Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 12:30 am

Në shekullin njëmbëdhjetë në vitin 1018, Kërçova përmendet
në dokumentet e kohës me emrin Kicavis dhe bënte pjesë në dioçezën e
peshkopatës së Ohrit.

Gjithashtu, me këtë emër e përmend edhe Gjorgje Akropolit, në vitin 1257, në
rrugën e tij që kishte bërë nga Durrësi nëpër Dibër dhe arrinë në Kërçovë. Në
vitin 1394, një vit pas nënshtrimit të Vidinit, edhe Kërçova bie në pushtetin e
Perandorisë Osmane.

Në burimet osmane ka të dhëna më të hollësishme dhe konkrete për Kërçovën që e
hasim si Ozkëna, emërtim i përshatur nga Uskana e periudhës Ilire, dhe Kërçova,
siç e quajnë edhe sot vendasit dhe literatura në gjuhët josllave.

Edhe vendi i "… quajtur Kier", të cilin e përmend Marin Barleti në
veprën "Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut", sipas
përshkrimit na jep dorë të mendojmë se fjala është pikërisht për Kërçovën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 12:36 am

Lexojeni patjeter kete lajm senzacional, marrafrymes dhe krenar per cdo shqiptar:


Lajme nga Kërçova : Zbulim senzacional në Kërçovë - Skënderbeu i pikturuar në muret e kishës
Postuar nga Gurra Kyqur 2008/4/9 20:30:00 (165 Lexime)

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Img47fe44d8a5edf

një kishë të rrethit të Kërçovës zbulohet piktura e Skënderbeut.
Magjistri i shkencave te Historisë nga Kërçova, Ilmi Veliu, këto ditë
ka bërë një zbulim senzacional në një manastir ortodoks që gjendet në
rrethinën e Kërçovës.Atij deri më tash nuk i është lejuar që të bënte
hulumtime dhe të fotografonte në këtë manastir me arsyetimin se është e
ndaluar të fotografohet në kishë, por tash, ai ka mundur ta bënte atë
si drejtor i muzeut të Kërçovës.
Është fjala për një fotografi të
Skënderbeut e pikturuar, me siguri nga ndonjë piktor shqiptar, ndoshta
Onufri, në murin e kishës, së bashku me disa shenjëtorë të tjerë.
Fotografia është gati identike me fotografitë tjera që jënë zbuluar
kohët e fundit nga Eqrem Zeneli në Muzeun e Vienës, pastai në
Bildarchiv poashtu në Vienë, në arhivin e Magdeburgut pikturuar nga
Johan Franke më 1606, arhivin e Nynbergut e pikturuar nga Hoffman më
1678, e kështu me radhë , thotë drejtori i muzeut Mr. Ilmi Veliu.

“Fotografia
më së shumti i përngjan asaj nga Muzeu i Vjenës edhe pse ka ngjashmëri
edhe me fotografitë tjera” thotë Ilmi Veliu. Nga hulumtimet tjera që ka
bërë Mr. Ilmi Veliu, ka vërtetuar se ky manastir është objekt i
përbashkët i dy konfesioneve fetare; atij krishter dhe Islam. Autorit
të këtyre zbulimeve këtë i’a ka vërtetuar edhe profesoresha e tijë në
Universitetin e Shkupit, Prof.dr. Darinka Petrevska, se në një anë të
kishës nuk ka fotografi dhe se është vendi për tu falur muslimanët.
Unë
u vërtetova për këtë, thotë historiani i njohur nga Kërçova, sepse në
anën e objektit ku nuk kishte freska kishtare, ishte edhe bunari për të
marrë abdest dhe kishte shënja që i ka një xhami brënda, siç janë
“Mihrabi” ku rrin hoxha dhe “Minberi” ku këndohet hytbja. Ky objekt, me
që ka shenja shqiptare, autori i këtij hulumtimi dhe zbulimi mendon se
është i ndërtuar nga shqiptarët e krishterë dhe muslimanë, të cilët
jënë llogaritur si vëllezër të një gjaku, dhe kurgjë nuk i ka penguar
që aty të faleshin së bashku, secili sipas riteve fetare të veta ,
ashtu siç ka qenë familja dhe ushtria e Skëndërbeut, e përbërë nga
shqiptarë muslimanë dhe të krishterë të cilët bashkë jënë falur dhe
bashkë kanë luftuar.

Shaban Dalipi 9 prill 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 6:23 pm

[quote="luboteni"]Ja dhe nje tjeter ne shqip:



Kërqova për herë të parë përmendet në shekulin e dytë para
erës së re gjegjësisht në kohën e luftërave Romake më mbretin të Maqedonisë
Perseun, dhe atë më emrin USKANA

Viti 1913 për Kërçovarët është vit
i trishtimeve .

Ky është vit i një masakri kunder populliut pafajshëm ,kundër pleqëve,grave e
fëmijëve, të cilët u prenë nëper xhamia dhe u dogjën nëpër kasollet, ose u
varrosën në varreza kolektive, të cilët akoma nuk jan të zbuluara.Në këto krime
janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit , nën komanden etë
cilëve janë kryer masakrat në Qafë,Zajaz,Greshnicë,Cërvicë,etj. Kët terror e
masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari ,të cilën me 9 tetor 1913 e botoi
"Radnicke novine"


"Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme.Rrënqethem
e flokët më ngriten përpjet e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të
jetë kaq barbar. Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruam më gjerësisht...Kudo
kufoma, hi e pluhur.Ka fshatra ku kishte me nga 100,150,e 200 shtëpi por ,ku
nuk ngeli asnjë njeri i gjallë.I mblidhin njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i
copëtonin që të gjithë me thika." Një episod më vehte është rasti i
fshatit Qafës nga ana bandavë të çetnikëve ku sipas burimeve të sakta janë
vrarë 92 fshatarë.Dukë e parë kët masakër mbi popullsinë e pafajshme të fshatit
veçanërisht të babës së saj Sulltanë Qafa merr gërshërët e dhenëve , del në
shkallë , vret rojen, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu krijon një tollovi të
paparë prej nga banditët detyrohen të largohen nga fshati.Në përleshje direkte
vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa.Më këtë akt heriok,
Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit shqiptar.Për hir të kësaj
, populli i ngriti përmendore të meriitueshme në fshatin e saj Qafa. Në mesin e
dy luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës .

quote]

DEL SULLTANË E QAFËS

( I kushtohet bijës së malësisë e cila
Më 1913, vrau nipin e kryekomitit të Brodit
i cili, me fallangën e tij vrastare vrau e shkretoi
shumë fshatra të shqiptarëve të Kërçovës )



Atë ditë të rëndë
Atë ditë plot gjak
Mikail përbindëshi
Hyri n’çdo konak !

Hyri vrau e preu
Pleq, gra e fëmijë!
E mallkonte fusha
Kur ngjitej në malësi !

Por, përbindësh Mikaili
N’galop turrte kalin
Pas i vinte çeta
Në Qafë hapin ndalin !

-Dil o Mazllam Qafa !
-Jam Mikail i Brodit !
-Kam për të të nënshtruar,
Në shekuj rod pas rodit !

Dhe rrethojnë Mazllamin
Nagantin në ballë !
Sulltana shqipe mali,
Cuca – del në shkallë !

-Mbahu babë Mazllam
O ti burrë malësie !
S’dijnë kaurrët e Brodit
Për zemër trimërie!

Nuk të le Sulltana
Gjakun unë ta marr,
Që ta ndjejnë kaurrët
Damarin shqiptar !

Dhe Sulltanë e Qafës
Hidhet shqipe mali,
Vret e pret kaurrë,
Ik e ik Mikaili !

Ndaj sa herë përbindshat
I turren Vatanit!
Del Sulltanë e Qafës –
Pret kokë të tiranit !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 6:40 pm

...........
Fotot e BashkëngjituraKërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Attachment

Ferit RAMADANI :


SULLTANA - JEHONA E FITORES KOMBËTARE

Vargu i gjatë i heroinave që krijuan dhe luftuan për çështjen shqiptare, për mbrojtjen e territorit dhe pavarësisë së tij, padyshim është aq i madh sa që kujtesa e brezave nuk mundet t’i përfëshij dhe t’i shënojë në datat e përkujtimeve. Ndërsa data e përkujtimit shekullor të Sulltanës, vjen si jehonë e fitores kombëtare. Edhe pas shumë përpjekjeve të pushtuesve sllavë që ta zhdukin nam e nishan, Sulltana për nga lavdia, për nga sasia e forcës dhe e fitores që e bëri në pëballje me kaurrët e Mikailit famëzi, për nga strategjia e mençuria e një heroine të pamposhtur dhe guximtare, mbetet tek populli shqiptar orientimi i përkujtimeve më të lavdishme se si mundet të bëhet vetëpërcaktimi dhe vendosja për t’u përballë me armikun që përditë e më tepër synon të na nënshtrojë.
Sulltana, kjo vigane e kësaj distance kohore mbetet rrjedha e një epoke për ta nisur shiqptarin drejtë aspiratave dhe realizimit të tyre. Ajo ia caktoj Atdheut shqiptar historiografinë dhe për aq sa në përmbajtje e domethënie ka peshë, po aq në këtë largësi shekullore është reale! Më kot përpiqen okupuesit dhe bashkpunëtorët e tyre të krijojnë amalgane të ndryshme të bashkëjetesës. Në këtë prizmë qartësishë Sulltana është aspekti i dukurisë së ligjshme e natyrore shqiptare . Ajo iu bë krah babait të saj Mazllamit, për të mos e pranuar kurrë rënien në krahët e Mikailave që të bëhet pastaj shefica e kabinetëve të tyre. Karakteri i kësaj veçantie unikate e ka edhe kuptimin domethënës për situatën e kuptimit të sotëm ku mbështetet synimi dhe veprimtaria moderne që na shpie drejt rrjedhave të integrimit evropian, pa u integrua dhe pa u pavarësua në territorin shqiptar!
Sulltana e Qafës, kjo ajkunë shqiptare, padyshim është simboli më i madh i tmerrit për kaurroshkininë. Ajo me pak mjete luftarake, doli nga pengesa më e madhe e Shtëpirrethimit! Nuk u gjunjëzua përpara çetës famëzezë që kishte vrarë e prerë Zajazin, Cërvicën , Jagollin. Që kishte djegur Pesoçanin e shumë fshatra të tjerë. Sulltana e Qafës , kjo bijë e malsisë, që mbante shikimin nga Pollogu e shtrinte gërshetat nga Pellagonia, u shndërrua legjendë e heroizmit ku jehona e fitores së saj u bë shpëtim i Atdheut.
Sulltana E Qafës është shembulli i unitetit më unikat i një vullneti të pathyer. Ajo krijon klimën dhe prirjen për t’u ballafaquar me forcat që kanë synime kundër pavarësisë dhe lirisë së shqiptarëve.Sulltana në shtresën e gjërë popullore ka një peshë përpjekjeje që përfiton në proceset e bashkimit dhe pavarësisë. Ajo e siguron fenomenin e ligjshëm e të natyrshëm se çdo pëllëmbë e Arbërisë është e shenjtë dhe për të shqiptarët japin jetën!
Sulltana e Qafës, e hapi shtegun të jetë e nderuar jo vetëm në vendlindjen e saj ku i është ngritur përmendorja. Ajo ka zënë vend tek shumë krijues, historianë, eseistë, këngëtarë, dramaturgë, shkrimtarë e poetë. Ajo do të bëhet objekt i studimeve edhe tek shumë strategë, sociologë, juristë. Ajo do të bëhet personazhi kryesor dhe pozitiv për nga mesazhi dhe motoja e lavdisë shqiptare ! Sulltana-jehona e fitores sonë kombëtare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur

Male
Numri i postimeve : 342
Age : 106
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyMon May 19, 2008 9:25 pm

Kercoven do ta marrim sa hap e mbyll syte Luboteni. Per kete ju nuk duhet te merziteni, por duhet organizim dhe vetedijesim i kercovareve sepse me te vertete BDi - ja e cila eshte nga keto ane (e ka liderin nga Zajazi) e ka indoktrinuar per mbrapsht Kercoven. Vrulli i kreyngritjes se Ilirides qe duhet te shpertheje ne kete vit nuk duhet te jete vec ne Tetova a Gostivar a Shkup a Kumanove, por duhet perhapur gjeresisht dhe vecmas ne Kercove, Struge, Dolnen, Krusheve, Demir Hisar, etj, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyTue May 20, 2008 9:27 am

Ashtu është PeriiKëputur! Bëhu litar i trashë ku mbërthehen skajet e atdheut dhe lidhi të bashkohen! Ai Li Derri jo vetëm mbrapsht që e ka nisur , por, edhe busolla drejtimin ia tregon drejt sllavistanit! Ndaj qyshkur po thirret se nënën e ka makosllavinë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur

Male
Numri i postimeve : 342
Age : 106
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyTue May 20, 2008 12:10 pm

eri M shkruajti:
Ashtu është PeriiKëputur! Bëhu litar i trashë ku mbërthehen skajet e atdheut dhe lidhi të bashkohen! Ai Li Derri jo vetëm mbrapsht që e ka nisur , por, edhe busolla drejtimin ia tregon drejt sllavistanit! Ndaj qyshkur po thirret se nënën e ka makosllavinë !

Te falenderoj eriM. Eshte e vertete se pseudonimin e kam shume te cuditshem , por me beso me eshte fandaksur nga leximi i romaneve te paharruara te Jakox Xoxes, ketij mjeshtri te prozes e romanit shqip. Peri i Keputur ishte nje personazh epik, antifeudal dhe antigrek. I menqur sa s'thua. Mendoj se Peri i Keputur quhej sepse mendja kreative e Jakovit donte te thoshte se Petriti d.m.th perbente nje dallim nga te tjeret. Ndaj, edhe ne mesin e fshtarave quhej Peri i Keputur. Une dalloj 100% nga shqipfolesit e tjere qe vec flasin shqip (dhe cfare shqipe se?) dhe nuk mendojne dhe as veprojne shqip. Une perpiqem me sa kam mundesi qe te veprojj kunder UNMIK - ut e eULExit DY ARMIQEVE TE BRENSHEM TE Kosoves dhe juntes politke -Sejdi - Thaci.

Ne Ilirde duhet ndezur qe tani lufta e madhe kunder melezeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyTue May 20, 2008 9:34 pm

Se ç'i doli flaka anë e mbanë mjerim
turren kallpazanët të bëjnë mbijetim

me projekte sllavësh turfullon fitorja
në pafundësi përçarjesh na lëshon lakorja

Unmik , Eulex, Allfa makosllave
na turren pas shpine , kur shpërthjmë prej llave !

Në dreq të mallkuar vafshi o ju jeniçerë
shqiptarët do të dalin njëherë në pranverë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur

Male
Numri i postimeve : 342
Age : 106
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyWed May 21, 2008 10:45 am

feneri shkruajti:
Se ç'i doli flaka anë e mbanë mjerim
turren kallpazanët të bëjnë mbijetim

me projekte sllavësh turfullon fitorja
në pafundësi përçarjesh na lëshon lakorja

Unmik , Eulex, Allfa makosllave
na turren pas shpine , kur shpërthjmë prej llave !

Në dreq të mallkuar vafshi o ju jeniçerë
shqiptarët do të dalin njëherë në pranverë...

Te lumte pushka ore burre mbi burra. Z.Fener. Me te vertete me kenaqe zemren me keto vargje, sepse keto vargje nuk jane melhem per te fjetur, por kushtrim per tu zgjuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyWed May 21, 2008 10:56 pm

***
***
***

Dhe Gjergji Ynë ,..., Adem Jashari
kushtrim e jehonë ndër shekuj ,
shembin frone sllavësh gjakatarë!

Në botën e dritares sime Kërçova
valëvit flamurin shkabën e Atdheut -
të prerë e të ndarë !

Turren brezat, Sulltana, Mefaili ,
Abedin Hyseni e Beqir Limani ,
token, baskohen !
Mbulesa e flamurit u jep dritë !

Nën të s'hyjnë ata
që me sllav integrohen,
e praptohen !

Të ndarë nga Atdhe - Shqipëria
duan rritë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani

Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyThu May 22, 2008 5:03 pm

rolling shkruajti:
a di dikush se sa perqind e qyteteve te macedonise jane em shumice shqiptare, pra kryetari i komunses eshte shqiptar??

rolling pershendetje,

Qytete tradicionalisht me shumice shqiptare ne Maqedoni jane Dibra* me 70%, Gostivari** me 87% dhe Tetova*** me 85% shqiptare. Ne keto qytete dmth cdohere ka pasur kryetar shqiptar. Qyteti i fundit me shumice shqiptare ne Maqedoni u be edhe Struga, pasi disa fshatra me shumice shqiptare ju bashkuan ketij qyteti si Veleshta dhe
Dollogozhda, jo me kot sot kryetari ne Struge eshte shqiptar. Shembullin e Struges vitin tjeter mund ta ndjek edhe Kercova, qe perfundimisht do kemi 5 qytete te medhaja me shumice shqiptare. Pra me Kercoven mund te bashkohen fshatrat Zajaz dhe Osllomej qe do e benin qytetin automatikisht dhe shumice shqiptare, ku tani eshte diku 40 % shqiptare.

Qytete tjera me diku 30-40% shqiptare jane Kumanova dhe Shkupi, ndersa qytete me 8-10% shqiptare jane Velesi, Ohri, Manastiri dhe Prilepi.

*-Dibra ka qene qyteti me i paster me etnicitetin shqiptar, por largimet e shumta nga qyteti per ne mergim ka ndryshuar demografine e ketij qyteti. Sot ne kete qytet ka shume gorane, rome dhe shume pak maqedone.
**-Gostivari ka shume shqiptare, fale edhe fshatrave te saj gati qind-per-qind shqiptare. Por ne qytet ka shume maqedone dhe ka jo-pak shqiptare qe vete-quhen si turqi.
***- Tetova njihet edhe si kryeqyteti i shqiptareve te Maqedonise, por maqedonasit jetojne pikerisht ne qendren e ketij qyteti ku eshte edhe vendi me i preferuar nga te gjithe mentalitetin europian qe mbizoteron atje. Per ata qe kane qene ne Tetove, kjo pjese ndodhet karshi Pallatit te Kultures.

Ani....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyThu May 22, 2008 8:20 pm

Ani shkruajti:
rolling shkruajti:
a di dikush se sa perqind e qyteteve te macedonise jane em shumice shqiptare, pra kryetari i komunses eshte shqiptar??

rolling pershendetje,

Qytete tradicionalisht me shumice shqiptare ne Maqedoni jane Dibra* me 70%, Gostivari** me 87% dhe Tetova*** me 85% shqiptare. .

Qytete tjera me diku 30-40% shqiptare jane Kumanova dhe Shkupi, ndersa qytete me 8-10% shqiptare jane Velesi, Ohri, Manastiri dhe Prilepi.

*-Dibra ka qene qyteti me i paster me etnicitetin shqiptar,
***- Tetova njihet edhe si kryeqyteti i shqiptareve te Maqedonise, por .

Ani....

I hijezova këto qytete sepse kan diçka të zezë për çështjen shqiptare.Duke i respektuar gjithë personalitetet e lavdishme që dolë nga këto qytete , dolën edhe çaste të vulosura që kutërbojnë me servilizëm e tradhëti.
Për hir të atyre karakanxhollëve që bashkëpunuan me okupatorët edhe sot janë në dimension të një bashkëpunimi të keq! Edhepse kryetarët e këtyre qyteteve janë shqipfolës, kurrë s'kanë punuar për shqiptari. Edhe tani janë mizantropët ma famëzi që nuk e dallojnë transhenë shqiptare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyThu May 22, 2008 10:39 pm

Ani shkruajti:






*-Dibra ka qene qyteti me i paster me etnicitetin shqiptar, por largimet e shumta nga qyteti per ne mergim ka ndryshuar demografine e ketij qyteti. Sot ne kete qytet ka shume gorane, rome dhe shume pak maqedone.
**-Gostivari ka shume shqiptare, fale edhe fshatrave te saj gati qind-per-qind shqiptare. Por ne qytet ka shume maqedone dhe ka jo-pak shqiptare qe vete-quhen si turqi.
***- Tetova njihet edhe si kryeqyteti i shqiptareve te Maqedonise, por maqedonasit jetojne pikerisht ne qendren e ketij qyteti ku eshte edhe vendi me i preferuar nga te gjithe mentalitetin europian qe mbizoteron atje. Per ata qe kane qene ne Tetove, kjo pjese ndodhet karshi Pallatit te Kultures.

Ani....

Ani te falenderoj nga zemra qe ke shkruar ne kete teme. Me beso cdo postim i secilit po sjell dicka te re per ta kuptuar secili forumist atlasin demografik ne Iliride. Pajtohem katercipersiht me ju qe ne Diber paksa eshte zvogleuar numri i shqiptareve, duke u rritur numri i pakicave si torbeshet e goranet, popullsi e ngjashme sllave me fe islame.

Tash duhet ta bejme nje nderlidhje me komunen me jugore te Kosoves, Sharrin (dikur Dragashin). Ne kete komune jeton nje numer i ndjeshem i goraneve. Keta gorane (qe nuk jane as maqedon as bullgar) qeverite si maqedone - meleze ashtu edhe ajo bullgare po i subvencionojne me te holle qe te deklarohen ose bullgar ose maqedone. Ky eshte nje plan kolonialist bullgaro - melez, sepse prej Dibres (ku eshte nje popullsi torbeshe) neper Gostivar, fshatra me pakica gorane e deri te Sharri (Kosove) te krijojne nje barrikade territoriale e cila do ta bbllokonte Ilirden prej Shqiperise. Ndaj, duhet pasur kujdes nga muri torbesho - gorano - bullgaro apo Melezia tartare (term imi).

Ne nje bisede te lire nje dite kur isha per shetitje ne Germi me nje kercovar te mire i cili punon ketu ne Prishtine e pveta gjate bisedes (po bisedonim per perberjen demografike te Kercoves jugore) e pyeta: Torbeshet a ma shume ia mbajne anen maqedonit apo shqiptareve? Ai me tha se torbeshet mbahen nga ai qe atkualisht eshte me i forte, pra me maqedonet.

Ne nje bisede tjeter, qe kisha po ne lidhje me kete problermatike me nje njeri shume te kenduar, ai me tha se duhet pasur kujdes gjithasthtu edhe prej 'maqedoneve te Shkupit' (qe jane proserb) e qe dallojne paksa prej 'maqedoneve te Ohrit' (qe jane probullgar). Keto dy grupacione luftojne heshturazi njera me tjetren per ndikim ne Maqedoni. Por qe te dyja pretendojne te vjedhin historine e shqiptareve. Bullgaret na e vjedhin historine me pervetesimin e kishave ortodokse te Ohrit ( qe jane dhe ishin shqiptare), kurse mako serbet (sic do te thoshte Feneri) pretendojne te kolonizojne me fshatra serbe vendbanime historike shqiptare ne Tetove (Gradecin, dajet e Skenderbeut) per ta nxjerrur Skenderbeun me daje sllav, si dhe ne Kumanoven veriore ku serbet kane plane qe ta lidhin komunen e Kllokotit ne Anamorave/ Kosove (qe negociatoret shqipfoles ua falen Serbise) per ta bashkangjitur me Kumanoven veriore ku jane mese 40.000 kolone serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 2:43 am

Tetova*** me 85% shqiptare.
-------------------------------------

Ani

Kjo ''falco'' statistik e sllavo-maqedonasve nese nuk gabohem ka qen ne vitin 2003/04 , numri i shqiptareve me shumice ne Tetovë kalon mbi 92% mos me shume .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 3:01 am

Sa ju perket qyteteve shqiptare ne Maqdoni sipas analizave te mija ''ndodhese edhe gabohem '' ajo qe me vjen keqe eshte qyteti i Dibres shume Historik ne Maqedoni !

Shembull dy qytete do i mari ne Maqedoni .
Kure theme se me vjen shume keqe per Dibren ,theme se mendoj ne te kaluaren ne Historin e kety qyteti shume madhor shume Historik me vlera kombetare .etj etj e lejuan sllavo-maqedonasite te futin hund aty ku nuk ju takon .
Por, me ate pake logjike qe kam mendoje se mergata Dibane nuk aryten qellimet e tyre te rykthehen ne vendlindje ta ndertojn ta ndimojne te investojn per mos te patur vende per sllavet aty ,aq sa kam takaur apo kam patur mundesi te takoj Dibran ne USA , e ne shume vende te ndryshme te Botes me ka lene pershtypje se nuk jane kthyer te investojne ne Diber ay mergimtare qe eshte larguar nga Dibra eshte larguar per gjithmon nuk eshte kethyer ne vendlindje (jo te gjithe kuptohemi).!
Kjo eshte e keqja qe kan aryte sllavo-maqedonsit te futyn hunde aty ku nuk ju ka takuar te jen bile bile ne Diber etj etj (por ju lutem eshte veteme mendim personal) ,mendim ,analize e vete jetes sime .

...kjo vlen edhe per Ohrine kete shume qytete me nje pasuri shume te bukur ju bene vend shume sllave aty ku nuk ju takon te jene .

me mirkuptim

shembulli i dyte marim Tetoven

Tetovaret i kane aryte qellimet e tyre te rykthehen te investojn ,te rindertojn kete qytet dhe dita me dite edhe sote ka shume investime nga Mergimtaret qe nuk i lane vend sllavo-maqedonaseve kurre te futin hund thell e me thelle ne Tetovë .

ju lutem ndodhse gabohem ishte vetem analiza ime personale ,edhe pse ndodhse nuk me takon mua kjo (por vetem mendim personal ishte )

Me mirkuptim .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
lilu
Moderator
Moderator
lilu

Female
Numri i postimeve : 2153
Age : 40
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : agjente shitjesh
Registration date : 07/07/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 1:29 pm

Eshte nje fatkeqesi e madhe qe qytete tona te na i administrojne te tjeret dhe ne te vemi thjesht per pushime si te huaj apo vizitore, sic po ndodh tani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 2:18 pm

lilu shkruajti:
Eshte nje fatkeqesi e madhe qe qytete tona te na i administrojne te tjeret dhe ne te vemi thjesht per pushime si te huaj apo vizitore, sic po ndodh tani.

lilu

E keqja eshte se morra shembull tek keta dy Qytete ka edhe me shume .

Por, nga Historia kurre Dibra ka qene qytet .
Tetova ka qene e mbyllur ne ''lakna te bardha'' .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Kërçova kompromis për Fakultetin në Kumanovë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 3:37 pm

Kërçova kompromis për Fakultetin në Kumanovë
Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Kercov10
Prolongimi i bashkimit të Kërçovës me komunat përreth në zgjedhjet e ardhshme lokale ka qenë kompromisi për hapjen e Fakultetit të Biznesit dhe Administratës Publike të Universitetit të Tetovës (UT) në Kumanovë, bëjnë të ditur burime partiake. Të njëjtat burime thonë se për kompromisin e Kërçovës BDI-së do t’i takojë posti udhëheqës në një ndërmarrje të madhe publike, pa bërë të ditur për cilën ndërmarrje bëhet fjalë. Siç marrim vesh çështja e Kërçovës e ka prolonguar për dy ditë shpalljen e marrëveshjes për koalicionim mes BDI-së dhe VMRO-DPOMNE-së. Koalicioni ishte paraparë të shpallet të mërkurën e kaluar, por u shpall të premten. VMRO-DPMNE ka insistuar në prolongim të “bashkimit të Kërçovës” për shkak të lobit të fortë kërçovarë që udhëhiqet nga Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshovski. Sipas Ligjit bashkimi i Kërçovës me katër komunat përreth do të duhej të bëhej gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale ndërsa dy liderët kanë rënë dakord që ky bashkim të ndodhë në vitin 2013. në ndërkohë deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi tha se. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, rregullimi i statusit të pjesëmarrësve në konfliktin e vitit 2001, njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë, gjetja e kompromisit me Greqinë për kontestin e emrit, integrimi i vendit në NATO dhe BE dhe lufta e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë pikat që do t’u vihet theks i veçantë nga koalicioni mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së gjatë katër viteve të ardhshme, deklaroi Ademi.
Sipas tij, dy liderët kanë rënë dakord që përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe të rregullohet me ligj duke u mbështetur në Amendamentin e pestë të Kushtetutës dhe rregullativës ligjore që del nga Marrëveshja e Majit.
Ademi tha se gjatë këtij mandati përfundimisht do të përmbyllet edhe kapitulli i dëshmorëve dhe invalidëve të konfliktit të vitit 2001. Sipas tij, të dy liderët kanë rënë dakord që shumë shpejt të bëhet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

lajmpress
p.s
Ate qe PDSH beri gati te hap pa asnje kusht ne qeverine e meparshme kur te BDI-se leshuan paralementin tani keta e kane bere ama ja se si e kane bere ???
.p.s
Diksuh diteve te meparshme permendte ''pazarin e ulet'' per shkak te PDSH. Ja vetem se dalin ne majdan punet se si behen. Keshtu bente edhe gjate kohes se LSDM-se BDIja te njejtin ajvaz e vazhdon edhe sot e ksaj dite.

Shtrohet pyetja
: Pse nuk e votuan ligjin per arsim superior ne Maj ku do te hynte edhe hapja e fakulteteve ne Kumanove pa asnje far kushti ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 4:41 pm

Biligoa vella, shihet se pushtuesit sllav kane cdo lloj siperie ndaj elementit shqiptar ne Iliride. elemneti shqiptar e ka humbur peshen e vet politike jo pse eshte i dobet por pse politikanet i ka injorante te pashembullt qe puthin kockat qe ua gjuan pushteti i Shkupit.

Ne politike po nuk kushtezove mbase je i kushtezuari. Shqiptaret deri me tani asnjehere nuk kane kushtezuar. Sepse te kushtezosh ne politik do te thote se ke force ndryshimi.

Jane prore pushtuesit sllav ata qe po kushtezojne ne Maqedoni dhe Iliride.

Shqiptaret duhet te ngriten ne demonstrata te medha ne qytetin e Kercoves per ta njesuar ate administrativisht dhe juridikisht. me kete nenkuptoj qe Zajazi dhe Osllomeja ti bashkangjiten Kercoves dhe ne kete menyre shqiptaret e sigurojne per jete te jeteve qytetin e Kercoves.

Keshtu duhet vepruar edhe ne Kumanove. Ndaj te organizohemi politikisht. Te fillojme me mosbindje qytetare per te vazhduar me demonstrata masovike gjithepopullore deri ne perplotesimin e kerkesave tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 5:03 pm

Shtrohet pyetja
: Pse nuk e votuan ligjin per arsim superior ne Maj ku do te hynte edhe hapja e fakulteteve ne Kumanove pa asnje far kushti ?


Biligoa mendoj se shume nje pergjigje te shendoshe ta ka thene Leka i Madhe.
Shihet se pushtuesit sllav kane cdo lloj siperie ndaj elementin shqiptare ne Maqedoni

Mbi te gjithe ne Kumanove qe kan treguar me te vertet nje trimeri shume te madhe te kety shekulli.
Dhe shume mire kete e dine Sllavo-Maqedonasit per mos lejimin e nje dege te Fakulltetin ne Kumanovë.

Sipas mendimi tim jo qe vetem ne Kumanove por tek secili qytet ne Maqdoni duhet te hapen dege te Universiteit te gjuhes shqipe ne Maqedoni ,e te fillohet sa me shpejt per bindjen e shqiptareve te hapen deget e univeristeve doje apo nuk dojen sllavo-maqedonet,mos te jemi ne gjume mire e ka Leka i Madhe nese kerkohet pse jo edhe me demostrata ,pse spo ndegjohen Studentet ku jane ?, sepse sote Univeriteti i Tetovës eshte i lejuar legalishte nga Shteti i Maqedonis e pse mos te jemi ne ata qe te kerkojm te hapen dege te tjera ne gjythe maqedonin kjo eshte shume parimetare per shqiptaret ne maqedoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 9:06 pm

Po a  jepet Kercova per fakultet ?
Po fakultetet jan pun e, sllavet ne cdo qytet kan hap nga 3/4 fakultete, pse te shqiptart u deshka me ba kaq leshime per nje fakultet ???
Ketu shihet suksesi i politikaneve tane !


Edituar për herë të fundit nga biligoa në Sun Jul 13, 2008 1:53 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 9:09 pm

Populli e ka vuajte gjithhere i ka ngrene genjeshtrat, e vuan dhe tashti !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptySat Jul 12, 2008 11:17 pm

E modifikuar nga postimi i parë , dhe e publikuar po këtu, pas bërjes së marrëveshjeve sipas kuteve që shesin çështjen shqiptare në pazarin e zi ca politikanë, për t'u bërë argat të pushtetit që na ka robëru. Me këtë rast, apostrofohet Xhevat Monaliza, i cili trumbetonte se po mos hyjnë në Qeverinë e Thapothup Grujos , do të prishet Makosllavia! Tani, meqë rehatuan prapanicën në foteljet e pushtetit okupues, le ta lexojnë se si u del fundi !

MALLKIMI I POPULLIT

/sipas motiveve të poezisë së K.R./





„Auu! Gau!“- nuk fol Xhevati...

Se Grujeski e shtrin tek shtrati!



I bekoftë dora, që u dha izën-

të qeverisin e ta shikojmë Xhevat Monalizën!



„Rrak e truk!“- andej nga fundi...

Edhe Buxhak geji gjendet përfundi!



Grujevskit i jep një gotë sherbet

kur t'ua rrasë t'i vijë lezet !



T'i bekojë vendi që i rriti

Dhe banda e Lubes që i ngriti!



Se janë bërë pirollë, qysqi

punojnë për shkinokaurri !



Punojnë për makosllavi!



Mallkuar qoftë kjo mendje tinzare

Që ndez grindje të hapen varre!



Të turfullojnë nga froni Branku, Gligori

bijtë e kurvave! Zhugani e Qorri!


Dhe Lubeja doli t'u bëjë vargan
Brodecasit të grijnë dy shekuj burg - me havan !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyTue Oct 14, 2008 10:19 pm

DIMER NE KERCOVE

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 43
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 EmptyTue Oct 14, 2008 10:26 pm

Page 1Adresari i Komunave në Republikën e Maqedonisë


104
Vendndodhja: Dollnen


Të dhëna statistikore nga
regjistrimi i fundit në vitin 2002


Struktura e popullatës


Komuna e Dollnenit


Adresa e selisë:
7504, Dollnen
Kontakti:
tel. 048/453-210
faksi 048/453-218
Numri i banorëve:
13.568
Numri i vendbanimeve:
Qytete:
0
Fshatra:
37
Numri i bashkësive lokale:
33
Sipërfaqja:
430 km


2


Dita e komunës:
20 Dhjetori
Maqedonas
35.90%
Shqiptarë
26.65%
Turq
19.14%
Romë
0.10%
Vlleh
0.00%
Serbë
0.12%
Boshnjakë
17.54%
Të tjerë
0.55%


Përshkrimi i komunës


Ndodhet në pjesën jugperëndimore të Pellagonisë në rreth 600 metra lartësi mbidetare.
Komuna kryesisht është rrafshinë me tokë punuese. Komunën e përbëjnë 37 vendba-
nime me përbërje të përzier etnike. Komunë rurale ku popullata kryesisht merret me
bujqësi dhe blegtori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë   Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: