Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 
 Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 EmptyTue Oct 14, 2008 10:28 pm

Verejtje. Kjo statistike qe solla me lart pasqyron atlasin demografik te shqiptareve ne kete komune qe pak shqiptare e njohin, por qe cuditerisht shqiptaret jane grupi gati me i madh ne kete komune ne qender te Maqedhonise.

Ne mendojme se te gjitha viset shqiptare jane ne perendim te Maqedonise, por Dolneni deshmon se shqiptare (me shumice) ka akoma edhe ne qender te Maqedonise.

Statistika me lart ku thuhej se shqiptaret jane 26% nuk e besoj, sepse eshte ca me e larte. Nje mik imi gazetar qe kish bere nje reportazh ne fshatrat e Dolnenit thoshte se shqiptaret jane 28% gati i kane tejkaluar sllavobullgaret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 EmptyTue Oct 14, 2008 10:34 pm

JA VENDNDODHJA E DOLNENIT:

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 MKD_muni_nonn%28Dolneni%29
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 EmptyTue Oct 14, 2008 10:37 pm

PRA, KUFIRI LINDOR I SHQIIPERISE NATYRALE ESHTE DOLNENI, GEGJESISHT DOLNENI ESHTE KUFIRI NDARES MES SHQIPERISE SE BASHKUAR DHE BULLGARISE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix

Male
Numri i postimeve : 104
Age : 41
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Them se pak e keni harruar Kumanoven   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 EmptySun Oct 26, 2008 2:10 am

Ja nje foto te Kumanoves

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 Kumanova467

Historia e Kumanoves

Etimologjia e toponimit Kumanovë ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës. Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë.Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia Çelebija. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka patur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.
Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me 1836, thekson se Kumanova ka patur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak , i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në Turqi.
Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerët, Tatarët, që kanë patur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro - turke kanë migruar në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si ëmër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gash, Krasniq, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe Vasileviqi.
Është me rëndësi të përmendim se edhe Çerkezët, të cilët vendlindjen e tyre e kanë patur në rajonin e Kaukazit, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të Kumanovës, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër Çerkez.
Deri në vitin 1877-78 në këtë qytet, ka patur më tëpër mysliman, d.m.th. shqiptarë që kishin pranuar fenë myslimane, kurse në mbarim të shek. XIX me ardhjen e kolonistëve serbë, rritet numri i popullsisë sllave.
Prej lagjeve që kishte patur në të kaluarën Kumanova ishin: Mehmed Begut, Varoshi, Bari Begut, Endeki, Muhaxherët, Veleshka, Tatarëve, Bislimve , nga fshati Bislim tani i zhdukur, kurse sot ekzistojnë lagjet si Orta Bunari, Lagja trimave, Likovës, Bedinjës , Bahçeja, Serava, Zeleni Rid, Sredoreku ( lagje e romëve).
Objektet fetare, gjegjësisht xhamitë apo ndonjë objekt tjetër fetar si kishat, manastiret në rajonin e Kumanovës datojnë nga periudha e hershme kohore. Themelet e tyre kryesisht janë nga periudha e sundimit romak, bizantin e osman, ku shumica e objekteve janë rrënuar me kohën. Karakteristikë tjetër e objekteve fetare - xhamive është se ato janë emërtuar sipas toponimeve të fshatrave. Xhamia e vjetër në Kumanovë njihet me emrin ESKI XHAMIA (xhamia vjetër), që gjendet edhe sot, ku Evlia Çelebija në shënimet e tij e përmend këtë xhami. Kjo xhami është e vetmja në këtë qytet, sepse ajo që u ndërtua më vonë se kjo u shkatërrua nga luftërat ballkanike. Sipas J.H.Vasileviqit, i cili në veprën e cekur më lartë ka theksuar se kjo xhami është ndërtuar në vitin 1751, nga një tatar i quajtur Said Begu, por sipas të dhënave që gjenden në arkivin e kësaj xhamie thuhet se xhamia është ndërtuar me 1532 nga tatar Sinan Pasha.
Një nga xhamitë më të vjetra dhe më e njohura në Kumanovë e rrethinë është ajo e Tabanocit e ndërtuar për herë të parë në vitin 1380. Por fatkeqësisht sot në këtë fshat nuk ka popullatë të konfesionit islam, por ka vetëm popullatë sllave dhe kjo xhami është në shkatërrim. Në Kumanovë ekzistojnë shtatë teqe, katër prej tyre gjenden në lagjen e Sredorekit (lagje e romëve).
Përpjekjet për kultivimin e gjuhës, përhapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar të popullatës së këtij rajoni, kishin filluar qysh gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare, veçanërisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit.
Në këtë drejtim ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovës”, i cili u hap në janar të vitit 1909, nën udhëheqjen e atdhetarit, mësuesit Jashar Erebara. Ky klub hartoi abetaren e njohur “ ABECEJA SHQIPE “ e Kumanovës, ku mësohej shkrim-leximi.
Sot në Kumanovë kemi katër qendra të shkollimit të mesëm dhe dy qendra të shkollimit fillor, kurse çdo fshat ka shkollën fillore tetë vjeçare. Toponimia e rajonit të Kumanovës është me burim leksikor të shqipes, por për shkak të lidhjeve të shumta që ka patur popullsia shqiptare në të kaluarën , por edhe në kohën e sotme me popullatën sllave dhe jetesa nën sundimin shekullor turk, ka ndikuar që në të folmen e këtij rajoni në përgjithësi dhe në leksikun toponimik në veçanti të depërtojnë fjalë të këtyre gjuhëve.
Një pjesë e toponimeve janë me origjinë nga gjuhët sllave jugore si të maqedonishtes, të serbishtes dhe të gjuhës turke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix

Male
Numri i postimeve : 104
Age : 41
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 EmptySun Oct 26, 2008 2:13 am

kacimix shkruajti:

MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 EmptySun Oct 26, 2008 2:18 am

ja edhe nje send tju tregojme se kumanovart jane te flakte per bashkimin kombetare!!!
Kjo eshte nje video e bere pas pavarsise se kosoves , ku gjimnazistet kumanovar bojkotuan oret e nje dite per qellim qe te pengoj nxenesit maqedonas qe kane dalur qe te protestojne kunder pavarsise

Shikone !!!!

Cito :

https://www.youtube.com/watch?v=mFUfWSapO0U
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 67
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Kërçova, Kumanova, Dollneni   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 EmptyWed Jan 14, 2009 1:47 pm

Edhe nje kontribut i vogel per Kercoven
Kerçova eshte e ndertuar mbi themelet antike te Uscanes qe ka qene kryeqytet i fisit ilir Penestet dhe shteti ilir qe ka pasur kryeqytet Uskanen eshte quajtur Penestia. Ne veri Penestia eshte kufizuar me dardanine qe ka pasur kryeqytet Skupin kurse kufiri qe i ka ndare keta dy shtete ilire ka qene mali Bukovik ne mes te Gostivarit dhe Kercoves. Eshte interesant se po ky kufi e ka ndare Vilajetin e Kosoves dhe ate te Manastirit, dhe pikerisht teritoret qe i ka perfeshi Vilajeti i Manastirit kane qene edhe trojet qe i ka perfeshi Penestia, dmth ne kuader te Penestëve kane qene edhe Dibra, Struga, Manastiri e Prespa.Iliret e Penestise kesulat i kan pasur te rrafshta kurse dardanet te rrumbullaketa. Maqedonet e sotem nuk duan ta pranojna se Kercova eshte e ndertuar mbi themelet e Uskanes dhe se kalaja e Kercoves eshte pikerisht kalaja e Uskanes, sepse ata kufirin e Maqedonise antike e vendosin te mali Sharr dhe te gjitha tokat shqiptare qe sot jene nen Maqedoni thone se kane qene edhe ne kuader te Maqedonise antike gje qe nuk eshte e vertete.Nje arkeologe sllave qe ka bere germime ne Kercove ka zbuluar varreza antike te sh. 3 para e,sone ne oborrin e xhamise kryesore te qytetit dhe keto te dhena i ka fshehur te cilat te dhena une i kame zbuluar ne Muzeun e Kercoves dhe i kame botoar. Poashtu i kam aplikuar ne ministrine e kultures me proekt per te filluar germimet arkeologjike ne kalane e Kercoves dhe me kembengulje do te tendoj qe ai proekt te realizohet dhe ne menyre shkencore e arkeologjike te vertetohet se Kercova eshte Uskana antike e fisit ilir te Penestve.Ne simpoziumin e fundit te arkeologwve te Maqedonise mbajtur ne Kercove, lexova edhe une kumtesen time mbi Uskanen ku pastai u zhvilluan polemika te medha ne lidhje me kumtesen time dhe kundershtimin e ashper te disa arkeologëve maqedonas se Kercova nuk eshte Uskana. Ne mbrojtje te kumteses time u ngrit nje kroat-Lilqiq. Une ne forumin tuaj jam i kyqur vone dhe nese ka nevoj kam mundesi qe te postoi edhe te dhena tjera per Kercoven. Duke hulumtuar ne terren, ne mes te Jagollit-Popojanit e Tuhinit jwnw dy varre qw popullata i ka emruar si "Varret e Kosovarëve" Ka mundesi qe njeri nga ata dy varre te jete i Sadik Rames per te cilin ka pyetur Leka. E di se pas vitit 1914 numer te madh te kosovarëve bullgaria i ka zene rob dhe i ka sjellur ne Kercove per te ndertuar hekurudhen ne te cilen kohe, numer shume i madh i tyre vdesin nga uria dhe semundja e tifos. Kam pasur rast te takoj disa pleq ne Deqan te Kosoves ne vitin 1970 te cilet mu ankuan se Kercova u kishte ngrene shume njerez, te cilen gje une si nxenes i shkolles se mesme nuk isha ne gjrndjr qe ta kuptoja por më vone duke u marre me historine e shqiptarëve zbulova se si kishte qene fati i kosovarëve ne Kercove.Te fala Ilmi Veliu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: