Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Bashkimi i trojeve shqiptare

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14  Next
AutoriMesazh
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyMon Jul 14, 2008 10:18 pm

Po ti a me the qe ke qen me SHpendin edhe me Tahir Sinanin edhe duhet ta dishe se ke qen prezent edhe kush ja u aktivizoj po mos fol peralla se dihet shume mire se si ka aktivizu mina ne duart e tina dhe mos shpikni per te njollosur ose per te treguar menquri se ju tani i paski zbuluar se kush ja u paska aktivizu qysh po mendon keshtu me fjelet e kuj meresh zonjushe te FISHEKUT apo te FORINES apo etj etj pse mersh me dokra te thash se kush jane kene deshmoret qe rane bashke me TAHIRIN ti nuk u pergjigje sepse edhe nuk e din se vetem te ka interesuar emri Tahirit vetem e vetem me be dezinformatat tuaj qe gjoja paska pas njere qe ja kane bere kete jo e nderuar kur te flasesh fol me fakt sepse ti thua SIKUR NUK TE KENAQIN KETO FAKTE po kete qe ke shkruar se ku lindi e kure u vara Tahiri edhe djali em i din e nderuar dhe fakt ti asnje fakt nuk ke sjell po vetum e vetum po sillesh rotull mos te ka mbet libri pa perfunduar zonjush e kerkon fakte trego se te jape sa te duash prej dugagjini e ne presheve e kumanove e deri ne korab vetem pyet ty e nderuar te pershendes se dole per kedine tani hahahaahaaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyMon Jul 14, 2008 10:30 pm

hahahaha qesharake keto jane tallje qe ben ti e nderuar se tani ti solli faktet betoni shum mire ti zonjush ke bere ngatrim datash te lindjes ntrim datash te renejes e si te besoj une per ty se ty vertet je nje njeri qe flet per bashkim ti flet vetem me inate dhe me urejtjen qe ke ndaj dikujte se vallahi te te kishin afru nje poste e kishe kenaq e nderuar
E tani ti kthehemi tek I NDERUARI JUAJ KUSHTRIM ALIA UNE E DIJE QE KUSHTRIMI QE BASHKU ME PETRITIN deri ne funde te luftes ata jane gjete ne malsine e sharit dhe aspak nuk kane te bejn me brigaden 116 kane qen ushtarakte larte shqiptare po nuk i zoj emrat e qyteteve se nga
po te lutem mos flasesh qa te thone por fol nje realitet e nderuar SE TE KA HAS SHARA NE GOZHDE TANI DHE NUK PRET ME ti je nje vajze e zgjuar une po e shof dhe e cmoj intelegjencen tende por kisha dasht qe ti ta shfritezosh aty ku duhet e jo me thash e theme me kane thane i kane thane ka thane me ka tregu ishte kone leri keto
qofsh e nderuar dhe te cmoj si vendase klm tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyMon Jul 14, 2008 10:33 pm

MARY shkruajti:
E para dhe e lavdishmja Hyra Fasliu! , të tjerit gjej vetë dhe mos kërkoni të dhëna si ata UDB- e kohës, nëpër ferrin e së cilve kam kaluar me shokë e me shoqe!

O Zot nuk kuptoj ku e more ate mendim te thoni edhe UBD -së se kohës.po nejse vetem se isha kurioz te dije ,sepse populli eshte ai qe e shkruan Historine.

Nderime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 90
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyFri Jul 18, 2008 3:35 pm

PËR ÇFARË PAJTIMI KOMBËTAR NA PËRRALLOSË GAZETARUCI PARTIAK, EMIN AZEMI?!



17.07.2008: Shkruan: Fadil Shyti



O, Emin Azemi i ”Faktit”, ja faktet!...


Më datë 10.07 2008, në gazetën ”Fakti” që botohet në Shkup dhe shpërndahet edhe në diasporë, në faqen e dytë të kësaj të përditshmeje, botuesi i saj në Shkup, Emin Azemi del me shkrimin, me titullin pompoz: ”QEVERIA E PAJTIMIT KOMBËTAR”!!!

Në shkrimin në fjalë, na sjellë ca ”analiza të holla”, pastaj i vë në shërbim propogandistik si në cirkuset parazgjedhore; madje aty i paraqet edhe fotot e udhëheqësve të marrëveshjes së koalicionit të ri, nga partitë “demokratike” BDI-së, të Ahmetit dhe VMRO-s, të Gruevskit.

Pastaj, telallxhiu i tyre, me tej i mbron Ahmetin dhe Gruevskin dhe i akuzon kundërshtarët e tyre politikë, pra, opozitarët si : PDSH-në, në veçanti por, duke bërë këtë servilizëm pro-sllavomaqedonas e fyen edhe popullin shqiptar, në përgjithësi.

Ky far gazetaruci, Emin Azemi – shkarravitë gjepura politike të pabazuara në fakte; duke ua bënë qejfin okupatorëve sllavo- maqedonas dhe padronëve të tij, të këtij famëkeqit, koalicion.

Nuk dua të futem këtu në “thellësinë” e shumë makinacioneve gazetareske të tij, por, e tërë thelbi i shkrimit që e karakterizon është përulja tek të huajt, këtu po i ceku vetëm disa fraza boshe të shkrimit të tij ku shprehë bindjen se : ” kjo qeveri e koalicionit do jetë qeveri e pajtimit kombëtar dhe se Ali Ahmeti e ka krijuar Platformën që në 2001”!!!

Kur shkruan kështu, ky i verbuar pas orekseve të përfitimit personal; material etj, harron që : nuk mund të jetë pajtim kombëtar, kur pajtohet një lider i një parti shqiptare, me një lider të një partie maqedonase , ani pse tani ky i fundit na qenka kryeministër i një shteti okupator!!!

Për më tepër ky nuk mund të quhet “pajtim kombëtar”, kur me këtë rast kemi të bëjmë me dy kombe.

- Do të mund të quhej pajtim kombëtar, sikur p. sh të pajtoheshin dy liderë ose dy parti shqiptare; që të hynin në koalicion.

Shkrimin e tij e bënë edhe më të paqëlluar dhe tejet skandaloz, fakti që: vetëm dy ditë pas këtij shkrimi të turpshëm dhe të kësaj “analize famoze”, gjykata armike maqedonase, ua shqiptoi gjykimin banorëve të pafajshëm shqiptarë të katundit Brodec, hiq më pak se 192 vite burg.

Por, për zotëriun në fjalë dhe kompaninë e tij, kjo s´do të thotë asgjë e veçantë që do ta prishte aleancën sipas modelit të vjetër të romancave federative, titiste, Aliu - Gruevski!

Kjo aleancë, breznive të shumëvuajtura shqiptare që e kemi përjetuar kohën e errët titiste, na e kujton faktin e hidhur që: derisa rinia dhe populli heroik i Kosovës, burgosej e vritej në katundet dhe qytetet e Kosovës, renegatët shqipfolës, hiq se kishin për turp as i vriste ndërgjegjja të krijonin aleanca “bratsvo-jedinsvo” që t´i shtypnin me zjarr e hekur përpjekjet e forcave çlirimtare, në viset shqiptare të okupuara.

- Si mund të kuptohet ndryshe nga kjo që shkruan autori “gjentelmen” vetëm dy ditë me parë?!

Për çfarë pajtimi e ke fjalën ti mor zotëri?!

- Kur pretendon që shqiptarët të pajtohen aq lehtë si Menduh Thaçi dje dhe Ali Ahmeti sot, me këtë qeveri gjakatare, me këtë politikë kundër-shqiptare?!

- Që shqiptarët të lejojnë të pajtohen me fatin e vet të hidhur dhe tepër të rëndë që po kalojnë në Maqedoni kur po përjetojnë mbi supet e plagosura nga luftërat edhe më tutje vetëm ekspedita policore si ajo e fshatit Brodec e ndihmuar nga PDSH-ja ,dhe andej nga katundi Sopot e ndihmuar nga BDI-ja?!

- Që shqiptarët të detyrohen pa i pyetur askush që ta pranojnë vetëm robërinë “e re” “demokratike” dhe burgjet e tyre sllave dhe që kurrë të mos të guxojnë të protestojnë?!

- Që shqiptarëve t´u ndalohen të drejtat legjitime për VETËVENDOSJE, referendum dhe për shtetformim?!

- Për më keq, shqiptarët të lejojnë të shkojnë gjakhumbur e të nëpërkëmben kurdoherë që t´ju teket falangave armike ; t´i plagosin, t´i vrasin e t´i burgosin ata?!

- Që pafundësisht, kjo robëri të mbytet nga zhurmat propagandistike armike dhe nga servilët e saj dhe të ngjyroset me ngjyra që shkëlqejnë si rrezet diellore , sa që edhe e tërë “bota demokratike” “t´i verbojë sytë” nga ky shtet “paqësor” e të mos shoh, që përballë “rrezeve” të fuqishme të saj, kinse diellore.., mos qenka kjo si përputhje për faktin që edhe shteti i Maqedonisë e ka flamurin e tij , me ato “rrezet diellore”, nga të cilat po digjen të gjithë, por ama nga nëntëdhjetë e nëntë lëkurat po u ndërrohen vetëm shqiptarëve!...

Ndërsa, gjuha shqipe dhe flamuri shqiptar, ndalohen si në kohën e inkuizicionit dhe atdhetarët persekutohen pambarimisht!

Këtë, gjendje të hidhur sot o kurrë, duhet ta dijë dhe ta mësoj vërtetën së pari kombi shqiptar e pastaj e tërë diplomacia ndërkombëtare!

Kohët kur kombi shqiptar mund të gënjehet gjatë, me përralla politike paqësore e të tjera, kanë kaluar!

Për këtë çdo ditë do të binden armiqtë tanë dhe aleatët e tyre, të hapur e të maskuar!

-Po, cili popull në botë nuk do të protestonte ndaj gjithë këtyre padrejtësive që po u bëhen për dekada të tëra shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta në Maqedoni?!

Por, për fat të keq, këto padrejtësi të gatuara me dinakërinë sllavo-okupatore nga gjellëra të ndryshme politike nga Rusia dhe Greqia dhe sikur dje edhe sot- të kamufluara nga renegatët shqipfolës, këto askush nga opinioni botërorë nuk po i din apo nuk po dëshiron t´i dijë!...

Jo, ore zotëri Emin Azemi!

Nëse mendon ti se Ali Ahmeti në vitin 2001 e paska projektuar të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni, gabohesh rëndë!

Ke harruar apo se din fare që, Ali Ahmeti në vitin 2001 i ka tradhtuar shqiptarët, madje edhe ish- shokët e tij, pra ata burra të mëdhenj që i rrokën armët dhe nën simbolin e famshëm të UÇK-re, u betuan në Flamurin kombëtar, se do të luftojnë për ribashkim kombëtar, gjaku u derdh rrëke, për liri e atdhe; kujtojë këtu disa nga trimat që ranë në ballë të UÇK-re, në fushë të nderit nga të gjitha viset e Shqipërisë Natyrale siç ishte i madhi luftëtar i lirisë Tair Sinani, “Tropoja”, Rrahim Beqiri –“Roki”dhe shumë të tjerë...

Tani, do ta shtroja pyetjen Ty or zotëri dhe padronëve të tu: mos vallë këta burra të kombit u betuan për të mbrojtur Maqedoninë, për ta ndihmuar integrimin e saj me Evropën dhe inkuadrimin e saj në NATO, apo luftuan për Shqipërinë dhe për RIBASHKIMIN e trojeve shqiptare?!

- Mos vallë shqiptarët luftuan për këtë politikë reaksionare që po ndjekin “krerët” shqipfolës, kur e pranuan “Marrëveshjen e Ohrit” e cila , asgjë të mirë, përveç fatkeqësive nuk u solli kombit tonë!

- Mos vallë shqiptarët luftuan që mbi kurrizin e tyre të rëndojë pafundësisht pesha e politikës së përçarjes që sot po ia servojnë “politikanët e ndritur”, e cila po i shpie jo rrallë deri në gjakderdhje ndër vëllazërore?!

Pra, kjo politikë “demo (n ) kratike, shqiptarëve atje, si kudo në viset tjera shqiptare nën okupim apo neokolonizim klasik (Kosova) çdo ditë e më shumë po ua nxinë jetën!..

- Mos vallë ne shqiptarët në emigracion; ne, që nga dhuna e terrori sllavë u detyruam t´i lëmë trojet tona etnike dhe të strehohemi kudo nëpër botë, mjerisht tani nuk jemi pak; por, gati gjysma e kombit numerikisht, sa jeton në trojet e veta; pra, mos ne e derdhëm djersët, lotët dhe gjakun, që “politika shqiptare” të pësojë këtë fiasko , këtë dekadencë kaq të turpshme, përballë armiqve sllavo-okupatorë.

- Kujtoj këtu faktin që: trojet shqiptare edhe sot e sot, janë kthyer në monedha kusuiritjeje sipas orekseve imperialiste, kurse pushtetarët e sotëm si S. Berisha & Co, dhe shqipfolës sharlatanë të tjerë, hiq nuk po ngurrojnë të falënderojnë “aleatët demokratë” për përkrahjen e madhe madje, me në krye me Francën, këtu harrohen jo pa qëllim madje edhe Amerika dhe shtete të tjera mike, që kinse, Franca, na paska bërë ndihma të mëdha për t ´u çliruar ne shqiptarëve!!!

E, kjo s´është hiq e vërtetë!

Them kështu, sepse, pikërisht planet strategjike dinake të Francës në bashkëpunim me Serbinë, Rusinë dhe Greqinë dhe vende të tjera aleate të tyre; e kanë krijuar e bërë lëmsh, çështjen e pa qenë kurrë si problem më vete; pra, shkurt e shqip, Mitrovica u nda padrejtësisht, dinakërisht dhe mizorisht, pikërisht nga planet franceze!

Pra, ore zotëri!

- Faktet gjerë me tani po tregojnë çdo ditë se sllavo-maqedonët na duan vetëm si mishin e keq, për të ushtruar dhunë e terror ndaj nesh si popull dhe t´i gllabërojnë e t´i shfrytëzojnë trojet tona!

Kurse, kameleonët dhe lajkatarët e tyre, të sojit tënd, të gëzohen dhe të festojnë për koalicionet me armiqtë!

O mjeranë shekullorë, o sa pakurriozorë që jeni!
Suedi, Më 16.07.2008










Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyFri Aug 08, 2008 2:55 pm

"Fuqitë të Shqipërisë u ngjajnë rrëkeve të vogla që rrjedhin në drejtime të ndryshme. Në qoftë se këto rrëke bashkohen, atëherë bëjnë një lumë të madh e të fuqishëm"

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Qameria3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyFri Aug 08, 2008 3:01 pm

Procesi i formimit të shteteve-kombe në Ballkan duket se nuk ka përfunduar. Ky proces në Europë ka ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Duke pasur parasysh faktin se Ballkani gjithmonë i ka pasur sytë kah Europa, e ka pasur dhe e ka model atë, atëherë mund të thuhet se procesi i formimit të shteteve-kombe në Ballkan është një proces-prapavajtës i vonuar, që po ndodh këtu me një vonesë gati 140 vjeqare. Andaj, nuk mund të mohohet fakti se shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, veç tjerash e ndihmoi edhe faktori-qëllim i krijimit të shteteve-kombe. Kjo edhe ndodhi me Slloveninë dhe Kroacinë, e nuk ndodhi me Maqedoninë e as me Serbinë. Orientimi serb në bërjen e shtetit-komb të tyre u bazua në platformë politike shoviniste, përcjellur me apetite territoriale duke bërë spastrime etnike dhe krime kundër popujve të tjerë. Kurse, orientimi maqedon u bazua në shtrirje territoriale të okupuar nga ish-Jugosllavia, në fakt të territorit shqiptar.

Po cila është pozita e shqiptarëve në këtë proces të vonuar historik për Ballkanin?

Dihet se edhe shqiptarët nuk arritën ta formojnë shtetin e tyre në kufijtë e tyre etnik. Platforma politike e bashkimit kombëtar, është platformë e bashkimit të gjysmës së territoreve të aneksuara me dhunë nga fqinjët e tyre para rreth 100 vjetësh (Kosova, trojet shqiptare në Maqedoni, në Serbinë jugore, në Mal të Zi dhe në Greqinë veriore). Këto territore kanë qenë shqiptare dhe të banuara me ta edhe në kohën e aneksimit, por edhe tani. Si rrjedhim, së bashku me Shqipërinë e sotme përbëjnë një territor krejtësisht kompakt dhe të banuar me shqiptarë. Pse u dashka që vetëm ne të pajtohemi me humbje territoresh e bashkë me to edhe të popullit tonë aty?
Ne e dijmë edhe faktin tjetër se, në Evropë ka pakica kombëtare. Ato nuk janë as në numër e as në territorr aq sa janë shqiptarët jashtë Shqipërisë së sotme administrative. Ato kanë mbetur si rezultat i këmbimeve të ndërsjella territoriale, dmth. një shtet ka humbur një territor, por edhe ka fituar një territor tjetër. Vetëm me shqiptarët kjo nuk ka ndodhur. Shqiptarët gjithmonë vetëm janë hendikepuar territorialisht nga fqinjët e tyre. Aspak nuk më pëlqen roli i viktimës, por vërtetë ne jemi viktimizuar dhe gjëmtuar territorialisht. Le të dalin faktet në sipërfaqe.

Pengesat brenda dhe mbikombëtare - Është e vërtetë se, në Ballkan, Evropë dhe Botë, pra në planin ndërkombëtar është një klimë tjetër politike, por edhe socialo-ekonomike (të arriturat teknologjike, globalizimi dhe efektet e tyre!). Është e qartë se ky proces i vonuar shtet-komb formues në Ballkan nuk është në përputhje me orientimet dhe zhvillimet politike në Europë sot. Por, duket të jetë i vërtetë edhe fakti tjetër se, është i pamundur integrimi i Ballkanit në BE, bashkë me problemet e tij të pazgjidhura etnike brenda. Duhet thënë hapur se, në opinionin ndërkombëtar, ideja e realizimit të bashkimit të shqiptarëve dhe trojeve ku tani jetojnë ata, në një shtet të vetëm, ende shihet si rrezik i destabilizimit të rajonit, dhe eventualisht i përsëritjes së ngjarjeve në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Mirëpo, është në dorën tonë që, duke u bazuar edhe në argumente historike dhe duke u futur në raporte politike me aleatët tanë, ta shmangim këtë frikë dhe ta ndreqim këtë imazh të shtrembëruar. Sepse, shqiptarët s’kanë ndjekur kurrë, e as nuk do të ndjekin platforma politike shoviniste e as ekspansioniste për bashkimin e tyre kombëtar. Ata as që kanë ndonjë interes ta bëjnë këtë. Ata s’kanë nevojë për shtrembërim të argumenteve, por vetëm për vurjen në pah të tyre, fuqizimin e tyre. Këto mund të kategorizohen në kuadër të pengesave jashtëshqiptare!
Ekzistojnë edhe pengesat brendashqiptare. E më kryesorja në kuadër të kësaj kategorie është: mungesa e një boshti të vetëm politik kombëtar shqiptar në Ballkan. Dijmë se, shqiptarët në mënyrë të fragmentuar bëjnë politikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi! Jemi dëshmitarë të zhvillimeve të fundit në taborrin politik shqiptar në Maqedoni, apo të diskutimeve absurde rreth “identitetit” në Kosovë.

Strategjia- Kjo platformë politike, nuk kërkon kurrfarë zhvendosje të popullsisë në asnjë formë nga cilido popull. Kufijtë etnik mund të shndërroheshin në ata shtetëror. Si e tillë është platforma më paqësore dhe më civilizuese e mundshme për shqiptarët dhe fqinjët e tyre. Me demokratizimin e rajonit dhe njëkohësisht me krijimin e sigurisë për të gjithë popujt, një zgjidhje e tillë do të jetë përditë e më e besueshme për të gjithë. Besoj se, bota do ta përkrahë një zgjidhje të tillë paqësore, e jo t’i hapë rrugë realizimit të procesit të natyrshëm të ribashkimit të një kombi vetëm përmes luftërave. Luftërat duhet të jenë vetëm histori për Ballkanin tashmë. Rasti i ribashkimit të dy Gjermanive edhepse i ka të veçantat e veta, mund të na tregojë drejtimin e duhur!
Së pari duhet thënë se shqiptarët kështu siç janë të organizuar politikisht në planin kombëtar dhe mbikombëtar nuk mund ta realizojnë të vetmuar një platformë të tillë. Përndryshe, një Kosovë e pavarur dhe pa problemin serb brenda, në planin afatgjatë do t’i shërbente më së miri këtij qëllimi. Por, duke u bazuar në gjendjen reale dhe proceset politike proserbe që tanimë kanë zënë fill, shërbimin më të mirë realizimit të saj mund t’ia bëjë vet Serbia, duke e pamundësuar realizimin dhe funksionimin e kësaj pavarësie që po i servohet Kosovës. Kjo do ta sillte edhe faktorin ndërkombëtar para një situate të re, ku do të mendonte për zgjidhje alternative. E alternativë tjetër përveç ridefinimit të kufijve ballkanik në vija etnike nuk duket se ka. Mbi të gjitha kjo do t’i kënaqte edhe serbët, maqedonasit edhe shqiptarët.
Andaj, për shqiptarët, dy janë rrugët e mundshme që duhet ndjekur, me prioritet prej të parës kah e dyta:
1. Pavarësia e plotë e Kosovës si zgjidhje kalimtare (në pritje të proceseve më të favorshme);
2. Qëndrimi dhe kërkesa që tani për bashkim të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm.
Sa i përket strategjisë për tu mënjanuar pengesat brendashqiptare, atëherë duhet thënë se, përveç unifikimit të faktorit politik shqiptar në Ballkan, rëndësi e posaçme i duhet kushtuar edhe krijimit të opinionit publik shqiptar rreth përqafimit të këtij ideali kombëtar. Njerëzve duhet analizuar dhe argumentuar me parametra real, krejt te prekshem dhe të qartë për secilin se, bashkimi kombëtar është interes dhe mundësi njëkohësisht, e jo vetëm dëshirë! E po të hulumtohet në gjetjen e këtyre parametrave, jam i bindur se ka sa të duash, si: aspekti i sigurisë më të lartë kombëtare karshi rreziqeve të jashtme, dalja në det, kufiri tokësor dhë ai ujor me BE-në, rruga Tiranë-Prishtinë dhe një treg i përbashkët, nafta e Shqipërisë, ullijtë e saj, bregdeti i mrekullueshëm, pasuritë nëntokësore të Kosovës, lidhja e Shqipërisë administrative me Europën Lindore dhe një pjesë të asaj qendrore përmes Kosovës me rrugë tokësore , etj, etj.

Argumentet deklarative të veshura vetëm me patetizem patriotik nuk janë të mjaftueshme, sepse janë të çveshur nga fuqia e argumentit, e cila fuqi përveç konstatimit ofron edhe alternativën reale,
E gjithë kjo pa përkrahje ndërkombëtare nuk ma merr mendja se bëhet. E përkrahja ndërkombëtare mund të fitohet gjithsesi. Është një metodë e përfitimit të të dobëtit karshi të fortit duke ia adaptuar (vjedhur) mjetet dhe format politike të të fortit. Duke e përvetësuar demokracinë dhe mjetet që ajo ofron, e mbi të gjitha fjalën e lirë alias qëndrimin e lirë politik, ne duhet dhe mund ta bëjmë këtë


[img:66f1]http://lajme.dervina.com/foto/bfbbf188d7ddb47c10611fe4f4b2ed13/096dc460[1].gif[/img:66f1]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
baba
Fillestar/e
Fillestar/e
baba

Male
Numri i postimeve : 13
Registration date : 04/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptySun Aug 10, 2008 9:20 pm

kombit tonë do ti rrikthehet kufit apo teritori i stergjisuar vetem ateher kur shqiptaret vet do marin inciativ serioze te patundeshme dhe kur do e mbyll porten e influencave antishqiptare e me par antiqenjesore
ateher do kemi kombin don te kompletuar serisht
rroft populli qe e meriton te rroj
rroft populli shqipetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyMon Aug 11, 2008 6:15 pm

VETEM DUKE I BASHKUAR TE GJITHA TROJET SHQIPTARE DO TE JEMI TE QETE, PERNDRYSHE ARMIQET TANE GJITHNJE DO TE NA KENE NE SHENJESTER, DHE ASNJEHERE NUK DO NA LENE TE QETE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni

Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyTue Aug 12, 2008 9:45 am

PO meti po vetem me te puthura e shapulla apo loje me kete shkronje e si ndjeheni sote nuk arihet kurgjo, duhet te shofe cka indodhe gjeorgjise sote mos te vije neser edhe ne deren tone.
Skemi koh per shprehje dashurije apo foto te bukura romantike por te shkruajm dicka e te mendojme dicka ne qeshtjen e kombit !!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyTue Aug 12, 2008 10:02 am

Kam pasur nderin ti takoj Hysni Milloshin e sekretar te PKSH, Adem Shehun, Adem Demacin, Dilaver Goxhain, Halil Katanen e shum e shum atdhetar te medhenj te kombit tone, por asnjerin nuk e kam pare kaq te vrazhd si ti...
Nese ti nuk ke dashuri per familjen tende ose per dikend, atehere si do te kesh dashuri per kombin ti, kur te zihet bese ty si nje njeri pa..... :S sinqerisht me vjen keq per ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
I_heshtur
Fillestar/e
Fillestar/e
I_heshtur

Male
Numri i postimeve : 15
Age : 39
Vendi : Shqipria Etnike
Registration date : 10/08/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyTue Aug 12, 2008 1:15 pm

Bashkimi duhet te bere ne populle se pari here qe me lehet e kemi andaj te bashkojme kufite .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyWed Aug 13, 2008 12:01 am

BASHKIMI ESHTE SHPETIMI I VETEM!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent

Male
Numri i postimeve : 244
Age : 43
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyWed Aug 13, 2008 11:59 am

Done apo nuk done dikush ne Vitin 2012,shqipria feston Pavarsine e 100 vjetorot ,nga vete fakti kuptoim se kemi te drejt me vote ne kete vite te bashkohemi me Shqiprin .


E vetmja alterantive Bashkim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyTue Sep 09, 2008 5:53 pm

Sa i përket mendimit tim, një bashkim kombëtar ndermjet shqiptareve, do ishte e pa mundur, pasi akoma ne kemi urrejtje ndaj njëri-tjetrit, pa marr parasysh te djathe, te majte, ose te qenderes, pa marr paraysh Shqipëri, Kosovë*,(*mendoje dhe pjesen lindore te saj.) Ilirid, Qameri, dhe Mal te zi.
Ne akoma nuk kemi një shtet i cili do na perfaqesoje ne si duhet ne arenën ndërkombëtare.Dhe akome enderrojm se një ditë do realizohet një gjë e till.Por duhet te jemi me shumë realist, sesa optimist.Pasi pik së pari duhet ta analizojm situaten, dhe duhet te dalim ne konkludim, se diçka e till është e pa mundur.Për mua, nëse Shqipëria, si sheti am, si shteti baze, ec ne rregen e zhvillimit, dhe ka një te ardhme te sigurt, atëherë do çështja e, Qameris, Kosoav Lindore dhe e shqiptareve ne Mal te zi dhe ne Ilirid do zgjidheshte me shpejt.Por the thuash se bashkimi është i leht.Kjo është diçka e thjeshtë, por ti mendosh problemet qe do dalin pas bashkimit kombëtar.Po a keni menduar ju ndonjeher, se politikanet shqiptar qe na udheheqin, e duan diçka te tillë?!Unë për veten time mendoje se ata nuk e duan diçka te tillë.Shumë prej atyre as qe e ven ne ujë ne gjë te tillë.Jo se nuk kan mundësi, por pasi ne pyetje vin posti i tyre..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyTue Sep 09, 2008 6:00 pm

A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?!
( e solla ket shkrim se ishte shum per ta lexu )
Shkruan: Shefki OLLOMANI

Shqiptarët, deri tani, e kanë vërtetuar se nuk e duan lirine, bashkimin kombëtar dhe Shqipërinë etnike, te bashkuar, reale, natyrore!
Sepse, po ta donin, do ta kishin, do të pajtoheshin e bashkoheshin mes veti rreth një qendre te vetme politiko-ushtarake, do të luftonin dhe do ta fitonin lirine, ribashkimin kombëtar dhe Shqipërinë etnike.

Shqiptarët ende nuk e kanë ndryshuar vetveten e tyre, prandaj nuk ka ndryshuar as gjendja e tyre politike, juridike, ekonomike dhe kombëtare!
Kush ishim, nga vijme dhe ku jemi te gjithë e dijmë, por kah shkojme dhe kah duhet të shkojmë, ose nuk e dijmë, ose nuk duam ta dijmë!

Deri tani politikanet shqiptare te trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi i kanë ndërruar shpesh taktikat dhe strategjite e tyre politike te luftës për liri, pavaresi e bashkim kombëtar!
Ne vitet '70-te dhe '80-te te shekullit te kaluar veprohej e punohej për një Republike Shqiptare ne kuader te Federates Jugosllave, ku do të perfshiheshin të gjitha territoret shqiptare nga Manastiri ne Presheve dhe nga Presheva ne Tivar.

Por ne vitet '90-te kjo kërkesë u braktis dhe u therrmua ne disa kerkesa e strategji politike te vogla te politikaneve shqiptare dhe partive të tyre politike!
Kështu, Republika Shqiptare e Kosoves u rrudhe ne Shtetin e Kosoves, qe do të perfshi vetëm ish-KSA te Kosoves!

Partia për Veprim Demokratik e Kosoves Lindore mbajti një Referendum popullor për vetevendosje dhe bashkim me Kosovën, por kur erdhi koha qe ky bashkim te bëhet përmes luftës clirimtare te UCPMB-se, kjo parti u terhoq nga strategjia e vet politike, e mohoi vetveten, nuk e perkrahu luftën dhe u kenaq me një "autonomi kulturore" nën Serbi!

Partite politike te Ilirides vete e mbajten një Referendum për Autonomi Politiko-Territoriale, për Republiken Autonome te Ilirides, dhe vete e braktisen këtë rrugë e strategji politike, duke u kënaqur me statusin e "shtetformuesit" te shqiptareve ne IRJM! Luften clirimtare te Ushtrise Clirimtare Kombëtare ne Iliride, nuk e perkrahu as PDSH-ja dhe as PPD-ja!

Ata e "përkrahen" këtë formacion politiko-ushtarak vetëm me qëllim te neutralizimit dhe te ndaljes se luftës, përmes Mbledhjes se Prizrenit dhe Marreveshjes se Ohrit! Dhe kur këto dy parti e humben garen politike për pushtet përballë Bashkimit Demokratik për Integrim, atëherë u "kujtuan" për "mangesite" e Marreveshjes se Ohrit, për "pamundesine" e implementimit te saj, për "mosfunksionimin" e shteteve multietnike (edhepse vete janë frymezuese dhe nenshkruese te saj), u "kujtuan" për Shqipërinë etnike!

PDSH-ja dy here brenda një dekade ka luajtur me karten politike te "nacionalizmit dhe radikalizmit te saj patriotik";
së pari kur u shkeput si fraksion nga PPD-ja dhe fitoi pushtetin (pas bashkimit me Partine Demokratike Popullore), dhe
së dyti; tani, pasi humbi pushtetin nga BDI-ja!

Duam te besojme se këtë here PDSH-ja e ka pernjemend dhe nuk lufton për pushtet dhe integrim multietnik, por për dinjitet kombëtar dhe për shtet etnik.
Koha do ta vertetoje shumë shpejt sinqeritetin dhe vendosmerine, apo hipokrizinë dhe mashtrimin e saj, ne realizimin e programit politik për shtet etnik.
Koha - ky gjykates i pagabueshem, i paanshem dhe i pameshirshem!

Kurse Malesia e Madhe nën Mal te Zi heshti, sepse kurrë nuk e mori vesh se çka duan dhe për çka luftojne shqiptarët e Kosoves, te Kosoves Lindore dhe te Ilirides!
S'kishte si ta marrë vesh, kur as ata vetë nuk e ditën dhe ende nuk e dijnë se për çka luftuan dhe çka duan!!!
Asnje ushtri clirimtare, asnjë parti politike relevante ne Shqipërinë e lirë dhe ne Shqipërinë e robëruar nuk kanë kërkuar dhe nuk kërkojnë bashkim kombëtar, ribashkimin e Shqipërisë etnike, as me paqe e diplomaci, as me lufte!!!

Bashkimin kombëtar dhe Shqipërinë etnike e kërkon vetëm Levizja Kombëtare për Clirimin e Kosoves (LKCK) dhe Fronti për Bashkim Kombëtar te Shqiptareve (FBKSH), por ata janë te margjinalizuar, te izoluar nga partite parlamentare dhe qeveritë shqiptare te Tiranës dhe te Prishtinës, si dhe pa përkrahjen e duhur te kombit shqiptar!

Është ky edhe një fakt se pushtetlinjte shqiptare dhe shqiptarët nuk janë për bashkim kombëtar dhe për Shqipërinë e bashkuar etnike!!!
Të mos keqkuptohemi, ata janë për atë, por nëse ua sjelle, si byrekun ne tepsi, Zoti nga qielli apo Amerika nga përtej Atlantikut!

Atëherë, kush do ta beje Shqipërinë etnike, nëse jo shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre, nëse jo qeveritë dhe institucionet shteterore të tyre?!
Valle, a e don ky popull clirimin e vet, bashkimin e vet, Atdheun e vet te lirë dhe te bashkuar?!
Deri sot jo, nesër te shohim!

Po ta donte, atëherë votuesit shqiptare ne Kosovë do t'ia jepnin votat LKCK-se, LPK-se dhe UNIKOMB-it, kurse ne Shqipëri populli votat do t'ia jepte Partise se Unitetit Kombëtar.
Por kjo nuk ka ndodhur gjer me sot!
Sepse populli shqiptar, këtej e andej kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk e don bashkimin kombëtar as ne mënyrë paqesore e demokratike, përmes votes se tij te lirë dhe as !
përmes luftës se armatosur!!!

Se shqiptarët luftojne me turra-turra, me rend, pjesë-pjesë, veç e veç dhe te përçarë këtë e ka deshmuar e gjithë historia jonë e lashtë dhe e re. Kush ka kujtese te kthjellët, se shqiptarët harrojnë shumë shpejte, e dijnë se, si gjithmonë edhe tani, shqiptarët, apo thënë me saktë "fiset moderrne shqiptare" , i zhvilluan betejat e tyre clirimtare te ndare, te përçarë, veç e veç, njeri pas tjetrit e ne nivel fisnor, lokal dhe krahinor!

*****
Betejen clirimtare e nisi"'fisi" i madh shqiptar, por i përçarë, i Kosoves!
Kishte shumë komandante dhe pak ushtare!
Dhe te gjithë ishin kundër Serbise, por edhe kundër njeri-tjetrit!

Prandaj, kjo UCK, nga afro 2 milione shqiptarët e Kosoves, mundi qe ne rradhet e saj, deri ne qershor 1999, te rreshtoje diku 10-15 mijë ushtare apo luftetare te lirisë!

Pra, për clirimin e Kosoves nuk luftoi as 1% e popullsise se saj!
Si mund te clirohej Kosova me kaq pak luftetare?!
Kjo vertetoi politikën dhjetevjecare te LDK-se se, populli i Kosoves nuk e don luftën, por paqen!

Se shqiptarët e Kosoves e duan lirine dhe pavarësinë e Kosoves, por përmes paqes dhe jo përmes luftës!
Prandaj e leshuan Kosovën ne mënyrë aq masovike ne mars-prill 1999, por UÇK-së nuk iu bashkuan!
UCK-ja nuk mundi te krijoje unitetin e popullit, nuk mundi ta binde popullin qe te luftojë për liri, nuk pati mbeshtetjen e shumicës se popullit, prandaj edhe nuk mundi ta cliroje Kosovën!

Atë qe bëri UCK-ja, me luftën e saj vërtetë titanike dhe heroike, ishte qe i dha shkak dhe argumenta NATO-s qe te intervenoje ushtarakisht kundër Serbise dhe i hapi rrugë vendosjes se protektoratit te OKB-se, përmes UNMIK-ut, ne Kosovë.

Lufta clirimtare e UÇK-së dhe vendosja e UNMIK-ut ne Kosovë, bene te mundur kthimin e refugjateve shqiptare ne Kosovë, bene te mundur bashkimin e "fiseve" shqiptare te Kosoves dhe formimin e Popullit Kosovar, kurse Kosovaret pastaj percaktuan Hymnin Kosovar, qepen Flamurin Kosovar dhe hapen horizonte të reja drejt pavarësisë se shtetit multietnik kosovar te Kosoves.

Nga e keqja me e madhe - pastrimi etnik i Kosoves, kjo është e keqja me e vogël!
Me mirë te këtë Kosovë-Shtet me kosovare, se sa të mos këtë, as Kosovë dhe as kosovare!

Betejen clirimtare, shkëputje nga sundimi serb, pas mbarimit te luftës se Kosoves, e filloi "fisi" i vogël i Kosoves Lindore ne vitin 2000, i cili për t'u dalluar nga "fisi" i madh i Kosovareve, ia ndërron brenda nates emrin krahines se vet dhe e quajtën "Lugina e Presheves"
Dhe ky "fis'"i vogël shqiptar, tepër i vogël ne krahasim me 9 milione serbet, prej rreth 100 mijë banoreve, formoi ushtrine e tij clirimtare me emrin e gjatë, te çuditshëm e aspak melodik: UCPMB!

Pse valle nuk e emeruan Ushtria Clirimtare e Kosoves Lindore (UCKL), apo te paktën me atë emrin e ri te krahines se tyre: Ushtria Clirimtare e Lugines se Presheves (UCLP)?!
Apo, nëse përmendet vetëm Presheva, do të hidherohej Bujanoci e Medvegja?!
Po Ternocin e Madh ku e lane, edhe ai është një vendbanim i madh, mbi 10 mijë banorë, pse nuk e futen edhe atë ne emertimin e ushtrise?!

Kjo UCPMB, qe i kishte 2-3 mijë luftetare luftonte për çlirim dhe bashkim me Kosovën, kurse veten nuk desh ta quaje Ushtria Clirimtare e Kosoves Lindore!
Këto lapsuse mund t'i bëjnë vetëm shqiptarët lokaliste, qe ende vuajne nga mentalitete fisnore mesjetare!

Dhe me një numer kaq te vogël luftetaresh donin te clironin Luginen e tyre te Presheves, te shkeputen nga Serbia milioneshe dhe te bashkohen me Kosovën! Deshen te bëjnë atë qe nuk mundi ta beje Kosova prej 2 milione banoresh!
Dhe me gjithë vullnetin për te luftuar dhe dëshirën për t'u cliruar, UCPMB-ja nuk mundi te arrije asgjë, përveç viktimave njerëzore, plageve të reja dhe demeve materiale qe ia shkaktoi ushtria shoveniste serbomadhe!

Lugina e Presheves, njëherë për njëherë, mbeti nën sundimin dhe neokolonializmin serb!
Ajo nuk mundet kurrë te clirohet vete nga Serbia, pa ndihmën dhe luftën e perbashket te te gjithë shqiptareve.
Pas deshtimit te çlirimit te Kosoves Lindore, apo Lugines se Presheves, siç i thonë sot politikanet e"'moderuar", betejes clirimtare ia filloi "fisi" tjetër i madh i shqiptareve te Ilirides "Fisi" shqiptar i Ilirides ende nuk e ka te qartë se si quhet vendi i tij, apo krahina gjeografike ku jeton!

Shqiptarët autoktone Ilirides here i thonë Maqedonia Perendimore, here Maqedonia Veri-Perendimore, here Maqedonia Shqiptare, here Shqipëria Veri-Lindore dhe këto kohët e fundit kanë filluar ta quajne edhe Lugina e Vardarit, duke marrë yrrnek nga Lugina e Presheves!
Prandaj, nga ky konfuzion etimologjik, ata ushtrine qe krijuan me 2001, për te luftuar kundër IRMJ-se, e emertuan Ushtria Clirimtare Kombëtare (UCK)!

Dhe kjo ushtri, porsi simotrat e saj, UCK dhe UCPMB, ne vlugun e fuqise se saj i kishte diku 4-5 mijë luftetare! Kur dihet se numri i shqiptareve te Ilirides është 800 000 - 1000 000 banorë!
UCK-ja e Ilirides nuk pati përkrahjen e duhur te shumicës se popullit shqiptar dhe sidomos aspak, apo fare pak, përkrahjen e partive politike shqiptare te Ilirides! Prandaj, edhe objektivat programore te UÇK-së, për clirimin e Ilirides, nuk u realizuan!

Lufta u ndal ne mes te rrugës, pa filluar ende siç parashihej!

Dhe kur t'i mbledhesh ushtarët e tri ushtrive clirimtare shqiptare ne një te vetme, ata nuk e tejkalojne numrin e 22 000 luftetareve te lirisë!
Kurse, vetëm Armata e Maqedonisë i kishte ne ato vite rreth 50 000 ushtare, pa llogaritur këtu ushtrine serbomalazeze, si ushtria me e fortë e Ballkanit ne atë kohe!

E pra, dëshira mbetet dëshirë dhe realiteti mbetet realitet.
Por, edhe serioziteti është seriozitet dhe hajgarja (shakaja) është hajgare!

Dhe është fakt i trishtueshem se shqiptarët e Kosoves, te Kosoves Lindore dhe te Ilirides nuk u treguan aspak serioze para pergatitjes dhe gjatë zhvillimit te betejave të tyre për çlirim nga Serbia dhe Maqedonia, sepse ata paraprakisht nuk u bashkuan politikisht, ushtarakisht, organizativisht dhe finansiarisht ndermjet veti, qe te formojne një udheheqje te vetme politike, një front popullor te vetëm, një ushtri te vetme clirimtare dhe një fond te vetëm finansiar dhe pastaj;
te fillonin luftën clirimtare ne të gjitha hapësirat shqiptare te roberuara pernjehere.

U shkelen Tezat për Frontin Popullor te Republikës se Kosoves te Kadri Zekes!
Nuk u formua kurrë ky Front, por u formuan tri ushtri pa udheheqje te mirëfilltë politike!
Njefare udheheqjeje politike ato patën, por ato quheshin "Drejtori Politike", prapa se cilave fshihej vetëm një parti politike; Levizja Popullore e Kosoves (LPK)!

Nuk mund te mobilizohet një popull pa formuar frontin popullor, ku do të organizohen te gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje, ideje e partie politike!
Asnje parti politike, kushdoqoftë ajo, sado e madhe dhe e mencur te jetë ajo, nuk mund ta beje kurrë vete mobilizimin dhe udhëheqjen e popullit drejtë lirisë, çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Sepse çdo grup, organizate, parti apo front i vetëm shqiptar, qe do të nise i vetëm luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar do të deshtoje, sepse;
i duhet te luftojë ne dy fronte: kundër pushtueseve sllavo-grekedhe kundër shqiptareve qe nuk janë për lufte clirimtare!

Kështu, LPK-ja e "fitoi" luftën, kurse LDK-ja e "fitoi" paqen!
Ndërsa, Kosova dhe shqiptarët nuk e fituan as luftën dhe as paqen, as lirine dhe as pavarësinë, as shtetin kosovar dhe as bashkimin kombëtar!!!

Të mos perseriten gabimet e se kaluares, sepse do të perseriten edhe deshtimet! I forti ose te vret, ose te fal, kurse i ligu as te vret dhe as nuk te fal!
Deri sot politikanet, udhëheqësit dhe lideret shqiptare s'janë treguar as te fortë dhe as te ligj!

Ata, ende, as nuk e kanë fale dhe as nuk e kanë vrarë njëri-tjetrin!
A ka burrë e filozof, a ka Perendi e Zot, qe mundet t'ua caktoje diagnozen politike e kombëtare prijesve dhe lidereve tanë?!

Vetëm uniteti politik brendashqiptar, vetëm shtrirja burrerore dhe e sinqertë e dores se pajtimit midis udheheqesve politik shqiptare dhe partive qe ata udheheqin do të bënte te mundur qe t'i thyejme prangat e roberise, qe t'i mundim pushtuesit dhe kolonizatoret e Shqipërisë etnike dhe vetëm kështu do të benim clirimin dhe bashkimin kombëtar.

Rruge tjerë nuk ka.
Të gjitha përpjekjet tjera arbitrare e te vetmuara janë iluzioniste dhe te pasuksesshme.

Politikanet shqiptare harruan se pa bashkim politik nuk ka as bashkim ushtarak dhe pa bashkim politiko-ushtarak nuk ka as çlirim dhe bashkim kombëtar, nuk ka Shqipëri etnike!
Dhe, fatkeqësisht, nuk pati unitet politiko - ushtarak te shqiptareve dhe te partive të tyre politike as para dhe as gjatë betejave luftarake te viteve 1998-2001, por pati përçarje, armiqesi, prapaskena, pati eksperiment, prandaj edhe nuk pati çlirim dhe bashkim kombëtar!

Është paradoksale dhe fatale, por është fakt i pa kontestueshem se, shqiptarët nuk i bashkoi as pushtimi e roberia sllavo-greke, as kolonizimi e gjenocidi i armiqve, as lufta clirimtare, as paqa demokratike dhe as pena e pushka e lirisë!!!
Dhe tani shtrohet pyetja hamletiane:
Valle, kush, kur dhe si mund t'i pajtoje e bashkoje shqiptarët, qoftë edhe perkohesisht, derisa ata te fitojne lirine, pavarësinë dhe bashkimin e tyre te vërtetë kombëtar?!

A ka politikan, filozof, sociolog, psikolog e antropolog, me grade shkencore, qe mund t'i jape përgjigje kësaj pyetjeje?
Nuk pati dhe nuk ka pajtim dhe unitet vëllazëror e patriotik midis shqiptareve, prandaj vazhdoi e vazhdon edhe me tej pushtimi, roberia e neokolonializmi i shqiptareve dhe trojeve të tyre etnike, por tani ne forma të reja, me emra te rinj dhe me terminologji te re politiko-juridike!

Lufta e ashper politike, armiqësia dhe xhelozia ne mes udheheqjeve te partive politike kosovare vazhdon edhe sot me te njëjtën egersi, si para dhe gjatë luftës, e cila shprehet përmes grindjeve te perditeshme në media te shkruara dhe elektronike, ne seancat e mbledhjeve te Kuvendit te Kosoves dhe përmes krimit te shpeshte politik!

Kjo lufte politike e ashper dhe e pakompromis, kjo urrejtje organike reciproke e pashpjegueshme (!), po të mos ishin nderkombetaret ne Kosovë, qe moti do të ishte shnderruar ne një lufte te pergjakshme civile e vellavrasese për pushtet e dominim, si ajo e viteve 1944 - 1945 ne Shqipëri!

Apo si ajo e marsit te vitit 1997, po ne Shqipëri! Shkalla e unitetit dhe e bashkepunimit ndershqiptar nuk është aspak me stabile dhe me e mirë edhe ne Shqipëri, Iliride, Kosovë Lindore dhe ne Malësi te Madhe!
Anembane Shqipërisë etnike vlon si kazan armiqësia, shpërthen si vullkan urrejtja dhe benkerdine tradhëtia e shqiptareve ndaj shqiptareve!!!

Shqiptarët, ne të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, i ndane një mal i lartë me armiqesi e përçarje dhe një det i thelle me grindje dhe urrejtje reciproke!
Ky "mal" duhet sa me pare te bëhet shkrumb e hi dhe nga hiri te mbi, jo mal përsëri, por një fushe e gjerë me lule te miqesise dhe unitetit ndershqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyTue Sep 09, 2008 6:04 pm

vazhdon me pjesen me lart.

Ky "det" duhet te shterrohet gjer në fund dhe te mbushet me pajtim e dashuri te shqiptareve për shqiptarët, te cilët vetëm ne këtë mënyrë do të mund te fitojne lirine e pavarësinë, do të bëjnë bashkimin kombëtar, tokesor e shtetëror te Shqipërisë etnike.

Burimi i roberise se Shqipërisë etnike është te përçarja dhe armiqësia e shqiptareve! Kurse burimi i lirisë se Shqipërisë etnike është te pajtimi dhe uniteti i shqiptareve.
Shqiptarët e kanë ne dorë, qe te vendosin vete, se ne cilin "burim" do të shkojnë te pijne "ujë".

Për t'u bërë Shqipëria Etnike duhet qe te bashkohen shpirterisht, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht te gjithë shqiptarët anembane botës.
Duhet një ushtri kombëtare prej me se gjysmemilioni ushtaresh, sepse duhet te luftohet kundër 5 shtetesh kolonialiste pernjeheresh!

Për Shqipërinë etnike duhet te luftojne te gjithë shqiptarët e kësaj dhe "asaj botë", te gjallë e te vdekur!
Shqiptarët e vdekur, si dhe dëshmorët dhe heronjte e rënë te këtij populli duhet patjetër te "ringjallen", qe te zgjojne nga gjumi i permortshem shqiptarët e gjallë, qe t'ua rikujtojne shqiptareve harrestare se janë te robëruar, te kolonizuar e te pushtuar!

T'ua rikujtojne shqiptareve deviatore se, përse u derdh nga ata gjaku arberor nder shekuj e mijevjecare, qe t'i ringjallin shqiptarët e vdekur për se gjalli!
Vetëm po të ndodhë ky fenomen natyror dhe kjo mrekulli hyjnore, vetëm atëherë mund te clirohen dhe te bashkohen Shqiptarët dhe Shqipëria etnike.

Kështu, derisa shqiptarët nuk i bashkojne forcat, zemrat, mendjet dhe armet e tyre, jo si fise e popull, por si komb, nuk do të fitojne kurrë lirine, nuk do të formojne kurrë Shqipërinë etnike, por do të rrokullisen e zvarrisen nder shekuj e mijevjecare, si gjer tani: disa ne liri (Shqipëria londineze), disa nga roberia ne liri (Kosova shtet), disa nga roberia ne gjysmeliri (Ilirida), dhe disa nga roberia ne roberi (Çamëria, Kosova Lindore dhe Malesia e Madhe)!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyTue Sep 09, 2008 6:11 pm

un shum besoj ne bashkimin te gjitha trojeve shqptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyTue Sep 09, 2008 6:39 pm

Qdo gjë që asht nisur edhe ka mbaruar me sukses po qese punohen,edhe Bashkimi do bëhet por don punë dhe punë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyTue Sep 09, 2008 7:02 pm

po deli per bashkimin kombetar ka nevoj shum shqiptar te punojn nat e dit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyWed Sep 10, 2008 12:14 am

Bashkimi Kombëtar di sihet mëse i realizuar që në vitin 2012kur Shqiprija feston 100 vjetorin e shtetit dhe për mes një referendumi do ishte më lehët po të vet dijsomi si Kombë dhe që Elita politike të jet në krye atëher nuk do kishte Fuqi që ta mohoj një gjë të till, por problemi më i madh di jet me shtet fqinje ,por një politik të zgjuar mund të arrihet sepse mendoj se ka kaluar koha e pushkës (po ti kapim prap armët do jet e tër bota kunder nesh së dyti nëse me pushk fitojm prap do e humbim në tavolin si gjith herë )prandaj unë si mundsi të arsyeshme shof Referendumin por duhet sensibilizu kjo tem në Popull siq po bëjm ne mirpo duhet të jem Akademikët në krye me Doktora Shkencash si dhe Student pas tyre sepse ato jan qelsi apo motori i qdo gjëje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Loti
Fillestar/e
Fillestar/e
Loti

Male
Numri i postimeve : 13
Age : 28
Vendi : Albania
Registration date : 10/09/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyWed Sep 10, 2008 10:20 pm

Nje gje eshte tek ne munges ajo e quajtuara beslidhja e Lezhes qe nen Udheqejen e Gjergje - Kastiorit u bene bashkimet e trojeve shqiptare.
Cdo njeri (shqiptar) mbijeton ne mes tyre sote ,edhe ketu qendron i vetmi sekret te kemi nje udheqes qe te aryme te bashkohemi edhe sote .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1

Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptySat Sep 13, 2008 11:10 pm

Ateher kush mund te jete ky njeri qe te bashkoje shqiptaret, se ata qe kemi pra Berishet Thacet Nanot Ramet Ahmetet Haradinajt etj nuk jane per kete pune ata i kane kthyer syte vetem te xhepi i tyre dhe se si ti rjepin sa me shume shqiptaret madje me keq akoma jane shitur per dy lek tek sllavo-greket. kush pra mund ta beje kete mbrekulli?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptySun Sep 14, 2008 2:06 am

Mendoi Ss1 kete mrekulli munde te bejen gjeneratat e reja studentore te mos lodhen duke kerkuar te luftoin per kete padrejtsi te udheqesive tane te tanishme .Menoi se kemi mjafte te rinje qe ja vlen te jene ne postet e tyre dhe shume me vler me te shendoshe se ku jane keta tani ,pse mos te luftohet nje gje e tille te hudhim poshte kete regjime sllavo -greke .

Duhet te vetdisohen ata qe ne veten e tyre jane te shendoshe per nje te ardhme me te mire per gjithe popullin shqiptar dhe nuk duhet fjetur por te sakrifikojm per te nje te ardhme me te mire e me naturale ,nese e lip nevoia te kerkohen ane e mbare botes shqiptar qe kan mbaruar sdudimet e tyre te kthehen ne atdhe dhe te rindertoin nje shtet siç i ka hije te jete e jo te ndihet ere korrupcioni ne ate shtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptySun Sep 14, 2008 2:09 am

Ato/ata Shqiptar qe kan m'baruar studimet jashte shtetit te kerkohen apo nese e ndin veten shqiptar te kthehen vullnetarishte te ndertoin shtetin e vete ,sepse Zvicera,Gjermania,Suedia ,Hollanda,Amerika Anglia ,Italya etj eshte ndertuar nuk kan nevoi tuaj .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII

Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 EmptyWed Sep 17, 2008 11:28 pm

... mund te arrihet vetem nese sinqerisht bashkohen shqiptaret dhe e duan Zotin e atdheun me shume se veteveten. Keto dy elemente jane thelbesore dhe themelore per te realizuar ne veper amanetin e deshmoreve, qe ka qene bashkimi i te gjitha trojeve shqiptare...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 13 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi i trojeve shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: