Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.

Shko poshtë 
+36
haxhiu
Driniiiii
ILTA
Agrone
Teutaa
Visar
Eva0506
katunariplak
Xili
petritkola
zeriatdheut
MUHAMETII
rolling
Epik
Orfe@
rroni
Leka i Madh
Arta
Ago Muji
Zogisti_Legalist
besa-bese
azzurra
Kosovarja
Anna
tom sojer
Vuthjani
E_Bukura
robi
fatlum
dibranja
shaban cakolli
Hana
Beton
Riki30
Guximi
Sofra
40 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur (I)   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySat Sep 13, 2008 11:37 pm

Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur (I)




Azem Hajdari

Nga Agim Doci


Te ulesh para letres se bardhe e te shkruash per Azem Shpend Hajdarin Heroin e Demokracise Shqiptare, eshte teper e veshtire. Jo ngase jeta e tij 35 vjecare eshte e mbushur plot, si personazhet e legjendave, por sepse Azemin e duan te gjithe shqiptaret padallim. Ndokush me te drejte mund te shprehet: sa pak, teper pak, po shkruani, per ate trim atdhetar. Keni te drejte! Por ne kujtesen kombetare, Azem Hajdari, do jetoje gjithmone. Azemi ishte nje mjeshter i madh i fitimit te zemrave te njerezve te thjeshte. Entuziazmi i njerezve nga jugu ne veri, ne ato kohe te trazuara e te permbysjeve te medha, sapo merrnin vesh se ka mberritur Azem Hajdari, mbushnin sheshet, rruget duke brohoritur "Azem! Azem! Ti je bota!" 

Azem Hajdari do te mbahet mend si i vetmi politikan shqiptar, qe e donte aq shume Kosoven, derisa flijoi jeten e vet. Ishte mik personal i burrit te madh Ibrahim Rugova. 

Azemi do mbetet, setoku me studentet e tjere te dhjetorit ,90 te, si varrmihes i diktatures. Mesazhet e tij, sa origjinale, aq dhe atdhedashese, do rrezatojne perhere tek cdo njeri, qe e meriton emrin patriot. Brezave te ardhshem te politikaneve shqiptare, lé t'u sherbej qartesia e Azemit, si pike referimi, per te dashur me shume atdheun sesa karriget e pushtetit! Ishte tribun i vertete.

Tek keto vlera, qe do t'i quaja "prone e patundshme e Azemit" do ndalem dhe padyshim do te percjell tek lexuesit portretin e tij, sa origjinal aq dhe te paarritshem. 

Kisha fatin dhe nderin qe isha shoku me i ngushte i tij, per vite me radhe. Nuk e kam menduar kurre, qe do te shkruaja faqe te tera pa m'i lexuar me pare Azemi. Kurre! Kronologjikisht do respektoj faktet, vecse lexuesit do t,i lutesha te mos mendoje asnje cast, se keto kujtime, i japin vlere autorit te monografise. Vlerat i ka, vetem Azemi!

...Kujtoj gjithmone ditet dhe netet kur shkruaja kenget per Kosoven. Azemi perqendrohej i gjithi, duke me nxitur ta beja vargun me te forte apo mesazhin me te qarte per njerezit. Kishte kujtese te pazakonte per ngjarje, emra dhe bemat e trimave te asaj treve. Kujtonte Zhuj Selmanin, Qorr Iljazin, Shaban Polluzhen dhe thoshte gjithmone: Atje i kemi vorret e te pareve tane! 

Azemi e njihte Kosoven dhe shpirtin atdhetar te shqiptareve te Kosoves me mire se kushdo tjeter. Sa ishte gjalle Azem Hajdari, kudo, ne tubime apo ne parlament, ne kuvende partiake apo takime elektorale e mbyllte fjalimin me thirrjet "Rrofte Kosova!" "Rrofte Flamuri!" "Rrofte presidenti Rugova!"

Kur ne ato vite te fillimeve te levizjeve studentore dhe me pas, sa here qellonte t'i tregoja poezite qe kisha shkruar futej i teri ne permbajtjen e tyre dhe pyeste kush do ta kendoje? Bente verejtje dhe habitesha se sa i sakte ishte ne verejtjet e tij edhe per vargun poetik.

Kur shkrova kenget per Isuf Gervallen, Kadri Zeken dhe Bardhoshin, apo per Enver Hadrin, per lfet Homollin apo Nasemi Helshanin, kengen per pajtimet e gjakut "Prite Anton Ceten" apo kur shkrova kengen per simbolin e qendreses Adem Demacin "Ban gajret Adem Demaci", e cila u be me pas, gati gati si himn, gezohej si femija. I ndritnin syte dhe behej me flete prej gezimit. Ai ishte njeriu me dashamires i kenges shqiptare. Ishte lexuesi i pare i krijimeve te mija dhe njiherit redaktori me i "pameshirshem" i vargjeve qe sipas tij u vinte era realizem socialist.

Me ngarkoi detyre imperative te shkruaj himnin e ushtrise clirimtare te Kosoves. Kur perfundova "Marrshi i UCK se" kenduar mjeshterisht nga Arif Vladi dhe "A vritet pafajesia" nga Leonora Jakupi, Azemi ishte i pari qe deklaroi se pranvera e vitit 1999 do te jete pranvera e lirise! I doli fjala!

Ishte miku dhe mbrojtesi me i madh i njerezve te artit. Por ja, qe jeta eshte e padrejte dhe fati e mori nga gjiri yne pabesisht. 

Per ta sjelle tek njerezit sa me te vertete dhe sa me te plote, me shume dhimbje, shfletoj nga kujtesa ime, nga ditari personal dhe kujtimet e miqve te tjera ngjarje, momente dhe fakte qe i jetova prane trimit, atdhetarit, politikanit dhe njeriut simbol Azem Shpend Hajdari. 

Pa i redaktuar dhe pa zbukuruar asgje, po i rreshtoj ne kete monografi. E verteta, jo gjithmone eshte e embel, perkundrazi, dikujt i vjen e idhet e perpiqet ta fshehe. Me kete "arme", me armen e se vertetes luftoj dhe u perpoq Azemi, te beje vend per veten dhe per idealin e tij. Duke e mbrojtur te verteten e duke qene oponent i saj, Azemi "pagoi" cmim te larte, jo vetem perballe kundershtareve te vet, por edhe brenda PD se, ku ay kishte nenshkrimin e themeluesit ne krye te demokrateve. Azemi ishte teper i lidhur me elektoratin, i cili e zgjodhi 4 here Deputet. 

Ne, shqiptaret, kur "vishemi " sadopak me pushtet shperfytyrohemi. Mania e madheshtise dhe fryma e kapardisjes "me dashje apo pa dashje", cenon personalitetin e liderit dhe karizmen tek populli. Tjeter ishte Azemi. Dora dashamirese e tij, shtrihej pa hile kur takonte te njohur e te panjohur. Zemergjeresia e tij nuk ka te krahasuar.

Azemi nuk ishte njeri i pozave dhe salltaneteve. Gezohej si femija kur i zgjidhte hallin dikujt. Ishte miku dhe mbeshtetesi me ngrohte i ushtarakeve dhe punonjesve te policise e strukturave te rendit. Me nje zgjuarsi natyrore dhe intuite si askush, dilte ne breg edhe kur te tjeret mbyteshin ne nje filxhan uji. Azemi ishte shoku me i mire dhe miku me i afert i te gjithe intelektualeve, pavaresisht nga idete. Dinte t'i nderonte ata dhe ishte teper tolerant ne diskutimet qe benim. Shpeshhere, me ate te qeshuren e tij te sinqerte, ne tavolinat miqesore ku diskutohej per te gjitha temat jetesore, qender graviteti behej Azemi. Perhere e dinim qe ai do "leshonte ndonji tulle" por nuk e parashikonim se kujt do t'i binte kokes. Teper i sinqerte, deklaronte: "Ju dua shume, bile jua kam lakmi per gjuhet e huaja qe zoteroni! ...Por keto vlera e thesare qe zoteroni, derdhini ne "Banken e Shqiptarise dhe te Demokracise." Kjo ishte teper e sinqerte. Kujtoj ne nje rast me disa te huaj, gjuhen e te cileve Azemi betohej se nuk e dinte, sapo ata u larguan tha: "Keta, na e kane me hile !..." 

Dhe me te vertete, e gjithe biseda zhvillohej midis nesh dhe te huajve franceze me nerv. Te huajt teper djallzore, na kritikonin qe kishim mbetur "prapa botes"... Azemi atbot, shprehu ne menyren qe vetem atij i rrinte hijshem kur i prekej krenaria kometare fjaline: "Po keta denglaxhi a nuk e dine se dhe tunelet me bashkue Europen ia ka hape inxhinieri shqiptar prej Shkodre Karlo Gega!?..." 

Te gjitha mbresat per Azemin, mbi te gjitha si nje njeri qe respektonte kodet morale shqiptare, me shtyne, qe te nis nje monografi per te pazevendesueshmin Azem Shpend Hajdarin. 

Kam paSur qindra pyetje nga te gjithe shoket dhe dashamiret kur do shkruash per Azemin? E verteta eshte se nuk e kisha te lehte, e sinqerisht malli per te, mungesa e tij me trishton cdo dite, cdo ore, cdo cast. As dora nuk me bindet. Shpirti i plagosur i yni, qe Azemi na donte aq shume, ndoshta duke shkruar dicka, mund te gjej melhemin e plages qe mban daten 12 shtator 1998...! 

Te vertetat e rreshtuara sipas kendveshtrimit tim te sinqerte, plotesojne figuren e njeriut Azem. Ky trim fizikisht mungon ne radhe te pare tek familja e tij, qe Azemi e adhuronte, mungon tek shoket e miqte e tij, qe Azemi i respektonte, por shpirterisht eshte tek te gjithe, ndaj do te doja qe ta lexoni pa paramendime politike. 

Per te qene i sinqerte, ngjarjet ne 10 vjecarin e fundit, pra nga dita qe u njoha me Azemin ne dhjetor 1989, ishin skajshmerisht te superpolitizuara. Sidoqofte nje lexim dhe gjykim i sinqerte nga ana e juaj, do ishte me siguri shperblimi me i mire i respektit per Azemin dhe jo per kronikanin. Nese per te madhin Gjergj Kastrioti, kronikani Marin Barleti ishte bashkekohes, une me Azemin isha bashkeudhetare. 

Ay nje legjende, nje gjeneral demokracie, né aspirues dhe asgje me shume. Koha do na gjykoje dhe do na vlersoje te gjitheve...

Takimi i pare me Azemin 

Ishte fundi i vitit 1989. Regjisorja e talentuar e RTSH se, Vera Grabocka vjen dhe me kerkon ne Kombinatin e drurit "Misto Mame" Tirane, ku punoja si k/inxhinier elektrik. Ftesen e saj, per te qene kryetar i Jurise Popullore ne Naten Finale te Festivalit te Interpretimit te Kenges Popullore Shqipetare qe organizohej nga Vera dhe RTSH ja, iu pergjigja me shume kenaqesi. Yjet e artit shqiptar si Parashqevi Simaku, Merita Halili, Bujar Qamili, Fatma Zyberi, vellezerve Zena te Elbasanit, Zeliha Sina, Bashkim Alibalit, Irma Libohoves, Valdete Hoxha, Petrit Lulo, Kleopatra Skarco dhe plot te tjere, qe u kerkoj ndjese per mospermendje emri, po u "rrezikonte" cmimin e pare nje talent i rralle Eli Fara. 

Nuk ishte dritherima e zerit te saj magjepes qe po cudiste artdashesin, sesa tematika njerezore e kengeve qe solli Eli Fara ne "ringun" e ketij takimi madheshtor. Mbasi befasoi publikun ne fetivalin folklorik te Gjirokastres, nje vit me pare, pra ne vitin 1988, duke mos kenduar asnje kenge politike te realizmit socialist, Eli Fara solli nje perle te muzikologjise shqiptare nga trevat e Korces. Kengen e "Qeraxhiut". 

Nga 550 votat e "jurise popullore", Eli Fara mori shumicen absolute, duke merituar vendin e pare. Drejtuesia e talentuar e Festivalit Silvana Brace, kur dha vendimin e Jurise Vend te Pare me "Kengen e kurbetit", e merr interpretuesja Eli Fara nga Korca,salla shpertheu ne duartrokitje te zjarrta. Sidomos galeria e Akademise se Arteve qe ushtonte nga thirrjet e spektatoreve me te sinqerte te atij spektakli studentet universitare. Si kryetar jurie dhashe maksimumin qe Eli te merrte ate qe meritonte. Nuk e harroj kurre qe dhe nje tjeter yll i skenes shqiptare Tinka Kurti, si anetare jurie e dha voten publikisht per Eli Faren. Ne ate atmosfee te paharrueshme, me afrohet nje student me nje xhakovente te zeze meshini qe vezullonte nga shkelqimi. Kjo "xhakovente e zeze", do tmerronte nje vit me vone, ne dhjetor te vitit 1990 edhe Ramiz Aline. Ishte Azem Hajdari. 

"A ban me te dhane doren more burre, foli ky student qe u be legjende per mposhtjen e diktatures. Qenke shqiptar qebesa, Eli dhe kanga e saj e meritonin vendin e pare! Shume shpejt, kjo plage e varferise tipike shqiptare do mahiset prap!... Hajt se do takohemi bashke ne ndonji rast tjeter. Do kemi shume pune perpara me e ba Shqipnine sic duhet !...Do te vije dita me e terhjeke zhag ate qoftelargun qe ka rrejte baben tand dhe baben tem!....."

Kaq tha studenti i fakultetit juridik Azemi, dhe zbriti shkalleve teposhte. Ate nate dhe shume net te tjera, mendimi e dyshimi, se mos ishte ndonji provokator, me la pa gjume. Isha i tmerruar nga guximi dhe kurajua e atij djaloshi plot temperament. Jo vetem per nga mesazhi, por dhe nga siguria sesi e shprehu fjaline studenti Azem, haje infarkt miokardi! Me kete fakt te thjeshte, desha te bej te ditur per gjithkend, se nuk ishte rastesi dalja ne krye te skenes politike e studentit tropojan Azem Shpend Hajdari. Ishin bindjet atdhetare dhe bindjet antikomuniste te tija, qe e thirren ne "ringun politik" fill mbas nje vitit. Vitet qe pasuan dhe kur miqesia me ate, u be e pandare, Azemi e perseriste vazhdimisht: "Nese PPSH ja na rrejti dhe mashtroi prindet tane, te mos lejojme qe keto partite qe dolen ne pluralizem, te na rrejne dhe femijte tane. Mallkim per né, nese do ecim ne gjurmet e asaj partie komuniste qe shkatrroj psiqiken shqiptare!..." 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySat Sep 13, 2008 11:37 pm

vijonKuvendi i Kacanikut dhe turpi i ngjarjes se ambasadave korrik 1990

Viti 1990, pati intensitet te paimagjinueshem ngjarjesh. Ne mars te atij vitit familjarisht ndodhesha ne Shkoder. Fejohej nje nga shoket tane. Nena e tij na tha: mos dilni sot ne Pjace! (keshtu e quajne shkodranet qendren e ketij qyteti). Vjen era mish dhije!...

Isha lindur dhe rritur ne Shkoder, ndaj kur qytetit i rrihte pulsi fort, nuk kishim munguar ndonjihere. E pse te mungonim ate dite? Ded Kasneci me djem te tjere si Zef Gjoni e Nikolin Thana qe nuk u "dilte kush ne beleg", ishin organizatoret e asaj ngjarje qe kalendari politik e quan "demonstrata e heshtur" per te hequr statujen e Stalinit.

Shkodra djep i atdhetarise, i kultures dhe demokracise shqiptare, ate dite ishte teper e shqetesuar. Peshperitej qe diten e shtune, me nje gezim te vecante, qe "te dielen patjeter me dale ne pjace, do kemi film pa za!". Pak vete e dinin, por e gjithe Shkodra doli ne shesh! 

Dikush tentoi te kendonte "mori Shkoder moj mizore, shume na u duke e pak na dole!" Dikush iu germush: praj idiot! Heshtja mbuloi pjacen. Shkembeheshin vetem veshtrime urrejtjesh midis "atyne" dhe nesh. Por qellimit iu arrit! U be demonstrata e heshtur perpara bustit te J.V.Stalinit. Sa absurde! Vendlindja e ketij kryekrimineli komunist rus Gjeorgjia e kishte zhgulur qe ne vitet 1966 monumentin e Xhugashvilit Stalin, ndersa Shkodra antikomuniste me themel, duhej ta mbante ne shesh(!) Ky vrases prototip i demokracise njerezore nuk kishte bust as ne sheshin e Erevanit. Shkodra vendlindja e burrave me te shquar te kombit shqiptar, si At Fishta, Oso Kuka, Gurakuqit, Mjedes, Prenushit, Koliqit, Dom Ndoc Nikajt, Tringe Smajles, Nores se Kelmendit, Zef Jubanit, Arshi Pipes, Shkodra e te pares kryengritje antikomuniste te Postrribes ne vitin 1946, duhej ta bante endé ne mes te qytetit Josifin e Rusise(!). 

"Boll ma, thoshin shkodranet, boll na qelbi vendin ky hundelesh!" 

Djemte e Shkodres loce e mbajne mend ate dite sesi u rrahen, u burgosen dhe u terhoqen zvarre nga policia e Ramiz Alise. 

Vera e nxehte e atij vitit solli nje tjeter ngjarje. Ajo ishte c,ishte! Zorra e trashe e regjimit komunist u shqye, kolonat e policise, forcat e ushtrise me lopata xhenjere neper duar, sikur po prisnin ceremonialin e varrimit te frikes! Po, po! Ato dite ne Tirane u vra frika! Une e kam quajtur, plasi temthi!...

Korriku i vitit 1990, kur njerezit shqyen kangjellat e rrezuan muret e legatave te huaja opinioni boteror u njoh me trimerine politike te vellezerve tane ne Kosove. Ate dite si nje mallkim ndodhi qe shqiptaret, te mos i linin radhe njeri tjetrit per te zgjidhur roberine. 

Kur vellezerit tane te Kosoves u mblodhen ilegalisht dhe bene parlamentin e tyre qe morri emrin e Kuvendit te Kacanikut, ne Tirane ngjau hataja me ambasadat. Kosova ishte ne qender te vemendjes te Europes per kerkesat e saja konstitucionale veteqeverisese. Kur pikerisht me 2 korrik 1990, nje dore teper djallzore, qe doli nga kulisat e sigurimit te shtetit dhe mendja diabolike e KQPPSH se, organizoj pabesisht ate "termet". Kalendari historik e ka quajtur "ngjarja e ambasadave" ! Ndersa Azemi e quajti levizje te mbrapshte, se thyerja e ambasadave mund te behej dhe me 5 korrik! Ngulte kembe Azemi se kjo u be vetem per injoruar ate ngjarje sa madhore aq dhe delikate Parlamentin e Kacanikut !

Europa e harroi Kosoven! 

Ajo qe ngjau me ambasadat ne Tirane, i vinte sipas oreksit edhe kojshive tane serbo greke, qe ne te gjitha kohrat Shqiperine e deshironin te destabilizuar. Me 11 korrik "Jakomoni komunist Xh. Gjoni" me metodat e tufezimit me force, mblodhi kolektivat punonjese te Tiranes ne sheshin "Skenderbej", ku mbajten fjalime patetike K.Blushi e tellalle te tjere te zhganit antishqiptare qe nuk ishin gje tjeter vecse kucovllehet dhe ortodokset qe ne vitin 1997 do merrnin pushtetin me puc dhe me pushke. Nuk thane oratoret e atij tubimi as edhe nje fjale per Kuvendin e Kacanikut. Ndersa sot ne parlamentin vampir te kallashnikovit, marrin pozat e "atdhetareve qe u digjet xhani per lirine e Kosoves"! Sa fytyreforte jane, e sa shpejt harrojne shqiptaret se me ke kane te bejne! 

Nejse! Kthehemi atje ku ishim... ne korrik 1990.

Opinioni boteror tani duhej te merrej me skandalin e ambasadave(!) Kosova perseri duhej lene ne harrim. Megjithate, atyre djemve qe trimeruan duke thyer kangjellat e legatave te huaja, duhet t,ua dime per ndere gjithe jeten. Ishin ata te paret, qe i dhane nje goditje teposhte PPSH se! Mesa duket, fati yne precipitoi ashtu, dhe hajt, le ta gjykoje e nesermja!

Keto pika kulmore, ishin vlaga e fjalimeve te Azemit ne ngjarjet e dhjetorit 1990, qe mban emrin e tij dhe cilesohet nga historia si dhjetori i revolucionit demokratik te vertete shqiptar. Ato dite kur trimeria, guximi dhe kushtrimi studentor: "Poshte Komunizmi!" kishin ne balle djaloshin malesor Azem Hajdari, shume prej nesh, rrinim "nen furka te grave". 

Ishte 6 dhjetor 1990.

Duke u kthyer nga kafeneja e Hotel "Dajti", ku "qanim" hallet e kombit ulur ne kolltuket e ish "Kursalit" fashist, ku 50 vite rresht nuk guxonte te futej kembe shqiptari i propozova nje intelektual te shq(u)yer qe ne 5 vjetet e qeverisjes se Berishes, i futi te dy duart ne mjaltin e postit qe mbajti, te benim nje vizite tek shtepia e Prof.H. Beqja. Me kishte pelqyer ky sociolog socialist, jo vetem per disa shkrime te guximshme ne "ZP", por edhe se ne takimin me studentet ate dhjetor nuk ishte pritur me shume fershellima. Kisha dhe nje "fature te palikuiduar" me profesor Hamitin, ngaqe me 5 maj 1989, nje shkrim i tij, perpak sa nuk me futi nja 9 vjet ne burg!... Isha shprehur te nesermen e fjalimit te R.Alise qe e kishte mbajtur me rastin e marrjes se cmimit te pare nga FAO ja, si populli me i ushqyer ne bote (!) "perse nuk lexojme Hamit Beqen qe shkruan per edukaten seksuale, se po na e fusin anetaret e partise neve qe jemi te paparti, se te lexojme Ramizin qe flet per stomakun bosh te shqiptareve ?! Shqiptaret mendojne me stomak dhe jo me tru!.."

Ne shtepine e Hamit Beqes, fatbardhesisht ia behu nje delegacion i Komisionit Nismetar per themelimin e PD se. I pari u fut gjithe emocion Azemi e mbas tij mbaj mend Imamin, Pashkon, dy djem malesore Ndue Lugja (mirditas) dhe Tefalin Malshyti (dukagjinas). 

"Partine Demokratike, tha Azemi, duhet ta drejtojne intelektualet, lexojeni programin e shkurter te saj dhe ejani ne krye te saj! Merrni frenat ne dore per hater te Shqipnise, te Kosoves dhe femijeve tane, se na kane ike te gjithe trenat. Dikur do na mallkojne, po nuk e muaren ne dore intelektualet atdhetare dhe te afte! Nuk drejtohet partia vetem me rini. Kemi nevoje per pjekurine dhe lluksin tuaj intelektual !...ka ikur koha e Shefqet Pecrave..."

Mire e kishte Azemi, po me ke po fliste? Me qyqanet dhe tucmanet. 

E lexuam me radhe programin e shkurter te PD se, qe dikush ishte shkruar me shkrim korsiv dore. Prof. H. Beqa, mbasi e lexoi me shume vemendje, ofshani dhe u tha: "Degjoni djema te mbare! Sa te jem gjalle, nuk do dal kunder ketij programi! Po une jam komunist! Une, kam partine teme! Tash jam plak..., e persa nuk e tradhetova atehere kur duhej "tradhtuar", bile isha dhe djale i ri e ma mbante shpinda, tashti e kam te veshtire me tradhtu partine e gruan! Nuk kam moshe me ike prej tyne. Asht marri! Por kundra nuk u dal!..." Ai intelektuali "i mjaltit" deklaroi: une nuk kam nder mend me u marre me politike, po do merrem me shkence (!) Kur deshti te merrej me politike se dikush e urdheroj, komisioni i "virgjerise" e nxorri pak spiun(!) Nejse, nuk ishte i vetmi ky, pati plot dhe ka plot te tille.

Sidomos te federuar neper fondacione dhe shoqata "joqeveritare".

Nje shkodran, qe ishte mik i prof. H. Beqes, i rregjuar dhe i mplakur me shume sesa vitet qe kishte ne kurriz, as nuk i preku letrat, por deklaroi duke iu dridhur zeri sinqerisht: "Me falni more djem, po mua nuk ma mban! Hala nuk me ka dale frika prej barkut! Kam ba 12 vjet burg per nje fjale goje! Ma quajten agjitacion propogande, se thashe "po me shkon femija dam per nje gote tambel", e jo me u marre me politike!..."

...Ndersa une, duke qene gjithe jeten "suo generis", mbasi e lexova, u bana vec dy pyetje. Tekstualisht: A jeni parti legale apo ilegale?! 

Imami m'u pergjigj: 

Presim keto dite te marrim nga Ministria e Drejtesise lejen!.

Aha!?... ia ktheva une, nuk kam pune me parti ilegale, se e ha si Qemal Stafa kur Partia Komuniste Shqiptare ishte ne ilegalitet! Po a keni vetura? i pyeta me qesendi. Azemi, qe po duronte si shume m,u drejtua:

Kam respekt per ty, j pse je malesor por si patriot qe e don atdheun. Ne, nuk kemi asnje makine! Po do vine punet e mira kur te bahet Shqipnia me marre fryme lirisht prej kesaj fare te keqe te sllavo komunistave!

Aaa, te lutem i thashe, mua me duhen dy vetura! 

Perse dy? vazhdoi "kungulleshken" Imami.

Nese me mbushet mendja me ardhe ne partine tuaj, i fola, do vij direkt Anetar i Byrose Politike, keshtu qe nje veture me duhet per mua, ndersa tjetra per gruan time!

Azemi, vuri buzen ne gaz dhe duke u cuar, ma dha pergjigjen qe meritoja!

Kohen e politbyrove asht kah e merr dreqi shume shpejt, po kam kujtue se je nje fare shqiptari. A e mban mend para nji vitit ne Festival kur te thashe se do kemi shume pune per ta ba mire Shqipnine!

Nuk e deshta me veten. Kisha bere nje alamet autogoli qe kurr s,do e harroj. M,u kujtuan disa vargje te nje kenge kacake: "Shqiperi moj kucke, na bere verem! Te dinim me burra, na dole xhehnem..." 

Ata dolen prej andej "pa shtuar radhet e partise" me pseudointelektuale si puna e jone qe po pinim raki, se Shqiperia i kishte punet "per fije". Une gjithe jeten do e kem peng moskurajon time qe sot me ben te skuqem para idealit te Azem Hajdarit, dhe atyre demokrateve qe dhane edhe jeten keto vitet e fundit. 

U zgjata ndoshta pak, ashtu sic e kemi né shqiptaret me sindromin "A doni me per Belulin? ", vecse besojeni, keto fakte flasin qarte se kush ishte Azemi, e kush ishim ne. Sa te vegjel ishim né,ne raport me Azemin dhe me trimerine e tij. Me pas kur PD ja erdhi ne pushtet, iu qasem dhe né duke i "rene qylit". Por sa te jemi gjalle, do t'i rrime besnike idealit te tij! Kurre nuk eshte vone te korrigjosh veten dhe te shlyesh detyrimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySat Sep 13, 2008 11:40 pm

II.Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur (II)



Nga Agim Doci

Azem Hajdari



Ardhja e tij ne parlamentin e pare socialist u prit me ovacione dhe brohoritje te pa nderprera. Shkodra e kishte zgjedhur deputet "djalin trim te nanes " sic do e quanin perhere ato gra fisnike shkodrane. Dora e snaipereve te kuq i kishte marre jeten shokut te zemres dhe te idealit te Azemit, me 2 prill 1991 studentit Arben Brocit dhe dy veprimtareve te tjere Beshanakut dhe Kryeziut. Pa llogaritur te plagosurit qe e kalonin shifren "zyrtare 43 persona". Lufta politike u be e nxehte edhe brenda vete PD-se. Bile "brenda llojit" ishte dhe me agresive dhe me e paprincipte. Pune kolltukofagesh...Dualen mocionet dhe mocionistet. U futen horra dhe morra ne radhet e saja. Edhe per kete dikush kishte dhene porosi. Ama brenda PD-se ishte "dikush" qe nxiste divorcin e ciftit Hajdari - Berisha. Azemi u terhoq edhe nga pozicioni i nenkryetarit te PD-se. Ishte levizje teper e mencur e Azemit.

- Kjo nuk asht parti gegesh dhe tropojanesh,- shprehej Azemi. Le te zgjidhet nje tjeter demokrat qe ka edhe me shume dije, edhe me shume pervoje edhe me shume pjekuri ! Kemi rruge te gjate per te bere...

Ndoshta e kishte mire, ndoshta e kishte keq. Gojet qe qelbeshin servilizem, ciltersine dhe origjinalitetin e Azemit, ia transmetonin krejt ndryshe Berishes, me i zellshmi nder ata ishte nje fondamentalist dibran me funksion, qe fatkeqesisht drejtoj per 5 vite sherbimin sekret SHIK. Sali Berisha "mosbesimin" dhe matjen e sinqeritetit te te tjereve e bente me kutin e ndershmerise se vet. Pak naiviteti prej malesori i Dr. Berishes, pak dhe pozicioni i veshtire qe levizjet "me top dhe pa top" te Azemit zor se i kuptonte njeri, plus dhe superbesimin e verber qe kishte Sali Berisha ndaj ekzekutivit, e coj Shqiperine deri ne krizen e marsit 1997. 

Keta dy burra te medhenj, dhe demokrate te tjere qe nuk kishin patur privilegjet e atyre qe mbasi u divorcuan me PD-ne, i ndruan nga tre parti, perballuan vitin e mbrapshte 1997. Nuk u tremben as nga atentatet me kallashnikove, as nga granatat e Shkallnuerit. Ishte fatkeqesi dalja ne opozite e tyre, sepse po vertetohet se nuk doli Berisha dhe PD-ja ne opozite por doli ceshtja kombetare.(!) 

Nuk me takon mua te bej analiza, ato t(i beje vete PD-ja, une po vazhdoj me tej ecjen dhe rritjen e Azem Hajdarit ne politike. Duke patur nje studio me me shume se 2 mije libra, fletet e te cileve kishin shenime dhe pikepyetje nga vete Azemi, asnjehere nuk e morra vesh, se kur gjente kohe t(i shfletonte ato. Shpesh mbylleshim brenda studios dhe me befasonte duke me cituar esse, konkluzione apo mendime te politikaneve te te gjitha kohrave. Nje dite, mbasi beme ne kembe nja 7 kilometra nga Parku i Liqenit Artificial te Tiranes (ritual i perditshem i tij ), duke takuar dhjetra njerez qe "i benin prite" per t(i qare hallet, u kthye mbrapsht nga rruga, e ne ecje e sip-r me tha : - kam me te tregue dicka qe po me len pagjume! 

U kthyem perseri duke i rene shkurt nga fakulteti i gjeologjise. Dhe andej kishte "prita" te tjera me njerez.

Azemi u jepte numurin e telefonit te zyres apo shtepise, duke u thene "hajt mos ki merak se e zgjidhim, eja neser e me tako !". U futem ne shtepi. 

Ne studio kerkoj me nxitim nje liber, u nervozua se nuk e gjeti ku e mbante mend, thirri Kirin, djalin e tij, qe eshte sa i zgjuar aq dhe origjinal dhe duke i fole ambel e pyeti : - A ma ke pa Kisinxherin ?...

Per nje moment kujtova se kerkon ndonji tip arme apo aparati, por Kiri iu pergjigj: - Ate librin e rande? E ke tek dhoma e gjumit.Te kishte ra pertoke sot nadje, po e morri mami dhe e ka vene nen jastek. Bile mami tha, mire vete qe nuk flene, po dhe Kisinxherin po e len pa gjume!

- Agim, - me foli Azemi, -asht fute SHIK-u dhe ne shtepi tek une. Pse bre Kiri po spiunon mamin? Hajt shko merre librin! 

Kiri u skuq deri tek veshet, dhe rende rende, si proteste e heshtur per "akuzen" qe i bani i ati, u ngjit shkalleve te shtepise prej drunit, ku banonte familja Hajdari. Azemi me shaka perhere thoshte "alamet kalaje kam, me nji teke konjak me ia derdhe perskaj e me i vnue shkrepsen per 10 minuta i mbeten vetem guret e themeleve..."

Libri ne gjuhen angleze, me autor Henri Kisingerin, dhe ligjerata e politikanit te mencur amerikano-cifut e nenvizuar prej Azemit, kishte pak a shume kete idé "Njeriu ne jete ka dy drama! E para kur nuk i realizohen deshirat dhe e dyta kur, i realizohen Ato (!)".

Sot e kuptoj thellesine e kesaj filozofije. Sot une rri pa gjume dhe besoj se edhe vete autori H.Kisinger, nuk e ban gjumin te rehatshem (!) Azemi ishte takuar dhe personalisht me ish-sekretarin e shtetit amerikan, ne viziten e tij te pare ne SHBA, diku nga viti 1991. Me kete politikan te shquar,si dhe me dhjetra te tjere krere te Europes, Andreottin, Cosiga, H.Kohlin, kishte fotografi te tera, por mbi te gjithe respektonte Dr.Ibrahim Rugoven dhe fotografite me Kryetarin e Kosoves i mbante ne mur me korniza per t(ia patur lakmi. 

Maredheniet vellazerore te Azemit me Kryetarin e Shqiptareve te Kosoves Dr. Rugoven, do t(i cek ne vendin e duhur te kujtimeve dhe mbresave. Paraprakisht them se, Presidentin Rugova, sic e quante Azemi, kurr nuk e kam pare aq te lumtur, sesa oret dhe netet qe zbardhnin setoku. 

Gjithmone "baca Azem", (sic e quante z. Rugova), i thoshte Kryetarit Rugova: - sa te clirohet Kosova Zoti President, une e Agimi, jem kah vijme e punojme ne Prishtine. Ky inxhinier ne Elektro-Kosova e une po u bahem "avokat " shkive. Atje i kem vorret e te pareve ! 

Anderr e kishte Azemi me shkue nji here ne Kosove. "I fali njemij net europiane, thoshte Azemi, vec t`a kaloj nji nate rreth oxhakut te nji sobe burrash ne Kosove ! "...Kjo anderr e tij, u be realitet. Vecse e ndjej qe Azem Hajdari, ndonse fizikisht nuk asht midis nesh, shpirterisht ka qene dhe eshte prezent, e do jete perjetsisht ne zemrat e kosovareve ! Jam i sigurte per kete.

Zgjedhjet e para pluraliste 1991
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySat Sep 13, 2008 11:41 pm

Duke e nuhatur se Ramiz Alia do ikte me turp nga pushteti dhe se populli donte qeverisje nga demokratet, Azemi thoshte shpesh, qe "psiqikisht endé populli nuk asht i pergatitun, bile né, demokratet nuk do e kemi te lehte ne pushtet. Ekzekutivi "t(a merr ftyren "! Ky popull fukara, i mesuem 50 vjet me ia "zgjidhe hallet Patia", ka rrezik qe ne detin e halleve te tija , te na e baje tallazin mbrapsht." 

Kryq e terthuer i ra Shqiperise Berisha e Hajdari dhe me 22 mars 1992, PD-ja fitoj zgjedhjet ! Ate mengjes mbasi votuam, bashke me 42 minatore te Valiasit dhe fonditore te Fabrikes se qelqit Tirane, qe ishin protogoniste te Greves se Fameshme per rrezimin e Nanos 2, me target arritem nga Durresi ne Bari te Italise. U duhej bere nje kontroll urgjent mjeksor ketyre djemve sindikaliste, qe vune jeten ne rrezik per te rrezuar qeverine e fundit te PPSH-se ose Nano 1 dhe Nano 2 sic shkruante shtypi asokohe. Ishin te shkaterruar psiqikisht ata 42 minatore. Mbas 10 ditesh greve urije, mbi toke dhe nen toke,per here te pare dilnin jashte shtetit. Ky ishte ndoshta "kontigjenti i fundit" qe shkaterronte komunizmi tek "njeriu i ri shqiptar". Komunizmit po i vinte ngordhja, por rranjet i kishte teper te thella. 

Duke qene i papune deri ne 1 shtator 1996, nuk guxoja t(ia kerkoja kete nder Azemit. Te kater vellezrit e tij dhe 3 vellezerit e Fatmires bashkeshortes, deri ne fund te vitit 1996 ishin te papunesuar. Ashtu si dhe nipat e Sali Berishes. Fatmira e Azemit, e martuar teper e ré me te, nuk e hapi njehere gojen. Ajo ia dinte tabiatet Azemit. Me nji sallate domatesh dhe nji tas fasule apo pjate pilafi, e shtynim darken. Shume prej shqiptareve te Kosoves qe e adhuronin Azemin, "me marifet" pa u 

ofenduar Azemi,qe ishte teper i ndjeshem ndaj fatit te tyre, kur vinin nga diaspora i sillnin dhurate ndonji veshje femijve apo vete Azemit. Kurr nuk e harroj ardhjen e kampionit te botes ne karate Enver Idrizi dhe kampionit europian Enver Sakiqi te cileve Azemi ua ndrroj emrat, njerit ia vuni Skender (ne kujtim te Skenderbeut) ndersa tjetrit Flamur! Ate dite ne aeroportin e Rinasit i pritem me madheshti. Kishim shkruar dhe dy banderola "Mire se vjen Enver Idrizi dhe Enver Sakiqi!", ndersa Azemi bente shaka duke thene: "kuku tash na rrehin demokratet qebesa! Mbajtem 50 vjet ne shpinde nje Enver dhe sot po na e msyjne dy Envera!" 

Djem te mrekullueshem te dy keta kampione. Ata gjithmone e kane ndihmuar familjen e Azem Hajdarit. Ky ishte dhe "sekreti" qe ekonomikisht familja Hajdari perballonte cmimet e cmendura te tregut shqiptar. Kur vinin nga Shkodra miq dhe shoke te Azemit, apo kur shkonim shpesh ne ate qytet qe Azemi i thoshte "dashnorja e demokracise dhe barometri i punes se PD-se", ishte i qete. 

"Shkodranet nuk lene njeri ne tavoline me fute duart ne xhep - thoshte Azemi. Ay i quante shkodranet sponsorat shpirterore dhe real te demokracise shqiptare ! Pastaj sportedashesit shkodrane e kishin zgjedhur dhe President te Klubit Vllaznia. Por nuk kishte vetem dashamires. Zyrat dhe strukturat e demokracise se brishte ishin plot me dashakeqas. Lidhje direkte dhe indirekte klanesh mendonin nate e dite si t`a rimerrnin pushtetin.

Qeverisja demokratike, perballej cdo dite me kete taborr. Me te rrezikshmit ishin arrivistat. Pastaj ishin hakmarresit dhe nen hije urithat. Keta Azemi i quante horrat dhe morrat e PD-se. Ne Kuvendet Kombetare te PD-se, Azemi i kritikonte pameshire. Duke qene teper i virtytshem dhe ashtu sic e kishte gjetur vete te paster rrugen e ndershmerise te tradites se familjes se babes dhe te nanes, e perseriste vazhdimisht qe: "- nuk duhet te leme as fjale peng dhe as dinjitet peng. Burri qe e len vehten peng, ia sheh sherrin kur te duash. Asisoj burrash mos i pac kojshi e jo ma ne parti e ne qeverisje. 

Forcen e fales Azemi e kishte shpartalluese. Kurajon e kishte si askush. E perseriste gjithmone qe: - "askush nuk ka aq pasuni sa me blé te kaluemen e vet, prandaj te mendojme e te punojme per te arthmen !" Berishen e adhuronte, por kishte nje "xhelozi" te brendeshme ne maredheniet e tija me presidentin, sidomos me disa qe nuk e meritonin, ti qendronin aq afer atij personaliteti te pakorruptueshem. Me thoshte shpesh: -"cfare duhet te bajme qe ta besoje Kryetari se sa duam ate, nuk duam as vehten." 

Per t(ia "ulur sadopak adrenalinen" i thoja - degjo bace, Berisha né, na ka ne xhep te vogel te pantallonave per kusur, asht i sigurte per besnikerine tone, ai e ka hallin tek te tjeret me i ba sa gjysma yte besnike. Me shihte me habi, mbasandej une i thosha:- a je ne vehte mor Azem Shpendi, te dy tropojane jeni, dihet se per njeri tjetrin jeni nji mish, nje trup e nji gjak. Ndrroje pasaporten - i thosha.

Qeshte dhe i jepte fund shqetsimit duke thane : - "ju mirditasit te gjitha regjimet i keni tradhetue, vec Sali Berishen nuk e tradhetoni..." dhe syte i zvogeloheshin nga qeshja e tij qe te "infektonte" me optimizem. Ia ktheja hazer xhevap:- une jam budall Hasit ! 

Vone e besoj Azemi, se nga "lisi i gjakut", pra nga ana e babes isha me prejardhje nga Hasi i Malesise se Gjakoves. Per gjak te paret e mij ishin shperngule ne Mirdite para pese brezash dhe kishin ruajtur besimin katolik. Nga baba jam katolik, ndersa nanen e kam myslimane prej toskenije, kurse une mos u cuditni, me ane te perkushtimit shpirtrore te Azemit, dhe te kumtit te Dervishit te Luzhes, i perkas besimit bektashian. 

Baca Azem, kenaqej me kete spekter besimi te familjes dhe thoshte:"- kjo asht magjia shqiptare, bashkejetesa e besimeve. Ah, sikur dhe partite te bahen te zonjat te bashkejetojne sic mbijetuan shqiptaret ne mote e shekuj." Pastaj shtonte :" - Po partite nuk kane kodet morale te popullit tone, qe asht ma i miri i botes !"

I respektonte veteranet shqiptare te luftes se dyte botnore. Baben e vet, bacen Shpend Tahiri, e kishte patur partizan ne Tropoje. Por e vuante shume qe ia kishte rrejte Enver Hoxha me PPSH-ne. 

Babai i Azemit, baca Shpend ne shkurt te vitit 1996, me befasoj kur me tha:- kam ndeje 5 vjet pa i fole me goje ketij djalit tem ! Kur u nis per ne universitet me fillue vitin e pare, ne vitin 1987, ne pik te mesnates, nji nate para se me ardhe ne Tirane, me tha : -ndigjo babe, kam me ta ngrehe zhag monumentin e Enverit tand, se te ka rrejte ty dhe te gjithe komunistat e ndershem. Pasha besen, pasha idealin e pasha at Zot u trandova. Me e rrehe nuk ia kisha takatin. Qé, erdhi ne Tirane dhe e mbajti fjalen ! Nuk e di, ishallah del per hajr... 

Ish anetareve te ndershem te PPSH-se, qe nuk ishin pak, c(eshte e verteta udheheqja e larte e tyre, ua uli koken. Po ajo droge e marrun per 50 vjet rresht, nuk ishte e lehte me u cdrogue, sic deshironim né bijte e tyre. Ne kete drejtim, me argumenta dhe me takt fantastik, Azemi i bente per vehte keta "komuniste" pleq.

Ndersa une, qe kisha "patur fatin" te isha nji djale prej familjeje te nomenklatures se rretheve te Veriut, ua dija te gjitha poshtersite dhe krimet nga afer komunistave. Azemi qeshte kur i thoja "qe keta e kane prostatin ne tru! 

"Sot e gjykoj, qe te dy "anet", apo "palet", né dhe prinderit tane, ishim te "droguar" me teper me naivitetin e malesorve qe i rrinbesnik fjales se dhane edhe kur e ka krejt gabim, sesa merakut se kush do ishte ne pushtet.

Ketu né, bijte demokrate, nuk u treguam vigjilente ndaj prinderve tane te rritur dhe te brumosur me idealin idiot komunist. PS-ja, dijti t(na e marre nga duart kete kontigjent, dhe mehmuret veterane, akoma nuk e kane kuptuar se cila eshte vlera e demokracise se vertete. Sikur demokratet te na e kishin "punuar qindin" neve pinjolleve plangprishes te ish komunistave, gjate viteve te qeverisjes se PD-se, ashtu sic ia punoj PPSH-ja per 50 vjet familjeve dhe femijeve te atdhetareve te vertete, kam besimin se dhe Azemi do ishte gjalle sot e kesaj dite ! Pikerisht tek toleranca dhe fisnikeria e demokrateve te vertete, perfituan segmentet kriminale te se majtes ekstreme. Te atyre segmente kriminale qe i kane deri ne bryl duart me gjak. Ne vitin 1997, ajo qe ndodhi me Shqiperine, e kishte "qitjen e larget". Duhej tradhetuar Kosova, sic e ka adet Tirana zyrtare ! Prej vitit 1878 e kendej, historia e vertete duhet t(i hape kapaket. Sidomos qe tashti e gjithe bota e ka marre vesht se kush asht rraca e sllavo-komunistave! 

Azemi, me mire se askush i ruante keto maredhenie majtas nuk gabonte, dikujt nuk i pelqente. SHIKU bile i kishte hapur dosje(!)

Gjakun e deshmoreve te atdheut e kishte te shenjte. Loja per diten e clirimit te Shqiperise nga nazifashistat, midis PD-se dhe PS-se, ishte e paprincipte dhe kjo Azemin e merziste shume. 

"Persakohe qe te gjitha shtetet e Europes mbanin si dite te clirimit nga thundra e okupimit fashist, diten e clirimit te kryeqytetit respektiv, perse keto dy parti nervoze dhe ambicioze per pushtet nuk vendosen 17 Nentorin !?" - pyeste shpesh Azemi. 

Teper e thjeshte ishte, teper e komplikuar u be. Demokratet nuk e kapen kete fakt. Social - komunistat, me daten e clirimit qe sipas tyre duhej mbajtur 29 nentori (!) mbanin peng PD-ne,dhe thithnin nostalgjiket ishpartizane rreth vehtes..U krijua opinioni se PD-ja "gjoja" mohonte gjaku e deshmoreve. Loja "Tomi e Xherri" vazhdon edhe sot e kesaj dite, por faturat po i paguan populli dhe fati i atdheut. 

Nivelin e ulet te pensioneve te ishpjesmarresve ne luften e dyte botnore, Azemi e quante nji nder gabimet e PD-se. 

"Po t`ua rrisish pensionin veteraneve - thoshte shpesh Azemi,- as edhe nja nuk ia shkel deren PS-se.

Keto jane detyra te qeverise,qe fatkeqesish din me ba autogola ne porten e vet dhe jo gola ekipit tjeter - perseriste gjithe zemerim Azemi, qe e kritikonte qeverine teper sinqerisht. Po fryma e oportunizmit dhe e nepotizmit zor se cahej nga Azemi vetem. Ata qe e mbeshtesnin ne tavolina kafeje dhe qe " e nxisnin", ne parlament e kycnin gojen si manare, sipas parimit "mire uthulla, mire sheqeri... 

"Kjo solli dhe ngjarjen e hidhur te fundit te vitit 1992. Le t`u referohemiFakteve te verteta, ashtu sic eshte, pa mbajtur anen e askujt. 

 

1. Heqja e imunitetit

Azemi ishte zgjedhur per here te dyte deputet ne zgjedhjet e vitit 1992. Asokohe, Sali Berisha - President, ne nje takim me popullin e Vlores, hoqi verejtjen per Komisionin e Zhvarrim - Varrimeve, duke shprehur shqetsimin real qe prane varrit te nje deshmori te lirise te mos varroset me nderime pikerisht ay qe e ka vrare deshmorin.(!) Kjo padyshim ishte sa patriotike aq dhe e ndjeshme per familjet dhe nenat e deshmoreve. Berisha me sinqeritetin e tij prej malsori, tha qe :- "cfare t`i hem nanes se deshmorit, kur prane varrit te birit te saj, organizojme me nderime ceremoni per vrastarin e birit te saj ? " 

Nje "bullar" i nje familje qe historikisht perfaqesonte regresin ne Shqiperi, me mllefin e "idealeve" te nje zhgani, qe Azemi e quante kufome politike, duke mos e vlersuar qe ne krah te tij ishte Azem Shpend Hajdari, te cilit dajat i ishin vrare nga fashistat per clirimin e Shqiperise dhe Kosoves, tha fjaline me makabre duke deklaruar "a te kem e ti hedh ne det keta deshmoret me vorre e me lapidare..."

Azemi tronditet, i fut nje goditje me bryl ne brinje saqe ia morri frymen "bullarit" duke i thene :- "more qen,cfare te baj se asht Presidenti ketu e jemi para popullit fisnik te Vlones, se te kisha mbyte me thonj! Po kjo tribune nderi, nuk asht per ty more kolaboracionist i fashizmit... "

Te nesermen, "bullari", qe fatkeqesisht mbante nje funksion te larte ne PD dhe mbas do kohesh iku prej saj, i organizoi nje provokacion djallzor. Azemi,jo se nuk mund t`i shmangej por nuk duronte, dhe ra ne provokacion. 

Ky "bullar" i te gjitha kohrave, i mbylli zyren ne Seline e PD-se Azem Hajdarit themeluesit te Partise Demokratike me dry (!)...Aq donte Azemi i "rrahur" nga ererat nervoze te veriut. 

"Bullarin" qe nuk e shihte me te denje, per nje parti progresive sic e enderroj dhe e deshiroj Azemi PD-ne, e hodhi nga shkallet e poshte,duke i uleritur qe: " kjo nuk eshte parti spiunash !" 

Por fatkeqesisht "bullari" kishte klanin e vet te cilet i kurdisen seancen me te turpeshme te Parlamentit Shqiptar - Heqjen e Imunitetit te Azem Hajdarit nga Partia e vet, qe ay me studentet e projektoj ne dhjetor 1990.

Deklarata filozofike e A.Hajdarit : - " Vellezer deputete, une do dal i paster nga ky inskenim i ndyre, por mos harroni se me heqjen e imunitetit tim kaq ne menyre servile dhe te padrejte, u paralajmeroj se sonte po u iken "dashnorja" - demokracia, nga shtrati! Mjer Ju! Nuk kam nevoje per avokatine e grupit parlamentar te PS - se. Kam zhgule lisat e komunizmit e nuk pyes per kallamat e PD-se Po ku do shkojne neser femijte e tu zoti Nano, femijte e mij dhe te gjithe shqipetarve, nese pushtetin e merr Tomorr Dosti !?... "

Kete thirrje te Azemit nuk e vlersoj PD-ja, e cila 5 vite u akuzua si mohuese e luftes "nacionalclirimtare". 

E verteta qe komunistat bene lufte vellavrasese as nuk mohohet, por djallezia e ekstremistave te djathte me ekstremistat e majte siluroj kete teme sa e diskutueshme aq delikate. Gjykata e nxorri te pafajshem, Azemit iu rikthye imuniteti, njerzit me dosje e pseudonime brenda PD-se, e humben kete beteje me Azem Hajdarin. Por kalendari i "rebelit te PD-se" nuk mbaronte ketu. Azemi ishte i vendosur qe PD-ja ne terren te mos bente autogola ! Po nuk e kishte te lehte. Masat popullore pikerisht per kete cilesi e donin dhe e respektonin Azemin. 

- More keta ose nuk e dijne kah e kane porten, ose hane buken e turkut e bajne punen e kaurrit - thoshte gjithe revolte !

Duke qene dhe jurist, shkeljen e ligjshmerise e quante arbitraritet te pafalshem. Kur ka ligje, - thoshte - nuk ka nevoje per urdhera. Ne kete drejtim ishte kembengulja e tij, qe i beri me status shume struktura qe i mbulonte si Kryetar i Komisionit Parlamentar per Mbrojtjen, Rendin e Sherbimin Informativ. Me Zhulalin merrej vesh mjaft mire, ndersa me shefat e dy dikastereve te tjera Musarajn e Gazidede kishte gjithmone rezerva, ndonsei respektonte e perpiqej te mbante ekuiliber. Nje rast duke share Saliun ( vellaun e tij me te madh Sali Hajdari - i papune ) gjithe nerva qe " Saliu, eshte gomar, se dhe dy pare qe ia jep Rasimi shkon e i pin " te nesermen "shikasit vigjilent" i kishin thane Berishes, qe Azemi te shane(!) E verteta eshte se disa provinciale qe ishin "kuadro" te SHIK-iut, i kane bere shume dam imazhit te demokracise. Kjo eshte teme me vehte dhe ne kete pike do ndalem me vone. Ecim me tutje kronologjikisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySat Sep 13, 2008 11:41 pm

Nga Agim Doci

Referendumi per Kushtetuten: 

Viti 1994 ishte vakumi i personalitetit te qeverisjes se PD-se. Azemi e vuante shume kete. 

Azem Hajdari



"Diku e kemi difektin thoshte, ndoshta jemi shkepute me popullin, na ka hy ne qef vetja, kemi nje krize personaliteti, ekzekutivi po na diskretiton, soacialistat i kane ndeze te gjithe gjeneratoret, jemi ne shenjester nga papunesia dhe nga sektori i propagandes qe komunistat e kane makine te plaodhshme... Para kemi referendum per Kushtetuten. Duhet vertet Kushtetute e re per nje shtet demokratik. Une jam jurist e deri tani kerkund nuk jemi, me Kushtetuten-projekt!..." 

Befas ne seancen pralamentare qe u mblodh pas shume sorollatjesh te panevojshme, Azemi shpertheu. E grisi ne sallen e Parlamentit Projektrregulloren Ushtarake sic e quajti Azemi publikisht Projektkushtetuten e vitit 1994 edhe ne transmetimin e brendshem televiziv. 

Ai e nuhaste te keqen. "Kjo zor se miratohet,- ofshante,- ne do ja bajme hyzmetin, por populli nuk han ma bar!... ". 

E me te vertete, 7 nentori 1994 ishte nje dite qe nuk harrohet. Berisha (ndonese mund te "manipulonte") ra viktime e principialitetit te vet, duke deklaruar per mbare opinionin: DO RESPEKTOHET VERDIKTI I SOVRANIT POPULL! Dhe Kushtetuta e vitit 1994 humbi. Duke respektuar oponencen dhe si "titullar i vetem" i saj brenda PD-se, Azemi i ftohu letrat me "doktorin". Po ne fakt dikush tjeter ishte i semure (!) Kur "vatha" e Partise Demokratike flinte ne eufori, ish-kryetari i saj, Eduard Selami, (sipas nje shprehje proverbiale te P. Arbnorit ), ua hapi deren "vellezerve ujq socialiste" duke u thene "ejani dhe hajini kur te doni se keta i keni ne gjume!..."

Zgjedhjet elektorale te majit 1996

Qeveria demokratike kishte 4 vjet ne pushtet. Partia Socialiste, prej 23 marsit 1992, kishte kerkuar doreheqjen e saj dhe zgjedhje te reja(!). Pra pa kaluar as 24 ore, nga ardhja ne pushtet e PD-se(!) Kur ne Shqiperi per here te pare mbas 50 viteve diktature te pashembullt ne Europe, nje grupim demokratik, "mori timonin e karakatines shqiptare" socialistet donin zgjedhje(!). Ishte tragji -komedi. Por e logjikshme per ata. Socialistet nuk mund te pajtoheshin me humbjen e pushtetit qe e paten nje gjysme shekulli prone te tyre(?) 

Azemi teper i shqetesuar per klimen e elektoratit dhe klimen brenda vete Partise Demokratike, Kuvendin e saj te trete ne marsin e vitit 1996 e percolli me shume shqetesim. Dyshonte tek "klanet". Diten e mbylljes, ne pauzat e midis seancave te Kuvendit, e piu kafen teper i emocionuar. "Mundet te mos zgjidhem ne Keshill Kombetar, kam gjujte shume me shqelma brenda partise",- tha. Duke pritur ardhjen e listes qe do votohej nga delegatet, Azemi i drejtohet Berishes: "A bajme nje fotografi se pa le kudo na i gjuj copat komisioni!.." 

Berisha menjihere e zuri nga krahet duke qeshur. Mbas fotografive me te gjithe delegatet, erdhi kryetari i Komisionit te Mandateve 

prof.Y. Vejsiu (qe me pas iku mbas Pollos ne nje parti tjeter). Kur u lexua emri i Azem Shpend Hajdarit, brohoritjet ne salle ishin ma te fuqishmet dhe njekohesisht me domethaneset per "disa". 

Delegatet brohorisnin "Sali Berisha! Sali Berisha". Dihet se motoja e atij Kuvendi ka qene "Me ne fitojne te gjithe! "Azemi i afrohet Berishes dhe i thote teper i emocionuar: -Borxhet ndaj PD-se nuk ka thesar qe i shlyen! Ndersa Berisha teper i gezuar i thote: -Azem te don populli, te gjithe delegatet qe kane ardhe nga te kater anet sjellin opinionin e tij! Je zgjedhur me votim demokratik! Urime! 

Ate nate e kaluam ne nje shoqeri sa familjare, aq dhe miqesore. Ishte i gezuar sa nuk pershkruhet dot. Ne te zbardhun kur te gjithe do pershendeteshim per te shkuar ne shtepite tona, Azemi na befasoi: -Kemi shume pune,- tha. -Ejani te futemi ne studio e te bajme nje program se si te organizojme fushaten elektorale 

Ishte fantastik dhe mahnites ne idete e tij. U ul prane ne tavolinen e vet te punes, ndezi kompjuterin dhe shkroi fjaline e pare SI T(I FITOJME ZGJEDHJET?

A. Te perdorim stilin amerikan (presidenti te dale me podiumin e kryetarit te shtetit)

B. Te veme "piken e mjaltit" per te mbledhur rreth PD-se elektoratin.

C. Te shpalosim unitetin jug-veri!

D. Te flasim sinqerisht per gabimet ne qeverisje!

E. Te ngreme shpirtin kombetar ne lartesi te reja per Kosoven martire. 

F. Me ke do jene intelektualet, artistet (vizioni 2000), me ate force politike do jete dhe populli!

G. Te mbeshtetemi tek familjet e shendetshme qe kane dhene gjak per Flamur dhe Atdhe!

H. Te respektojme bindjet fetare dhe te kerkojme bekimin e Zotit!

I. Te ngrejme stafe imazhi te afte me lektore te besueshem!

J. T(u themi femijeve dhe familjeve mireupafshim deri ne Diten e Votimit!

Akoma pa mbaruar entuziazmi yne, Azemi shprehu fjaline qe kurr nuk do ta harroj: "Po fituam kete radhe, nuk kemi mundur komunizmin por sigurimin e shtetit! Atehere Shqiperia do marre fryme lirisht!"

Vec ketu "gaboi" Azemi. Bojkoti ishte fisheku i fundit i tyre. Kete arme ata e perdoren kur u zbuluan prej tij, me 21 maj 1996, kur u kapen te gjitha dokumentet kompromentuese te celulave te PS-se, ne Ostren te Vogel, nga PS-ja e Gollobordes. Ne keto dokumente me nenshkrim te Rucit, Bufit dhe Pellumbit, shperndare te gjitha degeve te tyre, porosisnin per shperndarje te cigareve gjumendjellese anetareve te komisioneve, plackitjet e kutiave te votimit nga "grupet e rendit" te militanteve te PS-se (emrat e ish-oficereve te sigurimit te shtetit ne listat e hartuara nga ata), numrat e telefonave qe do jepnin 30 minuta para mbylljes se kutive lajmin qe fitoi PS-ja(!) etj. Keto u lexuan ne te gjitha emisionet e lajmeve te RTSH nga ish-zevendsministri i Brendshem gjeneral A. Shehu, me dokumentat origjinale te kapur edhe disa Komiteteve Drejtues te PS-se ne rrethe po me dt.21 maj 1996. Me daten 24 maj ne mitingun e fundit ne Tirane, mbi 400 mije demokrate mbushen me flamujt blu kryeqytetin. 

Fitorja e PD-se ishte bere e pashmangshme. Zona 26 elektorale ku u caktua Azemi per kandidat-deputt, jo vetem gjeografikisht ishte me e veshtira, por dhe nga ana demografike ishte teper e koklavitur. Zona e "dhise se Nane Zyhrase" e quanin te gjithe.

Kjo kishte nje baze te vertete. Gjate luftes, Enveri i kishte hanger nane Zyhrase dhine e vetme qe kishte me mbajte frymen gjalle. Fshataret fisnike e patriote te Gura Kuqit, na treguan se si "komandanti" ishte veshur si grua qe t`i shpetonte rrethimit. Azemi aty, kur takoi baben e dy djemve deshmore qe po conte 3 pako makaronash te zeza me i njome ne uje per t`i bere kulac se nuk kishte miell ne magje, e hapi fjalimin me nje ligjerate aq prekese saqe komentet do ishin te teperta:

"Plaste qeveria dhe Partia Demokratike, qe sot ne vitin 1996, ne Martanesh hasen personazhe si tek legjenda e misrit te Migjenit! As edhe nje vote nuk dua prej jush. Ne rast se pushtetin lokal ketu e ka Partia Socialiste dhe kryetari i komunes vjedh asistencen e akorduar nga qeveria, perse keni pritur kaq gjate bre vellazen te vinit ne Tirane se mustaqet e qeverise ia baj furce me la dhambet! Po te keni besim tek une, tek flamuri dhe tek Zoti, votoni per te ardhmen tuaj! Une si Azem qe ate dite qe me eshte lexuar emri nga keshilli kombetar per kandidat ne zonen tuaj, e kam quajtur veten deputet. Sepse e kam per nder qe jam i biri nje ish-komunisti te zhgenjyer dhe i nje pastrueseje qe 6 muajt e vitit na ka mbajte me geshtenja te zjera!". 

Ne ate fushate Azemi fitoi me rezultatin faktik me te larte, krahasuar me te gjithe deputetet e tjere, mbi 83 per qind votuan per te!

Levizja sindikaliste e tetorit 1996

Mbas 5 vitesh i papunesuar, me 1 shtator fillova ne Radio Tirana me detyre pune si shef redaktor letrar dhe gazetar. Ne ate institucion atmosfera ishe demokratikisht fallco. Prej 20 apo me shume vitesh punonin persona jo vetem me dosje, por dhe te futur ne pune mbasi kishin kaluar "filtrat e sigurimit te shtetit". Keta njerez, neni i shumperfolur 24/1 nuk i kishte kapur. Dhe nje nisme te ish-drejtorit te Pergjithshem, S. Bucpapaj, per te pastruar kuadrin, e kishin lene pergjysme nje taborr servilesh dhe miqsh te nje keshilltareje te Berishes, qe ishte bashkeshortja e njerit qe hangri presh bythes. Azemi kete nuk e honepste fare.

Ish-drejtori i TV, Q.Sakajeva, nje njeri me dimensione femrash edhe si trup, edhe si psiqike, kishte bere "reforme" duke punesuar disa ish-sekretare partish gazetash. 

Pervec akuzes si berishian, me rendonte dhe shoqeria me Azemin. Iu futa punes me te gjitha energjite e akumuluara, per te nderuar dhe "dorezanin" Azem. Fati qe ishte Festivali Jubilar i Kenges qe mbahej per 35 vite me radhe. Ky aktivitet dhe kjo nuk me trembte, ma lehtesonte punen. Azemi diten e pare te punes, me citoi Fojtvangerin: "Nga te gjitha te mirat e kesaj bote, puna eshte e vetmja qe nuk te len asnje shije te hidhur nga pas! Tashti, puno- me tha- se kerkush nuk te mban peng!"

Pa kaluar 30 dite, nje nate teksa dilnim nga zyrat e RTSH-se, B.Pollo qe asokohe ishte drejtor i pergjithshem, me njoftoi qe Azemi ka filluar nje levizje sindikaliste kundra Meksit. U gjenda ngusht. Levizja e tij m(u duk komplet "kundra rrymes". 

Kjo i jepte dhe Berishes nje "goditje aperkut" ose nen stomak, sic i thone boksjeret. Na mungonte miku i FOKUS-it, Robert Papa, i cili ishte vendosur te shkonte me pune ne USA(!)

Me nje celular te Pollos e gjet-_zemin qe ishte teper i nervozuar, sepse TV kishte dhene vetem Sindikatat e V. Xhekes, kurse te mbledhurit rreth Azemit i kishte hequr nga transmetimi Q. Sakajeva. Ne kete pike kishte teper te drejte Azemi. Sakajeva kishte vepruar mbrapsht, a per servilizem a per urdher "nga lart" nuk dihet. RTSH-ja kishte kohe qe bente autogola!

I fola ne telefon ashper Azemit. "Perse nuk na ke pyetur dhe ne, shokeve te ngushte?,- i fola. 

Azemi i prere dhe teper autoritar (gje qe nuk e kisha njohur kurr ne marredheniet tona aq shoqerore dhe intime), ma preu shkurt: -Te kam ditun te mencem...tash ja ndien krismem ma vone..., kur ta heqin ndryshe Meksin, do jete vone per te gjithe!...Ma mire nje qeveri pa Meksin sesa nje Shqipni pa PD-ne dhe Berishen!... Intelektual ne krize!"

Pa dyshim e ndjeva veten teper ngusht. Nuk ishte ofeza qe ndjeva, por me brente fakti qe kisha humbur "koeficientin e zgjuarsise". Ne RTSH kishin mbetur vetem servilet. Te devotshmit dhe idealistet ku padyshim fus dhe autorin e FOKUS-it, Robert Papen, kishin shterruar, ose me sakte ishin trembur! Te nesermen disa SHIK-as injorante dhe nje goxha intelektual, hapen thashethemnajen qe "keshilltari politik i Azemit eshte A. Doci". 

I kerkuan Pollos njerzit e SHIK-ut dhe vete Gazidedes te me hiqnin nga puna si armik! Mjeranet dritshkurter! Po une kisha 5 vite pa pune! Dicka tjeter kurdisej. Teper te vegjel dhe teper inferiore ishin te gjithe, para nuhatjes politike e sociale te Azemit. Teper krahethate u treguan te gjithe per te mbrojtur ate, Berishen dhe demokracine!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySat Sep 13, 2008 11:42 pm

Nen rrezikun e atentateve 

Eshte e ditur tashme nga te gjithe, se te vetmit politikan qe i kane bere atentate ne Shqiperi disa here radhazi eshte vetem Azem Hajdari (!). Askush atehere nuk i "vuri rendesi" ketij fakti se atentati i pare iu be ne kapercyell te vitit 1990, kur ishte vetem me nje shofer dhe u nis per ne Skrapar. Shoferi, qe i dhimbsej jeta, se sapo ishte martuar, u kthye nga rruga mbrapsht. "Nuk ma mban Azem,- i tha,- aman a te mbete hateri te kthehem?". Azemi i dha leje, vecse duke mos e nencmuar i tha: 

"Ti kthehu, por makinen nuk ta jap! Kur ta clirojme Shqipnine prej diktature, do perpiqem me te cue shofer ambasade, se vec atje duhen "trima" si ti!"... 

E morri vete makinen, dhe ne kryeqendren e komunizmit, ne "kalane e Hysni Milloshit", qe ato dite, themeloi shoqaten "Veprimtaret e Enverit" u nis per Skrapar. Per fat, ne sallen e kinemase te qytetit po ate dite ishin mbledhur kreret e besnikeve te S. Gradecit. Azemi u futet ne salle, shpalos xhaketen e tij ku kishte varun disa granata mesimore, dhe u thote: "Mos kujtoni se kam ardhe me ua sha Enverin, por as me e levdue nuk kam nder mend! Ketu jam ardhe vetem se e di qe skraparllinjte jane burra trima, se dhe trimi i leshon rrugen ma trimit! Ju jeni 600 vete a ma shume, une jam vetem !..."

Salla "i leshoi armet". Fjalimi atdhetar dhe prekes i Azemit, qe ia njihte vlerat dhe burrat atdhetare cdo fshati e jo me krahine, dialekti i tij, qe dukej sikur kishte dale nga legjendat e Mujit e Halilit, toni burrnor dhe i larte (nuk e perdori mikrofonin), i ngriti ne kembe skraparllinjte patriote. Kaq u desh, ate dite Azemi ishte ne besen dhe bujarine e tyre. Dhe per bujari e trimeri, skraparllinjte jane me te shquar sesa ne naivitetin qe kane treguar duke u bere istikam i diktatures. Prej Skrapari dli dhe parulla

"Shkojme e clirojme Tiranen, se ay kopuku Ramiz Alia, na tradhetoj Komandantin!". E verteta qe Ramizi ishte kopuk politik nuk mohohet! Kur nje delegacion i PD-se, me Berishen, Azemin, Imamin dhe nja dy te tjere i shkuan ish-presidentit R.Alia ne zyren e tij, ku dikur kishte punuar Haxhi Lleshi. Takimin e kishin kerkuar demokratet per ligjin mbi zgjedhjet se me ane te proporcionalit Ramiz Alia donte te hidhte vaun. Azemi per t(i kujtuar Ramizit respektimin e regullave te lojes politike per zgjedhjet e 31 marsit 1991 meqense ishte hera e pare qe do votohej gjoja "demokratikisht", i deklaroi se ishte i detyruar te priste delegacionin e PD-se. Mbas kerkesave te riperseritura R. Alia pranoi te priste ne zyre e vet, por vec dy veta, Berishen dhe Hajdarin (!). Azemi i coi fjale protokollit te Ramiz Alise, se numrin nuk na e percakton ai, por e vendos kryesia e PD-se grupin negociator. Keshtu qe ne presidence shkuan 4 vete. Dredharaku Ramiz Alia, mbasi u ul perballe delegacionit te PD-se, i hetoi nen xhakete nje kobure Azemi Hajdarit. Deshi te nderpriste biseden se, gjoja "nuk ishin ne kushte te barabarta" (dhe padyshim ky ishte vec sebepi) meqense Azemi ishte i armatosur (!). Ne ate moment Azemi, qe ishte i lindur per zbulim, brofi ne kembe dhe hapi dy krahet e perdeve te renda te zyres se Ramizit dhe mbrapa tyre, te armatosur me kallashnikove, me gishtin ne kembez dhe fishekun ne goje (!), qendronin dy oficere te Drejtorise se Dyte Famekeqe te Ministrise se Brendshme, te cilet ngrine persegjalli. 

- Asht hera e pare qe nuk po rren zoti Alia,- i thote Azemi,- ky fakt tregon se nuk jemi ne kushte te barabarta! Cohemi e shkojme se me ket( nuk ka burrni profesor Berisha!

...Deshtoi keshtu nje atentat i cili sot ka vetem vlera kurioziteti. Por sikur te mos ishte vigjilenca e Azemit, mos u cuditni, gjykoni dhe mos harroni, Ramizi kishte kerkuar vetem Berishen dhe Hajdarin (!). PD-ja dergoi nje grup perfaqsuesish dhe jo vetem dy tropojanet! Ne shtyp, nuk eshte cudi qe "ZP"-se, do i jepej urdheri nga skenaristet e sigurimit te shtetit, qe te celte faqen e pare me titullin makaber dhe djallzor: "VRITEN ATENTATORET HAJDARI DHE BERISHA, QE DONIN TE ELIMINONIN SHOKUN RAMIZ ALIA" 

Te shkuara e te paharruara!...

Ramizi mbeti si mjeran ne Presidence, ndersa delegacioni i demokrateve iku nga ajo zyre qe qelbej kerme dhe pabesi tradicionale prej dekadash te tera. Pak dite mbas kesaj, Ramizin e mundi Franko Krroqi, nje inxhinier minierash, demokrat dhe kapacitet shkencor me daten 31 mars 1991! Komunizmi u mund pikerisht tek lagja, ku 50 vite me pare ishte themeluar PKSH me 8 nentor 1941, nen kujdestarine e Beogradit. Ne lagjen e familjeve te nderuara: Kaceli, Daja, Dashi, Petrelaj, Nallbani, Farkaj, etj. populli i mencur tiranas ia "pershendeti" jubileun Ramizit "ala-tironce", ia dha voten demokracise. Tiranasit jane njerez te mrekullueshem.

Duke thirrur ne kujtese dhjetra raste te tjera, qe Azemi rrezikohej me jeten dhe shpetonte per mrekullit te Zotit, ngul kembe qe amshimi i tij dhe veneracionin qe kishte per engjellin e tij mbrojtes, Dervishin e Luzhes, perbejne ate aftesi, qe populli e thote "ka lindur me kemishe".

Tyrben e Luzhes, objekt i sektit bektashian, tropojanet e respektojne dhe e njohin si veper te Azem Hajdarit. Ky vend i shenjte sherbeu si faktor civilizues per malesine e thelle te Tropojes. Prej dites se celjes se saj, malsoret betohen: -Per ate tyrbe e per ate njeri te shenjte - Dervishin e Luzhes! Disa here e mbrojti Dervishi e tyrbja nga vdekja e sigurte! E kur mitrolozet e Beogradit dhe Athines, ne duart e antishqiptarve goditen gjoksin e Azem Hajdarit per vdekje naten e zeze te 12 shtatorit 1998, ndoshta nuk diti njeri ta lexoje! Ishte vete mesazhi i shenjte i nje alarmit qe dilte nga toka dhe nga qielli!

Ate nate toka u la me gjakun e Azemit. Qielli derdhi ujra permbytes ne Tirane. Taman sic shkruhet ne librat e lashte. Ngjet tamam ashtu, kur kombit i kanoset nje kob ogurzi! Do kryqezohet i pavdekshmi! A nuk ngjau kobi i madh e fatal me shqiptaret ne Kosove?!..Azemi u kryqzua!

Qelluan ne Lushnje gjate rebelimit te vitit 1997 me kallashnikov, po Azemi nuk iku nga tribuna e qytetit. Gjuajten me granate ne tribunen e Shkallnuerit dhe Azemi mbuloi me trupin e vet Sali Berishen. Fatbardhesisht granata nuk shkrepi, sepse e carmatosi me duart e veta Azemi. 

I bene atentatin ne Uren Vajgurore, perseri deshtuan! Organizuan ne B. Curri perseri atentat, plagosen Bardhyl Pollon! Azemi shpetoi! Ndersyen nje tjeter malsor te mbajtur peng nga komunistat (G.M.) dhe e goditen me 5 plumba brenda ne Parlament! Perseri shpetoi! 

E qelluan me snaiper nga godina e stacionit te Milotit me 14 shkurt, kur kishte dhe te birin ne veture, perseri u shpetoi(!). 

U vendos qe t(i behej ATENTAT me mitroloz Kulinov 12,7 mm. E VRANE! E VRANE AZEM HAJDARIN! Me 12 shtator 1999, kur u shtri pertoke AI, plaget i mori demokracia, i mori Shqiperia, i mori Kosova ne gjoks! Sepse Azem Hajdari me gjoks i delte per zot te arthmes! 

Per atentatin e fundit, do ndalem pak me gjate.

Viti 1998, solli permbytje te medha. UCK-ja me 14 shkurt ndezi luften e lavdishme ne Kosove. Kisha 7 muaj pa pune. Socialistet na hoqen per paaftesi disave nga RTSH-ja. Ne krye te listes isha une, Koco Devole, Ndue Ukcama, Osman Mula, etj. Shpirterisht ishim ne opozite me atmosferen qe krijoi ardhja ne pushtet me kallash e te majteve ne Shqiperi. 

Nuk e kuptonim fillimisht se nga vinte kjo ndjenje e te qenurit ne opozite. Nje dite Azemi e saktesoi: "Nuk ka dale PD-ja ne opozite, por ceshtja kombetare. Na shiti Nano ne Krete, e ja dhe tash ne Lisbone... "

Ne shtepine e Azemit strehohehin 13 luftetare te plagosur te UCK-se. Gjendja e mjeruar ekonomike, trishtimi i humbjes ne "piramidat", gjaku qe derdhej ne Kosove, perbene shtysen qe me Edmond Zhulalin te projektojme dhe te veme ne skene Koncertin Homazh-Kosova Djep Lirije! Ishte dhe nje fare mllefi, per t(u treguar drejtueseve te RTSH-se, se cfare mund te benim ne te "paaftit e pushuar nga puna". 

Entuziazmi ne koncertin e pare dhe optimizmi qe ndezi mesazhi i dale nga 10 yjet e artit mbarekombetar, na coi ne turnen humanitar neper 22 shtete te Europes. Ishim nisur me 10 shtator 1998 kur ne Koncertin e dyte ne Ludwigschaven, nje telefonate e Abaz Sule Hoxhes, na tronditi duke na pllakosur trishtimi.... Kane vra Azem Hajdarin bre Agim, ti shndosh... Nuk mbaj mend asgje se cfare ngjau. Ishim bere gur e mur. E morren vesht artistat. Pezullova nje minut cdo gje dhe i propozova salles nje minut heshtje per te gjithe ata qe japin jeten per SHQIPTARI! Nuk arrita te mbaroj fjalen, kur nga mesi i salles, zeri i nje motre kosovare gjemoi: Lavdi Azem Hajdarit! 

Salla e mbushur plot e perplot e ngritur ne kembe ushtoi LAVDI! Lavdi per legjendarin e demokracise! Lajmi ishte perhapur si rrufeja. Te gjithe shqiptar(t e Kosoves qe takuam pergjate turneut 6 mujor neper Europe, vinin te brengosur e na ngushellonin me dashurine dhe mirenjohjen e tyre paskaj. "Ta clirojme Kosoven, se pa ia marre hakun Azemit nuk gjejme rehat!"- na jepnin kurajo. Azemin e duan dhe e nderojne te gjithe Shqiptaret e vecanerisht Shqiptaret e Kosoves. Kishin te drejte. Ne cdo tubim, ne cdo feste apo fushate, Azem Shpend Hajdari ishte i vetmi politikan qe prej dhjetorit 1990 e deri kur dha jeten e mbyllte fjalen e tij me thirrjen RROFTE KOSOVA E LIRE! ATJE I KEMI VORRET E TE PAREVE TANE! 

Tashme sheshet presin mesazhin e tij! Zemrat e ndjejne clirimin e Kosoves qe troket ne cdo zemer e ne cdo prag! Azem Hajdari - i riu, djali qe nuk arriti ta perqafoje baben e vet persegjalli, do rritet. Te jatin, Azemi i ri, do e njohe nga ninullat e nenes se vet! Do ta ndjeje prane, nga tregimet e motres Rudina dhe vellajt Kiri! Do degjoje per babin e vet, nga kujtimet e mbresat e pashlyeshme te shokeve te Azemit! Do ndjeje respektin dhe dashurine nga shqiptaret e Kosoves. Endrren e babes se vet, per te shkele ne token e lire te Kosoves, vogelushi Azem do e realizoje seshpejti! Dhe atje ne Kosove, ku i kemi varret e te pareve tane voglushi Azem Azem Hajdari ne odat e burrave, do mesoje dhe fjalet e para te jetes se vet nga bashkemoshataret: - KOSOVA REPUBLIKE!

Mireupafshim Azem ne Kosoven e lire dhe te pavarun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySun Sep 14, 2008 5:44 pm

“Azem ti je gjallë”, shfaqet dokumentari në kinema “Imperial”

Dje në mbrëmje, në ambientet e kinema “Imperial”, u shfaq filmi dokumentar “Azem ti je gjallë” i realizuar nga regjisori Saimir Kumbaro, në 10-vjetorin e vdekjes së tribunit të lirisë, Azem Hajdari. Pas shfaqjes së filmit, kryeministri Berisha vlerësoi se ky film dokumentar ishte i realizuar me shumë ndjenjë, dashuri, përkushtim dhe me profesionalizëm të lartë nga Saimir Kumbaro, njëri prej dëshmitarëve dhe vëzhguesve më të vëmendshëm të atyre ngjarjeve të mëdha dhe një nga miqtë e heroit, tribunit të lirisë, Azem Hajdarit. “Ishte me të vërtetë një film dokumentar i shkëlqyer, në të cilin u shpalos para publikut gjithë personaliteti i madh, virtytet dhe kontributi historik i tribunit të lirisë. Me këtë rast, përgëzoj autorin e këtij filmi dhe të gjithë ata që kontribuuan për këtë film dokumentar shumë të rëndësishëm”, - tha Berisha.[/

dhe se fundi eshte populli ai qe e vlerson !!
Këngë per AZEM HAJDARIN (shum e mir)https://www.youtube.com/watch?v=xAzMgEFDVYY
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySun Sep 14, 2008 10:03 pm

Une kisha nje sugjerim per formusistet, - mos ta perdorin pa nderprer formen copy/paste, sepse tema mund te behet monotone, dhe pastaj nuk diskutohet shume ne te. Nuk them qe hic, por me rrall. Te diskutohet me shume, e te kopijohet me pak. Sic eshte ajo thenja popullore:
"rrall e per mall"...

Faleminderit per mirekuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySun Sep 14, 2008 11:08 pm

Eshte e drejte per kete qe shkruan, po te mundesoet nga Forumi B/K per  c'do figura  të njohura të historisë sonë kombëtare, te hapen tema me vete, e per sejcilin te diskutoet.  Kjo eshte dhe nje kerkese ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyMon Sep 15, 2008 9:27 am

Biligoa te kame thene mos i perkra tradhetaret mos ti prape pyete berishen se si u vra azem hajdari qe ti e cmone mos u mer te shajeshe figuren e ramiz alise mos sjel ketu shkrimet e bucpapajt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyTue Sep 23, 2008 5:45 am

Abdyl Frashëri

Abdyl Frasheri do të portretizohet nga Kristo Frashëri si Ideolog, organizator, diplomat, aktivist, shkrimtar, orator.
Pa dyshim kjo dhunti mbi bazën shkencore e historike veç ka marr trajtesën dhe në një mënyrë është studiuar në një masë të konsiderueshme sa për të dhënë fakte për personalitetin e madh të gjysmës së dytë të shekullit XIX.
Trajtesat e shumta të bëra në mënyrë studioze paraqesin Abdyl Frasherin personalitetin i cili shkriu kërkesat e shqiptarëve në një platformë politike e kulturore të kohës, një personalitet të shquar të rilindjes kombëtare shqiptare.
Në një shikim më të thellë të veprimtarisë së gjithanshme mund të vijmë në një pikë ku Abdyl Frashëri në gjysmën e dytë të shekullit XIX e sidomos gjatë krizës lindore të vitit 1875 paraqet personifikimin e lëvizjes kombëtare shqiptare, paraqet aspektet politike e diplomatike të kohës.
[img:52d8]http://lajme.dervina.com/foto/2ee1f0c17ef50f69d559fef83e3ed8d2/22-Abdyl-Frasheri[1].jpg[/img:52d8]

Platforma e Abdyl Frashërit dhe Kriza Lindore

Sapo filloi luta Ruso - Turke në maj të vitit 1877 në Janinë u formua Komiteti i Janinës me në krye Abdyl Frahërin që u njoh me emrin Komiteti Shqiptarë.
Objektivat ishin të qarta: organizimin e kryengritjes çlirimtare dhe dhe pavarsinë kombëtare. Në përbërje të tij ishin Mehmed Ali Vrioni, Mustafa Nura Vlora, Mane Tahiri, Myslim Vasja Gjirokastra, Mihal Harito, Mehmet Goroshiani, Vesel Dino të cilët përfaqësonin të gjitha trevat e vilajetit të Janinës.
Komiteti i Janinës pas organizimit të tij filloi organizimin edhe në vilajetet tjera shqiptare. Qëllimi i shtrirjes së ndikimit të këtij organizimi në bazë të dokumenteve tani veç të argumentuar ishte që të ketë një organizimi të përgjithshëm në të gjitha vilajetet shqiptare në luftën anti osmane për të shpallur lirinë e shqiptarëve.
Qysh në kohën e krizës lindore veç Abdyl Frashëri kishte përpiluar programin politik për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ngjarjet e mëvonshme treguan se programi i hartuar nga ai ishte një doktrinë që do të shërbente edhe më vonë për të Lëvizjen Kombëtare shqiptare
Shikuar këtë doktrinë Abdyl Frashëri e mbështeste mbi të drejtën e kombeve për liri, për paqe, për begati, për shtet etj. Mbi këto parime synim i tij ishte çlirimi i Shqipërisë nga Perandoria Osmane, mbrojtja e tërsisë territoriale dhe formimin e shtetit shqiptarë.
Në këtë komporacion doktrina e tij lëvizte mbi dy shina pavarësia politike dhe revolucioni i armatosur.(Kristo Frashëri)
Hyrja e Rusisë cariste në luftë kundër Perandorisë Osmane më 23 prill 1877, u komnceptua arsyeshëm nga Abdyl Frashëri. Edhe pse një pjesë e madhe e krerëve feudal shpëtimin e shikoni në mbështetje të Perandorisë Osmane. Qarqet patriotike mendonin se ishte momenti kur shqiptarët duhet të shfrytëzonin këtë situatë dhe të fillojnë luftën e armatosur për tu çliruar nga porta e lartë. Në këtë situatë e cila ishte e katandisur çdo pritje të mëtejme dhe çdo shmangie apo neutraliteti do të ishte e dëmshme për shqiptarët.
Duke analizuar mirë rrethanat politike në Ballkan, raportet e shteteve , shqiptarët duhej të përdornin diplomacinë për të krijuar aleat për tu çliruar nga osmanët.
Ishte njohës i mirë edhe i rrethanave ndërkombëtare, por edhe në aspektin e brendshëm organizativ e revolucionar.
Pikërisht gjatë luftës Ruso Turke filluan të mbahen zgjedhjet në perandorinë Osmane. Zgjedhjet filluan duke menduar se me ardhjen e dimrit rusët do të pësonin humbje dhe në një mënyrë do të konsolidohej perandoria duke u konstituuar parlamenti i dytë osman. Nga këto zgjedhje Vilajetit të Janinës i takonin 6 deputet, ku ndër ta u zgjodh edhe Abdyl Frashëri.

Komiteti i Stambollit vazhdimësi e programit të Komitetit të Janinës në krye me Abdyl Frashërin
Nga dokumentet e mbetura shihet se shumica e zgjedhur për parlamentin e dytë osman ishin të Komitetit të Janinës. Qëllimi i Abdyl Frashërit ishte që Komitetin e Janinës ta shëndrroj në një Komitet gjithëshqiptarë. Pikërisht në këtë kohë në valën e luftës Ruse Turke, ai u nisë drejt Stambollit me disa deputet të parlamentit osman. Duke vlerësuar se në Stamboll ishin shumë personalitete të kohës dhe patriot të devotshëm më 18 dhjetor të vitit 1877 u formua Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të Kombësisë shqiptare. Ky komiteti siç do të quhej më vonë Komiteti i Stambollit përfaqësohet nga personalite të shquara të Vilajeteve Shqiptare. Kryetar ishte zgjedhur Abdyl Frashëri. Anëtarë të këtij Komiteti, ishin Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj.
Formimi i këtij Komiteti pati jehonë të madhe ndër shqiptarët, tani edhe mundësia e përfaqësimit ishte më e madhe dhe lirisht mund të flitej dhe përfaqësohet ideja e vetë shqiptarëve në territoret e okupuar nga perandoria Osmane.
Në këtë kohë Abdyl Frashëri kishte pasur shumë takime me përfaqësues grek rreth një aleance të mundshme për të luftuar kundër perandorisë Osmane. Natyrisht se kjo aleancë shihej nga Abdyl Frashëri si interes i dy palëve, e në veçanti i krijimit të parakushteve për pavarësimin e Shqipërisë. Megjithatë për shkak të lajthitjeve të qeverisë greke bisedimet u ndërprenë për të dytën herë me radhë më 25 dhjetor 1877. Pas ndërprerjes së bisedimeve, në këtë kohë ushtria ruse po përparonte drejtë Stambollit. Në këto rrethana ushtria serbe dhe Malazeze duke parë se ushtria turke po dobësohej e filluan luftën kundër ushtrisë turke.
E krijuar në teren dhe sidomos lufta e ushtrisë serbe dhe malazeze drejt jugut solli frikën e pushtimit të trojeve shqiptare dhe copëtimin e vilajeteve të Kosovës dhe Shkodrës.
Në këtë periudhë të një situate të tendosur anëtari i Komitetit të Stambollit Pashko Vasa i kishte dërguar një parashtresë kryeministrit Osman në të cilën kërkohej që të jepej leje për të formuar një organizatë politiko ushtarake shqiptare, për të mbrojtur trojet amtare nga invazioni serb,malazez dhe Grek.
Abdyl Frashëri mori pjesë në punimet e parlamentit të dytë osman në fund të dhjetorit të vitit 1877.
Deputeti i Janinës
Sa ishte deputet në parlamentin osman Abdyl Frashëri bëri një jetë të bujshme parlamentare,duke diskutuar për të gjitha pikat që kishin rëndësi. Në një seancë parlamentare kishte shtruar pyetjen cili është shkaku i prapambetjes së perandorisë osmane i mbarë viseve që zotëron. tri janë arsyet u përgjigj ai “ e para, padituria, e dyta despotizmi; e treta, paaftësia e funksionarëve që ndodhen në krye të punëve, të cilët merren me argëtime ose me kotsira por aspak me përparimin e shtetit dhe të kombit”
Vlerësimi i Abdyl Frashëit në parlamenti osman për një sistem arsimor masiv dhe laik në vend të rrjetit shkollor të kufizuar dhe dogmatik, me metoda mësimore moderne paraqiste pikëpamjet iluministe si një patriot demokrat revolucionar. Fitorja e Rusisë, Traktati i Shën Stefanit i cili vendosi në kurriz të shqiptarëve, insistimi i fuqive të shteteve perëndimore për të shpëtuar perandorin Osmane, tani ishte një sfidë për ideologun e lëvizjes kombëtare shqiptarë.
Tani rrethana të reja të krijuar, me ambicie të shteteve të Ballkanit për copëtimin e territoreve shqiptare duhej të merreshin masa të tjera. Në këto rrethana ideja për një kryengritje antiosmane u hoq nga projektet e Komitetit të Stambollit. Në këtë mënyrë filloi përpunimi i një programi të ri politikë i cili siç do të shihet më vonë do të krijoj Lidhjen shqiptare të Prizreni. Promotori i përpilimit të programit të lidhjes ishte prapë Abdyl Frashëri.
Në këtë rast pozita e shqiptarëve ndryshoi rrënjësisht pasi diplomacia Ruse, Shqipërinë nuk e shihte as si nocion gjeografik e lërë më shumë.

Abdyl Frashëri dhe Traktati i Shën Stefanit

Paqja në Shën Stefan ishte akti më i vrazhdët ndërkombëtar që tronditi themelet e shtetit të imagjinuar shqiptar .Të coptuar në katër shtete, krijim i kushteve për një asimilim të plotë por edhe pamundësia për të krijuar ura lidhse qoftë politike dhe organizative.
Tani shtrohej një nevojë e ngutshme për të mbrojtur tërësinë territoriale për të mos lejuar shkëputjen dhe ndarjen në katër shtete siç parashihte Traktati i Shën Stefanit i 3 marsit 1878.
Nga dokumentet e gjetura thuhet se Abdyl Frashëri shkroi tre artikuj në tri gjuhë të ndryshme në Turqisht, në Greqisht dhe Frengjisht. Një në Stamboll, një në Vjenë dhe një në Trieshtë, në adresa të organeve periodike. Këta artikuj bartin një mesazh; qëndrimin e shqiptarëve kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe pretendimeve të shteteve fqinjë.
Ky rilindës shkruante rreth ndarjes së territoreve shqiptare “Letër nga Janina” e cila u botua në gazetën e Stambollit “Basiret” më 21 prill 1878 me nënshkrim të deputetit nga Janina ”Ky lajm ka mbuluar në mjerim dhe në zi të gjithë shqiptarët. Megjithatë, ata prapë ngushëllohen duke mos marrë këtë lajm për të vërtetë’, duke vazhduar ‘”Shqiptarët, të cilët në natyrën e tyre janë të lindur me vyrtytin e burrërisë e të trimërisë, nuk i janë nënshtruar asnjë kombi qysh prej kohrave të lashta” Artikulli Frëngjisht ”Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” u botua më 26 prill 1878 në revistën e përjavshme “Messager de Vienne” (lajmëtari i Vjenës) ku nënvizohej duke theksuar “ … Evropa e lirë dhe e qytetëruar nuk duhet të pajtohet me Traktatin e Shën Stefanit, sepse ky traktat nuk sjell çlirimin e popujve të lindjes por nënshtrimin e njërit ndaj tjetrit, nënshtrimin e kombësive josllave ndaj kombësisë sllave, të popujve të vegjël ndaj popujve të mëdhenj, të popujve pa mbrojtje ndaj shteteve të fuqishme, të banorëve mysliman, ndaj popullsisë krishtere”. Çfarë do të bëje Evropa, pyeste Abdyli për një komb të varfër dhe pa mbrojte, siç është Shqipëria ?
Artikulli i tretë greqisht u botua me një vonesë më 23 maj 1878, në një revistë kulturore “Kleio” që dilte në Trieshtë asokohe nën sundimin e Austro- Hungarisë
Abdyl Frashëri në këta tre artikuj në mënyrë koncize mundohej që ti bind se të drejtat e shqiptarëve janë edhe interes i vetë Ballkanit dhe Evropës. Ai po ashtu edhe mbi të drejtën historike argumentonte lashtësinë shqiptare. Këto pohime të Abdylit të cilat sipas dokumenteve të mëvonshme shihet se quan peshë dhe patën ndikim të madh. Për argumentimin e lashtësisë së shqiptarëve nuk la pa përmendur duke u referuar pohimeve të Homerit, Herodotit, Hesoidit, Polibit apo Strabonit.
Shikuar në kohën që u bënë këto shkrime, mund të konstatojmë se jehona e tyre pati ndikim të madh në qarqet evropiane por edhe të perandorisë .Pothuajse përherë të parë në mes të qendrave kryesisht si të Stambollit etj flitej për çështjen shqiptare, për jetën e tyre, historinë e tyre dhe atë nga një deputet i parlamenti Osman nga Janina. Platforma e Komitetit të Stambollit, respektivisht e rilindësit Abdyl Frashëri filloi të zë vend të rëndësishëm dhe të jetë një zë i mirë edhe në gazetën prestigjioze në Stamboll “Tercuman-i Sark( interpreti i Lindjes), ku më 9 qershor 1878 kryeredaktor zgjidhet Sami Frashëri.
Smi Frashëri në gazetën që drejtonte filloi me një seri shkrimesh duke mbrojtur çështjen shqiptare mbi baza shkencore e historike por edhe politike. Kjo ishte një kohë kur fillojnë shumë patriot nga vende të ndryshme si Arbëresh nga Italia apo edhe Greqia të mbrojnë çështjen shqiptare përmes shkrimeve të ndryshme. Në një mënyrë duke iu kundërvënë politikës shoviniste greke e po ashtu edhe penave të tjera që Shqipërinë e shihnin vetëm si nocion gjeografik.
Vlen për tu shtruar se në këtë periudhë historike shumë penda publicistike evropiane e në veçanti penda ballkanike (serbe dhe greke) për të justifikuar lakmitë e tyre ata shkruan në mënyrën më të vrazhdët për Shqiptarët. Ata theksonin se “nuk shin shqiptarët pasardhës ilir por turma barbarësh që u dyndën në Ballkan gjatë shekujve të parë të mesjetës së hershmë”.
Sulmet e tyre, shpifjet paraqitnin shqiptarët si njerëz me tipare të shëmtuar etj.
Kjo valë e publicistikës ballkanike e në veçanti Serbe e Greke të ndihmuar edh nga një pjesë e penave Evropiane shtronte nevojën që patriotët shqiptar e sidomos Komiteti i Stambollit me në krye Abdyl Frashërin të vepronte me shpejtësi për të mos lejuar krijimin e një opinioni edhe ashtu jo të mirë për shqiptarët por tu kundërviheshin asaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyTue Sep 23, 2008 5:51 am

Artikujt e Abdyl Frashërit konsistonin në një pikë: bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe çlirimin e saj nga perandoria Osmane

Në këtë tërbim te penave ballkanike Abdyl Frashëri fillon të shkruaj në gazetën “Messager de Vienne”. Botoi gjashtë artikuj. Ai prekte në esencë çlirimin e shqiptarëve, lëvizjen kombëtare. Po ashtu me argumente të fuqishme, duke i vlerësuar lartë dhe me peshë pikëpamjet e disa historianëve evropian të kohës për autoktonin e shqiptarëve thekson ndër të tjera “ Shqiptarët e sotëm nuk janë gjë tjetër veçse ilirët e kohës antike dhe këta , nga ana e tyre, nuk janë veçse pasardhësit e pellazgëve të kohës parahistorike”. Ai vazhdon më tutje duke i përmendur figurat e njohura dhe të shquara si Aleksndrin e Maqedonisë, Pirron e Epirit dhe Skenderbeun. Nuk le pa përmendur edh kapedanë të tjerë , figura të rëndësishme deri në shekullin XIX të cilët lanë gjurmë si në aspektin politik, ushtarak e segmente të tjerë e që kishin peshë në proceset e kohës.
Këto punime të botuara në një mënyrë paraqesin edhe platformën politike të Komitetit të Stambolli. Dhe jo rastësisht ai tregon zgjidhjen. Tu epen të drejtat kombeve , ku do të mbretëroj paqja, nëse nuk bëhet kjo atëherë luftërat nuk do të ndalen dhe nuk do të ketë stabilitet dhe paqe në Ballkan. Kërkon nga Evropa që të mos lejoj copëtimin e Shqipërisë sipas interesave Serbe e Malazeze.
Abdyli vlerësonte drejt ndryshmet që po ndodhnin në Evropë.
Duke parë se Anglia, Franca, Italia, Austria mendojnë se Perandoria Osmane është në shkatërrimin e saj, nyjën kyçe kundër pansllavizmit rus mund ta luaj vetëm kombi grek, . Abdyli vlerëson se kjo tezë ishte e gabuar, se as kombi grek e shqiptarë nuk mund të bëjnë gjë vetëm. Një ide interesante që ishte një sugjerim për këto shtete vlen të përmendët se: ne i kemi parë shpeshherë grekët të mashtrohen nga Rusia kurse shqiptarët asnjëherë”. Faktet historike dëshmojnë se në këtë mënyrë, me një trajtesë shkencore, historike e politike e ka trajtuar Pashko Vasa në traktatin “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët të botuar në frëngjisht dhe gjermanisht më 1879 në Paris dhe Berlin.
Abdyl Frashëri këto çështje i trajtoi më herët në gjasat artikujt në revistën “Mesager de Vienne” në Vjenë.
Objektivi ishte shumë i qartë i të gjitha shkrimeve dhe i veprimtarisë politike të Abdyl Frashërit në njërën anë të njoftonte opinioni e gjerë ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve dhe në anën tjetër tu tërhiqte vërejtjen se territoret shqiptare nuk do të lejohen të bëhen pre e pazarllëqeve të armiqve.
Duke vlerësuar fuqitë e mëdha të kohës se duhej të rishikoheshin vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, tani për Komitetin e Stambollit por edhe për Lëvizjen Kombëtare shtroheshin detyra dhe obligime të reja. Dhe sidomos kur kihej parasysh se përgatitej të takoheshin fuqitë e mëdha në Berlin dhe të rishikonin edhe njëherë hartën ballkanike.
Pozita e shqiptarëve respektivisht Shqipërisë para Kongresit të Berlinit ishte tepër e disvavorshme. Prandaj Abdyl Frashëri u fokusua në afrimin midis programeve të rrymës patriotike revolucionare dhe qarqeve patriotike të moderuara, ku ishin personalitet të respektueshme dhe me ndikim në këtë kohë si Ilaz Pash Dibra, Ali Pashë Gucia, Hasan Pashë Tetova, Avdulla Pashë Dreni, Abedin Pashë Dino, Omer Pashë Vrioni, Selim Beg Bushati etj.
Abdyl Frashëri edhe pse i shihte divergjencat midis rrymave që ekzistonin, mendonte se ato do të zgjidheshin me krijimin e Lidhjes Shqiptare, me bashkimin e tyre dhe unifikimin e mendimit politikë e atdhetar.
[img:5257]http://lajme.dervina.com/foto/33c74d44a8c8399fd69963ecfae26b75/LidhPz-01[1].jpg[/img:5257]


Ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit


Muaji maj shënon peticione të shumta dhe memorandume drejtuar fuqive të mëdha se shqiptarët janë të gatshëm të mbrojnë territorin e tyre nëse vendoset në dëm të tyre. Një aspekt tjetër që kishte marrë përmasa të mëdha ishte edhe ideja e formimit të Lidhjes shqiptare që kishte filluar të shtrihej në çdo cep të tokave shqiptare. Ja seç shkruan konsulli austriak në Shkodër, Lipih më 18 maj 1878, në informacionet e marrura nga vartësi i tij në Prizren, Jelinek: “ shqiptarët e Kosovë e gjetën rrugën e drejtë kur iu përveshën formimit të Lidhjes Popullore. Ata deklaruan se në rastin ekstrem, do të udhëheqshin nga parimi i mbështetjes në forcat e tyre. Ky parim i dha nxitje të mëtejshme idesë që është bërë shumë popullore në Shqipëri ” Kjo frymë e unitetit pa dallime të mëdha mbretëronte kudo.
Në këtë kohë veç kishin filluar krahinat e ndryshme shqiptare të qonin njerëzit e tyre për në Kuvendin e Prizrenit. Për të përfaqësuar Shqipërinë e Jugut ishin caktuar Abdyl Frashëri i cili përfaqësonte forcat patriotike revolucionare dhe Qazim Konica që do të përfaqësonte forcat patriotike të moderuara. Natyrisht se programi i Komitetit të Stambollit kishte përkrahjen e të gjitha forcave, andaj edhe Abdyl Frashëri ishte promotori i delegacionit për në Prizren.
Abdyl Frashëri prej Frashërit në fillimin e qershorit kishte mbërritur në Stamboll për tu takuar me anëtarët e Komitetit të Stambollit, ku në të njëjtën kohë takoi edhe personalitete të shumta si Ali Pashë Gucian, Ilaz Pashë Dibrën, Avdulla Pashë Drenin, Shehë Mustafë Tetovën, Mustafë Pashë Vlorën, Zija Prishtinën, Vejsel Bej Dinon. Takimi me anëtarët e Komitetit të Stambollit por edhe me personalitete të shquara që jetonin në Stamboll bënë që të përgatitej mirë rreth programit politik i cili do të paraqitej në Prizren
Programi ishte shumë i qartë i cili do të paraqitej në Prizren dhe në bazë të dokumentacionit shihet se përmbante tri pika: Në Prizren të formohej “ Lidhja Shqiptare” me karakter politik kombëtar; Lidhja të kundërshtonte me çdo mjet vetëm shkëputjen e trojeve shqiptare ; Ajo të kërkonte, në të njëjtën kohë, bashkimin e viseve shqiptare në një vilajet të vetëm.
Delegatët me në krye me Abdyl Frashërin u nisën në mëngjesin e 8 qershorit me tren për në Prizren.
Në mbrëmjen e 9 qershorit Abdyli me delegat të tjerë mbërritën në Prizren.
Punimet e u hapën më 10 qershor , ku merrnin pjesë 110 delegat. Personalitete të shquara dhe të njohura në rrethet shqiptare si: Abdyl Frashëri, Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni ( kryetar i komisionit organizator të Kuvendit ), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, etj.
Në këtë kuvend merrnin pjesë përfaqësues të gjitha vilajeteve në përjashtim të përfaqësuesve të vilajetit të Shkodrës të cilët ende nuk e kishin mbledhur kuvendin ndërkrahinor..Por të cilët përmes një telegrami theksonin se së shpejti do ti dërgonin delegatët e vet.
Kuvendi I filloi punimet dhe filluan diskutimet ku Abdyl Frashëri përveç të tjerave theksoi…qëllimi i kësaj mbledhje sot për sot është tu presim hovin armiqve të egër duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që ti mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.Ai u propozoi që të formonin një Lidhje Shqiptare, një besëlidhje të mbarë kombit shqiptarë, një organizatë të vetme për të gjitha trojet shqiptare e cila do të merrte në dorë fatin e Shqipërisë(K.F). Në këtë kuvend edhe pse kishte zëra për krijimin e një lidhje me karakter islamik, megjithatë u arrit që të jetë një lidhje një bashkim pa përcaktuar karakterin e saj.


Pas diskutimeve të shumta pikërisht në këtë ditë u formua Lidhja e Prizrenit si organizatë politike e ushtarake...Në këtë kuvend përveç personaliteteve tjera që u caktuan në komisione të ndryshme, Abdyl Frashëri u caktua në komisionin për punë të jashtme.
Duke pasur parasysh se Kongresi i Berlinit do të mbahej 3 ditë më vonë me vendimin e kuvendit Abdyl Frashëri dhe Jani Vreto u nisën për në Berlin. U takuan me kancelarin gjerman Oto Von Bismarkun dhe me kryeministrin Britanik Lordin Bikonsfild. Ata parashtruan kërkesat e lidhjes së Prizrenit, respektimin e tërësisë territoriale dhe njohjen e autonomisë së Shqipërisë.
Pas kthimit të Abdyl Frashërit nga misioni diplomatik filluan diskutime të ashpra rreth qëndrimeve të tij në Berlin. Një pesë e cila ishte pro sulltanit dhe donin që lidhjes ti epnin karakter islamik e kritikuan ashpër Abdyl Frashërin. Mirëpo me urëtin, diplomacinë, oratorin e Abdylit këshilli i përgjithshëm më 2 korrik 1878 anuloi KARARNAMENË (Akti i Vendimeve) dhe miratoi një kanun të ri, dhe kështu e shpalli organizatën si një Lidhje Shqiptare e cila do të mbronte te drejtat kombëtare shqiptare. Në një mënyrë platforma e Komitetit të Stambollit dhe e personaliteteve të shquara të kohës gjetën përkrahjen edhe në Kuvendin e Prizrenit
Duhet theksuar se formimi i Lidhjes së Prizrenit shënonte fitoren më të madhe të shekullit XIX. Kjo lidhje mori përsipër të mbronte çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, pa llogaritur në çmimin që mund të ketë. Edhe pse Abdyl Frashëri nuk u zgjodh kryetar i Këshillit as komitetit , ai u konsideruar si personaliteti më i devotshëm, brumi dhe fryma e lidhjes shqiptare të Prizrenit
Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh kërkesat e shqiptarëve, as të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Edhe pse shumë letra e memorandume drejtuar qeverive që përfaqësoheshin në Kongres, megjithatë çështja shqiptare nuk u pa seriozisht nga Kongresi i Berlinit. Dhe në këtë kohë Abdyl Frashërin e kemi në Dibër, në Janinë, e gjithandej trojeve shqiptare për të sensibilizuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe për të vazhduar përpjekjet për tërësinë territoriale por edhe për autonomin e Shqipërisë. Këto dy komponentë ishin të pandalshme në misionet e tij kudo që ishte.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit tani veç hapur kishte shpalosur programin e saj kombëtar. Dhe këtë mision diplomatik e barte vetë Abdyl Frashëri me shokë.
Vlen të përmendët edhe Kuvendi i Prevezës më 11 janar 1879, ku këtë kuvend e kryesoi Mustafa Nuri Vlora. Por figura që i dha dimension të qartë këtij Kuvendi ishte padyshim Abdyl Frashëri. Kuvendi deklaroi hapur se nuk kundërshtonte bashkimin e Tesalisë me Greqinë por se do të kundërshtonte çdo lëshim toke nga Epiri. Në këtë kuvend merrnin pjesë 400 përfaqësues të mbarë Shqipërisë (Ky kuvend u mbajt duke parë gatishmërinë e Perandorisë Osmane për tu ulur me përfaqësuesit Grek për të caktuar kufirin e ri, ku në këtë rast shihej si rrezik marrja e një pjese të territorit të Shqipërisë.)
Abdyl Frashëri edhe pas fillimit të Konferencës Turko-Greke në Prevezë më 6 shkurt 1879, hartoi memorandum dërguar kancelarive të mëdha. Ai më 22 mars 1879 në memorandum theksonte ndër të tjera shqiptarësinë e viseve epirote në jug të lumit kallamas, ku hynte pjesa më e madhe e Çamërisë, të cilën i a kishte premtuar Kongresi i Berlinit Greqisë.
Kjo konferencë dështoi, por mbeti që kjo çështje të kaloi në duar të fuqive të mëdha .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyTue Sep 23, 2008 5:52 am

[img:2e16]http://lajme.dervina.com/foto/61bdf049525b7d4c2cf79257ec7c2c56/image005[1].jpg[/img:2e16]
Abdyl Frashëri në mision diplomatik

Abdyl Frashëri së bashku me Mehmet Ali Vrionin tani kishin një mision diplomatik. Ata filluan të trokasin në dyert e kancelarive të fuqive të kohës të cilat kishin vendosur në Kongresin e Berlinit.
Ata u takuan me kryeministrin Italian A. Depretis dhe me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së jashtme G. Tornieli, po ashtu me ministrin e jashtëm të Francës Vadingtonin,me lordn Anglez Salisbëri etj. Pas vizitave këtyre shteteve u nisën drejt Gjermanisë, këtu nuk u pritën nga Bismarku, por as edhe nga ministri i jashtëm Bylov. Ai mori në dorëzim memorandumin e Lidhjes Shqiptare por nuk pranoi dy delegatët. Po ashtu edhe në Vjenë arritën me këtë mision, por nuk u pritën nga Konti Andrashi me motivacion se deri më tani nuk ka pranuar delegacione të Rumelisë Lindore. Memorandumin e mori por nuk krijoi mundësi që të bisedohej me përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas këtij misioni diplomatik, u kthyen në Stamboll për të përcjellur për së afërmi konferencën e ambasadorëve të fuqive të mëdha. Nga dokumentet e kohës shihet se konferenca nuk arriti që të vendoste diçka apo të ndryshoj rreth kufirit Turko-Grek, gjë që mbeti sipas protokollit nr 13 për tu zbatuar.
Pas vizitave të shumta nëpër Evropë Abdy frashëri tani edhe më shumë bindej se bashkimi i Vilajeteve në një Vilajet Shqiptar është mbase i domosdoshëm. Ai fillon hapur të paraqes Stambollit kërkesat e popullsisë Shqiptare dhe Lidhjes së Prizrenit për krijimin e një formacioni shtetror shqiptar.
Është i njohur Kuvendi i Gjirokastrës i 23 korrikut 1880, të cilin e udhëhoqi Abdyl Frashëri. Edhe njëherë ky kuvend u zotua se nuk do të njohim vendimet e Kongresit të Berlinit dhe do të mbrojmë me armë çdo pëllëmbë të tokës së Shqipërisë. Në këtë vazhdë në Dibër u thirr kuvendi i përgjithshëm Lidhjes Shqiptare. Ky kuvend u mblodh më 20 tetor 1880.
Tani kur veç kishin filluar të zbatoheshin planet djallëzore të Kongresit të Berlinit dhe kur kjo bëhej edhe me ndihmën e perandorisë Osmane, Abdyl Frashëri u nis drejt Dibrës ku ishte I planifikuar të mblidheshin të gjithë përfaqësuesit e pjesëve të Shqipërisë. Morën pjesë 300 delegat
Në këtë Kuvend tri qenë pikat kyçe: Çështja e mbrojtjes së Ulqinit, Krijimi i Vilajetit të Shqipërisë dhe Formimi i Qeverisë Shqiptare. Në këtë kuvend kishte divergjenca midis forcave revolucionare dhe të moderuar. Të vetmen pikë që u pajtuan ishte krijimi i një vilajeti Shqiptarë që ishte qëndrim unanim. Dy pikat tjera si mbrojta e Ulqinit dhe krijimi i Qeverisë së përkohshme mbeti pa vendime të përbashkëta. Megjithatë fryma revolucionare nuk ngarendi për mbrojtjen e Ulqinit dhe krijimin e Qeverisë së Përkohshme.
Vendimet e këtij Kuvendi iu dërguan Stambollit, por ishin të ndara në dy propozime
Pas këtij Kuvendi Abdyl Frashëri nuk u kthye në Janinë, por u nis drejtë Kosovës.
Forcat e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit tani gjendej në luftë të rreptë kundër forcave të perandorisë Osmane.

Formimi i Qeverisë së Përkohshme dhe lufta e armatosur kundër portës së lartë

Duke u shtruar nevoja e një organizimi më të mirëfilltë, duke qenë në luftë me perandorinë osmane u thirr Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Shqiptare, ku u mblodh në mesin e janarit të vitit 1881. Kuvendi mori dy vendime me peshë edhe historike, të cilët përfaqësonin edhe idetë e të gjitha trevave shqiptare si Projektin për të krijuar një Shqipëri të bashkuar me anë të kryengritjes së armatosur dhe për ta kthyer Komitetin Kombëtar të lidhjes së Prizrenit në Qeveri të Përkohshme Shqiptare. kryetar i qeverisë zgjidhet Ymer Prizreni, për punë të jashtme Abdyl Frashëri dhe për organizimin e ushtrisë Sylejman Vokshi.
Në këtë kohë ishte lëshuar fletë arresti për Abdyl Frashërin nga perandoria Osmane. Edhe pas formimit të qeverisë Abdyl Frashëri do të jetë në çdo pjesë të territoreve Shqiptare për ti dhënë fuqi veprimeve dhe luftës për krijimin e shtetit Shqiptar.
Shih seç shkruan Sami Frashëri në letrën që i dërgon Jeronim Deradës më 20 shkurt 1881 ” punët që po bënë Lidhja e Shqipërisë në Gegëri që prej nj muaji e tëhu mbase nuk i kini dëgjuar,, sepse gazetat e Evropës nuk bëjnë shumë fjalë për to, meqenëse nga njëra anë Turqia nuk lë që ato të përhapen nëpër botë, nga ana tjetër, armiqtë tanë, grekë dhe Sllavë, duan ti tregojnë sikur janë të vogla dhe të pasakta”. Ndonëse ngjarjet ishin tepër të rrepta dhe lufta zhvillohej, ajo edhe nga qarqet e ndryshme nuk prezantohej për të mos thënë fare dhe shihej si aspekt i brendshëm i perandorisë. Ofensiva e rreptë që u ndërmor nga porta e lartë të udhëhequra nga Dervish Pasha kundër forcave të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë e po ashtu edhe në drejtim të Shkupit arritën që këtë të fundit ta fusin menjëherë në dorë. Pas pushtimit të Shkupit forcat e Dervish pashës filluan arrestimin e pjesëmarrësve më aktiv të Lidhjes Shqiptare
Thyerja e ushtrive shqiptare në Slivovë dhe Shtimje që ndodhi më 20 prill 1881 , në një mënyrë lëkundi shpresat për fitore dhe vullnetin e forcave shqiptare për të shkuar më tutje. Po ashtu edhe rënja e Prizrenit më 22 prill 1881, dhe hyrja e Dervish Pashës rëndoi shumë aspektin politike e ushtarak. Qeveria e Përkohshme u bllokua totalisht dhe ishte e izoluar ku forcat e saj filluan të shkapërderdhen. Dervish Pasha me të mbërrimë në Prizren shpërblim dha 50 lira turke flori për kokën e gjallë ose të vdekur të Abdyl Frashërit.
Ideologët e Lidhjes Shqiptare ndiqeshin këmba këmbës, pasi që Lidhja Shqiptare respektivisht Qeveria e Përkohshme veç kishte humbur territoret e çliruara dhe njerëzit e saj ishin shpërndarë në pjesë të ndryshme.

Arrestimi i Abdyl Frashërit dhe jeta pas burgut

Abdyl Frashëri arrestohet në kasollen e lundërtarit i cili ishte përgatitur për të kaluar lumin Shkumbin bashkë me dy bashkëudhtarë. Përgjegjësi i patrullës së gjandarmëris ishte Jakup Çaushi të cilët e përcollën Abdylin në burgun e Elbasanit. Prej Elbasanit më 28 prill 1881 me pranga në duar e nisën për ta dorëzuar në Prizren më 10 maj 1881.
Me burgosjen e Abdylit, e të Sylejman Vokshit dhe largimit të Ymer Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit përfundimisht u shpartallua. U shpartalluan edhe degët e saj në pjesët e Shqipërisë respektivisht në vilajete Shqiptare. Nga disa burime thuhet se gjenerali i egër Dervish Pasha kishte marrë një ekspeditë terrori duke burgosur në Vilajetin e Kosovës 3000 mijë veta, në Shqipërinë jugore dhe qendrore 4000 mijë veta. Këtë e bënte edhe për një arsye që te të gjithë ata që kanë synime autonomiste të ndillte frikën, të shlyente edhe në memoriet e tyre idealet për pavarësinë e Shqiptarëve.
Abdyl Frashëri në bodrumet e kalasë së Prizrenit ishte i izoluar plotësisht duke e mbajtur në pranga.
Shkrimtari Arbëresh, G. Skiroj shkruan se :” Dervish Pasha bëri shumëçka për të gjetur njerëz për të dëshmuar kundër Abdyl Frashërit kinse i kishte nxitur të luftonin kundër Perandorisë Osmane. Njërin prej dëshmitarëve Abdyli e kishte pyetur “Mos vallë erdha tek ju me ushtar apo mos vallë u bleva me para ?’ Vlen për tu theksuar se materialet e procesit gjyqësor nuk ekzistoj apo nuk janë gjetur deri tani. Abdyli akuzohej se kishte dashur të përmbyste rendin shtetërorë osman dhe tersin territoriale të perandorisë. Gjyqi special Abdylin e dënoi me vdekje. Duke parë popullaritetin, njeriun e respektuar të Lëvizjes kombëtare dhe duke ndjerë rrezikun nga kryengritjet e Shqiptarëve Porta e lartë dënimin me vdekje e zbriti në dënim të përjetshëm.
Nga dokumentet thuhet se Abdyli qëndroi në burgun e Prizrenit prej 10 majit 1881 deri më 31 maj 1884. Kushtet ishin mjaftë të rënda. Dhe si rezultat i kësaj skëterre Abdyli vuante nga sëmundja e mushkërive dhe e reumës etj.
Më 31 maj 1884, Abdyl Frashëri u internua me vendim të kryeministrisë në Ballikeser, një qytet i vogël në Vilajetin e Marmarës në Veriperëndim të Azisë së Vogël. Po ashtu me të u internua edhe e shoqja e tij Ballkëzi. Pas një viti Abdyli me të shoqen u transferuan në Banderma po në atë vilajet, por me një gjendje tepër të keqësuar dhe të rëndë.
Abdyli pas 3 viteve burg dhe 20 muaj internim të rëndë , u lirua nga porta e lartë. Lirimi nga burgu u bë me kusht që të hiqte dorë nga veprimtaria e tij politike e kombëtare dhe të qëndronte në Stamboll.
Në Stamboll mbërriti në vitin 1886
Lirimi i Abdyl Frashërit ishte një gëzim i madh për gjithë shqiptarët e brenda e jashtë Shqipërisë
Abdyli për asnjë moment nuk e ndali punën dhe aktivitetin kombëtar, në shtëpin e tij hynin e dilnin personalitete të ndryshme të kohës, duke biseduar gjithëherë për rrugzgjidhjen e popullit shqiptarë.
Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në përkujdesje të vëllezërve të tij të Naimit dhe Samiut ai nuk heshti .E filloi prapë betejën në planin ndërkombëtar, duke hartuar një seri memorandumesh drejtuar personaliteteve evropiane. Deri më sot në bazë të arkivave janë gjetur vetëm 3 sosh. Memorandumin të cilin ia dërgoi Françesko Krispit, Kryeministrit të Italisë e kishte nënshkruar dhe përpiluar së bashku me Mehmed Ali Vrionin “ Ne nuk dyshojmë se shkëlqesia juaj ka aq dashuri dhe afeksion për mëmëdheun e stërgjyshërve tuaj sa edhe për Italinë; si rrjedhim, gjendja dhe interesat e Shqipërisë , dëshirat dhe ndjenjat e kombit Shqiptarë nuk duhet të jenë të panjohura për ju”.”Shqipëria ndodhet para jetës ose vdekjes së saj, para ringjalljes ose copëtimit të saj”. Për të vazhduar “Si rrjedhim, Shqipëria meriton pavarësinë më shumë se çdo komb tjetër i Ballkanit” Ata i kërkonin Kryeministrit të Italisë të mos harronte gjakun prej nga rrjedh që ishte edhe atdhe i tij (A.Krispi ishte arbëresh i Italisë)..
Memorandumi i fundit i Abdyl Frashërit drejtur F Krispit është përgatitur 2 vite para vdekjes më 1890
Abdyl Frashëri edhe njëherë ia rikujton Kryeministrit se “ Çështja e Lindjes nuk do të mund të zgjidhet kurrë në qoftëse Evropa nuk merr parasysh fatin e Shqipërisë, e cila zë një vend me shumë rëndësi në Gadishullin Balkanik”
Nga tërë aktivitetin që bëri Abdyli pas burgut, shkrimet që i bëri flasin qartë se ideologun e gjysmës së dytë të shekullit XIX nuk e kishin thyer as prangat e Prizrenit, as internimi por as sëmundja që e gërryente dalëngadalë.
Aktiviteti i tij, diskutimet me personalitete të ndryshme, shkrimet e tij paraqesin konsekuencën që prej fillimit të jetës revolucionare kombëtare e deri në fund të jetës. Katër janë kupolat e veprimtarisë
Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha e huaj, mbrojtja e tërësisë tokësore të atdheut, zhvillimi i kulturës patriotike shqiptare dhe nxjerrja e vendit nga prapambetja shekullore.
Samiu shkruante, sëmundja,vuajtjet dhe pësimet që pati, ia ligështuan aq tepër trupin sa ideologun rilindës e ngërtheu shumë shpejtë pleqëria e parakohshme. Vdiq më 23 tetor1892.
Kur Abdyl Frashëri ishte arrestuar i dërmuar nga fyerjet i lodhur me xhandarë në rrugët e Manastirit u takua ballë për ballë me një konsull të huaj (me të cilin para disa viteve kishte pasur debat rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit). Konsulli kur e kishte parë me pranga në duar kishte buzëqeshur me ironi dhe i kishte thënë me cinizëm ;” Çfarë bëre me idetë tuaja ? Por Abdyli Frashëri, si kurdoherë krenar, i u përgjigj” si mund ti thuash bujkut çfarë bëre kur mbjell farën në arë ? Sot fara nuk duket por do të mbijë. Në mos ne , do të korrin brezat e ardhshëm. Shqipëria do të bëhet!”(K.Frashëri).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySun Sep 28, 2008 4:28 pm

Dje nga qeveria eshte tentuar jeta e ish truprojes se Azem Hajdarit.


Gryka: Shteti, kundër hapjes së dosjes “Hajdari”




Kam kërkuar hapjen e dosjes “Hajdari”. Por nuk e kam kërkuar hapjen e dosjes për të gjetur vrasësit, - thotë Gryka nga shtrati. – E kam kërkuar që të gjehen personat që e kanë organizuar vrasjen e tij”.




Anila Dushi
Diel, 28 Shtator 2008 14:15:00




Është plagosur në këmbë për arsye që nga ana e policisë janë “ende të panjohura”, por kjo nuk e ka penguar që ai vetë t’i japë qartë motivet e sulmit ndaj tij. I shtruar në spital, ish-truproja e Azem Hajdarit shprehet qartë: “Sulmi ndaj meje… pas kërkesës për të hapur dosjen “Hajdari””.
Marjan Gryka pretendon se nuk ka asnjë konflikt personal që do t’i bënte njerëzit që të organizonin një sulm ndaj tij. “Kam kërkuar hapjen e dosjes “Hajdari”, një kërkesë shumë normale, pasi një gjë e tillë është një faktor kryesor për hyrjen e Shqipërisë në BE. Por nuk e kam kërkuar hapjen e dosjes për të gjetur vrasësit, - thotë Gryka nga shtrati. – E kam kërkuar që të gjehen personat që e kanë organizuar vrasjen e tij”. Ai shprehet se shteti është kundër kërkesës së bërë, sepse nuk e dëshiron hapjen e dosjes “Hajdari”.
Ish-truproja i deputetit të vrarë Azem Hajdari vazhdon me akuzat, ndërsa shprehet se i ka dërguar letër edhe vetë prokurores së Përgjithshme.
Ndërkaq jep detaje lidhur me plagosjen. “Më ndaluan persona me uniforma policia. Kjo ishte edhe arsyeja pse frenova, pasi mendova se kisha përballë blutë e rendit. Por në momentin e ndalimit e kuptova që personat përballë nuk ishin policë”, vazhdon Gryka.
Ndërkaq, policia e Shkodrës vazhdon të heshtë. Çuditërisht, ndryshe nga herët e tjera, burimet zyrtare thonë vetëm se “nuk ka asnjë version për ngjarjen” dhe se “po punohet”.
Plagosja e Marjan Grykës ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa drejtuesi i shoqatës “Azem Hajdari” ishte duke udhëtuar me makinë nga Shkodra për në fshatin Zogaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptySun Sep 28, 2008 4:54 pm

Azem Bejta
Mehmet Gradica
Shaban Polluzha
Tahir Meha
Adem Jashari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyMon Oct 13, 2008 8:01 am

Rreth 10 vjet më parë, rasti e solli të pija kafe me një biznesmen shqiptar, nga më të njohurit e asaj periudhe dhe po aq, ose ndofta më shumë në ditët e sotme.

Skënder Shkupi

Me të drejtë zotëria në fjalë u shpreh: "Nuk e kuptoj përse politikanët shqiptarë injorojnë shtresën tonë të kapitalistëve të rinj në menaxhimin e problemeve kardinale të vendit. Ore, ata duhet ta mësojnë një herë e mirë se jemi ne të pasurit, ata të cilëve u dhimbset më shumë ky vend, sepse po na erdhi armiku në vatër jemi ne që humbasim më shumë. Të tjerët, ata që kanë shumë pak ose nuk kanë asgjë, ikin dhe as që e kthejnë kokën prapa. Prandaj na takon neve të kemi më shumë akses në politikën e këtij vendi".
Është e tepërt të them se mu dukën me vend fjalët e tij, ndonëse pa dashje mu kujtua se bashkëbiseduesi im, në kohët e diktaturës, pat qenë në role drejtuese të një regjimi, që kishte si lajtmotiv sentencën "historinë e bën opinga". Për gati gjysmë shekulli të pasurit e të shkolluarit e Shqipërisë u shpallën si e keqja më e madhe e këtij vendi, si rrjedhojë ne gëzuam atë "lumturi" të papërshkrueshme, që një shkodran hokatar e pat sintetizuar me dialogun ndërmjet dy bashkëqytetarëve të tij:
"Si thua ti, a ka Zot?"
"Ka mor mik, si nuk paska!"
"Po unë nuk e shoh kund."
"Kjo nuk do me thanë gja, a ka pasë Shkodra mirëqenie në kohën e Partisë së Punës? Sigurisht që ka pasë, veçse ajo nuk dukej. Po për të pasë ka pasë ama".
Djali i Hamz Kazazit
Nga mesi i shekullit XIX, Pietro Marubi, një italian i pasionuar pas artit të ri të fotografimit të sapozbuluar nga Lui Dagerrë në Francë, erdhi në Shkodër dhe u vendos përfundimisht në atë qytet që aso kohe ende ishte ndërmjet më të mëdhenjve të gadishullit të Ballkanit. Ai fiksoi më 1858, pra 150 vjet më parë, të parën fotografi historike në Shqipëri. Ishte portreti, në këmbë, i një burri hijerëndë e madhështor, me kostumin karakteristik kombëtar të Shkodrës, që mbante në dorën e majtë një bastun të ngjashëm me një "skeptër". Ai ishte Hamz Kazazi, një nga drejtuesit myslimanë të qytetit, i njohur për pasurinë, fisnikërinë dhe oborrësinë e tij, aq të spikatur te qytetarët e vjetër shkodranë. Hamz Kazazi kishte qenë drejtues i kryengritjes së madhe antiosmane të Shqipërisë së Veriut të vitit 1835. I brumosur me një dashuri të pakufishme për vendin e tij ai u la trashëgimtarëve, më shumë se çdo pasuri tjetër, ndjenjën e ngrohtë të atdhedashurisë dhe të gatishmërisë për të mos kursyer as jetën për Atdheun dhe Kombin e tyre.
Nga një vatër e tillë do të lindnin edhe burra të tjerë fisnikë e trima, që do të ecnin në vazhdën e traditës së familjes së tyre. I tillë ishte edhe Jup Kazazi, intelektual cilësor, nacionalist i vendosur dhe luftëtar i shquar për liri e demokraci.
Arsimimi në Beograd e Torino
Lindi në Shkodër, më 1909. Që në moshën më të re shquhet për veprimtarinë e tij atdhetare ndërmjet studentëve të gjimnazit të Shkodrës. Ai gjendet më 1926 në krye të demonstratës popullore kundër të ashtuquajturës Banka Kombëtare e Shqipërisë, që në të vërtetë kontrollohej në masën 75 % nga kapitali italian. Studentët arritën të ulin me forcë flamurin italian nga shtiza e vendosur përballë Bankës. Në vijim Jup Kazazin e shohim student në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Beogradit. Atje del hapur kundër politikës shkombëtarizuese të shovinistëve serbë në Kosovë dhe vijës së theksuar antishqiptare të Mbretërisë jugosllave ndaj Shqipërisë. Reagimi serb është i menjëhershëm. Ai dëbohet nga Jugosllavia për të vijuar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Torinos, qytet që së bashku me Milanon fqinje, përbënin pararojën ekonomike, shkencore e teknologjike të Italisë moderne. Në përfundimet me nota të larta të Jup Kazazit në Torino ndikoi shumë edhe simpatia që ai kishte për pedagogun e tij të shquar të atij universiteti, ekonomistin Einaudi, i cili ishte ithtar i ekonomisë liberale të Perëndimit demokrat dhe antifashist i bindur. I takon kësaj periudhe një përkthim nga serbishtja nga Jup Kazazi të librit të Tuçeviçit, një social-demokrati serb, me titull "Serbët dhe shqiptarët". Në atë vëllim Tuçeviçi kritikonte ashpër politikën e Beogradit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për fat të keq, përkthimi mbeti vetëm dorëshkrim e nuk u botua në Shqipëri për një arsye naive: autori i përkiste një partie të majtë serbe dhe pavarësisht nga gjykimet e tij objektive për shqiptarët, nuk mund të merrej në konsideratë!!??…
Jup Kazazi kthehet në Shqipëri si një ekonomist i përgatitur profesionalisht dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja: serbokroatisht, italisht, frëngjisht e anglisht. Atë e zgjedhin kryetar të klubit "Djelmënia" në Shkodër.
Tashmë kemi të bëjmë me një personalitet të ri në moshë, por me një potencial të fuqishëm profesionalo-politik, që nuk mund të mos çmohej e vlerësohej në shkallë kombëtare. Përkatësia familjare e traditës së vjetër atdhetare shkodrane dhe niveli i lartë i formimit të tij intelektual, e radhitën natyrshëm Jup Kazazin në krahun e nacionalizmit shqiptar të kohës, pra në organizatën e Ballit Kombëtar, duke përqafuar platformën e "Dekalogut" të famshëm. Këtu është me vend të merremi me një detaj të rëndësishëm të veprimtarisë politike të Ballit Kombëtar në përgjithësi dhe të jetës së Jup Kazazit në veçanti.
Drejtuesit e organizatës nacionaliste të Ballit Kombëtar ishin patriotë të shquar dhe me një reputacion të panjollë e ndikim të madh në shtresat më të ndryshme të popullit në Shqipëri. Atdhedashuria e tyre nuk vihej aspak në dyshim. Fashistët kishin organizuar në atë kohë një administratë shqiptare, që ishte në shërbim të tyre. Për demagogji ata e paraqisnin Shqipërinë si një vend që vullnetarisht kishte hyrë në suazën e Perandorisë së re të Romës por që, në këtë kornizë, ishte e lirë dhe tepër e lumtur nga sundimi fashist. Në të tilla kushte, duke shfrytëzuar ato hapësira të ngushta që lejonte demagogjia italiane në Shqipëri, patriotët menduan se disa elementë atdhetarë të përgatitur, mund të vendoseshin në dikasteret e kontrolluara nga pushtuesit, për të lehtësuar apo sabotuar deri në njëfarë shkalle, sadopak të mundshme, barrën e rëndë të shtypjes dhe përpjekjet për italianizimin e Shqipërisë, që përbënte një projekt konstant afatgjatë e tepër të rrezikshëm për të ardhmen e shqiptarëve. Kështu, me sugjerimin e Mit'hat Frashërit, Jup Kazazi zë vend në qeveri më 1942. Balta e hedhur nga historiografia komuniste ndaj atyre që vunë në rrezik emrin dhe reputacionin e tyre për një interes shumë më të lartë është sa dashakeqe, aq edhe e paargumentuar historikisht.
Dhe ja përse.
Të marrim një personalitet tjetër që është sulmuar po aq egër sa edhe Jup Kazazi për të ashtuquajturin "bashkëpunim me fashizmin", ministrin e Arsimit të asaj kohe, Ernest Koliqin. Ai ka qenë nismëtari i hapjes së qindra shkollave shqipe në Kosovën, që sapo i kishte shpëtuar zgjedhës serbe. Ajo periudhë e shkurtër trevjeçare, prill 1941-nëntor 1944, ka qenë koha kur fara e bekuar e shqiptarizmës moderne u mboll në ato treva për të dhënë frytet e saj më 1981, më 1990 dhe më 1999 me çlirimin përfundimtar e historik të Kosovës nga pushtimi 87-vjeçar serb. A mund ta bënte atë punë Ernest Koliqi po të mos ishte ministër i Arsimit i Shqipërisë së pushtuar? Çdo lexues i paindoktrinuar e ka të qartë përgjigjen.
Me frymën e një atdhetari
Ishin Hasan Dosti dhe Jup Kazazi, që më 1942 i dërguan peticion qeverisë fashiste të Romës për autonominë e Shqipërisë, për të drejtën e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar dhe lirimin e të burgosurve politikë. Përgjigjja negative e qeverisë italiane dhe dënimi me pushkatim i të rinjve komunistë Hamit Mëzezi dhe Nikolla Tupe u dhanë rastin e bukur Hasan Dostit dhe Jup Kazazit që, në mënyrë demonstrative, të japin dorëheqjen. Një ecuri e tillë e ngjarjeve politike kishte një efekt shumë më të madh në popull, sesa tërheqja mënjanë e këtyre personaliteteve dhe kufizimi vetëm në ngjitjen e ca trakteve rrugëve të qyteteve tona apo të ndonjë atentati ndaj hierarkëve fashistë të dorës së tretë. Jemi ende në vitin 1942, kur luftime të çetave partizane apo nacionaliste ishin sporadike dhe të paorganizuara.
Jup Kazazi e priti me entuziazëm rezolutën e Mbledhjes së Mukjes për bashkimin e shqiptarëve në luftën antifashiste. Si veprimtar tejet i rrezikshëm dhe kërcënues për pushtuesit italianë ai kërkohej me ngulm prej tyre. Ishte koha kur Jup Kazazi qëndronte në ilegalitet, pasi përndiqej nga fashistët. Ishte koha kur Ministria e Brendshme e Tiranës, me anën e një telegrami të datës 4 gusht 1943, e akuzonte atë për "përgatitje për kryengritje qysh para shumë kohe".
Një faqe e lavdishme e jetës së Jup Kazazit ka qenë "lufta e Reçit". Në fund të gushtit të vitit 1943 në Reç të Shkodrës u zhvillua një nga betejat më të mëdha kundër fashistëve, ku rolin kryesor e luajtën forcat e Ballit Kombëtar, të udhëhequra nga Jup Kazazi, që u mbështetën fort nga trupat e rregullta të ushtrisë shqiptare të dislokuara në Ulqin e që dezertuan për t'u bashkuar me nacionalistët, të komanduara nga Fuat Dibra. Pasi pat nisur beteja, forcave nacionaliste u erdhi në ndihmë edhe batalioni partizan "Perlat Rexhepi". Beteja përfundoi me disfatën e trupave fashiste dhe fitoren e shqiptarëve që, ndonëse të urdhëruar të luftonin kryesisht njëri-tjetrin nga Miladin Popoviçi, papritmas u gjendën të bashkuar në Reç.
Historiografia komuniste u përpoq të përvetësonte edhe luftën e Reçit, duke e paraqitur si betejë të nisur, organizuar e të fituar vetëm nga partizanët e Enver Hoxhës, Dushan Mugoshës e Miladin Popoviçit. Mirëpo ka dy të dhëna tepër domethënëse, që hedhin poshtë të gjitha pretendimet e komunistëve.
g.panorama
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyMon Oct 13, 2008 8:04 am

E para, forcat shqiptare të angazhuara në luftën e Reçit kanë qenë 890 vetë. Ndërkohë batalioni "Perlat Rexhepi" kishte 143 partizanë. Trupat italiane ishin mbi 2400 veta. Cila llogari mund ta nxjerrë fitues një njësit partizan ndaj një kundërshtari 16 herë më të madh? Përralla të tilla e kanë bërë një intelektual të Tiranës, me një "biografi të shkëlqyer komuniste" (I ati pat qenë funksionar shumë i lartë i shtetit komunist, por për arsye etike nuk po ia zëmë emrin në gojë) që pyetjes për LANÇ të popullit shqiptar iu përgjigj: "Lufta jonë NÇ ka qenë një vepër e lavdishme e kinostudios 'Shqipëria e re'".
E dyta, në telegramin që prefekti i Shkodrës i bënte MPB në Tiranë, jepej kronika e ngjarjes dhe armiku përkufizohej me përçmim si "Bandat e Jup Kazazit". Nuk kishte asnjë arsye që të mbroheshin komunistët e batalionit partizan, i cili as që përmendet në telegramin e prefektit fashist. Mirëpo historianët e djeshëm kishin një model: ata duhej me doemos që faktet t'ia përshtatnin modelit të gatshëm e jo të ndërtonin modele në varësi të fakteve. Kjo është një histori bajate tashmë, ndonëse rezistenca për ta mbajtur ende gjallë atë model të dështuar studimor ngjan të jetë ende e pranishme në terrenin e studimeve shqiptare.
Megjithë dështimin e Mukjes, Jup Kazazi nuk hoqi dorë nga përpjekjet për bashkëpunim me forcat partizane. Por zhgënjimi i tij qe i madh, kur në një debat me Vasil Shanton, militanti komunist hodhi poshtë me zemërim çdo variant të Shqipërisë Etnike për të cilën këmbëngulte me forcë Balli Kombëtar. Ndërkohë gjatë gjithë vitit 1944, Jup Kazazi mbajti lidhje e bashkëpunoi me anëtarët e Misionit Ushtarak Britanik, Majorin Nill dhe kapitenin Haberdin. Ata e patën vlerësuar lart në shkrimet e tyre luftëtarin patriot shkodran, që diti të diferencojë në aleancën e madhe antifashiste, qysh në vitet e L2B, krahun demokratik anglo-amerikan ndaj atij ruso-bolshevik.
Fundi i vitit 1944 po shënonte edhe fundin e pushtimit nazifashist të Shqipërisë. Po afrohej fitorja e madhe, që mund t'i jepte asaj edhe shansin e një lirie e demokracie të mirëfilltë. Mirëpo re të zeza kishin dalë mbi horizont dhe po mblidheshin me shpejtësi mbi qiellin shqiptar. Një pushtim i ri po përgatitej me përkushtim nga komunistët, të cilët këndonin me afsh atë këngën revoltuese për çdo shqiptar të ndershëm - "Bijtë e Stalinit jemi ne!". Bijtë e Stalinit e të Titos ishin në mësymje, duke përfituar nga koniunktura dhe rrethanat ndërkombëtare të asaj kohe, ndërkohë që nacionalistët shqiptarë qenë në tërheqje. Në prag të vendosjes së diktaturës së kuqe shumë eksponentë të Ballit Kombëtar e të Legalitetit u larguan nga Shqipëria. Por Jup Kazazi dhe katër vëllezërit e tij qëndruan, për të vijuar luftën e pabarabartë me uzurpuesit e pushtetit politik në vend, duke e kthyer Shqipërinë praktikisht në një koloni sllave.
Me fitoren e komunizmit, Jupi dhe vëllezërit e tij kaluan në ilegalitet. Ata u përpoqën për organizimin e rezistencës antikomuniste në zonën e Shkodrës, në bashkëpunim me grupe luftëtarësh të Shqipërisë së Veriut e të Shqipërisë së Mesme dhe duke pasur edhe mbështetjen e prof. Abaz Ermenjit. U arrit të organizohen dy lëvizje të armatosura, dy kryengritje popullore, ajo e Malësisë së Madhe e vitit 1945 dhe Lëvizja e Postribës e shtatorit 1946. Ato qenë të parat kryengritje antikomuniste në të gjithë Evropën Lindore. Kryengritjet u shtypën me egërsi të paparë. U vranë e u masakruan, u ndoqën, u burgosën e u internuan, me gjyq e pa gjyq, qindra fshatarë, malësorë e qytetarë të Shkodrës. Ndërkohë, Jup Kazazi sulmohet në shtëpinë e tij për t'u arrestuar. Thirrjes për t'u dorëzuar ai iu përgjigj me një zë të fuqishëm: "Nuk dorëzohem i gjallë ndër komunistë!", një britmë trimërie që u pasua nga krisma e një arme, intelektuali i shquar, ekonomisti cilësor dhe luftëtari i paepur për interesat kombëtare të vendit të tij, shqiptari i madh Jup Kazazi vrau veten.
Domosdoshmëria e rishkrimit të historisë
Vitin që vjen kemi 100-vjetorin e lindjes së Jup Kazazit. Është një rast i mirë për të kthyer vështrimin e për të parë edhe një herë me kujdes vendin që zë ai dhe të tjerë si ai në historinë e Shqipërisë. Pavarësisht se sistemi politik në Shqipëri ka ndryshuar në kuptimin që kemi të bëjmë me përmbysje të mirëfilltë ekonomike, politike e kulturore, përsëri, në fushën e historisë ende vijon njëfarë inercie jo fort befasuese e konceptimit të kuq të ngjarjeve, fakteve e personazheve. Nuk është shumë befasuese kjo që po ndodh për arsyen e thjeshtë se shumica e historianëve janë të brezit, që shkruan histori me porosi nga KQ i PPSH-së. Qëndrimi i sotëm i një pjese të këtyre studiuesve shpjegohet thjesht.
E para, ata kanë shkruar me vetëdije të plotë jo atë që ka ndodhur, por atë që u sugjeronte kupola e lartë e Partisë. Mashtrimi u bë atëherë, por duke e përsëritur për 50 vjet me radhë, dalëngadalë edhe vetë ata nisën ta besojnë sajesën e tyre. U duket se e vërteta ka qenë pikërisht ajo që ata kanë shkruar.
E dyta, ata janë të ndërgjegjshëm që kanë mashtruar mirëpo një studiues i sotëm 70 apo 80-vjeçar e sheh si fatkeqësi të tmerrshme, që e gjithë puna e tij shumëvjeçare shkencore të bëhet pluhur dhe ai të kthehet në një anonim. Nuk është e lehtë, madje do të thosha është e pamundur, që një historian i modelit të vjetër ta pranojë një alternativë të tillë. Për të mbijetuar emri dhe vepra e tij ai do të luftojë egërsisht deri në fund, që në historinë e shkruar të Shqipërisë të mos ndryshojë asgjë.
Është një sfidë që demokracia jonë e brishtë duhet ta përballë. Është një sfidë që i takon ta fitojë brezi i ri i historianëve tanë, të ndershëm, profesionistë e pa paragjykime. Në fund të fundit është një betejë në fushën e dijes, një përballje ndërmjet demokracisë e diktaturës, një luftë konceptesh e vetëdijeje qytetare që kërkon përkushtim, këmbëngulje e atdhetarizëm të mirëfilltë.
Është një betejë që duhet fituar. Komunizmi është mundur kudo në Evropë. Është pjesërisht i mundur edhe në Shqipëri. Po mbahet ende disi në fushën e historisë. Nuk duhet ngurruar që të paktën në këtë fushë, ku janë të gjitha mundësitë e fitores së shkencës së mirëfilltë ndaj mashtrimit, të veprohet me përmbajtje profesionale e me vendosmëri.
Është një fitore e pritshme e dritës së demokracisë mbi errësirën e diktaturës.
Është një ripërtëritje, një rizgjim, një rikthim në identitet.
Thënë thjesht është një ndreqje gabimi.
Në fund të fundit, nga kjo, të gjithë shqiptarët do të dalin të fituar.
g. panorama
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyMon Oct 13, 2008 7:55 pm

u pa se kush e don figuren em te shquar te kombit tone.

ata qe dikur benin demonstata tash jaen deputete e po e tregojne haptas admirimin per Enverin.

jam shume i siguerte se si Hydhajet Hyseni, me mendje ka qene edhe Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti e shume njerez qe e kane krijuar UCK-ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyMon Nov 10, 2008 12:14 pm

Sulejman Vokshi


Sulejman Vokshi (1815 - 1890)


Sulejman Vokshi është veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit dhe Hero i Popullit në Kosovë. Lindi në Gjakovë nga një familje me tradita kombëtare, pjesëmarrëse në kryengritjet antiosmane kundër Tanzimatit. Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshën djaloshare. Në vitet 40të shek. XIX mori pjesë me armë kundër reformave të Tanzimatitn dhe prandaj qeveria osmane e internoi dhe e burgosi shumë herë. Lidhja Shqiptare Prizrenit e gjeti Sulejman Vokshin e përgatitur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit të saj dhe gjatë veprimtarisë së Lidhjes një ndër udhëheqësit kryesorë, politikë e ushtarakë, anëtar i Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i krahut revolucionar të saj. Ai qëndroi jo vetëm në ballë të luftës për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare, por edhe të luftës për realizimin me forcën e armëve të autonomisë së mbarë trojeve shqiptare si shkallë e parë, e kushtëzuar nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, e luftës për fitoren e pavarësisë së plotë.

Qeveria e përkohshme e Lidhjes shqiptare e ngarkoi me detyrën e udhëheqësit ushtarak të forcave të armatosura të ushtrisë kombëtare të saj, ishte edhe kryetar i komisionit të të ardhurave dhe financave. Ishte drejtues i Degës së Lidhjes për Gjakovën dhe një nga organizatorët e ngjarjeve të Gjakovës që shpunë në vrasjen e mareshalit osman Mehmet Ali Pashë Maxhari. Si anëtar i Shtabit ushtarak të Lidhjes, Sulejman Vokshi ishte një nga udhëheqësit e luftëtarëve shqiptarë në betejat për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, që shpunë në shpartallimin e forcave të Malit të Zi. Me shpalljen e autonomisë dhe krijimin e Kuvernës së Përdorme, ishte krahas Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit e të tjerëve, në krye të kësaj me cilësinë e komandantit të forcave për mbrojtjen. Forcat e Lidhjes nën komandën e tij brenda një kohe fare të shkurtër e shtrinë pushtetin popullor administrativ e ushtarak të Lidhjes në Shkup, Prishtinë, Mitrovicë, Lumë, Guci, Vuçitërnë, Preshevë etj. Nën drejtimin e tij si kryetar i shtabit të forcave shqiptare dhe me pjesëmarrjen e tij direkte u zhvillua edhe lufta heroike për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë kundër forcave osmane të Dervish Pashës. E vazhdoi qëndresën kundër pushtuesit osman edhe pas thyerjes së Lidhjes shqiptare dhe shpërndarjes së qeverisë së saj deri më 1885, madje ai organizoi në këtë vit një kryengritje tjetër kundër pushtuesve që shpërtheu në Kosovë. U kap me pabesi. Pushteti osman e konsideroi si një nga udhëheqësit më të rrezikshëm të Lidhjes, prandaj gjykata e jashtëzakonshme e Prizrenit e dënoi me vdekje. Por para presionit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u detyrua ta lirojë pas burgimit. Sulejman Vokshi radhitet ndër udhëheqësit e luftëtarët konsekuentë të popullit shqiptar në luftën për realizimin e sigurimin e unitetit të tij kombëtar e shtetëror. Figura e tij u përjetësua edhe nga këngët popullore historike të asaj periudhe. Vdiq në Gjakovë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyMon Nov 10, 2008 12:20 pm

Idriz Seferi


Idriz Seferi (1847 - 1927)

Atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi në fshatin Sefer të krahinës së Karadakut në Shkup në një familje me tradita patriotike. Qysh në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane.

Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës. Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në betejën e Kaçanikut, si edhe në betej at e Karadakut (Drenogllavës) e të Moraves. U dallua si një ndër udhëheqësit kryesorë edhe në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane të 1912 në Kosovë, mori pjesë në çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt.

Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbornëdhenj në rajonet e Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut.

Udhëhoqi çetat kosovare në luftë kundër zgjedhës serbomadhe në, vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916-1918. Vazhdoi luftën për çlirimin kombëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi deri në fund të jetës së tij.

Thenie mbi Idriz Seferi
Kush është gjenerali?
Të mahnitur nga qëndresa heroike që u bënë kryengritësit kosovarë ushtrive osmane në grykën e Kaçanikut më 1910, gazetarët e huaj po kërkonin me ngulm cili ishte ai gjeneral i famshëm që i drejtonte. Kur u gjetën përpara, udhëheqësit trim Idriz Seferi, e pyetën:
- Ti je gjenerali i kësaj qëndrese të pashembullt?
Idrizi, duke fërkuar mustaqet u përgjigj:
- Si unë, këtu janë të gjithë, sepse armën kundër armikut ua ka mësuar nëna që në djep. Të gjithë shqiptarët janë gjeneralë kur luftojnë për vendin e vet, por në vend të gradave në supe kemi armët e brezit.


Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 250px-Idriz_Seferi

Eva më fal për ndërhyrje në shkim por mendoja se do ishte më mir të kemi edhe fotn e ktij Luftari Shqiparë.(Deli)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyMon Nov 10, 2008 12:23 pm

Shote Galica (Qerime Galica)(1895 - 1927)

Luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, Heroinë e Popullit. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.

Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël). Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe mercenarëve të Ahmet Zogut. Humbi në luftime nga masakrat e shovinistëve serbë 22 anëtarë të familjes.

Nga fundi i vitit 1926 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë e braktisur nga regjimi zogist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyMon Nov 10, 2008 1:46 pm

Cito :
Eva më fal për ndërhyrje në shkim por mendoja se do ishte më mir të kemi edhe fotn e ktij Luftari Shqiparë.(Deli)

Po, shume mire qe e solle Deli. Faleminderit. Je i nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyWed Nov 12, 2008 8:25 pm

Adem Jashari u lind në muajin nëntor dhe pikërisht në ditën e 28 nëntorit i cili u brumos me atdhedashuri nga babai i tijë dhe dajës së tijë, të cilët së bashku me vëllain Hamzën lëshuan kushtrimin për ta çliruar Kosovën nga Serbia dhe bërë bashkimin e sajë me nënë Shqipërin.

Adem Jashari dhe familja Jashari ranë në fushën e nderit. ranë për të mos vdekur kurr.


Për më temër po ua sjell një link nga Iljaz Prokshi....

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 ADEM%20JASHARI.0

http://gjuhashqipe.blogspot.com/2005/12/komandanti-legjendar-adem-jashari.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Visar
Fillestar/e
Fillestar/e
Visar


Male
Numri i postimeve : 5
Age : 43
Vendi : Prishtina
Registration date : 12/11/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyWed Nov 12, 2008 9:14 pm

Figura kem shume te njohura ne historin tone eshte keq ti ndajm ata qe e dhane jeten per te shtrenjten toke e cila u vadit me gjak.

Dy per mua dallojne shume dhe pikrisht rrethanat e atyre viteve i bene te njohur ne historin e popullit tone jane Avni Rrustemi i cili e rrexoi per toke qenin Pasha ne Paris por e rrexoi edhe ne gjyq moralisht. dhe eshte Hasan Prishtina i cili me pare pranoi te qendroi nemalet e Kosoves se sa te dekorohej me medalet e pushtuesve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Teutaa
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Teutaa


Female
Numri i postimeve : 84
Age : 41
Vendi : Gjermani
Registration date : 12/11/2008

Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 EmptyWed Nov 12, 2008 9:19 pm

Nje figure e shquar e historise se Shqiperis eshte Vasil Laci, qe qelloi Victor Emanuelin e trete kur beri vizite ne Shqiperi, duke i then gjithe botes se populli shqiptar nuk i pret pushtuesit me lule.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.   Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare. - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
 Similar topics
-
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» Figurat letrare
» Gjirokastra dhe figurat e saj nga Marenglen Koçiu
» Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj
» 50 DATAT E HISTORISE SE BOTES.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: