolit. Ai është përfaqësuesi i madh i oratorisë shqiptare, sidomos me fjalimet politike, por edhe në publicitetikë përdori një gjuhë me një shije të lartë artistike. Shpesh ai na ka dhënë pamje mjaftë prekëse të realizuara nëpërmjet një stili nga ana emocionale. Me shkrimet dhe oratorinë e tij ai krijoi një ndërtesë të lartë e të bukur që është studiuar dhe po studioet edhe sot. Jeta dhe vepra e Fan Nolit përbëjnë një thesar me vlera të mëdha kombëtare të kulturës dhe historisë sonë shqiptare. Librat e tij ribotohen dhe mbeten më populloret, emrin e tij e mban sheshi, shkolla dhe rruga në Tiranë e gjetkë.

Por eshtrat e tij janë ende në mërgim, përtej oqeanit. Ndoshta një ditë do të bëhen njësh me tokën shqiptare ashtu siç e dëshiroi dhe ëndërroi atdhetari i madh shqiptar Fan Stilian Noli. Pra le ta kujtojmë sot këtë figurë të gjithëanëshme shqiptare për ndihmesën e tij që dha në ecjen përpara të historisë dhe kulturës sonë shqiptare. Mendoj se vargjet prekse të Fan S. Nolit vlejnë edhe sot si dikur për mërgimtarët e shumtë shqiptar që gjenden në botë, si dhe për politikanët shqiptarë që më shumë po ngatërrojnë dhe trubullojnë punët e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyWed Dec 24, 2008 1:26 am

Oso Kuka, hero me vulën e popullit, jo të qeverisë



Ai është heroi më popullor, më i dëgjuar, më i njohur, është kulmi i çdo heroizmi. Trimëria e tij ka marrë dhenë e përmasa që rrallë mund t‘i ketë një hero tjetër. Edhe koha që është aq e pamëshirshme nuk ka mundur ta fshijë namin e trimërinë, aq sa sot çdo trimëri e akt i madh krahasohet me Oso Kukës.
Duke qenë popullor, diktatori Enver Hoxha e lakoi për t‘i dhënë një përkrahje të lehtë popullit të Shkodrës. Ai, që në fillimet e diktaturës, pati qëllime dashakeqe ndaj tij dhe heroizmit të popullit të vet. Oso u dogj i gjallë për të mos lënë këmbë serbi të shkelë në tokën amtare, e për të mos iu dorëzuar barbarëve armiq të përjetshëm të popullit e kombit tonë. Kuptohet qëllimi i lënies në errësirë të heroit, se lartësimi i tij binte ndesh me politikën e miqësisë me millosheviçët e vjetër e të rinj. Përpos kësaj, gjatë viteve të egra nuk u lejua asnjë krijim a vepër artistike të shkruhej a këndohej. Kuka mbeti gjallë me një këngë, që këndohet tash e 100 e sa vjet. Vetëm një pikturë është inventari që përjetëson Oso Kukën dhe pas vdekjes së diktatorit, një roman me qëllime të dyshimta vihet në botim, ku lexuesi nuk priti atë ç‘ka pritej për heroin e heroizmin e Oso Kukës. Ishte poeti kombëtar, at Gjergj Fishta që përjetësoi aktin e heroit tonë në "Lahuta e Malcis‘.
Kush ishte Oso Kuka? Familja e Kukajve ishte një familje e vjetër, me tradita patriotike. Këtë mbiemër e gjejmë - thotë studiuesi dr. Mikel Prenushi - në literaturën historike humaniste të shek. 16 si mbiemër të disa luftëtarëve të Skënderbeut. Prejardhjen e tyre të largët Kukajt e kishin nga rrethet e Pejës.

Oso Kuka jetoi në vitet kur lëvizjet kundër turqve nuk kishin të sosur, e pushtonin në forma e madhësi të ndryshme. Në kryengritjen shqiptare të vitit 1831 u bashkërenduan veprimet e luftëtarëve të Zylyftar Podes me të Mustafa Pashë Bushatliut. U shtyp kjo kryengritje, por shqiptarin nuk e zuri gjumi së kërkuari lirinë. Përsëri, më 1831-‘35 plasën kryengritjet kundër reformave në të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe më e rëndësishmja ishte ajo e Shkodrës, më 1835-ën. Kryeministri turk, Ali Pasha, emëroi Namik Ali Pashën në krye të sanxhaqeve të Shkodrës, Ohrit, Elbasanit. Kur ky sundimtar turk kërkoi pëlqimin e Portës së Lartë për zhdukjen e elementeve opozitare, Sulltani nuk ia aprovoi, madje i shkroi se "shqiptarët kanë një karakter të çuditshëm. Në Shkodër kanë ndodhur kaq shumë turbullira ...ka mundësi që të lindin revolta...."
Masat administrative, tentativat për zbatimin e reformave ushtarake e për kufizimin e qeverisjes së zonave malore, taksat, grabitja e dhuna i shtuan pakënaqësitë e Sanxhakut të Shkodrës, që u bë më i privilegjuari.
Në Shqipërinë veriore, në Shkodër, Kosovë, Dibër etj., ashtu si në jug, politika e re e të ashtuquajturave reforma ndeshi në një qëndresë të ashpër, për këtë arsye qeveria otomane dërgoi ekspedita ndëshkimore. Dështimet e saj Porta e Lartë ia vishte paaftësisë së Valinjve. Brenda 40 vjetëve (1831-1871) në Shkodër u ndërruan 52 të tillë. Knjazi i Malit të Zi kërkonte ta shfrytëzonte për të zgjeruar tokat e tij, duke sulmuar herë pas here në pikat kufitare më kyçe.
Në Shkodër, në fillim të vitit 1862, ishte krijuar një situatë kryengritëse, populli i armatosur i detyroi trupat otomane të largohen nga qyteti, preu lidhjet telegrafike, e deklaroi Valiun të rrëzuar, siguroi lidhjet me malësorë trima dhe krijoi çeta me luftëtarë-vullnetarë në mbrojtje të kufijve. Oso Kuka ishte në krye të një çete prej 24 vetash.
Duke jetuar në këtë periudhë, e me këto ngjarje, në prag të Lidhjes së Prizrenit, Oso Kuka që në fëmijëri u ushqye me dashurinë për atdheun, për trojet e veta, për kombin e vet, urrejtjen ndaj atyre që mbanin të pushtuar tokën shqiptare.
Osman Bejtullah Kuka lindi në qytetin e Shkodrës. Gjë e saktë për vitin e lindjes nuk dihet, por sipas përpjekjeve tona, më e pranueshme është viti 1820, në një familje qytetare, e cila banonte në qendër të Shkodrës (në vendin ku sot është gjimnazi "28 Nëntori"). Fëmijërinë e kaloi në shtëpinë e ardhur (të re) ndërtuar te Çinari Hoxhë - Dheut (sot rruga "Oso Kuka", nr. 12). Sipas gojëdhënave e ndonjë shkrimi të gjetur, që në të ri linte të kuptonte se do bëhej trim, se xhixha (zjarr) i nxirrnin sytë. Kur pashai turk ankohet se nuk ka djem në Shqipëri që t‘ia dalin zot trojeve të veta, ai përgjigjet dhunshëm.

Se për din e për Iman
T‘baj që t‘kaj e zeza nanë
!

Më tej Oso Kuka shton:
Pse në Shqypni ka djelm si Zana.
Qi për mbret e troje të veta
Nuk i dhimet gjaja jeta.


Një i moshuar që ruan kujtime, nga ata që ka dëgjuar shton: "Osoja të bante për vete për urtësi e gojën e amël".

Në këtë kohë të huajt për Shkodrën nuk treguan as më të voglin kujdes për ta mbrojtur nga qeveritë fqinje, të cilat mundoheshin t‘i shqyenin vendit të shqipeve kafshata të majme, ndërsa për përparim, kulturë nuk bëhej fjalë. Shkodra, me pozitën e saj gjeografike, strategjike ishte në qendër të lakmive edhe të rusmëdhenjve, të cilëve u duhej dalja në detin Adriatik. Ata nxitnin Malin e Zi e Serbinë ta merrnin Shkodrën, me çdo kusht. Nga ana e vet, Mali i Zi nxiste trazira në kufi. Nga një material që na ka rënë në dorë tani së fundi për këtë problem, shkëputëm edhe këto: "Që prej vjetësh nuk i lënë të qetë (malazezët) shqiptarët në arat e kullotat e ata janë duke bërë sulme të njëpasnjëshme, plaçkitin e djegin shtëpitë e (shqiptarëve) tyre..."
Duke u krijuar kjo gjendje e për t‘i dalë zot tokës shqiptare në kufijtë me Malin e Zi, vendoseshin çeta luftëtarësh në kullat kufitare, të cilat udhëhiqeshin nga luftëtarët më të aftë e më trima atdhetarë në zë për luftë, urtësi e trimëri.

Kënga thotë:

"Në Vraninë unë jam tue dalë,
Cubat Knjazit me t‘ia ndalë....


Kur Çerkez Abdi Pasha, Vali e komandant i Vilajetit të Shkodrës, shfaq fije dyshimi nëse çeta e Oso Kukës do të përballonte ushtrinë malazeze, Oso Kuka me shikim të rreptë e rëndë i thotë: "Pasha! Në qoftë se malazezët guxojnë me përkitë, ka me e ndie e besa ke me e pa, se kush asht Oso Kuka..." Pashai Osman me pushtetin e tij voli mundin e djersën e popullit, grabiti e shteroi burimet jetësore e nuk ishte në gjendje as ta mbrojë, as të luftojë lakmimet e cenimet e të tjerëve ndaj Shqipërisë, madje pengonte shqiptarët t‘i bënin mbrojtje vendit të tyre, trojeve të veta, se Turqia plotësonte dëshirat e qëllimet e tyre mbi kurrizin e vendit tonë, duke nxitur edhe ai vetë gjakderdhje e vjedhje në kthinat kufitare e shpesh qeveritarët nuk i linin shqiptarët t‘u përgjigjeshin kërcënimeve malazeze e serbe.
Ngjarja, ku lindi heroizmi i Oso Kukës, ishte në vijë kufitare me Malin e Zi, ishte kalaja e Vraninës, e cila në qershorin e vitit 1861 u sulmua nga ushtria malazeze. Ajo numëronte një kontingjent prej 8000 vetësh. Në fillim ata zaptuan Lisedrën (një ishull i vogël në liqen të Shkodrës,nga ku me lundërza komandanti armik hodhi forca në Vraninë, për të marrë së pari kullën, se kjo e bënte më të lehtë ecjen para të ushtrisë malazeze. Kulla (Kalaja) kishte përpara një të ashtuquajtur Maksud-kullë (rezervë), ku Osoja kishte lënë pjesë të shokëve të vet. Pabarazia në numër e luftëtarëve shihej qartë, luftonte një ushtri 8000 trupash me një çetë të vogël shkodranësh.

Djemtë e Osoja mbanin pushkën ngrehur gati. Kënga te "Lahuta" vazhdon:

Djersë e gja xu me kullue,
Po s‘nxu asnjeri me u ligështue.


Me zjarrin e njësitit të Osos ushtarët malazezë nuk bënin asnjë hap para. Kjo e bindi komandantin armik, se me forcën e armëve kalanë e Oso Kukës nuk mund ta merrte, prandaj vuri në shërbim dredhinë. I dërgoi me besë një njeri, i cili kërkoi dorëzimin, duke i premtuar nderime të mëdha dhe grada.

Trimi ynë i kthen një përgjigje, ashtu si e këndon kënga:

Me xhevap po shkon te shkina
Po dëgjo more Nikollë
Pa u djegë e gjithë Vranina
Oso Kuka nuk të bjen në dorë... e shton:


"Nuk jena mësue me ra në duar të huaja për së gjalli, e nuk kena nevojë për ndere të tjerëve, kena boll të tonat", i është përgjigjur edhe njëherë Osoja.
Me vete ai kishte një djalë të ri të quajtur Salë Behri, nga Shkodra. Me të kishte lidhje familjare. Djali tregoi trimëri të pashoqe gjatë luftës së egër e të pabarabartë me forcat serbe e malazeze që kishin rrethuar Vraninën. Duke e parë veten të rrethuar dhe të pamundur për të çarë rrethimin e mijërave forcave armike, Oso Kuka ka folur: "Kush don me ndejt me mua të rri, por unë gjallë nuk dorëzohem, por do të digjem brenda, këtu në kullë", lajmi i kësaj beteje të pabarabartë u mor vesh edhe në Maksudkull, ku kishin mbërritur forca ndihme nga Shkodra, të cilat kanë vënë përpara malazezët. Ata nga unë nuk kishin nga t‘ia mbanin, iu afruan kullës, filluan të kacavirreshin në muret e saj, të hipnin mbi çati. Oso Kuka, mbasi kishte marrë edhe mendimin e shokëve të çetës, për të mos u dorëzuar i jep urdhrin njërit prej tyre që shërbente si kuzhinier: "Afroi fuçitë e barutit midis kullës, se dora e varrueme nuk më len me i afrue"? Dhe kur mbi pullaz (çati) kishin kërcyer qindra malazezë, qindra të tjerë kishin thyer muret, trimi ynë thërret edhe një herë:

"Ah kadale", Nikollë të vraftë Zoti,
Se këtu i thonë Oso Baroti,
Se djeg veten edhe ty...


"Dhe u dha zjarr fuçive me dorën tjetër që kishte shëndosh. Me qindra armiq u hodhën në erë. E fortë ishte tronditja e shpërthimit të fuçive me barut, sa malet e Krajës u zbardhuan", tregonte plaku i motnuem, nga ata që kishte dëgjuar prej prindërve. "Në Shkodër ka ardhë era e mishrave të luftëtarëve të djegur", tregonte i ndjeri plak Qamil Kuka. "Kur kanë arritur forcat e ndihmës nga Shkodra, midis të cilëve edhe vëllai i Osos (Cufja) në kullën e djegur nuk mund të hyje nga yndyra e mishrave të djegur. Asgjë nuk kishte mbetur, u gjet vetëm një krah, i cili u njoh se i kujt ishte, se mbante në të një shkrim. Ai ishte i Salë Behrit", fliste plaku i urtë.
Me këtë ngjarje, trimëria e Oso Kukës ngriti monument Vraninën, në gërmadhat e së cilës është heroizmi i shqiptarit, aq sa një gjeneral turk, i detyruar nga fakti i trimërisë së rrallë, shkroi: "Janë nga popujt ma trima e ma luftëtarë, e s‘druajnë vdekjen, sidomos kur është puna për mbrojtjen e vendit të tyre, atëherë ata tregojnë se janë ushtarë të shkallës së lartë. Kjo i pranohet nga të gjithë", përfundon gjenerali i njohur turk. Bilbili i letrave shqipe, at Gjergj Fishta, shkruan në "Lahutën e Malcis‘": Njisi gjaku qi Oso Kuka

Sot ka derdhun ke ato suka
Si për mbret, si për dhe të parëve
Vlon sa vlon ndër dej të shqyptarëve.


Vdekja heroike e Oso Kukës mori dhenë, e dëgjoi i madh e i vogël. Oso Kuka - tregonte plaku i moçëm nga ata që kishte dëgjuar - u vajtua për një javë në familje. Erdhën ngushëllime jo vetëm nga mbarë qyteti i Shkodrës, por edhe nga Shala e Shoshi, Gruda, nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit. Avdi Pasha u njoftua, por nuk reagoi. Kjo e zemëroi e ia ngriti më lart urrejtjen ndaj turqve-osmanë. Zemërimi i popullit u shpreh edhe disa muaj pas, sa për një shkak të vogël shpërtheu në Shkodër një kryengritje, e cila mbërtheu në kalanë Rozafat për 25 ditë forcat turke. Kjo revoltë ishte prelud i ngjarjeve që përgatitën e çuan në krijimin e Lidhjes së Prizrenit. Kjo tokë përherë ka gjëmuar nga pushka e topi, nga trimëria e heroizmi që nuk njeh kufi, se heronjtë nuk njohin kohë, kufi, ata lindin kur i kërkon atdheu e detyra e mbrojtjes së tij.

Akti i Oso Kukës e bën krenar çdo shqiptar.

Fishta i madh e skaliti në veprën e tij, në këngët që u bënë popullore e që këndohen në dasma e gëzime. Heroi doli nga populli e populli i këndoi me vargjet e poetit të madh. Nga fundi i shekullit të kaluar, revista e arbëreshëve të Italisë e Anselmo Lorekios, që dilte në Katanzaro, botonte një artikull për Oso Kukën - (Nr. 5, viti 1898). Ajo shkruante: "Shkodra është vendi fatlum, ku ka lindur Oso Kuka dhe duke komentuar heroizmin e tij theksonte: "Përgjigjja që dha Oso Kuka ishte tamam përgjigje shqiptare". Po aty botohej edhe një poezi popullore, që revista kishte marrë nga Shkodra atë ditë.

Ja disa vargje nga përgjigjja e Oso Kukës dhënë të dërguarit të Knjazit.

"Unë jam djalë i Shqipnisë".

Edhe revista "Albania", që botohej jashtë atdheut, i kushtoi një shkrim me interes, në fillim të shekullit tonë, figurës heroike të Oso Kukës. Për krijimtarinë popullore, kushtuar këtij trimi legjendar, kanë shkruar Gustav Majer në Studime Shqiptare (1897), revista "Dituria" Tiranë, 1927, Kasem Taipi në përmbledhjen e tij "Zana popullore" më 1933-shin dhe botimet folklorike.

Më 1923-shin Avni Rustemi e përmend emrin e Oso Kukës në një thirrje që ua drejton autorëve të shoqërisë "Bashkimi".

Në fillim të viteve ‘20, mësuesi patriot Zef Harapi i kushtoi një dramë heroit të Vraninës, Oso Kuka.

Edhe për Oso Kukën, si e thamë dhe në fillim të shkrimit tonë, paranojaku Enver Hoxha kishte mërira, e zinte në gojë "sa për të larë gojën", si thoshte Shkodra. E përsërisim se vetëm një këngë, një pikturë e disa artikuj në gazeta u shkruan për këtë simbol të trimërisë e vetëmohimit. Lartësimi dhe vënia aty ku e meritonte trimin Oso Kuka i prishte terezinë me miqtë e tij sllavë e cenonte interesat e tyre dhe të tijat, andaj diktatori pranonte fashitjen e heroizmit të kombit të vet, përpara interesave me serbët e kallëpeve të ndryshme, aq sa pas vitit 1944, edhe ndonjë shkollë a rrugë që populli ia kishte vënë emrin e heroit të vet, regjimi komunist ia fshiu. Me vdekjen e diktatorit sikur u gjallërua e u rrit përkujdesi e nderimi për këtë figurë popullore, sa u shpejtua t‘i vihet emri i një rruge, një shkolle, u botua ndoshta me porosi një roman, u mendua për një muze, por edhe kjo përpjekje nuk ishte e gjatë. Erdhën vitet e demokracisë e heroizmi i Oso Kukës evokoi heroizma të rinj. Nga populli shqiptar lindën heronj e pishtarë të demokracisë. Po emri i Oso Kukës është sintezë e tërë heroizmit shqiptar e kërkon të gjejë vendin e vet, nderimin që i takon. Edhe tani, i lënë në harresë. Nuk u kujtua kush ta lexonte, të paktën në netët përkujtimore të një emisioni televiziv, ose t‘i shkonte mendja për të. Një Oso Kukë që nuk vjen më, po që në gjakun e shqiptarit ka plot molekula me gjene të tipit Oso Kukë, andaj edhe ai gjak kërkon nderim, se jemi shqiptarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyWed Dec 24, 2008 1:38 am

PAPA KRISTO NEGOVANI ( 1875 – 1905 )

„Ai popull që nuk e gëzon lirinë, ai nuk e gëzon as jetën!“…


Klerik dhe krijues i denjë, atdhetar i admiruar, përparimtar i kohës, Papa Kristo Negovani i cili me veprimtarinë e vet patriotike la gjurmët e veta prej krijuesi dhe intelektuali të mirëfilltë. Ndërkaq në stadin kulturor e letrar, Negovani me tërë qenien e vet kontribuoi për ngritjen dhe përhapjen e shkrimit shqip në tërë hapësirat shqiptare. Ai la pas veti pasurinë më të çmuar të jetës së tij, krijimet letrare të përmbledhur në katër vepra, dhe pa dyshim qëndrimin e tij prej një atdhetari të devotshëm.
Papa Kristo u lind në fshatin Negovan me 1875, familja e tij, qysh atë kohë ishte e mëkëmbur dhe e ngritur, prandaj kishte mundësitë që të shkollonte e ngritët bijtë e saj në mënyrë që nesër ata të ishin të armatosur me dituri për t’i dalë atdheut zot. Kristo, qysh si fëmijë tregoi aftësitë dhe shkathtësitë e tij për të zënë dituri dhe kulturë, ishte nxënës i zellshëm dhe shumë i zgjuar. Kjo edhe e ndihmoi Kriston që më lehtësi të mbaroi shkollimin përkatës, ku më vonë filloi punë në shërbim të kishës. Papa Kristo nuk u kufizua vetëm me shërbesat e Kishës, ai shpërtheu më larg nga të tjerët, duke e kuptuar më se çartë se vetëm çlirimi i plotë i atdheut do t’i shpaguaj të gjitha, madje edhe shërbimet fetare do të kanë lirinë e tyre më të plotë e cila do të kontribuojnë në shërbim të edukimit të popullatës. Ai zotëronte disa gjuhë të huaja si: Greqishten e re dhe të vjetër, Latinishten, Italishten si dhe Frëngjishten. Papa Kristo mu në saje të këtyre aftësive që kishte mbi gjuhët e huaja, shfrytëzoi mundësitë që të njihet me literaturën më përparimtare të kohës, duke forcuar edhe më shumë përcaktimin e tij: liria mbi të gjitha, me idenë se “ Ai popull që nuk e gëzon lirinë, ai nuk e gëzon as jetën!”...
Papa Kristo, me tërë qenien e tij iu përkushtua çështjes kombëtare duke i kundërshtuar e luftuar hapur synimet shkombëtarizuese të Kishës dhe çarqeve shoviniste Greke. Jo pak herë Kisha Greke, mbi baza të shovinizmit, kishte anatemuar dhe luftuar me çdo kusht gjuhën dhe shkronjat shqipe, duke e quajtur atë si “gjuhë djalli dhe të mallkuar!”... Tempulli i “shenjtë grek”, nuk u ndal vetëm me kaq, duke u treguar i gatshëm që të asgjësoi edhe fizikisht të gjithë ata që do të përhapnin gjuhën shqipe! Mbi baza të kësaj urrejtje patologjike kundër shqiptarëve dhe gjuhës sonë, Kisha Greke vrau në mënyrën më të ulët dhe më mizore: Dhaskal Todhrin, Petro Nino Luarasin, Papa Kristo Negovanin e të tjerë. Fatkeqësisht, qëndrimi i shtetit Grek, karshi shqiptarëve edhe sot ushqen dhe ysht pasione të të njëjtit nivel, kryesisht mbi baza urrejtjeje! Negovani, duke e vërejtur për ditë e më shumë disponimin antishqiptar të klerikëve dhe të çarqeve shoviniste greke, u thellua edhe më shumë në shërbim të çështjes kombëtare. Ai propagandoi pa pushim idenë e bashkimit të të gjitha forcave patriotike të kohës në luftë kundër lakmive të shteteve fqinje.
Veprat që Negovani i la të shkruara, janë kryesisht të shkruara në vargje lirike, krijime didaskalike për fëmijë etj. Veprat e tij janë: “Vjersha shkresëtorje”, që u botua me 1899, “Prishja e Hormovës” botuar me 1904, “I drunjti kryq” botuar me 1905 dhe “I vogli Donat Argjendi”, që u botua pas vdekjes së tij me 1908. Veç kësaj, Negovani përshtati edhe disa fabula të La Fontenit me qëllim të pasurimit të letrave tona shqipe etj.
Papa Kristo Negovani, para së gjithash si preokupim i tij ishte dhe mbeti qëllimi i ngritjes dhe përhapjes së shkollës shqipe, forcimin e bazës së saj e cila do të përmbushte nevojat e një gjuhe standarde për kohën kur ai jetoi. Në fakt, roli i tij në lëvrimin e gjuhës shqipe, në qasjen e tij të guximshme, pa varësisht pasojave, në idetë e tija për bashkimin e forcave reale për të mbijetuar gjuha, tradita dhe kultura jonë, flasin shumë, flasin për një kokë intelektuale të kohës, për një kokë të guximshme me përmasa të shndritshme patriotike, që ishte i gatshëm të paguaj koston e lirisë së fjalës, gjuhës, kulturës dhe lirisë sonë kombëtare edhe me çmimin e jetës, dhe këtë e pagoi i madhi Negovani! Ai nuk u luhat, dhe nuk ndali për as një çast veprimtarin e vet kombëtare, ai nuk u nënshtrua as para kërcënimeve të hapura dhe shantazheve të vazhdueshme që i bëheshin nga klerikët e kishës greke të cilët provuan që Negovanin ta frikojnë me qëllim që ai të heq dorë nga veprimtaria kombëtare, provuan që ta blejnë më flori, as kjo nuk e ktheu mbrapsht, nga rruga e tij Negovanin e madh, dhe krejt në fund vendosën ta likuidojnë në mënyrën më barbare e të çmendur nga verbëria shoviniste! Andarët shoven Grek, vranë Papa Kristo Negovanin, duke e masakruar barbarisht me hanxharë e bajoneta Kriston e madh, duke ia prerë jetën në mes, pra atëherë kur ai kishte vetëm 30 pranvera, pikërisht me 12 shkurt 1905!
Por, pranverat e diturisë dhe të gjuhës sonë të bukur, përhapjen e të cilave e bëri Negovani u mishëruan me shpërthimin e tyre në njëmijë ngjyra që nuk do të vdesin kurrë, ato do të jetojnë gjatë së bashku me kujtimin e martirëve tanë, përhapës të flakës së diturisë, të kulturës dhe të përparimit kombëtarë e njerëzor, në mesin e të cilëve në qiellin shqiptarë fluturon hapësirave të përjetësisë edhe emri i madh i Papa Kristo Negovanit- përhapës dhe mbrojtës i diturisë dhe i gjuhës sonë shqiptare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyWed Dec 24, 2008 1:39 am

Azem Bejta
Shote Galica
Mehmet Gradica
Hasan Prishtina
Isa Boletini
Oso Kuka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyWed Dec 24, 2008 3:35 am

Historia e vërtetë e Bajo dhe Çerçiz Topullit

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Untitledee-1

Kur përmenden emrat e tyre, menjëherë në mendje të vijnë dy burra të gjatë, me mustaqe e pushkë të gjatë hedhur krahut. Të vjen në mendje rrapi në Mashkullorë evrasja e Bimbashit turk, në sokakët e Gjirokastrës. Emrat e Bajo dhe Çerçiz Topullit të kujtojnë kryengritjet e armatosura kundër turqve, por edhe grekëve. Gjatë viteve të diktaturës, politika e asaj kohe i veshi me një tis legjende trimat e Gjirokastrës.
Nipi i Bajo dhe Çerçiz Topullit hedh dritë mbi figurat e heronjve. Jo thjesht komitë, por edhe intelektualë dhe reformatorë. Një material i dendur me dëshmitë e kohës mbi vrasjen e Dhespotit të Korçës, Bimbashit, përplasja me Faik Konicën, deri tek ceremonitë e lamtumirës për të dy figurat
Këngët, që iu kushtuan, trashëguar brez pas brezi, i theksuan edhe më shumë konturet “fantastike” që portretizonin këto dy figura. Por faktet historike tregojnë që Bajo dhe Çerçiz Topulli, nuk janë thjesht komitët që rrëmbyen armët e dolën maleve. Në një monografi të zgjeruar, që Bajo Topulli (nipi i Topullarëve, që ka marrë emrin pikërisht nga xhaxhai Bajo) na tregon se më së pari, Çerçizi e më së shumti Bajoja, ishin intelektualët, që luftuan jo vetëm për mëvetësinë e Shqipërisë, por edhe për gjuhën shqipe. Janë diplomatët, që shëtitën kryeqytetet evropiane e Amerikën, për të gjetur mbështetjen ndërkombëtare dhe për të organizuar shqiptarët, kudo që ishin për të ndihmuar çështjen e pavarësisë. Për autorin e librit “Topullarët e Gjirokastrës: Bajo dhe Çerçizi - pararendësit dhe pasardhësit”, botimi i kësaj vepre vinte si një shtysë e brendshme. U rrit me bëmat e heronjve, jetoi në po ato oda, ku u ulën këmbëkryq ata, në çdo gëzim gjirokastrit, dëgjoi të këndohej e famshmja “Tek Rrapi në Mashkullorë”, ndërsa në qendër të qytetit pa të ngrihej madhështor monumenti i Çerçizit. Gjatë jetës së tij ndoqi sesi politikat dhe sistemet vepruan me dy xhaxhallarët e tij heronj, glorifikimin e figurës gjatë diktaturës, por edhe cungimin e historisë së tyre, duke lënë jashtë momente të rëndësishme në jetën e dy vëllezërve, por edhe figura të shquara që shoqëruan në të gjallë e në të vdekur Topullarët. Pas ndërrimit të sistemit iu desh të shihte harresën e qeverive demokratike, rrënimin e shtëpisë-muze, dëmtimin e varreve. Një gjendje për të ardhur keq, që nuk mund ta linte më indiferent. Në një volum prej rreth 460 faqesh na ofrohet një material i bollshëm mbi historinë e familjes së madhe Topulli, por më së shumti të Bajos dhe Çerçizit. Një material i mbledhur nga burime gojore dhe arkivore. Janë shfrytëzuar Arkivat e Shtetit, por edhe shtypi i kohës, ku bëmat e dy heronjve gjetën hapësira të mëdha. Ka edhe citime nga fjalime e dorëshkrime të vetë heronjve, nga ato të pakta që i rezistuan kohës.
Për ta drejtuar lexuesin deri tek Bajoja e Çerçizi, autori ofron disa faqe histori, që lidhen me paraardhësit e Topullarëve, që nga zbritja e tyre nga veriu i Shqipërisë, në jug të vendit, ndërrimi i fesë nga katolike, në ortodokse e më pas në islame. Këtë e dëshmon edhe një pllakë varri, ku i pari i familjes quhej Vasil Sulioti (gërma V fshihet më pas), brez pas brezi, me shndërrimin e mbiemrit në Karagjozi e më tej Topi- Topulli (për shkak të një beteje të ashpër që Mehmet Karagjozi bëri me Ali Pashë Tepelenën). E më pas tregohet mbi një dokumentacion të dendur jeta e Bajo dhe Çerçizit, dy nga 15 djemtë e Ago Topullit.
Mësohet se qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në Stamboll, ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos, të cilin ai e vlerësonte shumë. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në Selanik, ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. Do të ishte po Bajo Topulli, që disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”. Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt Sofjes, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e Bukuresht u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Redaksia e gazetës “Drita” do të bëhej një shkollë e vërtetë për Çerçizin, i cili përmes faqeve të saj u bënte thirrje shqiptarëve për luftë. Pasi nis Çerçizin, Mihalin dhe lufttarë të tjerë drejt Shqipërisë, Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Ndërsa Bajo Topulli merrej me propagandë jashtë vendit, çeta e drejtuar nga Çerçiz Topulli, kishte nisur veprimtarinë e saj, madje ishte vënë në shënjestër. Ndodhi pikërisht në këtë kohë, në 9 mars të vitit 1908 kur në Gjirokastër vritet Bimbashi turk Halil Musa Beu. Një ngjarje që do të bënte bujë të madhe në atë kohë, por që do të shënohet në histori si bëma më e madhe e Çerçiz Topullit. Nëntë ditë më vonë, do të zhvillohej dhe beteja e famshme e Mashkullorës. Por një ngjarje më e madhe do të ndodhte në po atë vit. Është Kongresi i Manastirit, ku merrte pjesë dhe Bajo Topulli, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe Fishta, Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.
Nga autori i librit, por edhe historianë të tjerë enigmë mbetet mungesa e Bajos dhe Çerçizit në ngjarjen e madhe të shpalljes së Pavarësisë, një moment për të cilin ata kishin luftuar për vite të tëra. Ishte një tërheqje e vetë Topullarëve, apo një “gabim” i Ismail Qemalit? Të dhënat historike janë të mangëta dhe nuk hedhin dritë mbi këtë fakt. Emri i Çerçiz Topullit do të ndeshet sërish pa shpalljes së Pavarësisë, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës), por edhe kundër rebelimit të Haxhi Qamilit në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik. Tre ditë më vonë do të ekzekutoheshin duarlidhur rrugës për në Çetinë. Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Autori na thotë se në zhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të Gjirokastritëve. (Dy vjet më pare, në 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.) Madhështore ishte përcjellja e eshtrave të heronjve në Shkodër. Prekëse janë fjalët e mbajtura nga patër Anton Harapi e Ernest Koliqi, të pabotuara më parë në kohën e diktaturës. Ndërkohë, të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë. Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”.
I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër. “Në emër të djalërisë vinj t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për bajo Topullin, Eqerem Çabej në fjalën e lamtumirës.

Në ceremoninë e përcjelljes së Çerçizit

Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit

“Ndaluni! Ku veni burra?!

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!

…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.

Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”

Nga fjalimi i lamtumirës së Ernest Koliqit

E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.

O ti, Çerçiz, o ti Mustafa qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnis…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyWed Dec 24, 2008 10:43 am

Vasil Laci - atentatori shqiptar qe e priti me plumba Mbretin e Italisë Viktor Emanueli III


Me 17 maj të vitit 1941, teksa Mbreti i Italisë Viktor Emanueli i III-të, (që gjithashtu ishte pagëzuar edhe si Mbret i Shqipërisë pas dorezimit të Kurorës së Skënderbeut më 12 prill të 1939-ës), kishte mbaruar vizitën e tij shtatë-ditore në Shqipëri dhe po largohej në drejtim të aeroportit të Laprakës, në rrugën e Durrësit u qëllua disa herë me revolver në drejtim të tij nga një djalosh 19-vjeçar i quajtur Vasil Laçi. Mbreti Viktor Emanueli i III-të, shpëtoi pa u qëlluar, vetëm në saje të agjentëve të policisë së fshehtë italiane që atë ditë ndodheshin në gatishmëri të lartë dhe ia kapën menjëherë revolverin djaloshit nga fshati Piqeras i Sarandës. Po cili ishte Vasil Laçi, ku kishte punuar ai para se të vinte në Tiranë dhe cilat ishin motivet që e shtynë atë të qëllonte ndaj Mbretit të Italisë?

Si iu dorzua Kurora e Skënderbeut

(Nga ditari Konti Cianos, Ministrit të Jashtëm të Italisë)
12 prill 1939. Përsa u përket shqiptarëve, duhet të mbahet parasysh se është fjala për një popull ateist, e që kërkundrejt xhamisë, preferojnë më shumë një ngritje rroge. Arrij në Tiranë me avion në ora 10.30 dhe pritem në fushë nga antarët e qeverisë së re. Vërlacin nuk e njihja: se po ta kisha njohur, nuk do ta kisha mbështetur emërimin e tij. Është njeri nursëz e do të na bezdisi. Turma më pret me triumf. Ka akoma ndonjë "zonë" ftohtësie e kjo ndodhet parasë gjithash midis nxënësve të shkollave të mesme. Shoh se e kanë vështirë të ngrënë dorën për të përshëndetur romane dhe dikush refuzon haptaz ta bëjë, kur e ftojnë shokët e tij. Pra gjërat nuk shkojnë kaq lehtë sa dukej. Ka shumë kundërshtim për unifikimin personal të dy vendeve: të gjithë janë dakort për të patur një princ të Shtëpisë Savoja ose akoma më mirë, më duan mua. Por e kuptojnë që duke i dhënë Kurorën Viktor Emanuelit të III, kjo do të thotë fund i pavarsisë shqiptare. Diskutojmë gjatë me shumë krerë. Më rreptë dukeshin shkodranët, të nxitur nga kleri katolik, por ishte e lehtë t'i bindje, sapo vura në shërbim pakot me franga shqiptare, që për çdo qëllim të mirë, i kisha sjellë me vete. Sidoqoftë punët shkuan mirë: në Asamblenë Kushtetuese votohet me unanimitet e me enthuziazëm. Vendimet m'i sollën me delegacion. Mbaj një fjalim nga ballkoni i legatës dhe arrij sukses sidomos kur siguroj që vendimi nuk cënon, as formalisht as në esencë pavarsinë shqiptare. Kjo vlen për njerzit e thjeshtë, sepse vura re se në sytë e disa patriotëve të skuqeshin e lotët t'u rrëshqitnin mbi fytyrat. Shqipëri indipendente nuk ka më.

13 prill. Kthehem në Romë e shkoj shpejt në pallatin Venecia. E gjej Duçen mbi çati tek vrojton eksperimentet antiajrore. E vë në dijeni për ngjarjen. Ai do të shkohet më tej e të suprimojë Ministrinë e Jashtëme në Shqipëri. Nuk jam me mendimin e tij. Duhet të procedohet gradualisht, në se duhen ruajtur format për sytë e botës. Deri tani gjërat shkuan si vaji se nuk na u desh të përdornim forcën, po në se nesër do të duhet të fillojmë të shtiem mbi turmën, opinioni publik do të prekej sërish. Nga ana tjetër Ministria e Jshtëme na shërben për të pranuar legalisht gjëndjen e re të të punëve, pa kaluar përsëri në polemikën e pambarim të njohjeve. Më vonë e suprimojmë. I propozoj shefit të krijohet një nënsekretariat për çështjet shqiptare, me nësekretar Beninin. Më duket një person teknik sepse duhet të bëhet një politikë aktive për punimet publike. Vetëm në këtë mënyrë do ta lidhim definitivisht popullin me ne e të ulim autoritetin e krerëve. Në mbrëmje një mbledhje e shpejtë e Këshillit të Lartë për aprovimin e ligjit.

15 Prill. Arrijnë shqiptarët. Dikush midis tyre ka pamje të ndrydhur. Duçja i pret në pallatin Venecia e iu flet. Vërej se presin me ankth fjalën "pavarësi", por kjo fjalë nuk vjen dhe ata janë të trishtuar. Ma konfirmon këtë më vonë Jakomoni. Fjalimi im në Dhomë shkon shumë mirë. Pastaj mbledhje e shpejtë e Senatit dhe jo shumë madhështore. Në fund takim me Geringun dhe Duçen në Pallatin Venezia. Roosvelti dërgon mesazhin për të propozuar dhjetë vjet armëpushim. Duçja në fillim refuzon ta lexojë, pastaj e përkufizon "një frut të paralizëz progresive".

16 prill. Në pallatin Mbretëror, zhvillohet ceremonia e afrimit të Kurorës. Shqiptarët të humbur në sallonet e mëdhenj të Quirinales kanë pamje të ndryshme. Në veçanti Vërlaci i cili shqipton me përtim e pa bindje fjalët që duhet të thotë për të ofruar kurorën. Mbreti përgjigjet me zë të të pasigurtë dhe të dridhur, s'është fare një orator që impresionon auditorin. E këta shqiptarët, njerëz të rëndë, malsorë luftarakë, shikojnë midis të çuditur e të druajtur atë njeri të vogël të ulur mbi një poltron të madh të lyer me ar, në këmbët e të cilit qëndron një gjigant i lyer me ar, në këmbët e të cilit qëndron një gjigand i bronztë: Musolini. Nuk e kuptojnë si mund të ndodhë kjo gjë. Flas me Duçen mbi gjëndjen shpirtërore të shqiptarëve. Edhe ai e kishte vënë re e më siguroi se sot do t'u flasë atyre për sovranitetin e pavarsinë kombëtare në mënyrë që të largohen të siguruar.

Përshkrimi i atentatit nga Konti Ciano

3 Maj 1941. Edhe në Shqipëri ku ushtria jonë është ndeshur gjer diku me pengesat e vërteta gjermane, feeingu i fyerjes ndaj aleatëve është i theksuar. Duçja e mori vesh dhe ngarkoi Farinaccin të hartojë një letër për Hitlerin, për të tërhequr vëmëndjen për ngjarjen. Zgjodhi Farinaccin, sepse ai nuk ka një status zyrtar dhe se Duçja nuk ka dyshime për filogjermaninësinë e tij.

5 Maj. Letra e Farinaccit për Hitlerin nuk do të niset. Duçja ka mbetur i kënaqur me deklaratat e Hitlerit, e pastaj nuk i kish pëlqyer hyrja e letrës së Farinaccit, që kishte ekzaltuar punën e vet në Shqipëri.

8 Maj. Me anë të Acquerones, informoj Mbretin për rezultatet e arritura e ai e fikson nisjen për në Shqipëri për pasnesër…Nisem për në Tiranë ku do të pres Mbretin.

9 Maj. Në Tiranë. Atmosfera është e mirë. Ushtarët e ndjejnë përherë e më shumë se ishte përpjekja italiane që e theu Greqinë e për këtë janë krenarë.

10 Maj. Mbërrin Mbreti. Kohë e keqe, bën ftohtë dhe bie shi si në dimër, por kjo nuk i ndalon njerzit që të mbushin rrugët e Tiranës. Mbreti është me humor të shkëlqyer dhe i prekur jashtë mase nga ajo që pa. Nuk besonte që ta gjente Shqipërinë kaq të afërt e kaq pjellore. Në mëndjen e tij kishte mbetur mbi të gjitha kujtimi i atij Malit të Zi me gurë të thatë dhe dëshironte të rimëkëmbë në kufijtë e 1914. Këtë unë nuk e shoh të mundëshme. Shqiptarët do të ngrinin krye me forcë kundër çdo vendimi të tillë. Mund të frenohen ambicjet e tyre që shkojnë deri në Tivar e përtej. Me mua Mbreti qe shumë i përzëmërt. Përsëriti disa herë që Shqipërinë e "fabrikova" unë dhe më shfaqi sërish simpatinë e tij. Kurse me Cavalleron qëndroi shumë ftohtë, sa ai e ndjeu goditjen e nuk e fsheh që është fyer. Për ta bërë të ftohej në drekën e Mbretit-dhe e bëra sepse përjashtimi i Cavalleros nga dreka intime do të bëhej shkak për shumë thashetheme, mu desh të lodhesha jo pak.

........
17 Maj. Një incident gjatë largimit të Mbretit nga Tirana, ishte njolla që e shfytyroi kuadrin e mirë të udhëtimit. Një djalë nëntëmbëdhjetvjeçar, qëlloi disa herë gjatë kalimit të veturës Mbretërore. Duket se është fjala për një njeri gjysëm të çekuilibruar, i cili me këtë gjest ka dashur të manifestojë indinjatën e vet, që s'është marrë në konsideratë, si poet, nga autoritetet lokale! Është e kotë të thuhet se poemat e tij, vlejnë shumë më pak nga lirat që kishte marrë disa herë si ndihmë. Mbreti u duk se nuk i dha peshë kësaj gjëje, dhe qëndroi shumë i qetë. Thonë se i ka thënë Vëralcit, që ishte ulur në krah të tij: "Gjuan mjaft keq, ai djalë".


Përshkrimi i atentatit të Vasil Laçit, në librin "Yje të pashuar"

"E bëra vetë, për Shqipërinë.
Rroftë Shqipëria e Lirë!
Poshtë fashizmi"!

…Atentati i djaloshit shqiptar, që qëlloi Viktor Emanuelin e tretë në rrugën e Durrësit, - ka thënë Enver Hoxha, - ishte fillimi i një kryengritje të madhe që po përgatitej.

Hallall i qoftë qumshti! Shqipërisë tani i duhen kurbanë! - tha nëna e Vasil Laçit ditën që mësoi për vdekjen e djalit të saj.

Vasil Laçi lindi në vitin 1923 në Piqeras të Sarandës. Si mbaroi shkollën fillore, e la fshatin dhe shkoi në Tiranë. Donte të vazhdonte shkollën. Po kjo mbeti vetëm një ëndërr për të. Akoma i mitur, i hyri luftës së jetës. Punoi herë shërbëtor e herë argat, gjithnjë nevojtar e i varfër. Në fund shërbeu në një hotel. Vasili ishte mjaft guximtar dhe për këtë kishte dhënë prova.

Ditën që do largohej perandori nga Shqipëria, Vasili ishte zgjuar që me natë dhe i kishte thënë një shoku të tij: "Sot e kam rradhën unë ta përcjell perandorin". Kishte përqafuar shokun fort dhe kishte dalë nga hoteli. Kudo vërtiteshin spiunë, milicë, karabinierë. Pritej nga çasti në çast të kalonte perandori. "Fillloi kortezhi i veturave. Sovrani, në një veturë të hapur kalonte përmes batalioneve të këmbesorisë, të kaloresisë, të formacioneve fashiste të ndarë më tresh kolonë në të dy anët e rrugëve, ndërsa sipër fluturonin skuadriljet e aeroplanëve…" - kështu shkruante një gazetë e kohës. Në këtë atmosferë pasigurie e frike, rrethuar kudo me helmeta dhe armë, i riu patriot Vasil Laçi, hyri në mes të turmës dhe priti rastin e volitëshëm. Ai ngriti dorën e lidhur me fasho mbi helmetat dhe grykët e armëve fashiste dhe qëlloi pesë herë në drejtim të perandorit…

Populli shqiptar me dorën e njërit prej bijëve të tij, e përcolli me plumb perandorin Viktor Emanulelin e Tretë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyThu Dec 25, 2008 12:12 am

Naum Panajot Bredhi Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është pionieri i lëvizjes sonë kulturore patriotike të shekullit XIX. Ai është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare.N.Veqilharxhi lindi më 1797 në Vithkuq të Korçës. Ai pati mërguar në Rumani. I ndikuar nga idetë e lëvizjes kombëtare të popujve të Ballkanit, mori pjesë në revolucionin rumun të vitit 1821 kundër Turqisë, revolucion që pati karakter jo vetëm çlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vëmendjen tek atdheu i tij. Ai e kuptonte se gjendja e Shqipërisë në ato çaste historike shtronte para popullit të tij kërkesa të reja. Në vitet `40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes.Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin "Evëtar„. Një vit më vonë, më 1845, e botoi të përpunuar e të zgjeruar, me titullin "Fare i ri evëtar shqip për djelm nismëtar„, të shoqëruar me një parathënie për djemtë e rinj shqiptarë. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë njerëz mësuan të shkruanin me alfabetin e tij. Kërkesat e lëvizjes sonë kombëtare, Veqilharxhi i paraqiti në tri shkrime të tij: Në parathënien e botimit të dytë të Evëtarit, në një letër dërguar nipit të tij dhe sidomos në një "Enqiklikë„(letër qarkore).
"Enqiklikën„ ai ua drejtoi më 1846 bashkadhetarëve të tij. Ky dokument është konsideruar si manifesti i parë i lëvizjes sonë kombëtare, si një program pune për të. Ai flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me "lënien pas dorë të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin "mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë.Por Veqilharxhi nuk e humbet shpresën dhe u bën thirrje bashkatdhetarëve të mbushen me hov e guxim. Me një stil të shkathët, të figurshëm, e plot optimizëm ai shkruan: "Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojnë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t'i korrë padyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë„. Cila është kjo "farë e mirë dhe pemët e ëmbla që do të japë ajo?„ Veqilharxhi mendon se, që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë gjithë të mirat më pas. Padituria është fatkeqësi, mendon autori, një e keqe e madhe, që barazohet me skllavërinë. "Ato kombe që kanë mbetur në padije, u shëmbëllejnë thjesht skllevërve„. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me "shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu, shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara. Në këtë mënyrë e formulonte ai njërën prej kërkesave të mëdha të lëvizjes sonë kombëtare, duke u nisur nga parimi i drejtë se një popull mund të kulturohet vetëm me anë të gjuhës së vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriotë, por edhe mërinë e armiqve të Shqipërisë, veçanërisht te grekomanëve. Më 1846, ai u helmua nga agjentët e Patriarkanës, duke qenë kështu jo vetëm i pari ideolog, por edhe i pari dëshmor i Rilindjes Kombëtare.

******

Naum Veqilharxhi lindi në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës, më datën 6 dhjetor 1797. Kjo zonë gjendet shumë pranë qendrës mesjetare të kulturës në Voskopojë.Në vitin 1800, familja Veqilharxhi braktisi Vithkuqin, për shkak të dyndjeve të turqve dhe ashpërsimit të procesit të myslimanizmit (1800-1823). Duke qenë ortodoks dhe me një origjinë arumune, babai i Naumit, Panajot Veqilharxhi, zgjodhi si destinacion njërën prej principatave rumune (Tara Romaneasca).Por që në rini, Naumi, duke qenë dhe tip jokonformist dhe i influencuar nga idetë atdhetare arriti të bëhej një nga liderët e shqiptarëve të Rumanisë, duke bashkëpunuar dhe me figurën e njohur Ipsilantin. Naumi atëherë luftonte për emancipimin e popullit të tij dhe për krijimin e një shteti kombëtar shqiptar.Pas vitit 1829, familja Veqilharxhi ishte një nga më të pasurat dhe më të respektuarat në qytetin e Brailes. Naumi zotëronte disa prona të patundura dhe ndërkohë ushtronte dhe profesionin e avokatit.Më 1838, vit në të cilin të gjithë Veqilharxhët e deklaruan veten si grekë, Naumi nuk ngurroi të pranonte origjinën e tij e të regjistrohej si shqiptar pranë autoriteteve rumune. Po në këtë periudhë, ai arrin të finalizojë dhe punën e mundin e tij 20-vjeçar për krijimin e një abetareje, e cila ishte e para në llojin e saj për ne shqiptarët, pasi deri atëherë gjuha jonë shkruhej me ndihmën e alfabetit grek dhe atij arab.Abetarja e parë e tij u shkrua dhe u botua në vitin 1844. Kjo abetare përmbante dhe një alfabet origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore. Gjithsesi orvatja, mundi e puna e tij u vlerësuan maksimalisht dhe këtë e tregon dhe fakti se autorit iu kërkuan disa abetare me qëllim ndritjen e mendjes së popullit të etur për kulturë dhe dije.Naum Veqilharxhi, përveç abetares së tij, kishte dhe shumë libra të tjerë të shkruar në alfabetin e tij, që për fat të keq nuk kanë arritur të mbijetojnë. Kontributi i Naum Veqilharxhit kurorëzohet pas me krijimin e shoqërisë "Drita" pas vdekjes, në vitin 1848. Në këtë kontekst Naumi gjeti të gjitha kushtet për të manifestuar idetë e tij iluministe rilindëse. Ai u bënte thirrje shqiptarëve për bashkim e ruajtje të identitetit të tyre qoftë fetar apo etnik, atëherë kur më shumë se kurrë perandoria osmane ushtronte presionet e fundit në trevat e banuara nga shqiptarët.Ndërkohë familja Veqilharxhi i ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, jo vetëm Shqipërisë, por dhe Rumanisë. I pari president i gjyqtarëve për qytetin e Brailes u emërua Konstandin Veqilharxhi. Sot mund të themi që këto dy shtete, Shqipëria dhe Rumania, nuk ia lanë harresës, njeriun që bëri urën e miqësisë mes tyre. Ata i dhanë mirënjohjen e kujdesin e merituar. Për shembull shtëpia e Naum Veqilharxhit në qytetin e Brailas, është kthyer në muze dhe ajo ruhet me shumë përkushtim nga shteti rumun. Ndërsa shteti shqiptar dhe akademikët e tij konsiderojnë se Naum Veqilharxhi është figura më e spikatur e diasporës shqiptare për sa i përket gjysmës së parë të shekullit të XIX.Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, të pranueshëm nga të gjithë për të kapërcyer dasitë që lidheshin me alfabetet e tjera. Synoi që sistemi shkrimor t'u përshtatej veçorive të fonetikës së shqipes. Me këtë alfabet botoi më 1844 të parën abetare të shqipes, Ëvetarin. Abetarja u prit me entuziazëm dhe u përhap në krahinat jugore të Shqipërisë. Për të plotësuar kërkesat e ribotoi më 1845 me titullin Fare i ri ëvetar shqip, të shoqëruar me një E parathënme për djemtë e rinj shqiptarë. Përgatiti gjithashtu një gramatikë dhe libra e dorëshkrime të tjera, që nuk janë ruajtur. Më 1846 hartoi një Qarkore (Enciklikë) greqisht drejtuar bashkatdhetarëve ortodoksë në Shqipëri dhe po atë vit i dërgoi një letër të gjatë polemizuese një nipi të vet, që u ishte kundërvënë përpjekjeve të tij për çështjen shqiptare.Parathënia e abetares, qarkorja dhe letra e vitit 1846 janë dokumentet e para ideologjike e programatike të njohura deri më sot të Lëvizjes kombëtare shqiptare. Në to formulohen kërkesat kulturore të lëvizjes. Si iluminist revolucionar, Naum Veqilharxhi mendonte se mësimi i shqipes dhe ngritja e kulturës mund ta vinin atdheun në radhët e vendeve të qytetëruara. Pa çlirimin kulturor nuk mund të arrihej as çlirimi politik. Duke u nisur nga pikëpamjet racionaliste, i shihte shqiptarët si komb me karakter të veçantë, me gjuhën e zakonet e veta, me një thesar kulturor të trashëguar. U bëri thirrje shqiptarëve të hapin sytë, duke kërkuar zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Kishte besim te aftësitë dhe virtytet e popullit të vet dhe fshikulloi ata që ishin vënë në shërbim të të huajve.Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh të shkollave të huaja dhe punoi për një shkollë shqipe, me përmbajtje laike dhe për të gjithë fëmijët e popullit. Dha ndihmesë e shfaqi mendime të reja edhe për lëvrimin e gjuhës. U mbështet te gjuha e popullit, përdori fjalë të vjetra e të rralla dhe u shpreh për pastrimin e shqipes nga fjalët e huaja. E pasuroi shqipen me një varg termash të kulturës e të dijes.Naum Veqilharxhi u përpoq edhe të krijonte një shoqëri kulturore dhe të organizonte atdhetarët e tjerë, prandaj e helmuan në Stamboll. Me veprën e tij u bë shprehës i një kthese me rëndësi në historinë e popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyThu Dec 25, 2008 12:12 am

Naum Panajot Bredhi
Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është pionieri i lëvizjes sonë kulturore patriotike të shekullit XIX. Ai është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare.N.Veqilharxhi lindi më 1797 në Vithkuq të Korçës. Ai pati mërguar në Rumani. I ndikuar nga idetë e lëvizjes kombëtare të popujve të Ballkanit, mori pjesë në revolucionin rumun të vitit 1821 kundër Turqisë, revolucion që pati karakter jo vetëm çlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vëmendjen tek atdheu i tij. Ai e kuptonte se gjendja e Shqipërisë në ato çaste historike shtronte para popullit të tij kërkesa të reja. Në vitet `40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes.Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin "Evëtar„. Një vit më vonë, më 1845, e botoi të përpunuar e të zgjeruar, me titullin "Fare i ri evëtar shqip për djelm nismëtar„, të shoqëruar me një parathënie për djemtë e rinj shqiptarë. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë njerëz mësuan të shkruanin me alfabetin e tij. Kërkesat e lëvizjes sonë kombëtare, Veqilharxhi i paraqiti në tri shkrime të tij: Në parathënien e botimit të dytë të Evëtarit, në një letër dërguar nipit të tij dhe sidomos në një "Enqiklikë„(letër qarkore).
"Enqiklikën„ ai ua drejtoi më 1846 bashkadhetarëve të tij. Ky dokument është konsideruar si manifesti i parë i lëvizjes sonë kombëtare, si një program pune për të. Ai flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me "lënien pas dorë të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin "mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë.Por Veqilharxhi nuk e humbet shpresën dhe u bën thirrje bashkatdhetarëve të mbushen me hov e guxim. Me një stil të shkathët, të figurshëm, e plot optimizëm ai shkruan: "Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojnë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t'i korrë padyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë„. Cila është kjo "farë e mirë dhe pemët e ëmbla që do të japë ajo?„ Veqilharxhi mendon se, që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë gjithë të mirat më pas. Padituria është fatkeqësi, mendon autori, një e keqe e madhe, që barazohet me skllavërinë. "Ato kombe që kanë mbetur në padije, u shëmbëllejnë thjesht skllevërve„. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me "shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu, shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara. Në këtë mënyrë e formulonte ai njërën prej kërkesave të mëdha të lëvizjes sonë kombëtare, duke u nisur nga parimi i drejtë se një popull mund të kulturohet vetëm me anë të gjuhës së vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriotë, por edhe mërinë e armiqve të Shqipërisë, veçanërisht te grekomanëve. Më 1846, ai u helmua nga agjentët e Patriarkanës, duke qenë kështu jo vetëm i pari ideolog, por edhe i pari dëshmor i Rilindjes Kombëtare.

******

Naum Veqilharxhi lindi në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës, më datën 6 dhjetor 1797. Kjo zonë gjendet shumë pranë qendrës mesjetare të kulturës në Voskopojë.Në vitin 1800, familja Veqilharxhi braktisi Vithkuqin, për shkak të dyndjeve të turqve dhe ashpërsimit të procesit të myslimanizmit (1800-1823). Duke qenë ortodoks dhe me një origjinë arumune, babai i Naumit, Panajot Veqilharxhi, zgjodhi si destinacion njërën prej principatave rumune (Tara Romaneasca).Por që në rini, Naumi, duke qenë dhe tip jokonformist dhe i influencuar nga idetë atdhetare arriti të bëhej një nga liderët e shqiptarëve të Rumanisë, duke bashkëpunuar dhe me figurën e njohur Ipsilantin. Naumi atëherë luftonte për emancipimin e popullit të tij dhe për krijimin e një shteti kombëtar shqiptar.Pas vitit 1829, familja Veqilharxhi ishte një nga më të pasurat dhe më të respektuarat në qytetin e Brailes. Naumi zotëronte disa prona të patundura dhe ndërkohë ushtronte dhe profesionin e avokatit.Më 1838, vit në të cilin të gjithë Veqilharxhët e deklaruan veten si grekë, Naumi nuk ngurroi të pranonte origjinën e tij e të regjistrohej si shqiptar pranë autoriteteve rumune. Po në këtë periudhë, ai arrin të finalizojë dhe punën e mundin e tij 20-vjeçar për krijimin e një abetareje, e cila ishte e para në llojin e saj për ne shqiptarët, pasi deri atëherë gjuha jonë shkruhej me ndihmën e alfabetit grek dhe atij arab.Abetarja e parë e tij u shkrua dhe u botua në vitin 1844. Kjo abetare përmbante dhe një alfabet origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore. Gjithsesi orvatja, mundi e puna e tij u vlerësuan maksimalisht dhe këtë e tregon dhe fakti se autorit iu kërkuan disa abetare me qëllim ndritjen e mendjes së popullit të etur për kulturë dhe dije.Naum Veqilharxhi, përveç abetares së tij, kishte dhe shumë libra të tjerë të shkruar në alfabetin e tij, që për fat të keq nuk kanë arritur të mbijetojnë. Kontributi i Naum Veqilharxhit kurorëzohet pas me krijimin e shoqërisë "Drita" pas vdekjes, në vitin 1848. Në këtë kontekst Naumi gjeti të gjitha kushtet për të manifestuar idetë e tij iluministe rilindëse. Ai u bënte thirrje shqiptarëve për bashkim e ruajtje të identitetit të tyre qoftë fetar apo etnik, atëherë kur më shumë se kurrë perandoria osmane ushtronte presionet e fundit në trevat e banuara nga shqiptarët.Ndërkohë familja Veqilharxhi i ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, jo vetëm Shqipërisë, por dhe Rumanisë. I pari president i gjyqtarëve për qytetin e Brailes u emërua Konstandin Veqilharxhi. Sot mund të themi që këto dy shtete, Shqipëria dhe Rumania, nuk ia lanë harresës, njeriun që bëri urën e miqësisë mes tyre. Ata i dhanë mirënjohjen e kujdesin e merituar. Për shembull shtëpia e Naum Veqilharxhit në qytetin e Brailas, është kthyer në muze dhe ajo ruhet me shumë përkushtim nga shteti rumun. Ndërsa shteti shqiptar dhe akademikët e tij konsiderojnë se Naum Veqilharxhi është figura më e spikatur e diasporës shqiptare për sa i përket gjysmës së parë të shekullit të XIX.Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, të pranueshëm nga të gjithë për të kapërcyer dasitë që lidheshin me alfabetet e tjera. Synoi që sistemi shkrimor t'u përshtatej veçorive të fonetikës së shqipes. Me këtë alfabet botoi më 1844 të parën abetare të shqipes, Ëvetarin. Abetarja u prit me entuziazëm dhe u përhap në krahinat jugore të Shqipërisë. Për të plotësuar kërkesat e ribotoi më 1845 me titullin Fare i ri ëvetar shqip, të shoqëruar me një E parathënme për djemtë e rinj shqiptarë. Përgatiti gjithashtu një gramatikë dhe libra e dorëshkrime të tjera, që nuk janë ruajtur. Më 1846 hartoi një Qarkore (Enciklikë) greqisht drejtuar bashkatdhetarëve ortodoksë në Shqipëri dhe po atë vit i dërgoi një letër të gjatë polemizuese një nipi të vet, që u ishte kundërvënë përpjekjeve të tij për çështjen shqiptare.Parathënia e abetares, qarkorja dhe letra e vitit 1846 janë dokumentet e para ideologjike e programatike të njohura deri më sot të Lëvizjes kombëtare shqiptare. Në to formulohen kërkesat kulturore të lëvizjes. Si iluminist revolucionar, Naum Veqilharxhi mendonte se mësimi i shqipes dhe ngritja e kulturës mund ta vinin atdheun në radhët e vendeve të qytetëruara. Pa çlirimin kulturor nuk mund të arrihej as çlirimi politik. Duke u nisur nga pikëpamjet racionaliste, i shihte shqiptarët si komb me karakter të veçantë, me gjuhën e zakonet e veta, me një thesar kulturor të trashëguar. U bëri thirrje shqiptarëve të hapin sytë, duke kërkuar zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Kishte besim te aftësitë dhe virtytet e popullit të vet dhe fshikulloi ata që ishin vënë në shërbim të të huajve.Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh të shkollave të huaja dhe punoi për një shkollë shqipe, me përmbajtje laike dhe për të gjithë fëmijët e popullit. Dha ndihmesë e shfaqi mendime të reja edhe për lëvrimin e gjuhës. U mbështet te gjuha e popullit, përdori fjalë të vjetra e të rralla dhe u shpreh për pastrimin e shqipes nga fjalët e huaja. E pasuroi shqipen me një varg termash të kulturës e të dijes.Naum Veqilharxhi u përpoq edhe të krijonte një shoqëri kulturore dhe të organizonte atdhetarët e tjerë, prandaj e helmuan në Stamboll. Me veprën e tij u bë shprehës i një kthese me rëndësi në historinë e popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 11:24 am

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 2453215149

naturalish kostantino i mall

esht ner fugurat me te ransishme te historis e cila esht ber nga ai, i cili esht i consideruar i shejte elle nga kisha

djali i kostanzo kloros ish perandor i rromes dhe ilir, flavius valerius costantinus i thirrun trakala nga moshatart e tij per cafen e trash ka lind ne 274.
ne 293 i jati duke u ber cesare ju duhej te martonte vajzen e perandorit diokleziano dhe ai ilir posht te cilit nisi karrieren ushtarake, ulltoj ne palestin, morri pies ne luften rromake-danubiane, kunder sarmatve.
shkoi dhe ne egypt me dioklezianin ne 296 me luftu persianet e sarmatet. shkoi tek i jati kur ai u ba augusto ne 305 dhe e njeku ne luft ne britani.

ne vdekien e te jatit ne york costantino me 25 korrik 306 u sgjoll augusto (perandor i rrangut te mall) nga gjenerali kroko e nga ushtria.
kriza e sistemit tekrark i te jatit me ndarien e perandoris ne 4 pjes galia, itali, iliri, orientit, quan popullin ne luften civileFigurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Tetrarchia
ne fillim u paten 4 augusta(galerio e masimo daia ne orient, licio ne iliri, kostantino ne provincat e galis e te spanjes kurse masenzio rrite si uzurpator ne rrom, itali e afrik).
fillimish kostantino u bashkua me masimianin, shok i te jatit e babai i masenzios, kostantino martoj te bin e masimianit (fausta) i cili vdic ne 310

ne 311 galerio perandori i orientit vdiq, 3 augustat e mbetur u kthyen kunder masenzios qe rrite ne rrom te cilin e thyu kostantino ne 312 tek dyret e rromes
ne vitin 313 perandori i fundit i orientit u thyte nga i iliris i cili me costantinon liberalizuan te drejten e fes dhe ne orient e duke llan fund persekuzioneve kunder kristianve te nisura nga i jati i kostantinos.

ne 326 kostantino urlleron vdekien e djalit te par Crispo(i pasun me minerven gruaja e dyt) e djalit te motres qe ite e martuar me licion (augusti i iliris) ne baz te akuzave te faustes (gruaja e par)per insidie, kur ai konstatoi pafaisin e djalit vret fausten e cila mendohet te ket dasht eliminazionin e rrivalve te femive te saj.
po ate vit 326 kishin nis punimet e capitales se re nova roma(rroma e re) siper mbeturinave te bizancios duke i shtuar senatin dhe zyrat publike si ato ne rrom.
cyteti u sgiell ne baz te kualitetit brojtes i cili u mbarua ne vitin 330 duke u quajtur kostantinopoli (sot istambull). do jet deri ne 1453 capitale e perandoris bizantine (personalisht nuk besoj te ket qen ndonje her greke)
djemve u la mbrojtjen e romes kunder frankve e alamanve kurse ai personalish luftoj ne kufirin danubian kunder goteve (332) e sarmatve (335). ndau perandorin tek djemt duke i lan kostantinos ll galin, spanjen e britanin kurse kostanzos ll provinciat e azis e egyptin kurse kostantes italin, ilirin e provincat e afrikes. ai vdiq me 337 ate vit do u bate gati per te ikur me luftu persianet ne orient.
u batezua ne pik vdekie e trupi tij u varros ne kishen e apostojve kostantinopoje.

gjat perandoris se tij rregulloj sistemin ekleziast duke ndar perandorin ne kater prefetura, ne te cilat mbajti larg fucin e ushtrin nga e politikes.

ne 309-310 kostantino beri dhe riformen monetare

kostantino luftoi kunder barbarve duke i fituar, i beri luf dhe ushtris rromake duke e mujtur me skllever te kapur ne gjermani dhe britani, para se te behej beteja e funit tek dyret e rromes ne dark siq thot legjenda tek kampi tij i shfaqet ne qiell nje kryc dhe nje ze ce i thot shko dhe ne ket shej do fitosh, gjat betejes se fundit kunder masenzios e pershkruj ne rresht te par, kostantino arriti te mposhte pervec masenzios dhe licion, nen urdhave te tij perandoria rromake arriti te njoh sgjanimin maximal te saj ai qe politikan i mreft pervec se nje strateg, pruesi fes kristiane dhe martiri i par.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 11:35 am

kurse per ne shqiperi me i njohuri do mbetet i malli skenderbe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 4:23 pm


Arvanitasja legjendë - Laskarina Bubulina
Monday, 09-02-2009, 11:11pm (GMT)





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 U1_LaskarinaBubulina
Laskarina Bubulina
Nga Albert Zholi
Fill pas vdekjes së Skënderbeut, një emigracion i paparë i arbërorëve iu drejtuan Greqisë dhe Italisë. Ky ishte emigracioni më masiv i arbërorëve deri në atë kohë, duke mos menduar askush se një emigracion dhe më i paparë do të dilte në skenë në fundin e mijëvjeçarit të dytë. Ishin këto dy vende që u bënë streha, por edhe atdheu i tyre i dytë. Me përpjekje të guximshme, me shpirt kurajoz e krenar për përkatësinë etnike, ngulmimet e para shqiptare në fqinjin tonë jugor u vendosën në territoret e braktisura nga popullsia vendase. Kjo popullsi e ardhur synonte të rilindte jetën në këto vende, që shekuj më parë kishin rrezatuar kulturë, politikë, filozofi, art dhe shkencë ndër botën mesdhetare e më gjerë. Trojet ku u vendosën arbëreshët (apo arvanitët siç u quajtën më vonë nga popullsia vendase), i konsideruan si një atdhe të ri, duke mbajtur gjallë vetitë e virtytet, psikologjinë e moralin, kulturën dhe fenë, zakonet dhe ligjet e pashkruara, me një fjalë, gjithë strukturën shpirtërore të mbajtur në tokën arbërore. Pas shumë vitesh e dekadash lufte, qëndrese, gëzimesh e hidhërimesh nga kjo popullsi e ashpër dhe krenare, kishin lindur tashmë gjenerata të tëra që lidheshin drejtpërdrejt me të dhe faqet e saj. Kjo popullsi dallohej në vargun e popujve të tjerë të Ballkanit nga natyra e saj edhe nga tiparet e mosnënshtrimit para synimeve skllavëruese dhe shpirtin e saj të lirë e luftarak.
Për këto arsye, qysh në fundin e shekullit XIV-të dhe fillimin e shekullit XV-të, atëherë kur osmanët zbritën me inkursionet e para ushtarake në territoret greke, njësitë e para që u ndeshën me ta ishin ato të shqiptarëve. Osmanët zbritën fillimisht në këto territore të vendeve ballkanike të ftuar nga vetë princat ballkanas, të cilët për të zgjidhur grindjet e vazhdueshme me njëri-tjetrin, thirrën për ndihmë repartet osmane. Aq prezente bëhen trupat osmane në territoret greke, sa, kur princat që i patën ftuar vetë, kujtohen një ditë t?i largojnë, pasi misioni i tyre kishte mbaruar. Repartet osmane jo vetëm që s?pranojnë, por kërcënojnë dhe godasin vetë despotët grekë. Osmanët i gjetën territoret e Greqisë klasike të shpopulluar nga elementi vendas. Më 1348, kur serbët e Stefan Dushanit pushtuan Shqipërinë, Epirin dhe Thesalinë, popullsia greke u prek rëndë nga kjo. Serbët shpërngulën një numër të madh grekësh. Grekët e vjetër u zhdukën krejt për shkak të dyndjeve sllave në shekullin e VI-të erës sonë.
Që në inkursionet e para të reparteve osmane, popullsia shqiptare në Greqi kishte reaguar energjikisht dhe dihej se kjo popullsi në këto vendbanime të reja në Gadishullin Ballkanik dhe në Peloponez, nuk do t?i nënshtrohej lehtë operacioneve pushtuese greke. Me virtyte të tilla, të rralla e të përcjella nga një vend krenar "?ata do të luftonin dhe qëndronin heroikisht duke bërë një histori të veçantë në biografinë e lavdishme të tyre.
Pasi kjo racë, me tipare të veçanta nacionale, lindi një popull heronjsh që përmbi 400 vjet të shfaqur si ushtarë, komandantë dhe kaçakë, qëndroi dhe luftoi burrërisht kundër dinastive osmane në tokë dhe në det, duke tronditur, mrekulluar dhe prekur tërë botën e qytetëruar ?
Në periudhën e gjysmës së dytë të shekullit XIV-të, kur formacionet ushtarake turke bënë kërdinë në gjithë Evropën juglindore me fillimin e operacioneve të drejtpërdrejta për pushtimin e territoreve greke, popullsia shqiptare formonte një komunitet të rëndësishëm nacional dhe një rezervë të madhe e të fuqishme ushtarake. Në këtë kohë në Peloponez numëroheshin mbi 30 000 burra nën armë, të cilët nën komandën e princave shqiptarë si Petro Bua, Manuil Kantakuzino, Korkodil Kladha u bënë pengesa e parë ndaj agresorit aziatik. Gjatë gjithë luftës kundër osmanëve dalluan dhe spikatën figura të ndritura shqiptarësh në gadishullin helenik. Më 1458-1460 dallohen udhëheqësit kryengritës arvanitas si Thoksa e Dusha, Andre Grice e Prinokoken. Këtë të fundit, nga pabesia e marrëveshjes, turqit e ndalojnë dhe e rrjepin të gjallë, ndërsa 300 luftëtarë arvanitas i ngulën në hunj dhe i therin publikisht. Dallohen në këto vite luftëtarë të njohur arvanitë si Teodor Bohali, Nikolla Grece, Teodor Bua, Meksi, Buziqi, Leon Bua, Bano Mejdani, Niko Cara e të tjerë.
Historia greke e mesjetës është e mbushur plot me figura luftëtarësh arvanitë, në atë masë sa ata e dominojnë këtë histori. Kështu, përveç sa përmendëm më sipër, në vitet 1600 e mbrapa janë shquar shumë figura të ndritura shqiptarësh e arvanitësish: Beqir Xhokadori, Kacandoni, Spiro Pinoci, Kico Bocari, Dhimi Bllohava, Sula Proshova Ali Bendo, Mustafa Molla, Veli Beu (babai i Ali Pashë Tepelenës) Jani Prifti, Dhimitër Toska, Velo Gjeka, Tafil Buzi, Shaban Gjika e deri tek heronjtë e Revolucionit grek të 1821 që bënë emër e shkruan histori të rrallë si Pllaputen, Karaiskaqi, Marko Boçari, Foto Xhavella, Odise Andruco, Ali Farmaqi, Kosta Kanari, Kollokontroni si edhe gruaja kapedane Laskarina Bubulina.
Bubullima (bubullon-gjëmon) do të thoshte për të arvanitasi i shquar Aristidh Kolja. Ajo doli në skenën e luftës kur ofensiva osmane në territoret e Greqisë futet në fazën e finalizimit të operacioneve të saj pushtuese. Në hapësirat e Peloponezit, edhe pse rezistenca e arvanitasve ishte e fortë dhe aktive, turqit bëjnë reprezalje dhe kryejnë masakra masive e rrëqethëse. Gjenocidi barbar që trupat e ushtrisë osmane bënë mbi këtë popullsi, është një argument që nënkupton se shqiptarët e këtyre anëve iu përgjigjen si edhe më parë me majën e shpatës sulmeve të pushtuesve osmanë. Në vazhdim të operacioneve të tyre, osmanët rrethojnë një nga vatrat e kryengritësve arvanitë të Naplios. Pas përpjekjesh e luftimesh të ashpra, turqit arrijnë të nënshtrojnë kryengritësit rebelë dhe, në përfundim të betejës, marrin rreth 10.000 vetë robër, të cilët i çojnë në Azinë e Vogël. Mes këtyre robërve ishte edhe kryengritësi rebel, arvanitasi i njohur nga ishulli i Hidrës, Stavro Pinoci. Komiti i pabindur, pas disa vitesh lufte e përpjekje kundër turqve, u kap e u burgos në Stamboll. Kur Shqevua, gruaja e Stavros, shkoi për të takuar të shoqin të pranguar larg, në burgjet e perandorisë së madhe lindore, e zunë krizat e lindjes. Pikërisht aty, ku dergjeshin e martirizoheshin luftëtarë kryengritës nga i gjithë Ballkani, si për të sfiduar prangat dhe vdekjen, më 11 maj 1771 lindi ajo krijesë, e cila do të kthehej në një simbol të lirisë: BUBULINA.
Laskarina këtë datë e kishte të shkruar në regjistrin qiellor të mendjes së saj si një ditë nga më të shënuara, që nesër ta kthente në hakmarrje ndaj turqve, armikut të babait e të vendit të saj. Ajo ishte e lidhur shumë me të ëmën, e cila i tregonte për babanë e saj, Stavron. Përfytyronte gjendjen tepër të rënduar nga torturat në burgun turk të të atit, mendonte të ëmën tek bënte lindjen e parakohshme në mjediset e burgut para syve të burrit të saj, Pinocit. Nga bisedat e më të moshuarve të fshatit ishte njohur me historinë e të parëve të saj, ilirëve dhe helenëve të lashtë. Më shumë e kishte të tërhequr figura e Gjergj Kastriotit, kryetrimit të shqiptarëve, që për 25 vjet rresht nuk u mposht nga forca më e madhe e kohës dhe bëri që për vite me radhë të valëvitej flamuri i shqiptarëve. Ky hero ishte i dashur për të edhe për faktin që ai u bë barrierë e pakapërcyeshme e myslimanizmit në kontinentin e Evropës. Figurë tjetër që e kishte tërhequr ishte ajo e Perikliut, themeluesit të shtetit demokratik helen. Kujtonte atë dhe mendonte veten e saj të hipur mbi kalë, me shpatë në dorë, tek luftonte të keqen e zezë që kishte pllakosur gjithë Ballkanin.
Laskarina ishte aq e dashuruar me detin, saqë për të harronte gjithçka. Me shikimin hedhur tutje në horizont, atje ku qielli dhe deti bashkonte kaltërsinë e tyre, vajza flokëlëshuar, trupdrejtë e syzezë përkëdhelte brigjet e ulur në një gur të bardhë pranë Limanit. Deti përcillte një ajër të ngrohtë që spërkaste pemët dhe freskonte disi nxehtësinë e drekës. Prej disa orësh shpresonte se shikimi i saj hedhur tutje do të merrte një përgjigje nga deti, i cili kërkonte, nxiste e joshte shtatëmbëdhjetë vjetët e saj. Më pas nxori një pasthirrmë nga thellësia e shpirtit. Ah të mundej në atë çast që të luftonte në krah të luftëtarit Kaconi, atij që tronditi Egjeun me anijet e tij dhe u solli fundin anijeve të pushtuesve turq. Shumë trima ishullorë kishin shkuar luftëtar në anijet e tij dhe flisnin për këtë trim me dashuri e adhurim. Nuk kishte as dy javë që në ujërat e Karpadhit simboli Llambro Kaconi pëshpëriti pa dashur ajo. Ky emër i erdhi vetvetiu i ëmbël e i ngrohtë si një puhizë deti në veshët e saj. Nuk donte ta largonte nga mendja këtë hero që i dha përsëri kurajën një populli të trembur prej tre shekujsh nga thundra otomane. Në fantazinë e saj virgjëronte ai, ishte bërë si një perëndi e antikitetit grek.
"Sikur të isha edhe unë burrë e të mundja të merrja armët për të mbrojtur vatanin, duke tundur detet". Sa herë i dilnin këto fjalë nga buzët e saj të njoma! Sa herë drithërohej nga bëmat e luftëtarëve shtati i saj njomëzak! Sa e sa herë mendonte për trimëri dhe heroizma ulur këtu, tek ky gur i bardhë, pranë limanit!
E vonuar kthehet në shtëpi, ku e ëma e priste në prag të portës bashkë me vëllanë e vogël, Thanasin. Brenda në shtëpi ishte njerku dhe Januzai. Biseda e tyre vërtitej rreth saj. A e meritonte Laskarina të ishte gruaja e ardhme e Dhimitër Januzait? Laskarina dëgjonte në heshtje të plotë fjalët e ëmbla që thoshte për të njerku i saj, Dhimitër Lazaru. Po zemra pse i gufonte, kur dëgjonte zërin kumbues të Januzait?
Të dielën tjetër ajo do të martohej me Dhimitër Januzanë, një njeri i pasur i ishullit dhe zotërues anijesh të shumta. Njohja e tyre u bë dy verëra të shkuara, kur ajo tregonte kureshtjen e dukshme për anijet dhe lundrimet mbi detin e paanë. E bija e Shqevos, e shëndetshme dhe e fuqishme, që kryente punën e burrave, tërhoqi vëmendjen dhe interesin e kapedan Dhimitrit. Vajza ishte një admiruese e flaktë e luftërave dhe gjithnjë sytë e mendjen i kishte nga deti. I përshëndeste çdo ditë me dorë e sidomos anijen e Januzas që hidhte spirancën në Limanin e Specias. Ajo ishte vajzë krenare e optimiste, këmbëngulëse e trime. Nuk hezitonte ta thoshte mendimin e saj edhe në kuvende burrash. Madje edhe para njerkut të saj, Dhimitër Lazaru, të cilin fshati e respektonte si njeri të leshtë e të urtë, ajo nuk nguronte të shprehej hapur.
Ajo në krye të flotë së Specias u tregoi osmanllinjve dhe botës mbarë, se ç?është e aftë të bëjë një grua kur lufton në emër të lirisë, të drejtës dhe në deje i zien gjak trimash. Ajo do të mbetet përjetësisht në piedestalin e pavdekësisë si simbol i luftëtares së deteve, e krahasuar me gjeneralët dhe strategët më të shquar ushtarakë të flotave luftarake detare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 4:30 pm

Dora d'Istria (Elena Gjika)

Elena Gjika rridhte nga familja shqiptare Gjika, që drejtoi Rumaninë në shekujt 17-19.

Elena Gjika studioi prejardhjen e shqiptarëve duke gërmuar në arkiva dhe për historinë e shqiptarëve thoshte Erdhi koha që edhe historia jonë të dalë nga varri, ku e kanë futur farisenjtë e shumtë.

Ajo konstatonte: Trualli i të parëve tanë ruan kujtime të çmueshme nga qytetërimi i lashtë! … meqë bashkatdhetarët e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është dashur ta mbrojë vendin e të parëve të saj jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllavë…. Kryesorja për shqiptarët është që të përcaktohet mirë prejardhja e tyre e lashtë dhe të mos ngatërrohen me ndonjë fis sllav pak a shumë të errët, sikurse bëjnë akoma mjaft dijetarë, fjalorë enciklopedikë dhe gazetarë.... Unë besoj si ju, zotëri, se duhet përfituar nga çdo rast për të përhapur ide më të sakta mbi prejardhjen historinë dhe gjuhën e stërgjyshërve tanë.

Elena Gjika analizoi dhe plagët e shqiptarëve, një ndër ta ishte edhe përçarja. Ajo thotë: duhet zgjuar ndjenja e bashkimit në shkallë kombëtare. Pa e zhvilluar plotësisht këtë ndjenjë, nuk duhet ndërmarrë asnjë hap përfundimtar, sepse shqiptarët mund të shfrytëzohen për interesa që nuk janë të tyre. …Por fryma fisnore, ende më e fortë se fryma kombëtare, mund të ushqejë tek ata iluzione të rrezikshme. Prandaj, para se të fillojnë luftën e fundit, ata duhet të harrojnë mosmarrëveshjet shekullore që kanë ndarë toskët dhe gegët, bij të po atij atdheu, sepse kjo është rruga që u siguron pavarësinë e vendit.

Ajo flet edhe për kontributin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane: “Trimëria e tyre u jep të drejtën të luajnë rolin kryesor në gadishullin lindor.”… Turqia do të katandisej për t’i qarë hallin derisa edhe vetë Azia e Vogël është mësuar të dridhet përpara shqiptarëve, trimëria e të cilëve ka mbetur po ajo që ka qenë në kohën e Skënderbeut” “Në shekullin XVII dora e hekurt e të tmerrshmit Muhamet Qypryliu Rishëliëja e Lindjes myslimane, e shpëtoi vendin nga përkuljet e para të ëmbla të këtij gjumi fatal.” Çështja e rënies së Perandorisë Osmane ka për shqiptarët një rëndësi që nuk e ka për të tjerët.

Shqetësim për të, që ishte shqetësim edhe për mbarë shqiptarët, ishte tendenca e pansllavizmit që po dukej në horizont. Ajo në lidhje me këtë thoshte: Është e domosdoshme t’i pritet këtu rruga dyndjes së pansllavizmit…. Turqia e verbuar humbi marrëzisht përkrahjen e atyre që mund t’u prisnin rrugën përparimeve gjithnjë e më të mëdha të pansllavizmit. …Duket sikur ministrat turq nuk kanë asnjë ide mbi shpalljet dhe përgatitjet e pansllavizmit, të cilit sukseset e habitshme të pangjermanizmit ia kanë shtuar së tepërmi shpresat. … Në fakt, planet e pansllavizmit nuk parashikojnë asgjë të mirë si për shqiptarët ashtu dhe për rumunët e grekët. … Pushtimi i Shqipërisë është prej kohe një nga ëndrrat më të preferuara të politikanëve më të vendosur të pansllavizmit. … Është shumë e vërtetë, zotëri, siç e thoni fort bukur, që shqiptarët, të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël edhe para kërcënimeve të pansllavizmit, vendosën të mbajnë anën e Perandorisë Osmane. … ….ditën që osmani do të dorëzohet, serbët do të sulmojnë shqiptarët, bullgarët do të hidhen mbi grekët etj dhe kështu beteja e popujve do të pasohet nga lufta e dy feve, që prej aq shekujsh përpiqen të shtien në dorë gadishullin tonë…... Perëndimi është i interesuar të pengojë synimet për zhdukjen e shqiptarëve si komb. Simbas tyre, në asnjë mënyrë nuk duhet shkatërruar pengesa e fundit, që nuk i lejon pansllavizmit të dalë në Adriatik dhe në Detin Jon

Elena Gjika flet edhe për rrugët që do t’i nxjerrin shqiptarët nga prapambetja. Ajo thotë ... përpjekjet që do të bëjnë shqiptarët për të krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, që është baza e bashkimit politik. Ajo flet për përhapjen e arsimit e të diturisë, për krijimin e institucioneve kulturore e arsimore shqiptare, për ngritjen e një Akademie Shqiptare, hartimin e fjalorit shqiptar. Për organizimin e lëvizjes politike në Shqipëri, si një hap më tej, që do të çonte më vonë në lëvizje të armatosur kombëtare. Ideja për bashkimin kombëtar shprehet para së gjithash në idenë e saj se “Pa rilindje letrare nuk ka aspak ringjallje politike”... … puna e parë në Lindje nuk janë deklaratat apo manifestimet “patriotike”, por të zgjuarit e jetës intelektuale, që është burim i çdo veprimtarie shoqërore dhe i çdo përparimi të vërtetë.

Kurorëzimi i bashkimit politik dhe kryengritjes së armatosur do të çonte në një vend të bashkuar ku dëshira e Gjikës ishte që të bëhet “toka e trimave dhe atdheu i bujqve punëtorë dhe të zgjuar, që do të mundin ta bëjnë pjellor këtë vend të vaditur me gjak prej kaq shekujsh”

Nga libri Ahmet Kondo “Dora D’Istria për çështjen Kombëtare”. Në këtë libër gjendet edhe korrespondenca e Dora D’Istrias me Jeronim De Radën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 5:42 pm

Jeronim De Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe
Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.
Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë.
Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.
Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.
Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:
"Erdhi dita e Arbërit„!
Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit.
Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Feb 10, 2009 5:58 pm

Faleminderit për këto postime të vlefshme Ilta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyTue Mar 10, 2009 12:52 am

Ymer Berisha

Ymer Berisha u lind ne Gjyrgjevik te Madh. Si intelektual me kultur te gjere e patriot do te beje perpjekje deri ne vetmohim, per clirimin e Kosoves nga okupimi serb.
Ne shpirtin e tij vlonte deshira per kosoven e lire, per bashkimin e shqiptareve brenda kufijve etnik, per Ribashkimin e SHqiperis.
E pikrisht me 28 nentor 1944.Ne Drenice Obri do te mbaje nje tubim me burrat e ksaj ane, dhe aty do te thote.
Nuk ka bes me serbe.
Prandaj duhet te organizohemi dhe te luftojme deri ne bashkimin kombetar.
Pas shpartallimit te kryngritjes se Drenices dhe vrasjes se trimit SHaban Polluzha. Dhe pasi shuhet rezistenca e Adem Voces ne Shale.
Profesori do te kalon ne ilegalitet ne anen e Prizrenit ne Anadrin ku formon Organizaten politike
<>.
Kjo organizat vazhdoi luften guerile, me sukses ne keto ane.
Profesori ne luft te pa barabart vritet me nend bashk luftetar, qe te gjith i perksnin organizates Besa Kombetare.
Per vrasjet,dhunen ndjekjet dhe terrorin e asaj kohe te OZN-se po i shkeputi disa te dhena nga libri i anti shqiptarit.
Sinan Hasani Kosova te verteta e mashtrimet.
Ku shkruan
Pas shpartallimit te krynengritjes se Drenices, organizatat tona shoqerore-politike organet DLP,te milicise, dhe te Korpusit te Mbrojtjes popullore vazhduan punen ne spastrimin e terenit nga mbeturinat e elementeve Kontrarevolucionare dhe te gjithe te arratisurve.
Mirepo edhe atehere nuk kishim mjaft forca e nuk ishin krijuar kushtet kretesisht te favorshme qe armiku te likudohet plotesisht.
Sipas nje rikapitullimi gjat vitit 1945 u eliminuan 1416 te arratisur, prej te cileve 292 u vrane, 148 u zun rob, ndersa 195 u dorezuan, U vran 9 dezertore nga njesiti UNCJ-se u zun 57 kurse u dorezuan 847.
Ne Greqi iken 196 kurse ne SHqiperi 25 veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyWed Apr 08, 2009 1:19 am

sofra pa i pa ti vete me sy te tu patriotat mos o vella me te ndegjume apo me te shkrume çka shkruain hajde ta perkrahim edhe ne se qai paska ken patriot!
Baba im sa ka kontribue kerkund emri tij,!Babgjyshi edhe ma shume dhe kerkund !Migjallaret e mi do jan vrare ne frontin kundra bugareve dhe ka vrare gjenerala Bugar dhe emri tij si shurra e pules.Une tani po te tregoi per vete i masim me kan ke deshire por sy me sy me dale dhe neper troje shqiptare,jo vetem ne komune tende dhe emri im ne hamam te hyres dhe i tere mundi im qe dhash per ty e per tan shqiptaret ma rrasen,dhe meritat e mija tjeret mi vodhen..dhe me thone se po genjeje o shpirt.A genjejn deshmitaret po edhe ata genjejn sepse frigohen.Dhe historin e shkruain siq u rekomandohet me genjeshtra.Ne mashtrohemi shpejte dhe shpejte gufojna pasi treni na tretet diku larg ne pafundesi.Per kerkan mos diskoto pa ta pa syt e tu...Mundesh vetem per veteveten me shkrue çka ke ba cilit shpiun ja ke kajte,apo armikut çka i ke shkaktue,por me fakte.O Sofra une kam fakte te gjalla inqizime dhe shqiptaret me thone se une çenkam tradhetar spiun i shkaut.Historia e shqiptareve eshte mbrapeshte dhe fund mos e qojm ma larg se na del gjiriz.Por mendo per te ardhmen se çka do na gjene,a do mbesim si qenje dhe si gjak shqiptari apo çka..Une me 1997 ne nje mbledhje te akademikeve ne Bec te Gjakoves me dr. e shkoles se larte ia pata then po tan shqiptaret patriotabre po me dalin me gjak shkau qe i keni shkrue ne histori dhe na mesoni keq!!!O Haxhi futja pordhe me tha,po marrim rroge dhe keshtu duhet me ua mesue te rinjeve historin.Qe de .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 12:20 am

Driniii
A e njeh qete njeri qe e permende ,nga eshte dhe si e vrane ????

Dhe pasi shuhet rezistenca e Adem Voces ne Shale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 12:46 am

E bre HAXHI , sa njeri ka kontribue per atdhe e s'ju ka permen emri... s'po shkojme ma larg se ne keto 60 vitet e fundit.

Sa e sa njeri ka kontribu me shpirt e me zemer per atdhe e sot as emrat nuk ju permenden. Me i than dikuj a e njeh filanin te thote JO kush eshte ai ? Edhe keta qe po permenden sot , nuk po permenden me deshire e me nder , po thjesht per interesa te politikuajve servile. Sepse ne shpinen e tyre shesin trimni , si Thaçi e Ramushi qe ne shpine te luftes sot le qe e shtremberojne idealin e 3 luftrave te fundit por edhe perfitojne mbi figurat kombetare. Po e marrim rastin e politikes se sotme servile e cila perfiton nga figura e Adem Jasharit me slloganin "Bac,u kry." , mire reagoi Bekim Jashari qe dul taman si burrat e tha JO BAC S'U KRY ! Keshtu duhet te ngrihen te gjithe familjaret e te reneve dhe pastaj i gjithe populli duhet t'i mbeshtes , se u ka ardh fundi genjeshtrave e perfitimeve mbi figurat kombetare.

Njoh njerez qe kane shit shtepite e tyre e i kane dhane parat per UÇK-ne e kane hanger burg ne serbi ka min. 10 vjet e kur kane dal , kane dal me probleme psikike nga dhuna e torturat barbare sllavo-serbe. E sot keta njerez nuk kane asnje mbeshtetje , biles as emri nuk ju permendet. E keta Thaçat e Ramushat ne shpine te popullit u ben milionera...

S'po e zgjas me shume , se çdo fjale eshte e tepert per keta politikuaj servile qe meritojne burgim te perjetshem , se me i vra ua lehtesojme punen dhe na falenderohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 9:56 am

Mergimtari
Anëtar aktiv
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Biere4
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 962-3

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Icon_minigender_male
Numri i postimeve: 598
Age: 17
Vendi: Larg atëdheut
Profesioni/Hobi: Demaskoj spiunët
Points: 79
Reputation: 1
Registration date: 31/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty



Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Icon_post_targetTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Oct 06, 2008 8:50 amFigurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Quote10

+
----
-



katunariplak shkruajti:
Te nderum forumista , keto histori duhet te jen kudo neper faqet shqypetare,
Lexim te kendeshem dhe ju kerkoj falje nese ju kam sqetesu
Hahahahhaah a jeni i sigurt katunariplak ?
Unë mendoj që këto histori e kanë vendin në kosh edhe atë në fund të koshit që të mos kutërbojn , për të ruajtuar trutë dhe për t'i mos infektuar me këtë virusin tuaj.
_________________
"Çlirim , bashkim dhe zhvillim."
Ti Mergimetari, kjo ashete e 3ta here qe ngaterrohesh me mua, 2 here me nofken,Katunari plak, njihere me nofken Medalim! kjo ashete e 4-terta, dua tju pergjigjem ne ate qe me thuani a ia mbaj qirin Berishes! Aty ku ste shkon per shtati ty dhe shokeve tu, si njerz me idologji te meprpesheta qe jeni informua, nuk pirtoni pa ofendua anetaret dhe figurat e medha kombetare qe vertete kan kontribua per ceshtjen kombetare. Ne baze moshes tuaj jam mundua ty dhe disave femive si ty qe ju ndersejn te tjer per me perezi muhabetet ketu, skam dashete te pergjigjem ofendimeve dhe provokimeve tuaja.
Mundohesh te thuash dicka ketu ta mesosh Haxhin!
Edhe pse pajtohem ne kete raset ke shkrua do fjale me vend!po sa ju permebahesh ti atyne thenjeve tua qe ti je nji nder ato qe i kundershton veprimetaret dhe atedhetaret e vertete? Kush ta imponon mendimin tan?, politiken, qe vjelle verer ndaj disa figurave kombetare qe jan deshmua nga historija per veprimetarin e tyne si prijes dhe atedhetar te denj te kombit, une nuk muned ta di ase ta konetrolloj mendjen tane, por ti ne ate moshe te njom qe ke , me mire te bjen te ndegjosh se sa te folish ven e pa ven.
Shiqo cfar i thua Haxhiut e lexo cfar me ke shkrua mua te kjo teme !? Dielli nuk zihet me shami o Mergimtar, ty dhe disa te rive me duket se dikush ua imponon akoma mendimin dhe bindjet tua ua foremojen ashtu si u konvinon dikuj, si dikur qe naj impononte socializemo-komunizmi titisto enverist per te meshef marrezit e tyne, Atedhetaret nai shpallenjen trathetar, proletaret komunistat,bashkepuntoret e shakut nai imponoonjen per trima ,heroj. Populli i di bijet e vete se kush si ka veprua, e din me mire se cdo individ, grup, parti, i din trathetaret,i din Atedhetaret, kjo qe thua ti ka disa te verteta,por mos u genje kote na koti ,se populli i ka dite me kohe, se ka pas te drejten tua jepi hakun ashtu si e kan meritua. Une nuk dehsiroj qe te rit te mbyllin gojen,asepak nuk pajtohem me ate,ne realitet une kam deshir qe te ritt tan te angazhohen me shume ne qeshtjen kombetare,sidos ne historin ton te sakatosun deri me sot, kete munden vetem te rit, gjenerata e aresimueme muned ta pastroj kombon nga demagogjit e ndrysheme, tua jap hakun se kujna qe e meriton, por vetem me aresim dhe gjykim te drejet jo me gjelozi e perqamje grupesh e interesa individuale.
Pershendetje per te gjithe,
KATUNARI PLAK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 11:16 am

O katunari plak , ai qe po ja fut kot je ti.

Se une per Berishen nuk flas pa argumente , po me argumente.
Tek tema e Berishes i ke gati te gjitha te zezat e tija.

E tash ty qe te konvenon politika e Berishes eshte çeshtje tjeter! Eshte po ky Berisha qe po mundohet te ndryshoje politiken , heronjte ti kthej ne tradhtare e antishqiptare ndersa tradhtaret , perçaresit e servilet ne heronj!!!

Eshte po politika e Berishes qe ka hartu nje liber per klasen e 6te te lendes se gjeografis ku Greqia shtrihej deri ne VLORE.


E ke UÇK-ne , miqesine me Millosheviçin , 97-ten , GERDECIN , JANULLATEN , FAZLLIÇIN , ...

Me faqezi se Berisha nuk besoj qe ka pas kombi jone ! Flasin faktet e argumentet e jo emocionet sikurse ti qe lidhesh me te emocionalisht dhe perputhjet e ideve te tua me ato te Berishes.

Hajt shendet se se shpejti do te del jashte lojes Berisha bashke me Fazlliçat e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 11:18 am

Gabim :
Eshte po ky Berisha qe po mundohet te ndryshoje politiken

Permiresim :
Eshte po ky Berisha qe po mundohet te ndryshoje historine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 EmptyMon Apr 13, 2009 4:32 pm

haxhiu shkruajti:
Driniii
A e njeh qete njeri qe e permende ,nga eshte dhe si e vrane ????

Dhe pasi shuhet rezistenca e Adem Voces ne Shale.
I nderuar z.Haxhiu
Per ket njeri qe ju me pyetni, une e njoh vetum mbas revistes ORA te vitve te 90 , dhe simbas librit qe kam lexuar, dhe me lart kam sjell disa te dhena,
nga ai liber antishqipetar.
Per Ymer Berishen kam shkruar edhe nje her ne gazeten BESA SHQIPTARE
Ajo qe me ka shtyar te shkruaj per ket figur te ndritur eshte ideologjia e tina shqipetare kombetare, jo ideologji e huaje!
Dhe qe ajo qe trgon se ai luftoi fashizmin dhe sllavokomunistet serb.
E po ja qe ne jemi gjithmon te vonuar, e harroim shpeit, dje harruam profesor Ymer Berishen, sot harroim profesor Ukshin Hotin, e nuk e
perkrahim Albin Kurtin, dhe ne vend qe te bashkohemi, rreth idealve te ketyre, ne vazhdoim te beim pytje te pakuptimta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
 Similar topics
-
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» Figurat letrare
» Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu
» Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj
» 50 DATAT E HISTORISE SE BOTES.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: