Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Kriminel Made in Kosova

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 43
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Kriminel Made in Kosova Empty
MesazhTitulli: Kriminel Made in Kosova   Kriminel Made in Kosova EmptySun Jun 29, 2008 11:32 pm

Kriminel Made in Kosova




Uran Krasniqi



Ai është afër njëzet vjeç. Kur mezi ia kishte dalë ta kryej shkollimin fillor kosovar, atë të mesëm e kishte lënë në gjysmë. Bankat e klasëve të shkollave i kishte zëvendësuar me tavolina të kafeterive. Në vend të lapsit, fletores, librit etj., tashmë kishte brisk, boks hekuri, revole… Në vend të shoqërisë normale ecte me rrugaçë, banditë, gangsterë… Natën s’kishte orë leximi, por ngarendje lokalesh, diskotekash, kazinosh… Ditën sërish gjah pas gjinisë së bukur dhe vënie bastesh futbolli.

Vakuumet e krijuara prej mungesës së ligjëratave të mësimdhënësve në kokën e tij, bënte sikur mëtonte t’i kompensojë me këngë nga rep-muzika e ngandonjëherë edhe me seriale lationo-amerikane. Ç’mapë e çoroditur!

"Padija është nëna e të gjitha të këqijave", – Rabelais.



Ndërsa kishte punuar në lokal i kishte hasur syri turlifarë “bossi”. Të veshur shtrenjtë, me shoqërim të bukur, të pasur… Ndonjë prej tyre edhe institucionalist në Kosovë. Mandej dikush-dikush edhe arrogant.

Ai ishte në dert. Me pagën e tij minimale, a të hante bukë?, a të blinte cigare?, a të pinte kafe? a të fliste në telefon?, a të merrte veshmbathje? a çfarë nevoje të plotësonte më përpara, kur ajo ishte sikur të mos ishte fare.

Ishte gjetur keq, ishte ndier i fyer, kishte rënë në depresion… “Ku isha atëherë?”, e kishte pyetur vetën. Ama tevona ishin tash këto çaste për shkollën. Dhe të gjitha këto ishin sulme të këqija për zgjimin e temperamentit të tij. "Nëse varfëria është nëna e krimit, budallallëku është i ati",- Jean de La Bruyère.



Tashmë ai vuan paraburgimin diku në Kosovë. E kanë zënë në flagrancë duke u munduar ta kthejë kryeministrin e vendit në banor të kronikës së zezë.

U ka dhënë rast të gjithëve që aktit të tij të shëmtuar t’i veshen emra prej më të ndryshmëve: “i porositur nga serbët”, “i shtyrë prej rivalëve politikë”, “njeri i pritave të pabesa” etj. Pakkush beson që ai ka mundur të jetë veç hajn.

E ka bërë babain e vet që ta mbajë kryet teposhtë prej të tjerëve pse e ka qitur në këtë jetë. Familjen me shenjë në rrethin shqiptar: “ej këta janë…nja të këtyne e kanë pas za…” etj., fjalë të thëna në gegërishte, sikur zhurma e fqinjëve te “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” të Çajupit.

"Budallallëku është diçka të cilin nuk e kupton dot nëse nuk e sheh me sytë e tu",-
Paul Gauguin.



Dhe pikërisht kjo është mostra e një pjese të rinisë kosovare, të cilët kur janë të vegjël me çiltërësi fëmije urrejnë shumë gjëra, për t’u bërë më pastaj kur të rriten vetë ato.

Veç shumë të tjerash, Kosova e pasluftës ka qenë edhe fabrikë, e cila ka prodhuar kësi kriminelë. I ka trajnuar me përditshmëri të rëndë, mungesë investimesh të ndryshme, indiferencë të pakundshoqe, etj., për t’i lënë të rrëshqasin në zgjidhje të gabuara, brenda lirisë së pakufizuar individuale. Politikanët përsërisin se rinia është aseti më i rëndësishëm i Kosovës dhe krekosen me moshën e re të popullates, por s’investojnë asgjëkund.

“Ju mund t’i mashtroni disa njerëz për një kohë, por ju s’mund t’i mashtroni të gjithë njerëzit përgjithmonë”,- Bob Marley.

Pershendetje bashkombas te nderuar,shpresoj se me hapsen e disa temave qe perballmei me perditshmerin ton do te ishte me mir,qe ti largohemi atyre qe nuk na duhen dhe si takojn se paku nej shoqerije te paster dhe te ndershme te nje Kombi qe mendon per nej te ardhme te ndritshem.

Ju pershendes per mendimet e juaja ne ket tem dhe pres edhe nga ju diqka Konkrete si nisme te arsyshem per zgjidhjen e Problemeve e jo rritjen e tyre!... Jo kalofshi mir fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari

Male
Numri i postimeve : 755
Age : 107
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Kriminel Made in Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Kriminel Made in Kosova   Kriminel Made in Kosova EmptyMon Jun 30, 2008 12:33 am

Nqs nisemi keshtu shumica e te rinjeve na dalin kriminele , por ne fakt nuk jane kriminele jo por kjo demokracia shqiptare ne krye me disa politikane te paafte na ka sjell ne nje situate teper te veshtire. Le te ndalemi vetem ne kryeqytet per mos te folur per rrethet e tjera ku varferia ka arritur kulmin.

Çfare te bej njeriu me nje rroge prej 100-150 euro qe eshte rroga mesatare ne Kosove qe edhe si mesatare qe eshte shume pak njerez e marrin ?
Çfare te blej njeri me ato 100 apo 150 € ? Buke per tu ushqyer ? Cigare siç eshte cekur pak me lart ? T'i shpenzoj ne kafe apo te blej veshmbathje ? ...

Ketu faji kryesor qendron tek keq-qeverisja dhe gjithashtu nje pjese e fajit ngelet edhe tek prinderit e femijve qe nuk i edukojne siç duhet qe nga fillimi dhe nje femije eshte sikurse nje shtepi e ndertuar dhe po qe se kjo shtepi nuk ka temel te mire atehere heret a vone do te rrezohet . Pra e njejta gje po ndodhe me shume te rinje dhe te reja sote , qe nuk edukohen me kohe nga prinderite e tyre per arsye se disa prindere i lazdrojne femijet qysh ne femijeri dhe kjo ndikon shume por disa disa qe sot jane te shumet nga pamundesia per shkak te kushteve te renda ekonomike nuk kane kohe te mirren shume me femijet e tyre sepse atyre ju duhet te mendojne se si te nxjerrin kafshaten e bukes dhe jo te mirren me edukimin e femijes apo femijeve te tyre.

Ne disa shtete te bashkimit europian rroga mesatare eshte 1200-1300 € dhe nga kjo gjendja e sotme i ndegjon shpesh here duke u ankuar per çmimet qe po rriten nga dita ne dite. Ndersa ne Kosove keto çmime jane me te larta se ne BE per arsye se shumica e produkteve baze dhe te dores se dyte importohen dhe shume pak produkte prodhohen ne vend. E çfare te beje nje shqiptar i shkrete me nje rroge prej 150 € apo ka te atille qe marrin vetem ndihmen sociale qe me duket eshte afro 60 apo 70 € ? Si te kalohet muaji vetem per tu ushqyer me keto te holla duke mos i permendur nevojat e tjera ?

Ku jane premtimet e bera nga rrenacaket , ku jane vendet e punes ? Ku ka permiresim te gjendjes sociale ? Askund nuk po shihet ndonje ndryshim ne kete aspekt dhe gjendja po vazhdon te perkeqesohet nga dita ne dite !

Shpresoj qe mos te denohet shume ky i riu sepse gjendja e krijuar ne vend e ka detyruar te beje nje gje te tille sepse po te kishte kushte me te mira per jetes jam shume i sigurte qe nuk do te bente nje akt te tille.

Dhe keto qe ka shkruar ky Uran Krasniqi nuk besoj qe do t'i besoj shumica e popullit sepse populli e di mire se ne çfare gjendje eshte , ky shkrim do t'i gezoj tejmase vetem drejtuesit qeveritar ne krye ne Hashim Thaçin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

Kriminel Made in Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Kriminel Made in Kosova   Kriminel Made in Kosova EmptyMon Jun 30, 2008 3:33 pm

jo jo mose qujni kosoven ashtu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Kriminel Made in Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Kriminel Made in Kosova   Kriminel Made in Kosova Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kriminel Made in Kosova
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: