Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve Empty
MesazhTitulli: Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve   Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve EmptySun May 25, 2008 9:13 pm

Po e hap kete teme, si rrjedhim i nje gjendje jo te mire - pakesimi i natalitetit tek shqiptaret. Dime, se shtimi i larte tek shqiptaret ka bere qe t'i kundervihemi shprenguljeve te medha dhe vrasjeve. Fale shtimit te larte natyror, shqiptaret kane ruajtur perhere nje siperi te larte, dhe elementi shqiptar gjithnje ka mbizoteruar me mbi 95% te popullsise se trevave shqiptare. Por, nje gje eshte shqetesuese padyshim. Shtimi tek shqiptaret si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi po bie shqetesueshem. Cilet jane shkaqet?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve Empty
MesazhTitulli: Re: Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve   Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve EmptySun May 25, 2008 9:14 pm

Shqiperia plaket, pakesohen lindjet




E Shtune, 24 Maj 2008

Ne Shqiperi gjate 15 viteve te fundit eshte ulur ndjeshem numri i
lindjeve, me pothuajse 45 mije per cdo vit. Keshtu nese perpara viteve
'90 regjistroheshin deri ne 90 mije lindje ne maternitetet e vendit,
sot regjistrohen vetem 35 mije. Pavaresisht kesaj uljeje te madhe,
perseri vendi yne vazhdon te renditet ne vendet qe ka nje numer te
larte te lindjeve. "Gjate 15 viteve te fundit, vihet re nje kujdes me i
madh per nenat, por ka nje ulje te madhe te numrit te lindjeve. Keshtu
nese vite me pare regjistroheshin 90 mije lindje ne vit tashme kemi
vetem 35 mije", kane pohuar ekspertet e fushes. Po sipas tyre,
megjithese kjo shifer eshte pergjysmuar, perseri vendi yne renditet
nder te paret per numrin e madh te lindjeve. Por e njejta situate eshte
edhe me numrin e madh te vdekjeve per keto foshnjave. Sipas studimeve
te kryera rezulton se nga 1 mije lindje 14 foshnja nuk mund te
vazhdojne te jetojne per shkak te problemeve qe kane. Matjet tregojne
se vdekshmeria e te miturve nga 0 deri ne 5 vjec eshte 14 ne 1 mije
femije. "Nga levizjet e pakontrolluara te popullates, nga mos
regjistrimi i njerezve aty ku kane shkuar, vdekshmeria e femijeve eshte
me e larte. 14 per 1 mije eshte e larte, por nese kemi mundesi
verifikimi me te sakte ajo do te jete akoma me e larte", jane shprehur
mjeket gjinekologe gjate nje studimi qe kane kryer per lindjet dhe
vdekjet foshnjore ne vendin tone. Nga ana tjeter objektivat e
mijevjecarit per vendet e tjera evropiane tregojne per nje ulje te
numrit te vdekjeve te foshnjave deri ne 2/3, perseri vendi yne vazhdon
te regjistroje shifra te larta. Ekspertet vleresojne se, nese fondet e
buxhetit te shtetit per mjekesine po rriten cdo vit, por vdekshmeria
nuk po ulet. Sipas tyre, rreziku dhe mundesia e vdekjeve ne spitale
eshte ne nivele me te larta evropiane, dhe po te krahasohemi me vendet
e BE-se mundesia e vdekjes per 1 mije banore ne Shqiperi eshte me e
larte nga 15 vendet anetare te BE-se qofte per femijet, grate dhe
burrat.

Kurse per sa i perket fenomenit te plakjes se popullsise, vendi yne
vazhdon te renditet si nje shtet me popullsi te re, por kjo jo ne te
njejtat shifra ashtu si edhe para dy dekadash. "Plakja e popullsise po
shqeteson gjithe boten, por nderkohe qe ne keto vende ky fenomen
shkaktohet per shkak te emancipimit te shoqerise, ne vendin tone ndodh
pikerisht e kunderta", pohojne specialistet e fushes. Shqiptaret ende
nuk jane futur ne vendet problematike per sa i perket plakjes se
popullsise, por vitet e fundit vihet re nje ulje e numrit te lindjeve
ne vend. "Akoma nuk jemi vend i "plakur", por nese ky fenomen vazhdon
per nje kohe te gjate, atehere patjeter qe Shqiperia do rrezikohet nga
te gjitha problemet ekonomiko-sociale qe mbart me vete", thuhet ne
studim.

Emigracioni shkak i plakjes se popullsise

Specialistet sqarojne se rritja e numrit te personave mbi 60 vjec,
gjate viteve te fundit eshte rritur pikerisht prej emigracionit te
personave ne moshe te re dhe me aftesi riprodhuese. "Nese vazhdohet me
te njejtat ritme emigracioni dhe shkaqet e tjera, ndersa per keto vite
grupmosha riprodhuese qe largohet jashte vendit ka zene rreth 12.1 per
qind te popullsise, ne vitin 2010 ajo do te zere rreth 13,1 per qind",
thuhet ne studim. Nje tjeter shkak i ndryshimit te moshes se popullsise
eshte edhe rritja e moshes se marteses. Ciftet preferojne te krijojne
nje baze ekonomike para se te krijojne nje familje te qendrueshme dhe
per pasoje edhe lindja e nje femije shtyhet.

35 mije lindje ndodhin cdo vit ne vendin tone

10 mije prej tyre regjistrohen ne kryeqytet

90 mije lindje ishin para viteve 90 ne Shqiperi

14 ne 1 mije lindje eshte vdekshmeria foshnjore

0 deri 5 vjec eshte mosha me e rrezikuar e femijeve

15 vendet anetare te BE-se kane vdekshmeri me te ulet

2/3 eshte synimi i uljes se vdekshmerise foshnjore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve Empty
MesazhTitulli: Re: Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve   Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve EmptySun May 25, 2008 11:07 pm

prap se prap shtimi mbetet i madh.

nuk besoj qe eshte aq alarmante.

megjithese shtimi eshte zvogluar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve Empty
MesazhTitulli: Re: Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve   Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve EmptySun May 25, 2008 11:16 pm

Po ta krahasojn vendin ton shqiptar me vendet per rreth prap jemi me mir me shtimin e natalitetit , po eshte e vertet se si domos ne 10 vjetshin e fundit bukur mir kemi fillu te planifikojm per familje ,ku kjo rezullton me lindje shum me pak se sa prindit tan .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve Empty
MesazhTitulli: Re: Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve   Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MOS UA VIDHNI HISTORINË SHQIPTARËVE!
» Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve
» Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve
» deri kur arrestime te shqiptareve
» Ushtria greke: Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: